Plas skandali në program/ Loredana largohet pas lidhjes së dyshuar me konkurrentin

Një zhvillim i papritur ka shokuar fansat e sezonit të ri të “Përputhen”. Sipas raportimeve të Pamfletit, Loredana nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve, duke lënë pas një boshllëk të dukshëm në strukturën e programit.

Arsyeja zyrtare për largimin nuk është bërë publike, por burime të sigurta brenda produksionit tregojnë se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme të Loredanës me konkurrentin Kejsi Hyseni. Ky informacion, që besohet të ketë dalë nga vetë stafi i programit, ka shkaktuar diskutime të forta brenda produksionit dhe mendohet se ka qenë arsyeja kryesore e largimit të saj.

Pavarësisht largimit, për shkak të regjistrimeve të kryera më parë, Loredana do të vazhdojë të shfaqet në ekran për disa ditë, por realiteti pas kamerave është krejt tjetër. Këtë fundjavë, Loredana është parë në plazh së bashku me Kejsin, ku dëshmitarë okularë raportojnë momente afërsie dhe shtrëngime duarsh, duke i shtuar peshë dyshimeve për lidhjen e tyre.

Produksioni nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht dhe detajet e mëtejshme mbeten të panjohura, por fakti që largimi i Loredanës nuk duket rastësor është i qartë. Ndjekësit e programit tashmë presin reagime dhe deklarata nga protagonisti dhe stafi, ndërsa intrigat pas skenave vazhdojnë të jenë temë kryesore e sezonit.

TRONDITËSE/ Ishte shpallur e zhdukur! Gjendet e ν▪︎ ekυr 17-vjeçarja

Një trup është gjetur gjatë kërkimeve për vajzën 17-vjeçare Catherine, e cila ishte raportuar e zhdukur në Ashton-under-Lyne, Greater Manchester.

Një burrë 55-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje.

Hetimet çuan oficerët në një adresë në Whalley Close rreth orës 9 të mëngjesit të dielën, ku vajza fatkeqësisht u gjet e vdekur në vendngjarje. Edhe pse identifikimi zyrtar ende nuk është bërë, policia beson se trupi i përket Catherine.

17-vjeçarja ishte parë për herë të fundit në zonën e Queen’s Road rreth orës 2:20 të mëngjesit.

Familjarët janë njoftuar dhe po marrin mbështetjen e nevojshme nga autoritetet. Personi i arrestuar mbetet në paraburgim policor, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Vaksinat COVID-19 kanë shkaktuar probleme në trupin e njeriut, ja çfarë kanë zbuluan shkencëtarët

Ekspertët e Universitetit Yale kanë identifikuar një gjendje shqetësuese të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 – e cila, sipas tyre, është treguar se ndikon në biologjinë e trupit tuaj.

“Sindroma pas vaksinimit” është një sëmundje e mëparshme e paidentifikuar, që duket se shkakton intolerancë ndaj ushtrimeve fizike ose lodhje, tringëllimë në veshë (tinnitus), marramendje dhe mjegullim të trurit, ndër simptoma të tjera.

Vite pas marrjes së injeksionit fillestar dhe dozave përforcuese, pacientët mund të shfaqin gjithashtu ndryshime të dukshme biologjike – si ndryshime në qelizat imune dhe prania e proteinave të koronavirusit në gjakun e tyre.

“Nga mostrat e gjakut të pjesëmarrësve, studiuesit kërkuan veçori imune që ndryshonin midis dy grupeve. Ata zbuluan disa dallime në popullatat e qelizave imune; ata me PVS kishin nivele më të ulëta të qelizave efektore CD4+ T dhe nivele më të larta të TNF-alpha+ CD8 T, të dyja lloje të qelizave të bardha të gjakut – ndër dallime të tjera,” sipas platformës së lajmeve të Yale.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një pikë kaq të vonë,” shtoi Dr. Akiko Iwasaki. “Nuk e dimë nëse niveli i proteinës spike po shkakton simptomat kronike, sepse kishte pjesëmarrës të tjerë me PVS që nuk kishin asnjë nivel të matshëm të kësaj proteine. Por mund të jetë një mekanizëm që qëndron pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, kjo gjendje duket se riaktivizon virusin Epstein-Barr, i cili mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme nervore dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Megjithatë, shkencëtarët e Yale janë përpjekur të qetësojnë shqetësimet e publikut, duke theksuar se gjetjet “janë ende në zhvillim” dhe rezultatet përfundimtare të studimit nuk janë publikuar ende. Sipas ekspertëve të pavarur, rezultatet e universitetit të njohur tregojnë se kërkimet mbi sindromën pas vaksinimit janë të nevojshme.

Hapi tjetër i studimit do të jetë identifikimi i atyre që janë më të rrezikuar dhe përcaktimi i përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Që nga futja e vaksinave mRNA kundër COVID-19, mijëra njerëz kanë raportuar se kanë pësuar dëmtime serioze nga injeksionet.

“Kjo punë është ende në fazat e saj të hershme dhe kemi nevojë të verifikojmë këto gjetje,” tha imunologia e Universitetit Yale dhe autore e studimit, Dr. Akiko Iwasaki.

“Por kjo na jep shpresë se mund të gjejmë diçka që mund të përdorim për diagnostikimin dhe trajtimin e PVS në të ardhmen.”

Ndërmjet dhjetorit 2022 dhe nëntorit 2023, ekipi i Iwasakit mori mostra gjaku nga të paktën 42 individë me sindromën pas vaksinimit (PVS) dhe 22 individë pa të, në kuadër të këtij studimi të ri, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegë shkencorë.

“Sipas analizave të sistemeve imune të pacientëve, ata me PVS kishin përqindje të ndryshme të disa qelizave imune. Nuk është e qartë se çfarë kuptimi kanë këto ndryshime, pasi studiuesit nuk mund t’i lidhnin ato me simptoma të veçanta,” raportoi Daily Mail.

Shkencëtarët analizuan gjithashtu 134 persona “të shëndetshëm” të vaksinuar dhe 134 individë me “long COVID”, pasi simptomat e PVS ngjasojnë me këtë gjendje.

Megjithatë, në mars të vitit të kaluar, studiuesit mjekësorë në Queensland Health të Australisë pohuan se termi “long COVID” duhej të hidhej poshtë dhe të mos merrej seriozisht. Ata argumentuan se simptomat e atyre që kanë raportuar se janë prekur për të paktën një vit nuk ndryshonin nga simptomat e një virusi të zakonshëm, si gripi.

Ndërkohë, në lidhje me studimin e fundit të Yale për vaksinat kundër COVID-19, virusi Epstein-Barr u riaktivizua si tek pacientët me PVS ashtu edhe tek ata që kishin simptoma të “long COVID”.

Epstein-Barr është një infeksion që transmetohet përmes lëngjeve trupore si pështyma apo sperma, dhe më shumë se 90% e të rriturve mendohet se e kanë kaluar atë në një moment të jetës së tyre. Virusi qëndron në trup edhe pas zhdukjes së simptomave si ethet, skuqjet dhe lodhja – por mund të riaktivizohet kur sistemi imunitar dobësohet.

Për më tepër, nivelet e proteinës spike të COVID-19 ishin shumë më të larta tek pacientët me PVS. Disa nga simptomat afatgjata mendohet se shkaktohen nga këto proteina që vazhdojnë të qarkullojnë në trup, duke e mbajtur atë në një gjendje inflamatore.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një fazë kaq të vonshme… Nuk e dimë nëse niveli i saj po shkakton simptomat kronike, sepse kishte edhe pacientë me PVS që nuk kishin fare proteinë spike të matshme… Por mund të jetë një nga mekanizmat që fshihet pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, Dr. Harlan Krumholz, një nga autorët kryesorë të studimit, dhe Harold H. Hines, profesor i mjekësisë në Yale, komentuan mbi këtë zbulim shqetësues në një deklaratë të përbashkët:

“Përgjegjësia jonë si shkencëtarë dhe mjekë është të dëgjojmë përvojat e pacientëve, të hetojmë në mënyrë rigoroze shkaqet dhe të kërkojmë mënyra për t’i ndihmuar ata,” thanë ata.

Përveç kësaj, Faqja Kombëtare e Bibliotekës së Mjekësisë, e cila drejtohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH), ka raportuar disa të dhëna shqetësuese mbi miokarditin – një inflamacion i muskulit të zemrës – dhe lidhjen e tij me vaksinat mRNA kundër COVID-19.

“Sipas të dhënave të raportuara në VAERS (Sistemi i Raportimit të Ngjarjeve të Dëmshme të Vaksinave), numri i rasteve të miokarditit pas vaksinimit kundër COVID-19 në vitin 2021 ishte 223 herë më i lartë se mesatarja e të gjitha vaksinave të kombinuara gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo përfaqëson një rritje prej 2500% të numrit absolut të raporteve në vitin e parë të fushatës së vaksinimit, krahasuar me vlerat historike para vitit 2021.

Të dhënat demografike treguan se miokarditi ndodhte më shpesh tek të rinjtë (50%) dhe meshkujt (69%).

Në total, 76% e rasteve përfunduan në kujdes urgjent ose shtrimin në spital. Nga të gjitha rastet e raportuara të miokarditit, 92 individë humbën jetën (3%).

Miokarditi ishte më i zakonshëm pas dozës së dytë të vaksinës (p < 0.00001), dhe personat nën moshën 30 vjeç kishin më shumë gjasa ta zhvillonin atë në krahasim me ata mbi 30 vjeç (p < 0.00001).”/Daily Mail

“Më ndihmoi një shqiptar ta varrosja”- Groposi nënën për të përfituar pensionin e saj, 62-vjeçarja: S’kisha para! Misteri i ngjarjes! Kush është Jani?

“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur kjo ndodhi, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janit, një shqiptar, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to.”

Drejtoresha 62-vjeçare e KEP-it në Viotia, e cila akuzohet se e ka varrosur nënën e saj pranë shtëpisë së saj, u përpoq të justifikonte krimin e kryer.

Hetimi mbi rrethanat në të cilat ndodhi incidenti i paprecedentë është ende duke vazhduar, me oficerët e policisë që përpiqen të hedhin dritë ngjarjen.

Një nga pikëpyetjet e ngritura nga hetuesit është se kush është ky “Jani” të cilit i referohet e akuzuara.

Ajo tha se shqiptari ishte punëtor në fshat, por deri më tani askush që ka folur me policinë nuk e ka identifikuar atë.

Hetuesit e konsiderojnë thelbësore gjetjen e tij pasi, sipas të akuzuarës, ai ishte personi që e ndihmoi të transportonte dhe varroste nënën e saj.

Çështja është nëse ky burrë ekziston vërtet, pasi, siç u përmend më sipër, askush nuk e njeh ose nuk e ka parë.

Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, por…! Procesi i divorcit virtual është më i thjeshtë, kam disa përvoja!

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për ecurinë e vendit tonë në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online.

Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online.

“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.

Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?

Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.

“Besoj forte se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama gjatë fjalës së tij njoftoi se shumë shpejt në Shqipëri do të krijohet Këshilli Kombëtar i Inovacionit.

“Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal…

Drejtor Ekzekutiv i William Barnet & Son, Wulliam P. Barnet, bëri disa batuta me kryeministrin Edi Rama gjatë një konference të përbashkët për AI.

Ai e konsideroi Shqipërinë si një vend jo normal, po ashtu të njëjtën gjë tha edhe për Ramën, por duke e konsideruar si diçka pozitive.

“Është një nder të jem këtu sot. Ju nuk jeni një vend normal (të qeshura në sallë) ai nuk është një kryeministër normal. Kjo është një gjë shumë e mirë në fakt sepse ju nuk keni kufizime.

Ka aq shumë njerëz në Shqipëri, që popullsia barazohet me një qytet të vogël në Kinë. Juve nuk ju duhet një shkallë apo kapacitet për të kryer inovacionin, ju duhet vullneti i mirë për të qenë naiv, naiviteti është çmimi i të qënurit gjeni”, tha prof. William P. Barnet.

Një “Big Brother All Stars” është afër dhe me surpriza/ Luiz Ejlli pjesë e spektaklit, e konfirmon menaxheri i tij?

Menaxheri i këngëtarit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka zbuluar mundësinë që artisti të rikthehet në “Big Brother”, në rast se do të realizohet edicioni “All Stars”.

Gjatë një interviste për emisionin “Prive”, ai u pyet për një rikthim të mundshëm të Luizit në shtëpinë që e bëri të njohur për publikun.

Jetmiri u shpreh se, nëse do t’i jepej mundësia, ai do ta këshillonte Luizin të futej sërish në lojë. “Besoj që të futet prape, se e di që ai i mund ata të gjithë,” tha ai.

I pyetur nëse Luizi ka të njëjtin mendim, menaxheri u përgjigj se ende është “pikëpyetje”, por theksoi se këngëtari është shumë i zgjuar. “E pres ditën kur të futet,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet se bisedat për këtë rikthim janë bërë.

Ky lajm ka ndezur menjëherë entuziazmin te fansat e shumtë të Luizit, të cilët presin me padurim të shohin idhullin e tyre sërish në formatin e njohur.

Prezantuesja e njohur υ▪︎es në një aksident ajror, pak momente pasi postoi foton e FUNDIT

Një prezantuese e njohur meksikane ka ndërruar jetë në një aksident ajror. Ngjarja tragjike ndodhi pak çaste pasi Debora Estrella kishte postuar një foto të avionit të vogël, teksa përgatitej për një mësim fluturimi.

Mediat e huaja shkruajnë se 43-vjeçarja dhe piloti Bryan Ballesteros humbën jetën kur avioni Cessna me dy ulëse, u përplas në tokë pranë një zone industriale në qytetin Garcia, në shtetin verilindor të Nuevo Leon.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të paverifikuara, ku pretendohet se është momenti tragjik që ndodhi të shtunën mbrëma. Videot shfaqin një avion të vogël që humb kontrollin dhe bie në tokë, ndërsa një helikopter sipër tij u shmang për të parë nëse mund të bënte diçka për ta ndihmuar.

“Gjejeni çfarë”, shkruante Debora në një postim në “Instastory” pak para aksidentit që i mori jetën.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Garcias, Manuel Guerra Cavazos, duke raportuar nga vendi i ngjarjes, u shpreh:

“Me keqardhje ju informoj se ndodhem këtu në vendin e ngjarjes. Është konfirmuar se një avion i vogël është rrëzuar dhe dy persona kanë humbur jetën, me sa duket një burrë dhe një grua, brenda pistës dhe pranë lumit Pesqueria në zonën industriale Mitras”.

Ish-bashkëshorti i Deborës, Jose Luis Garcia, gjithashtu gazetar, shkroi në rrjetet sociale për aksidentin menjëherë pasi ndodhi, pa e ditur ende se ish-gruaja e tij ishte një nga viktimat:

“Një avion është rrëzuar. Mbrojtja Civile në Nuevo Leon konfirmoi se dy persona kanë humbur jetën në aksident pranë zonës industriale Ciudad Mitras në Garcia. Avioni është filmuar duke u rrëzuar pranë lumit nga banorët”.

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë një kërkesë për ndryshim mase sigurie të bërë nga Eria Ago, ish-partnere e Safet Bajrit, e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit” në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.

Kërkesa e Agos u pushua për shkak të mungesës së avokatëve të saj pa paraqitur asnjë shkak të ligjshëm.

Ago qëndron në qeli prej muajit shkurt. Pak javë në parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e paraburgimit të saj deri në 26 nëntor.

Sipas SPAK, Ago ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin pas ekzekutimit të Licit, përmes një mjeti tip “Mercedes Benz”, që është fiksuar nga një kamerë sigurie në qytetin verior.

Eria Ago rezulton pronare e një dyqani në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë dhe u arrestua nga policia disa ditë pas partnerit të saj Safet Bajri. Ajo po qëndron në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit, ndërsa ka mohuar akuzat për pjesëmarrje në vrasje.

Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK bën përgjegjës për vrasjen e Licit, Safet dhe Behar Bajrin, si edhe Astmer Bilalin.

Çfarë po ndodh me Gjestin? U raportua për gjendje të rëndë shëndetësore, ja si paraqitet gjendja e këngëtarit

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas raportimeve të mediave se ndodhej në një gjendje të keqe shëndetësore.

Gjesti i shqetësoi ndjekësit me postime të njëpasnjëshme disa javë më parë, të cilat u interpretuan si një pasojë e problemeve shëndetësore që ai kishte.

Këto postime erdhën pas një tensioni mes tij dhe labelit, ku ai fliste për problemet me të drejtat e projekteve të tij muzikore.

Megjithatë, Gjesti është rikthyer me një video në rrjetet sociale, ku duket në formë dhe ‘thumbon’ kolegët e tij.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur,” thotë ai në video.

Ky reagim i tij ka shuar zërat për gjendjen e tij shëndetësore, duke treguar se ai është rikthyer në formë.