Po me vjen marre te ju them femijeve se po du te martohem,Un jam 44 vjeqare dhe po kam frik se… Anonym ju lutem ! Flm shum histori e jetes per ket faqen tuaj !
Jam nje gru 44 vjeqa re dhe jam ndare nga burri shk aku se ai martu 4 here gjate jetes kur ishim ende se bashku me ka trad htu shum here vetem per te kryer qejfin e ti mard hanieuale
dhe une durova shum dhe nuk mujta me e u ndava qe nje vite me ish jam martu ne moshen 17 vjeq are dhe sot i kam tre femij te rritur qe i dua shum por secili nga femija jan ne banesat e tyre dhe jan te punsum.
Keshtu qe une mbeta vet ne ba
nesen time dhe shihem me femij thuja qdo dite. Por prap ata pe kqyrin jeten e vet e me thojn qe te mos rrij vetun as une se me te vertet vetmija po me semund dhe shpesh here veq ne mendime rrij,gjdoher vetem mendoj per te ardhmen e shoh se femija kan krijuar familjet e tyre sado qe me kan
Nen ata nuk kan me pas mundsi me u kujdes per mu qysh nje nan ka nevoj jom tu menu me u martu me gjet ni partner njet edhe me kriju nji jet te re.Boll ke ma e vetmume jam 44 vjeq are tash nashta bile gjysmen e jetes e kaloj e lumtur se deri tani kom pas vujtje duke i rrit femijt e mij. Kurr skan me mthan
falminderit nan qe na rrite po kta secilen her veq kan mu lidh ma shum me familjen e vet edhe ashtu esht normale un i kuptoj krejt nuk kom asnje problem me fmijt rreth ksaj qes htjes. Po un kom met e vetm ume tot alisht i qeli syt jom e vetme i mby lli syt jom prap e vetme.
QIkes ni dit ja permena i thash a ishit idhnu me u martu nana prap me kalu jeten me dikon se veq vet po bi ne depr esion tash ju keni kriju familje e nana po merzitet vet po qika i prishi syt i hapi tha jo nan se nuk tka hije tash i ke bo gati
50 vjet qysh nuk po tvjen marre me menu me u martu nkit mosh. Thash qika jem nana si ka 50 po ika 44 ktu dallojn 6 vjet edhe tjetra qysh nuk po te vjen marre prej nanes me i than mos u marto a din sa kom vujt e sa kom sak rifiku deri sa ju rrita mos harro se un kur jom ba nan jom kan
17 vjeq are jom kan fmi realisht e un kom sak rifiku veq per juve me ju rrit e me ju gzu me sa kom pas mundsi tash nanen e keni lan vet qysh po mundesh me than jo nan se nuk te ka hije ateher me paska hije me dek e vetme qitu nshpi veq
kur tvini naj dit e shihni nanen e de kt e vetmume qka keni me ju than ju njerzve kush ka me jau fal qe e keni lan nanen vet krejt tre fmija. Ateher qika u ftof pak tha mir e ki nan po un po foli prej inatit se po mvjen inati mi than dikujna mu ka martu nana per sdytti e vendimin mere qysh dush qika jote te perkrah ne gjdo aspekt te jetes.
Ma ne fund qika e kuptoj se un e kam mir qell imin tem po tash un jam ne problem me djemt se qysh me jua spjegu qysh me ju than po me vjen edhe pak marre qe besa por pa jau than skom qare kisha pas deshir me mtregu per kshillat e juve nashta mkishit nimu faleminderit qe patet durimin ta lexoni historin time naten e mir tung.
Një një lidhje në çift seksi ka prioritet. Rezultati i një jete aktive seksuale është një bashkëjetesë e lumtur.
Edhe në qoftë se kemi kaluar një ditë të lodhshme dhe stresuese, kur vjen fjala tek seksi nuk ka refuzim.
Ndryshe nga meshkujt, femrat janë ato të cilat japin shumë lehtë shenjat që kanë kanë kohë pa bërë seks.Ja cilat janë 3 shenjat treguese për një femër që ka kohë pa bërë seks:
Vetëvlerësimi i ulët
Në momentin kur një femër ka kaluar një kohë të gjatë pa kryer marrëdhënie seksuale, vetëvlerësimi që ka ndaj vetes është shumë i ulët.
Jeni më pak social
Një tjetër shenjë e cila tregon se një femër nuk ka kryer marrëdhënie seksuale është kur ajo nuk është shumë e komunikueshme dhe është e mbyllur në vetvete.
Mungesa e gjumit
Mungesa e gjumit është një tjetër shenjë e mungesës seksuale për femrat.
Do e përkëdhelni mjaft partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e mbani me pranë vetes. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse takimet qe mund te kryejnë mund t’ua prishin gjithë harmoninë dhe do i lëndojnë. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Tregohuni shume te matur sepse gjendja nuk është aspak ashtu si ju e keni menduar.
Demi
Planetët do iu krijojnë një klime edhe me te ngrohte gjate kësaj dite dhe do dashuroheni si kurrë me pare me atë qe keni ne krah. Për beqaret dita do filloje me takime dhe surpriza. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen sepse me vone do pendoheni qe nuk e keni bere. Financat dalëngadalë do fillojnë te përmirësohen. Do i zgjidhni edhe problemet.
Binjaket
Do jeni shume sensuale sot dhe te gatshëm për te përjetuar ndjesi te reja ne çift. Flisni sa me pare me partnerin dhe do e shihni qe ai do ua plotësojë dëshirat. beqaret do jene shume te pavendosur dhe ka mundësi te mos përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Shpenzimet do i kryeni me shume kujdes prandaj edhe gjendja e te ardhurave do jete e mire.
Gaforrja
Do merren vendime te rëndësishme sot ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ndryshoje rrënjësisht sigurisht për te mirën e te dyve. Edhe për beqaret, perspektivat janë te mira ne planin sentimental mjafton qe ju te përfitoni sa me shume. Te ardhurat do jene thuajse ne te njëjtën gjendje si disa kohe me pare. Mundohuni te mos bëni ndonjë çmenduri sepse do keni probleme.
Luani
Askush nuk do mundet dot sot ta prishe harmoninë e jetës suaj ne çift. Do jeni te bindur për ato qe ndjeni dhe do i shpreheni me tepër se kurrë partnerit. Momentet me fantastike do ndodhin ne mesdite. Beqaret do kenë pretendonte te shumte dhe do mund te bëjnë zgjedhjen me te mire. Te ardhurat do kenë tronditje. Merrni masa sa pa arritur përkeqësimin me te madh.
Virgjeresha
Edhe sot do vazhdoni ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit ne çift dhe do kaloni momente magjepsëse pranë atij qe dashuroni. Beqaret gjithashtu do vendosin me ne fund te pranojnë ftesat e disa persona dhe do i njohin me mire ata. Sektori i financave nuk do jete aspak i favorshëm për te kryer investimet qe keni menduar. Do iu duhet ende te prisni.
Peshorja
Do i harroni te gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet qe keni pasur ne çift këtë jave dhe do mendoni me tepër për te ndërtuar një te ardhme te qëndrueshme. Beqaret me ne fund do hapin një faqe te re ne jetën e tyre sentimentale e cila do i lumturoje pa mase. Ne planin financiar mos i lini për nesër zgjidhjen e disa çështjeve sepse mund te jete shume vone.
Akrepi
Edhe pse partneri ua ka provuar dashurinë si dhe është sjelle gjithmonë mire, nuk duhet absolutisht te tregoheni idealiste dhe ta ngrini atë ne qiell. Qëndroni gjithmonë me këmbë ne toke. Beqaret do bëjnë çdo gjë qe te mundin për ta joshur personin qe pëlqejnë. Urani do jete planeti qe do iu ndihmoje te tregoheni te organizuar ne planin financiar.
Shigjetari
Jeta juaj ne çift do jete shume e bukur sot, madje mund te hidhni edhe disa hapa me tej. Partneri d iu beje edhe një surprize interesante ne orët e pasdites. Beqaret do dëshirojnë vetëm te argëtohen dhe nuk do kërkojnë patjetër një lidhje serioze. Mundësitë për aventura nuk do mungojnë. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur.
Bricjapi
Ata çifte qe punojnë bashke apo qe kane te njëjtin profesion do kenë disa debate te vogla sot për shkak te konkurrencës. Gjithsesi situata do përmirësohet shume shpejt. Beqaret nuk do kenë ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale, megjithatë takimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar do iu duhet te merrni masa te rrepta për ta përmirësuar gjendjen.
Ujori
Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here me ndonjë debate te vogël kjo e sotmja. Po nuk toleruar dhe po nuk hapet rruge situata nuk ka për t’u përmirësuar. Beqaret nuk do duan kurrsesi ta sakrifikojnë lirinë e tyre dhe do vazhdojnë te qëndrojnë vetëm. Financat nuk mund t’i stabilizoni duke u përqendruar tek lojërat e fatit sepse mund edhe te humbni shume.
Peshqit
Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe nuk do e loje qe asgjë dhe askush ta trondite atë. Do jeni edhe me sensuale dhe me te përkushtuar ndaj atij qe keni ne krah. Beqaret duhet te bëjnë kujdes sepse mund te bëjnë gabime te cilat do iu peshojnë përgjithmonë. Nëse nuk doni probleme financiare mos jepni kurrsesi para hua.
Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Ky transformim parashikohet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Në programin e saj qeverisës, qeveria planifikon kalimin nga ferma e vogël tradicionale tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, përmes nxitjes e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, apo të njohura ndryshe si kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës.Pilotimi do të fillojë në 5 bashki, të cilat kanë edhe bujqësi të zhvilluar.
Por çfarë është “contract farming?” Ky koncept i referohet “bujqësisë me kontratë”, pra një marrëveshje që nënshkruhet midis fermerit dhe blerësit i cili mund të jetë kompani, përpunues apo eksportues ku përcaktohen paraprakisht kushtet e prodhimit dhe të shitjes së një produkti bujqësor.Përmes kësaj kontrate fermeri merr përsipër të prodhojë një kulturë të caktuar apo të rrisë bagëti sipas standardeve të përcaktuara nga blerësi.Ndërsa blerësi angazhohet të blejë produktin nga fermerët, më kushte të paracaktuara, si çmimi, sasia cilësia dhe afatet.
Shpesh blerësi mund të ofrojë inpute bujqësore si fara, plehra kimikë, këshillim teknik apo financim paraprak. Ndër përfitimet e fermës me kontratë është siguria e tregut dhe çmimit për fermerin. Siguri furnizimi dhe cilësie për blerësin.Sa i takon Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor apo kooperativave moderne, ligji në Shqipëri ekziston prej kohësh por nuk ka funksionuar siç duhet në terren. Kjo për shkak edhe të mentalitetit që kanë fermerët shqiptarë, të cilët tremben nga ideja e bashkimit të tokave vetëm në funksion të kultivimit, të pajisjeve bujqësore apo të prodhimit./scan.
Kisha një studente në master. Do bënte një temë diplome, ka ca kohë. Gocë e mirë shumë.
Por, ende e pamësuar me pisllëqet jashtë shkolle.
I them: Çfarë teme do marrësh?
Rrjetet sociale për pushtetin lokal.
Ku konkretisht?
Për bashkinë ku punoj – thotë. Se ku ishte në një bashki të dorës së dyte!
Pa më thuaj çfarë bëjnë punonjësit atje, që merren me rrjetet sociale?
Janë nja dhjetë – tha.
Por çfarë bëjnë?
Punojnë për komunikimin e bashkisë.
Konkretisht? – pyeta.
Po ja tha: Shohin kush shan kryetarin dhe e heqin, kur kryetari shkon diku ose poston diçka, bëjnë like dhe komente pozitive.
Po tjetër?
Puna kryesore është te shohim se nga qindra e mijëra punonjësit e bashkisë, apo të shërbimeve, ndjekin postimet, çfarë thonë, a mbështesin si duhet, sa like bëjnë në javë.
Ka kuotë likesh dhe komentesh për secilin nga punonjësit e bashkisë dhe të të tjerëve.
Ne masim punën e tyre! Kush nuk e bën, humb vendin e punës. Nuk bën detyrën. S’ka pagë.
Ajo e shkreta më fliste sinqerisht. Sytë më mbushen me lotë. Inati më shkonte në majë të kokës. Më foli gjatë.
E pyes: A mund ta bësh këtë punim diplome?
Po, tha e shkreta, e mira.
Ti e bëre diplomën, i thashë, ke marrë edhe dhjetë, edhe katër.
Shqeu sytë.
Nuk do ta bësh këtë temë, i thashë, ndonëse e dija se do ta bënte shumë mirë, ishte e dobishme sa për të gjitha diplomat e atij viti në gjithë Ballkanin, në të gjithë Evropën. Mund të bëhej një BESTSELLER.
Po, pse? – me tha.
E di unë – iu përgjigja.
U mërzit!
Doja ta mbroja studenten time nga ata që po ta bënte atë punim, pa kuptuar se çfarë bënte, do t’i prishnin jetën një herë e mirë.
Po ta kishte si diplomë denoncuese do ta mbështesja. Por, ajo nuk shihte ndonjë gjë të keqe, të poshtër, të ndyrë te ajo që ndodhte në bashkinë e saj.
Ajo që ndodhte në bashkinë ku punonte, i dukej normale.
Mësuar me të keqen, me pisllëkun.
Me rrjetet sociale dikastere dhe bashki që përndjekin punonjësit?
Një studim që do t’a bëja direkt doktore dhe profesore të asociuar po ta kisha në dorë!
Temë e vërtetë kërkimi, jo bozë e prishur!
Këtë titull do t’i vija asaj teme diplome që nuk u bë kurrë, veçse u mbajt para meje atë konsultimi.
Policia e New York-ut ka 18 mënyra për të kontrolluar dhe përgjuar qytetarë. Dhe po e bën masivisht pa asnjë autorizim nga gjykatat dhe pa limite
Në raportimet e para që nisën të qarkullojnë rreth pamjeve të sigurisë për Tyler Robinson i dyshuari, ende pa rrëfyer fajin, për vrasjen e Charlie Kirk, disa burime pohuan se ai çalonte qëllimisht, me qëllim që të mos njihej nga softueri që identifikon njerëzit nga mënyra e ecjes.
E vërteta është se secili prej nesh ka një mënyrë unike të ecuri, siç thoshte Nanni Moretti, “çdo mënyrë ecjeje është një konceptim i ndryshëm i botës”. Megjithatë, shumë më e mundshme është që Robinson kishte fshehur një armë në pantallona, gjë që i pengonte lëvizjet. Gjithsesi, ideja që dikush mund të identifikohet vetëm nga mënyra si ecën është shqetësuese.
Por akoma më shqetësuese është ajo që po ndodh realisht me qytetarët e New York-ut. Ata janë të përgjuar fizikisht nga mijëra kamera sigurie dhe dronë dhe po ashtu të monitoruar edhe në rrjetet sociale. Policia i ka të dhënat e thuajse të gjithëve: ku shkojnë, me kë shoqërohen, dhe pse.
Këto zhvillime janë trajtuar me detaje në një artikull të New York Times, që tregon se mbikëqyrja digjitale, edhe pse një problem i njohur për privatësinë, ka arritur tashmë një nivel që pak e kuptojnë plotësisht.
Sipas gazetës, policia e New York ka shpenzuar mbi 4 miliardë dollarë për të grumbulluar të dhëna mbi qytetarët pa ndonjë urdhër gjykate apo autorizim ligjor. Gazetarja Elizabeth Daniel Vasquez shkruan:
Nëse lëviz me makinë, algoritmet e policisë mund të parashikojnë me saktësi se në ç’orë do të kthehesh në shtëpi të mërkurën e ardhshme dhe çfarë rruge do të ndjekësh për atje. Kompjuterët e qytetit përpunojnë vazhdimisht e në mënyrë pasive këto të dhëna, në rast se mund të nevojiten më vonë një version real i filmit Minority Report.
Çfarë e bën edhe më shqetësuese këtë mbikëqyrje është fakti që ajo është e synuar. Nëse je një adoleshent që jeton në lagjet e varfra të Brooklyn-it, ke shumë gjasa të përfundosh në databazën e grupeve kriminale një listë prej 13 mijë emrash, 99% e të cilëve janë afro-amerikanë. Dhe kur të jesh aty, je tashmë pjesë e një makthi.
Nëse poston në rrjetet sociale, mund të kontaktosh nga “miq” të panjohur që do të të bëjnë pyetje të çuditshme në fakt, janë agjentë të infiltruar. Si person i dyshimtë, do të ndalohesh shpesh dhe mund të çohesh në komisariat për t’u marrë në pyetje. Në ato raste, do të të sekuestrojnë celularin vetëm në vitin 2024, kjo ndodhi mbi 24 mijë herë. Përmes telefonit tënd, do të gjejnë sigurisht të tjera të dhëna kompromentuese. Mund të të marrin edhe një mostër të ADN-së. Pasi të jesh shënjestruar si i dyshimtë, të gjithë do të të shmangin: fëmijët e tjerë nuk do të të flasin, prindërit do të të izolojnë. Siç shkruan Vasquez: Paranoja po përhapet si një sëmundje ngjitëse.
Rasti i Henry Jelani-t është domethënës. Ai u arrestua në Nju-Jork për një dy vrasje, thjesht sepse përshkrimi i autorit ishte: afro-amerikan dhe i gjatë. Për më tepër, kishte bërë disa pëlqime në Facebook ndaj një grupi lokal që autoritetet e konsideronin një gangster. Pas 19 muajsh burg dhe 9 muajsh në izolim, Jelani u lirua dhe akuza u hodh poshtë. Por gjithçka mbetet në dosjen e tij.
Një tjetër rast është ai i Leqaa Kordia, një palestineze që jetonte në Nju Xhersi. Në vitin e kaluar, ajo mori pjesë në një protestë para Universitetit Columbia. U ndalua dhe u la menjëherë e lirë, pasi nuk kishte shkelur ligjin. Megjithatë, dosja e saj iu dorëzua nga policia e Nju-Jorkut agjencisë federale për emigracionin (ICE), që tani po përpiqet ta deportojë.
Edhe më tronditëse janë rastet që lidhen me të drejtat riprodhuese. Nëse je një grua nga Utah një shtet ku aborti është i ndaluar dhe vendos të shkosh në Nju-Jork për të ndërprerë shtatzëninë (ku është ende ligjore), autoritetet e shtetit tënd mund të kërkojnë dhe marrin të dhëna nga policia e New York për të zbuluar nëse ke qenë në klinikë dhe me kë. Dosja jote do të pasurohet edhe më tej. Nëse dikur ishe një adoleshent në rrezik, tani je një i rritur i shantazhuar. Çdokush mund të ketë akses në informacionin tënd: që ke qenë pjesë e një bande, që ke kryer abort, që ke kritikuar presidentin në rrjetet sociale, apo që ke marrë pjesë në protesta.
Thuhet se gjithnjë e më shumë njerëz tani dalin në protesta pa celularë, nga frika e identifikimit. Por burimet e mbikëqyrjes janë bërë tashmë të pafundme. Dhe ligjet që do të duhej të rregullonin këtë realitet nuk ekzistojnë.
Nën administratën Trump, kjo formë kontrolli u përforcua. Departamenti për “efikasitetin qeveritar” kërkoi këtë vit që të hiqen barrierat mes databazave të ndryshme, me synimin për të krijuar një dosje unike për çdo qytetar. Ndërkohë, qeveria federale ka zgjeruar ndjeshëm kontratat me Palantir, kompania e themeluar nga Peter Thiel, një figurë që disa e përshkruajnë si të obsesionuar pas “Antikrishtit” dhe që sot përfaqëson një formë të re, të fuqishme të deep state-it teknologjik./Corriere della Sera
Pikat e këmbimit valutor e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas disa rregullave të reja, të hyra në fuqi më 15 shtator.
Sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë, këto subjekte nuk mund të kryejnë veprime në cash për shuma mbi 2.5 milionë lekë.
Transaksionet mbi këtë vlerë duhet të kryhen përmes llogarive bankare.
“Kjo ndërhyrje ka ardhur edhe si pjesë e një politike dhe strategjie për të ulur përdorimin e cash-it. Në morinë e institucioneve apo kufizimeve, ishte e dukshme që do të vinte edhe ky kufizim ndaj zyrave të këmbimit valutor.
Ky kufizim në një ekonomi me përdorim të lartë të cash-it mund të ketë probleme, mund të kërkojë kohë nga ana operacionale për t’u adoptuar, por besoj që do të edukohen klientët, zyrat e këmbimit valutor”, tha Dritan Vakaj, nga shoqata e agjencive të këmbimit valutor.
Po ashtu jane forcuar rregullat per licensimin e zyrave te këmbimit valutor, duke e rritur kërkesën për kapital fillestar nga 2.5 mln lekë në 5 mln lekë.
“BSH synon ta forcojë sektorin edhe më tej, të sigurohet që zyrat e këmbimit valutor mbështeten në fondet e veta.
Është kërkuar që kapitali minimal të jetë 5 mln lekë. Kjo është një kërkesë në rritje në drejtim të burimit të këtyre fondeve, për të shmangur aktorë të këqinj apo kërkesave që vijnë në funksion të parandalimit të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit.
Janë kërkesa që mirëpriten dhe ne si shoqatë nuk kemi pasur asnjë kundërshtim. Më parë kapitali minimal për t’u licencuar si zyrë e këmbimit valutor ka qenë 1.5 mln lekë të reja ose 15 milionë lekë të vjetër”, tha Vakaj.
Në rregullore përcatohet gjithashtu se pikat exchange nuk mund të mbajnë në arkë më shumë se 5 milionë lekë cash./vizionplus
Si çdo vit, Shqipëria do të kthehet në orën dimërore në fund të muajit tetor. Ndryshimi i orës pritet të ndodhë në natën mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor 2025, kur akrepat do të shkojnë një orë pas – nga ora 03:00 do të kthehen në 02:00.
Ky ndryshim do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, por pasditet do të bëhen më të shkurtra dhe errësira do të bjerë më herët.
Ora dimërore zbatohet çdo vit në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe në rajon, mes tyre edhe Shqipëria, si pjesë e rregulloreve për kursimin e energjisë dhe sinkronizimin e sistemeve të transportit dhe komunikimit.
Prej disa vitesh në BE ka pasur debate për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por vendimi përfundimtar është shtyrë disa herë dhe ende nuk është marrë një datë fikse për ndalimin e tij. Deri atëherë, qytetarët duhet të mjaftohen me rregullin e zakonshëm:
Në pranverë ora shkon përpara (mars)
Në vjeshtë ora kthehet prapa (tetor)
Pra, këtë tetor akrepat do të lëvizin pas dhe Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orar dimëror.
Një sherr masiv që degradoi në përdorimin e thikave është regjistruar rreth orës 01:00 të mëgjesit të sotmën në Via Monte Rosa në Milano.
Të përfshirë në përleshje ishin një grup shqiptarësh dhe afrikanësh, të cilët sulmuan një egjiptian. Ky i fundit ishte i shoqëruar dhe nga 2 persona të tjerë.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 30-vjeçari nga Egjipti u godit disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke mbetur i plagosur rëndë. Tashmë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.
Arsyet e konfliktit ende nuk janë të qarta ndërsa kanë qenë disa persona, shqiptarë dhe afrikanë të cilët kanë sulmuar 32-vjeçarin.
Në momentin që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, agresorët ishin larguar ndërsa aty u gjet i plagosuri dhe 2 personat e tjerë që e shoqëronin.
Këta të fundit janë marrë në pyetje nga autoritetet ku dhe kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes ndërsa ka filluar dhe kqyrja e kamerave të sigurisë që mund të çojë në identifikimin e autorëve të sulmit.