Nga vdekshmëria, tek sëmundjet e trashëguara/ Rreziqet që vijnë nga martesa e dy kùshërinjve të parë

Studiues dhe mjekë të njohur kanë ngritur shqetësimet mbi pasojat që sjell një bashkim i këtij lloji

Martesa mes kushërinjve, në disa raste dhe atyre të brezit të parë, shihet si normale dhe ndodh shumë shpesh në disa vende dhe popuj të botës.

Megjithatë, studiues dhe mjekë të njohur kanë ngritur shqetësimet mbi pasojat që sjell një bashkim i këtij lloji, veçanërisht për pasardhësit që do sjellë në jetë ky çift. Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Bredfordit hedh më shumë dritë në rreziqet e këtij bashkimi.

Studiuesit rekrutuan më shumë se 13,000 foshnje në qytetin britanik dhe më pas i ndoqën nga afër që nga fëmijëria në adoleshencë dhe tani në moshën e rritur të hershme.

Më shumë se një në gjashtë fëmijë në studim kanë prindër që janë kushërinj të parë, kryesisht nga komuniteti pakistanez i Bradfordit, duke e bërë atë ndër studimet më të vlefshme në botë mbi ndikimet shëndetësore të martesës së kushërinjve.

Sipas të dhënave, martesa e kushërinjve të parë është e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e rreziqeve të problemeve shëndetësore. Shqetësimi kryesor është lidhja e fëmijëve me ato që njihen si sëmundje ‘recesive’, sëmundje që mund të barten nga njerëzit në përbërjen e tyre gjenetike.

Sipas teorisë klasike të gjenetikës të paraqitur nga biologu Gregor Mendel, nëse të dy prindërit mbajnë një gjen recesiv, atëherë ka një në katër shanse që fëmija i tyre ta trashëgojë këtë gjendje. Dhe kur prindërit janë kushërinj, ka më shumë gjasa që të dy të jenë bartës. Një fëmijë i kushërinjve të parë ka një shans prej 6% për të trashëguar një çrregullim recesiv, krahasuar me 3% për popullatën e përgjithshme.
Sëmundjet e përfshira përfshijnë fibrozën cistike, aneminë drepanocitare, disa atrofi muskulore dhe gjendje metabolike si fenilketonura.

Por përtej sëmundjeve, fëmijët e lindur nga prindërit kushërinj të parë kanë më pak gjasa të arrijnë një fazë të mirë zhvillimi në moshën pesëvjeçare, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga probleme me të folurit ose gjuhën dhe kanë më shumë gjasa të kenë takime mjekësore.

Gjithashtu, u zbulua se shkalla e vdekshmërisë foshnjore është më e lartë për fëmijët e lindur nga prindër kushërinj, me më shumë probleme me zemrën, trurin dhe veshkat për shkak të çrregullimeve recesive.

Përgatituni për ndryshim të fortë të motit/ Paralajmëron meteorologu grek: Reshje shiu dhe dëborë, duke nisur nga e…

Një valë e re e motit të keq pritet të godasë Shqipërinë në ditët e para të tetorit me rënie të ndjeshme temperaturës, reshje intensive shiu dhe stuhi.

Lajmin e bën të ditur meteorologu i njohur grek dhe njëkohësisht eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, i cili shpesh paralajmëron për fenomenet e rrezikshme kohore që prekin vendin tonë.

Sipas tij e enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje të dendura shiu dhe dëbore në shumë zona të Shqipërisë.

Një valë e re e motit të keq pritet të godasë Shqipërinë në ditët e para të tetorit me rënie të ndjeshme temperaturës, reshje intensive shiu dhe stuhi.

Lajmin e bën të ditur meteorologu i njohur grek dhe njëkohësisht eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, i cili shpesh paralajmëron për fenomenet e rrezikshme kohore që prekin vendin tonë.

Sipas tij e enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje të dendura shiu dhe dëbore në shumë zona të Shqipërisë.

“Pritet arrestimi i një deputeti”, deklarata “bombë” e Ervin Karamuços: Ja çfarë kanë zbuluar hetimet

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për një emision televiziv ka zbuluar se pritet të arrestohet një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Karamuço theksoi se SPAK po heton në lidhje me një bllok shënimesh ku janë të shkruajtura me detaje ndarjet e parave të korrupsionit.

Sipas ekspertit, një zonjë e ka çuar në SPAK këtë bllok me “vlerë” dhe pritet që së shpejti të merren masa konkrete.

Ervin Karamuço nuk dha detaje për emrin e deputetit apo se cilës parti politike i përket ligjvënësi. Sipas tij, në atë bllok shënimesh flitet për shifra të mëdha parash të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.

“Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Na është zbuluar një bllok. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.

Këtë banesë e ka filani por është për llogari timen. Një zonjë e nderuar e ka çuar në SPAK bllokun. Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti. Nuk mund të them as emër dhe as kujt partie politike i përket.”-tha Karamuço.

Greta Thunberg i afrohet Gazës me 45 anije! Do e çajë dot bllokadën? (PAMJET LIVE)

Kamerat e anijeve tregojnë flotën Sumud duke iu afruar Gazës teksa mbajnë ndihma humanitare për civilët palestinezë, ndërsa organizatorët dhe autoritetet izraelite monitorojnë përparimin e konvojit në Detin Mesdhe lindor.

Janë plot 45 anije që nisën lundrimin nga Spanja, duke ndaluar në disa shtete deri sa kanë arritur mbrëmjen e sotme rreth 500 kilometra larg brigjeve të Gazës.

Izraeli ka reaguar ashpër duke deklaruar se do t’i ndalojë. Kjo flotë udhëhiqet nga aktivistja ambientaliste Greta Thunberg.

Pamjet live:

V▪︎au gruan me gur/ Thellohet TRAGJEDIA! Burri υ▪︎et dhe djalin e mitur, e bija në gjendje të rëndë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka pasuar krimin brutal brenda familjes, të ndodhur sot në Itali, ku burri vrau me gur bashkëshorten.

Sipas mediave italiane, autori ka vrarë dhe djalin e mitur dhe ka plagosur vajzën, me të cilët u arratis pas krimit të parë.

Salvatore Ocone, një punëtor 58-vjeçar, dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Elisa Polcino, duke e goditur disa herë me gur në kokë dhe fytyrë. Gruaja 49-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e plagëve të marra.

Tashmë, dyshohet se edhe djali 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza 16-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas të dhënave të para nga hetimet, Ocone ka përdorur një gur dhe një shishe qelqi për të sulmuar fëmijët gjatë arratisjes, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, konflikti mes bashkëshortëve ka shpërthyer papritur në orët e para të së martës, në shtëpinë familjare.

Burime lokale bëjnë me dije se çifti njihej për marrëdhëniet e tensionuara dhe debatet e shpeshta, të cilat në disa raste kishin tërhequr edhe vëmendjen e fqinjëve.

Edhe pse motivi i saktë mbetet ende i paqartë, dyshohet se krimi ka qenë rezultat i problemeve të vazhdueshme familjare.

“Kam lindur në mes të Tiranës”, Monika Kryemadhi thyen heshtjen: Ja e vërteta e pasurisë time

Ish-deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka cilësuar një “gjueti shtrigash” akuzat e ngritura ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, ndërsa ka sqaruar edhe se nga i buron pasuria.

E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi theksoi se nuk ka asnjë provë konkrete për pretendimet që janë bërë ndaj saj, ndërsa ironizoi disa prej tyre si “absurde dhe të pavërtetuara”.

“Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta?”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se procedimi ndaj saj nga SPAK ka nisur mbi bazën e një padie të dorëzuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryemadhi foli edhe për pasurinë e saj dhe të familjes, duke theksuar se çdo e ardhur është e dokumentuar dhe e deklaruar, ndërsa tha se pasuria më e madhe e saj është familja.

“Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat. Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe tek blerja e apartamentit në zonën e Bllokut, për të cilin SPAK ka ngritur dyshime për pastrim parash.

“Shtëpia në Bllok është blerë me kredi bankare 200 mijë euro dhe 200 mijë euro të tjera nga fitimi i apartamentit në Qerret. E gjitha është e deklaruar”, tha ajo.

Monika Kryemadhi: Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta? Akuzuan se kam bërë operacione plastike 280 mijë euro. I gjetën?….

Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat. Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare… Nuk po merrem me 91-91, duke pasur parasysh origjinën e mamasë sime, nga Dibra, me kushërinj, kur u hapën kufijtë i erdhën nga Amerika nga ishin nga nuk ishin.
Po e nis nga 1995, pallati në Shallvare, në kat të parë, ishte 3 dhoma një gazhinë, kam dhe një kontratë qiraje të asaj kohe me një komani turke, Gintash. Nuk kishte pallate private, kontrata është tre vjeçare, ka qenë 500 dollarë. Ka qenë kontrata tjetër me 1 milion e gjys në muaj. 2001-2006 është prape kontratë tjetër qiraje, me 2.5 milionë lekë, aq ka qenë dhënë me qira. Kemi qenë bashkëpronar me mamanë. Nga këto kontrata, familja ime ka pasur të ardhura 200 mijë dollarë, nga 1995-2006.

Në 2002 kemi blerë një apartament në Qerret të deklaruar, e kemi shitur në 2006. SPAK thotë se nuk e kemi deklaruar. Është blerë 60 mijë dollarë, është shitur 300 mijë dollarë, është ajo vlerësim zhvlerësim që flasin sot. 200 dhe 300 bëjnë 500 mijë dollarë.

Blerja e shtëpisë në Bllok që SPAK pretendon se kemi bërë pastrim parash, unë mamaja ime dhe Ilir Meta, është blerë 200 mijë euro me kredi bankare dhe 200 mijë euro nga 300 mijëshja kjo. Është e gjitha e deklaruar….

Befason deputetja e PS, shkon me foshnjën në Komisionin Parlamentar

Një pamje aspak e zakontë në jetën parlamentare shqiptare, por edhe për publikun shqiptar! Deputetja e PS-së, Ilva Gjuzi është paraqitur në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, bashkë me foshnjën e saj.

Teksa mbante në kraharor fëmijën e saj, ligjvënësja socialiste e zgjedhur për herë të parë në këtë legjislaturë, nuk është privuar që marrë pjesë në diskutim. Kryetarja e këtij komisioni, Anila Denaj, i uroi mirëseardhje deputetes, ndërsa theksoi se prania me fëmijën, mund të ishte një ogur i mirë.

“Znj.Gjuzi, shpresoj të jetë jo vetëm një prezencë e mirë e fëmijës tuaj por edhe në frymë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe një nga objektivat që ka zhvillimi I qëndrueshëm ajo që lidhet me barazinë gjinore dhe me të gjithë politikat në frymë të kësaj prezenca juaj me frymë këtu e përshtat atë më së miri.”, tha Denaj. Ndërkohë, Gjuzi foli për çështje teknike të komisionit.

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, familja e 25-vjeçares: Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi! Një fëmijë po rritet pa nënë, na djeg shpirti dhe na dhemb zemra

Familja e Doriana Hakës, gruas së ish-portierit Alban Hoxha e cila ndërroi jetë vetëm 2 javë pasi solli në jetë djalin e tyre, kërkojnë drejtësi për vdekjen e së bijës.

Nëna e 25-vjeçares së ndjerë u shpreh se kanë 11 vite që presin drejtësi, duke theksuar “një fëmijë po rritet pa nënë”.

“Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit, shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund”, tha Hamide Haka.

Enveri, babai i Dorjanës, thekson se gjykatat po e zvarrisin çështjen prej vitesh, megjithatë theksoi se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

“Kam 11 vite që robtohem nëpër gjykata, nuk di si ta shpjegoj. Presim nga gjykata e apelit të na jepet një drejtësi që nuk po na jepet, po na sorollatin, shty seanca, po bëhet 3 vjet tek Gjykata e Apelit.

Dua vetëm drejtësi dhe nuk do ti ndahem këmba këmbës derisa të kem jetën, derisa të mbyll sytë, nuk e fal kështu, drejtësi vetëm drejtësi asgjë tjetër shikoj nga gjykata hap sytë vetëm nga gjyqtarët si po japin vendimin se 11 vite”, pohoi Enver Haka.

Avokati i familjes Haka, Bashkim Sulstarova deklaroi për News 24 se trupa gjykuese në Apel dëgjoi ekspertët dhe se pret një vendim të drejtë.

“Nga gjykata ne presim drejtësi ashtu siç pretendojnë edhe familjarët dhe kemi besim se trupi gjykues bazuar në provat që do të shqyrtojnë në një analizë të përgjithshme do të dalin në një përfundim të drejtë të bazuar në prova dhe ligj”, tha Bashkim Sulstarova.

Doriana Haka, bashkëshortja e ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, humbi jetën nëntorin e viti 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Tronditet Lushnja! Shpërthim me tritol në banesën e të dashurës së Laert Haxhiut

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.