“Diella do të ketë fëmijë të tjerë” / Rama lajmëron përhapjen e Inteligjencës Artificiale

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme përhapjen e Inteligjencës Artificiale në sektorët publik.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Diella do të ketë fëmijët e vetë në vijim, duke e quajtur Inteligjencën Artificiale si bekim të vendeve në zhvillim.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti.

Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear”, tha Rama.

Miq VIP-a dhe biznese në Shqipëri, kush është i dashuri i Eva Muratit! Pushimet luksoze të çiftit

Eva Murati ka qenë kryefjalë e mediave, pikërisht për deklaratën e fortë që bëri pas dasmës së ish-të dashurit të saj, Genar Topallit. Por teksa të gjithë u fokusuan tek ajo çfarë ndodhi, duket se u zbulua edhe raporti romantik që moderatorja ka.

EVA MURATI

Eva është në një lidhje me biznesmenin italian Adriano Beau, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë. Një lidhje kjo, që vijon prej më shumë se një viti. Adriano është një biznesmen i njohur që operon në Itali, Angli, madje edhe në Shqipëri. Çifti është bashkë në një lidhje të konsoliduar dhe rrethi i tyre i ngushtë janë në dijeni të këtij raporti. Një emër i njohur në fushën e biznesit, por edhe të VIP-ave, duket se Adriano është njeriu që ka fituar zemrën e brunes simpatike, por edhe që i mundëson një jetë luksoze.

EVA MURATI

Çifti zgjedhë që të bëjë pushime shpesh herë, duke përzgjedhur destinacione luksoze. Kujtojmë që këtë verë, Eva është parë të pushojë në Sardenja, në një resort luksoz. Duket se veç raportit sentimental, çifti një bashkëpunim shumë të mirë kanë pasur edhe në biznes, ku Adriano i ka shërbyer partneres së tij me kontakte të rëndësishme.

Eva Murati  (3)

Duket se vizitat e tij në Shqipëri, nuk janë vetëm për Evën, por edhe për biznes, duke u bërë një emër i njohur edhe në qarqet e njohura të biznesit në vendin tonë. Për jetën e tij private pak dihet, veç lidhjes me moderatoren sportive, duke preferuar që të ketë një profil të tërhequr nga mediat, si në vendin tonë, ashtu edhe në Itali.

eva murati (3)

Që pas publikimit të fotove të çiftit së bashku, prezantuesja ka zgjedhur që mos të reagojë, duke pranuar kështu në heshtje këtë histori të konsoliduar, prej gati 1 viti. Kujtojmë që këtë javë, për herë të parë, ajo foli edhe për ish të dashurin e saj, Genar Topallin. Ishte një koment në rrjetet e saj sociale, që solli edhe shpërthimin e Evës për ishin e saj.

eva murati9

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

eva murati1

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Eva sqaroi deklaratën e bërë.

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jete të lumtur për të gjithë”, – tha ajo.

Dasma e çiftit, Genar dhe Cindy e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.

Eva Murati  (5)
Eva Murati  (4)

Habit djali i Toto Rinës, vjen me deklaratën B0MBË!

“Babai im nuk urdhëroi kurrë vrasjen e Giuseppe Di Matteo. Kur u vra Giovanni Falcone, ai nuk po shqetësonte më mafian apo Totò Riinën, por të tjerët prapa skenave. Antimafia është një grup i përbërë nga njerëz që duhet të jenë në qendër të vëmendjes”.

Kjo është deklarata e fortë e Giuseppe Salvatore Riina, djalit të kapos Toto, në një intervistë me Lo Sperone Podcast.

Djali i kumbarit të Corleone-s, i cili vuajti një dënim me tetë vjet burg për lidhje me mafian dhe tani është kthyer në qytetin e lindjes së familjes së tij, nuk është i panjohur për deklarata të tilla.

Në një libër, ai e kishte quajtur të atin “një njeri serioz dhe të ndershëm.”

“Nuk e kam parë kurrë të kryejë një akt dhune ose të kthehet në shtëpi me një armë në dorë dhe të mbuluar me gjak”, tha Giuseppe Salvatore Riina. “Ai u arrestua sepse ishte një bezdi, ashtu si Bernardo Provenzano dhe Matteo Messina Denaro ishin një bezdi në një moment të caktuar, sepse ishin të sëmurë dhe nuk ishin më të dobishëm”. Pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe Antonello Cracolici, presidenti i komisionit rajonal të Antimafias. “Mos e ofendoni tokën tonë. Pyes veten se çfarë lloj informacioni po përpiqet të shesë si të vërteta për të cilat tashmë ka një vendim gjykate”-u shpreh ai.

Ligjvënësi amerikan paraqet amendament në Kongres: SHBA të mbështesë hyrjen e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan, Brian Mast, i cili është dhe kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, ka paraqitur një amendament në Kongres në të cilin kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Nga sa njoftoi Organizata “Albanians for America” me anë të këtij amendamenti të republikanit nga Florida, kërkohet po ashtu angazhim i shtuar i SHBA-së në Ballkan dhe një gjuhë e qartë në raport me rajonin. “Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit dhe përcakton prioritetet e qarta të politikës së SHBA-së”, theksohet aty. Dokumenti kërkon qartë:

Mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të ardhshëm në NATO.

Presion ndaj Serbisë për të reduktuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën

Ekspozim të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në teknologji dhe siguri

Zgjerimi të sanksioneve kundër atyre që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Që nga fundi i luftërave në Jugosllavi në vitet 1990 SHBA kanë qenë gjithmonë ato, që në fund kanë zgjidhur shumë konflikte të vogla brenda dhe ndërmjet shteteve të rajonit. Por së fundi, tani jo vetëm vëzhguesit, por edhe shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor, pyesin se çfarë mund të ndodhë nëse Washingtoni zgjedh të mos e bëjë më këtë. Në një rast të tillë, pesha kryesore do të binte mbi Europën, e në Kongresin amerikan me sa duket, po insistohet që Washingtoni ta mbajë rajonin në fokusin e tij.

FOTO që tronditi rrjetin/ Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kapen mat duke u puthur në buzë

Pas publikimit të disa fotove ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, dy ish-banorë të “Big Brother Albania”, duke u puthur në buzë, rrjeti ka shpërthyer.

Ndërsa fansat kanë nisur të spekulojnë dhe të imagjinojnë për një lidhje të mundshme, burime të sigurta bëjnë të ditur se ky moment është pjesë e një skene filmi dhe nuk ka të bëjë fare me një histori dashurie të re.

Meritoni dhe Erjola ndodheshin në xhirimet e një filmi, dhe puthja që ka bërë xhiron e rrjetit është pjesë e një skene të veçantë që do të shfaqet në këtë produksion, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.

Pavarësisht se fotot kanë ndezur menjëherë imagjinatën e ndjekësve, duket se kjo është thjesht pjesë e artit dhe jo një romancë në jetën e tyre personale.

Sot e martuar me miliarderin iranian, modelja shqiptare tregon DHUNËN e përjetuar nga martesa e parë: “Më ka thyer qafën…”

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka treguar së fundmi se ka qenë e martuar me një shqiptar, por marrëdhënia ka rezultuar zhgënjyese.

“Ai më ka pa thyer qafën… se kam qenë e martuar me një shqiptar. Por nuk shkon, nuk shkon more vëlla”, – tha Emina me sinqeritet, duke reflektuar mbi atë periudhë të jetës së saj.

Përveç rrëfimit për të kaluarën, Emina iu përgjigj edhe pyetjeve dhe komenteve që lidhen me vendimin e saj për të sjellë në jetë djalin përmes procesit IVF (fertilizim in vitro), një praktikë e avancuar që përdoret shpesh në SHBA dhe që ofron mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë së foshnjës para lindjes.

Emina Cunmulaj është e martuar me biznesmenin e njohur amerikan me origjinë iraniane, Sam Nazarian, me të cilin ka ndërtuar një familje të lumtur. Çifti janë prindër të tre fëmijëve: dy vajzave dhe një djali.

Turpërohet Vuçiç, i ndodh ajo që s’do donte ta shihte në paradën e forcave të armatosura

Gjatë paradës ushtarake “Forcat e Unitetit” në Beograd, pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe përshëndetën studentët që u penguan nga policia të merrnin pjesë në këtë ngjarje, shkruajnë mediat serbe. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Policia i shtyu studentët dhe disa nga qytetarët, të cilët ishin mbledhur në rrethrrotullimin në Beogradin e Ri, drejt Pallatit të Serbisë dhe i mbajti nën kontroll. Të rrethuar plotësisht nga forcat policore, qytetarët bërtitën: “Ushtria, ndihmë”.

“Ne po qëndrojmë në vend, po na shtyjnë nga trotuari. Një burrë i urdhëron të na shtyjnë. Ne erdhëm si qytetarë të zakonshëm për të parë paradën, dhe ata nuk na lejojnë”, tha njëri nga qytetarët, duke shtuar se ai ishte djali i një piloti ushtarak.

Një qytetare tjetër, të cilës gjithashtu nuk iu lejua të kalonte, tha se ishte gruaja e një ushtari.

Qytetarëve që u sollën me autobusë nga qytete të tjera iu dha qasje e papenguar.

Parada e madhe ushtarake “Forca e Unitetit” u mbajt sot në Beograd, me parashutistë që kërcyen nga një helikopter H-145 nga një lartësi prej 1,500 deri në 2,000 metrash. Gjatë paradës, vizitorët mundën të shihnin fluturime të avionëve luftarakë francezë Rafale, helikopterë të Ministrisë së Brendshme dhe një numër fluturimesh të avionëve serbë, duke përfshirë “Mig-29”, “Eagles” dhe “Superseagulls”.

Për herë të parë, u shfaq sistemi raketor izraelit PULS dhe mjeti ajror pa pilot Hermes 900, ndërsa dronët vetëvrasës Shadow-25 dhe Shadow-50 ishin gjithashtu midis sistemeve pa pilot. Gjithashtu, shfaqet sistemi rus i luftës elektronike “Krasukha”.

Mirlind Daku i papërmbajtshëm, shënon tjetër gol në Rusi (Video)

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka realizuar një perlë të vërtetë në përballjen e skuadrës së tij kundër Akron Togliatti-t, duke ngushtuar diferencën në rezultat në 2-1.

Gjilanasit iu desh të përballej me tre kundërshtarë, por e mbajti topin me zgjuarsi dhe më pas lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, e cila përfundoi në rrjetë pa asnjë mundësi për portierin vendas.

Ky gol i jashtëzakonshëm është i teti për Dakun në këtë edicion të Superligës ruse, duke e vendosur atë në krye të listës së golashënuesve, përpara Batrakovit që ka tetë realizime.

Në këtë takim, nga minuta e parë u aktivizua edhe mesfushori Veldin Hoxha, por ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga Dardan Shaban Haxhaj, një tjetër futbollist shqiptar që po bën emër në Rusi.

Lajm i keq për shqiptarët në Britani? Qeveria angleze pritet të aplikojë letërnjotimet dixhitale

Është gazeta britanike ‘Financial Times’ që njofton atë është spekuluar prej kohësh se qeveria e re laburiste pritet të njoftojë planet që këtë muaj skemën e futjes se kartave digjitale të identifikimit, në përpjekje për të luftuar dhe pakësuar emigracionin ilegal.

Një nga modelet që po konsiderohen është ajo e pasjes së kartave digjitale për çdo shtetas britanik dhe person që ka të drejtën e qëndrimit në Britani përmes legalizimit të statusit të tyre ligjor. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. Ish-kryeministri me jetëgjatë laburist Toni Bler në fillim të viteve 2000 tentoi aplikimin e sistemit të letrave të njoftimit, por nuk pati sukses.

Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani, kur të bëhen verifikime, nëse kanë të drejtë të punojnë, apo nëse një person ka të drejtë të marr shtëpie ose banesë me qira, apo edhe për të verifikuar në spitale nga stafet mjekësore të statusit të emigracionit të pacienteve.

Problem mbetet kur të huajt që jetojnë ilegalisht do mund të përdorin karta identiteti falco të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, siç ndodh rëndom në Britani, edhe nga shqiptarë, por edhe emigrantë të ardhur nga vende të tjera.

Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër.

Në fillim të këtij viti Britania njoftoj për krijimin e një aplikacioni qeveritar që do u lejonte Britanikëve aksesimin e mijëra shërbimeve publike në smartphonet e tyre, pak a shume si sistemi e-Albania ne Shqipëri.

Ishte duke vrapuar, humb jetën 49-vjeçari

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në zonën turistike të Thethit, ku një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër”.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte në drejtim të destinacionit të njohur malor.

Në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.