E RËNDË/ 19-vjeçarja në KëIcyrë plagos me armë kushëririn e saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Këlcyrës, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj, një 27-vjeçar me inicialet D.S., duke përdorur një armë zjarri të llojit pushkë sportive.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar për hetime të mëtejshme. Forcat e rendit po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të ngremë njerëzit, t’i bindim dhe pastaj…”- Zbardhet diskutimet me dyer të mbyIIura në Grupin e PD! Berisha: Të protestojmë siç u bë…

Janë zbardhur diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionuar parlamentare.

Deputetët kanë hedhur ide të ndryshme në lidhje me aksionin opozitar.

Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë të ditur se deputeti Tomor Alizoti ka thënë që diktaturat nuk përmbysen as me ndërkombëtarë dhe as me ambasada. Ai është shprehur se duhet të marrin vendime afatgjate politike.

Ndërsa Sali Berisha ka deklaruar se duhet që të protestonën ashtu sic u protestua në Shtëpinë e Bardhe, kur kryeministër ishte Fatoës Nano.

Pjese nga diskutimi:

Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë forumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.

Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtarët as me ambasadat.

Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.

Sali Berisha: Shumë ide të vyera. Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Krytarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën.

Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

“Veliaj pi raki në burg, e monitorojnë mos ta teprojë”, Çollaku: Se ç’ka barku e thotë bardhaku pastaj

Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj konsumon raki në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet prej disa muajsh.

Çollaku analizoi po ashtu procesin që PS po ndjek për ta çuar Bashkinë e Tiranës në zgjedhje të pjesshme, duke e shkarkuar Veliajn përmes votës së këshilltarëve të majtë, me argumentin ligjor të mungesës tremujore në detyrë.

Ai tha se pret që zgjedhjet për kryeqytetin të mos zhvillohen, pasi Rama dhe Veliaj sipas tij duhet të zgjidhin me paqe përplasjet mes tyre.

“Pyetja është a do të ketë zgjedhje në Tiranë. Sigurisht që nuk do të ketë! Kjo është arsyeja se po flenë te burgu Durrësit këto negociatorët që i çojnë fjalë atij, tërhiq, mos u tërhiq. Edhe shohim reagimet e Ramës dhe Veliajt, këto kodet që shpërndajnë në distancë me njëri-tjetrin. Do kalojnë afatet duke u zënë këta. I tha ai zotëria nga burgu: ‘Kur do flas unë, ti do bëhesh lajmi i fundit’. Pra është presion që bëhet. E mori dy ditë rresht vëllain e Erion Veliajt, Arbrin, e thirri SPAK-u. Këta takohen tek SPAK-u, gjithë mazhoranca. Mori vëllain dy ditë rresht, foli Erioni nga burg, tha: ‘Kur të flas unë ti do bëhesh lajmi i fundit’. Këta duan ta zgjidhin me paqe se këta kanë kusure të përbashkëta, këto firmat e mafies bashkë, pastrimin e parave bashkë. Dhe kanë frikë se siç kam lexuar nëpër media, se rakia ndonjëherë çka barku, e nxjerr bardhaku. Se mos ndoshta e tepron me rakinë dhe nxjerr ndonjë sekret. Se duhet mbajtur edhe mbikëqyrje nga qelia ai zotëria atje. Se mos thotë ndonjë gjë që Rama ka bërë, del edhe ndonjë shkresë që kanë punuar bashkë”, tha Çollaku.

TR0NDlTËSE në Elbasan! 15-υje. çarja ρërd h▪︎nohej nga bashkëjetυesi i nënës, grυaja fàjëson të bijën

Një 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, e cila ishte vajza e partneres me të cilën ai jetonte.

E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.

Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.

Top Channel raporton se e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, bën me dije policia.

“Ka pacientë që mendojnë se i kanë bërë magji të zezë”/ Habit psikoIogu: Një lloj frikë…

Psikologu Eduart Tafa ishte një ditë më parë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli rreth besëtytnisë, magjisë së zezë, fallxhoreve. Ai komentoi edhe pse shqiptarët vendosin që t’u besojnë kaq shumë.

“A të ka ndodhur që të vijnë pacientë në klinikën tënde dhe të të thonë që i kanë bërë magji të zezë dhe jeta po u shkon ters? Çfarë i këshillon ti?”, e pyeti moderatori i njohur.

Psikologu u shpreh se ka raste, pasi jetojmë në një shoqëri dhe kulturë që i beson këto gjëra.

“Unë mendoj që në shumë kontinente momentalisht ka besueshmëri të lokalizuar, në opsione të ndryshme. Por le të mbetemi në popullatën tonë. Është e pashmangshme si pyetje, por do të bëjmë një diferencim. Kur ne bëjmë analizën klinike të rastit, duhet nisur gjithmonë nga konteksti kulturor. Cili është ndryshimi mes një psikologu shqiptar dhe një psikologu europian apo amerikan? Ka patur shumë raste ku orientohen në banimin ku janë në Europë, shkon takon psikologun dhe i thotë që ‘mendoj se mund të më ketë bërë dikush një magji’.

Psikologu europian nuk arrin ta shikojë në kontekstin kulturor të personit, por duke u bazuar në kontekstin e literaturës shkencore, ai nuk e njeh si fenomen dhe automatikisht ai ngre një pikëpyetje mbi diagnozën që mund të vendosë mbi personin, që shpeshherë është e gabuar. Kur vjen teknjë psikolog shqiptar, ne e shikojmë në bazë të kontekstit kulturor fillimisht pyetjen me të cilën na drejtohet. Dhe e parë në kontekstin kulturor, ne na jep mundësinë dhe komoditetin për t’u zgjeruar edhe më tepër deri në rrënjën e asaj që mund të jetë fituar si një lloj frike apo një lloj besimi gjatë rrugëtimit të tij të jetës”,tha Eduart Tafa

Kineze apo origjinaIe? Policia tregon se sa kushtuan orët e këngëtarit Mozzik

Mozzik është bërë protagonist i një diskutimi të madh publik gjatë orëve të fundit, pasi është raportuar se ai është ndaluar në doganë për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete: një Richard Mille dhe një Rolex.

Fillimisht, mediat raportuan se vetëm ora Richard Mille kishte një vlerë marramendëse prej dy milionë dollarësh, duke ngritur shumë pikëpyetje për origjinën dhe mënyrën e deklarimit të këtyre aksesorëve të shtrenjtë.

Siç ndodh shpesh në raste të ngjashme, lajmi nuk u kufizua vetëm në komunikimet zyrtare. Në rrjete sociale shpërtheu një debat i gjerë, ku qytetarë dhe ndjekës të artistit diskutonin rreth pasurisë së reperit, transparencës së tij financiare, por edhe imazhit të tij publik.

Megjithatë, situatën e sqaroi Dogana e Kosovës, e cila përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur se bëhej fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë të kombinuar prej 1.340.027,50 euro.

Në njoftim theksohet se shmangia nga detyrimet doganore për shuma mbi 5.000 euro përbën shkelje ligjore. Për këtë arsye, rasti është raportuar menjëherë te Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Si pasojë, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për vlerën e lartë të orëve luksoze, por edhe për faktin se ky rast ngre sërish në qendër të vëmendjes çështjen e deklarimit të pasurisë dhe transparencës së figurave publike.

“Erjola Doçi më futi në sherr me grύan”, pasi postoi foton me moderatoren, ish-arbitri i FIFA-s tregon debatin me bashkëshorten

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit Wake Up, ka folur mbi raportet në çift, ndërkohë që është shprehur se në marrëdhënien me bashkëshorten e tij ka shpesh debate për shkak të xhelozisë.

Debati i fundit duket se ka qenë ai i një dite më parë, për shkak të një InstaStory-je, ku ish-kolegia e tij, Erjola Doci, e kishte etiketuar me shprehjen: “Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra.” Kjo shprehje, sipas tij, nuk shkaktoi vetëm xhelozi nga ana e partneres, por edhe reagime të shumta nga ndjekësit e tij.

“Dje, Erjola Doci postoi një story ku thoshte se ‘Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra’. Edhe unë e ripostova këtë story, dhe gruaja u bë xheloze. Nga ana tjetër, reagimi i gjinisë mashkullore në Instagram më ka habitur. ‘Si ka mundësi që e nxjerr këtë ti?’ – më thoshin.”
Gjatë rrugëtimit të tyre në çift: njëri ecën drejt, tjetri ecën shtrembër; njëri mban veten, tjetri jo; njëri punon shumë, tjetri më pak; njëri fiton më shumë para, tjetri më pak. Ne nuk duhet ta lejojmë partnerin të na shkëputet, duhet ta marrim prej dore dhe ta sjellim nga krahu ynë”, është shprehur Jemini.

“Femrat, edhe për arsye të hormoneve, kanë ulje-ngritje të forta. Djemtë duhet të punojnë edhe me këtë gjë. Ndonjëherë e shoh bashkëshorten në mëngjes që është furtunë, ndërkohë që në darkë ishim mirë. Dhe nuk ka shpjegim. I them: ‘Bëj pushim nga puna, merr leje dhe të dalim të pimë një kafe bashkë.’ Kur nxehet bashkëshortja, gocat më pyesin nëse jam zënë me mamin, sepse kur është ajo e mërzitur, shtëpia është furtunë”, është shprehur Jemini.

Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare ish-themeluesi i PD

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.

Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

Rusia provokon sërish, pas Estonisë avionët rus hyjnë në këtë shtet të NATO-s

Pas njoftimeve për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë, një incident i ngjashëm është raportuar edhe në Poloni.

Sipas Forcës Kufitare polake, dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë të platformës së eksplorimit të naftës dhe gazit Petrobaltic, e cila ndodhet në Detin Baltik.

Mjetet ajrore kanë kryer një kalim të ulët mbi platformë, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në rajon.

“Forcat e Armatosura Polake dhe autoritetet e tjera janë njoftuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga autoritetet polake.

Këmbimi valutor 19 shtator/ Me sa bIihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.6 lekë dhe do shitet me 112 lekë.