Ky është i riu që υ▪︎iq TRAGJlKlSHT sot pas aksìdentit në Vorë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Vorë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident që ka lënë pas pasoja të rënda.

Sipas informacioneve të para, Flobert Ajazi, 35 vjeç, nga Dibra ka humbur jetën në vend, ndërsa dy pasagjerë që ndodheshin në mjetin që ai drejtonte janë plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe Flobert Ajazi. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Deri tani, nuk dihen ende detajet e plota mbi rrethanat që çuan në këtë përplasje, por autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Sherri në Kuvend, Artan Hoxha: Rama u soII sot me opozitën më keq seç sillet Vuçiçi me deputetin shqiptar

Gazetari Artan Hoxha për kaosin e djeshëm në Kuvend, ku Edi Rama i hoqi fjalën opozitës dhe miratoi për 5 minuta qeverinë dhe programin e tij, u shpreh se, kreu i qeverisë po sillet më keq se presidenti serb Aleksandër Vuçiç me deputetin shqiptar, Shuaip Kamberi.

‘Ti po akuzohen në të gjithë Europën, në çdo raport se po ushtron censurë dhe kontrollon në mënyrë kapilare mediat. Dhe ti të vetmin vend që kanë ata, parlamentin, sepse në fund të fundit janë të mandatuar nga qytetarët, janë përfaqësues të tyre, dhe ti nuk i le ata të thonë një fjalë. Ti je i detyruar me ligj, kushtetutë, rregulloren e kuvendit që ti dëgjosh ata. Pasi të mbarojnë fut Diellën, hënën ça të të dojë kokrra e qejfit, por janë ata të parët.’, tha Hoxha.

Ai shtoi se, kur kryeministri nuk respekton as atë që bën Vuçiçi me Shuaip Kamberin në Serbi, ‘ti tregohesh më represiv se vet serbët ndaj shqiptarëve.’ Gazetari ngriti gjithashtu pyetjen se çfarë do të bëjë opozita në seancën e radhës dhe për çfarë do të flasë aty, duke theksuar efektin e censurës së hapur:

‘Kur ti ushtron një censurë kaq haptazi para ambasadorëve, pa patur pikën e frikës fare, çfarë tregon ti me këtë gjë? Ti u tregon atyre se, keni bërë shumë gabim që keni ardhur. I vetmi shërbim i madh që kanë bërë ajo pjesë e deputetëve të opozitës është se, i kanë çjerrë edhe pudrën e fundit të gjoja demokracisë që i ka ngelur këtij kryeministri. Edhe një gjë më minimale që e përcakton kushtetuta, rregullorja e të gjitha e ke të detyruar të ua japësh, i censuron dhe këtu,’ vijoi Hoxha.

Ai përfundoi me një paralajmërim për marrëdhëniet e ardhshme me opozitën:

‘Atëherë kjo mbaroi, çfarë bashkëpunimi do me opozitën ti më. Ç’të bëjnë më ata që ti të thuash, jam dakord dhe të bisedojmë. Parlamenti serb nuk ia bën Shuaip Kamberit, e lë të flasë.’- tha Artan Hoxha

“U kanë vënë gjoba personale fshatarëve”, Rama “shkund” PoIicinë: Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje, policia shkoi kapi një 90-vjeçar matanë Dajtit si ndërtues ilegal

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, në një fjalim ku nuk munguan as tonet e forta ndaj Policisë së Shtetit dhe rolit të saj në kontrollin e territorit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te ndërhyrjet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se tashmë Policia ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë proces, ndërsa nuk kurseu as kritikat për të kaluarën.

“Kontrolli i territorit në kuptimin e ndërtimeve ka filluar tashmë dhe policia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë,” deklaroi Rama. “Është vendosur në njëfarë rruge ky kontroll, edhe falë angazhimit të drejtorit të policisë në këtë rast. Deri dje policia ishte pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.”

Kryeministri ironizoi situatat absurde ku qytetarë të thjeshtë, madje edhe të moshuar, janë ndëshkuar për ndërtime minimale, ndërkohë që ndërtues të mëdhenj kanë vepruar për vite të tëra pa pengesa. Ai u shpreh se

“Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba personale apo shtetërore për një avlli, do bëhej mitingu më i madh pas atij për pritjen e Zhou Enlait,” u shpreh ai me sarkazëm. “Një burrë 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori e gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Ndërkohë në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4 a 5 kate pa leje.”

Sipas Ramës, mesazhi i qartë që po përcillet sot është se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht emrit apo fuqisë në sektorin e ndërtimit.

“Sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimit dhe sado të madh ta kesh pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe nuk e gëzon dot më atë ndërtim,” theksoi ai.

Front i ri Iufte? Avionët rusë hyjnë në qieIIin e Estonisë, tensionet rriten ndjeshëm

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten, tha qeveria e vendit.

Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.

Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune, pavarësisht se avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.

VIDEO/ Tritoli në banesën e deputetit të PD, ja momenti i shpërthimit që tronditi zonën

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Kamzës pak pas mesnatës, kur persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lënde plasëse në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Po ashtu është publikuar edhe një video që tregon momentin e shpërthimit dhe zhurmën e krijuar në zonë.

Pamjet filmike, të siguruara nga një kamera sigurie e vendosur pranë banesës, tregojnë momentin kur ndodh shpërthimi, rreth orës 00:55.

Policia ka konfirmuar më herët se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arjan Sala”, dhe se për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lënduar persona.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen edhe pamjet e kamerave të tjera të sigurisë në zonë.

Dasma LUKSOZE e djalit të Jozefina Topallit/ Njihuni me prindërit e Cindy Marina, MILIONERËT nga Shkodra!

Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj. Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar”.

Kështu shkroi Genar Topalli në sqarimin e tij publik, pas aludimeve se dasma kishte kushtuar 500.000 euro dhe ishte bërë me paratë që nëna e tij, politikania Jozefina Topalli i kishte vjedhur popullit shqiptar.

Cilët janë vjehërrit milionerë të Genar Topallit

Ardian dhe Kristina Marina jetojnë prej afro tre dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë ndërtuar jetën dhe drejtojnë biznese shumë të suksesshme, kryesisht në fushën e transporteve dhe sportit.

Në vitin 2016, familja Marina ka rrëfyer jetën mes vështirësive dhe mundësive të ëndrrës amerikane për emisionin “Jo vetëm modë”, të drejtuar nga Floriana Garo. Ajo mund të cilësohet si një histori suksesi në lëmin e shqiptarëve nëpër botë.

Ardiani si një sportdashës dhe Kristina si një ish-volejbolliste profesioniste, krijuan në vitin 2013 klubin e volejbollit Forza One, më i miri në Kaliforninë e Jugut dhe deri në vitin 2016 kur është realizuar emisioni, kishte më shumë se 100 ekipe për vajza dhe djem.

Në fillimet e tyre janë detyruar të kryejnë punë të cilat, sa ishin në Shqipëri, të rritur me kushte të mira, as nuk i kishin menduar. Kështu, në vitet e para të emigrimit në Itali, Ardiani punoi në ndërtim, ndërkohë kur shkuan në Amerikë, nisi punën si kamionist ku i duhej shpesh të udhëtonte me ditë larg Kristinës dhe fëmijëve të vegjël, për të përmbushur kërkesat e familjes.

Me shumë punë dhe përkushtim, Ardiani e përdori këtë eksperiencë pune për të hapur biznesin e tij në fushën e transportit. Një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, por që Marinat e kthyen në sukses.

Në Amerikën e largët, ku ka shumë punë dhe pak kohë të lirë, çifti Marina janë kthyer në një model suksesi dhe frymëzimi jo vetëm në sajë të bizneseve që ata kanë ngritur, por edhe për mënyrën se si ata kanë ushqyer fëmijët e tyre me dashurinë për Shqipërinë, kulturën dhe Gjuhën Shqipe.

Ardiani dhe Kristina janë dëshmi se ëndrrat, dëshirat dhe pasionet nuk njohin hapësira gjeografike, por flasin me një gjuhë universale, e që për të arritur në finishin e suksesit, duhen ushqyer me virtyte, këmbëngulje dhe përkushtim.

Më poshtë, emisioni i plotë i realizuar në vitin 2016, ku familja Marina kanë treguar për jetën e vet dhe pasurinë që kanë krijuar të gjithë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që një dekadë më pas ajo është shumëfishuar dhe zerot në llogari vetëm janë shtuar falë menaxhimit të suksesshëm nga Ardiani, Kristina dhe fëmijët.

Qeveria fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet

Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të vihet në jetë përmes “Paqes Fiskale” 2026–2029. Në mandatin e katërt qeverisës do të çelet një kapitull i ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta.

Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore.

Programi qeverisës synon që deri në vitin 2029 të vijohet me politikën e taksës 0% për bizneset e vogla, si dhe të zbatohet reforma e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, duke kaluar në një sistem të ri të bazuar në vlerën reale të tregut përmes përditësimit të çmimeve, rivlerësimit masiv të pasurive dhe Kadastrës Fiskale.

Të ardhurat tatimore do të rriten me mbi 30 miliardë lekë në vit përmes zgjerimit të bazës tatimore pa rritur barrën fiskale, përmes digjitalizimit të shërbimeve, si dhe vazhdimit të luftës ndaj informalitetit.

Gjithashtu, inteligjenca artificiale do të zbatohet në sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë, duke rritur transparencën, ulur evazionin dhe përshpejtuar procedurat për qytetarët dhe bizneset./scan.al

Ukraina nis kundërofensivë në Donetsk, raportohet se ka çliruar mbi 160 km2 territor të pushtuar nga rusët

Forcat ukrainase kanë çliruar 160 kilometra katrorë territor gjatë një “operacioni kundërsulmues” të vazhdueshëm në rajonin lindor të Donetskut, tha Presidenti Volodymyr Zelensky më 18 shtator.

Forcat ukrainase e kanë kaluar muajin e kaluar duke i shtyrë trupat ruse prapa pasi ato përparuan 15-20 kilometra drejt autostradës strategjike Dobropillia-Kramatorsk, pranë qytetit të Pokrovskut. Që nga fundi i gushtit, njësitë ukrainase kanë rimarrë kontrollin e shumë fshatrave në zonë.

Shtatë vendbanime janë rimarrë në sektorët Dobropillia dhe Pokrovsk gjatë operacionit, tha Zelensky, duke cituar një raport nga Komandanti i Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi.

Trupat ukrainase kanë kapur gjithashtu gati 100 ushtarë rusë, sipas tij.

“Ukraina po mbron me të drejtë pozicionet dhe tokën e saj,” tha Zelensky. “Ne po i prishim të gjitha planet e Rusisë – planet për të shkatërruar shtetin tonë.”

Zelensky tha se 170 kilometra shtesë të territorit ukrainas “janë pastruar nga forcat ruse”. Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth gjendjes ose statusit strategjik të zonave.

“Humbjet ruse që nga fillimi i kundërsulmit tonë vetëm në drejtimin e Pokrovskut, gjatë disa javëve të fundit, tejkalojnë 2,500. Nga këta, mbi 1,300 ushtarë rusë janë vrarë”, tha Zelensky, duke shtuar se operacionet kundërsulmuese të Ukrainës në Oblastin e Donetskut janë duke vazhduar.

Zelensky gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për ndihmë të vazhdueshme ushtarake nga partnerët ndërkombëtarë dhe kërkoi shtrëngimin e sanksioneve për të ushtruar presion mbi Rusinë në negociatat e paqes.

Deklarata vjen mes kundërsulmeve më të shpeshta nga pala ukrainase, e cila ka qenë në një pozicion mbrojtës strategjik përgjatë vijës së frontit në Ukrainën lindore për gati dy vjet.

Forcat ukrainase çliruan fshatin Zarichné në rajonin e Donetskut më 8 shtator. Operacioni u krye nga ushtarët e Regjimentit të 425-të Sulmues, i njohur më mirë si Skelia.

Më herët këtë muaj, e njëjta njësi raportoi pastrimin e Novoekonomichne dhe Udachne, dy fshatra në zonën e qytetit të sulmuar Pokrovsk.

Megjithatë, Rusia ndoqi operacione ofensive me intensitet të lartë në të gjithë vijën e frontit gjatë verës. Sipas grupit ukrainas të hartëzimit dhe monitorimit Deep State, forcat ruse pushtuan 1,548 kilometra katrorë gjatë verës, dukshëm më shumë se 659 kilometrat katrorë të pushtuar në periudhën ekuivalente në vitin 2024.

Zelensky paralajmëroi më 16 shtator se Rusia po përgatit dy operacione të mëdha ofensive për vjeshtën. Megjithatë, humbjet e vazhdueshme në personel dhe pajisje mund të pengojnë aftësinë e Moskës për t’i kryer ato, shtoi presidenti.

Helmimi i tri motrave të mitura në Korçë, dyshohet se konsumuan karamele me kanabis! 3-vjeçarja në intubim

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Korçë, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë ngrënë disa karamele, që dyshohet se i gjetën pranë një koshi mbeturinash.

Tre motrat kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave karamele të cilat dyshohet se kanë pasur përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash).

Nga ana e policisë, është konfirmuar se karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3-vjeçarja, e cila u intubua në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, nën kujdesin e mjekëve në pediatri.

Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.

PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e Tiranës, Berisha: Kandidati do të jetë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor për kryetar bashkie në Tiranë, edhe pse e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet.

Në studion e Opinion, Berisha u shpreh: “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk do t’i bojkotojmë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Po, do të hyjmë në zgjedhje”.

Sa i përket kandidaturës, kryeopozitari tha se “nëse gjendet një figurë konsensusi e gjithë opozitës është akoma më mirë”.

I pyetur për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.

“Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar si Kryetar Bashkie në Tiranë. Duhet një figurë që plotëson disa kushte.”

Një përgjigje pati edhe për propozimin e kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj që opozita të ketë një kandidat të përbashkët. “Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare”, tha Berisha.