Surprizë në drejtësi/ Pas Dumanit, një grua në krye të SPAK, Gjokutaj zbulon kandidaten (Emri)

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka zbuluar në një emision televiziv, emrin më potencial që sipas tij pritet të zgjidhet në krye të SPAK, pas përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Altin Dumani.

Sipas Gjokutajt më lart e kuotuar me pikë është prokurorja Anita Jella. Por, Gjokutaj pretendon se zgjedhja e kreut të SPAK është e ndikuar nga nepotizmi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“E gjithë KLP-ja janë lidhje nepotike. Ata tani të bëjnë transparencë sa të duan por ajo është transparencë në llojin e tyre. Jepet në televizor mo, kandidaturat janë aty, votat numërohen haptazi por porosia është dhënë, kanë nxjerrë në krye me pikë një që s’duhet të jetë. Përflitet një Jella, Jella. Atë po thonë. Unë nuk e di. Unë nuk jam fare kurioz se cili do jetë një nga këta sepse ata njësoj do të jenë. E para punës nuk janë emrat e prokurorëve ata që do bëjnë ndryshimin. Problemi është se ai institucion është i kapur”, tha Gjokutaj në “Ditari i Pasdites” me Pandi Gjatën.

Por kush është Anita Jella?

Prokurorja Anita Jella, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës ka punuar si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtroi funksionin për 10 vite derisa u bë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Prej 9 majit 2018 deri në korrik të vitit të kaluar, ajo edhe drejtoi Prokurorinë e Durrësit. Më 31 korrik të 2024 ajo u emërua nga KLP prokurore në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, me një mandat 9-vjeçar.

“Nuk i shpëton dot”, Papa paralajmëron: Dosja “McGonigal” bomba që do të groposë Ramën përfundimisht, FBI di gjithçka…

Gazetari i njohur, Robert Papa paralajmëron se dosja ‘McGonigal’ është aq e rëndë dhe e thellë, sa nëse nuk e ka ‘groposur’ tashmë kryeministrin Edi Rama, do ta bëjë në një moment të afërt. Në një analizë të tij, ai nënvizon se dokumentet e publikuara nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë në SHBA kanë konfirmuar një pjesë të madhe të atyre që ai kishte deklaruar prej kohësh: takime të përgjuara në Tiranë, Ëashington D.C. dhe Neë York, transaksione të dyshimta financiare dhe një dosje voluminoze prej afro 8 mijë faqesh, ku gjenden elementë që, sipas tij, lidhin drejtpërdrejt Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Papa shpjegon se procesi ligjor në SHBA nuk është aspak i thjeshtë, pasi ngritja e një akuze kërkon prova konkrete të cilat i paraqiten një jurie të madhe, e cila vendos më pas nëse rasti kalon ose jo në gjykatë.

Në rastin McGonigal, thekson ai, faktet ishin aq të forta saqë juria ngriti akuzat pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ish-zyrtarin përmes avokatëve të shtrenjtë dhe me ndikim. Ky zhvillim, sipas Papës, është tregues i qartë i asaj që mund të ndodhë më tej: hetimet e nisura në SHBA, të kombinuara me provat për rrjedhën e parave dhe lidhjet politike në Tiranë, rrezikojnë të çojnë në një skenar ku pasojat për Ramën janë të pashmangshme.
‘Ato që unë kam thënë për dosjen McGonigal u vërtetuan nga raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë kur nxorën dokumentin e hetimeve ndaj tij. Thuajse asgjë e re nga të gjitha ato që unë kam thënë ose kam shkruar, dhe i mbetem edhe njëherë që dosja McGonigal është aq e thellë sa, në mos e ka groposur, do ta groposë Ramën. Kandili i tij ka kohë që ka nisur të shuhet. Dosja është 8.000 faqe. Në raportin e Inspektorit të Përgjithshëm ju është thënë për dy takimet në Tiranë, por janë të paktën deri në katër takime të përgjuara këtu në SHBA. Një është në Ëashington D.C., një në Neë York. Gjithçka është tek dosja. Për të qenë i qartë, kur kërkohet të ngrihet një akuzë ndaj dikujt, qoftë McGonigal, qoftë Soros, le të themi, hetuesit duhet të kenë fakte dhe ia paraqesin një jurie të madhe.

Dhe juria e madhe vendos nëse ka çështje për të shkuar në gjykatë apo jo. Nuk është aq e lehtë. Faktet ndaj McGonigal ishin skajore sa juria e madhe e akuzoi. Dhe në qoftë se e kujtoni atë që ju kam thënë, hetimet kanë zgjatur. Pra, ka pasur një ide se mund të shpëtonte McGonigal duke shpenzuar për avokatë të shtrenjtë. Avokatë që kanë qenë dikur të zyrës së Rudy Giuliani-t të madh, dhe gjatë rrugës u bind që faktet ishin të tilla që në qoftë se do të kishte gjyq, dënimi ndaj tij do të ishte 25 ose 30 vjet. E vërtetuar kjo edhe nga gazetarë që kanë bërë hetime të mëdha, nga ‘Mother Jones’ që kanë qenë tek unë, Kryeministri Rama mund të thirrej si dëshmitar edhe pse ka imunitet si kryeministër. Por ajo që kemi thënë, që është ndaluar nga FBI, të cilët pa pasur mandat mund të ndalojnë gjithkënd, tregon që çështja është serioze.

Unë e di shumë mirë, edhe nga takimet që pata në Tiranë, që Rama tmerrohet nga dosja McGonigal, sepse e di sa thellë është zhytur, sa është ndotur, sa është ndyrë, sa miliona e miliona dollarë kanë kaluar nga zyra e tij. Ajo që më habit është si është zhdukur Fuga, Gebelsi i Ramës. Rama e di mirë, dhe ne e dimë mirë, që sa herë që vinte në këtë tokë të bekuar amerikane, Fuga, i cili kërkonte edhe Benz Mercedes për të bredhur Manhattanin, pra makinë luksoze, kishte një bllok dhe çdo gjë kalonte përmes bllokut të tij. Fuga ishte ‘ndrikull’ me fytyrën më të ndyrë, ‘Soros’. Fuga di shumë herë më tepër se ish-zëvendëskryeministri që është nën hetim në Zvicër, Ahmetaj, i cili mbante çantat me dollarë për Ramën sa herë që vinte këtu. Ka shumë dëshmitarë që i dinë, dhe Rama duhet ta ketë mësuar se sa herë që në këtë vend, në Neë York, vjen një me pasaportë diplomatike, FBI-ja e ka përsipër.

FBI-ja di shumë për lëvizjet monetare të tij, lëvizjet e Taulant Ballës & Co., të deputetit të tij që e quante mik e vëlla, që u ndalua me 150.000 dollarë kesh kur do të bëhej pagesa për foton e Obamës, dhe të tjera detaje që do t’i them në vijueshmëri në kontaktet e mia përmes Fokusit. Personi A, personi B janë ata që e thithin, e përthithin në gropën e zhdukjes politike të Ramës. Personi A, ish-oficer i Sigurimit, ende vazhdon lidhjen dhe bashkëpunimin me Kryeministrin Rama. Madje, përmes tij, Rama ka kërkuar të pajtohet edhe me Metën. Dhe një nga kërkesat: ‘Mos më përmend me McGonigal’. Krimi financiar dhe milionat e dollarëve janë në Tiranë, në Shqipëri, edhe në Kosovë. Rama duhet ta dijë se ka sy. E dinë se si dërgoheshin miliona dollarë deri në Monte Carlo për këtë ish-zyrtar të FBI-së, McGonigal. McGonigal është mburrur rrugëve të Tiranës se do të hiqte Presidentin Trump në kohën e mandatit të parë të Donald Trump-it. Është marrë në rihetimet, të paktën nga informacionet që kam, tre herë në intervista në qeli në drejtësi jo vetëm në Amerikë, por edhe në Shqipëri’, shprehet Papa në emisionin e tij online, Fokus.

“Mos lëviz, në tokë…”, në pranga 26-vjeçari i rrezikshëm në Korçë, kërcënoi me jetë policët gjatë aksionit (Video)

Policia në Korçë ka ndërhyrë në një bllok banimi duke vënë në pranga një 26-vjeçar, i klasifikuar si person me rrezikshmëri të lartë.

I ndaluari Renato Lipe ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë dhe mbante në banesë armë zjarri pa leje me fishek në fole gati për qitje, e cila është sekuestruar nga efektivët që ndërhynë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje kishte siguruar dhe mbante përsëri armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”. Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë. Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Korçë, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje”, njofton policia.

VIDEO

Paga minimale do të bëhet 500 euro, ja kur do hyjë në fuqi vendimi dhe kategoritë që e përfitojnë (Detaje)

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të bëhet 50 mijë lekë në vend të 40 mijë lekëve aktualisht. Qeveria zotohet të mbulojë efektet që do të prodhojë rritja e pagës minimale për 18 muajt e parë.

Por bizneset janë të shqetësuara për kostot shtesë që do ju vinë në drejtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve pas kësaj periudhe.

“Nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.” Nga punëtorët e fabrikave e rrobaqepëset te shitëset, kamerierët apo punëtorët e ndërtimit… cilido i punësuar në Shqipëri nga fillim-viti i ardhshëm do të paguhet me jo më pak se 50 mijë lekë. Paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë.

Premtimi i qeverisë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit është përfshirë në programin qeverisës të socialistëve për t’u zbatuar nga 1 janari 2026.

“Është një tregues pozitiv, sepse rritja e pagës minimale prek drejtpërdrejt shtresat më të brishta të tregut të punës. Nga ana tjetër, duhet parë me kujdes ndikimi që kjo rritje mund të ketë mbi bizneset e vogla, kostot e tyre dhe rrezikun për rritje të informalitetit. Pra, është një hap i rëndësishëm social, por duhet shoqëruar edhe me politika mbështetëse”, theksoi Erion Muça, pedagog, ekspert i tregut të punës.

Për gjithë vitin 2026 dhe deri në gjysmën e 2027-s, do të jetë shteti që do të paguajë kontributet për diferencën mes 40 dhe 50 mijë lekë, në mënyrë që të mos rëndohet as punëdhënësi as punëmarrësi.

“Kjo është më shumë pjesë e propagandës sesa një politikë e mirëfilltë zhvillimi. Rritja e pagës minimale pa një analizë të plotë të produktivitetit dhe të kostove të biznesit mund të sjellë pasoja të kundërta, si mbyllje vendesh pune apo shtim të punësimit informal. Pa reforma strukturore, një vend si Shqipëria e ka të vështirë të garojë me rajonin vetëm me vendime të tilla politike”, u shpreh Zef Preçi, ekspert për ekonominë.

Megjithëse qeveria zotohet të mbulojë efektet që do të prodhojë rritja e pagës minimale për 18 muajt e parë, bizneset janë të shqetësuara për kostot shtesë që do ju vinë në drejtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve pas kësaj periudhe.

“Rritja e pagës minimale ashtu edhe pagat e tjera në rrjedhë, dhe kjo rrit kostot e operimit për kompanitë si e imja. Për 18 muajt e parë, shteti mbulon kontributet, por pas kësaj periudhe ne do të ndjejmë presion mbi bilancin dhe do të duhet të rimendojmë strategjitë e punësimit dhe investimit”, tha Florian Zekja, sipërmarrës në sektorin e manifakturës.

Aktualisht Shqipëria është vendi i parafundit në Ballkanin Perëndimor duke lënë pas vetëm Kosovën në drejtim të pagës minimale. Në Rajon kryesojë Mali i Zi dhe Serbia me respektivisht 670 dhe 618 euro, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina./a2cnn

‘Putini më zhgënjeu’, Trump ‘lëshon bombën’ në Britani, kërcënon me ushtri…

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, janë larguar nga Chequers me helikopterin presidencial Marine One, duke përmbyllur vizitën shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizita, e shoqëruar me momente bashkëpunimi por edhe mospajtime diplomatike, u mbyll me nënshkrimin e një “marrëveshjeje të re për prosperitetin teknologjik” mes dy vendeve.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur pak para largimit, Trump komentoi për krizën e emigracionit nëpërmjet kanaleve detare, duke sugjeruar se kryeministri britanik Keir Starmer mund të përfshijë ushtrinë për të trajtuar situatën me anijet e vogla – një deklaratë që ka shkaktuar debat në politikën britanike.

Trump gjithashtu foli për raportet me presidentin rus Vladimir Putin, duke deklaruar se “më zhgënjeu”, ndërsa Starmer konfirmoi përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Britanisë për të ushtruar presion diplomatik mbi Putinin, me synim arritjen e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën.

Një pikë tjetër e ndjeshme e konferencës ishte çështja palestineze. Kur u pyet për planin e Starmer për të njohur një shtet palestinez, Trump u përgjigj se ka “një mosmarrëveshje me kryeministrin për këtë çështje”. Megjithatë, të dy udhëheqësit u shprehën të përmbajtur dhe nuk e thelluan më tej debatimin.

Pavarësisht tensioneve të lehta në fjalime, vizita u përmbyll me nota bashkëpunimi, me fokus në rritjen e lidhjeve teknologjike dhe ekonomike midis dy aleatëve të vjetër.

Një vit i frikshëm po afrohet? Lista e tmerrshme e parashikimeve të Baba Vangës për 2026-n

Fallxhorja e njohur bullgare, Baba Vanga, e cila shpesh përmendet për saktësinë e parashikimeve të saj, ka lënë disa paralajmërime shqetësuese për vitin 2026.

Sipas dishepujve të saj, Vanga kishte parashikuar ngjarje të mëdha historike si vdekja e Princeshës Diana, sulmet e 11 Shtatorit dhe shpërthimin e pandemisë Covid-19. Këtë herë, ajo paralajmëron për një vit të mbushur me rreziqe të mëdha. Sipas interpretuesve të shkrimeve dhe fjalëve të saj, viti 2026 do të shënojë një seri fatkeqësish natyrore që do të godasin globin.

Vanga ka paralajmëruar për tërmete të fuqishme, shpërthime vullkanesh dhe ndryshime ekstreme klimatike që do të shkaktojnë dëme të pallogaritshme. Ajo ka pretenduar se rreth 7–8% e sipërfaqes tokësore do të preket drejtpërdrejt, duke shkatërruar ekosisteme të tëra dhe infrastrukturë jetike.

Frika e një Lufte të Tretë Botërore

Parashikimet më shqetësuese lidhen me një përshkallëzim të konflikteve globale. Baba Vanga paralajmëronte për një luftë të madhe që do të fillonte në Lindje dhe do të shkatërronte Perëndimin, duke lënë Evropën në gërmadha. Për vitin 2026, ajo ka parashikuar se tensionet mes fuqive të mëdha – veçanërisht mes Rusisë dhe SHBA-së – do të arrijnë kulmin, ndërsa Kina mund të ndërmarrë një pushtim të Tajvanit.

Dominimi i inteligjencës artificiale

Një tjetër aspekt që ngjall debat është roli i inteligjencës artificiale. Sipas Baba Vanga-s, viti 2026 mund të jetë momenti kur teknologjia kalon përtej kontrollit njerëzor. Ajo ka paralajmëruar se robotët dhe inteligjenca artificiale do të marrin nën zotërim punët, marrëdhëniet dhe jetën e përditshme të njerëzimit, duke e vendosur atë përballë një rreziku të paparë.

Rreziku nga hapësira

Në parashikimet e saj lidhet edhe një objekt misterioz që pritet t’i afrohet Tokës. Shumë e kanë quajtur ‘kometë’, por astronomi i njohur i Harvardit, Avi Loeb, ka ngritur dyshime se mund të mos jetë një trup i zakonshëm qiellor. Ai sugjeron se objekti mund të jetë një anije kozmike e ndërtuar nga inteligjenca jashtëtokësore, e cila mund të ketë qëllime të panjohura. Sipas tij, njerëzimi mund të përgatitet si për mundësinë e një shpëtimi, ashtu edhe për rrezikun e një pushtimi.

Përfundim

Edhe pse parashikimet e Baba Vanga-s janë shpesh të interpretuara dhe të diskutueshme, ato vazhdojnë të tërheqin vëmendje dhe të ngjallin frikë. Viti 2026, sipas saj, mund të shënojë një pikë kthese për njerëzimin – mes katastrofave natyrore, konflikteve globale, përparimit të pakontrolluar teknologjik dhe rrezikut të jashtëtokësorëve.

Nuk di të ndalet, Izraeli kryen sulme ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

Izraeli njoftoi të enjten se ka kryer sulme të reja ajrore kundër caqeve ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor, për ta parandaluar rigrupimin e grupit militant në ketë pjesë të vendit.

Shtetet e Bashkuara e ndërmjetësuan një armëpushim në nëntor mes Libanit dhe Izraelit pas më shumë se një viti luftimesh të shkaktuar nga lufta në Gazë, por Izraeli ka vazhduar me sulme të kohëpaskohshme ndaj Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani përtej kufirit.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Rama ‘urdhëroi’ shkarkimin/ Vjen lëvizja e radhës së Erion Veliajt

Gjykata e Lartë ka vendosur datën 2 tetor për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Relatore në këtë çështje do të jetë gjyqtarja Albana Boksi.

Ditën e djeshme anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak kanë firmosur në selinë e PS një dokument për shkarkimin e tij.

Veliaj vijon të jetë në paraburgim si i akuzuar për korrupsion.

“Ndγrësira, dua t’ju ρështγ”/ Avokati shpërthen kundër PS: Na morët jetën, na tregoni arritjet… (Video)

Iftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News ishte avokati Romeo Kara i cili foli lidhur me zhvillimet politike në vend. Ai reagoi ashpër kundër të gjithë qeveritarëve duke i cilësuar ata si të punojnë vetëm për veten e tyre jo për poullin.

Gjithashtu avokati theksoi se të gjithëduhet të vinë në qeveri në rrugë të tjera pasi në këtë formë shqiptarëve po iu bëjnë atë që siu ka bërë njeri. Kara nuk kurseu as ofendimet duke i cilësuar të gjithë si ndyrësira dhe qelbanikë.

“Ne duam zgjidhje. Dhe nëse këta janë “gjoja” atje në vendin tonë dhe s’na pyesin, atëherë, nëse do të shkonte Auloni, do të ishte në nderin e Kryetarit të Shtetit të jetonte me minimum jetik.

Kur jepja mësim në Kombinat herët, ishte një vajzë e mirë, nga një familje e varfër, dhe e dija që ishte ndër më të papërgatiturat. Në çdo moment punoja me të, lija, shpjegoja derisa të kuptonte ajo jo vetëm për vete, por edhe për tre të tjerë.

Këta nuk qeverisin për njerëzit; ata na kanë marrë rrugët, na kanë marrë jetën. Vijnë ndyrësirat, japin shfaqe. Nuk kam fjalë, ta nxjerr nga shpirti e pështymë t’i hedh përditë fundërrinave që na kanë bërë atë që nuk na ka bërë askush tjetër, e pastaj dalin e tregojnë “arritje”. Njëri më i qelbur se tjetri. Nuk kuptojnë që duhet të shkojnë në rrugë të tjera. Mendoj që demokracia me përfaqësim ka përfunduar që me kohë dhe populli që të shënojë fundin enjë etape dhe filliminn e një etape tjetër duhet të ushtrojë demokraci të drejtpërdrejtë.”, përfundoi Kara.

TRAGJIKE! D. igjen të gjaIIë një bυrrë e 2 fëmijë pas aksidentit me makinë (DETAJE)

Një aksident tragjik ndodhi në Villigst të Gjermanisë Perëndimore, ku një makinë Tesla u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë.

Si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur një burrë 43-vjeçar dhe dy fëmijë 9-vjeçarë që ndodheshin brenda automjetit. Një fëmijë tjetër arriti të shpëtojë dhe u transportua me helikopter në spital.

Sipas policisë, makina doli nga rruga gjatë një manovre parakalimi dhe u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes.

Një banor vendas u përpoq të ndihmonte, por dështoi të hapte dyert, të cilat ishin të tipit elektronik me tërheqje automatike, që sipas raportimeve nuk funksionojnë në rast ndërprerjeje të energjisë.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen ndaj sigurisë së automjeteve Tesla, veçanërisht përsa i përket dorezave elektronike, të cilat mund të bëhen të papërdorshme në raste emergjence. Autoritetet gjermane po kryejnë një analizë të plotë të aksidentit, ndërsa në SHBA, NHTSA ka hapur një hetim për dorezat e dyerve, duke theksuar mungesën e udhëzimeve të qarta për hapjen manuale.

Tesla nuk ka komentuar ende mbi rastin, ndërsa përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se po shqyrtojnë ridizajnimin e dorezave, pas disa incidenteve të ngjashme të raportuara edhe më parë.