FOTO/ ΡërIeshje masiυe mes dy familjeve turke jashtë një restoranti në Britani, grupet ρërdorën shpata, t.hika dhe shkopinj metalikë

Ky është momenti i tmerrshëm kur disa banda përdorin shpata, thika dhe shkopinj metalikë gjatë një përleshjeje shumë të frikshme jashtë një dyqani në Britaninë  e Madhe.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Sipas The Sun, shtatë persona janë arrestuar pas përleshjes që shpërtheu midis dy bandave familjare në një rrugë kryesore britanike të ngarkuar.

Burrat dhe një djalë adoleshent kanë pranuar rolin e tyre në përleshjen masive ku u përdorën thika, shkopinj metalikë dhe një shpatë jashtë një dyqani kebapësh dhe një dyqani ushqimesh.

30 mln lekë në muaj rroga për këshilltarët e Spiropalit, Arlind Qori: Deri kur do t’i durojmë këto shushunja?

Një dokument që ka rrjedhur nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë zbuloi se për këshilltarët e Elisa Spiropalit janë paguar rreth 30 milion lekë të vjetra në muaj vetëm rroga, ndërsa në një vit shifra shkon deri në 400 mijë euro.

Nisur nga kjo, kreu i Lëvizjes Bashkë kujton se ka depozituar në Kuvend nismën për minimumin jetik, por Elisa Spiropali nuk ka denjuar t’i kushtojë asnjë sekondë vëmendje projektligjit duke e kthyer mbrapsht si të pashqyrtuar.

30 mln lekë në muaj rroga për këshilltarët e

“Ne jemi tallur me znj.Spiropali kur e krahasonte shefin e vet Edi Ramën me Skënderbeun, por më duket se veçse të qeshim me të duhet të qajmë edhe me fatin tonë si qytetarë të një vendi ky pensioni minimal është rreth 90 mijë lekë”, thotë Arlind Qori në një deklaratë në rrjetet sociale pasi ka mësuar për shifrat e ekzagjeruara të shpenzimeve të ish-kryetares së Kuvendit.

Rubio: Do t’iu heqim vizat atyre që festuan vrasjen e Charles Kirk

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha sot se administrata Trump ka filluar të revokojë vizat e shtetasve të huaj që kanë shprehur mbështetje ose kanë festuar vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.

Në një postim në platformën “X”, Rubio theksoi: “Amerika nuk do të pranojë të huaj që festojnë vdekjen e qytetarëve tanë!”

Ai shtoi se ata që ndodhen në SHBA me vizë dhe mbështesin vrasjen publike të një figure politike duhet të përgatiten për deportim, shkruan Euronews.

Masa të tilla ishin paralajmëruar edhe më herët, ndaj individëve që glorifikojnë ose banalizojnë vrasjen e Kirk, duke i cilësuar ata si “vizitorë të padëshiruar” në SHBA.

Ky veprim është pjesë e një politike më të gjerë të administratës për të monitoruar aktivitetet online të shtetasve të huaj dhe për të ndërmarrë veprime ndaj atyre që shprehin ideologji të dhunshme ose urrejtje.

Pas vrasjes së Kirk më 10 shtator 2025 në Utah, disa individë kanë shprehur mbështetje për aktin, duke çuar në reagime të ashpra nga autoritetet amerikane.

Kompani dhe institucione të ndryshme, përfshirë Nasdaq dhe firma ligjore Perkins Coie, kanë pushuar punonjës për komente të papërshtatshme lidhur me vrasjen e Kirk.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 18 shtator 2025

Dashi

Partneri do iu mbeshtesë ne gjithcka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla te vyera. Marrëdhënia me te do jetë edhe me e mirë sesa ju vetë e kishit menduar. Beqarët duhet te zgjidhin njëherë konfloktet qe kanë me disa persona para se te mendojnë për një histori dashurie. Me paratë nuk do i keni aspak mirë punët. Po shpenzuat pa masë gjërat mund te marrin tatëpjetën.

Demi

Ka rrezik që nje krizë ta tronditë jetën tuaj ne cift gjatë kësaj dite.Do kërkoni ne çdo moment te dalë e juaja dhe kjo mund te sjellë debate të njepasnjëshme. Beqarëve do iu ndryshojë menjëherë jeta pas nje takimi impresionues që do kryejnë. Ne planin financiar mos bëni sakrifica për ta përmirësuar situatën, por mundoheni me sa të mundeni të ruani ekuilibrn.

Binjaket

Gjatë kësaj dite pritet te ndodhin ngjarje të mëdha ne jeten tuaj ne cift. Do ndiheni aq mirë saqë herë pas here do iu duket vetja sikur jeni ne një ëndër. Shfrytëzoni cdo sekondë. Beqarët duhet te presin edhe disa dite nese duan te gjejnë personin që iu përshtatet më shumë. Gjendja fianciare do jetë aq e mirë saqë do arriini të shpenzoni dhe te hiqni edhe disa para mënjanë.

Gaforrja

Klima yjore do jetë mjaft e përshtatshme gjatë kësaj dite për te dashuruarit kështu që mund të merrni edhe ndonjë vendim me rëndësi. Do i mendoni shumë mirë gjërat para se te hidhni cdo hap. Beqarë do njihen me një person mjaft serioz i cili d i mahnisë që me shikim te parë. Financat do kenë ndërlikime të vogla, por me pak mundim do mund ta ruani te stabilizuar gjendjen.

Luani

Sot, ju që jeni ne një lidhje do kaloni një etapë goxha delikate, por që nëse ja dilni gjërat do ecin edhe më mirë. Mendohuni para se të hidhni cdo lloj hapi. Beqarët do kene pa fund mundësi për takime dhe aventura afatshkurtra, asgjë më shumë sesa aq. Për te përmirësuar te ardhurat nuk duhet ne asnjë mënyrë t’iu besoni lojërave te fatit sepse mund te humbni më tepër.

Virgjeresha

Ditë goxha pasionante kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Do jeni gati te bëni gjithcka vetëm që marrëdhenia në cift te jetë sa me e ngrohtë dhe harmonia te mbizotërojë. Beqarëve nuk do iu pëlqejnë personat që do mundohen t’i joshin prandaj do preferojne më mirë te qëndrojnë edhe sot vetëm.Te ardhurat do kene një përmirësim te vogël.

Peshorja

Pritet qe dita e sotme të jetë me shumë fat për të dashuruarit. Secili do tolerojë edhe me shumë se më pare dhe atmosfera do bëhet më e kendshme. Beqarët nuk duhet t’iu besojne verbërisht personave që do i joshin sepse disa mund te kenë një sjellje te mirë vetëm sa për te rënë në sy. Ne planin finaciar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni që gjendja te përkeqësohet.

Akrepi

Nëse jeni ndër ata që kanë vuajtur kohët e fundit nga vetmia apo marrëdhenia ne cift nuk ka qënë si duhet, sot do kalojnë një ditë goxha më te mirë. Beqarët do vazhdojnë ta kërkojnë ne cdo cep dashurinë, por sërish nuk do e gjejnë dot atë. Klima nuk do jetë aq e favorshme sa duhet për financat. Refektoni shumë herë para se te kryeni cdo lloj shpenzimi.

Shigjetari

Do e mbroni nga gjithçka jetën tuaj ne cift gjatë kësaj dite dhe nuk do lejoni ne asnjë moment qe persona te tretë t’ua prishin harmonine dhe bashkepunimin. Beqarët do kene vetëm tërheqje fizike, asgjë me shumë sesa aq. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do arrini shume shpejt ta përmirësoni gjendjen. Do i shlyeni edhe borxhet që keni pasur.

Bricjapi

E jetën tuaj në çift çdo gjë do ecë për mrekulli. Madje ne disa momente do përjetoni ndjesi dhe emocione aq te forta saqë di iu duket sikur jeni ne një ëndër. Edhe per beqarët klima do jetë e favorshme për takime. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Buxheti do jetë përgjithësisht i mirë, por për shkak te faturave të shumta qe keni për të paguar nuk do mund te hiqni para mënjanë.

Ujori

Bëni atë qe do iu thotë zemra sot nëse doni te ndiheni sa me mirë. Nga ana tjetër mos uavini aspak veshin atyre që do iu thonë njerëzit rreth e rrotull. Beqarët do jenë të qartë për atë qe duan dhe do e gjejnë mënyrën për t’ia arritur qëllimit. Ne planin financiar do jeni shumë te zotët dhe do e ruani gjendjen gjithë kohës te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Peshqit

Nuk do ju pëlqejë aspak sjellja e partnerit sot dhe për këtë arsye shpesh do keni debate të forta me të. E mira do ishte të flisnit te paktën për njëherë të vetme hapur dhe të saqronit cdo gjë. Beqarët duhet te tregohen te matur sepse jo te gjithë personat mund te jenë ashtu si duken.Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Nuk e keni ende luksin për te blerë cdo gjë që ju pëlqen.

“Më ρërdh▪︎noi në hotel”, lirohet i riu shqiptar, dyshohet se vajza greke e akuzoi në shenjë hakmarrje pasi…

26-vjeçari shqiptar, i cili u akuzua për sulm seksual ndaj të një 20-vjeçareje në Selanik, me të cilën duket se ka pasur një lidhje të rastit, u lirua me kusht pas kërkimfaljes së tij para hetuesve. Sipas asaj që vajza i raportoi policisë, në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj. Ajo gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.

Prokurori ngriti kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit për përdhunim dhe shkelje të ligjit për drogën, ndërsa pas shpjegimeve që ai i dha hetuesit sot, u vendos që ai të lirohej me kushtin kufizues të ndalimit të afrimit dhe komunikimit me 20-vjeçaren.

Sipas informacioneve, 26-vjeçari, i mohoi akuzat dhe pretendoi se 20-vjeçarja e akuzoi rrejshëm për t’u hakmarrë ndaj tij, ndër të tjera sepse ajo ishte informuar se ai kishte një lidhje tjetër.

‘BE me sy mbyllur?’, paralajmëron Kikia: Pranimi i Shqipërisë me këto probleme s’i shërben qytetarëve

Gazetari Mentor Kikia tha sot se procesi i integrimit të vendit në BE përfshin një sërë aspektesh, si demokracia, zgjedhjet dhe transparenca publike, duke theksuar se nuk është rrugë që shtrohet vetë.

I ftuar në një emision televiziv Kikia u shpreh se europianizimi i vërtetë do të vijë vetëm kur të realizohen standardet e përcaktuara, që ngjasojnë me ato të qytetarëve europianë.

“Integrimi nuk është një rrugë që shtrohet, por një proces i cili përfshin të gjithë Shqipërinë si demokracia, zgjedhjet transparencen publike. Kështu që parimisht Shqipëria integrohet se të gjithë këto perimetra mund të realizohen dhe se fundi i lumtur nuk është integrimi në BE që ne t’i realizojmë ato standarte. Dhe përpara se të jemi qytetarë evropianë, por qytetarë që të jetojmë në kushte si evropianët. Nëse BE do të vazhdojë me këtë qasje optimiste dhe të pranojë Shqipërinë me këto probleme që ndodhet atëherë po realizohet një strategji politike, por nuk do t’i shërbejë qyetarëve. Sepse ne nuk na intereson, nëse nuk arrihen qëlimet tona”,-tha Kikia.

Ngacmohej vazhdimisht në shkollë, 14-υjeçari i jep fυnd jetës


Një 14-vjeçar i mori jetën vetes në dhomën e tij, një ditë para se të rifillonte shkolla. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali dhe autoritetet kanë nisur menjëherë hetimin për nxitje për vetëvrasje.

Ndërsa Ministria e Arsimit ka urdhëruar inspektime në dy shkolla që ai ka ndjekur. Ngacmimet e vazhdueshme nga bashkëmoshatarët dyshohet të jenë shkaku i tragjedisë.

Mediat italiane shkruajnë se Paolo ishte përballur me ngacmime të përsëritura që nga shkolla fillore. Ai quhej “Paoletta” dhe “Nino D’Angelo” për shkak të pamjes së tij – flokë të gjatë biond – dhe ishte shpeshherë i izoluar nga të tjerët.
Në një rast, një bashkëmoshatar kishte sjellë edhe thikë në klasë, por incidenti u minimizua dhe ankesat e familjes u injoruan.

Sipas mediave italiane, prokuroria e Cassinos ka hapur një çështje për nxitje për vetëvrasje, ndërsa ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka kontaktuar personalisht babain e Paolo-s dhe ka nisur inspektime në shkollën fillore dhe atë të mesme ku djali kishte studiuar.

Këngëtari napolitan Nino D’Angelo, emri i të cilit u përdor për ta tallur Paolo-n, reagoi në rrjetet sociale:
“Na fal Paolo, nëse nuk ishim aty për ty. Më vjen keq që të thirrën me emrin tim”.

Nga ana tjetër, vëllai i Paolo-s, Ivan, përmes një letre drejtuar institucioneve, kërkon drejtësi për vëllain e tij dhe denoncon mungesën e ndërhyrjes, pavarësisht raportimeve të shumta të mëparshme. Familja thekson se ngacmimi është një plagë serioze që, kur neglizhohet, mund të marrë jetë.

“Të mbush barkun me ρΙumba…”/ ‘Çmendet’ polici në Berat, nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon kolegun e tij (Emri)

Një ngjarje jo etike dhe aspak profesionale, që ul imazhin e Policisë së Shtetit, ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku si pasojë e një debate të fortë mes dy agjentëve të Operacionales, njëri prej tyre mësohet të ketë nxjerë armën dhe ka kanosur kolegun.

“…Të mbush barkun me plumba…” – Këto kanë qenë fjalët që Muhamet Lana ju drejtua kolegut të tij polic, Partizan Lumi, i cili më parë ka shërbyer si agjent operacional pranë Drejtorisë së Qarkut Berat, por së fundi është transferuar polic Rendi në Komisariatin e Poliçanit.
Mësohet se shkak i konfliktit është bërë transferimi i agjentit Partizan Lumi nga Operacionalja e Drejtorisë së Beratit drejt komisariatit të Policisë Poliçan.

Ky largim i Lumit, ka afruar Muhamet Lanën në operacionalen e Beratit, i cili mësohet të jetë mik i ngushtë i zv/drejtorit të hetimit të krimeve në Drejtorinë e Beratit, Shkëlqim Xhezairaj.
Konflikti mes dy policëve të mësipërm, ka ndodhur përballë Drejtorisë së Policisë Berat, duke bërë që situata konfliktuale të përfundojë në dyert e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi Partizan Lumi, ka paraqitur një kallëzim penal dhe rasti tashmë është në verifikim e sipër.

Për këtë situatë të ndodhur ditën e djeshme është njoftuar dhe prokurori i gatshëm i Beratit, i cili pritet që në ditët në vijim të njihet me materialin referues që do përcjellin oficerët e AMP-së në prokurori.

Pas ‘rrëmujës’ për dasmën e ish-it, dalin fotot e Eva Muratit me të dashurin e ri

Edhe pse u duk ‘zemër thyer’ nga martesa e Genarit me Cindy Marinën, moderatorja Eva Murati duket se është në një periudhë të lumtur në jetën e saj private.

Mësohet se ajo është në një lidhje me biznesmen italian Adriano Beau, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë. Fakti që ai mund të jetë biznesmen nuk është konfirmuar, por janë vetëm fjalë (që jo rastësisht), mund të kenë dalë nga vetë moderatorja e sportit.

Fotot tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në Tiranë dhe jashtë saj, ndërsa buzëqeshjet dhe komunikimi i afërt mes tyre konfirmojnë romancën.

Kjo romancë vjen në mes të lajmeve rozë pas komentit të Evës për dasmën e ish partnerit të saj, Genar Topallit. Disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore. Eva nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Eva sqaroi deklaratën e bërë.

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jete të lumtur për të gjithë.”-tha ajo.

Dasma e çiftit, Genar dhe Cindy e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.
Nuk do ishte çudi që, për të ‘shuar rrëmujën e rrjetit’, Eva të ketë publikuar më në fund partnerin aktual dhe këto foto t’i ketë hedhur vetë në qarkullim.

“Kam burrëri femërore, 24 vjeç jam puthur për herë të parë”/ Ka ardhur në “Përputhen” për të gjetur dashurinë, Pranvera “tremb” djemtë: Jam…

Pranvera është një nga konkurrentet e këtij edicioni në “Përputhen” e cila ka ardhur në këtë format për të gjetur dashurinë.

Ajo është 26 vjeçe dhe vjen nga një lidhje e gjatë, të cilës i ka dhënë fund pak muaj më parë.

Pranvera tha se është femër dominante dhe me burrëri femërore, që e përkufizoi këtë si “besnikëri ndaj partnerit”.

“Jam dominante, karakterizohem nga burrnia femërore, që domethënë që mashkullin nuk e pret në besë, nuk e tradhton. Jo në aspektin fizik. Nëse këta të 12 janë burra do ta shohim. Dhe nëse dikush është burrë, më nxjerr anën time të butë”, tha ajo.