RAI nis programin e parë në gjuhën shqipe për arbëreshët

Radiotelevizioni Italian (RAI) ka njoftuar nisjen e programimit të parë në gjuhën arbëreshe në rajonin e Kalabrisë, duke shënuar një hap historik për mbrojtjen e gjuhëve minoritare dhe trashëgimisë kulturore në Itali.

Ky projekt realizohet në kuadër të Ligjit 482 të vitit 1999, i cili garanton mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore, dhe është rezultat i një marrëveshjeje mes RAI-t dhe Departamentit për Informacion dhe Botime pranë Presidencës së Këshillit të Ministrave të Italisë.

Sipas marrëveshjes, gjatë 13 muajve të ardhshëm RAI do të prodhojë e transmetojë emisione në gjuhën arbëreshe, duke përfshirë lajme, tema kulturore, muzikë dhe materiale të tjera që lidhen me jetën e komunitetit arbëresh. Ky programim do të zhvillohet në nivel rajonal, me fokus fillestar në Kalabri, ku jeton edhe pjesa më e madhe e arbëreshëve.

Iniciativa shihet si një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe identitetit arbëresh, që ka mbijetuar për shekuj në Kalabri, Sicili dhe rajone të tjera të Italisë së Jugut. Ajo gjithashtu përforcon marrëdhëniet kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke u dhënë arbëreshëve një hapësirë të re në mediat kombëtare.

“Kam frikë nga Erion Braçe”, si ra në KURTHIN e agjentëve 35-vjeçari nga Tirana!

Detaje të reja  nga dosja e skemave piramidale online, ku në njërin episod faktohet edhe përfshirja e Ereledio Shebekut në këtë skemë, i cili po ashtu ka rënë në kurthin e agjentëve.

Ata janë takuar me Shebekun më datë 30.08.2025 në një lokal dhe ai do tu mundësonte që të futeshin në grupin e Telegramit, ku merreshin udhëzimet nga personi i quajtur, “Leo Smith“.

Por, në dosje thuhet se Shebeku i ka regjistruar dy agjentët vetëm në platformën Binanc, pasi e kishte zënë frika pasi emrin e tij e kishte përmendur deputeti Erion Braçe në një postim në Facebook.

Ky i fundit ka qenë ndër të parët që ka denoncuar skemat piramidale online.

Duke qenë se kjo situatë u bë dhe mediatike shtetasi Ereledio Shebeku ishte i frikësuar dhe në tension pasi deputeti shtetasi Erion Brace e kishte përmendur në një postim në rrjetet e tij sociale.

 Për këtë arsye shtetasi Ereledio Shebeku, ka bërë të mundur vetëm regjistrimin në platformën “Binanc”, ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka thënë agjentëve të policisë se duhet të gjejnë një person tjetër që ti bëjë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte bërë tashmë pesë persona.  

Agjentët e policisë kanë qenë të pajisur me teknikë për regjistrimin audio dhe video të veprimit simulues, i cili është ende në proces transkripti për shkak të vështirësisë në dëgjim të audios.

Këto materiale janë hedhur edhe në disk. Është përpiluar raport vëzhgimi për këtë rast nga punonjësit e policies, si dhe janë këqyrur pamjet filmike”, thuhet në dosje.

Akuzohet për tre grabitje BANKASH brenda një dite, arrestohet ish-shefi i kuzhinës italiane në SHBA!

Një skenë që duket e shkëputur nga një film i viteve ’90 u zhvillua mesditën e 10 shtatorit në qendër të San Franciskos, kur një burrë hyri në një bankë, i dorëzoi punonjësit një kartëmonedhë me kërkesën për para dhe u largua me një qese plot me para në dorë.

Por ajo që fillimisht dukej si një episod i izoluar, rezultoi të ishte vetëm njëra nga tre grabitje të kryera në të njëjtën ditë, të gjitha me stil dhe autor të ngjashëm.

Policia lokale identifikoi shpejt të dyshuarin: Valentino Luchin, një 62-vjeçar me origjinë nga Este, Itali, dhe banues prej vitesh në San Francisko.

Ai është një ish-shef kuzhine i njohur, që dikur drejtonte restorante të suksesshme italiane, por që prej vitesh ndodhej në vështirësi të thella financiare.

Nga kuzhina në krim

Sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë Metropolitane, grabitja e parë ndodhi në zemër të qytetit, dhe falë ndihmës së qytetarëve, oficerët identifikuan Luchin si autorin kryesor.

Brenda të njëjtës ditë, ndodhën edhe dy grabitje të tjera bankash në Distriktin Qendror të San Franciskos të gjitha me metodë identike: pa dhunë fizike, por me kërcënim të heshtur dhe kërkesë për para.

Luchin u arrestua dhe u dërgua në burgun e San Franciskos, ku po përballet me akuza për grabitje të shumta dhe tentativë grabitjeje. Deri tani, nuk është bërë e ditur shuma e saktë e parave të marra gjatë grabitjeve.

Kush është Valentino Luchin?

Valentino Luchin ka një histori të gjatë në gastronominë italiane në SHBA. Ai u transferua në Kaliforni në vitin 1993 dhe më pas u bë shef ekzekutiv në restorantin e njohur “Rose Pistola” në zonën North Beach të San Franciskos.

Më pas hapi restorantin e tij “Osteria Ottavio” në Walnut Creek, i cili u mbyll pas gjashtë vitesh, duke e lënë atë dhe bashkëshorten me borxhe të mëdha.

Në një intervistë të vitit 2018, pas një arrestimi të mëparshëm për grabitje banke, Luchin kishte deklaruar:

 “Mendova se ishte një plan i mirë, por nuk ishte. As nuk di si të përdor një armë të vërtetë.”

Ai kishte përdorur një armë false dhe kishte kërkuar ndjesë për punonjësit e bankës, duke theksuar se veprimi i tij ishte shtyrë nga shkatërrimi financiar.

Një kthim i papritur në faqet e kronikës

Pas grabitjes së vitit 2018 dhe periudhës së burgut, Luchin kishte vazhduar të punonte si konsulent kuzhine dhe shef në restorante të ndryshme.

Në postimin e tij të fundit në Instagram në shkurt të këtij viti, ai promovonte menunë e një restoranti në Hawai, ku dukej se ishte zhvendosur për punë.

Pas kësaj, ai u zhduk nga rrjetet sociale deri në arrestimin e tij të ri në San Francisko.

Hetimet për ngjarjet e fundit janë ende në vijim, dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse Luchin do të përballet me ndonjë dënim federal, për shkak të natyrës së krimeve të tij dhe përsëritjes së veprave.

Turqia prodhon makinën e re elektrike, do konkurrojë gjigantët botëror. Erdogan e provon i pari (FOTO)

Industria automobilistike turke ka zgjeruar gamën e saj me modelin e ri elektrik Togg T10F, një sedan që i shtohet SUV-it familjar T10X.

Prezantimi zyrtar u bë pas ekspozitës IAA Mobility 2025 në Mynih, ndërsa i pari që e mori në dorë makinën e re ishte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e testoi në një udhëtim simbolik pranë pallatit Dolma Bahçe në Stamboll.

T10F arrin deri në 435 kuaj fuqi. Autonomia e tij varion nga 335 km deri në 610 km, ndërsa nga 0 në 100 km/h arrin për vetëm 4,1 sekonda.

Erdogan ishte gjithashtu i pari që mori në dorë edhe SUV-in elektrik T10X në vitin 2023. Ai ka qenë mbështetësi kryesor i projektit Togg, një konsorcium që përfshin gjigantë si BMC, Zorlu Holding, Anadolu Group, Turkcell dhe Unionin e Dhomave të Turqisë (TOBB), duke i ofruar lehtësira fiskale dhe tokë falas për fabrikën në Bursë.

Togg ka plane ambicioze për zgjerim në tregun europian, duke nisur fillimisht nga Gjermania, vendi me komunitetin më të madh turk jashtë vendit, ndërsa më pas do të ndjekin Franca dhe Italia. Të dy modelet, T10F dhe T10X, kanë marrë 5 yje në testet e sigurisë Euro NCAP.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Beteja për Merin/ Kamarieren e plagosur aksidentalisht në Shkodër, mblidhen mbi 12 mijë 700 dollarë!

Mëngjesi i 8 shtatorit ishte kaotik në Shkodër. Kafja e mëngjesit u ndërpre nga një breshëri të shtënash që la pas 2 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Mes të plagosurve ishte dhe Meri, një vajzë e re që atë mëngjes ishte në punë si çdo ditë tjetër.

Plumbat e kapën të pafaj, duke e sfiduar deri në kërcënim jete.

Kjo vajzë e bukur, e pa përlyer në asnjë ngjarje kriminale, duke shërbyer kafet në lokalin ku ishte e punësuar u plagos nga plumbat e qëlluar me breshëri nga Ragip Gila duke u plagosur në krah.

Meri u transportua në spitalin e Traumës për ndihmën e nevojshme mjekësore ku u nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Solidarizimi për të ishte i lartë jo vetëm nga komuniteti në Shkodër por edhe nga gjithë Shqipëria.

Mikesha e saj Erjona Ndou hapi një gofundme për shëndetin e saj ku shkroi: “Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep dritë çdo ambienti ku hyn.

Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.

Fatkeqësisht, më 8 shtator në Shkodër, Meri u plagos rëndë në masakrën e asaj dite, duke qenë thjesht në vendin e saj të punës, pa asnjë faj.

Në një çast, jeta e saj ndryshoi krejtësisht dhe tani ajo ndodhet në një betejë për shëndetin e saj.

Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.

Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme.

Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.

Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë”

Në pak ditë për Mertin pati 251 donacione që e tejkaluan targetin prej 10 mijë dollar që kishte ky gofundme.

Për Merin u grumbulluan rreth 12 mijë e 800 dollarë dhe me pas organizatorja e këtij Gofundme i ka ndaluar donacionet e reja.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

“700 euro për 5 ditë leje burgu”, arrestohet menjëherë shefi i regjimit në Lushnje pas denoncimit në emision

Shefi i regjimit të brendshëm në Lushnje, Irakli Leka është arrestuar mbrëmjen e sotme pas denoncimit në një emision investigativ ku u zbulua se merrte para në këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.

Në emision punonjësi i Bugut të Lushnjes u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të burgosur.

Menjëherë ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke deklaruar se ai është arrestuar në bashkëpunim edhe me SPAK.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, ku shfaqet një punonjës i Policisë së Burgjeve duke marrë vlera monetare në këmbim të një leje shpërblyese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i identifikuar është komisar I. L, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në IEVP Lushnjë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me forcë çdo akt të paligjshëm dhe korruptiv që bie ndesh me etikën dhe misionin e sistemit penitenciar.
Distancohemi qartësisht nga veprime të tilla individuale, që nuk përfaqësojnë strukturën dhe angazhimin tonë për një administratë të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 17 shtator 2025

Dashi

Me partnerin do kuptoheni me se miri gjatë kësaj dite. Te dy do jeni edhe me tolerantë dhe te kuptueshëm. Kjo do iu afrojë edhe me tepër. Beqarët me shume gjasë do fillojnë histori dashurie sekrete me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten sa duhet. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar ne mënyrë qe te mos keni vështirësi as me vonë.

Demi

Ne parim dita e sotme do jete e mire dhe pa probleme te mëdha. Planetët do iu krijojnë kushtet për t’i sqaruar te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur prej kohesh. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi takimesh por do hezitojnë ndërmjet dy personash. Mendohuni mire para se te vendosni. Sektori i financave nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar.

Binjaket

Do ketë disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift. Nëse jetoni bashke mund te ngatërroheni për çështje parash, ndërsa nëse jeni ende me vete do keni mosmarrëveshje për shkak te xhelozisë. Kujdes! Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite tërësisht ndryshe nga te tjerët dhe do iu duket vetja si ne ëndërr. Edhe ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

Gaforrja

Pritet te ketë ndryshime pozitive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do gjeni një mënyrë interesante për te kërkuar falje. Beqaret do mundohen gjate gjithë ditës te gjejnë personin e duhur, por edhe sot do jene pa fat. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur ne mënyrë qe te mos keni vështirësi. Hua nuk duhet t’i jepni askujt.

Luani

Ndikimi shume pozitiv i yjeve d e beje jetën ne çift edhe me te bukur sot. Tensioni do te shuhet dhe gjerat do marrin një tjetër rrjedhe. Beqaret duhet t’i mendojnë mire gjerat pozitive dhe negative te një lidhjeje para se te hedhin çdo lloj hapi. Mundësitë për takime do jene te mira sot. Financat do jene delikate, megjithatë me pak maturi mund te arrini ta stabilizoni situatën.

Virgjeresha

Duhet te bëni çmos gjate kësaj dite për t’u pajtuar me partnerin dhe për te krijuar një klime sa me harmonike. Me patjetër duhet larguar rutina. Beqaret nuk do jene ende te bindur për te krijuar një lidhje dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar do jeni te zotet dhe do e menaxhoni me shume maturi situatën. Gjithçka do shkoje me se miri.

Peshorja

Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Do jeni sharmante dhe seksuale me partnerin dhe do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret ende nuk do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh dhe kjo do i mërzitë pa mase. Nëse doni qe financat te jene te mira, duhet me patjetër te shpenzoni me pak dhe për gjera te domosdoshme.

Akrepi

Te dashuruarit do kenë një dite edhe me pasiononte dhe me te gëzuar. Gjithçka do shkoje si e kishit menduar. Do ndiheni te plotësuar. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te ngatërrojnë dashurinë me punën sepse mund te kenë probleme ne te ardhmen. Për financat do jete një dite me fat. Përfitoni për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Shigjetari

Sot partneri juaj do iu japë prova shume ta qarta për dashurinë e tij te cilat do iu bëjnë te ndiheni me krenare. Gjeni edhe ju mënyrën e duhur për t’ia shprehur atij me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë takime, por nuk do jene te bindur plotësisht se ata janë personat me te përshtatshëm për te krijuar një lidhje. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër. Hiqni ndonjë para mënjanë meqë gjendja është e qëndrueshme.

Bricjapi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh siç duhet me atë qe keni ne krah dhe kjo do sjelle vështirësi. Beqaret do jene me te gatshëm për te filluar një lidhje me këdo qe do iu dale para pa menduar se edhe mund te lëndohen një dite. Për te përmirësuar buxhetin mos dëgjoni shokët, por flisni sa me pare me specialistet.

Ujori

Mos u tregoni shume posesive ne jetën tuaj ne çift sepse mund te krijoni probleme te kota me partnerin. Merrini gjerat shtruar dhe shfrytëzoni momentin. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten serish vetëm. Është e kote te bëni edhe sakrifica te mëdha. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te mire, prandaj duhet te mateni para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Qielli i dashurisë do jete pa asnjë re gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do ua prishe dot harmoninë dhe bashkëpunimin qe ka ekzistuar prej kohesh. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, por ne mbrëmje do ndodhe diçka qe as ata vete nuk e kishin menduar. Përfitoni! Për financat do jete një dite e qete dhe pa probleme serioze.

“Më përdh▪︎noi, ishte i dr▪︎guar!”, vajza greke denoncon të dashurin shqiptar, arrestohet i riu. Çfarë ndodhi në Selanik

Policia në Selanik ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar për akuzën e përdhunimit, pas një denoncimi nga partnerja e tij. Sipas asaj që 20-vjeçarja i raportoi policisë, në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ajo ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj. Ajo gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.

Pas një kontrolli, oficerët e policisë nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Oreokastro e lokalizuan atë në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ku e arrestuan.

Një padi është ngritur kundër 26-vjeçarit, për krimet e përdhunimit dhe shkeljes së ligjit për drogën dhe pritet që ai të sillet në prokurori.

Ushtria izraelite nis ofensivën tokësore në Gaza, paralajmëron banorët të largohen

Ushtria izraelite e ka nisur të martën ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës, duke u futur dalëngadalë në qytetin më të madh të territorit palestinez, në të cilin janë rrënuar tashmë blloqe të tëra ndërtesash gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kjo ofensivë shënon një tjetër përshkallëzim të konfliktit që ka trazuar Lindjen e Mesme për gati dy vjet dhe mbase i zbeh edhe më shumë shpresat për arritjen e një armëpushimi. Ushtria izraelite nuk dha afat kohor për ofensivën, e cila sipas saj synon ta “shkatërrojë infrastrukturën ushtarake të Hamasit”, por mediat izraelite raportuan se ajo mund të zgjasë me muaj.

Ajo nisi në ditët kur ekspertë të pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së e akuzuan Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gazë. Izraeli e hodhi poshtë këtë akuzë, duke e quajtur raportin e ekspertëve “të shtrembëruar dhe të rremë”. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se “Gaza po digjet” teksa operacioni filloi, ndërsa bombardime të rënda goditën qytetin gjatë natës dhe në mëngjes të sotëm.

Kolona të gjata makinash dhe kamionësh të mbushur me dyshekë e gjësende të tjera u panë përgjatë rrugës bregdetare të Gazës, ndërsa njerëzit largoheshin nga qyteti. Disa hipnin mbi automjete të stërmbushura, ndërsa të tjerët ecnin në këmbë.
Në një vizitë të shkurtër në rajon, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se ka një “ka mbetur kohë shumë e shkurtër për t’u arritur ndonjë marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës.

Një zyrtar ushtarak izraelit, që foli në kushte anonimiteti në përputhje me rregullat ushtarake, tha se ka nisur “faza kryesore” e operacionit në Qytetin e Gazës. Trupat izraelite po hyjnë në qendër të qytetit nga periferitë, sipas tij.
Paraprakisht, ushtria izraelite e bombardoi tërë natën këtë qytet, duke rrëzuar ndërtesa të larta.
Sipas tij, ushtria izraelite beson se në Qytetin e Gazës kanë mbetur rreth 2.000 deri në 3.000 militantë të Hamasit, si dhe tunele të përdorura nga grupi.