“Njerëzit e shëmtυar dhe ziliqarë shëndoshen”/ Deklarata e nutricionistes që HABITI të gjithë

Nutricionistja e njohur, Tea Brame, ka dhënë disa këshilla për kujdesin e shëndetit dhe trupit tonë, sidomos pas periudhës së pushimeve. E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Tea pyeti ‘a e di që stresi të shëndosh?’.

“Njerëzit e shëmtuar dhe ziliqarë shëndoshen, se zilia në njëfarë mënyre është stres”, shtoi më pas nutricionistja.

“Aroma e spermës te meshkujt lidhet me ushqimin që konsumon…”, ja çfarë këshillash jep nutricionistja
Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Po, sepse kemi të bëjmë me mbidozë emocionesh negative.

Tea: Po. Çlirohet kortizoli dhe ti shëndoshesh. Kjo është e provuar me studim, është shumë interesante.

Ronaldo: Interesante kjo. Duhet t’ua themi shqiptarëve që për t’u dobësuar, një nga metodat është që të mos jeni ziliqarë, sepse ju shëndosh.

Tea: Kjo është. Por dhe stili i jetesës në total.

U përplas nga kamioni në Austri, ndërron jetë kampionia 23-νjeçare e patinazhit

Patinatorja Julia Marie Gaiser ka humbur jetën në një aksident rrugor në Austri. Ajo u përplas nga një kamion në një kryqëzim në Salzburg.

Ekipet e ndihmës së shpejtë tentuan ta rikthenin në jetë në vendngjarje, por 23-vjeçarja ndërroi jetë aty. Autoritetet vendore hapën një hetim pas ngjarjes, ndërsa shoferi i kamionit rezultoi negativ në testin e alkoolit.

Kryebashkiaku i Salzburgut, Andreas Jungman, shprehu ngushëllime për familjen e saj dhe e cilësoi humbjen si të madhe për botën e sportit. Fansat kanë reaguar gjerësisht në rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi.

Gaiser ka përfaqësuar më parë Italinë në patinazh artistik, përpara se të kalonte në ekipin e Austrisë. Ajo ishte pjesë e Eis Team Salzburg, me të cilin fitoi tre tituj radhazi në vitet 2023, 2024 dhe 2025. Federata

Gaiser e nisi patinazhin në moshën tetëvjeçare, më vonë se shumica e sportisteve. Karriera e saj e shkurtër por e suksesshme u shoqërua me vlerësime të shumta.

Humbja e saj shihet si një goditje e rëndë për komunitetin e patinazhit artistik. Kujtimi i saj do të mbetet përmes pasionit dhe arritjeve që solli në akull.

Sapo mirëpriti vitin e ri 2018, njihυni me vendin që është 7 vjet mbrapa

Etiopia ka festuar hyrjen në vitin 2018, duke ndjekur kalendarin e saj të veçantë 13-mujor, i cili është shtatë vjet pas atij perëndimor.

Festa e njohur si Enkutatash shënon fundin e sezonit të shirave dhe fillimin e pranverës, ku rrugët dhe tregjet në Addis Ababa u mbushën me lule të verdha adey ababa, bar për ceremonitë e kafesë dhe kafshë të ndryshme për vaktet festive.

Gjatë natës së Vitit të Ri, kryeqyteti u gjallërua me koncerte dhe muzikë live, ndërsa dita nisi me fëmijët që këndonin këngën tradicionale Abebayehosh, të ndjekur nga shërbimet kishtare ortodokse.

Ngjarja, përveç atmosferës festive, është edhe një simbol i traditave të forta kulturore dhe fetare që mbeten të rrënjosura në jetën e përditshme të popullit etiopian.

Tmerr në plazh, ujku sulmon 5-vjeçaren që po luante në rërë

Një vajzë e vogël 5-vjeçare është sulmuar nga ujku në plazhin e Marmaras në Selanik të Greqisë.

5-vjeçarja, nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, kur ujku e sulmoi nga pas.

Kafsha e egër e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë. Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe të një personi tjetër që sulmoi ujkun me gurë, duke mundur të shpëtojnë fëmijën.

E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut.

Specialistët thonë se në zonën ku ndodhi ngjarja, është e njohur prania e ujqërve dhe çekejve.

Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Kosovë disa javë më parë.

UEFA bën ndryshimin surprizë, njofton vendin e ri për kualifikueset e Botërorit

Tani është zyrtare. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd.

UEFA ka bërë me dije se sfida do të luhet në në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac me 11 tetor.

Zhvendosja nga Beogradi bëhet me synimin për të shmangur problemet dhe trazirat, në një përballje që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit.

Si Serbia, ashtu edhe Shqipëria, janë në garë për një vend në Botëror.

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev triumfon në Kroaci

Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2.

Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.

Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.

Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.

Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.

Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.

Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.

Rama dhe Vuçic të lidhur me grupe kriminale? Gazetari jep deklaratën bombë: DASH direktiva SPAK të nisë goditjen

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në një emision televiziv ka thënë se kartelet shqiptare janë të lidhura me ato serbe që ushtrojnë aktivitetin në Amerikën e Jugut.

Çollaku u shpreh se grupet kriminale të të dyja shteteve, kanë lidhje me udhëheqësit Rama dhe Vuçic.

Më tej, gazetari deklaroi se DASH i ka dhënë direktiva SPAK-ut të nisë goditjen nga pastrimit të parave të kokainës nëpërmjet ndërtimit.

“Kartelet shqiptare të lidhura me ato serbe në Amerikën e Jugut. Janë grupe të përbashkëta që kanë lidhje organike me Vuçiç e Ramën. Paligjshmëria e krimi organizuar janë mbërthyer aq shumë bashkë, e Rama është anëtar i këtij bordi e do të hetohet si një nga të pandehurit.

Në Shqipëri u pastruan miliarda euro të kokainës në ndërtim. DASH i ka dhënë direktiva SPAK të nisë goditjen. Trafiku i drogës me mbështetjen qeveritare shqiptare është bërë shqetësim amerikan”, tha Çollaku.

Mesazh për NATO-n? Manovrat ushtarake ruse-bjelloruse ndezin alarmin në Europë!

Në një fushë të madhe 72 kilometra nga kryeqyteti i Bjellorusisë, Minsk, po zhvillohet një betejë. Ka shpërthime gjigante ndërsa bombarduesit Sukhoi-34 hedhin bomba. Re të mëdha tymi errësojnë qiellin.

I gjithë territori jehon nga zhurma e mortajave dhe predhave të artilerisë që shpërthejnë. Helikopterë luftarakë bashkohen në sulm, ndërsa dronë vëzhgues fluturojnë sipër për të parë dëmin.

Por është vetëm një stërvitje.

Disa media ndërkombëtare janë sjellë në poligonin stërvitor Borisovsky, ku forcat bjelloruse dhe ruse po marrin pjesë në manovra të përbashkëta.

Është pjesë e stërvitjes ushtarake Zapad-2025 (“Perëndimi 2025”). Edhe atashetë ushtarakë nga një sërë ambasadash po e vëzhgojnë stërvitjen nga një platformë vrojtimi.

Këto janë ushtrime të planifikuara. “Perëndimi 2025” zhvillohet çdo katër vjet.

Në vitin 2022 morën pjesë 200,000 trupa, ndërsa stërvitjet e këtij viti përfshinë më pak ushtarë.

Moska dhe Minsku pohojnë se stërvitjet kanë një natyrë thjesht mbrojtëse, se ato janë krijuar për të forcuar sigurinë e Rusisë dhe Bjellorusisë dhe për të kundërshtuar çdo kërcënim të mundshëm të jashtëm.

Pretendime të ngjashme janë bëre edhe tre vite e gjysmë më parë.

Në shkurt 2022 BBC vizitoi Bjellorusinë për të raportuar mbi stërvitjen ushtarake bjelloruse-ruse “Union Resolve”. Kur stërvitja përfundoi, në vend që të ktheheshin në shtëpi, trupat ruse pushtuan Ukrainën fqinje nga territori i Bjellorusisë.

Kësaj here Bjellorusia këmbëngul se nuk ka asgjë për të fshehur.

Përfaqësues të 23 shteteve, përfshirë SHBA-në, Turqinë dhe Hungarinë, panë stërvitjen ushtarake.

“Ne e konsiderojmë këtë stërvitje si të paprecedent në transparencën e saj,” u tha gazetarëve në poligon gjeneral majori Valery Revenko, asistent i ministrit të mbrojtjes bjellorus.

“Ne nuk po kërcënojmë askënd. Ne jemi për dialog konstruktiv dhe pragmatik.”

Qartësisht kryeministri polak Donald Tusk nuk është i bindur. Ai e ka quajtur stërvitjen “Perëndimi 2025” “shumë agresive”. Polonia mbylli kufirin me Bjellorusinë para stërvitjes, duke nxitur një reagim të zemëruar nga Minsku.

“Perëndimi 2025” përkon me një periudhë tensioni të lartë në rajonin e Europës Lindore. Në jug, Rusia nuk tregon asnjë shenjë për t’i dhënë fund luftës së saj ndaj Ukrainës.

Javën e kaluar Polonia akuzoi Rusinë për shkelje të qëllimshme të hapësirës së saj ajrore me një inkursion dronësh rusë. NATO ngriti avionë luftarakë për të rrëzuar disa nga dronët.

Moska u përgjigj duke pretenduar se “nuk kishte planifikuar të godiste objektiva në territorin polak.”

Dje Rumania zbuloi se një dron rus kishte shkelur gjithashtu hapësirën e saj ajrore. Në Europë ka shqetësim të gjerë se inkursionet e tilla me dronë nuk janë aksident, por një strategji ruse për të testuar unitetin dhe vendosmërinë e udhëheqësve europianë dhe të aleancës së NATO-s.

Si Rusia ashtu edhe Bjellorusia kanë bërë përpjekje kohët e fundit për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe për të ndërtuar një marrëdhënie me administratën Trump. Por, në rastin e të dyjave, marrëdhëniet me Europën mbeten të tendosura.

Vendimi i autoriteteve bjelloruse për të ftuar mediat ndërkombëtare në stërvitjen “Perëndimi 2025” mund të shihet në dy mënyra.

Së pari, si një përpjekje për transparencë, kështu e paraqet Minsku.

Por në shpërthimet dhe të shtënat në poligonin Borisovsky ka, ndoshta gjithashtu, një mesazh për Perëndimin. Dhe mbi të gjitha, për Europën.

Ky mesazh mund të lexojë diçka të tillë: “Shihni dhe konsideroni fuqinë ushtarake pranë derës suaj; konfrontimi me Moskën nuk është në interesin tuaj.”

Prokuroria sekuestron PASURITË e “bosit” të drogës në Durrës: 33 apartamente, 15 makina dhe dyqane!

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit Arban Lamka, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Apartamente, gjithsej 33 ndodhur në objektin e ndërtuar me Vendimin nr.1, datë 12.03.2008, lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2. Konkretisht:

A. Në shkallën Nr.l

1. 1 (një) apartament me sipërfaqe ndërtimit banim 100 m2, Kati i III-të;

2. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati i III-të;

3. 1(një) apartament me sipërfaqe ndertimi 63 m2, Kati IV-t;

4. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati IV-t;

5. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati V-të;

6. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati V-të;

7. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VI-të;

8. 1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VI-të;

9. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VI-të;

10. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati VI-të;

11. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të;

12. 1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VII-të; dhe

13. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VII-të.

B. Në shkallën Nr.2:

1. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi banim 79 m2, Kati I-rë;

2. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati I-rë;

3.1(një) apartament me sipërfaqe ndertimi 79 m2, Kati II-të;

4. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati II-të;

5. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati III-të;

6. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati III-të;

7. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati IV-t;

8. 1(një) apartament me sipërfaqe 79 m2, Kati IV-t;

9. 1 (një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati IV-t;

10. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 100 m2, Kati V-të;

11. 1(një) apartament me sipërfaqe 79 m2 , Kati V-të;

12. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 84 m2, Kati V-të;

13. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VI-të;

14. 1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VI-të;

15. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VI-të;

16. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati Vitë;

17. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të;

18. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi 79 m2, Kati VII-të;

19.  1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të; dhe

20. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi 79 m2, Kati VIII-të.

Pasuritë e llojit “Njësi”, gjithsej 9 (nëntë), ndodhur në objektin e ndërtuar sipas Lejes së Ndërtimit me Vendimin nr.1, datë 12.03.2008, lagjia Nr.13, Plazh,  Durrës, ndërtuar në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2, me vendodhje në shkallën Nr.1 dhe shkallën Nr.3 me përshkrimin si më poshtë:

1. Tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m2;

2. Katër (4) dyqane me sipërfaqe 70 m2 secila në total 280 m2, Kati I-rë; dhe 

3. Katër  (4) garazhde me sipërfaqe 70 m2 secili në total 280 m2, Kati –I.

Pasuri të luajtshme (automjete)15.

15 shtator/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.7 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Paundi britanik blihet me 111.2 lekë dhe shitet me 112.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: