Kontroll në burgun e Drenovës! Zbulohet kanabis dhe një telefon, dyshohet se i përket Laert Haxhiut

Një tjetër episod i shkeljeve të sigurisë është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Drenovë, ku gjatë një kontrolli të ushtruar rreth një javë më parë janë gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa dhe një telefon celular në godinën B të paraburgimit.

Burime bëjnë me dije se telefoni është gjetur në dhomën e një të dënuari me iniciale Xh.L, i cili ndodhet në regjim të sigurisë së lartë. Ajo që ka ngritur më shumë pikëpyetje për autoritetet është dyshimi se telefoni i përket të dënuarit të njohur Laert Haxhiu, i cili ndodhet në të njëjtin burg dhe është i përfshirë më herët në ngjarje të rënda kriminale.

Telefonat dhe lënda narkotike janë sekuestruar menjëherë nga autoritetet, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar nëse telefoni realisht i përket Laert Haxhiut dhe nëse nga ai janë bërë komunikime të paligjshme.

Çanta me para dhe municion luftarak, pamjet e autorit të vrasjes së biznesmenit në Tepelenë (Video)

Në pamjet dhe hetimet e kryera në vendngjarjen “Qafa e Dilanit”, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi Kamber Sulçe, 48 vjeç, banues në Mesaplik të Vlorës, si autori i dyshuar i vrasjes së Edoardo Sarchi.

Mësohet se 48-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe ndaj automjeteve të tyre.

Nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e viktimës dhe të shoqëruesve të tij, dy armë gjahu, si dhe automjeti dhe veshjet që dyshohet se përdori autori gjatë krimit, të fshehura në një zonë malore.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan armë, municion, para në valutë dhe fara të dyshuara kanabisi gjatë kontrolleve në banesat e autorit dhe familjarëve të tij.

https://streamable.com/e/g8zk87?quality=highest

Zbulohet foto, ky është 48-vjeçari nga Vlora që i mori jetën me armë biznesmenit italian, si nisi konflikti që përfundoi në vrasje

Personi që shihni në foto është 48-vjeçari nga Vlora që i mori jetën me armë biznesmenit italian, Edoardo Srachi.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenit italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Nga të shtënat humbi jetën italiani Edoardo Sarchi.

Policia njofton se ka sekuestruar ga vendngjarja, automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

Gjithashtu, ka sekuestruar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin viktimën dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit.

Më pas shtetasi Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

–Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.

–Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.

Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

NJOFTIMI

Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..

Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.
Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.

-Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.

Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Κ rim i rëndë familjar/ Β.υrri ν▪︎r et ρartneren dhe dy fëmijët e mitur, më pas υe. tëυritet

Një krim i rëndë në famikja ka ndodhur në Gjermani.

Një burrë në Oldenburg, vrau partneren e tij dhe më pas edhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se t’i merrte jetën vetes.

Protothema raportoi se krimi i rëndë ndodhi në mesditë të së hënës në një ndërtesë banimi. Pasi fqinjët njoftuan autoritetet përkatëse, policia gjeti katër trupa në shtëpi.

Arma u gjet pranë viktimave dhe u mor nga policia për hetime të mëtejshme.

Motivet e sulmuesit mbeten të panjohura, ndërsa forcat e policisë po hetojnë akoma.

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

“Pusho ti o bukurosh!”, kështu i drejtua gjatë seancës së sotme në Kuvend, Belinda Balluku deputetit të PD Klevis Balliu, teksa ky i fundit e ndërpreu gjatë fjalës së saj.

Kaq u desh që mes Balluku dhe Balliu të shkëmbeheshin ironi dhe replika. Ky i fundit deklaroi se ka lindur i bukur, kurse sipas tij, zv.kryeministren e kanë bërë të bukur paratë e shqiptarëve, duke i përmendur vjedhjet me “Tigrat” e Vlorës apo abuzimet me ndërtimin e rrugëve.

Në përgjigjen e saj, Balluku vazhdoi talljen me deputetin, duke thënë se e keqja është se ai e besoi se është i bukur, ndërsa për veten e saj tha se janë të bukur si fis dhe nuk iu janë dashur lekë për ndërhyrje.

Klevis Balliu: Zonja Balluku e para faleminderit për fjalën bukurosh. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të bënë paratë e shqiptarëve. Ti do bëje mirë këtu që të na flisje për tigrin1 dhe tigrin3, do të bëje mirë që të na flisje që në vendin më të varfër të Europës, ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës, 25 milionë euro. E ke bërë vetëm ti. Vjen në vendin më të varfër të Europës me 40 mijë lekë ndihmën ekonomike dhe me 25 milion euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen më një shi. Duhet të flasësh për këto, për bukuroshët gjej kohëve tënde, jo këtu në Parlament.

Belinda Balluku: Problemi është që ky filloi të besojë që është bukurosh, kjo është me keqja. Dhe pa qenë pa qenë bukurosh e çfarë nuk thoshte kurse me këtë epitetin do të çmendet fare. Unë çuditesha se përse ti mërziteshe kur të përmendej emri i babait, por mund të pyesësh edhe Fariun edhe Jetën, kurse ne andej nga fisi jemi të bukur përgjithësisht dhe nuk na është dashur asnjë lekë.

Iu sekuestruan miliona euro pasuri dhe vila luksoze, flet noterja: Vijoj punën, e shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë

Pasuri me vlerë 3 milionë euro i janë sekuestruar sot noteres Sanja Telhallari.

Nga hetimet e kryera nga prokurori Ndini Tavani ka rezultuar se gjatë 11 viteve, nga 2013 deri në 2024, 35 vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në në prej komplekseve më elitare në Tiranë.

Noterja ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere. Këtë luks 35 vjeçarja nuk nguronte ta publikonte as në rrjetet e saj sociale.

Sipas prokurorisë së Tiranës dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, Klodian Porja i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.

E kontaktuar nga Top Channel noterja tha se vijon punën normalisht dhe se do të shprehet kur gjykata dhe prokuroria të kenë thënë fjalën e tyre. Sipas saj e shkuara e bashkëshortit nuk mund ta prekë dhe se të ardhurat si notere i ka të gjitha të ligjshme.

Por pavarësisht këtyre dyshimeve noterja 35 vjeçare këtë të hënë e kishte një ditë të zakonshme pune në zyrën e saj noteriale në Tiranë duke pritur e përcjellë klientë.

“U merrte burrin të tjerava!”- Influencerja e njohur trondit me deklaratën për Parashqevi Simakun: E shmangnin, nëpër dasma…

Influencerja Shqipe Hysenaj, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me këngëtaren Parashqevi Simaku, duke ndarë me publikun thashethemet që ka dëgjuar për të në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë, ajo u shpreh se ka dëgjuar se Parashqevia ishte përmendur si një person që “u merrte burrat të tjerave”.

Ajo shtoi se ishte befasuar nga këto informacione dhe se kjo histori kishte shkaktuar bujë në komunitetin shqiptar në Amerikë.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave,” tha ajo. “Mendova që ishte femër e bukur dhe kishte karrierë, por familjet nisën ta shmangnin dhe ajo u tërhoq nga skena,” tha Shqipja.

Ajo theksoi gjithashtu se këto thashetheme ishin të njohura kryesisht për shqiptarët që jetonin në Amerikë prej vitesh dhe jo për emigrantët e rinj.

“Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë, sidomos në dasma, deri në momentin që nuk e merrnin më dhe ajo u zhduk. Nuk është e bukur ta them, dhe edhe unë nuk e pata të lehtë ta dëgjoja,” përfundoi influencerja në TCH.

I shkoi në shtëpi për ta surprizuar me një parfum të shtrenjtë, moderatorja sajoi takim dhe futi në burg mjekun që e përndiqte

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Mjeku psikiatër jo vetëm kishte miqësi me moderatoren, por dinte edhe banesën e saj, madje Kamberi është nisur nga Kosova dhe është shfaqur para shtëpisë së moderatores, për t’i bërë një surprizë, një parfum të shtrenjtë.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim./ Top Channel

I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik organesh

22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë Arrëzi rezulton i zhdukur që prej 13 shtatorit, teksa një ditë pas zhdukjes, babai i tij, shtetasi Z. Kola, 63 vjeç, bëri kallëzim në Polici ku kërkoi ndihmë për gjetjen e të birit, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Që prej vdekjes se nënës, i riu shfaqi probleme të shëndetit mendor, por që as nuk ishte agresiv e as nuk largohej për të mos u kthyer në banesë.

I vëllai i tij, Denis Kola, në një prononcim për mediat tregon se për herë të fundit, Elkristi ka komunikuar me babain e tij, ku i ka thënë se do e merrte një burrë, edhe pse nuk e njihte atë.

Sipas tij, Elkristi në momentin e largimit kishte marrë dhe telefonin e babait, por edhe pse telefoni ra gjatë 24 orëve të para pas humbjes, ai nuk u hap asnjëherë deri sa u fik.

Denis Kola shpreson në angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore, ku kërkon që të pakten të zbardhen tabulatet telefonike nësë vëllai i tij ka komunikuar me ndonje person pas largimit dhe pse nuk gjendet qeliza e telefonit.

“Vëllai im është larguar nga banesa me 13 shtator, afërsisht rreth orës 19:30-20:00 dhe përpara se të largohej ka komunikuar me babain tim dhe i ka thënë se do dal se një burrë do të vijë të më marrë. E ka pyetur babai se kush është ai burrë, ai ka thënë se nuk e njoh.

Unë mendoj se nga ajo çfarë i ka thënë babait, mendoj se mund ta ketë ikur, ose mund ta ketë marrë dikush. Edhe faktin që nuk e ka kapur asnjë pjesë të kamerave, dhe nuk e ka parë askush, unë mendoj se mund ta ketë marrë dikush. Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim apo jo, por mund të jetë për arsye të ndryshme, mund ta shfrytëzojnë për ndonjë gjë, ose mund t’i shesin organet. Mendoj se edhe mund të ketë bërë ndonjë aksident, mund t’i ketë ndodhur diçka.

Të paktën të zbardhin tabulatet telefonike, ta dime me kë ka folur në ato momente, se ai nuk është larguar kështu tak-fak”

I lodhur nga kjo situatë, Denis Kola të cilit tashmë i ka mbetur vetëm babai shpreson se vëllai i tij të jetë akoma gjallë, por sido që të jetë, ai kërkon që të dijë se çfarë ndodhi me vëllain e tij.

“Shpresoj që ai të jetë gjallë, por dhe në qoftë se nuk është gjalle, shpresoj të paktën, ta gjejmë çfarë ka ndodhur, ta stakojmë edhe ne mendjen, mos na rrijë edhe ne mendja gjatë gjithë kohë, a thua a është gjallë, apo ka vdekur, a është këtu, a është atje”.

Putin firmos urdhrin e rekrutimit, 135 mijë të rinj thirren në ushtrinë ruse këtë vjeshtë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar të hënën një dekret për nisjen e fushatës së rekrutimit të vjeshtës, e cila synon të thërrasë rreth 135 mijë burra të moshës 18 deri në 30 vjeç për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Sipas dekretit, rekrutët duhet të paraqiten nga data 1 tetor deri më 31 dhjetor dhe do të shërbejnë për një periudhë njëvjeçare. Rusi zhvillon dy fushata rekrutimi në vit: një në pranverë dhe një në vjeshtë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, autoritetet ruse kanë deklaruar se rekrutët nuk dërgohen në front, por kryejnë vetëm detyra mbështetëse brenda territorit të Rusisë. Megjithatë, ka pasur raportime të përsëritura për dërgimin e tyre në zonat e luftës.
Fushata pranverore e këtij viti kishte për qëllim të rekrutonte 160 mijë ushtarë, ndërsa ajo e vjeshtës 133 mijë (sipas shifrave zyrtare të mëparshme).

Këta rekrutë nuk duhet të ngatërrohen me mbi 300 mijë rezervistë që u mobilizuan dhe u dërguan në luftë që nga vjeshta e vitit 2022, këta të fundit kishin përfunduar më parë shërbimin ushtarak.

Rekrutët dhe lufta në Ukrainë – çështje e ndjeshme për rusët

Dërgimi i të rinjve në luftë ka qenë gjithmonë një temë e ndjeshme në Rusi, sidomos pas luftës së parë në Çeçeni (1994–1996), ku shumë rekrutë u plagosën apo u vranë, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Pavarësisht deklaratave zyrtare, në gusht 2024 Ukraina raportoi se kishte kapur disa rekrutë rusë gjatë një sulmi të befasishëm në rajonin e Kurskut, në kufi me Ukrainën.

Në vitin 2023, Rusia ndryshoi ligjin e rekrutimit, duke rritur kufirin maksimal të moshës nga 27 në 30 vjeç, për të zgjeruar bazën e mundshme të personave që mund të thirren në ushtri.