Profesor Pilinçi: Unë kam “erdh” për ju, fle vetëm 3 orë gjumë sepse 8 prej ministrave janë agjentë të grekut

Profesor Pëllumb Pilinçi mohon të jetë qeveri hije, duke i quajtur ato fjalë njerëzish. Në një mesazh të shpërndarë, profesori i njohur shprehet se ai e ka bërë qeverinë e tij dhe pret njerëzit të vejë në zyra, por jo në këto zyrat që janë aktualisht, sepse ai premton që t’i lyejë dhe pastrojë ato me allçi.

Gjatë bisedës së tij profesor Pilinçi shprehet se ka ardhur për njerëzit dhe jo për vete, pavarësisht se ka fëmijë dhe nipër që do t’i shijojë, por po e bënë këtë sakrificë, sepse shqiptarët rrinë në kafe dhe bëjnë llogje.

“Unë për ju jam, nuk jam për veten time. Për veten time po humbas kohë. Edhe unë kam fëmijë, edhe unë dua të shijoj fëmijët e mi, nipërit e mi dua edhe unë t’i shijoj, që nuk po i shijoj dot. Përse? Kam erdh për ju. Për ju që keni vetëm llafe nëpër kafene, vetëm mashtrime. Të gjithë televizionet që kanë dalë bëjnë llogje dhe ju qeshni.” – thotë kryetari i vetëshpallur i qeverisë jo ‘hije’, profesor Pëllumb Pilinçi.

Gjatë kësaj video ai ka hedhur edhe akuza të rënda për qeverinë e re, duke thënë se 8 prej ministrave janë agjentë të grekut.

Më tej ai zotohet që ta bëjë Shqipërinë në kufijtë natyror dhe thotë se e ka shpallur qeverinë, sipas tij jo hije, dhe pret vetëm të vijnë njerëzit dhe të futet në zyrë.

“Pilinçi do të bëjë Shqipërinë me kufij natyror. Unë tre orë që fle e kam mendjen në amanetet që kam. Amanetet që kam i mbarova, do bëhet qeveria. E bëmë dhe lëre se ç’thonë njerëzit, jo në hije. Pilinçi e ka bërë qeverinë. Unë pres njerëzit për të dalë ku janë zyrat, por jo në këto zyra që janë. Këto që janë do t’i bëj me allçi, do t’i pastroj që nga ’44-tërta dhe deri në momentin që flasim.” – u shpreh Pilinçi./ TemA

EKSKLUZIVE / Diella kryen disa veprime të dyshimta ende pa nisur punë

TIRANË – Emërimi i ministres virtuale Diella, që do merret ekskluzivisht me tenderat e qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin, ka surprizuar mediat ndërkombëtare, që ende nuk e kishin marrë veten nga shndërrimi në bebe me kostum, që I Gjati u bëri liderëve të Europës kur i mblodhi për samit në Tiranë.

Ato komentuan gjerë e gjatë eksperimentin shqiptar, duke transmetuar edhe sqarimet e Të Gjatit:

“Diella nuk ka farefis, kushërinj e baxhanakë që t’i mbajë me hatër, nuk ha, nuk pi dhe nuk fle; vetëm punon”.

Kur e pyetën se megjithatë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e Diellës, ai u përgjigj: “Përgjegjësinë e mbaj unë!”

“Aha, qartë, prapë ju domethënë…”, reaguan ato. 

Kur e pyetën se dakord që Diella do zgjedhë si fitues tenderi ofertën më të përshtatshme dhe nuk do kërkojë përqindje, por punimet në terren kush do t’i kontrollojë dhe çertifikojë, I Gjati u përgjigj: “Po unë ore, kush tjetër?”

Kur e pyetën se si do sillet me Diellën nëse ajo bën ndonjë gabim kur ikin dritat ose lëviz tensioni i rrymës elektrike, ai tha: “E shikoj që kërkoni të gjeni ndonjë kleçkë, por po ju them se tek e fundit, do ta pushoj nga puna!”

***

Kjo përgjigja e fundit duket se nuk i ka pëlqyer Diellës. Këtë e kemi mësuar përmes programit tonë të fjalës së fundit, Patronazhisti Që Duam, që ndjek të gjitha lëvizjet e ministres. Sepse tek e fundit, reale apo virtuale, çdo gjë në këtë vend kemi marrë urdhër ta patronazhojmë.

Diella – që I Gjati ja vuri emrin enkas për të rimuar me Bella – ka mbledhur informacion se sa do ishte pjesa e saj nëse për të gjithë tenderat që parashikohen në buxhet, do kërkonte 10% të shumës; po 20%; po 25%?

Pastaj mësohet se ka hulumtuar sesi mund ta transferonte shumën në fjalë në një bankë jashtë shtetit, fjala vjen në Zvicër.

Pastaj zhbiriloi se në ç’mënyrë mund të transferohej edhe vetë si program në ndonjë server në Lugano, gjithmonë në Zvicër, ku pas një mandati të lodhshëm si ministre, të rrinte e të pinte kapuçino virtuale buzë liqenit.

Pasi i ka kopsitur të gjitha përgjigjet, Diella ka thënë me vete, “I Gjati dashka që unë të bëj punën dhe ai të marrë meritat? Më marrç viruset, më marrç. Ça jam unë, ajo biba e-Albania që gjysmën e kohës është me difekt dhe merr meritat sikur ç’po bën?”

*** 

Por risia qeveritare me ministren virtuale, ka nxitur konkurrencën demokratike mes pushteteve të tjera. Patronazhisti mëson se SPAK po përgatit prezantimin e një programi investigativ anti-korrupsion me emrin Syrja, që do hetojë veprimtarinë e Diellës.

Nga ana tjetër, parlamenti i ri, nën drejtimin e Piko Meleshit, po bën gati programin virtual parlamentar për të lehtësuar aktivitetin e legjislativit, me emrin Taqkë.

Nëse asgjë nga këto nuk funksionojnë, I Gjati do t’u rikthehet marifeteve të vjetra për të shastisur dynjanë, si shtrirja përtokë kur takon gratë kryeministre të botës, shkuarja nëpër samite me kostum, kollare dhe pantofla, etj etj.

P.S. Mësohet se kontrata e përdorimit të fytyrës së një aktoreje shqiptare për prezantimin publik të Diellës, skadon në 2026-ën. Pas kësaj, ministria e tenderave do të përfaqësohet nga imazhi i një mashkulli me tatuazhe në qafë dhe zinxhir floriri, të quajtur Noc. Kështu I Gjati do balancojë dhe përfaqësimin krahinor në kabinet.

Vini Re: Besojmë se të paktën një pjesë e lexuesve e kanë kuptuar tashmë që Patronazhisti është rubrikë satirike. Të tjerët nuk kanë asnjë shpresë   

Dy basketbollistë shqiptarë shpallen nënkampionë Europe

Basketbollistët shqiptarë Erxhan Osmani dhe Kenan Sipahi janë shpallur nënkampionë të Europës me Turqinë, pas finales së fituar nga Gjermania.

Kenan Sipahi shënoi 3 pikë dhe Erxhan Osmani shënoi 2 pikë në finale, pasi në gjysmëfinalen ndaj Greqisë shkëlqeu me 28 pikë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Gjermania fitoi finalen e Europianit me rezultatin e ngushtë 88:83, pas një ndeshjeje shumë të luftuar.

Te turqit, pikëshënuesi më i mirë ishte Alperen Sengun, me 28 pikë, ndërsa te Gjermania u shqua Isaa Bonga me 20 pikë, i ndihmuar nga Franz Ëagner me 18 pikë.

Tronditëse Vajza 12-υjeçare abυzohet se▪︎sua|isht nga një i ri dhe një i mitur tjetër, videot e saj i shρërndanë në rrjetet sociale

Një vajzë 12-vjeçare në Itali është abuzuat seksualisht nga dy persona dhe e kanë filmuar incidentin për ta ndarë në grupet e WhatsApp .

Dy të rinj, një 18-vjeçar dhe një 14-vjeçar, po hetohen nga Zyra e Prokurorit me akuzat për sulm seksual të rënduar dhe pornografi hakmarrëse.

Siç është raportuar nga Il Centro dhe Il Messaggero , hetimet çuan gjithashtu në kontrolle të shtëpive dhe sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike që u përkisnin dy të dyshuarve.

Xhudisti shqiptar, Dardan Çena, shpallet kampion Ballkani!

KOSOVE – Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen e artë për Kosovën. Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe babai i tij, Anton Cena në rrjetet sociale.

“Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe talentit të tij, por edhe i punës së palodhshme pas tij. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Driton Kuka, arkitekt i shumë kampionëve shqiptarë, si dhe për kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, e cila ka dhënë kontribut të çmuar si mentore dhe frymëzim për Dardanin”, shkruan Anton Cena, babai i tij. Ky kampionat është mbajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Testamenti i Giorgio Armani me një trashëgimtar surprizë, Michele Morselli

Giorgio Armani, mjeshtri i elegancës italiane, ka lënë pas një testament po aq të menduar sa edhe koleksionet e tij.

Sipas Corriere della Sera, ndër emrat e përfshirë në trashëgiminë e stilistit shfaqet një figurë surprizë, Michele Morselli, 42 vjeç, administrator i përgjithshëm i Immobiliare Srl, shoqëria që menaxhon pasurinë e paluajtshme të “Re Giorgio”.

Morselli, i njohur më shumë në botën e biznesit sesa në pasarela, ka administruar një portofol luksoz që përfshin vila në Saint-Tropez, Pantelleria, Antigua, Broni dhe New York, me një vlerë neto prej rreth 289 milionë euro. Për besnikërinë dhe punën e tij, Armani i ka lënë menaxherit një trashëgimi të konsiderueshme, si obligacione shtetërore italiane (BTP) me vlerë afro 32 milionë euro, aksione të EssilorLuxottica me vlerë mbi 26 milionë euro, si dhe disa pasuri personale, përfshirë makina historike.

Në testament parashikohet gjithashtu që Morselli dhe familja e tij të mund të përdorin, për dy javë në vit, jahtin personal të stilistit. Gjithashtu, një apartament në New York dhe rezidenca në Saint-Tropez, të lëna për Dell’Orcos, do të jenë të hapura për qëndrime të përkohshme nga Morselli.

Menaxheri, sipas Corriere della Sera, është një sipërmarrës pasionant pas sportit, luan padel, peshkon, merret me çiklizëm si dhe është i përfshirë në hipizëm. Në gusht ai u emërua anëtar bordi në Blu Basket Bergamo, ekip që garon në kampionatin italian të basketbollit, Serie A2, një pasion që e ndante me Armani-n.

Stilisti nuk e ka harruar as vajzën e Morsellit, Biancën, të cilën e kishte për zemër. Për të, Armani ka lënë një polizë sigurimi me vlerë disa milionëshe, që do t’i likuidohet kur ajo të arrijë moshën 25 deri 30 vjeç. Në total, Morselli përfiton rreth 15 prona në Milano, përfshirë një apartament prestigjioz në Via Borgonuovo.

Testamenti i Giorgio Armani-t pasqyron jo vetëm kujdesin e tij për të ardhmen e markës dhe njerëzve të afërt, por edhe marrëdhëniet e veçanta që ka ndërtuar me ata që ndihmuan në ngritjen e një prej perandorive më të mëdha të modës italiane.

Mbrojtësi shqiptar shënon golin e çmendur nga mesi i fushës! – Shikoni golin!

BULLGARI – Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Lumbardh Dellova, realizoi një gol të çmendur nga mesfusha, duke i mrekulluar të gjithë, të pranishmit të cilët nuk nguruan të vendosnin duart në kokë pas realizimit të 26-vjeçarit me fanellën e CSKA Sofias.

Dellova realizoi supergol nga gjysma e fushës në minutën e dhjetë për ta kaluar në epërsi CSKA Sofian ndaj Septemvri Sofias. Titullar në këtë përballje u aktivizua edhe talenti shkodran Kevin Dodaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

“Do bëhemi milionerë ose…”- Babai i zakonshëm që drejtonte një perandori droge! S’ kishte makina të shtrenjta dhe as bënte jetë luksi! Një bisedë në WhatsApp që zbuloi gjithçka

Për botën e jashtme, Robert Andrews Jr, 34 vjeç, ishte një baba i thjeshtë, punëtor, që jetonte në një shtëpi modeste në Newport, Uells. Nuk kishte makina luksoze, veshje firmato apo ndonjë shenjë që të bënte të dyshoje për ndonjë aktivitet kriminal.

Por sipas policisë, pas kësaj fasade fshihej një bos droge, i cili drejtonte një rrjet kriminal të mirëorganizuar, që shpërndante kokainë dhe heroinë me shumicë në të gjithë Uellsin jugor.

“Nuk kishte asgjë të shndritshme tek ai. Veshjet e punës, sjellja e zakonshme, asgjë nuk të bënte të mendoje që ishte një trafikant droge,”, tha një agjent i infiltruar për dokumentarin e BBC-së Catching a Crime Boss.Si ra në gjurmët e policisë

Emri i Andrews Jr nuk ishte as në radarin e policisë deri në momentin kur oficerët zbuluan mesazhe WhatsApp në telefonin e një tjetër bosi droge, Kerry Evans, i cili tashmë është dënuar me 14 vjet e 5 muaj burg.

Në mesazhe, të dy diskutonin për marrëveshje droge me shifra gjashtëshifrore dhe bënin shaka se ose do bëheshin milionerë, ose do ndanin një qeli.

Ky “informacion i pakët” mjaftoi që njësitë speciale të Gwent Police të nisin operacionin “Mayland”, një hetim i fshehtë që do të zbulonte përmasat e jashtëzakonshme të aktivitetit kriminal të Andrews Jr.Takime sekrete

Agjentët filluan të ndjekin Andrews Jr dhe shpejt identifikuan një vend të fshehtë në një zonë pyjore afër autostradës M4, të cilën ai e përdorte për shkëmbime droge dhe para.

“Ishte një zonë shumë e dendur, askush nuk shkonte atje rastësisht,” tha një nga agjentet. “Krimi ndodhte jashtë syve të publikut.”

Në një prej këtyre takimeve, një shofer taksie, Mohammed Yamin, u ndalua nga policia menjëherë pasi kishte marrë 2 kg kokainë të pastër, me një vlerë në rrugë prej 200 mijë paundësh. Ai u dënua me 6 vjet e gjysmë burg për posedim me qëllim shpërndarje.

Hetimi zbuloi se Andrews Jr përdorte metoda të sofistikuara për të verifikuar dërguesit e parave, duke përdorur numra serialë të kartëmonedhave si kode identifikimi për transaksione të mëdha.

Në një rast, ai verifikoi një kartëmonedhë 5 paund për të siguruar që po ia dorëzonte 109 mijë paund njeriut të duhur. Brenda dy javësh, kishte kryer gjashtë pagesa me vlerë totale prej 650 mijë paundësh tek furnizuesit.

“Ai nuk ishte një shitës rruge. Ai tregtonte me kilogramë, si të ishin thasë me sheqer,” tha shefi i hetimeve, Andrew Tuck.Arrestimi

Pak para Krishtlindjeve të 2023, njësitë speciale sulmuan shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit. Ndërsa policia hynte në dhomën e tij, Andrews Jr tentoi të fshihte telefonin celular mbi një dollap, por ishte shumë vonë.

Në telefonin e tij u gjetën shënime të detajuara të porosive, detyrimeve financiare dhe klientëve, që përforcuan rolin e tij si koka e një grupi të strukturuar kriminal.

“Qeshi dhe dukej i pashqetësuar gjatë arrestimit,”, raportoi një nga agjentët.

Robert Andrews Jr pritet të përballet me një dënim të rëndë penal, ndërsa policia beson se kanë goditur një rrjet të gjerë trafiku droge, që operonte në mënyrë të sofistikuar dhe me struktura të mirëorganizuara në rajon.

Dronët ukrainas sulmojnë rafinerinë ruse në rajonin e Leningradit

Gjatë natës, dronë ukrainas goditën një rafineri nafte në Rajonin e Leningradit, Rusi, sipas Ukrainska Pravda.

Gazeta Kyiv Independent raportoi se u godit edhe një uzinë kimike në Krai të Permit, 1,800 kilometra larg kufirit ukrainas. Dje, dronë të inteligjencës ukrainase goditën një tjetër uzinë nafte në Ufa, 1,400 kilometra larg kufirit.

Objektivi i fundit thuhet se goditi një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi. E vendosur në qytetin Kirishi, Rajoni i Leningradit, është një degë e Surgutnaftogaz.Uzina ka një kapacitet rafinimi prej mbi 10 milionë ton naftë në vit dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh duke përfshirë benzinë dhe karburant aviacioni.

FOTOT+VIDEO/ Djali i Jozefina Topallit i jep fund beqarisë, martohet në Romë me Cindy Marina! Marrin edhe bekimin e Papës! Pamjet nga dasma përrallore

Genar Topalli, djali i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Cindy Marina, në një ceremoni të veçantë në Romë, më 13 shtator 2025.

Çifti mori gjithashtu bekimin e Papës, një moment që e bëri edhe më të veçantë këtë ngjarje për ta.

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë”, shkroi Genar Topalli në një postim në rrjete sociale, ku ndau emocionet. “Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë.”

https://streamable.com/e/76p8a9?quality=highest

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe figura politikë, si Falmur Noka apo edhe vajza e kreut të PD, Sali Berisha, Argita Malltezi.

Postimi në Facebook

Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme,lumturi dhe shume dashuri

Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës — një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim.

Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë — sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.

Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.

Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë.

13/09/2025

Në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë, Genar Topalli ka publikuar edhe një foto me miq dhe familjare, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri për çiftin.