Nga kazinotë e Singaporit te serat në Kavajë, të huajt: Pse po punojmë në Shqipëri (Video)

Kamera e emisionit Next Stop Albania udhëtoi drejt Kavajës, ku vizitoi një prej serave ku aktualisht punojnë dhjetëra punëtorë të huaj, të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Gazetarja Ortensa Budlla bisedoi me disa prej tyre, duke marrë përshtypjet e para mbi jetën dhe punën në Shqipëri.

Punëtorët u shprehën se kanë zgjedhur Shqipërinë jo vetëm për pagën, por edhe për përvojën e re që u ofron puna në një vend tjetër.

Ata paguhen me një mesatare prej 500 eurosh në muaj, ndërsa kushtet e punës, akomodimi dhe ambienti janë faktorë që i kanë nxitur të qëndrojnë.

Një prej tyre, një baba i ardhur për të siguruar një të ardhme më të mirë për vajzat e tij, tregoi se qëllimi i tij është t’i shkollëtojë ato.

“Punoj për dy vajzat e mia, dua që ato të kenë më shumë mundësi se unë”, tha ai.

Punëtorët e huaj janë kthyer në një mbështetje reale për disa sektorë në Shqipëri, sidomos në bujqësi, ku mungesa e fuqisë punëtore vendase ka krijuar boshllëqe.

Kompanitë që i punësojnë ndjekin procedura të rrepta për punësimin e tyre përmes agjencive të licencuara, të cilat përgjigjen për menaxhimin dhe mirëqenien e punëtorëve.

Ata marrin strehim të garantuar, kushte të mira pune dhe një pagë konkurruese, që shpesh është më e lartë krahasuar me vendet nga vijnë.

Një tjetër punëtor i quajtur Xherik, me përvojë të mëparshme në Singapor si punonjës kazinoje, tha se Shqipëria për të përfaqësonte një aventurë të re.

“Paga këtu është më e lartë, rreth 500 deri në 600 mijë lekë në muaj. Në Singapor jetoja mes kazinove dhe jetës së shtrenjtë. Aty paguaja çdo gjë – shtëpi, ushqim, internet, drita. Këtu i kam pothuajse të gjitha falas,” – tha ai.

Xheriku shton se java e parë në Shqipëri ishte e vështirë për shkak të ndryshimit të kulturës, motit dhe ndjenjës së mungesës së familjes, por tani është përshtatur.

“Kam nënën dhe babanë në vendin tim. Isha në kërkim të një pune dhe kur pashë që Shqipëria po ofronte mundësi, aplikova. Brenda dy muajsh gjithçka u përgatit dhe ja ku jam,” tregon ai.

Punëtorët e huaj shprehen mirënjohës për mundësinë dhe thonë se ndihen të respektuar. Për disa prej tyre, Shqipëria është i vetmi vend që u ka ofruar një shans real për punë, veçanërisht atyre që për shkak të moshës janë refuzuar në vende të tjera.

Zbardhet mesazhi i fshehtë në Murin e Lotëve, çfarë i tha Netanyahu Marco Rubios pas lutjes

Senatori amerikan Marco Rubio, i shoqëruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-guvernatori amerikan Mike Huckabee, vizitoi sot Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në ndalesën e tij të parë gjatë vizitës në Izrael.

Delegacioni ndoqi traditën e vendosjes së shënimeve në çarjet e “Murit të lotëve” dhe më pas mori pjesë në një lutje të udhëhequr nga Mordechai Shuli Eliav, drejtues i Fondacionit të Trashëgimisë së Murit Perëndimor.

Pas lutjes, ata vizituan edhe tunelet nëntokësore që shtrihen poshtë Lagjes Myslimane.

Pas turit, Netanyahu e cilësoi aleancën SHBA–Izrael “aq të qëndrueshme sa gurët e Murit që prekëm”. Rubio nuk dha deklarata për media, ndërsa delegacioni u largua mes masave të rrepta të sigurisë.

29 vende europiane do të heqin vulat në pasaporta. Vetëm 4 shtete jashtë BE-së në listë. Mungon Shqipëria

Nga 12 tetori 2025, 29 vende europiane do të prezantojnë një sistem të ri kontrolli të vizave që do t’i bëjë vulat e pasaportave një gjë të së kaluarës. Teknologjia moderne do të zëvendësojë kioskat manuale, duke ofruar procese më të shpejta, më të sigurta dhe më dixhitale për të gjithë udhëtarët.

Ndryshimi është pjesë e futjes në përdorim të sistemeve EES (Sistemi i Hyrjes/Daljes) dhe ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Pas regjistrimit online para udhëtimit – një kërkesë që do të kërkohet nga të gjithë udhëtarët nga vendet e treta – të dhënat biometrike të turistëve, pasi të miratohen, do të ruhen në mënyrë të sigurt, duke eliminuar nevojën për të vulosur fizikisht çdo pasaportë.

Kjo do të thotë që pikat manuale të kontrollit për dokumentet dhe rrjedhimisht edhe vulat, të cilat ishin shumë të dashura dhe të çmuara për udhëtarët që donin të kishin në duar prova fizike të vendeve që vizitonin, do të bëhen të papërdorshme, të zëvendësuara nga pikat elektronike të kontrollit që do të përshpejtojnë kohën e pritjes në kufij.

Qëllimi kryesor i kësaj inovacioni është i dyfishtë: së pari, të thjeshtojë dhe përshpejtojë kontrollet e pasaportave; së dyti, të rrisë sigurinë kufitare. Pavarësisht nostalgjisë për vulat, ky ndryshim shënon një hap të rëndësishëm drejt një përvoje udhëtimi më të qetë dhe moderne.

Sistemi EES do të regjistrojë automatikisht hyrjet, daljet dhe qëndrimet e udhëtarëve, ndërsa ETIAS do t’u lejojë udhëtarëve të marrin autorizim udhëtimi në internet para nisjes, duke shmangur radhët e gjata pas mbërritjes. Kjo do të thotë që udhëtarët do të kenë më shumë kohë për të shijuar pushimet e tyre dhe më pak stres në kufi.

Sipas ekspertëve, pullat e letrës do të bëhen një gjë e rrallë. Kushdo që dëshiron ta mbajë këtë “suvenir” tradicional ka kohë deri në tetor për të bërë një udhëtim të fundit dhe për të marrë edhe një tjetër – të paktën për udhëtarët që kalojnë nëpër BE.

Pas asaj date, kujtimet në letër do t’ia lënë vendin teknologjisë dixhitale, e cila ofron avantazhe konkrete, por zvogëlon disi sharmin e vjetër që lidhet me udhëtimet dhe aventurat nëpër botë.

Ndryshimi do të prekë 29 vende në zonën Schengen, duke përfshirë 25 vende anëtare të BE-së dhe katër vende jo-anëtare të BE-së. Ja lista e plotë: Austri, Belgjikë, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Këto vende do të miratojnë sistemet e reja dixhitale duke filluar nga 12 tetori 2025, data që do të shënojë zyrtarisht fundin e pullave fizike. Udhëtimi do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë, falë kontrolleve të automatizuara që do të zvogëlojnë radhët dhe do të sigurojnë siguri më të madhe.

Për udhëtarët e përkushtuar ndaj traditës së pullave postare, rekomandohet të shfrytëzojnë këtë muaj të fundit për të mbledhur sa më shumë të jetë e mundur. Për ata që e shohin të ardhmen me entuziazëm, kjo risi premton ta bëjë udhëtimin më modern dhe më të përparuar teknologjikisht, duke konfirmuar se udhëtimi po hyn vërtet në epokën dixhitale.

Sylvinho e ka “harruar”, ylli shqiptar shkëlqen me gol dhe asist në Angli dhe vlerësohet sërish si më i miri i ndeshjes

Anis Mehmeti ishte protagonisti absolut në fitoren mbresëlënëse të Bristol City në transfertë ndaj Sheffield United, me rezultatin e pastër 0-3, në kuadër të javës së fundit të Championship.

Sulmuesi shqiptar jo vetëm që shënoi një gol dhe dhuroi një asist, por ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen vendase, duke bërë që platforma “Sofascore” ta vlerësojë me notën më të lartë të ndeshjes – 8.0, më e larta në të gjithë takimin.

Mehmeti goditi drejt portës pesë herë, ndërsa në një rast tronditi edhe shtyllën. Dy nga pasimet e tij rezultuan kyçe në aksione të rrezikshme për ekipin e tij, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni.

Ky nuk është rasti i parë që 23-vjeçari shqiptar shkëlqen në Championship. Edhe sezonin e kaluar ai ishte një nga pikat më të forta të Bristol City, por këtë sezon duket se po ngjit një nivel tjetër në lojën e tij.

Gjithsesi, Mehmeti është ende në pritje të një ftesë nga Sylvinho, i cili nuk ka luajtur me Kombëtaren që nga vera e vitit 2023.

Tentativë υrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët në Selanik

Policia greke ka goditur një grup kriminal në Selanik, të cilët janë përgjegjës për një atentat me armë zjarri në këtë qytet, ndërkohë dyshohet se kryejnë trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi.

Gentian Çipi 39 vjeç, me precedentë penalë në Shqipëri, Enea Basholli 30 vjeç dhe Kleo Topa 23 vjeç, të tre nga Korça, kanë rënë në prangat e policisë grek.

Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjeçar grek, i cili u plagos rëndë duke marrë plagë në gjoks dhe dorë.

Në vendin e ngjarje policia gjeti 3 gëzhoja. Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Çipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal qe kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

“Çmendet” çmimi i arit! Rritje 14-fish që nga 2000, 30% vetëm këtë vit – Sa mund të kushtojë pas dy viteve?

Ari po shënon rekord historik, duke arritur 3,643 dollarë për ons, një nivel që tejkalon të gjithë kohërat, duke e bërë strehën më të sigurt për investitorët në kohë pasigurie ekonomike dhe gjeopolitike.

Që nga viti 2000, një investim prej 10,000 dollarësh është rritur në 140,000 dollarë, ndërsa bankat qendrore dhe investitorët e mëdhenj vazhdojnë të blejnë masivisht.

Ekspertët parashikojnë se çmimi mund të arrijë 4,000 dollarë deri në fund të vitit 2025 dhe deri në 5,000 dollarë brenda 2027-ës, duke e bërë arin një nga asetet më të kërkuara globalisht.

Investorët e zgjuar po shfrytëzojnë çdo mundësi për të siguruar fitime maksimale në një treg që duket se nuk njeh kufij.

COVID dhe virozat e sezonit/ Mjekët paralajmërojnë për kujdes: Simptomat që nuk duhet t’i injoroni (Video)

COVID-19 vazhdon të qarkullojë edhe në këtë periudhë të vitit, shpesh pa shenja por duke rritur nevojën për kujdes dhe vlerësim mjekësor.

Një tjetër problematikë e sezonit janë virozat e zakonshme, të cilat shfaqen me simptoma të ndryshme, por mjekët thonë se janë ato që bëjnë diferencimin midis simptomave dhe sëmundjeve të ndryshme, ndaj këshillohet që çdo pacient të drejtohet tek mjeku.

Fabiola Gjonaj, mjeke familje në Qendrën 10 thekson se diagnostikimi i hershëm dhe kujdesi i shtuar janë të domosdoshëm, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit, grupet më të rrezikuara ndaj komplikacioneve.

Respektimi i higjienës personale, monitorimi i simptomave dhe ndihma e shpejtë mjekësore mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së infeksioneve.

Tronditet bota e sportit/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring

Bota e sportit është në zi pas lajmit tronditës se kampioni i botës në boks Ricky Hatton është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.

I njohur me nofkën “The Hitman”, Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester mëngjesin e sotëm.

Policia e Manchesterit konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.

“Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Bowlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratën e policisë.

Lajmi i vdekjes së Ricky Hatton ka shkaktuar reagime emocionale në rrjetet sociale dhe në mbarë komunitetin sportiv.

“RIP Hitman,” – kanë shkruar fansat në rrjet, duke e përshkruar atë si “një ikonë të boksit britanik dhe një nga karakteret më të dashura të sportit”.

Edhe figura të njohura të mediave kanë reaguar. Piers Morgan shkroi në X: “RIP Ricky ‘The Hitman’ Hatton, 46 vjeç. U gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester. Policia thotë se nuk ka rrethana të dyshimta. Një lajm jashtëzakonisht i trishtuar.”

Karriera e Hatton zgjati nga 1997 deri në 2012, duke përfshirë 45 fitore dhe vetëm 2 humbje, dhe përfshinte përballje me emra si Kostya Tszyu, Paulie Malignaggi, Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao.

Ai ishte një ikonë e klasit punëtor britanik, i lindur dhe rritur në Manchester, që u kthye në një figurë të dashur për publikun jo vetëm për sukseset në ring, por edhe për shpirtin e tij sportiv dhe jetën e sinqertë jashtë ringut.

Në kulmin e famës, Ricky hynte në ring me këngën “Blue Moon”, simbolin e Manchester City-t, dhe kishte pranë yje si Noel dhe Liam Gallagher, David Beckham, Tom Jones, madje edhe Brad Pitt dhe Angelina Jolie, që e vizituan në dhomën e zhveshjes pas humbjes ndaj Mayweather në Las Vegas më 2007.

Pas tërheqjes nga boksi, Hatton u përball me depresion të thellë, alkoolizëm dhe abuzim me substanca, që e çuan deri në prag të vetëvrasjes. Ai pranoi publikisht betejat e tij me shëndetin mendor dhe u trajtua në klinikën The Priory në vitin 2010.

Pavarësisht vështirësive, ai u rikthye në ring në vitin 2022 për një ndeshje ekspozuese me legjendën meksikane Marco Antonio Barrera, që shënoi një kthesë pozitive në jetën e tij.

Në intervistat e fundit, ai fliste me krenari për rikuperimin e tij: “Të gjithë më thonin se është frymëzuese të më shohin sërish në formë, pas gjithçkaje që kam kaluar. Kjo më jep forcë të vazhdoj.”

Vetëm pak javë më parë, Hatton kishte shpallur rikthimin e tij në ring për një tjetër ndeshje ekspozuese në Dubai, më 2 dhjetor, përballë boksierit Eisa Aldah.

“E di çfarë ndeshjesh mund të përballoj. Nuk jam aq budalla sa dukem,” – kishte thënë me humor në një intervistë për The Sun. “Do t’ju bëj krenarë sërish.”

Fatkeqësisht, kjo sfidë nuk do të ndodhë kurrë.

Hatton ishte baba i tre fëmijëve dhe së fundmi kishte qenë në një lidhje me aktoren britanike Claire Sweeney, me të cilën ishte shfaqur në spektaklin Dancing On Ice në vitin 2024.

Trashëgimia e tij në boksin britanik mbetet e jashtëzakonshme. Djali i tij, Campbell Hatton, tashmë është boksier profesionist dhe vazhdon rrugën e të atit.

Ricky Hatton do të mbahet mend jo vetëm për triumfet në ring, por edhe për sinqeritetin e tij, për dashurinë që mori nga tifozët dhe për luftën që bëri me veten për t’u rikthyer në jetë pas errësirës.

“S..ks për intervista”, zbuIohen ρamjet n▪︎do të gazetares rυse që u shρall non grata nga Kosova

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me gazetaren ruse Daria Aslamova, e cila u arrestua në Kosovë.

“Virussia, një faqe e cila merret me zbulimin e fakteve kundër shtetit rus, në një postim në “tëitter” ka shkruar se kjo gazetare është edhe spune ruse e cila ka ofruar shërbime sek suale në këmbin të intervistave.

“Gazetarja ruse (spiunja) Daria Aslamova korruptoi të intervistuarit e saj me shërbime seksuale.

Sot në Kosovë, ajo tregoi se është thjesht një plakë e kohës së Putinit. Në këtë foto, së bashku me kriminelin serb Radovan Karaxhiç, ajo ishte një vajzë e re me shumë energji”, shkroi “Virussia”.

Ndërkohë, në rrjet po bëjnë xhiro disa foto “nudo”të para disa viteve të Daria Aslamovas, foto të cilat u tha se fillimisht janë postuar nga vetë gazetarja.

Shiko foton këtu

‘Nuk e di si ρërfυηdova këtu’/ Gazetarja e njohur gjeηdet e zh. υeshur në makinë dhe…

Policia ka gj obitur një spikere lajmesh në TV pasi e gjeten te zhv es hur dhe te de hur në timon.

Feven Kiflegiorgis, një prezantues e cila njihet edhe si Feven Kay, u ndalua nga policia në Sin City mëngjesin e 20 Marsit.

Sipas mediave të huaja, e reja i tha oficerëve të policisë se nuk e mbante mend se si kishte përfunduar e zhv e shur në makinë dhe refuzoi të bënte një analizë gj a ku.

Kiflegiorgis u shfaq pas disa ditësh në Fox 5 dhe iu drejtua teleshikuesve: “Shumë prej jush e kanë vënë re mungesën time në transmetim për disa javë.

Teksa jeta vazhdon, dua që ju ta dini se kam mësuar nga ky incident dhe do të vazhdoj të mësoj”.

Ajo u gj o bit me 1,000 $ dhe iu kërkua të ndiqte një kurs patente për trajnim shtesë.

E reja u lind në Afrikën Lindore dhe u rrit në Kaliforni, ku studioi gazetari në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Northridge. Karriera e saj në televizion filloi në KTLA në Los Angeles