Zjarr, dh▪︎në dhe KA0S! Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal

Avishkar Raut, vetëm 16 vjeç, është kthyer në simbol të rezistencës kundër korrupsionit në Nepal. Ai fitoi vëmendje në mars, pas fjalimit të tij të fuqishëm “Jai Nepal” gjatë një eventi shkollor, që më pas u bë katalizator për shpërthimin e protestave masive në Kathmandu.

Në video që qarkullojnë në rrjete sociale, Avishkar shihet duke udhëhequr turma të rinjsh, duke thirrur parulla dhe kërkuar llogaridhënie nga qeveria. Protestat e udhëhequra nga brezi Gen Z kanë përshkallëzuar situatën politike: kryeministri K P Sharma Oli dha dorëheqjen, e cila u pranua nga presidenti, ndërsa ndërtesa e Parlamentit u sulmua dhe u dogj, duke tronditur opinionin publik.

Lëvizja antikorrupsion ka fituar gjithashtu mbështetjen e personazheve të njohur nepalezë, duke i dhënë më shumë jehonë revoltës së të rinjve.

Avishkar Raut po dëshmon se mosha nuk është pengesë për të kërkuar ndryshim. Guximi i tij ka frymëzuar një brez të tërë që kërkon drejtësi, transparencë dhe një të ardhme më të ndershme për Nepal.

Sirena ALARMI në Poloni pas kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, pranë kufirit me Ukrainën, shpallën gatishmëri të lartë të shtunën pasdite pas raportimeve për një kërcënim me dron, të dyshuar rus.

Avionë luftarakë u ngritën menjëherë për të reaguar ndaj kërcënimit, ndërsa Aeroporti i Lublinit u mbyll dhe sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona për të paralajmëruar banorët.

Incidenti ndodh në një kohë të tensionuar në rajon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për çdo rrezik të mëtejshëm.

Komanda operative e ushtrisë polake postoi në X të shtunën pasdite se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe të zbulimit me bazë në tokë ishin në gatishmëri të lartë. Ajo theksoi se “këto veprime janë të natyrës parandaluese” dhe kishin për qëllim sigurimin e hapësirës ajrore të Polonisë dhe mbrojtjen e qytetarëve të vendit.

Ajo përmendi një kërcënim për sulme me dronë në rajonet e Ukrainës që kufizohen me Poloninë, por nuk dha menjëherë detaje të mëtejshme.

Kryeministri Donald Tusk njoftoi gjithashtu se “operacionet ajrore parandaluese” kishin filluar në hapësirën ajrore polake për shkak të kërcënimit që përbënin dronët rusë që vepronin mbi zonat e afërta të Ukrainës.

Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigimit Ajror tha se Aeroporti i Lublinit ishte i mbyllur për trafikun ajror “për shkak të aktiviteteve të aviacionit ushtarak”. Nuk specifikoi se sa kohë do të zgjaste kjo, por zëdhënësi i aeroportit, Piotr Jankowski, i tha agjencisë së lajmeve PAP se hapësira ajrore mbi aeroport ishte e mbyllur deri në orën 6 të mbrëmjes (16:00 GMT).

Rusia ka thënë se nuk e ka synuar Poloninë të mërkurën, dhe aleati i Moskës, Bjellorusia, tha se dronët humbën rrugën sepse ishin bllokuar. Por udhëheqësit evropianë kanë shprehur bindjen se inkursionet ishin një provokim i qëllimshëm nga Rusia.

Shkodra tronditet nga gjakderdhja, Ragip Gila në izolim në 302

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë.

Bëhet me dije se Gila po mbahet në qeli të vecantë për momentin për arsye sigurie.

Gila u arrestua pak pasi kreu krimin, ku ekzekutoi dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç.

Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç.

Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Vendoset bombë me celular në hotelin e Vangjush Dakos në Durrës

Një sasi lënde shpërthyese është gjetur pasditen e së shtunës pranë një hoteli në qytetin e Durrësit, në pronësi të ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako, i vendosur në lagjen nr.1 në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”.

Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë dhe ato xheniere, të cilat kanë rrethuar vendngjarjen dhe më pas kanë kryer shpërthim të kontrolluar të mjetit shpërthyes.

Paraprakisht nuk ka të dyshuar se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në hotelin e Dakos, teksa policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë për të krijuar një identikit të autorit.

Stafi i hotelit dhe personat e pranishem jane evakuuar te gjithe nga objekti.

Mister në Durrës, një fe mër gjendet e pajetë brenda një taksie

Mister me një grua kineze e cila u gjet e pajetë brenda një taksie në periferi të Durrësit, raporton noa.al.

Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze.

E ndjera është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”.

Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

Për rastin, grupi hetimor po kryen veprimet nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ura e “Dajlanit” në Durrës prej më shumë se dy dekadash është kthyer në një vend ku vajza nga qytete të ndryshme të vendit përfshirë edhe Durrësin “shesin trupin” e tyre për shuma të ndryshme parash.

Më herët në korrik 2023 një vajzë u gjet e vdekur. Ajo u gjet e zhveshur, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se me të është abuzuar seksualisht.

Bombë me celular në hotelin e Vangjush Dakos në Durrës, reagon policia

Një sasi lënde shpërthyese është gjetur pasditen e së shtunës pranë një hoteli në qytetin e Durrësit, në pronësi të ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako, i vendosur në lagjen nr.1 në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”.

Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë dhe ato xheniere, të cilat kanë rrethuar vendngjarjen dhe më pas kanë kryer shpërthim të kontrolluar të mjetit shpërthyes.

Paraprakisht nuk ka të dyshuar se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në hotelin e Dakos, teksa policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë për të krijuar një identikit të autorit.

Stafi i hotelit dhe personat e pranishem jane evakuuar te gjithe nga objekti.

Durrës/ Informacion paraprak

-Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

Nga avokat Arben Llangozi

Një video tronditëse hedh poshtë çdo alibi të SPAK-ut. Në këtë material të qartë, shihet hapur se ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka urdhëruar mbylljen e procedurave ligjore dhe kalimin e pasurisë së ushtrisë drejt oligarkëve të lidhur me pushtetin. Ky akt kriminal nuk është thjesht abuzim me detyrën, por një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një tradhti e pastër ndaj interesave kombëtare.

Por skandali nuk mbyllet këtu. Bardhyl Kollçaku, i vetëshpallur gjeneral, jo vetëm që firmosi shkatërrimin e pronës së ushtrisë, por mori shpërblimin e turpshëm, një mandat deputeti. Pra, pasuria e shqiptarëve u shit, marina u dorëzua, dhe Kollçaku u ble me karrige politike.

Në historinë botërore, gjeneralët kujtohen për beteja të mëdha, për sakrifica dhe për humbje jetësh në mbrojtje të atdheut, por gjenerali ynë, Bardhyl Kollçaku, nuk do të mbahet mend për trimëri apo kontribute ushtarake, ai do të hyjë në histori si gjenerali i oligarkëve, njeriu që tradhtoi kombin shqiptar duke shitur pasuritë e ushtrisë dhe duke i kthyer në plaçkë pushteti për interesat e ngushta të politikës dhe biznesit të lidhur me të.

Por çfarë ka bërë SPAK? Pesë vite “hetim” dhe asnjë vendim, asnjë arrestim, asnjë përgjegjësi! Heshtja e SPAK-ut është bashkëpunim në krim dhe turp për drejtësinë shqiptare.

Kjo video është prova që duhet të çonte pas hekurave Xhackën, Kollçakun dhe gjithë zinxhirin politik-ushtarak që shiti pasuritë e vendit te oligarkët. Çdo ditë që kalon pa arrestime, është një dëshmi tjetër se drejtësia në Shqipëri është e kapur, e shitur dhe e gjunjëzuar para pushtetit dhe parasë.

VIDEO

Izrael-Palestinë / Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete, Shqipëria abstenon

Sot, nën udhëheqjen e Francës dhe Arabisë Saudite, 142 vende kanë miratuar Deklaratën në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, mbi zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete mes Palestinës dhe Izraelit.

Dhjetë shtete, mes tyre Izraeli dhe SHBA votuan kundër, ndërsa Shqipëria është mes 12 shteteve që abstenuan. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar jo më larg se katër muaj më parë se mbështet zgjidhjen me dy shtete, deklaratë që e ka bërë nga Izraeli.

“Së bashku, po hartojmë një rrugë të pakthyeshme drejt paqes në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron, mbështetës i kësaj deklarate.

“Franca, Arabia Saudite dhe të gjithë partnerët e tyre do të jenë në Nju Jork për ta bërë këtë plan paqeje realitet në Konferencën mbi Zgjidhjen me Dy Shtete. Një e ardhme tjetër është e mundur. Dy popuj, dy shtete: Izraeli dhe Palestina, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, ka thënë Macron.

Izrael-Palestinë / Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për

Votimi në OKB

“L▪︎ftuan të shpëtojnë vëllanë”/ Letra e babait që humbi dy vajzat në aksident: Për herë të fundit, më kërkuan një darkë

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal.

Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Përmes një letre, babai i vajzave të ndjera shpreh dhimbjen për humbjen e dy vajzave të tij dhe sfidën për kurimin e djalit, i cili vijon betejën me leuçeminë.

“Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova”, shkruan babai në letrën e tij.

“Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”

Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.

Elvisa dhe Rozina u shuan në pak sekonda, mbrëmjen e 24 gushtit në aksidentin tragjik, ndërsa udhëtonin nga fshati i tyre drejt Sarandës. Kishin marrë një tezgë këtë vit e punonin si shitëse ambulante në Sarandë, shisnin shishqebap, bukë me qofte e misra. Ishin shumë të lumtura sepse çdo para e fituar, i afronte edhe më shumë me kurimin e vëllait 7 vjeçar.

Isli është diagnostikuar me leuçemi para pothuajse 4 vitesh. Familja nuk i ka pasur kushtet për ta ndjekur, kanë bërë sa kanë mundur këtu në Tiranë dhe disa herë e kanë dërguar në Athinë, por asnjë rezultat. Elvisa dhe Rozina ishin krahët e prindërve të tyre. Fëmijërinë e kaluan nëpër male, në stane, duke ndihmuar me bagëtitë.

“Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti. Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”, shkruan i ati.

Por sot nuk janë më. Prindërit janë të shkatërruar e djali i vogël rritet pa dy motrat që ishin gjithçka për të. Shtëpia është bosh, dhimbja mbizotëron e zija ka pushtuar çdo cep. Vetëm rikthimi i Islit të shëruar mund të sjellë jetë sërish në familjen Dhimaku.

Shpallet programi i ri/ Ja sa do të rriten pagat, pensionet dhe bonusi i bebes muajt e ardhshëm

Partia Socialiste ka shpallur programin e ri ekonomik, ku parashikohen ndryshime të rëndësishme për pagat, pensionet dhe bonusin e bebes.

Që nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë, për pensionistët po përgatitet një dokument i ri në bashkëpunim me Bankën Botërore, që do të çojë gradualisht pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe mesatarin në 40 mijë lekë deri në vitin 2029.

Një tjetër vendim lidhet me nxitjen e lindshmërisë: nga janari 2026, bonusi i bebes do të pësojë një rritje të ndjeshme.

Për fëmijën e parë ai do të kalojë nga 40 mijë në 300 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë e të tretë do të arrijë respektivisht në 420 mijë dhe 600 mijë lekë. Pagesat do të shpërndahen në mënyrë të përmuajshme deri në moshën 5 vjeçare të fëmijës.

Këto vendime pritet të miratohen me nisjen e sesionit të ri parlamentar, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve shqiptare.