LAJM I FUNDIT/ G ruaja ρΙagos bυrrin, e godet me hekυr në kokë

Një konflikt në familje ka ndodhur të hënën në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës.

Burime bëjnë me dije se shtetasja D.B ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshortin N.B.

I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten për ta marrë në pyetje lidhur me rastin.

“Dronë hungarezë fluturuan mbi Ukrainë”, Viktor Orban sfidon Kievin: Nuk është shtet sovran, por do…

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka hedhur poshtë shqetësimet e Ukrainës për shkelje të hapësirës ajrore nga dronë hungarezë.

Gjatë një podcasti të partisë në pushtet Fidesz, Orbán komentoi me ironi incidentin e dronëve, duke deklaruar se Ukraina nuk është një shtet i pavarur.

“Le të themi që fluturuan disa metra brenda (në Ukrainë), e pastaj çfarë?”, duke shtuar më tej:

“Ukraina nuk është shtet sovran… nëse Perëndimi ndalon ndihmën financiare, ajo rrëzohet brenda ditës.”

Sipas Orbán, Kievi e ka humbur tashmë një të pestën e territorit nga Rusia, dhe mbijeton vetëm falë mbështetjes perëndimore. Ai shtoi se, megjithëse Hungaria dhe Ukraina kanë dallime, ato “nuk janë armiq”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit, sidomos pas bllokadës hungareze ndaj procesit të anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm të Budapestit me Moskën në fushën e energjisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, urdhëroi një hetim për dronë të dyshuar hungarezë që sipas raporteve, kanë kaluar kufirin për të spiunuar struktura industriale.

Kryediplomati hungarez, Péter Szijjártó, reagoi ashpër, duke akuzuar Zelenskyn se është i fiksuar me urrejtjen ndaj Hungarisë.

Orbán, nga ana tjetër, minimizoi incidentin, duke deklaruar se Ukraina duhet të përqendrohet tek dronët në kufijtë lindorë, aty ku po zhvillohet lufta me Rusinë.

“Nuk do ta sulmojë askush nga këtu. Disa dronë, më shumë apo më pak, nuk janë problem real për Ukrainën”, tha ai.

“Nuk e dini kush jam unë”, Karamuço rrëfen detaje nga vrasja e biznesmenit italian: Personat që ishin me viktimën nuk..

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një panoramim të qartë të ngjarjes tragjike ku mbeti i vrarë biznesmeni italian, Edoardo Sarchi.

Ai tha se vrasja nuk ka qenë e paramenduar, por një konflikt i çastit që ndodhi pas një shkëmbimi verbal mes palëve.

Duke folur në Euronews, sipas Karamuços, ngjarja nisi në momentin kur automjeti i autorit dhe makinat që shoqëronin biznesmenin italian u shkëmbyen në rrugë.

“Automjetet e grupit të viktimës ishin të pajisura me prozhektorë nate pasi përdoren për gjueti. Në çastin e shkëmbimit, autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje.

Pas një përplasjeje verbale, ai ka kthyer makinën mbrapsht, ka parakaluar grupin dhe u ka zënë rrugën. Më pas autori ka zbritur nga automjeti, i armatosur me një pushkë gjahu me dylbi. Nuk mund të them që ishte snajper, por pushkë sportive për gjueti. Ai filloi t’i ofendonte dhe t’i kërcënonte personat që ndodheshin me biznesmenin italian, madje ka deklaruar:
Nuk e dini kush jam unë, jam filani”. Megjithatë, sipas dëshmive fillestare në polici, askush nga grupi nuk e kishte njohur apo mbajtur mend emrin e përmendur. Pasi debati ka degjeneruar në përplasje fizike, autori ka hapur zjarr, duke qëlluar në mënyrë të pakontrolluar, pa shënjestruar ndonjë person konkret. Një nga plumbat goditi në këmbë shtetasin italian, duke i dëmtuar aortën e femurit – plagë që i solli vdekjen.

Personat që ishin me viktimën nuk janë larguar nga vendngjarja, por kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë. Në vendngjarje janë gjetur leckë dhe rrip i vendosur për të ndaluar gjakderdhjen. Ata kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri të Brendshëm për të kërkuar ndihmën e një helikopteri, por viktima ndërroi jetë para se të mbërrinte ndihma mjekësore”, thotë Karamuço.

Karamuço tha se autori është larguar me një makinë të bardhë, për të cilën nuk janë mbajtur mend as targat, as të dhëna të tjera.

“Identifikimi i tij është bërë përmes pamjeve të një kamere sigurie të një lokali dhe një baxhoje pranë vendngjarjes. Më pas, policia aktivizoi dronë dhe njësi të specializuara dhe arriti të lokalizonte automjetin e autorit, pushkën me dylbi dhe prova të tjera”, tha Karamuço.

Eksperti theksoi se autori nuk është çoban, por pronar i disa staneve në zonë, me banim në qytetin e Vlorës. Ai mohoi të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit.

“Zona përdoret për gjueti. Nuk është sezoni i mbjelljes së kanabisit – kjo ndodh në mars. Për më tepër, personat që ishin me viktimën janë biznesmenë, jo të lidhur me aktivitet kriminal,” u shpreh ai.

Sa i takon zërave për një inskenim të mundshëm të ngjarjes nga ana e personave që ndodheshin me viktimën, Karamuço i hodhi poshtë kategorikisht. “Nuk ka asnjë të dhënë që të mbështesë këtë teori. Kjo ide përjashtohet plotësisht,” theksoi ai.

Në fund, ai kritikoi edhe mediat italiane që, sipas tij, po përpiqen të nxijnë situatën. “Unë nuk shoh asnjë paramendim. Po të donte ta vriste me qëllim, do ta godiste në pjesë të tjera të trupit, jo në këmbë,” tha Karamuço.

E trishtë! Ndërron jetë në kasollen e varfër Fredi. Kujdesej për 200 qen endacakë

Një zemër e madhe pushoi së rrahuri sot, por jehona e dashurisë së saj nuk do të shuhet kurrë.

Fredi Ademi, vetëm 32 vjeç, ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një boshllëk të thellë jo vetëm për ata që e njohën, por edhe për qindra qen që ai i quante “familjen time të vetme”.

Në një kasolle të varfër në Elbasan, larg zhurmës dhe syve të botës, Fredi jetonte me mbi 200 qen endacakë – kafshë që askush nuk i deshi, por që për të ishin gjithçka. Çdo ditë i ushqente, i pastronte, u fliste me ëmbëlsi dhe i përqafonte sikur të ishin fëmijët e tij. Ai vetë nuk kishte familje, nuk kishte pasuri, nuk kishte as rrjete sociale. Kishte vetëm një zemër të madhe – ndoshta më të madhen që kjo shoqëri ka njohur ndonjëherë.

Tragjikisht, u gjet i pajetë mes qenve që i deshi pa kushte, në atë kasolle që e ktheu në strehë dashurie për të braktisurit e botës.

Lajmin e dha miku i tij, Renaldo Morava, i cili e përshkroi si një njeri të rrallë: “Nuk kërkoi kurrë asgjë për veten. Nuk u ankua. Nuk ofendoi. Dhe nuk hoqi dorë kurrë nga kafshët, pavarësisht urisë apo ftohtit.”

Fredi jetoi i harruar nga bota, por sot bota s’mund të bëjë sikur nuk e njohu. Ai nuk bëri zhurmë, nuk doli në lajme për të kërkuar ndihmë, por sot është fjala jonë që duhet të bëjë zhurmë për të.

Pas vdekjes së tij, mbi 200 qen kanë mbetur në mëshirë të fatit. Vera, bashkëpunëtorja e vetme që i qëndroi pranë deri në fund, ka nevojë për ndihmë për të vazhduar kujdesin për ta. Sepse dashuria që Fredi mbolli, nuk mund të shuhet me ikjen e tij.

Sot, ne nuk vajtojmë vetëm një humbje. Ne nderojmë një njeri të rrallë. Një shpirt që kishte kaq pak, por dha më shumë se çdokush prej nesh.

🕊 U prehsh në paqe, Fredi. Shembulli yt është një dritë në errësirën e një bote që shpesh harron ç’do të thotë të duash pa interes.

SHBA-ja po shqyrton kërkesën që të dërgojë raketa “Tomahawk” në Ukrainë, reagon ASHPËR Moska

Rusia tha sot se ushtria e saj po analizonte nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do te furnizonin Ukrainen apo jo me raketa “Tomahawk” për të sulmuar në brendësi Rusinë – një hap që zyrtarët rusë thonë se mund të shkaktojë një përshkallëzim të madh, sipas “Reuters”.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance tha dje se Uashingtoni po shqyrtonte kërkesën e Ukrainës për të furnizuar vendin e shkatërruar nga lufta me raketa “Tomahawk”.

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe ka qenë i kujdesshëm për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë – në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Por, fakti që ai tani po e shqyrton një vendim të tillë – tregon shkallën e zhgënjimit të tij me refuzimin e presidentit Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim – gjatë takimit të tyre, në Alaskë, muajin e kaluar.

Raketat “Tomahawk” kanë një rreze veprimi prej 2,500 kilometrash – mjaftueshëm larg për të goditur Moskën dhe pjesën më të madhe të Rusisë Evropiane nëse ato lëshohen nga Ukraina.

Zelensky i ka kërkuar Uashingtonit t’ua shesë taketat “Tomahawk” vendeve evropiane – në mënyrë që ato të dërgoheshin në Ukrainë.

Sipas Kremlinit, rrezikohet një përshkallëzim nëse SHBA-ja përfshihet në lëshimin e raketave “Tomahawk” në Rusi.

“Pyetja është kjo, kush mund t’i lëshojë këto raketa? Vetëm ukrainasit mund t’i lëshojnë ato, apo duhet ta bëjnë edhe ushtarët amerikanë?”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Kush po përcakton shënjestrimin e këtyre raketave? Pala amerikane apo vetë ukrainasit?” tha Peskov, duke shtuar se nevojitej një analizë shumë e thellë.

Më herët, Rusia paralajmëroi se Rusia kishte të drejtën për të sulmuar postet ushtarake në vendet – që lejojnë Ukrainën të përdorë raketat e tyre – për të goditur Rusinë.

‘Më verbove!’, zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian pas sherrit për dritat e gjata

Është zbardhur dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e së premtes.

Nga hetimet ka rezultuar se Gazmend Braçi kishte marrë makinën e një çobani në zonë dhe kishte dalë për gjueti bashkë me tre shokë.

Ndërsa, autori i dyshuar Kamber Sulçaj, që kishte një fermë mes fshatrave Nivicë-Bolen po udhëtonte me makinën e tij, kur u shkëmbye me Bracin dhe kanë debatuar ashpër për dritat e gjata.

“Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer.

Ai e ka ndjekur Bracin dhe miqtë e tij nga pas dhe i ka parakaluar. Afër fshatit Salari, në vendin e quajtur Qafa e Dilanit, makina që drejtonte Gazmend Braci ka pësuar defekt dhe ai bashkë me shokët ka mbetur në mes të rrugës.

Braçi ka telefonuar babain e tij Eqeremin dhe i ka kërkuar që të shkonte t’i merrte. Eqerem Braçi sipas hetuesve është nisur me makinën e tij, ndërsa biznesmeni Italian Sarchi është nisur me automjetin e tij.

Kur ata janë afruar tek makina që kishte defekt, në drejtim të tyre është qëlluar me armë. Nga plumbat janë dëmtuar gomat e makinës, ndërsa italiani ka marrë vetëm një plumb.

Në vazhdim për më shumë se 15 minuta, Sulcaj ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke mos iu dhënë asnjë mundësi të lëviznin. Më pas Sulcaj është larguar me makinën e tij dhe një zonë të thellë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, ka fshehur automjetin dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit.

Pranë tyre, në shkurre, u zbulua edhe një çantë me mjete të dyshimta, përfshirë dylbi me rreze infra, dylbi termike, mbajtëse arme dhe një elektrik dore.

Ndërsa në banesën e Kamber Sulçaj në Mesaplik, u gjetën dhe sekuestruan 2.5 milion lekë dy kasaforta të mbyllura dhe armë gjahu. Sulcaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit, ndërsa vion aksioni për kapjen e tij.

Tronditje në Europë/ Suedia ndryshon rregullat e lojës, plan sekret për arsenal bërthamor!

Politikanët dhe ekspertët e mbrojtjes thonë se Suedia duhet të shqyrtojë ndërtimin e armëve të veta bërthamore për të penguar Rusinë, pasi incidentet e fundit që përfshijnë dronë në hapësirën e saj ajrore ngjallin frikë për sigurinë në të gjithë Evropën.

Figura të krahut të djathtë dhe të qendrës së djathtë e kanë shtyrë idenë në debat publik. Jimmy Åkesson, kreu i Demokratëve të Suedisë, i tha gazetës Gothenburg Post: “se Suedia ka pasur shumë përvojë me teknologjinë bërthamore për një kohë të gjatë. Por vullneti politik kërkon diçka të ndryshme. Mendoj se gjithçka duhet të jetë në tryezë në këtë rast”.

Ideja e tij u mbështet nga Robert Dalsio, një studiues në Agjencinë Suedeze të Kërkimeve të Mbrojtjes.

“Tani duhet të diskutojmë për armë bërthamore të pavarura me një komponent suedez”, tha ai në një seminar.

Propozimi po shqyrtohet ndërsa qeveritë evropiane raportojnë një rritje të aktivitetit armiqësor të dronëve dhe shkeljeve të hapësirës ajrore që zyrtarët e lidhin me Vladimir Putinin.

Autoritetet në Danimarkë mbyllën pjesë të aeroportit të Kopenhagenit pas shikimeve të përsëritura të avionëve pa pilot në hapësirën ajrore të saj javën e kaluar.

Detaje të RËNDA nga ν▪︎asja e biznesmenit italian: U fsheh 40 minuta pas makinës, por e kapi plumbi rikoshet

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tronditëse e tre ditëve më parë në Tepelenë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ku një shëtitje për gjah përfundoi në tragjedi fshihet një motiv krejtësisht banal. 48-vjeçari Kamber Sulçaj nga Mesapiku i Vlorës ka qenë duke lëvizur me makinë në të njëjtin aks më biznesmenin i cili së bashku me miqtë e tij po ktheheshin nga gjahu.

Dritat e gjata të Land Roverit të italianit krijuan shqetësim tek autori Kamber Suçaj çka bëri që mes tyre të niste një konflikt që degradoi në ofendime mes palëve. Pas këtij momenti 48-vjeçari ka gjurmuar makinën e biznesmenit . Ai u ka zënë pritë në zonën e njohur si Qafa e Dilanit dhe ka hapur zjarr ndaj automjeteve.

Pasagjerët kanë arritur të braktisin mjetet dhe të hidhen në kanal për t’i shpëtuar plumbave, por biznesmeni mbeti për rreth 40 minuta i bllokuar mes breshërisë, pa mundur të lëvizte. Mjaftoi një plumb rikoshet që t’i merrte jetën. 48-vjeçari, i cili është i shpallur në kërkim rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.

Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve, si dhe dy persona të tjerë. Kamber Sulçaj po ashtu posedon edhe një stan me bagëti.

Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.

Μοderatorja e njohυr ja pIas ρο..rdhës live në emisiοn…

Publiku i emisionit, “The Wendy Williams Show”, është i bindur se ka dëgjuar moderatoren e famshme duke lëshuar g azra në transmetim direkt.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa Wendy Williams po prezantonte një kronikë rreth futbollistit Odell Beckham Jr., kur ndodhi inc identi. 

Lidhur me komentet e shumta që janë bërë rreth kësaj çështje, 55-vjeçarja nuk ka komentur në asnjë moment.

Por ndjekësit e saj janë shumë të sigurtë dhe betohen se e dëgjuan atë teksa lëshoi lëshoi po rdhë në transmetim direkt.

Madje rrjeti social “Twitter” është mbushur menjëherë me postimet e tyre, të cilët kanë reaguar rreth këtij inc identi të moderatores.

Pak kohë më parë ajo u taII me aktorin Joaquin Phoenix, dhe kryesisht me shenjën në buzën e tij, dhe tashmë përdoruesit e rrjeteve sociale po e “mas akrojnë” me komente.

Ηαbit υ αjza nga Tirana: kam gjetur das hυriηe e vërtete dhe nuk di se çfarë të bëj me b. υrrin

Jam e sigurt që shumë nga ju që do lexoni historinë time do më pa r.ag j.yk.oni dhe do mendoni se jam një e pë. rd.a. lë, por në të vërtetë jam një femër e moral.shme dhe e p.a.fat.

Jam martuar katër vjet më parë me një djalë të këndshëm dhe të sjellshëm dhe të them të drejtën ndjehem mirë me të.

Deri pak kohë më parë mendoja se isha e lumtur, por në fakt kjo nuk ishte e vërtetë.

Lumturinë e vërtetë njeriu e ndjen, atëherë kur është pranë njeriut që dashuron, me të mirat dhe të kë. q.ijat, me të m.e.tat dhe d.efe. kt. et që ai ka.

Dhe unë e kam gjetur dashurinë, që për fatin tim të k..eq nuk është burri im. Jam njohur me të në një periudhë të ke.q.e të jetës sime dhe ai ka qenë anija ime e sh.pët.imit, njeriu tek i cili gjeja mbështetje dhe sig.ri.

Gjatë asaj periudhe ai u dashurua me mua dhe unë ndihesha si në d.et .yr .im me të.

Ndoshta duket qesharake mënyra se si do e shpreh, por nuk gjej formë më të përshtatshme, unë nuk e dash.uro.ja, por e kisha fo.rt xhan.

Meqë ai më kishte qëndruar pranë, meqë ishte një djalë i mirë, nga ata që vajzat ëndërrojnë pranova të lidh..esha me të dhe më pas të martohesha. 

Nuk e kam marrë asnjëherë në konsideratë mung.esën r.ecipr.oke të pas.io.nit nga të dy ne, sepse vlerësoja më shumë mirëkuptimin dhe dashurinë “vlla.zërore” që ishte mes nesh.

Jeta ime ishte e qe.të, me ul.je ngr.itjet që ka çdo njeri, por përgjithësisht isha e kënaqur. Gjithçka do të t r.o.nd .it ej dhe sh ka .tër. ro. hej në momentin që në jetën time hyri dikush tjetër.