Kërkohet ndihmë për kurimin e kamarieres 25-vjeçare të plagosur në atentatin e Shkodrës, familjarët: S’i përballojmë dot faturat

Familjarët e Meri Kacerrit, 25-vjeçares që mbeti e plagosur në masakrën e Shkodrës teksa punonte në lokalin ku ndodhi atentati, kanë kërkuar ndihmë.

Ata kanë bërë një njoftim për të bërë donacione monetare në “gofundme”, me qëllim kurimin e mëtejshëm të saj.

“Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.

Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme.

Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.

Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë”, shkruhet në këtë njoftim.

25 vjeçarja ndodhej duke punuar si kameriere në lokalin në qendër të Shkodrës kur u lëshuan plumbat drejt tavolinës së Erogen Vaso (Brajoviç), që ishte dhe shënjestra. Nga atentati mbetën të vrarë dy miqtë e tij, ndërsa vetë ai dhe kamerierja u plagosën.

Top Channel mëson se e reja është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është e nevojshme një ndërhyrje në krahë, aty ku ka marrë plagë, për shkak se ka fraktura.

E reja po trajtohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

I dha Ilir Metës telefonin që të fliste nga burgu me mediat, kërkohet masë disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi ka lejuar ish-presidentin që ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, të komunikojë me mediat nëpërmjet telefonit të tij.

Në kërkesën drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Burgjet akuzojnë avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.

“Veprimi i avokatit z. Kujtim Cakrani perbën tejkalim te rolit te tij si përfagësues ligjor, duke mundësuar një komunikim publik përmes një procedure jashtë kuadrit formal të miratimeve institucionale. Ai ka anashkaluar procedurat ligjore të kerkimit të miratimit nga organet përkatëse, duke e vendosur institucionin e paraburgimit përpara një fakti të kryer në mënyrë arbitrare dhe të paautorizuar. Kjo sjellje cënon rëndë rendin dhe sigurinë në sistemin penitenciar dhe parimin e barazisë përpara ligjit për të gjithë të paraburgosurit.

Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 te Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit ne Republikën e Shgipërisë” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani. Pas vlerësimit dhe trajtimit nga ana juaj, kerkojmë të na informoni lidhur me vendimarrjen dhe masën e dhënë ndaj avokat z. Kujtim Cakrani.

Bashkëlidhur po ju dergojmë ne shtojcën 1, transkriptin e bisedes së zhvilluar në emision”, thotë Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, e cila kërkesën për masë disiplinore ia ka nisur Dhomës Kombëtare te Avokatisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 11 Shtator 2025

Dashi

Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme. Beqaret nga ana tjetër do bëjnë për vete shume persona. E ardhmja e tyre do jete shume me ndryshe se me pare. Sektori i te ardhurave do përballet me surpriza te këqija. Asgjë nuk do ece si ju e kishit mendua, prandaj duhen marre masa strikte.

Demi

Dite e këndshme edhe pse jo e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me realiste se kurrë me pare. Beqaret do bien ne dashuri me një person qe nuk ia vlen për asgjë. Me vone do i vuajnë pasojat. Financat fatmirësisht do jene gjithë kohës te ekuilibruara nuk do ketë probleme apo vështirësi te mëdha.

Binjaket

Asgjë katastrofike nuk do ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë duhet thënë se debatet dhe mosmarrëveshjet do ekzistojnë. Te dy do jeni tolerante dhe do zgjidhni gjithçka me qetësi. Beqaret me mire t’ia lënë kohës gjithçka dhe te mos kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do futeni ne një periudhe te privilegjuar dhe me fat.

Gaforrja

Te dashuruarit nuk duhet te nxitohen për asgjë, por duhet te bëjnë mire ti marrin gjerat sa me shtruar qe te mundin. Ne këtë mënyrë nuk do kenë as vështirësi. Beqaret do joshin persona te shumte gjate kësaj dite dhe njërin do arrijnë ta bëjnë për vete. Ai ne fakt do iu përshtatet si ne paraqitje ashtu edhe ne karakter. Financiarisht do keni fat dhe do ndiheni për mrekulli.

Luani

Do i jepni me shume rëndësi se kurrë sot jetës suaj ne çift dhe do mundoheni ta mbani atë gjate gjithë kohës te stabilizuar. Yjet do i keni ne anën tuaj. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj takimi. Ne këtë mënyrë ata do shmangin lëndimet. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet dhe me te organizuar me te ardhurat.

Virgjeresha

Tensioni ne çift do filloje te ulet gjate kësaj dite. Do jeni me realiste dhe do dini te kërkoni falje për gabimet qe keni bere. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një person shume interesant do i magjepse sapo t’ua hedhe sytë. Financat do vazhdojnë te jene delikate edhe pse ju do mundoheni te jeni disi me te organizuar.

Peshorja

Do jeni shume xheloze sot për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do e lini atë te marre fryme lirisht. Kujdes sepse kjo mund te jete mbytëse dhe mund ta beje qe te largohet prej jush. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asnjë te veçante. Merrini gjerat si t’u vijnë. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes nëse nuk doni te keni probleme.

Akrepi

Kjo dite do jete e vështirë për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh aspak me personin qe keni ne krah dhe debatet do jene te forta. Beqaret do jene te pavendosur dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen. Për ta ka gjera te tjera me te rëndësishme. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme te mëdha. Vazhdoni te shpenzoni me mençuri.

Shigjetari

Jeni ne një lidhje? Sot nuk do e lini për asnjë çast vetëm partnerin tuaj dhe marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. te dy do jepni shume nga vetja qe atmosfera te mbetet e ngrohte. Beqaret do jene joshës, por mendjemadhësia do i beje te tjerët qe te stepen për t’i bere për vete. Ne planin financiar do iu duhet te merrni hua për t’ia dale mbanë.

Bricjapi

Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga yjet. Do e dashuroni ne mënyrë pasionante atë qe keni ne krah dhe mjedisi do behet me emocionues se kurrë. Beqaret vetëm sa do koleksionojnë flirte. Asgjë me shume sesa kaq nuk ka për te ndodhur. Yjet nuk do jene te favorshme për te ardhurat. Kujdes me çdo lloj hapi qe do hidhni.

Ujori

Do jeni shume te qete gjate kësaj dite dhe do e dashuroni partnerin sipas mënyrës suaj. Ai do ndihet mire dhe do ja kaloni për mrekulli. Beqaret do jene te favorizuar ne sektorin e dashurisë. Takimet qe do realizojnë do jene mbresëlënëse. Shpenzimet e konsiderueshme dhe te pamenduara mund t’ua vështirësojnë situatën financiare. Kujdes!

Peshqit

Dite mjaft premtuese dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj dhe çdo gjë do ece për mrekulli. Pritet edhe ndonjë darke romantike. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për dashurinë e madhe. Sot do ketë vetëm flirte. Financat do ekuilibrohen dalëngadalë, por duhet te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

Tronditëse/ V▪︎au në tren me th. ikë 23-vjeçaren ukrainase, autori: Qeveria më ka implantuar diçka në tru, Trump nuk fal

Ka dalë në publik një audio e Decarlos Brown, të dyshuarit për vrasjen me thikë të 23-vjeçares ukrainase Iryna Zarutska në një tren në Charlotte. Audioja u regjistrua pak ditë pas arrestimit të tij dhe tregon Brown duke folur me motrën e tij, Tracey Brown.

Në bisedë, Brown pranon se i ka lënduar dorën gjatë sulmit dhe thotë se nuk e njihte Zarutskën. Ai shton se nuk kishte folur kurrë me të dhe pyet vetë: “Pse dikush do të therë dikë pa arsye?”

Brown pretendon gjithashtu se qeveria i kishte implantuar “materiale” në tru që po kontrollonin veprimet e tij, dhe insistoi se hetuesit duhet të shqyrtojnë këto “materiale” për të kuptuar pse ndodhi sulmi.

Motra e tij e pyeti pse e kishte sulmuar Zarutskën, duke e quajtur ngjarjen të pakuptimtë dhe të dhimbshme, veçanërisht për shkak të historisë së saj. Brown i tha se “materialet” ishin përgjegjëse për veprimet e tij dhe se hetimi duhet të zbulojë motivin.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Donald Trump, i cili kërkon dënimin me vdekje për autorin e masakrës. Zarutska ishte refugjate nga Ukraina, e cila kishte ikur nga lufta në vitin 2022 për të gjetur siguri në Shtetet e Bashkuara. Ajo u sulmua në mënyrë të rastësishme ndërsa ishte ende e veshur me uniformën e picerisë ku punonte, dhe sulmi u kap nga kamerat e trenit.

Autoritetet federale kanë ngritur akuza ndaj Brown për një vepër që shkakton vdekje në një sistem transporti masiv, ndërsa gjykata e shtetit e akuzon për vrasje në shkallë të parë.

Familja e Zarutskës tha se ajo ishte një artiste e pasionuar, e diplomuar në art dhe restaurim në Kiev, dhe u kujtua për kreativitetin, dashurinë për kafshët dhe dëshirën për të mësuar.

Tronditëse! Gjendet i coρëtυar brenda në makinë këngëtari i njohur, ja çfarë dyshohet (Emri+Foto)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Hollywood Hills, Los Angeles, ku policia ka gjetur një trup të copëtuar dhe të dekompozuar

në bagazhin e përparmë të një makine Tesla që i përket këngëtarit të njohur D4vd (David Anthony Burke), autor i hitit botëror “Romantic Homicide”.

Automjeti ishte i braktisur dhe u pikas nga fqinjët për shkak të një ere të rëndë dhe të padurueshme që vinte nga makina. Pas ndërhyrjes së LAPD, brenda u gjet trupi, i cili ishte i mbështjellë dhe i copëtuar në mënyrë makabre.

Policia ka konfirmuar se kjo është një çështje hetimore për vdekje të dyshimtë dhe nuk ka dhënë ende detaje për identitetin e viktimës.

Ndërkohë, D4vd përmes menaxhmentit të tij ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet, por do të vazhdojë edhe turneun botëror të planifikuar, gjë që ka ngritur shumë diskutime dhe kritika në rrjetet sociale.

Hetuesit po presin rezultatet e autopsisë dhe analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe rrethanat e sakta. Media amerikane shkruan se rasti ka ngjallur panik, duke qenë se D4vd është vetëm 19 vjeç dhe një nga emrat më të rinj në rritje të skenës muzikore.

Gazetarja lëshon akuzën e fortë: “Ka kolege të miat që bëjnë takime në burg me njerëz të bandave dhe…”

E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar.

Si qëndron e vërteta pas kësaj deklarate dhe kush ishte ky i burgosur?

Meqë jemi tek e vërteta, ka kolege të miat që shkojnë e bëjnë takime në burg, nuk po flas për çështje që kanë raporte me të burgosur, por raporte pune.

Shkojnë aty për të marrë informacione dhe për t’i thënë nëpër studio. Këtu po flasim për njerëz me banda, jo për njerëz të politikës.

I shohim këto njerëz pjesë të studiove televizive?

I shohim shumë shpesh. Madje kanë gjithë kohën televizive. Nuk i them emrat… Por ta them me përgjegjësi të plotë, pas 27 viteve karrierë, mbas shumë punësh të kaluara mbi shpatulla, pas shumë sakrificash, madje kam riskuar dhe jetën, por askush nuk flet për këtë.

Ngjarje e rëndë/ Gazetari i njohur i jep fund jetës, ja çfarë dyshohet (Emri+Foto)

Një ngjarje e rëndë është mësuar sot në Itali, ku u bë e ditur se është ndarë nga jeta një personazh shumë i njohur i televizionit dhe sportit, Pol Bakaljini, në moshën 41-vjeçare.

Dyshimet e para janë se Bakaljini i ka dhënë fund jetës në banesën e tij, ku e kishte gjetur partnerja. Megjithatë, vazhdojnë hetimet për të shmangur çdo dyshim rreth rrethanave për ndarjen nga jeta të personazhit i cili ka bërë emër në mënyra të ndryshme në Itali.

Ai kishte qenë basketbollist, para se të kthehej në një gazetar investigativ në emisionin “Le Iene”, ku kishte rënë në sy sidomos për intervistat direkte me politikanë në vend. Më pas, Bakaljni kishte kaluar në financë, duke hapur fonde investimi dhe në vitin 2017, kishte arritur një akord për të blerë klubin e Palermos.

Ai u shpall edhe president i klubit pas arritjes së marrëveshjes me Mauricio Zamparinin për shitjen. Por në fund asgjë nuk u bë realitet, pasi Zamparini bëri të ditur disa muaj më vonë se nuk kishte marrë garancitë e duhura financiare prej tij, me Bakaljinin i cili kishte dhënë “dorëheqjen” dhe kishte vazhduar të merrej me aktivitetet financiare të këtyre fondeve të investimit.

19 dronë rusë shkelin Poloninë, Trump paralajmëron reagim të mundshëm: Ja ku jemi, do të…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në lidhje me rrëzimin e dronëve rusë në Poloni.

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, shkroi ai në Truth Social.

Mesazhi i presidentit amerikan është i paqartë, megjithëse ai mund të zgjedhë të japë më shumë detaje në vijim, sipas Sky News.

Polonia tha se rrëzoi tre apo katër dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore të saj.

Sipas Varshavës, 19 dronë të Rusisë hynë në hapësirën e saj ajrore më 10 shtator.

Braçe jep alarmin: Kuqezinjve u rrezikohet jeta në Serbi, stadiumi i Beogradit i mbushur me kriminelët e Banjskës!

Pas fitores 1-0 me Letoninë, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës në Beograd përballë Serbisë më 11 tetor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Kur kanë mbetur edhe një muaj nga ndeshja ku do të vendoset fati i Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ngritur alarmin.

Duke u bazuar te tifozët që ishin të pranishëm në sfidën e mbrëmshme në Beograd, mes Serbisë dhe Anglisë, Braçe thekson se jeta e futbollistëve tanë mund të jetë në rrezik.

Ai i bën thirrje FIFA-s që të marrë masa për këtë situatë, për të mos u lejuar hyrjen në stadium eksponentëve të krimit apo personave që shfaqin rrezikshmëri.

Postimi i Erion Braçes:

Çfarë po ndodh? Identifikohen dronët rusë mbi Poloni, ekspertet zbulojne detajet: Janë tipi i …

Tre analistë të kontaktuar nga BBC-ja kanë identifikuar imazhe të një droni kryesisht të paprekur në një fushë afër fshatit lindor polak Czosnówka, si një Gerbera, një mjet ajror pa pilot (UAV) shumëfunksional dhe i përdorur gjerësisht nga Rusia, si karrem për të shpërqendruar sistemet e mbrojtjes ajrore gjatë sulmeve në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

Zyrtarët polakë kanë thënë mëngjesin e së mërkurës se 19 dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës.

Justin Crump, shef ekzekutiv i kompanisë Sibylline, ka thënë se Gerbera është “një mënyrë e lirë për të rritur aftësinë e dronëve të tjerë”.

Ai ka thënë se Moska zakonisht e përdor atë në lidhje me dronët Shahed/Geran-2 kur nis sulme ndaj trupave dhe qyteteve ukrainase.

Ndërkohë, Justin Bronk – një analist i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (Rusi) i ka thënë BBC-së se dronët kanë mbetur kryesisht të paprekur pasi ka të ngjarë t’u mbarojë karbu

Të dy analistët thonë se shkalla e inkursionit lë të kuptohet se me siguri bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm nga ana e Rusisë.