Ρrotestat e dh▪︎ nshme në Nepal/ Të rinjtë z hυeshin ministrat e qeverisë, i qëllojnë me kamzhik në lumë (Video)

Pas djegies së selisë qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, protestuesit në Nepal kanë kapur dhe dhunuar ministrat e qeverisë duke i detyruar të ecin në lumë të zhveshur lakuriq.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet ministri i Financave që ecën në lumë dhe pas tij një protestues e qëllon me kamzhik dhe turma nga larg brohoret me gëzim për dhunën që ushtrohet ndaj tij.

Kryeqyteti i Nepalit u përfshi nga trazira të dhunshme, pasi protestuesit sfiduan shtetrrethimin dhe morën rrugët e qytetit.

Turmat dogjën Parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe godina të tjera qeveritare, duke shënuar një nga ditët më të errëta të vendit në dekada.

Autoritetet konfirmojnë të paktën 22 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa policia përdori armë zjarri, ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ushtria është dërguar në Kathmandu për të rikthyer rendin.

Revolta nisi pas bllokimit të rrjeteve sociale, por u shty nga zemërimi ndaj korrupsionit dhe mungesës së mundësive ekonomike. Protestat e udhëhequra nga brezi Gen Z konsiderohen si shpërthimi më i madh i dhunës politike në vend që nga shpallja e republikës në vitin 2008.

“SHBA i shpalli sot luftë Edi Ramës”, gazetari i njohur paralajmëron: Do goditen persona të pushtetshëm që janë…

Ai shtoi se mesazhet e SHBA janë të qarta dhe kronologjike, duke adresuar drejtpërdrejt qeverinë shqiptare dhe lidhjet e saj korruptive me trafikun e drogës.

“Lidhjet korruptive për të favorizuar trafikun e drogës janë të lidhura direkt me pushtetin e sotëm dhe zyrtarët e lartë të qeverisë”, tha Saraçi, duke nënvizuar gjithashtu implikimin e shtetit në pastrimin e parave dhe favorizimin e grupeve kriminale.

Duke komentuar fjalën e të ngarkuares së SHBA me punë në Shqipëri, gazetari Romis Saraçi, thotë në një emision televiziv, se deklarata e saj përbën një mesazh të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit Edi Rama. Saraçi tha se SHBA sot i ka shpallur luftë Ramës, jo vetëm kartelëve të drogës.

Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër trafikut të drogës ka qenë permanente, por, siç theksoi Saraçi, “në nivelet aktuale, është një aksion kombëtar që godet qeverinë shqiptare dhe eksponentë të lartë të saj, të cilët deri tani janë amnistuar për përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale”.

Mesazhi i SHBA, sipas tij, ishte i drejtpërdrejtë: “Kur flitet për grupet shqiptare kriminale, ky është një paralajmërim i qartë për Ramën dhe ekzekutivin e tij”.

Një nga pikat kyçe të shqetësimit të SHBA është SPAK. Saraçi theksoi se SHBA kërkojnë garanci totale për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe që procesi të mos ndikojë nga interesat e brendshme të qeverisë. Ai gjithashtu denoncoi rastin e Olsi Ramës si shembull flagrant të mungesës së hetimit të kryeministrit dhe njerëzve të afërt me të.

Saraçi paralajmëroi se në ditët në vazhdim pritet një valë zhvillimesh të rëndësishme në drejtësi, me goditje të forta ndaj organizatave kriminale që lidhen me pushtetin dhe personave të fuqishëm në qeveri.

Saraçi:

SHBA sot i ka shpallur luftë Edi Ramës, jo kartelëve të drogës.

Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi kartelëve të drogës ka qene permanente, jo në këto nivele, se sot është një aksion kombëtar i tyre, por aktivitete të tilla për luftë kundra drogës ka pasur.
Ajo çka nuk është, është goditur ka qenë përfshirja e shtetit shqiptar, e qeverisë shqiptare, e eksponentëve të lartë në gofitje dhe gjithmonë janë amnistuar.

E them që i shpalli luftë Edi Ramës sepse edhe mesazhet, po ti lexosh, janë në mënyrë kronologjike, janë të renditura, që adresojnë drejtë për drejtë të qeveria shqiptare.

Për çfarë u fol, u fol për lidhjet korruptive, lidhjet korruptive për të favorizuar trafikun e drogës janë me pushtetin e sotëm, me zyrtarë të lartë, me qeveritarë.

Flitet dy, për pastrimin e parave, pastrimi i parave lidhet po prapë me favorët që u bën shteti shqiptar për të pastruar paratë.

Mesazhi ishte drejtëpërdrejtë, nëqoftëse e dërguara me punë e SHBA, flet për grupet shqiptare kriminale në fjalën e saj, se kur adresohet, kur flet që ne nuk bashkëpunojmë me qeveri, është e drejtëpërdrejtë, drejtuar qeverisë shqiptare, por duhet të kuptojmë edhe statusin e një diplomateje, se në momentin që do t’i shpallë luftë të drejtëpërdrejtë qeverisë shqiptare, atëherë ka marrë fund marrëdhënia dypalëshe.

Pika e radhës ishte fokusi i vendosur tek SPAK i cili është institucioni sot i drejtëpërdrejtë që ka kontaktet e drejtëpërdrejta me SHBA me DEA-n, për luftën kundër drogës.

Çfarë kërkuan? Kërkuan garanci totale në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Nga njëra anë kemi Dumanin që kohët e fundit artikulon zgjatjen e afatit dhe sot kemi mesazhin e drejtëpërdrejtë të SHBA që Altin Dumanit i ka përfunduar afati dhe në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të garantohet transparenca dhe të mos jetë i ndikueshëm nga jashtë.

Të gjitha mesazhet kanë qene të adresuara drejtëpërdrejtë për shtetin shqiptar, pra qeverinë shqiptare.
Që SPAK ka lidhur dhe është mbështetur gjatë gjithë kohës nga SHBA nuk ka pikë dyshimi sepse është investuar nga taksapaguesit amerikanë, por gjatë rrugës ka pasur devijacione, nuk është ndjekur linja fillestare e SHBA.

Ne kemi një rast flagrant nga ana e SPAK, kemi rastin e Olsi Ramës, çfarë bëri SPAK me hetimet për Olsi Ramën? Flasim për villain e kryeministrit, a u hetuan ndonjëherë këto deri në fund?

Plus si gazetar dua të them që në ditët në vazhdim ne kemi për të pasur zhvillime shumë të rëndësishme në drejtësi, dhe temat që po flasim.

Për goditjet e organizatave të forta kriminale të lidhura me pushtetin, edhe persona të pushtetshëm që janë në qeveri, ka për të pasur goditje të forta.

Tragjedia përsëritet/ Tramvaji përplaset me autobusin, raportohen rreth 30 të plagosur në Greqi (Video)

Të paktën 30 persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Pire në Greqi. Një tramvaj është përplasur me një autobus.

Sipas raportimeve aksidenti ndodhi në momentin kur autobusi u ndal në stacion për të zbritur pasagjerë, ndërsa tramvaji u përplas më pas duke shkaktuar dhjetëra të plagosur.

Nga raportimet e para, dyshohet se shoferi i tramvajit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Tragjedi në Durrës/ 16-vjeçari mbytet duke u larë në det (Emri)

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, një 16-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa lahej në det.

Viktima është identifikuar si E. V., banues në të njëjtën lagje ku ndodhi edhe ngjarja.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e mbytjes.

SPAK do të shkaktojë “tërmet”, Spartak Ngjela nxjerr detajet e bujshme, ja si pushtetarët e korruptuar do…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të tronditë politikën shqiptare me dosje të forta ndaj pushtetarëve të korruptuar.

Paralajmërimin e ka bërë avokati i njohur, Spartak Ngjela përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa shpreh bindjen se klasa e vjetër politike ka shkatërruar vendin që nga vitet ’90, duke shërbyer interesat e Beogradit.

Sipas tij, mijëra fabrika e uzina u shkatërruan me financime nga jashtë, ndërsa pasuritë publike u kthyen në burim korrupsioni.

Ngjela tha se sot, shumë prej atyre politikanëve po tentojnë të blejnë prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut me paratë e vjedhura. Por, sipas tij, drejtësia është e vendosur të çojë deri në fund këtë betejë historike. Ai shtoi se SPAK gëzon mbështetje të fortë ndërkombëtare, përfshirë këshilltarë amerikanë që ndjekin nga afër procesin.

Ngjela ironizoi përpjekjet e të korruptuarve që shfaqen në media duke sulmuar SPAK-un, ndërkohë që paratë ua marrin sekserët e tyre. Avokati theksoi se Shqipëria është në prag të një ndryshimi të madh historik. Lufta kundër korrupsionit, sipas tij, do të sjellë ngritjen e moralit shoqëror dhe standarde evropiane për qytetarët. “Eliminimi i tyre do të hapë epokën e re të Shqipërisë”, përfundoi Ngjela.

Reagimi i plotë i avokat Spartak Ngjelës

“Shqipëria po përmirësohet; por ajo ende në lëngim është. Shqipërinë e shkatërruan banditët e Beogradit me politikanët që drejtuan Shqipërinë në vitet 90. Këta banditë të pështirë i shkatërruan Shqipërisë 500 uzina dhe fabrika me paratë e Beogradit. Por akoma dhe sot këta po dalin si hajdutë; pikërisht këta që janë të korruptuarit e Serbisë, po na bëjnë një moral prej hajduti dhe vrasësi bashkë, në të gjitha televizionet e Shqipërisë. Po nuk kanë se ku të shkojmë, sepse tani shumica e të korruptuarve të lartë jane të akuzuar për korrupsion në SPAK. Dhe procesi do të vijojë derisa të jenë shfarosur në Shqipëri këta banditë që donin të shfarosnin Shqipërinë. Por Shqipërisë i morën të keqen. Dhe tani vijnë vërdallë.

Por SPAK do ta çojë luftën kundër tyre deri në fund – dhe kjo është e sigurt. Prandaj të korruptuarit e blerë nga Beogradi, Moska dhe Athina për të shkatërruar Shqipërinë, tani nuk kanë më asnjë shpresë, se janë të mundur nga drejtësia SPAK, që është ngritur kundër tyre. Por ditë për ditë të korruptuarit e lartë po bëhen qesharakë; dhe më të degraduarit janë ata që dalin nëpër televizione dhe me paratë e korrupsionit paguajnë të shiturit që flasin kundër SPAK – ut. Dhe për SPAK-un këta po na thonë qe e drejton Rama; kurse ekspertët dhe këshilltarët amerikanë që janë të angazhuar në SPAK, qeshin me mendjengushtësinë e liderëve të inkriminuar të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Dhe këta të korruptuar dhe hajdutë njëherësh nuk po kuptojnë dot asgjë. Prandaj po vijnë vërdallë me paratë nëpër duart e sekserëve të tyre që duan të blejnë prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK -ut. Por ndërkohë, këta të korruptuarit e lartë janë futur në një hall dyfish: sepse, në një krah po punon SPAK kundër tyre; kurse në krahun tjetër janë sekserët që po u vjelin paratë e vjedhura për të blerë SPAK -un; para këto që në fakt ua kanë vjedhur shqiptarëve dhe shtetit shqiptar të Shqipërisë me anë të korrupsionit të lartë shtetëror.

Por na duhet ta theksojmë se eliminimi i plotë i tyre sigurisht që do të sjellë historinë e re të Shqipërisë. Dhe koha sigurisht që do ta përmbushë këtë detyre që ajo ka për prosperitetin e shoqërisë shqiptare: për drejtësinë, për ngritjen e moralit shoqëror në Shqipëri dhe për pasurimin e shqiptarëve brenda standardit të Bashkimit Evropian”, shkruan avokat Spartak Ngjela në rrjetet sociale./Rigels Seliman

Çfarë ndodhi në Shkodër? Dy persona kërcënojnë me armë Forcat Shqiponja: Do t’ju haρim b arkun me ρ|umba

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona.

Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekje te tyre duke arritur që t’i ndalojnë.

Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Domatet shqiptare me nivele të larta pesticidesh, Prokuroria e Beratit firmos urdhër-arreste/ Si produkti arriti të kalonte doganën me fatura fiktive

Pas kthimit pas nga Kroacia të tonelatave me domate, prokuroria e Beratit ka firmosur urdhër-arreste.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se nga operacioni i Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në polici dhe Prokuroria e Beratit, u arrestuan tre persona.

Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se autoritetet Kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjësuar një sasi prej rreth 8 ton domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin Mariglen Qorri, sasi kjo që pas analizave rezulton me nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Ne lidhje me këtë sasi rezulton se shtetasi Mariglen Qorri ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe këtë faturë e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat duke u munduar të shmangë kështu përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar.

Nga veprimet hetimore rezulton se kjo sasi domatesh e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë shtetasi Mariglen Qorri.

Gjithashtu nga veprimet hetimore rezulton se inspektoret e AKU Berat shtetasit Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani pas njoftimit nga sistemi Rasff kanë kryer inspektim me datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe gjatë këtij inspektimi nuk kanë konstatuar sasinë e domateve të gjendur në magazinën e subjektit duke plotësuar praktiken sikur në magazinë nuk kishte asnjë sasi domate.

Ata dyshohen se nuk kanë bërë bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt. Këta inspekto dyshohen se kanë marrë të mirëqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi Mariglen Qorri, të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmueshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar kështu faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.

Gjithashtu u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.

Për sa më sipër u bë ndalimi i shtetasve:

Mariglen Maliq Qorri, i datelindjes 06.01.1985, Pronar i subjektit “Era fruit” si i dyshuar per veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 288, 288/c dhe 186 te K.Penal.

Ronaldo Agim Lika, i ditëlindjes 07.08.1998, inspektor për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
⁠Griselda Genci Doksani, e datëlindjes 05.12.2000, inspektore për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore.

G-Bani shpërthen ndaj produksionit të BBVA: Bërën show të shëmtuar në shpinën time…

Reperi G-Bani, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka reaguar ashpër ndaj produksionit të spektaklit disa muaj pas përfundimit të sezonit.

Gjatë një transmetimi “live” në TikTok, ai u pyet nga ndjekësit nëse sëmundja e babait të tij ishte e vërtetë apo një arsye e sajuar për largimin nga shtëpia.

G-Bani sqaroi se situata ishte reale, por akuzoi produksionin se e kishte shfrytëzuar në mënyrë të gabuar.

“Por që ato (produksioni) kanë bërë një show të shëmtuar në shpinën time që nuk duhet të ma kishin thënë në Prime por duhet të ma kishin thënë më parë që unë të kisha pas mundësi të shkoja te babai im. Jo në Prime!”, u shpreh ai.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje një nga momentet më të përfolura të sezonit të katërt të BBVA.

SKANDAL në Beograd! Pasi u turpëruan 5 me 0, serbët “shfryhen” duke thirrur “Kosova është Serbi”

Paralelisht me ndeshjen e Shqipërisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës u zhvillua në Beograd dhe ndeshja e rivalit tonë të vërtetë në garë për vendin e dytë në grup, Serbisë.

Përballë Anglisë ata u turpëruan vërtet me 5 gola, duke humbur sërish vendin e dytë ndaj Shqipërisë, por ajo që i turpëroi edhe më tepër ishin tifozët e tyre ultras. Tifozët në futjen e tyre në stadium nuk ndalën së kënduari refrenin e kotë, atë që tashmë i dallon nga kushdo në Europë për nivelin e tyre, “Kosova është Serbi…”

Huliganët serbë, të shoqëruar nga forcat speciale në Marakana, e filluan dhe mbaruan gjithçka e korret politike që po i bëjnë shembull në çdo dënim të FIFA-s. Nga flamuri me hartën e Kosovës dhe ngjyrat e Serbisë, deri tek thirrjet me hedhje e pritje, ku njëri grup përmendte emrin e Kosovës dhe tjetri të Serbisë.

Një skenë mes të turpshmes dhe qesharakes në atë stadium të tejmbushur ku në të vërtetë, futbollin nuk kishin si ta shihnin, pasi në çdo moment portieri i tyre nxirrte topin nga rrjeta, të paktën 5 herë. Kështu që zgjodhën të bëhen sërish protagonistë këta huliganë që vetëm me futbollin nuk kanë lidhje.

Krejt e kundërta në Tiranë ku edhe pse për fat të keq për disa ngjarje pa lidhje me sportin nga disa tifozë në ndeshjen e shkuar ndaj Serbisë sollën dënimin e një pjese të stadiumit, të 16.500 tifozët kuqezi në stadium dhanë një shembull perfekt të mbështetjes së skuadrës, aq më tepër në një ndeshje si ajo e djeshmja, ku e gjithë vëmendja ishte tek 11-tshja jonë në fushë dhe tek arritja e rezultatit që na duhej dhe që e morëm, raporton gazetari i Top Channel Endi Tufa.

Tashmë rreth një muaj pushim dhe do të na duhet të udhëtojmë drejt Beogradit, ndoshta për finalen e vërtetë të grupit atë ndaj Serbisë në Beograd.

Një ndeshje që vjen 11 vjet nga shfaqja e tyre edhe më e turpshme se e djeshmja ndaj kuqezinjëve, atë mbrëmje të tetorit 2014. Por ndoshta ajo që ndodhi 24 orë më parë ndaj Anglisë mund të na japë një assist nga UEFA, sepse shembuli ëshë I qartë, ata nuk shkojnë në stadium për ekipin e tyre, shkojnë thjesht për të treguar fytyrën që kanë, urrejtjen ndaj nesh dhe asgjë që lidhet me futbollin, gjithësesi ka ende kohë edhe një muaj./ Top Channel

Lejuan domatet me pesticide të dërgoheshin në Kroaci, ja kush janë dy inspektorët e AKU-së

Dy të rinjtë që shihni më sipër janë Ronaldo Lika, 27 vjeç, dhe Griselda Doksani, 25 vjeçe, të dy inspektorë të AKU Berat, ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste ditën e sotme.

Urdhër-arrestet u lëshuan pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore. Dyshohet se Lika dhe Doksani kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili eksportoi 8 ton domate duke plotësuar në mënyrë fiktive praktikat e mbajtura.

Po ashtu ata akuzohen se nuk kanë bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi Mariglen Qorri, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati. Gazeta shqip