Zbuloi se ishte në një lidhje dashurie, Ronela Hajati publikon imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën

Ronela Hajati, e cila zbuloi pak javë më parë se ishte në një lidhje dashurie, ka publikuar imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

ronela hajati (5)

Artistja zbuloi për herë të parë portretin e djalit zeshkan që ka në krahë, por pa zbuluar emrin e tij.

“Profil professional po fotot e zemres aty❤️ mundsisht me nje bonus brenda 😬”, shkroi këngëtarja.

ronela hajati (4)

Kujtojmë që në muajin korrik Ronela Hajati ka habitur ndjekësit me një postim të papritur në rrjetet sociale ku u shfaq krah mashkullit misterioz, duke ndezur menjëherë spekulimet rreth jetës së saj private.

Në imazh, Ronela shihej në ambiente plazhi duke buzëqeshur krah partnerit, të cilit u kujdes të mos i zbulonte portretin.

Kujtojmë se Ronela Hajati është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale, duke zgjedhur të mbajë larg syrit të publikut marrëdhëniet e saj personale.

“Një ndërtues në Tiranë…”/ Më kë e ka Rama? Kryeministri: Nuk do marrë më leje ndërtimi

Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet ditën e sotme, teksa foli për hapësirat publike.

Kryeministri ka folur personalisht për një ndërtues në Tiranë, i cili sipas tij, nuk ka respektuar planin e ndërtimit. Rama tha se ky ndërtues, ka marrë leje për një fasadë të gjelbër, megjithatë, pas përfundimit të punimeve, nuk ka asnjë pemë të mbjellë.

Kryeministri kërcënoi se ky ndërtues nuk do përfitojë më leje ndërtimi, në rast se nuk nis të zbatojë një për një të gjithë planin e ndërtimit.

“Njerëzit paguajnë për të blerë apartament dhe paguajnë jo pak. Dëgjojnë nga ndërtuesit gjithëfarëlloj përrallash. Ju shkojnë me ato fasadat që miratojmë ne me shumë mundim, me pemë me gjelbërim. Duken ato si Kopshtet e Babilonit. Se atë blejnë njerëzit. Ka një ndërtues këtu në Tiranë që ka marrë një leje me një fasadë që ishte e gjitha e gjelbër. Këmbë peme nuk ka aty. Por nuk ka për të marrë më kurrë leje në qoftë se nuk do mbjellë një për një pemët për të cilat ka marrë lejen, sepse dhe njerëzit që kanë hyrë aty kanë paguar dhe pemët. Dhe mirë pemët, po i thotë këto janë apartamentet, ti shkon blen apartament dhe shpreson që do të bjeri një komshi i mirë. Kur ty të bie përballë një axhustator. Dhe hap një axhusteri. Ditën kur vjen të axhustohet një metal, ti ke turjelën në tru. Ditën kur sharrohet një dërrasë, ti ke sharrën në tru. Jetohet kështu?”, u shpreh Kryeministri.

Pse Shkodra nuk po gjen qetësi? Nga janari në shtator 6 atentate me armë zjarri, 7 të υ▪︎ ekυr dhe 2 të ρΙagosur

6 atentate me armë zjarri, 7 persona të vdekur dhe 2 të plagosur, ky është bilanci i ngjarjeve kriminale që kanë tronditur Shkodrën e rrethinat e saj nga janari e deri në shtator të këtij viti.

Nga vrasje për çështje nderi, tek ato për motive pronësie, hasmëri të vjetra e larje hesapesh nga grupet kriminale, Shkodra nuk po gjen qetësi.
Më 4 janar 2025 në orët e para të mëngjesit u gjet i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij në Dragoç të Postribës 33-vjeçari Ramazan Mataj. I riu u gjet pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë, ndërsa familjarët deklaruan se në dijeninë e tyre 33-vjeçari nuk ka pasur konflikte me askënd.

Pak ditë më pas, policia ra në gjurmët e autorëve, duke arrestuar dy vëllezër Arjon dhe Klisman Hasaj. 29-vjeçari Arjon Hasaj pranoi autorësinë e krimit, ku në dëshminë e tij përpara togave të zeza tha se e vrau 33-vjeçarin Ramazan Mataj sepse kishte një lidhje intime me motrën e tyre dhe në 6 vitet e fundit i kishte prishur asaj 2 martesa. 23-vjeçari Klisman Hasaj u arrestua si përkrahës i autorit të krimit sepse pas ngjarjes ndihmoi të vëllanë të fshihte armën e krimit.

Më 28 shkurt 2025 rreth orës 14:50 u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij, 20-vjeçari Pavlin Preka. 20-vjeçari u gjet nga xhaxhai i tij pa shenja jete, ndërsa grupi hetimor ngriti dyshimet se i riu ishte vrarë disa ditë përpara se të gjendej nga të afërmit. Pavlin Preka jetonte me babanë dhe vëllanë mes Dukagjinit dhe fshatit Guci e Re, ndërsa vrasja ka mbetur pa autor.

Më 5 gusht 2025 në Paçram të Vaut të Dejës u ekzekutua me armë zjarri me silenciator 65-vjeçari Frrok Lleshaj. Pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet gjakmarrja. Frrok Lleshaj ishte në hasmëri me kushërinjtë e tij, si dhe me një shtetas nga Puka. Hasmëria brenda fisit Lleshaj nisi në vitin 1991, pas vrasjes së djalit të Frrok Lleshajt në Greqi në vitin 1991, vrasje për të cilën ai akuzonte kushëririn e tij. Nga kjo hasmëri janë shkaktuar 5 viktima, ku Frrok Lleshajt veç djalit i kanë vrarë edhe vëllanë. Gjithashtu i vrarë ka mbetur edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj dhe një shtetas nga Puka. Edhe kjo ngjarje vijon të mbetet pa autor.

Më 28 gusht 2025 në Abat të Postribës u vra me armë zjarri 61-vjeçari Pirro Prroni, ndërsa një ditë pas vrasjes u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës, bashkë me armën e krimit autori i dyshuar Ndoc Maçaj. Shkak për vrasjen e 61-vjeçarit Pirro Prroni janë bërë konfliktet për pronat me Ndoc Maçajn.

Më 4 shtator 2025 pasi doli nga ambientet e një lokali ku ndodhej me 2 miqtë e tij, u qëllua me breshëri plumbash 34-vjeçari Kristian Kola. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se i riu është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk ka precedentë të mëparshëm kriminal. Familjarët kanë deklaruar se Kristian Kola nuk pa pasur konflikte me askënd dhe kërkojnë nga autoritetet identifikimin e vrasësit edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më 8 shtator 2025 në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës mbetën të vrarë pas një sulmi me armë Armando Pali, Liridon Kraja alias Lusha, si dhe u plagosën Erogen Vaso alias Bajroviç dhe Meri Kacerri kamerierja që po shërbente në këtë subjekt.

Pak pas vrasjes policia kapi dhe arrestoi autorin Ragip Gila, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja me një motor. Autori Ragip Gila në dëshminë e parë tha se shënjestër e sulmit të tij ishte Erogen Vaso alias Bajroviç, ndërsa ky i fundit mohon të ketë lidhje me grupet kriminale. Grupi hetimor ka dyshime se autori i masakrës Rakip Gila, që dyshohet si një nga ushtaret e grupit kriminal te drejtuar nga Lulzim Kulla, mund të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e 34-vjecarit Kristian Kola.

I vëllai deklaroi se e kishin υ▪︎ arë, Nuredin Dumani flet pa doreza: Ju tregoj krimin tim të parë dhe ç’më mësoi Talo Çela (RRËFIMI)

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani do të rrëfejë publikisht krimet makabre të kryera nga dora e tij dhe të urdhëruara nga eksponentë të krimit. Një rrëfim që pritet të jetë tronditës, ku emra “të fortësh”, biznesmenë apo dhe qeveritarë e ish-pushtetarë të dekonspirohen hapur për lidhjet e tyre me mafiet shqiptare.

Në promon e publikuar nga Top Channel, për “Inside Story” Dumani tregon sesi u bë pjesë e botës kriminale duke u kthyer në një vrasës me pagesë.

“Kam pasur një pistoletë për ta shitur, ai ka qenë dhe krimi i parë që un mund të kem bërë fillimisht”.

Tashmë i penduari i drejtësisë dhe personi kyç për zbardhjen e dhjetërave ngjarjeve tronditëse, Nuredin Dumani do të rrëfejë miqësitë, tradhtitë e lidhjet e ngushta me eksponentë të krimit.

“Unë nga Talo Çela mësova si të vjedh makina.”

Ndërkohë i vëllai i Nuredin Dumanit, Fitim Dumani disa ditë më parë në një intervistë për “MaShqipe”, deklaroi se i vëllai nuk kishte gisht në zhdukjen e Talo Çelës, por se ky i fundit ishte vrarë nga vëllezërit Çopja në Elbasan.

Me parashutë dhe mesazh mbështetës, Safet Bajri surprizohet në burg e 113: Gëzuar datëlindjen (Video)

Safet Bajri i njohur si i forti i Dobraçit ka festuar 41-vjetorin e lindjes në burgun e 313. Edhe pse pas hekurave nuk kanë munguar surprizat për të fortin e Shkodrës.

Shiç shihet edhe në pamje një dron i është dërguar në qrli me mbishkrimin: “Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”.

Arrestimi i Safet Bajrit

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tire thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara”.

Të tre në lidhje me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhe kryerjen e vrasjes së Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka zgjedhur prova për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të ushtrisë së shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frevistashqiptareee%2Fvideos%2F750295514486859%2F&show_text=false&width=267&t=0

Dalin detaje, zbulohet qeveria e re e kryeministrit Rama (Emrat)

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11 shtator, për të shpallur prioritetet dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Belinda Balluku, aktualisht ministre e infrastrukturës, pritet të spostohet në Kryetare Kuvendi.

Gjithashtu, Elisa Spiropali, aktualisht Kryetare Kuvendi, pritet të marrë postin e Ministres së Jashtme.

Blendi Gonxhe, aktualisht ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pritet të mbajë postin e Ministrit të Infrastrukturës, mëson Albeu.com

Përbërja e re e Qeverisë Rama 4

Kryetare Kuvendi Belinda Balluku

Zv/KM-Adea Pirdeni

M.Jashtëm- Elisa Spiropali

M.Mbrojtje-Pirro Vengu

M.Brendshëm- Vlora Hyseni

M.Drejtësisë- Elira Kokona

M.Financës- Genti Gazheli

M.Infrastrukturës-Blendi Gonxhe

M.Bujqësisë- Bledi Çuçi

M.Turizmit- Ervin Demo

M.Arsimit- Arbi Mazniku

M.Kulturës-Besiana Kadare

M.Antikorrupsion Albana Koçiu

M.Ekonomisë Delina Ibrahimaj

M.Dixhitalizimit- Mirlinda Kacinaj

M.Diasporës-Romina Kuko

Ministër i Shëndetësisë: një eksperte nga jashtë Shqipërisë.

“Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, djemtë e politikanit mbulojnë me para Jozin (Video)

Jozefin Marku është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime familjare, në Shqipërinë e mesme dhe në zonën e veriut.

Kështu ka ndodhur dhe me një dasmë të ditëve të fundit, ku Jozi ka qenë këngëtar, ndërsa të pranishëm kanë qenë djemtë e Tom Doshit.

Pamjet janë publikuar nga të pranishmit dhe tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi dy djemtë e politikani dhe biznesmenit Tom Doshi e kanë mbuluar me para këngëtarin.

Mes të rinjve që qëndrojnë përballë këngëtarit dallohet James Doshi, djali i madh i politikanit të mjatë që sot drejton Partinë Social-Demokrate, ndërsa dy të rinjtë e tjerë nuk dallohen qartë, por mendohen se janë dy djemtë më të vegjël, Marcos dhe Luis Doshi.

“Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, dëgjohet të këndojë Jozefin Marku, ndërsa djemtë e rinj i mbushin xhepat e duart me para, derisa në fund të këngës hedhin në ajër tufën me lekë.

Dasmorët e tjerë janë mbledhur përqark këngëtarit dhe djemve të politikanit Tom Doshi, disa të ulur këmbëkryq në mes të sallës, ndërsa të tjerët shijojnë momentin dhe përpiqen të fiskojnë pamjet me celular, përcjellë newsbomb.al.

VIDEO

“Një paralajmërim për Saliun”, Këlliçi “xhindos’ Berishën: SPAK nuk është më nën Sorosin, Rama në shënjestër për..

Belind Këlliçi ka qenë një natë më parë, i ftuar në një emision televiziv.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për punën e SPAK.

Deputeti demokrat tha se SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe se nuk merr më urdhra nga ai.

Sipas tij, institucioni i drejtuar nga Altin Dumani ka si partner Departamentin e Drejtësisë të administratës Trump dhe i bëri thirrje që t’i shkojë deri në fund çështjes McGonigal.

“SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe George Sorosit. SPAK ka sot një partner krejt ndryshe në SHBA, OPDAT-in dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe që këtij skandali do i shkojë deri në fund.

Mjafton të hetoje lidhjet e Edi Ramës me McGonigal dhe do dalin të gjitha. SPAK mund ta marrë dhe ta pyesë Ramën për takimet dhe bisedat me McGonigal-in, edhe ky i fundit mund të pyetet për vizitat e tij në Shqipëri dhe takimet e tij më Ramën” – tha Këlliçi në “Log”.

Pra, sipas tij, tashmë SPAK drejtohet jo më nga Sorosi, por nga administrata amerikane e Donald Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë, kur Sali Berisha vazhdon sulmet e egra ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.

Kushedi se çfarë do të ketë menduar ai, kur ka dëgjuar Këlliçin mbrëmë, i cili, me sa duket, ka vendosur të xhindosë me ato që thotë.

Ndoshta dhe me qëllim!

Presidenti polak shokon botën me deklaratën e fortë: Putin do të sulmojë …

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator.

“Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki. Polonia dhe Finlanda ndajnë kufi me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës.“Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona, ne besojmë se Putini po ashtu është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, tha presidenti i Polonisë.

“Prandaj ne po i zhvillojmë forcat tona të armatosura, ne po zhvillojmë partneritetin tonë dhe raportet tona”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje për ndonjë masë konkrete.

Ai tha se “arkitektura e sigurisë” në rajon ka ndryshuar dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, është “i vetmi udhëheqës i botës së lirë” i cili mund ta detyrojë Putinin që të negociojë. Javën e kaluar, Trump ofroi që të dërgonte më shumë trupa në Poloni, teksa e priti Nawrockin në Shtëpinë e Bardhë. Stubb, ndërkaq, në muajt e fundit ka bisedar rregullisht me Trumpin, teksa fuqitë evropiane po kërkojnë që të ndalet lufta në Ukrainë.

“Ne po tentojmë të shpjegojmë se Putinit nuk mund t’i besohet, se Putini po luan me taktikat e tij të zakonshme të zvarritjes” të procesit”, tha Stubb.

Shqetësime të ngjashme ka ngritur edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili në fillim të javës tha se “plani imperialist i Putinit nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës”, por se ky plan është vetëm fillimi./REL

Ish-prokurori Eugen Beci: Me këtë kod, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të ketë frikë…

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka shprehur rezerva mbi Kodin e Ri Penal, në emisionin Log, në News24.

Ai theksoi se Kodi duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për qytetarët, përndryshe rrezikohet cenimi i të drejtave të tyre. Beci kritikoi faktin që shumë sjellje të zakonshme kriminalizohen, duke shtuar se “çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të mendojë nëse veprimi i tij është vepër penale apo jo”.

Sipas tij, fokusi duhet të kishte qenë te krimet moderne, si ato kibernetike.

“Kodet kanë një parim, duhet të shkruhen në mënyrë të saktë. A do të duhet të lexojmë dhe ta kuptojmë. Nëse nuk e kupton, i bie që ti nuk kupton se cila sjellje të çon në burg. Grupi i punës duhet që ta krijonte Ministria e Drejtësisë. Veprat duhet të ishin të qarta, të sakta dhe të kuptueshme.

Fokusi duhet të ishte te veprat penale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike. Nuk mund të dënohet me burg një noter a avokat, sepse përcakton tarifë të paarsyeshme. Shteti ndërhyn në treg. Me këtë Kod Penal, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë, duhet të mendojë nëse veprimi i tij është vepër penale apo jo. Shpërdorimi i detyrës të riformulohet dhe objekti të jetë jo vetëm shpërdorimi i fondeve publike, por të përcaktohet më qartë ku është bërë shpërdorimi”, tha Beci.