“Si mund ta hedhë dikush në plehra dashurinë?”/ Habit Flori Mumajesi, poston videon e koduar me zërin e Elvana Gjatës

Prej disa kohësh i tërhequr nga jeta publike dhe larg skenës, kantautori Flori Mumajesi ka zgjedhur sërish të komunikojë me publikun përmes një postimi enigmatik në rrjetet sociale. Një “Instastory” ai ka ndezur kureshtjen e ndjekësve.

Në videon e publikuar, ekrani është i mbuluar nga errësira, ndërsa në sfond dëgjohet një audio me tone të forta dhe të ngarkuara emocionalisht.

Mes zërave të përfshirë në regjistrim dallon qartë edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila shfaqet duke thënë me vendosmëri: “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do në jetën tënde, thuaj të drejtën tani.” Përballë saj, Mumajesi dëgjohet i pasigurt, duke u përgjigjur shkurt: “S’e di.”

Audioja vijon me vargje të këngës së tij të njohur “Pa jetë”:

“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri.”

Ky kombinim i dialogut intim dhe vargjeve artistike e bën postimin edhe më të paqartë dhe intriguese.

Në fund, kantautori dëgjohet sërish duke thënë: “Historinë nuk e bën dot vetë”, ndërsa videoja mbyllet me një kor fëmijësh që këndon të njëjtën këngë, duke i dhënë gjithë materialit një atmosferë të fortë dramatike dhe reflektuese.

https://streamable.com/e/u9enxt?quality=highest

Reagimet e publikut nuk kanë munguar. Shumë fansa po spekulojnë se ky mund të jetë një paralajmërim për rikthimin e artistit në muzikë, pas një periudhe të gjatë heshtjeje.

Të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një reflektim personal mbi të kaluarën dhe marrëdhëniet e tij.

DEL FOTO/ Ky është rumuni që ekzekutoi Renato Hoxhajn në Vlorë. Autori υrasës me pagesë, krimi u porosit nga Dubai

53-vjeçari rumun ishte shpallur në kërkim prej pesë muajsh, dhe ende vijon puna për kapjen e tij.

Ngjarja tronditëse u regjistrua në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ndërsa Hoxhaj po shkonte në punë si roje objekti.

58-vjeçari, u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, një goditje e saktë dhe e padiskutueshme, e cila, sipas hetuesve, tregon një qëllim të qartë: eliminimin total.

Hetimet paraprake tregojnë se autorët e krimit kishin informacion të saktë në lidhje me lëvizjet e Hoxhajt – ata e dinin që ai punonte të dielave dhe largohej herët në mëngjes. Ishte pikërisht kjo saktësi që duket se është shndërruar në një katastrofë për të.

Ekspertët mjeko-ligjorë theksojnë se goditja në qendrat nervore tregon qartë se nuk ishte një konflikt spontan, por një atentat i studiuar në detaje. Burime pranë hetimit flasin për një urdhër të ardhur nga jashtë vendit, konkretisht nga një grup kriminal me seli në Dubai, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen.

Një nga pistat e para të hetimit ishte një mosmarrëveshje për pronën, por kjo u përjashtua shpejt. Sipas burimeve policore, atentati duket se lidhet me krimin e organizuar. Dyshohet se Hoxhaj mund të ketë pasur njohuri ose kontakte që e bënin të rrezikshëm për dikë.

Ndërkohë, personi i parë, djali i një ish-deputeti, është arrestuar për përfshirje të mundshme në atentat, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar fijet e ndërthurura të një rrjeti që lidh grupet kriminale nga veriu në jug të vendit, të cilat komunikojnë dhe bashkëpunojnë me urdhra që vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

E diela si dita e zgjedhur për atentat nuk ishte e rastësishme. Përveç rutinës së viktimës, ajo u shfrytëzua për shkak të vigjilencës së

Tiranë-Londër, pasagjeri i avionit shfaq simptoma të rënda në udhëtim, ndërhyrja e mjekut shqiptar e shpëton

Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekut shqiptar Dr. Kristo Papa, u arrit të stabilizohej gjendja e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në bord.

Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke.

Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin.

Mjeku organizoi dhënien e ndihmës së parë në bashkëpunim me stjuardesat e avionit dhe pasagjerë të tjerë.

Për më shumë se tre orë udhëtim ajror, ai monitoroi dhe u kujdes për pacientin, duke siguruar stabilizimin e tij deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës, ku pacienti iu dorëzua ekipit mjekësor spitalor për trajtim të mëtejshëm.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 9 shtator 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Energjia juaj ka arritur kulmin dhe po ju shtyn të merrni vendime, madje edhe të rëndësishme. Duhet të veproni me kujdes dhe të shmangni nxitimin për të vepruar pa menduar. Lidhur me punën, çdo pengesë do të kapërcehet shkëlqyeshëm.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 9 shtator 2025), një ditë e favorshme ju pret për të ecur përpara me projektet tuaja me vendosmëri të madhe. Lidhur me punën, mund të vijnë lajme interesante; jini gati ta mirëprisni atë me mendje të hapur.

BINJAKËT

Mendja juaj është e qartë dhe e hapur për të marrë propozime të reja. Përfitoni nga kjo gjendje për t’u përballur me vështirësitë dhe për të përmirësuar aftësitë tuaja të komunikimit. Lidhur me punën, dikush mund t’ju ofrojë ide inovative.

GAFORRJA

Kushtojini kohë të dashurve tuaj dhe njerëzve që i doni më shumë. Lidhur me punën, do të ketë sfida për t’u përballur me qetësi dhe vazhdimësi. Ata që janë në një lidhje mund të përjetojnë disa momente të vështira; do të jetë e rëndësishme t’i diskutoni ato me qetësi.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 9 shtator 2025), planetët do të favorizojnë suksesin tuaj në vendin e punës. Ata me përgjegjësi më të mëdha do të duhet të punojnë shumë për të përfunduar gjithçka, por kjo do t’u kushtojë edhe një sasi të konsiderueshme energjie.

VIRGJËRESHA

Do të kuptoni se nuk keni planifikuar gjithçka dhe do të përjetoni një krizë të vogël. Jini më falës me veten dhe më pak të zgjedhur. Improvizimi është gjithashtu i mundur, të ndjekësh intuitën tënde nuk do të thotë të krijosh kaos.

PESHORJA

Gjatë orëve të ardhshme të 9 shtatorit 2025, do të jetë shumë e rëndësishme të komunikoni qartë. Lidhur me punën, do t’ju ofrohen bashkëpunime të reja gjatë orëve të ardhshme dhe do të duhet të përgjigjeni shpejt.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 9 shtator 2025), emocionet tuaja do të jenë intensive, por do të jetë thelbësore të qëndroni të qetë. Lidhur me punën, do të duhet të shmangni konfliktet e panevojshme dhe të përqendroheni vetëm në atë që duhet të bëni.

SHIGJETARI

Do të keni një nxitje të mirë energjie që do t’ju bëjë më të vendosur dhe të etur për të dalë nga rutina juaj. Sa i përket punës, gjatë orëve të ardhshme do të jeni në gjendje të bëni një ndryshim falë një ideje inovative dhe një propozimi interesant që e pranuat menjëherë, duke ndjekur instinktet tuaja.

BRICJAPI

Ju pret një ditë disi nervoze në mes të shtatorit. Do të jeni me humor të keq dhe është më mirë të mos thoni asgjë që nuk ju pëlqen… Lidhur me punën, mund të ketë një mosmarrëveshje me një koleg ose klient, gjë që do të çojë në një debat të pashmangshëm.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 9 shtator 2025), ka pak tension në ajër gjatë këtyre orëve të mesit të muajit. E vërteta është se gjërat nuk po shkojnë siç duhet në punë dhe po përpiqeni të gjeni zgjidhjen e duhur. Partneri juaj do të duhet të jetë shumë i duruar; përndryshe, një konflikt do të ishte i pashmangshëm.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite në shtator, do të jeni veçanërisht intuitivë. Duke e përqafuar këtë cilësi edhe në vendin e punës, merrni vendime që nuk janë të nxituara, por as tepër të arsyetuara.

Shqipëria në “luftë”, Rama në Konferencën e Ambasadorëve: Anëtarësimi në BE, më afër se kurrë, jemi promotorë të paqes dhe stabilitetit”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një objektiv historik për vendin. Deklarata u bë gjatë Konferencës 3-ditore të Ambasadorëve Shqiptarë nëpër botë, ku u fol gjerësisht për rolin e diplomacisë dhe sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria është një vend i vogël, por me suksese të admirueshme. Kreditet në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë më parë,” u shpreh Rama në fjalën e tij. Ai vlerësoi punën e trupës diplomatike shqiptare, duke theksuar se shërbimi i jashtëm duhet të shndërrohet në një pikë referimi për talentet që dëshirojnë t’i shërbejnë vendit.

Një shembull konkret, sipas Kryeministrit, është puna e bërë në ambasadën shqiptare në Bruksel pranë Komisionit Evropian. Ai veçoi qasjen e re dhe bashkëpunimin mes Ministrisë së Jashtme, ministrave të Shtetit dhe ambasadorit Ferit Hoxha si një model pozitiv. “Është krijuar një bërthamë e qëndrueshme, një nga investimet më të bukura ndër vite në shërbimin tonë diplomatik,” tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, duke i bërë thirrje përfaqësuesve diplomatikë të jenë promotorët më të vendosur të këtyre vlerave. “Kemi detyrimin të mirëmbajmë marrëdhëniet me faktorin shqiptar dhe të përcjellim mesazhin tonë si një komb i përkushtuar ndaj ardhmërisë evropiane dhe partneritetit me botën demokratike,” u shpreh ai.

Prekëse/ U υ diq në aksident, 2 vajzat në Fier shkojnë në ditën e parë të shkollës pa babanë, shoqërohen vetëm nga nëna

Edhe pse ëndrra më e madhe e Kreshnik Tomanit, 35- vjeçarit të ndjerë i cili ndërroi jetë pasi u përplas me një automjet në 24 gusht, nga një 17 vjeçar, ishte jo vetëm të shkollonte vajzat e tij, por Nikitën ta bënte këngëtare, gjithçka u përmbys.

Në këte ditë të parë të shkollës Nikita dhe motra e saj Fjonisa , nuk u shoqëruan nga babai i tyre i dashur, dhe as me buzëqeshje si gjithë fëmijët e tjerë.

Të kapura për dore nga nëna e tyre Kristina e cila mbante me vete dhe foshnjën 9- muajshe teksa përmbahej të mos lotonte, dy vajzat iu bashkuan fëmijëve të tjerë , në shkollën e mesme artistike “ Jakov Xoxa” për të nisur rrugëtimin e dijes.

Një histori e dhimbshme, që i dha ngjyrë gri një dite te vecante si kjo e sotmja. Sakaq, mesojme se rreth 13 mijë nxënës u rikthyen në shkollë në gjithë territorin e qarkut te Fierit, rreth 900 fëmijë u ulën për herë të parë në banka.

Megjithatë, statistikat tregojnë për një ulje të numrit të nxënësve në Patos, me 110 nxenes me pak krahasuar me vitin e kaluar. Rënie ka edhe në Roskovec, me 50 nxenes me pak se vitin e kaluar.

Shkolla 9-vjeçare “Jorgo Sopiku” në Luar është shndërruar këtë vit në shkollë vartëse. Situata paraqitet edhe më problematike në Mallakastër, ku në klasën e parë janë ulur vetëm 64 nxënës, nga 93 që ishin një vit më parë.

U ekzekutua në mes të Shkodrës / Babai i Kristian Kolës bën deklaratën e fortë: Do marr hak, e υ▪︎as atë që…

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën pak ditë më parë ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua me breshëri plumbash për arsye që ende mbeten mister për policinë.

Ende pa një përgjigje është edhe babai i Kristianit, Marash Kola, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Shqipëria Live, Semiljana Azizi, rrëfeu se si e mori vesh lajmin fatkeq të të birit.

Ai gjithashtu shtoi se e mendon edhe hakmarrjen nëse policia nuk e zgjidh vrasjen misterioze.

“E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare.

Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër.

Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte.

Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam friks nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër,” tha Kola.

Deklarata e motrës

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas ngjarjes tragjike.

Ajo thotë se për lajmin e trishtë e kanë marrë në telefon dhe i thanë se vëllain ia kanë vrarë.

“Më mori shoqëria dhe më dha lajmin”, tha ajo mes lotësh dhe e veshur me vellon e zisë.

Ajo hodhi poshtë çdo pretendim se vëllai i saj është i përfshirë në ndonjë ngjarje, ndërsa tregoi edhe biseden e fundit me te.

“Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Ai nuk ka pasur asnjë problem, gjithmonë fliste me mua ose babain. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë nuk kanë thënë. Nuk është e lehtë të fusësh djalin në dhe,” u shpreh ajo me lot në sy.

Mariza Kola theksoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes, ndërsa theksoi se “nuk janë marrë në pyetje nga policia”.

“Babën nuk e kanë lënë me pa vëllanë kur është transportuar. Është vonuar një orë ambulanca për të shkuar. Tërë Shkodrën për ta marrë në këmbë e merr për një orë,” tha ajo në Euronews, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata nga autoritetet.

Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes së 34-vjeçarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

“Nuk ka pasur asnjë konflikt, ka punuar me babain. Duam drejtesi, ia leme ne dore drejtesise”, tha mes lotesh e motra e Kristian Koles.

Si ndodhi ngjarja
Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit.

Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë.

Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër.

Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh.

Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin.

Rasti që ka trazuar rrjetin, moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

Moderatorja Ola Bruko ka komentuar videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku ish-CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, u pa i përqafuar me vartësen e tij Kristin Cabota gjatë një koncerti në Boston.

Në një postim në rrjetet sociale, Bruko shkroi: “Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë; Ka Zot, vonon por nuk harron! Kështu do përfundoni të gjithë ju që s’e keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift…”.

Reagimi i saj vjen pak kohë pas divorcit, ndërsa moderatorja është tashmë në një lidhje me këngëtarin Endri Stefi.

“S’dua të shoh më mal me sy”/ Si Egli Tako përjetoi humbjen e frikshme, e vetme në Mal të Zi

Një ngjarje e frikshme ka tronditur ish-finalisten e Big Brother Albania 4, Egli Tako, e cila përjetoi një situatë të rrezikshme gjatë një udhëtimi në Mal të Zi. Ajo humbi në male për disa orë, një përvojë që e la atë të frikësuar dhe e vetme në një ambient të panjohur.

Egli ka ndarë përjetimet e saj në rrjetet sociale, duke treguar se si u ndje kur u gjend e humbur në majat e thepisura të maleve. Ajo përshkruan momentet e panikut dhe frikës, duke e bërë këtë histori edhe më tërheqëse për ndjekësit e saj.

“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë,” shkruan ajo në një prej postimeve të saj, duke theksuar intensitetin e përvojës së saj.

“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta pasur kujtim njerëzit e dashur, në rast se nuk e gjeja më kurrë rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot.” – ka shkruar Egli.

Gjatë atyre momenteve të frikshme, Egli ndjeu se paniku po e kapte, duke menduar për mundësinë e mosdaljes më kurrë nga mali. Ajo e ndau një foto të vetes si kujtim, një veprim që tregon thellësinë e frikës që përjetoi.

Fatmirësisht, pas disa orësh të pasigurisë, Egli arriti të gjejë rrugën e duhur dhe të shpëtojë nga situata e rrezikshme. Kjo përvojë e ka lënë atë me një ndjenjë të thellë frike ndaj maleve, një ndjenjë që ajo e ndan me ndjekësit e saj.

“I urrej malet nga sot,” shkruan ajo, duke treguar se si një aventurë e tillë mund të kthehet në një traumë të thellë.

Kjo ngjarje na kujton se natyra, edhe pse e bukur, mund të jetë gjithashtu e rrezikshme dhe e paparashikueshme. Me këtë përvojë, Egli Tako na tregon se ndonjëherë aventurat më të mira mund të kthehen në situata të rrezikshme.

Tenton të vjedhë një shtëpi në Tiranë, por i riu kapet nga i zoti dhe rrihet keq fare

Një 33-vjeçar e ka pësuar keq në Tiranë, pasi sipas policisë, në momentin që ka tentuar të vjedhë me dhunë në një banesë në kryeqytet, është përballur me të zotin e shtëpisë, i cili ka arritur ta neutralizojë duke e goditur me grushte.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Z., 33 vjeç, ndërsa ka proceduar penalisht pronarin e banesës me arsyetimin se ka vepruar në kushtet e vetëgjyqësisë.

“U arrestua shtetasi A.Z., 33 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.L., pasi dyshohet se 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë në banesën e shtetasit S.L., i cili, me vetëgjyqësi, e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftimin e policisë.