Londër/ Policët veshur si “Batman” i bëjnë gjëmën shqiptarit në urën Westminster

Shitja e kikirikëve të pjekur apo hot dogëve në Urën Westminster, përmes karrocave ambulante, janë skena që përsëriten prej vitin 1999.

Shitësit janë shqiptarë të palicensuar e në betejë të përhershme me inspektorët e bashkisë me detyrë ndalimin e tregtimit pa licencë.

Megjithëse shumica e pionierëve shqiptarë të kësaj tregtie janë “zhdukur” njëri prej tyre me jetëgjati tenton ta vijojë tregtimin e hot dogëve në këtë urë me e frekuentuara nga turistët.

Mediat londineze të cilave u referohet Top Channel shkruajnë se një shqiptatë nga East Ham, i cili ishte një tregtar “produktiv” ilegal i hot dogëve në Urën Westminster, është gjobitur me mijëra paund.

Ludovik Keqaj nga Sussex Road u përshkrua nga policia si “një nga tregtarët ilegalë më produktivë të Urës Westminster”.

Ai duhet të paguajë një shumë prej gati 7,000 £ pasi pranoi të gjitha akuzat në gjykatë.

Keqaj, 52 vjeç, u përball me gjashtë akuza për tregti në rrugë pa licencë në Urën Westminster, duke u gjobitur me 670 £ për secilën shkelje.

Ai u akuzua gjithashtu për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth – për këtë u gjobit me 1,666 £.

Gjithashtu, iu urdhërua të paguante një tarifë për viktimën prej 224 £ dhe shpenzimet gjyqësore prej 810 £.

Së fundmi, dokumentet e gjykatës tregojnë se gjykata konfiskoi një bombol gazi dhe “karrocën e hot dogëve” të Keqajt.

Kjo vjen pasi oficerët e Policisë Metropolitane u maskuan si Batman dhe Robin për të kapur tregtarët e paligjshëm në të njëjtën urë në prill.

Oficerët nën mbulim u filmuan me kostume të ngushta superheronjsh duke “shpërndarë hakmarrje”.

Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha: “Bandat e bixhozit të paligjshëm synojnë turistët me lojëra të njohura si ‘sfida e tre gotave’ ose ‘lojë e guaskave’. Meqenëse oficerët lokalë të Met janë bërë aq të njohur për këta individë, oficerët janë detyruar të mendojnë plane kreative për të shpërndarë ‘hakmarrjen’.”

Dy persona u akuzuan, njëri u gjobit me gati 1,000 £, ndërsa për tjetrin u lëshua urdhër arresti.

Megjithëse Ludovik Keqaj e mori këtë gjobë të majme në Prill 2024 ai do të dalë përsëri përpara një gjykatës “Westminster Magistrates Court” me të njëjtat akuza për tregtim ilegal në urën “Westminster”.

“Më gënjyen, më mashtruan!” Tronditet studioja, babai shan rëndë vajzën

Një moment i rëndë ndodh në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Avdyli është thirrur nga dhëndri i tij, Ylli duke e akuzuar se bashkë me dhëndrin tjetër, Shpëtimin, kanë gisht në shitjen e anijes së dytë që ai kishte blerë.

Anija e parë u mbyt, kurse të dytën Avdyli ngulmon se ia kanë shitur vajza, Xhemilja me dhëndrin dhe nuk përmbahet me ofendime ndaj tyre.

Avdyl: Ata që e kërkojnë, ata i kanë marrë! Ai tjetri, ai maskarai, me gjithë gocën time, atë l**iren se l**ire është!

Ardit Gjebrea: Jooo!

Eni Çobani: Nuk e kemi prezent, ata na ndjekin në këto momente, mua më takon t’i përshëndes si çdo qytetar tjetër Shpëtimin dhe Xhemilen, do të ishte mirë t’i bënim pjesë edhe të kësaj seance…

Avdyl: 70 mijë euro!

Ardit Gjebrea: Vajzën pse e shave, nuk e kuptova?

Avdyl: Pse e shava? E shava, ka marrë 72 mijë euro.

Ardit Gjebrea: Kush t’i ka marrë?

Avdyl: Goca me gjithë dhëndrin. Më gënjyen, më mashtruan, hajde shkojmë te noteri tha…

Ardit Gjebrea: Ti ke folur ndonjëherë me gocën tënde apo jo?

Avdyl: Ka nja një muaj a më tepër.

Ardit Gjebrea: Për këtë problem ke folur?

Avdyl: Kam folur.

Ardit Gjebrea: Çfarë thotë?

Avdyl: E di që kam shitur anijen, pse e shite?

Ylli: E ka shitur anijen, ia ka dhuruar ky thotë.

Avdyl: Pse e shite?

Ylli: Ky thotë s’e kam dhuruar!

Sipas Yllit, Avdyli ua ka dhuruar vajzës, Xhemiles dhe dhëndrit, Shpëtimit këtë peshkarexhë. Ai thotë se nuk është përfshirë në këtë çështje. I vetmi rast ka qenë në mbytjen e anijes së parë, me vlerë rreth 70 mijë euro ku ai i ka kthyer 140 mijë euro vjehrrit të tij./tvklan.al

Arbër Hoxha shkëlqen para ndeshjes në Serbi, mes disa futbollistëve kundërshtarë gjen golin e dytë radhazi për Dinamo Zagreb (Video)

Arbër Hoxha ka shënuar sërish për Dinamo Zagreb. Pas rrjetës që gjeti ndaj Hajduk Split, sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën ndaj Slaven Belupos.

I vetëm në zonë, ndërsa rrethohej nga disa futbollistë rivalë, zhbllokoi takimin. Jo vetëm kaq, pasi Hoxha asistoi edhe golin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kështu Dinamo Zagreb e mbylli në avantazh 2 me 0 fraksionin e parë ndaj Slaven Belupos. Duhet thënë se Hoxha po kalon formë të shkëlqyer para ndeshjes në Serbi.

Goli i Arbër Hoxha: (VIDEO)

Shqiptarët paguajnë më shumë para për sigurime, ja si ndryshojnë çmimet vitin tjetër

Megjithëse me një ritëm të ngadaltë ose me luhatje të herëpashershme, nga viti në vit po kultivohet një kulturë më e madhe sigurimi te shqiptarët. Kjo vërehet në rritjen e volumit të arkëtimeve nga kompanitë e sigurimit dhe numri i kontratave të lidhura.

Nga statistikat zyrtare rezulton se janë shtuar shqiptarët që derdhin para për sigurime. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën e thuajse 18 miliardë lekëve, rreth 9.5% më shumë se në tetëmujorin e 2024.

Nëse i referohemi numrit të kontratave, në janar-gusht do të nënshkruheshin 18.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Konkretisht, në janar-gusht 2024 numëroheshin mbi 97 mijë kontrata, ndërsa në 2025 arriti në 112 mijë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.57% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.40% dhe risigurimi me një përqindje të papërfillshme. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.16% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.84% të totalit të tregut.

Sigurimi i jo-jetës vazhdon të dominojë për arsye të volumit të madh të primeve që sjell sigurimi i automjeteve.

Nga 1 janari i këtij viti nisi zbatimi i skemës së re të sigurimit të automjeteve, bonus-malus, që përcakton një përllogaritje të re të primit të sigurimit mbi bazën e faktorëve të riskut. Rregullorja e re parashikon një rritje të çmimit të primit të sigurimit për individët që janë të rinj në moshë, që kanë pak eksperiencë në drejtimin e një automjeti me fuqi të madhe motorike të regjistruar në qarkun e Tiranës, që do të kenë historik aksidentesh, ndërsa për ata që nuk do të kryejnë aksidente ka një ulje të çmimit të primit të sigurimit.

Duke qenë se historiku i aksidenteve përpara këtij viti është fshirë dhe 2025 konsiderohet me zero aksidente të mëparshme për drejtuesit e automjeteve, 2026 do të jetë viti që do sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e sigurimeve, për shkak se atëherë do të vendosen çmimet e reja të sigurimit.

Pesë të plagosur nga aksidenti në Elbasan-Cërrik, dy prej tyre fëmijë të mitur

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Elbasan–Cërrik, në fshatin Valas, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve zyrtare, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi M. C., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin M. C.

Të gjithë të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se dy prej të plagosurve janë fëmijë të mitur, 3 dhe 5 vjeç.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Përndoqi moderatoren, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një banor jo i zakonshëm. Ai është Behar Kamberi, mjek psikiatër nga Kosova.

Mjeku që ka ndihmuar të tjerët për të tejkaluar fiksimet dhe dalldisjet, ka rënë vetë pre e një drame dashurie platonike, duke u bërë protagonist i saj.

Mjekut Behar Kamberi i ka ‘rënë në kokë’ për moderatoren sportive A.B. Prapaskena mëson se mjeku psikiatër është kthyer në sheqetësim për moderatoren , e cila nuk mund t’u përgjigjej ndjenjave të tij.

Ajo ka vendosur t’a denoncojë mjekun në polici për përndjekje, pasi doktori kishte ardhur nga Kosova, duke u shfaqur para shtëpisë së moderatores në Tiranë. Në këto kushte, moderatorja sportive, për të evituar përballjen është larguar nga lagjia e saj, duke i lënë takim doktorit në një zonë tjetër të Tiranës, pasi kishte njoftuar ndërkohë policinë.

Sapo Behar Kamberi është shfaqur në vendin e takimit, është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr 2 të Tiranës. Kamberi pritet të përballet me akuzën e përndjekjes./Prapaskena

Vjen lajmi i PAPRITUR: Shira të dendur në jug, stuhi dhe reshje dëbore

Pas një shtatori me temperatura verore, fundi i muajit dhe tetori do të sjellin në fund vjeshtën e vërtetë mesdhetare.

Sipas sinjaleve të parashikimit afatgjatë, pritet një periudhë me shumë vranësira dhe reshje shiu, sidomos në 10-15 ditët e para të tetorit.

Intensiteti më i lartë i reshjeve pritet në jug të Shqipërisë, veçanërisht në pellgun e Vjosës dhe Devollit, ndërsa veriperëndimi (nga Velipoja deri në Seman) do të jetë zona më e ekspozuar ndaj stuhive.

❄️ Nuk përjashtohet që në tetor të ketë edhe reshje dëbore të shpejta në Alpet shqiptare, Malin e Zi dhe Kosovë.

🌡️ Nëntori pritet të jetë më i ngrohtë se mesatarja dhe me më pak reshje, ndërsa tetori do të jetë më pranë klimës tipike shqiptare, edhe pse me 1.5 – 2°C më i ngrohtë nga normaliteti për shkak të ndryshimeve klimatike.

Në përgjithësi, vjeshta 2025 do të jetë e lagësht dhe dinamike, me ciklone të njëpasnjëshme nga Mesdheu që do të godasin brigjet perëndimore të Ballkanit.

“E d.as hυra s’e kishte mendjen, b. υrri i fυt dυαrt shòqes së saj”, shqiptari sheh trαd. htiηë “live” (Video)

Skenat që shohim në lokale, ku protagonistë janë të rinjtë shpeshherë na bëjmë të shpërthejmë në të qeshura nga mënyra si i shprehin ndjenjat e tyre.

Këto hormone janë tipike zakonisht tek adoleshentët e jo tek moshat e thyera.

Bar-kafetë janë vende që frekuentohen nga shumë njerëz dhe përkëdheljet e shumta me partnerin në këto ambiente mund të bëjë që të gjithë sytë të kthehen drejt jush.

Por në një bar-kafe në pronësi të një çifti shqiptarësh në Luksemburg, disa të moshuar nuk e kanë patur problem që kishin persona rreth tyre dhe kanë lënë disa skena jo të hijshme.

Shqiptari që ka dërguar videon për “Joq” shprehet:

“Ne Luxembourg nga nje kafe te nje çifti shqiptar qe ju pershendet me kete rast.

Ai burri ka te dashur at bjonden ne tavolin qe esht me kok posht por ajo ka pir shum dhe eshte dehur, nuk e ka mendjen fare dhe nderkohe ky po perfiton dhe po ja fut duart shoqes se saj.

Rreth 72 vjec eshte ky plaku e kto plakat rreth 60. Jan kliente ketu e i njoh. Morali: Burra gjeni nje te dashur qe dehet me kollaj se shoqja e saj”.

👇
👇

video

{“videoid”: “1119586”, “sid”:”4″}”>KETU

ΗABlT g.rυ αja: Βυrri nuk ma b. ën Q EJFlN mirë, ja çfαrë i bëra…!!!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim.

Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij.

Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja.

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm. I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe.

U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij. Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar.

Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.

Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO! Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.

Unë jam e mα. rtuar por e dύa koΙ egυn e ρunës,si tja bëj?

Po kaloj nje kohe shume te veshtire. un jam 40 vjeçe dhe Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur.me burrin jetoj qete dhe gëzueshëm pa probleme.

para 5 viteve në pune u dashurova me kolegun e punes. tash e di që po mendoni keq per mua. por mos mendoni qe jam e pandershme.

Un jam martuar 27 vjece pa përjetuar ndonjë histori dashurie apo marrdhënie me dike.

Jam rritur në familje të mrekullueshme. ajo dashuri me erdhi ashtu si i vjen njeriut sëmundja ose vd.ekja. ate lidhje e kam shijuar pak në fillim sa ishim koleg.pastaj unë u largova nga ajo pune por lidhja vazhdoj për 5 vite.

shiheshim rrallë e për mall.por lidhja erdhi e u ftoh nga ai.edhe ai ndërroi pune dhe u largua pothuajse fare. shkruanim rrallë e takoheshim 2 -3 herë nd vit.une e doja shumë.

por nga sjellja e tij fillova të dyshoj që ai nuk me ka dashur kurr.dhe kur un i thash ai ka vendosur të ndahet nga unë. 

edhe ai është i martuar. jemi moshatar. unë po e vajtoj dashurin time tashmë. ai ka vendosur të ndahet përfundimisht. e pranoj që i jam lutur të kthehemi si me pare por me kot.

Ai po tregon burrërin me mua.dikur me lutej ai mua dhe pranova.tash po i lutem une dhe ai po me braktis zemra me është thyer keq. Un asgje tjeter nuk po i kerkoj vetem qe dua ta kem saher te dua un,as nuk dua ta pengoj ne martes pasi qe edhe un jam e martuar por vetem kam deshir te dal dhe te kenaqem me te e dua jasht mase shum ne anen tjeter burrin nuk e dua hiq thjesht e

shoh aty si nej burr shtepije dhe asgje nuk me terhek nga ai, po ta kisha ndegju nje keso lloj historie me heret do e akuzoja femren e do e quaja k*** por nuk qenka ashtu sepse nuk kemi faj edhe pse jemi te

martuar edhe pse jam e martuar un e dua tjeter kend nuk e shoh te arsyeshme te ndahem nga burri sepse esht von tash por me e tr.adhtu pse jo kur zemra e don nje person tjeter jeta nuk po te tregojka

kurr se qfar po te gjejka mas sa vitev mos thuni kurr as ju se kshtu ni shokut tem qe e ka dasht nje femer kur kan qen ne shkoll te mesme edhe u paten nda per 15 vjet.

Skan pas kurrfar kontkati po tash nuk munen me u qkoq prej njoni tjetrit edhe pse ky shoku osht i martum e ajo femra jo po ajo osht shum e mir se i ka thon qe nuk du me te bo probleme me

grun tane se ajo nuk e meriton me vujt e po du me ju thon qe dashnija sti vet letrat sikur mu qishtu,ju lutem mos me gjykoni vetem me thoni si ta kaloj kete vuajtje. Ju faleminderit qe e lexuat historinë time shkurt. Zoti u ndihmoft kudo që jeni.