Vrau të atin për të mbrojtur nënën e tij! Djali shpaIIet I PAFAJSHËM pas pesë vitesh…

Gjykata e Kasacionit në Torino ka shpallur një vendim përfundimtar në favor të Alex Cotoia, të riut që vrau babanë e tij, Giuseppe Pompa, pesë vjet më parë, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 30 prill 2020 në Collegno, një qytet në provincën e Torinos, gjatë një konflikti familjar të përshkallëzuar.

Alex Cotoia, i cili u akuzua për vrasje me dashje, kishte qëlluar babanë e tij 34 herë me thikë. Në një vendim të mëparshëm, ai ishte dënuar me 6 vite dhe 2 muaj burg, por ky vendim është hedhur poshtë tani nga Gjykata e Kasacionit.

Në lirimin përfundimtar, gjykata arriti në përfundimin se djali nuk veproi për shkak të urrejtjes ose zemërimit, por për t’i dhënë fund një situate të dhunshme dhe të rrezikshme.

Gjykata theksoi se Cotoia kishte vepruar në kushte të vetëmbrojtjes, pasi ishte i bindur se babai i tij, i cili vuante nga “xhelozia patologjike” dhe kishte një histori të dhunshme në familje, po përpiqej ta sulmonte.

Pavarësisht se Cotoia e përballi babanë e tij duke besuar se ai mund të kishte qenë i armatosur me thikë, gjykata pranoi se kishte elementë të mjaftueshëm që ta bënin të besueshëm mendimin e të riut për rrezikun e mundshëm.

Giuseppe Pompa, babai i Cotoia, ishte përshkruar nga dëshmitarët dhe ekspertët si një individ që kishte imponuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas dhe fëmijëve të tij. Sipas hetimeve, klima në shtëpi kishte qenë shumë e tensionuar dhe e ngarkuar, ndërsa viktima e kishte mbërthyer fëmijën në një tërbim të pakontrollueshëm.

Gjykata vlerësoi se, edhe nëse Cotoia kishte vepruar me gabimin e besuar se babai mund të ishte i armatosur, ai kishte pasur arsye të mjaftueshme për të besuar se ishte në rrezik të drejtpërdrejtë.

Kjo ka mundësuar që akti i tij të kategorizohet si një akt i mbrojtjes së jetës, duke hedhur poshtë akuza për vrasje të parashikuar.

Shqipëria i Ia me pasoja të frikshme, Serbia ndryshon mendje për trajnerin! Ulet në stol me kushtin e veçantë

Veljko Paunoviç është trajneri i ri i Serbisë. Federata ka njoftuar sot vendimin, për teknikun 48-vjeçar.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radaujko, ka konfirmuar emërimin e Paunoviç. Vendimi është surprizues, pasi më parë ishte konfirmuar vetëm pranimi i dorëheqjes së Dragan Stojkoviç. Për këtë nuk pritej një emër tjetër në këtë kohë të shkurtër, përpos stafit të ekipit U-21.

“Veljko Paunoviç ka treguar që nga dita e parë se interesi i ekipit kombëtar të futbollit është përparësia e tij. Prioriteti i tij nuk ishte kontrata apo kushtet financiare, por të vihej menjëherë në dispozicion të Federatës së Futbollit të Serbisë dhe të merrte përsipër ekipin në një moment kaq të rëndësishëm.

Ai theksoi se dëshiron të përqendrojë të gjithë energjinë e tij në ndeshjet e ardhshme kundër Anglisë dhe Letonisë, i vendosur të luftojë për sa kohë që ka edhe shansin më të vogël për sukses”, u shpreh sekretari i përgjithshëm.

Paunoviç e mbylli këtë muaj me Real Oviedon në Spanjë. Fillimisht duket se i janë besuar vetëm ndeshjet e nëntorit.

Zbulime të reja për “21 Janarin”, Lala: Në SPAK kanë mbërritur materiaIe nga SHBA

Zbardhen detaje të reja mbi thirrjen në SPAK, të Lulzim Bashës., Klodiana Lala ka raportuar se Basha është paraqitur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK.

Sipas Lalës, Basha është paraqitur mbi bazën e një fletëthirrje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu i cili po heton ngjarjet e dhunshme të 21 janarit ku u zhvillua demonstrata e udhëhequr nga opozita e asaj kohe drejtuar nga Edi Rama dhe ku humbën jetën 4 persona në Bulevard.

“Në kohën që ka ndodhur ngjarja, Basha mbante detyrën e ministrit të brendshëm, në atë kohë ndodhej në ambientet e kryeministrisë ku garda e Republikës hapën zjarr mbi demonstruesit duke vrarë 4 prej tyre.

Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe.

Basha është pyetur dhe më herët nga prokuroria e Tiranës.

Në 2020 Prokuroria rihapi hetimet dhe kërkoi aktekspertizë për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës dhe më pas mbi bazën e të dhënave të reja, Prokuroria e rihapi këtë cështje, ku ka vetëm 2 të dënuar, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare.

U maskuan si oficerë policie, banda e armatòsur grabit punishten e arit në Francë (Video)

Një grabitje ka bërë bujë në Francë, pasi një grup personash të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në jug të vendit.

Grabitësit e pajisur me armë automatike dhe eksplozivë sulmuan punishten “Pourquery” në Lyon, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara.

Dëshmitarët okularë raportuan se autorët, të veshur si policë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon grabitësit duke përdorur një shkallë për të kaluar gardhin e laboratorit. Policia njoftoi se ka arrestuar pesë të dyshuar dhe se mallrat e vjedhura janë rikuperuar.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër.

Avokati bën deklaratën e fortë: Pàs Bashës pritet të thirren Berisha dhe …

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur sot, më 30 tetor, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me dosjen e “21 Janarit”.

Hetimet për ngjarjen e rëndë të vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues përpara Kryeministrisë, duket se po hyjnë në një fazë të re, ku pritet të merren në pyetje disa nga figurat kryesore të qeverisë së asaj kohe.

Avokati Edmond Petraj, në një intervistë televizive, deklaroi se pas Bashës, në SPAK pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta.

Sipas tij, Basha, në rolin e ministrit të Brendshëm në atë periudhë, mban përgjegjësi direkte për zinxhirin komandues të ngjarjes tragjike, ndërsa Berisha do të duhet të përballet me drejtësinë “si i pandehur”. Petraj shtoi se dosja e “21 Janarit” është afër përfundimit dhe pritet të ketë përgjegjësi për të paktën dhjetë zyrtarë të asaj kohe.

“Do thirret edhe Meta dhe Berisha. Ka pasur një mllef ndaj Sali Berishës, pasi erdhi edhe Gërdeci. Po drejtonte në një korrupsion të jashtëzakonshëm. PS mori shumë pushtet nga 2009-2013 mori një pjesë të mirë të ministrive. Po ta shikosh mandatin 2005-2009 kishte një qeverisje shumë të mirë, më pas erdhi rënia.

Roli i Lulzim Basha. Basha ka qenë ministër i Brendshëm dhe mban direk përgjegjësi për këtë ngjarjen e ’21 Janarit’. Zinxhiri komandues i asaj kohe drejtohej nga ish-ministri i Brendshëm. Nuk do të dalë pa lagur nga kjo mesele. Urdhër nga Berisha, përgjegjësia te Basha. Dosja e “21 Janarit” nuk do të gjenden deri në fund vrasësit, pasi provat u prishën që në atë kohë. Berisha do të mbajë përgjegjësi për “21 Janarit”.

Basha është i përfshirë, Berisha dhe Ilir Meta do të përfshihet edhe pse dha dorëheqjen në atë kohë. Kjo dosje është shumë e vështirë. Basha dhe Berisha të dy do të mbajnë përgjegjësi. Berisha do të thirret sërish, por si i pandehur. Ajo dosje ka minimalisht 10 veta të cilët do të mbajnë përgjegjësi për atë gjë. Kjo dosje po shkon drejt fundit”, tha Edmond Petraj.

Belinda nuk do i festojë KrishtIindjet! Trondit gazetarja: Janë edhe 2 ministrat që do arrestohen bashkë me të

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në Oponencë se përveç zv/kryeministres Balluku, në hetim nga SPAK janë dhe 2 ministra të rëndësishëm, bashkëpunëtorë të saj.

Sipas Llabanit, njëri ministër është për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet, dhe tjetri, një ministre për sigurinë kombëtare.

“Këta e kanë shitur sigurinë kombëtare tek persona që shesin shtëpi në Amerik”, tha gazetarja duke shtuar se me kaq shumë akuza, nuk jep garanci se zv/kryeministrja nuk do të festojë as Krishtlindjet.

Ajo u ndal dhe tek një tjetër skandal që po heton NATO dhe që lidhet me shoqërinë KAYO në varësi të ministrisë së Infrastrukturës.

Oponencë, tha Llabani, do të vijojë me publikimin e provave e fakteve që faktojnë megaskandalin e blerjes së armatimeve nga KAYO, e cila drejtohet nga njerëz që nuk janë kompetentë.

“Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë”, u shpreh moderatorja e Oponencë, Anduena Llabani.

Anduena Llabani: Unë vërtet kam folur që Balluku nuk e feston Shën Valentinin, por nuk jap garanci se cfarë do të ndodhë për Krishtlindje. Di që dhe 2 ministra shumë të rëndësishëm, të emëruar nga Balluku, të njohur dhe si bashkëpunëtorë të saj janë nën hetim, njëri për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet por flas dhe për ministre që sigurinë kombëtare e kanë shitur tek persona që shesin shtëpi në Amerikë. Dmth unë kam një pyetje, me kaq shumë gjëra sa ka zonja Balluku, një njeri që ka 70% të buxhetit shqiptar.

Një nga skandalet që po hetohet sot dhe nga strukturat e brendshme të NATO-s, është çështja e sigurisë për blerjen e armatimeve nga ministria, e ashtuquajtura KAYO, një firmë që firmos miliona para nga shteti për blerje armatimesh dhe rezulton se kjo shoqëri drejtohet nga persona që nuk janë fare kompetentë.

Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë.

Anduena Llabani: Unë vërtet kam folur që Balluku nuk e feston Shën Valentinin, por nuk jap garanci se cfarë do të ndodhë për Krishtlindje. Di që dhe 2 ministra shumë të rëndësishëm, të emëruar nga Balluku, të njohur dhe si bashkëpunëtorë të saj janë nën hetim, njëri për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet por flas dhe për ministre që sigurinë kombëtare e kanë shitur tek persona që shesin shtëpi në Amerikë. Dmth unë kam një pyetje, me kaq shumë gjëra sa ka zonja Balluku, një njeri që ka 70% të buxhetit shqiptar.

Një nga skandalet që po hetohet sot dhe nga strukturat e brendshme të NATO-s, është çështja e sigurisë për blerjen e armatimeve nga ministria, e ashtuquajtura KAYO, një firmë që firmos miliona para nga shteti për blerje armatimesh dhe rezulton se kjo shoqëri drejtohet nga persona që nuk janë fare kompetentë.

Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë.

SiIvinjo i çon ftesë talentit shqiptar të kampionatit anglez

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo ka ftuar talentin shqiptar të Bristol City.

Bëhet fjalë për Anis Mehmetin, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, i cili kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen me performancën e shkëlqyer.

Mehmeti vetëm 24-vjeç aktivizohet në ligën e dytë angleze me Bristol, dhe ka provuar të jetë një lojtar i rëndësishëm me pesë gola të shënuar në 12 paraqitje si dhe tre asiste.

Mehmeti pritet ti bashkohet kombëtares kuqezi për ndeshjet e rëndësishme të nëntortit.

Vlera e tij në merkato është rritur ndjeshëm duke arritur së fundmi në 9 milionë paund.

“DoIi i çarmatosur dhe i rrahur”, Avokati zbulon detajet: Ndrea Prendi doli me sy të nxirë nga zyra e Berishës, pasi …

Avokati Idajet Beqiri thotë se komandanti i Gardës në 21 janar 2011, Ndrea Prendi, gjatë protestës, u thirr nga Sali Berisha në Kryeministri.

Në një studio televizive, Beqiri u shpreh se Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë, pasi reezistoi ndaj urdhrit për të shtënë ndaj protestuesve.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar,deklaroi se në spital, mjekët e penguan që të fliste me prokurorët.

Idajet Beqiri:

Ndrea Prendi jepte komanda. U thirr në zyrë, pa pasur asnjë dhunë. Ai u thirr te zyra e kryeministrit.

Nga zyra e kryeministrit doli me syrin e enjtur, doli i çarmatosur. Ka rezistuar dhe ka ngrënë grushtin. Ia kemi dhënë emrin SPAK se kush e grushtoi, nga grupi i zjarrit.

Prokuroria e Tiranës e zvarriti këtë çështje, nuk e dimë se nga doli plumbi që vrau Aleks Nikën. Ky është një turp. Ekspertimi i kësaj, e kanë çuar gjoja në Turqi.

Këtë ekspertimin, e bëj unë, e kam llojet e mekanizmave, shekncore. Ua jap formulën e plotë.

Aeroporti i Vlorës drejt sekuestrimit? Ja ç’thotë KIodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për konfliktin për aksionet mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, u shpreh në një emision televiziv se nëse zbulohen shkelje shteti ka të drejtë ta sekuestrojë aeroportin.

“Valon Ademi që është pronar i “2A Group”, i është drejtuar prokurorisë me kallëzim penal për Behgjet Pacollin, vëllain e tij dhe ish-administratorin. Prokuroria ka çelur hetim.

Gjatë kësaj kohe, rreth dy muaj, prokurorët kanë pyetur Valon Ademin, vëllain e Pacollit, Nelson Çelën, ish-admininstratorin edhe Valon Llukën po ashtu ish-administrator.

Prokuroria e Tiranës ka person nën hetim, Nelson Celën, ish-administrator i “Mabco”. Nelson Çela është nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në të dhënat kompjuterike, pasi pretendojnë prokurorët se ka ndryshuar të dhënat jo në favor të 2A Group.

Në momentin që prokurorët e provojnë, se numrat janë ndryshuar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuar dhe përplasja e tyre cenon një investim strategjik, bëhet sekuestrimi.

Për aeroportin, shteti mund ta marrë dhe sekuestrojë nëse gjenden shkelje të kontratës dhe kushteve të kontratës”- tha Lala.

Rrezik për shëndetin! Mandarina të kontaminuara me kimikate në treg, AKU kërkon t’i ktheni menjëherë

Mandarinat në marketet e Tiranës nuk janë të sigurta, sepse edhe kësaj here ky produkt sipas analizave laboratorike të ISUV ka rezultuar me mbetje të lartë kimikatesh të rrezikshme.

Burimet për TCH mësojnë se fruti mandarinë është spërkatur mbi norme me insekticidin perimiphos metil, preparat bujqësor ky që është nuk i lejuar të përdoret nga fermerët dhe as të tregtohet nga farmacistët bujqësor, sepse nuk është pjesë e listës së PMB të miratuara nga ministria bujqësisë.

Edhe kësaj here fermerët janë kujdesur të vrasin insektin që dëmton shëndetin e mandarinës, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorit.

Ky njoftim që shihni që shihni në ekran, është afishuar pranë një kaseje biznesi agroushqimore në tiranë , ku u kërkohet qytetarëve të kthejnë mbrapsht produktin mandarinë me helme.

“JU NJOFTOJMË SE KLIENTËT QE KANE BLERE PRODUKTIN MANDARINE SIPAS INSPEKTORATIT AKU, KA DALE ME MBETJE PESTICIDESH JU LUTEMI NËSE KENI GJENDJE NGA FURNIZIMI ME PRODUKTIN MANDARINE TE BLERE NGA DATA 23-27 TETOR JU LUTEM TA KTHENI NE SUBJEKTIN TONE KUNDREJT PAGESËS.”

Nga ky lajmërim mësojmë se qytetarët e Tiranës kanë konsumuar mandarinë më kimikate të rrezikshme për katër ditë rresht. Por një njoftim të tillë e ka për detyrë ta bëjë Ministria e Bujqësisë dhe AKU , edhe pse kjo nuk është një histori suksesi që mund të shërbejë për shpërndaje dhe pëlqimesh në rrjetet sociale.

Janë këto dy institucione që duhet të na garantojnë produkte ushqimore të sigurta, por në këtë situatë AKU dhe ministria deri më tani dinë vetëm që mandarinat me helme janë shitur në treg, dhe që ende nuk kanë zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky produkt është shqiptar apo I importi.

Përgjatë këtij viti kjo nuk është hera e parë që mandarinët me helme hidhen në treg për shqiptarët, më herët këtë skandal të sigurisë ushqimore e mësuam nga shteti kroat, i cili mori vendimin që mandarinat e rrezikshme të asgjësoheshin menjëherë në tokën kroate.