“Në Tiranë ka vlerë, ja fusim vend e pa vend”, pasi u bë zot i Lalzit, Rrumi hedh sytë nga kryeqyteti deri në…Tropojë

Duket se fama e Rrumit në grabitjen e tokave është aq e madhe sa e pyesin nëse siguron dot një sipërfaqe prej 1 hektarë tokë në Tropojë ku interesohej një lidhje e tyre.

Në fund, por jo nga rëndësia, pasi ka marrë në dorë Durrësin, synimet e Rrumit ishin shumë më të mëdha se aq. Sytë i hodhi në Tiranë. Me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, kishin siguruar Librat Arkivorë të pronave për vitet 1929, 1931 dhe 1957 që synonin ti falsifikonin.

Rrumi: I ke të tre librat ti aty, po njëri është pa pastruar në fund, apo i pastrove të tre? Po t’ja jepnim mbrapsh atë dhe mos gjen ndonjë tjetër më të mirë. Mos gjen ndonjë tjetër viti ‘29-’44, ku regjistrohen pronarët e vjetër. Se në Tiranë kanë vlerë gjërat, dhe ja fusim vend e pa vend, ja lemë nja dy studiove me përqindje. Dajt, Linzë, Farkë, Kodra e Diellit, Bërzhitë, përballë Tegut, ku të dalë lirë”.

“Kam pasur një dosje këtu në Tiranë, sot nuk jeton qytetari por pas 20 vitesh ai se dinte që kishte certifikatë pronësie regjistruar në një zonë që sot po ndërtohen kulla”, tha Gjergji Begaj.

Në 29 tetor të vitit 2023, në Kepin e Rodonit shpërtheu një konflikt i ashpër për një sipërfaqe të madhe toke që pretendohej njëkohësisht nga Kisha Franceskane dhe një banor i zonës. Gjatë procesit të rrethimit të tokës për llogari të kishës, u qëllua me armë por fatmirësisht pa viktima. Nën zë, u tha se në konflikt ishin të implikuar edhe banda të rrezikshme që kanë përvetësuar mjaft troje. Në dosjen e SPAK, dalin disa komunikime që lidhin sërish të njëjtin emër: Rrumin e Sukthit.

“Aleksandri ka shkruajtur se ka gjetur 4 dynymë tokë te Currilat, ngjitur me pronën e Artit aty ku po ndërtohen pallate dhe e ka porositur Vullnetin që të bëjë 100 Dynymëshin në Shetaj. Në bisedë përmendet edhe një person me emrin Koli, që dyshohet se është avokati i Kishës Katolike në fshatin Shetaj, të cilit sipas bisedës mendohet t’i japin 10 dynymë tokë se sa të lënë pa e bërë 100 dynymëshin”, citohet në dosjen hetimore.

“Duke qenë se është kthyer në një parajsë jo vetëm e pasurive patundshme, por edhe grupeve krimnale Gjiri Lalzit, mënyra se si i përdorin skemat e tyre kriminale për të realizuar deri në fund marrjen në pronësi të tokës sigurisht ka sjellë konflikte të ashpra të cilat dalin edhe duke u zbuluar nga një ngjarje tjetër periferike”, thotë ish prokurori, Eugen Beçi.

Është interesante se e gjithë praktika e legalizimit të trojeve në Shetaj, një kodër piktoreske në Kepin e Rodonit, rezulton e paligjshme. Paralajmërimin e ka dhënë Kontrolli i Lartë i Shtetit, siç vërtetohet në një dokument të vitit 2022. Regjistrimi i një hapësire gjigante prej rreth 1.1 milionë metër katrorë tokë është bërë duke krijuar mbivendosje në afro 8.200 metër tokë. Po ashtu, janë prekur tokë shtet dhe zonë pyjore.

KLSH la detyrë të korrigjohen gabimet. Madje, Drejtoria Vendore e Kadastrës ngriti një grup pune me urdhër për zbatimin e vendimit, por, nuk u reflektua kurrë, gjë e cila doli në sipërfaqe me shpërthimin e konfliktit.

“Në datën 5 Gusht 2020, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën lidhur me falsifikimin e librave kadastralë të viteve ’40-’44 si dhe legalizimin te vendi i quajtur ‘Ura e Dajlanit’, që të bëhen në emrin e Lalanit dhe Nanit. Këto libra i siguron një person me emrin Mozi që dyshohet se është punonjës në Zyrën e regjistrimit të pasurive të Palluajtshme pasi nga biseda del se ka akses në sigurimin e dokumenteve që mbahen vetëm në arkivën e ZRPP”.

“Gënjen…”/Ndodh e papritura në Për’puthen, Katerina LË STUDION pas deklaratës së fortë të Arnoldit: E ka … (Video)

Një moment tensioni ka ndodhur në episodin e sotëm në “Përputhen”.

Ndërsa po diskutonin me njëri-tjetrin, me tone të larta, Arnoldi i tha Katerinës që të mos përmendë më ish-at në studio.

“Ajo më ka thënë që ish-i i saj e ka dhunuar”, ishte kjo deklaratë që nxori nga vetja Katerinës.

Ajo me tone shumë të larta iu kthyer Arnoldit duke i thënë se po thotë një gënjeshtër shumë të madhe dhe se jo vetëm që nuk ia ka thënë diçka të tillë, por se në raportin që ka pasur më parë është trajtuar shumë mirë.

Më pas ajo është ngritur dhe është larguar nga studio.

FOTOLAJM/ Harrojnë përplasjet në distancë, mbreti Charles bënë bashkë Ramën dhe Kurtin në Londër

Teksa pak ditë më parë u përplasën në distancë në lidhje me një protestë që u zhvillua në Tiranë për ish-liderët e UÇK-së, kryeministri Edi Rama është takuar më homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Kryeministri shqiptar shfaqet afër Kurtit, në një pritje për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt dje në Londër.

Në foto shihet dhe mbreti Charles i Britanisë së Madhe, që takohet me kryeministrin Kosovar, Albin Kurti.

Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit.

Për herë të parë në këtë format merr pjesë dhe kancelari gjerman Friedrich Merz. Qeveria gjermane e konsideron Procesin e Berlinit si një “histori suksesi”, thuhet në një njoftim zyrtar në prag të samitit të Londrës. “Qeveria gjermane do ta vazhdojë këtë proces si pjesë e angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor – një rajon me rëndësi strategjike për Evropën”, thuhet në njoftim.

“Pse i flet kamerierit”/ Sherri për një kafe la dy të υdekur në Manëz, zbardhet dinamika

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se konflikti me dy të vdekur mbrëmë në Durrës, ishte banal.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur.

Irritimi i klientit me kamerierin, ka nxitur palën tjetër dhe kaq ka mjaftuar për sherrin që ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz. Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.

Policia e Durrësit ka nisur kontrollet për kapjen e shtetasit D. P., i cili aktualisht është në arrati.

Ja kush janë dy të rinjtë që u υranë në Durrës! Shpallet në kërkim një nga autorët

Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Regjistrohen disa LËKUNDJE tërmeti në vendin tonë, zbuloni ku ishin epiqendrat

Një seri tërmetesh janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, tërmeti i parë është regjistruar në Durrës, me magnitudë 3.9.

Ndërkohë në Konispol, rreth orës 06:49 janë ndjerë lëkundje tërmeti, të cilat kanë qenë me magnitudën 2.7.

Sakaq, në Miras të Korçës rreth orës 06:15 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudën 3.1.Ndërkohë më herët në Konispol janë regjistruar dy lëkundje, të dyja me magnitudën 3.2.

Mbeti i υrarë pas sherrit për një kafe në Manëz, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit, autori njihej si problematik në zonë

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti mbetën të vrarë dy persona me armë zjarri.

Njëri prej tyre kërkoi kafe, ekspresi ishte fikur dhe ai u irritua me kamerierin, ku ndërhyri pala tjetër dhe nisi konflikti.

Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi Daniel Pepa. 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.

Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.

Sipas burimeve policore, një nga viktimat, Flori Paluçi ka qenë me probleme jashtë vendit për krime. Ndërsa i kërkuari Pepa njihet si i ri problematik në zonë.

Top Channel

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.6 lekë.

Β.υrri krίtikon gj injet e gr. υαs së tij  ρara gjithë famiΙjes, por përgjigjja e saj është eρike dhe e shtαng në vend

Burri bëri një sh aka të ke qe për gji njtë e gruas përpara të gjithë familjes, por gruaja ia kthen atij me një përgjigje të shkëlqyer.

Ne të gjithë e njohim atë person që i pëlqen të tallet me të tjerët duke bërë shaka të pa këndshme dhe pa respekt.

Por siç thonë: Qesh mirë, kush qesh i fundit!Ndonjëherë është e pamundur të ruhet kontrolli, sidomos kur dikush pos htërohet para të gjithëve.

A rma më e mirë e mbro jtjes është ta bësh të heshtë personin në fjalë me një përgjigje të shkëlqyer.

Pro tagon isti i tregimit tonë ka tris htuar keq duke kri tikuar gruan e tij para fëmijëve të tyre.

E gjitha fillon me një darkë familjare. Djali më i vogël i bën të atit një pyetje:

“Babi, sa lloje të gjinjve ekzistojnë?”Babai, i be fasuar, përgjigjet:“Epo, bir. Ka tri lloje të gjinjve – kur gratë janë 20 vjeç, gjinjtë janë si pjeprat: të rr umbul lakët dhe të fortë.

Kur ata janë 30, 40 dhe 50 vjeç, ato janë si dardha: ende të bukur, por pak të ‘varur’. Pas 60-ave, ata janë si qepë..“Qepë?”“Po, kur i sheh ata, ia plas në lot”.

Nëna dhe vajza u hid hëruan. Kjo e fundit e pyet nënën:“Mami, sa lloje penisi ekzistojnë?”Nëna, e hab itur, përgjigjet:

“Epo, e dashura ime. Një mashkull kalon nëpër tre faza: në të 20-at ai është si një lisi: i madh dhe i fortë.

Në 30, 40 dhe 50 vjeç është si një thupër: fle ksibël, por ende e besueshme.

Në moshën 60 vjeç ai është si pema e Kris htlindjeve”.“Si një pemë e Kris htlindjeve?”“Po, pema është e vde kur nga rrën jët dhe topat në të janë vetëm një zbukurim”.

Burri i saj mbeti i heshtur për gjatë gjithë darkës … Nëna dhe vajza panë njëra-tjetrën.Shpresojmë që burri të ketë mësuar një mësim të rëndësishëm: Mos qeshni kurrë në kurriz të të tjerëve.