“Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve”, si u mahnit Kosta Simitis me Fatos Nanon kur pa sa gjuhë të huaja fliste

Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në A2CNN, tregoi edhe një episod të veçantë në Kongresin e PASOK-ut në Greqi.

“Në takimet që bënte me delegacionet e huaja, Fatos Nano kur po shëtiste në pavijonet e Kongresit të PASOK-ut në Athinë, komunikonte me shumë gjuhë. Komunikonte me anglezët, italianët, spanjollët, gjermanët dhe arabët. Kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Kostas Simitis, kur e dëgjoi që po fliste edhe arabisht, iu drejtua Nanos me një shprehje gati poetike: “Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve!” Ky ishte një episod i Kongresit të PASOK-ut”, kujton Çipa.

Ndërsa Bedri Islami tregoi se si e ka njohur Fatos Nanon që në kohën kur ish-kryeministri ka qenë gjimnazist.

“Fatos Nanon e kam njohur që kur ishte gjimnazist te “Petro Nini Luarasi” dhe më pas u ribashkuam në Partinë Socialiste, unë si gazetar, ndërsa ai si anëtar i udhëheqjes. Për kohën ka qenë rebel. Po të mos ishte djali i asaj familjeje që ishte, vështirë se mund të shkonte në universitet dhe vështirë se mund të bëhej anëtar partie. Ishte një nga djemtë që e quanin veten “Bitëllsat e Petro Ninit”. Ishte i dobët, i imët, nuk ta mushte syrin për asgjë. Askush nuk e besonte se një ditë do të ishte kryeministër i Shqipërisë. Ishte një djalosh që nuk vihej re në atë kohë. Edhe më vonë kur e kam takuar, ishte po i njëjti. Ai tallej me komunizmin, tallej edhe me artikujt që botonim në “Zërin e Popullit”. Ai tallej me shumë gjëra që komunistët i quanin të shenjta. Fatos Nano nuk do të kishte të ardhme nëse do të vazhdonte ajo politika e ashpër e para vitit 1985”, tha Islami.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 22 Tetor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Nervat tuaja janë stabilizuar në orët e fundit: ishte e nevojshme… Sidoqoftë, ju ende ndjeni nevojën për të rimenduar shumë gjëra, ndoshta për të ndryshuar kompani, por dëshira për të kapërcyer sfidat mbetet e njëjtë. Dashuria po shkon më mirë se zakonisht. Shijojeni.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 22 tetor 2025), një situatë astrologjike e ngrohtë dhe premtuese i pret çiftet e dashuruara prej kohësh, të cilat kanë bashkëpunuar prej kohësh. Sharmi i tyre dyfishohet dhe ndjenjat e tyre më në fund po marrin shtysën që u nevojitet. Mirë.

BINJAKËT

Kjo është një kohë e veçantë për ata që duan të rikthehen në rrugën e duhur, veçanërisht në dashuri: është më mirë të veproni përpara se të vijë kundërshtimi i disa planetëve nëntorin e ardhshëm, veçanërisht nëse keni një projekt që ka nevojë për rregullim ose rishikim.

GAFORRJA

Me këto yje, je në një humor të shkëlqyer për të shprehur dashurinë tënde. Gjysma e dytë e ditës së nesërme, 22 tetor, do t’u japë më shumë forcë ndjenjave të tua. Nuk mund të kontrollosh gjithçka, veçanërisht emocionet e tua, por ke një ngarkesë të fuqishme magnetike. Mundohu ta shfrytëzosh sa më shumë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 22 tetor 2025), tani është koha për të zyrtarizuar një histori dashurie. Planetët janë absolutisht të favorshëm për ndjenjat në këtë kohë të vitit! Venusi do t’ju udhëheqë drejt suksesit dhe do t’ju lejojë të tërhiqni vëmendjen e njerëzve. Kurajo: angazhohuni.

VIRGJËRESHA

Sigurisht që nuk ju mungon praktikaliteti në këtë orë të fundit të tetorit. Është një karakteristikë e atyre që kanë lindur nën këtë shenjë që rezulton gjithashtu shumë e dobishme në punë… Ngritni mëngët.

PESHORJA

Ndjenja pozitive ju presin në fund të tetorit 2025, veçanërisht falë Venusit në shenjën tuaj, pasi kohët e fundit ka pasur disa çështje në dashuri që duhen adresuar… Disa çifte duhet të gjejnë paqe dhe qetësi gjatë këtyre orëve të vjeshtës. Yjet e karrierës kërkojnë pak vëmendje.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e mërkurë, 22 tetor 2025), gjendja shpirtërore e fortë që yjet ju kanë dhuruar gjatë këtyre javëve të tetorit vazhdon. Nuk ka nevojë të prisni duarkryq që gjërat të bien nga qielli: duhet të kuptoni nevojat tuaja dhe të përfitoni nga favori i yjeve.

SHIGJETARI

Fundi i muajit tuaj do të jetë i favorshëm për ide të reja dhe takime stimuluese. Në dashuri, entuziazmi dhe spontaniteti do të forcojnë marrëdhëniet. Në punë, idetë krijuese dhe dëshira për të eksperimentuar do të sjellin rezultate interesante.

BRICJAPI

Ju pret një ditë tetori e karakterizuar nga angazhimi dhe konkretësia. Marrja e përgjegjësive me vendosmëri do të sjellë rezultate të prekshme. Në dashuri, momentet e intimitetit dhe mirëkuptimit do të forcojnë lidhjen tuaj me partnerin/en tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 22 tetor 2025), do të jeni veçanërisht krijues dhe të frymëzuar gjatë orëve të ardhshme të kësaj vjeshte. Yjet favorizojnë iniciativat origjinale dhe projektet inovative. Në dashuri, sinqeriteti dhe ndershmëria do të forcojnë marrëdhëniet.

PESHQIT

Sot është një ditë ndjeshmërie dhe intuite. Në dashuri, momentet romantike dhe mirëkuptimi i ndërsjellë do të favorizohen. Në punë, bashkëpunimi dhe empatia do t’ju ndihmojnë të menaxhoni me sukses sfidat e përditshme.

Terror në rrugë/ Fugoni me 10 shqiptarë sulmohet dhe grabitet në Gjermani

Një fugon me pasagjerë të gjithë qytetarë shqiptarë ka rënë pre e një grabitjenë Gjermani. Media vendase BILD raporton se grabitës ende të paidentifikuar kanë ndaluar autobusin në Bavari dhe më pas grabitën pasagjerët.

Ngjarja e pazakontë ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit të së hënës në autostradën A93, në qarkun Kelheim.

Tre autorët e dyshuar e detyruan një furgon të vogël me dhjetë pasagjerë dhe një shofer që të dilte nga autostrada në dalje të Aiglsbach (Bavari), duke përdorur sinjale drite. Ata e detyruan mjetin të ndalonte në një parking për udhëtarë.

Më pas, grabitësit zbritën nga makina e tyre dhe pretenduan se do të kryenin një kontroll në mjet. Por, sipas policisë, burrat e armatosur kërkuan para dhe dokumente nga pasagjerët.

Sipas policisë, askush nuk u plagos gjatë grabitjes. Ende nuk dihet sa para kanë arritur të marrin autorët.

Pas grabitjes, të dyshuarit u larguan me një makinë të bardhënë drejtim të Mynihut’, tha një zëdhënës i policisë për BILD.

Në automjetin e grabitësve dyshohet se ishte vendosur një targë me shkronjat WR, që i përkasin qytetit Wernigerode (Sachsen-Anhalt).

Shoqata e Operatorëve të Autobusëve të Bavarisë (LBO) njoftoi:

‘Raste të tilla, të ngjashme apo të mëparshme, nuk na janë të njohura – as në Bavari, as në nivel kombëtar. Kështu që bëhet fjalë për një rast krejtësisht të veçantë, rrethanat e të cilit duhet ende të hetohen nga autoritetet.’

Sipas informacionit që BILD mori nga Prokuroria e Regensburgut, autobusi kishte ardhur nga Barcelona dhe udhëtonte për në Shqipëri, duke kaluar nga Zyrihu.

Të gjithë viktimat janë shtetas shqiptarë. Përveç parave dhe dokumenteve, nuk janë grabitur sende të tjera, sipas të dhënave paraprake. Kërkimi për automjetin e arratisjes nuk ka dhënë rezultat deri më tani.

‘Do i shkoja deri në fund!’/ Egla Ceno flet pas dënimit për shpifje dhe paralajmëron…

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore Egla Cenon për shpifje ndaj emrit të Saimir Kodrës.

Në një komunikim këtë mbrëmje ne “Goca dhe Gra” në Top Channel, Egla Ceno u shpreh se nuk e komenton vendimin e Gjykatës dhe se do të presë zbardhjen e vendimit.

Më tej shtoi se do ta apelojë dhe do ta ndjekë këtë çështje në të gjitha hapat ligjore, pasi sipas saj i qëndron deklaratës që ka bërë në “Big Brother”, kur tha se është ngacmuar seksualisht në vendin e punës prej Kodrës.

“Nuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më ka telefonuar, nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media një përgënjeshtrim, ky është dënimi që avokati më tha që është marrë. Vendimi nuk është zbardhur, nuk dihet mbi ç’bazë arsyetimesh”, tha ajo.

“Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Kam një video në Instagram ku kam folur fjalën e fundit në seancë, dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit, nuk kam asnjë presje për të shtuar apo hequr. Unë nuk do tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha do i shfrytëzoja për të vazhduar këtë betejë”, u shpreh Ceno.

“Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet. Njerëzve që dinë të lexojnë nën reshta dhe që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të jenë të kujdesshëm sesi drejtohen. Kjo është një çështje që do durim dhe unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara”, u shpreh aktorja.

“Unë bëra rrëfim personal për një kauzë të lartë sociale, nuk u shpreha padashje apo në emocione e super”, tha Ceno.

“Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë.

E thashë në Big Brother sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time”, tha Egla.

“Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë, nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohen brenda institucioneve përkatëse”, u shpreh ajo.

Ligji i ri! Shoferë sidomos emigrante kujdes! Tani mund t’ju hiqet patenta nëse…

Parlamenti Europian pritet të vendosë sot për miratimin e rregullave të reja të patentës së drejtimit, një reformë e madhe që synon uniformizimin e masave ndëshkuese dhe rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë Bashkimin Europian.

Eurodeputetët pritet të votojnë pro masës, e cila është faza e fundit legjislative përpara se shtetet anëtare të BE-së të fillojnë zbatimin e rregullave të reja. Qëllimi kryesor është ulja e numrit të viktimave në aksidente rrugore, që aktualisht arrin në 20,000 çdo vit.

Masat Kyçe të Reformës së Patentës:

1. Njohja e Pezullimit në Të Gjithë BE-në

Pika më e rëndësishme e rregullores është zbatimi uniform i masave ndëshkuese.

Rregulli i Ri: Kushdo që humbet ose i pezullohet patenta e drejtimit në një vend tjetër të BE-së, nuk do të lejohet më të drejtojë automjetin në vendin e tij.
Implikimi: Kjo do të thotë që pezullimi i patentës do të njihet dhe do të zbatohet në mënyrë të detyrueshme në të gjithë BE-në, duke siguruar që informacioni mbi shkeljet të shkëmbehet mes shteteve.
2. Leja e Drejtimit Digjitale

Patenta e re do të jetë teknologjikisht e avancuar:

Aksesi me Smartphone: Do të krijohet një leje digjitale e drejtimit e aksesueshme përmes telefonit celular, një zhvillim që shihet si lehtësues sidomos për të rinjtë.
3. Rregulla të Reja për Drejtuesit e Rinj

Për të rritur sigurinë, rregullat për drejtuesit e rinj forcohen:

Mosha 17 Vjeç: Do të ketë një kohë prove dyvjeçare të patentës për të rinjtë në të gjithë BE-në, duke filluar nga mosha 17 vjeç.
Fokus te Vetëdijësimi: Trajnimet do të kërkojnë më shumë vetëdijësim për rreziqet si këndi i verbër dhe përdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit të automjetit.
Mbrojtja e Këmbësorëve: Vëmendje më e madhe do t’u kushtohet këmbësorëve, fëmijëve, çiklistëve dhe përdoruesve të tjerë të pambrojtur të rrugës.
4. Automjetet dhe Kontrolli Shëndetësor

Makina të Vogla: Limiti i peshës së përgjithshme për automjetet me sisteme alternative të drejtimit do të rritet ndjeshëm.
Drejtuesit e Moshuar: Pas debateve të mëdha, nuk do të ketë kontroll shëndetësor të detyrueshëm për drejtuesit e moshuar. Vendet anëtare do të kenë lirinë të vendosin vetë për këtë pikë.
Eurodeputeti italian Matteo Ricci, i cili luajti një rol udhëheqës në negociata, theksoi se qëllimi është që zbatimi i gjobave të jetë më “uniform dhe më i drejtë”.

Zbatimi i plotë i reformës do të varet nga qeveritë kombëtare të BE-së dhe kërkon durim, duke pasur parasysh që proceset ligjore në BE shpesh zgjasin vite (siç ndodhi me direktivën e parë të patentave të viteve 1980, e cila hyri në fuqi vetëm gjashtë vjet pas miratimit).

Pika finale për dosjen ‘Toyota Yaris’/ 3.4 milionë eurot nuk kthehen, Gjykata e Lartë vulos fatin e tyre

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Alban Mollaymerit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për konfiskimin e 3.4 milion eurove të kapura më 24 qershor 2018 në Durrës, në automjetin tip “Toyota Yaris”, dhe kalimin e tyre shtetit.

Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë “Toyto Yaris?

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku.Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.

Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.

Më 21 qershor, pasdite, burime vendase njoftuan Policinë e Shtetit për një ngarkesë me karoatrec që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Belgjika, e mes tyre ishte një mjet me sasi eurosh të padeklaruara. Në datë 24 qershor, në orën 07:30, makinat mbërritën në portin e Durrësit që u kapën nga policia

Loredana paralajmëroi padi ndaj tij, reagon Davidi dhe merr këtë vendim të papritur

Qytetari David Dano i ka kërkuar falje publike Loredana Bratit, pas reagimit të saj të ashpër dhe paralajmërimit për padi, duke zbuluar se ajo nuk kishte qenë në dijeni të puthjes së tij.

Përplasja mes David Danos dhe Loredana Bratit u ndez pasi Dano publikoi një video ku shfaqej duke e puthur ish-banoren e Big Brother VIP në faqe dhe, më pas, gjatë një interviste, e cilësoi atë “simpatike, por prisja më shumë”, ndërsa Loredana e akuzoi se po kërkonte vëmendje.

Sot, David Dano ka reaguar duke kërkuar falje. Ai u shpreh: “I kërkoj shumë falje publike Loredana Bratit pasi lash vënd për keqinterpretime edhe unë jam një fans i saj dhe asgjë më shumë.”

Ai zbuloi një detaj të ri: “Përsa i përket asaj puthjes as ka qenë në idijeni fare që do të ndodhte. Jam emocionuar në ato momente edhe biles kemi debatuar dhe i thashë që u emocionova.”

Kjo kërkesë falje tregon se Dano dëshiron t’i japë fund menjëherë polemikave, duke konfirmuar se Loredana nuk ishte në dijeni të puthjes dhe se e gjithë situata u krijua si pasojë e emocioneve të tij.

Aksident i rëndë në Korçë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, njëra përfshihet nga flakët

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili ishte me lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë nga automjetet, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Për pasojë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Kthesë e papritur në konfliktin e Ukrainës, Europa rreshtohet pas Trump

Udhëheqësit evropianë i janë bashkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në këmbënguljen që çdo bisedë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të fillojë me ngrirjen e vijës aktuale të frontit dhe paralajmëruan se Rusia nuk e merr seriozisht paqen.

Në një deklaratë të nënshkruar nga 11 udhëheqës, përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ata thanë se “mbështesin fuqimisht” qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se “luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se vija aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare e negociatave”.

Por ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të martën ka hedhur poshtë idenë e ndalimit të konfliktit në vijën aktuale të kontaktit.

Moska është e interesuar vetëm për “paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme”, ka thënë Lavrov, duke nënkuptuar se ngrirja e vijës së frontit do të përbënte vetëm një armëpushim të përkohshëm.

Deklarata evropiane iu referua “taktikave zvarritëse të Rusisë”, duke treguar se sa i paepur mbeti qëndrimi i Moskës.

Trump, i cili në shumicën e rasteve ka pasur një ton pajtues ndaj Rusisë, tani po planifikon bisedime të drejtpërdrejta me Putinin në Budapest – megjithëse data për një takim përgatitor midis sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe Lavrov duket se po vonohet.

Presidenti amerikan ka folur në telefon me Putinin javën e kaluar, një ditë para se të takohej me Zelenskyn dhe ekipin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Disa burime i kanë thënë mediave se Trumpi i ka bërë presion udhëheqësit ukrainas të hiqte dorë nga zona të mëdha territori në rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, të njohura si Donbas, si pjesë e një marrëveshjeje me Rusinë.

Disa raportime sugjeruan se mes delegacioneve kishte pasur tensione. Mirëpo Zelensky i ka përshkruar bisedimet vetëm si “të sinqerta”.

Presidenti ukrainas shpesh e ka përjashtuar tërheqjen nga rajoni, duke argumentuar se Rusia mund ta përdorë atë si një trampolinë për sulme të ardhshme.

“Unë shpjegova gjatë vizitës sime në Uashington javën e kaluar se qëndrimi i Ukrainës nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai të hënën.

Edhe pse Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të Luhanskut, Ukraina ka nën kontroll rreth një të katërtën e Donetskut, duke përfshirë qytetet kryesore të Slovyanskut dhe Kramatorskut.

Trumpi, i cili më vonë ka mohuar se ka këmbëngulur ndonjëherë që Zelensky të dorëzojë Donbasin, ka thënë se është pro idesë së një armëpushimi në vijat aktuale të frontit.

Trumpi dhe Putini janë takuar për herë të fundit në Alaska në gusht, gjatë një samiti të organizuar me nxitim, i cili dha pak rezultate ndërkohë që i dha fund statusit të Putinit si një i përjashtuar nga Perëndimi.

Për një kohe pas bisedimeve, Trumpi ka hedhur idenë e organizimit të një samiti dypalësh Putin-Zelensky.

Por Rusia ka thënë se një takim i tillë varej nga “shkaqet rrënjësore” të luftës që trajtoheshin së pari, dhe ideja përfundimisht u hodh poshtë në heshtje nga të gjitha palët. Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në detyrë, Trumpi është ankuar se lufta ruso-ukrainase, tani në vitin e saj të katërt, është “e vështirë” për t’u zgjidhur.

Zbulohet plani i brendshëm i PD-së/ Deputeti plas ‘bombën’: Berisha do të lërë drejtimin e partisë …

Deputeti i PD, Besart Xhaferri në një intervistë televizive deklaroi se kreu i opozitës, Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi nëse nuk zbaton kauzat që ka premtuar.

Sipas Xhaferrit retorika se zgjedhjet e 2025-ës janë vjedhur, duhet të vërtetohet nga Berisha, në të kundërt, ai nuk mund të udhëheqë me opozitën.

“Berisha nuk ka ripërsëritur zgjedhjet, kauza për farsë elektorale e tij duhet të vazhdojë. Nëse nuk përseriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet nga drejtimi brenda 2026-ës.

Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime”, tha deputeti.