Arrestimi i avokatit, thellohet skandali: Prokuroria e Elbasanit shpërndau një audio të prerë për mediat, audio e plotë tregon se nuk ka kërcënim!

Mbrëmjen e së shtunës u raportua arrestimi i avokatit Ulian Barjami, pas një përplasjeje verbale të ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Tiranë.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë për klientin e tij, Maksim Lika (i njohur si “Suci”), i arrestuar kohët e fundit në kuadër të një operacioni policor në Elbasan.

Avokati Barjami ka deklaruar në sallë se do të kallëzonte penalisht prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqësore, pasi sipas tij, kishte konstatuar “manipulim provash” kundër klientit të tij.

Ky moment duket se ka shkaktuar tensione në sallë.

Në një video të publikuar nga avokati Arben Llangozi, dëgjohet prokurori Gjergji Ceka të reagojë ashpër duke thënë: “Avokati duhet arrestuar”.

Audio e plotë:

Më pas ndërhyri gjyqtarja Megi Strakosha, e cila paralajmëroi avokatin për gjuhën e përdorur në sallë.

“Nuk funksionohet me kërcënime në sallën e gjyqit. Përqendrohu te mbrojtja e klientit tënd, përndryshe do të caktoj një avokat tjetër kryesisht”, dëgjohet të thotë gjyqtarja Strakosha në regjistrimin audio të publikuar.

Sipas Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, që reagoi menjëherë pas arrestimit, deklaratat e avokatit Barjami nuk përbënin kërcënim, por shprehje të të drejtës ligjore për të bërë kallëzim penal.

“Avokati, pasi konstatoi një mospërputhje mes provës me video dhe procesverbalit të paraqitur nga prokurori, deklaroi se do të bënte kallëzim për falsifikim provash. Reagimi i prokurorit Ceka, i cili tha ‘do të arrestohesh’, dhe ndërhyrja e menjëhershme e gjyqtares, janë të pajustifikuara në një proces të drejtë gjyqësor,” thuhet në reagimin e Dhomës së Avokatisë.

Ngjarja ka ngjallur debate në opinionin publik dhe në radhët e komunitetit ligjor, ndërsa Dhoma e Avokatisë ka paralajmëruar ndjekjen e rastit përmes kanaleve institucionale.

Vetë Prokuroria e Elbasanit kishte shpërndarë për mediat një audio të prerë, për të manipuluar opinionin publik dhe ligjitimuar arrestimin e avokatit, Ulian Barjami.

Audio e shpërndarë nga Prokuroria e Elbasanit:

FOTO/ Egli Tako në një romancë të re!

Vëmendja për Egli Takon ka qenë e madhe.

Jeta private e këngëtares ka qenë kryefjalë e mediave, për shkak të raportit që ajo krijoi me Gjestin.

Por, vetëm pak kohë më parë, ajo pranoi publikisht se gjithçka kishte përfunduar mes tyre.

E tashmë, në rrjet ka nisur të përflitet se një tjetër mashkull është shfaqur pranë Eglit në disa raste.

Në disa postime në rrjetet sociale, shfaqet Egli ku tashmë shoqërohet nga prezenca e një mashkulli enigmatik.

Nuk dihet nëse ky është një raport i ri sentimental për këngëtaren, apo bëhet fjalë për ndonjë mik apo të afërm të sajin.

Vetëm Egli ka preferuar që mos të shpërndajë asnjë detaj nga jeta private, duke preferuar që të përqendrohet vetëm tek karriera e saj si në muzikë, ashtu edhe në televizion.

Vetëm pak ditë më parë, ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale disa buqeta me lule që ka marrë në ambientet e saj të punës.

Duke vënë në dukje faktin se kjo surprizë ishte nga fansat e saj, nuk kanë qenë të paktë edhe ata që kanë menduar se ndonjë nga këto buqeta ka qenë nga partneri i ri që ajo mund të ketë.

E duke e ditur natyrën hermetike që ajo ka, sidomos muajt e fundit për jetën private, vështirë se vetë artistja do të vendosë të na zbulojë diçka.

Gerd Vaso rrëfen për herë të parë ndarjen me Enada Hoxhën: Nuk isha vetvetja, kam humbur shumë gjatë rrugëtimit tonë

Balerini i mirënjohur Gerd Vaso vjen me një rrëfim ekskluziv në “Grida Duma Podcast”, për karrierën, familjen dhe arsyet e ndarjes nga partnerja e tij, Enada Hoxha.

Për herë të parë ai ka folur për krisjen e martesës dhe fundin e saj.

Pjesë nga intervista:

Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.

Grida Duma: Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdo

Gerd Vaso: Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.

Grida Duma: Ashtu?

Gerd Vaso: Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.

Grida Duma: Pra ti thua…

Gerd Vaso: U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetër

Grida Duma: Dhe ndryshova nga vetja dhe thua

Gerd Vaso: dola nga vetja ime.

Grida Duma: Dole nga vetja jote?

Gerd Vaso: Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 20 Tetor 2025

Dashi

Nesër energjia do të jetë në qendër të gjithçkaje. Marsi ju shtyn të guxoni dhe të mos qëndroni në situata që ju kufizojnë. Në punë kërkohet shpejtësi dhe guxim, por vendosmëria juaj do të sjellë rezultate të dukshme. Në dashuri, mund të përjetoni një takim që ndez zemrën ose të rizbuloni pasionin në çift. Ndiqni instinktin, por mos harroni arsyen. Gjeni edhe pak kohë për pushim, që të mos e teproni me lodhjen. Hëna dhe Marsi ju mbështesin, duke sjellë një ditë plot gjallëri dhe frymëzim pozitiv.

Demi

Nesër dita do të ecë ngadalë, por do të jetë me vlerë. Mos u nxitoni: vendimet e marra me qetësi do të jenë më të qëndrueshme. Në dashuri, jepni më shumë vëmendje dhe ëmbëlsi; partneri pret gjeste kujdesi, ndërsa beqarët mund të kenë një takim mbresëlënës. Në punë, mund të lindin tensione të vogla me kolegët, prandaj tregoni diplomaci. Shëndeti kërkon më shumë lëvizje, mos e lini veten në pushtetin e dembelisë. Një ditë e mirë për reflektim dhe për të riorganizuar qëllimet tuaja.

Binjakët

Nesër do të ndjeni një lehtësi që ju jep frymë të re. Kurioziteti dhe bisedat stimuluese do të ushqejnë mendjen tuaj. Në dashuri, çiftet do të gjejnë dialog të hapur që forcon lidhjen, ndërsa beqarët mund të marrin mesazhe të papritura që ndezin zemrën. Në punë, dita favorizon kreativitetin, por kujdes të mos shpërndaheni në shumë drejtime. Kujdesuni për trupin me zakone të thjeshta si një shëtitje apo një moment meditimi. Një ditë që ju hap mundësi të reja pa ju larguar nga prioritetet.

Gaforrja

Zemra juaj do të jetë veçanërisht e ndjeshme. Hëna e fortë rrit emocionet dhe intuitën. Në dashuri, mos kini frikë të shprehni ndjenjat: partneri do ta vlerësojë sinqeritetin tuaj, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim që prek shpirtin. Në punë, kushtojini vëmendje detajeve për të shmangur vonesat. Kujdesuni për gjumin dhe ushqimin për të ruajtur ekuilibrin. Një ditë e mirë për të qëndruar pranë njerëzve që ju kuptojnë dhe ju japin ngrohtësi.

Luani

Nesër do të shkëlqeni dhe do të tërhiqni vëmendjen si gjithmonë. Dielli ju jep një magnetizëm të veçantë. Në dashuri, çiftet mund të jetojnë aventura të reja, ndërsa beqarët do të kenë mundësi për takime pasionante. Në punë, mund të vijë një propozim interesant ose një vlerësim i merituar. Energjia juaj është e fortë, por mos e teproni me përpjekjet fizike. Një ditë që ju fton të buzëqeshni dhe të përhapni besim.

Virgjëresha

Nesër qielli ju dhuron qartësi mendore dhe aftësi për të marrë vendime të drejta. Në punë, mund të përfundoni një detyrë të rëndësishme ose të merrni një vlerësim për punën tuaj. Në dashuri, dëgjoni më shumë dhe kritikoni më pak, ëmbëlsia sjell më shumë rezultate se rregulli i rreptë. Për beqarët, dita hap mundësi për njohje të reja interesante. Kujdes me ushqimin dhe bëni pak lëvizje për të ruajtur shëndetin. Një ditë e përshtatshme për të vënë rregull dhe për të gjetur qetësi të brendshme.

Peshorja

Do të ndiheni në harmoni mes mendjes dhe zemrës. Në dashuri, bukuria dhe sharmi juaj do të tërheqin vëmendje të veçantë: çiftet gjejnë sërish ekuilibrin, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim të veçantë. Në punë, hapen mundësi të reja bashkëpunimi, por kushtojini rëndësi detajeve. Shëndeti është i mirë, mjafton të mos e neglizhoni pushimin. Një ditë që sjell besim dhe një frymë të re për të parë përpara me shpresë.

Akrepi

Nesër do të jeni tërheqës dhe plot magnetizëm, por edhe me emocione të forta. Në dashuri, ndjenjat thellohen: mund të ketë pasion ose një bisedë sqaruese. Beqarët duhet të vërejnë rreth tyre, dikush mund të ketë interes të veçantë. Në punë, vendosmëria shpërblehet, por shmangni debatet e panevojshme. Kujdesuni për trupin dhe mos e teproni me stresin. Një ditë ideale për të kthyer situatat e vështira në mundësi të reja.

Shigjetari

Nesër do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për veprim. Në dashuri, mund të ketë surpriza të këndshme: beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur, ndërsa çiftet do të forcojnë lidhjen përmes aktiviteteve të përbashkëta. Në punë, projektet afatgjata marrin mbështetje, por shmangni shpërqendrimet. Shëndeti përmirësohet me aktivitet fizik dhe ajër të pastër. Një ditë që ju hap horizonte të reja dhe ju shtyn të ndiqni ëndrrat me optimizëm.

Bricjapi

Nesër vendosmëria do të jetë arma juaj më e fortë. Në punë, do të keni forcë për të përballuar detyra të vështira dhe për t’i çuar përpara planet tuaja. Në dashuri, partneri ka nevojë për më shumë vëmendje; mos u mbyllni pas punës. Beqarët mund të afrohen me një person të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Shëndeti është i mirë, por merrni kohë për pushim për të shmangur lodhjen e tepërt. Një ditë e favorshme për të konsoliduar gjërat që kanë vërtet rëndësi për ju.

Ujori

Nesër do të keni dëshirë të thyeni rutinën dhe të provoni gjëra të reja. Në dashuri, origjinaliteti juaj tërheq: çiftet sjellin freski në marrëdhënie, ndërsa beqarët do të joshin me shpirtin e lirë. Në punë, idetë e reja mund të shndërrohen në projekte të suksesshme, por kujdes me organizimin. Energjia është e lartë, mjafton të shmangni teprimet. Një ditë që ju nxit të ndiqni intuitën dhe të bëni hapin drejt ndryshimeve që forcojnë pavarësinë tuaj.

Peshqit

Nesër do të jeni më të ndjeshëm dhe të hapur ndaj emocioneve. Në dashuri, çiftet gjejnë sërish romancën, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur e të veçantë. Në punë, krijimtaria ju ndihmon të gjeni zgjidhje origjinale, por kujdes të mos humbni realizmin. Shëndeti kërkon më shumë kujdes dhe momente pushimi. Një ditë që ju fton të besoni në ëndrrat tuaja, sepse yjet ju japin mbështetje për të ndërtuar hapa të sigurt drejt së ardhmes.

Publikohen pamjet e grabitjes si në filma në Luvër, gjithçka ndodhi për 7 minuta

Një grabitje spektakolare ka tronditur Muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutë të maskuar arritën të marrin bizhuteri me vlerë të paçmuar nga koleksioni i Napoleonit dhe i perandoreshës Eugenia. Ngjarja ndodhi në Sallën e Apolonit, një nga hapësirat më të njohura të muzeut, ku ekspozohen thesaret perandorake të Francës.

Sipas gazetës Le Parisien, në grabitje morën pjesë katër persona: dy të veshur me jelekë të verdhë, që hiqeshin si punëtorë ndërtimi, dhe dy të tjerë në skuterë. Ata përdorën një mjet ngritës për t’u ngjitur direkt në katin e parë të ndërtesës, nga ana e lumit Sena, ku po kryheshin punime restaurimi.

Në video të publikuara nga BFMTV shihet njëri prej tyre, me kapuç dhe jelek të verdhë, teksa përdor një mjet prerës për të çarë xhamin e një vitrine. Hajdutët thyen dy vitrina, një me bizhuteritë e Napoleonit dhe tjetrën me ato të sundimtarëve francezë, duke përdorur një prerëse metalike dhe më pas morën bizhutë e çmuara.

Pas grabitjes, ata u larguan me skuterë, ndërsa policia gjeti në vendin e ngjarjes dy prerëse, një bidon me benzinë, doreza, radio komunikimi dhe një jelek pune. Në rrugë u gjet gjithashtu kurora e perandoreshës Eugenia, e dëmtuar pjesërisht.

Sipas të dhënave të Luvrit, kurora përmban 1.354 diamante dhe 56 smeralde, dhe është një nga simbolet më të rëndësishme të epokës së Napoleonit III. Hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Merr fund paqja! Izraeli sulmon Gazën: Po i përgjigjemi Hamasit, do paguajë çmim të rëndë…

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës, pas bombardimeve të mëparshme gjatë së njëjtës ditë. Izraeli pretendon se këto goditje janë përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Hamasi, të cilat janë mohuar kategorikisht nga organizata palestineze.

“Si përgjigje ndaj shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët gjatë ditës, ushtria izraelite ka nisur një seri goditjesh ndaj objektivave të Hamasit në jug të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë.

Ndërkohë, si Izraeli ashtu edhe Hamasi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, e cila ka hyrë në fuqi më 10 tetor. Sipas një gazetari të AFP, sulmet izraelite janë përqendruar në anën lindore të Khan Yunis, gjithashtu në jug të enklavës palestineze.

Sipas Axios, SHBA po përpiqet të parandalojë shembjen e armëpushimit për shkak të përshkallëzimit të sotëm të dhunës në Gaza.

Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, zhvilluan bisedime me ministrin izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, duke i kërkuar përmbajtje dhe reagim të matur nga Izraeli pas sulmeve ndaj trupave të IDF në jug të Gazës.

Më herët gjatë ditës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda në rast të sulmeve kundër trupave izraelite apo të shkeljeve të mëtejshme të armëpushimit.

“Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për çdo sulm ndaj ushtarëve tanë dhe për çdo shkelje të armëpushimit në Gaza. Hamasi do të mësojë sot në mënyrë të ashpër se ushtria izraelite është e vendosur të mbrojë trupat e saj dhe të parandalojë çdo dëm ndaj tyre” deklaroi Katz.

Gruaja iku ρrost*tutë! Nusja shkon poshtë urës në 12 të natës!” Arturi trondit me deklaratat (Video)

Arturi mendon se e gjithë bota i ka kthyer shpinën. Në fshat e përflasin sepse siç pretendon, vëllai, Petriti, e akuzon se ka vrarë babain. Kësaj i shtohen fjalët se ka marrëdhënie me nusen e djalit. Në një gjendje të tronditur, Arturi u kërkon miqve të tij, Lavdies e Thomait, që i ka ftuar në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, që t’i hapin derën.

Ai pretendon se i gjithë turpi e damka i ka ardhur nga bashkëshortja, Vali. Arturi pyet vazhdimisht Lavdien se ku ndodhet gruaja e tij, por ajo thotë se s’ka asnjë ide. Në fund, ai bën një deklaratë të rëndë.

Artur: E di unë se ku është, prostitutë! Kë nuk mora t’i kërkoj ndihmë e m’u kthyen të gjithë kundër!

Eni Çobani: Po është akuzë shumë e rëndë kjo se e ke nënën e djemve.

Artur: Është nënë e djemve, dakord. Kjo nënë e djemve, e zëmë sikur unë e rraha, po e kam rrahur, mos e pafsha dritën e diellit! Vetëm mora dajat e vëllezërit e saj, kë nuk mora, e më braktisën!

Akuzat e rënda vijuan edhe për nusen e djalit, e cila, sipas tij, bën veprime të pahijshme.

Artur: E çova në shtëpi me qira, sa vajti, çau frigoriferin, se ç’bëri tjetër, më vjen turp, s’di gjë! E çova te shtëpia e dytë, i vuri flakën shtëpisë së dytë!

Eni Çobani: Nusja e djalit?

Artur: Po!

Eni Çobani: Gjithmonë e shtrembra është nusja e djalit? Djali s’ka asgjë? Po djali si është? Djali është i mrekullueshëm. Po jo pra tani!

Artur: Djali është mpirë nga trutë se kjo nuse që i thënçin nuse, na shkoka në 12 të natës poshtë urës! Çfarë kërkon kjo poshtë urës në 12 të natës?

Eni Çobani: Kush more, nusja e djalit?

Artur: Nusja e djalit me gjithë të ëmën! Është turp, çfarë po bëjnë këto b***tra, po shkatërrojnë familjen!/tvklan.al

I kontrοIIυan ρ jesët lNTlME në aeroport, SHlKONl reagimin e υajzës

Ky është një ndër momentet më të sikIetshme që ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë aeroport.

Një vajzë e quajtur Angela Rye po kalonte në aeroportin e Detroidit, kur kontrollorja i ka thënë të hapë k ëmbët.


“Nuk do më kontrollosh va.glnën, apo jo?”, i ka thënë vajza e çuditur.

“Më duhet ta bëj”, iu përgjigj punonjësja teksa i f.ut duart.

Në ato momente vajza shp.ërthen në Iot dhe përfundon regjistrimi i videos.

Video ka hapur debate të shumta nëse këto masa janë normale apo jo. VIDEO

E ραbesushme: “Më jeρ 30 eυrο dhe e bë jmë”, Β isedα e një υ. ajze me një b ύrrë të..!!!

Vajza, e cila thotë se jeton në Kosovë, i kërkon burrit te martuar t’i dërgojë 20 euro në mënyrë që ajo të vijë tek moteli qe ai i kerkon. masi te kryej punë”,

si dhe 10 euro për të mbushur telefoni, por në asnjë moment nuk pranon të hapë kamerën dhe të bisedojë me të saponjohurin në Facebook.

Apo ndoshta edhe kjo është vetem tja marr eurot dhe mos ti paraqitet.

Per te pare se kush eshte vajza qe i kerkoi burrit te martuar te shkojne ne hotel kli koni me poshte dhe do ju shfaqet

HABlT e reja nga Maliqi: Më Ιa mua I αkυrίq në k reυαt dhe iku …

Pasi më premtoi se do të jetë viti ynë, i dashuri im i martuar është i vendosur të qëndrojë me gruan e tij edhe për pesë vjet.

Jam lënduar shumë dhe me duket vetja budallaqe. Sepse 6 muajt e fundit kam shkuar lart e poshtë duke i thënë të gjithëve për jetën time të . 


Kam blerë një shtrat të ri, divan të rehatshëm dhe e kam rimobiluar tërësisht banjën time sepse preferon një dush në vaskë.

Kam shpenzuar një pasuri të tërë duke e bërë shtëpinë time miqësorepër të dhe tani ai thotë se nuk do të vijë të jetojë me mua.

Fundja s’po e vras shumë mendjen për paratë që kam shpenzuar, por unë kujdesen për reputacionin dhe imazhin tim.

Ai thotë se nuk do ta mërzisë gruan e tij, që ka probleme shëndetësore, ose të lëndojë fëmijët e tij.

Ai ishte këtu disa netë më parë. I gatova një vakt të veçantë dhe kemi bërë dashuri.

Ishte ora 2 e mëngjesit kur ai më tha se po shkonte në shtëpi.

Doli nga shtrati dhe tha se unë isha keqkuptuar, sepse ai nuk do të ishte i lirë deri në vitin 2023 dhe nëse kjo gjë nuk më pëlqente atëherë mund të gjeja dikë tjetër.

Natyrisht që bërtita përsëri. Kërkova të dija se çfarë po ndodhte. Por ai kapi xhaketën e tij dhe iku.

Kam shpenzuar tërë jetën time me këtë njeri. Ne patëm një marrëveshje. E besova që do ta mbante fjalën. Tani nuk më hap telefonin. Me siguri ka shkuar diku me gruan. Çfarë duhet të bëj tani?