Berisha plas ”BOMBEN”: Ka përgjime, Belinda Balluku është kapur me biznesmenin duke …

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë, duke pretenduar se ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Balluku, është përgjuar në një bisedë telefonike duke kërkuar një shumë të madhe parash për një tender.

Sipas Berishës, ky regjistrim i është dorëzuar Kryeministrit Edi Rama, por ai ka zgjedhur ta emërojë sërish Ballukun në qeveri.

Në një deklaratë të bazuar në të ashtuquajturin “qytetari dixhital”, Berisha tha se në regjistrim dëgjohet një biznesmen që flet me një person tjetër, ku ai thekson se Balluku ka kërkuar një “përqindje të majme” për t’i akorduar tenderin.

Sipas Berishës, regjistrimi i është dërguar Kryeministrit Rama dy javë më parë nëpërmjet Ergys Agast.

Prapaskenat e emërimit dhe akuzat për afera korruptive
Berisha ngriti dyshime të forta mbi arsyen pse, pavarësisht këtij regjistrimi, Rama e emëroi Ballukun zëvendëskryeministre. “Natyrisht ky regjistrim nuk e ka penguar Edi Ramën të emërojë atë zëvendëskryeministre, pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive,” tha Berisha.

Ai e lidhi Ballukun me afera të tjera të dyshimta, si Tuneli i Llogarasë, ku sipas Berishës janë zhdukur 90 milionë euro, si dhe me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Berisha akuzoi Ballukun se, përmes drejtorisë në varësi të saj, ka bllokuar supervizimin e ndërtimit të inceneratorit, një detyrë kontraktuale. Ai shtoi se kjo është bërë me dijeninë e Ramës, pasi ky i fundit ishte “përfituesi kryesor i 130 milionë eurove të zhdukura”.

Në fund, Berisha e zgjeroi akuzën edhe te ish-kryebashkiaku i pezulluar, Erion Veliaj, duke e cilësuar bashkëfajtor me Ballukun në moskryerjen e supervizimit, pavarësisht se kishte zotim me shkrim për një gjë të tillë.

Rusia teston raketën nëndetëse bërthamore, kërcënon Putin: ‘Poseidon’ ishte një sukses, asgjë …

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,344-të, ndërsa Moska ka bërë një tjetër demonstrim të fuqisë së saj ushtarake.

Presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka testuar me sukses raketën nëndetëse me energji bërthamore “Poseidon”, të cilën e cilësoi si “armën më të fuqishme në nivel global”.

Sipas kanalit zyrtar në Telegram të Kremlinit, Putin theksoi se fuqia e këtij sistemi tejkalon ndjeshëm raketën më të avancuar ndërkontinentale ruse, Sarmat, duke e përshkruar testin si një “hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive strategjike të Federatës Ruse”.

“Nuk ka asgjë të krahasueshme në botë, as për nga shpejtësia, as për nga thellësia e veprimit. Nuk ekziston asnjë mënyrë për ta kapur atë,” deklaroi presidenti rus, duke shtuar se programi i modernizimit ushtarak të Rusisë po vijon sipas planit.

“Poseidon”, i projektuar për t’u lëshuar nga nëndetëset bërthamore dhe i pajisur me një kokë bërthamore me fuqi të madhe shkatërruese, konsiderohet një nga armët më të sofistikuara të arsenalit rus.

Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të rritura ndërkombëtare, teksa Moska thekson se po avancon me armët e gjeneratës së ardhshme, përfshirë raketën tjetër bërthamore “Burevestnik”, e cila sipas autoriteteve ruse ka arritur të përshkojë 14,000 kilometra.

Ndërkohë, në frontin e luftës, forcat e armatosura të Ukrainës kanë mohuar deklaratat e Putinit se Kupyansk është i rrethuar, duke i cilësuar ato si “trillime dhe fantazi”.

Shqiptari në Britani dënohet me 6 vite burg, pretendoi se ishte babai i 8 fëmijëve për shtetësi

Një shtetas shqiptar është dënuar me 6 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u zbulua se kishte mashtruar autoritetet duke pretenduar se ishte babai i tetë fëmijëve për të përfituar dokumentet e shtetësisë.

Sipas hetimeve të autoriteteve britanike, burri kishte paraqitur deklarime të rreme prindërie, një praktikë e cila është përdorur rrallë por konsiderohet një nga skemat më të sofistikuara të mashtrimit për imigracion.

Gjykata tha se provat ishin të pakundërshtueshme dhe se dënimi kishte si qëllim të dërgonte një mesazh kundër abuzimit me sistemin e imigracionit.

Autoritetet theksuan se hetimet për raste të ngjashme do të vijojnë.

Balluku në SPAK, Veliaj në Gjykatë Kushtetuese/ Analisti zbulon skenaret: Ja çfarë pritet të ndodhë të premten

Dita e premte pritet të jetë një ditë kyçe për drejtësinë dhe politikën shqiptare. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndërsa ish kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku ka ankimuar vendimin e shkarkimit të tij.

Analisti Andi Tela në një studio televizive, parashikon se çfarë mund të ndodhë në Gjykatë Kushtetuese.
“Është një koincidencë e bukur se janë të dy të premten në ora 10:00. Po nëse njërën kemi mundësi ta shohim edhe të gjithë seancën live, Ajo se çfarë do të ndodhi me zonjën Balluku është brenda SPAK-ut.

Ndoshta mund të shohim atë paradën e tyre që bëjnë gjithmonë, hyrjet e daljet e ndoshta në një deklaratë të mundshme të saj. Po pastaj pjesa tjetër është gjithmonë enigmatike siç kanë qenë edhe këto ditë. Pra, mënyra se si u shpërnda lajmi idenë e thirrjes së zonjës Balluku bashkë me një avokat.

Dhe fabulën që ndoshta ka të bëjë me një tender të tunelit Llogarasë, të supervizimit, dhe duhet parë pastaj mbas, mbasi të ndodhi thirrja e saj se çfarë, çfarë ka ndodhur realisht. Ndërkohë që kjo e zotit Veliaj, sigurisht që është e rëndësishme edhe për momentin kur ndodh.

“Unë kam mendim timin se çfarë pritet. Zoti Veliaj dhe Partia Socialiste mund ta kishin zgjidhur mirë fare këtë histori me një dorëheqje të tij, po siç duket, Partia Socialiste nuk e do më Veliajn dhe as Veliaj nuk e do më Partinë Socialiste që të zgjidhej paqësisht gjëja. Duket që janë në dy pole të kundërta. Vendimi pastaj është, për mua është një vendim që unë e kam parë më parë. Unë e lidh gjithmonë me vendimin që është marrë nga Gjykata Kushtetuese me zotin Fredi Belerin.

Domethënë, dhe ai ishte pak a shumë në të njëjtën rrethanë, kërkonte të shkonte të betohej një ditë dhe të kthehej përsëri në burg dhe Gjykata Kushtetuese vendosi që s’është e nevojshme fare që Beleri të shkojë të betohet, ai duhet të rrijë në burg sepse interesat më të mëdhaja janë që ai të rrijë në burg dhe mos dali prej andej. Kështu që dhe vendimi i zotit Veliaj, pritet të jetë i tillë.

Pavarësisht precedentëve, skenari më i mundshëm mbetet rrëzimi i kërkesës së kryebashkiakut, por është dhe hipoteza e një vendim në favor të Veliajt si rezultat i kalkulimeve politike të mazhorancës, nëse sondazhet e brendshme tregojnë një rrezik për humbjen e Bashkisë së Tiranës në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Unë them që vendimi është i qartë çfarë do marrim, dilemat janë të vogla për mua. Domethënë, është i qartë vendimi dhe s’ka lidhje fare me precedentët sepse ata do duan ta lexojnë bardh e zi atë vendim.

E vetmja hipotezë, domethënë ai 1%-shi i mundshëm, ka të bëjë me zgjedhjet në Tiranë. Nëse partia në pushtet ka ndonjë sondazh të saj, ka ndonjë dilemë të saj se si mund të shkojnë zgjedhjet e Manastirliut përballë Floren Binit, mundet që t’i japin një OK për të thënë OK, merreni vendimin që të vijojë të jetë zoti Veliaj në kryetar bashkie.”

“Do ju shkatërrojmë” – Rusia ‘tregon dhëmbët’ pas kërcënimeve të ministrit belg

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, tha në një intervistë për De Morgen se në rast se Rusia sulmon kryeqytetin e një shteti anëtar të NATO-s, “Moskën do ta shkatërrojmë deri në themel”, duke shtuar se vendet perëndimore nuk duhet të lejojnë të kërcënohen.

“Jo, sepse në atë rast Rusia do të sulmonte zemrën e NATO-s, dhe ne do ta shkatërronim Moskën deri në themel”, u shpreh Francken, duke iu përgjigjur pyetjes nëse i druhej një sulmi të mundshëm me raketë jo-bërthamore të Putinit ndaj Brukselit.

Ambasada ruse në Belgjikë reagoi duke i cilësuar fjalët e ministrit si “provokuese dhe të papërgjegjshme”, duke shtuar se ato përfaqësojnë një “devijim ushtarak”.

Francken gjithashtu shprehu shqetësimin për veprimet hibride të Rusisë, duke përmendur shembullin e “burrave të gjelbër” në Estoni që përpiqen të nxisin pakicën rusishtfolëse kundër qeverisë estoneze.

Sipas ministrit belg, ndërhyrjet e Rusisë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s, si ajo në Estoni, tregojnë nevojën për një reaksion të vendosur të Aleancës.

Gjeneral Alexus Grynkevich, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s, kishte deklaruar më parë se veprimet e vendosura të Aleancës kanë detyruar Moskën të veprojë më kujdesshëm.

SHBA prezanton X-59/ Aeroplani supersonik pa zhurmë dhe më i shpejtë se zëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë realizuar me sukses fluturimin e parë të një aeroplani “të qetë”, i aftë të udhëtojë me shpejtësi më të madhe se ajo e zërit – një hap i rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë ajrore të së ardhmes.

Ky projekt përfaqëson një arritje të madhe për shkencën dhe inxhinierinë amerikane, duke kombinuar inovacionin me qëllimin për të bërë fluturimet supersonike më të pranueshme dhe më miqësore ndaj mjedisit.

NASA, në bashkëpunim me kompaninë e njohur Lockheed Martin, ka kryer me sukses testet e para të avionit eksperimental X-59. Ky aeroplan është projektuar për të eliminuar tingullin e fortë “boom” që krijohet zakonisht kur një aeroplan kalon shpejtësinë e zërit. Falë dizajnit të veçantë aerodinamik dhe teknologjive të avancuara të kontrollit të zërit, X-59 synon të prodhojë vetëm një zhurmë të butë, të ngjashme me një trokitje e lehtë në distancë.

Ky aeroplan unik është ndërtuar si një prototip i vetëm dhe shërben si një platformë kërkimore për të testuar mundësitë e rikthimit të fluturimeve pasagjerësh supersonike, të cilat u ndërprenë që prej ndalimit të “Concorde” në fillim të viteve 2000.

Nëse testet rezultojnë të suksesshme, X-59 mund të hapë një epokë të re në udhëtimet ajrore, duke mundësuar që njerëzit të udhëtojnë shumë më shpejt midis kontinenteve, për shembull, nga Nju Jorku në Londër për më pak se katër orë.

Sekretari Amerikan i Transportit, Sean Duffy ka theksuar se ky projekt forcon udhëheqjen e SHBA-së në fushën e aviacionit dhe inovacionit teknologjik, duke theksuar se synimi nuk është vetëm të arrihet shpejtësia, por edhe të përmirësohet përvoja e udhëtimit për publikun. Sipas tij, X-59 mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e perceptojnë udhëtimin ajror, duke e bërë atë më të qetë, më të shpejtë dhe më efikas.

NASA ka investuar mbi 500 milionë dollarë në zhvillimin e projektit X-59. Aktualisht, inxhinierët dhe shkencëtarët po punojnë për të analizuar të dhënat nga testet fillestare dhe për të përmirësuar më tej teknologjinë e reduktimit të zhurmës. Qëllimi përfundimtar është që, në të ardhmen, të lejohet fluturimi i avionëve supersonikë mbi tokë – diçka që sot është e ndaluar për shkak të ndotjes akustike që shkaktojnë këto lloj fluturimesh.

Nëse projekti X-59 përmbush pritshmëritë, ai mund të shënojë një revolucion të ri në historinë e aviacionit botëror, duke hapur rrugën për një epokë të re të fluturimeve të shpejta, të qeta dhe të qëndrueshme.

Ministrja artificiale ‘Diella’ ‘sëmuret’ gjatë ‘shtatzënisë’. Ja çfarë i ndodhi?

Platforma që mundëson funksionimin e ministres së parë me inteligjencë artificiale në Shqipëri, Diella, ka pësuar probleme teknike sot, duke shkaktuar ndërprerje të herëpashershme dhe humbje të pjesshme funksionesh.

Situata ndodhi pak ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Diella ishte “shtatzënë” dhe në pritje të 83 “fëmijëve”, një metaforë për krijimin e asistenteve digjitale për çdo deputet socialist.

Sipas njoftimit të Microsoft, kompania që operon serverët “Azure” ku funksionon Diella, po kryhen veprime rikuperimi dhe kthim në gjendjen e fundit të regjistruar (“restore point”), duke ngritur mundësinë që ministrja artificiale të humbasë një pjesë të memories funksionale.

Microsoft bëri me dije se ka bllokuar të gjitha ndryshimet në shërbimet përkatëse dhe po rikthen sistemin në gjendjen e fundit të sigurt, duke garantuar stabilizimin sa më të shpejtë të shërbimit.

Ky incident ka rindezur diskutimet për faktin që “truri” teknik i Diellës ndodhet në serverët e Microsoft dhe jo brenda një infrastrukture kombëtare. Ekspertë të teknologjisë paralajmërojnë se kjo situatë mund të hapë shqetësime për privatësinë e të dhënave, aksesin nga palë të treta dhe mundësinë e manipulimit të informacionit.

Ngjarja, e shoqëruar me humor dhe komente ironike në rrjetet sociale për “sëmundjen” e ministres gjatë “shtatzënisë”, ka hapur edhe një diskutim më të gjerë për varësinë teknologjike të administratës publike nga platformat ndërkombëtare dhe rreziqet që kjo sjell për sigurinë e informacionit shtetëror.

Vdiq në rrethana misterioze, familja në Itali i thotë “lamtumirë” 19-vjeçarit shqiptar

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar, Flavio Saraçi, që humbi jetën në banesë në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura dhe që janë ende nën ekspertim mjeko-ligjor.

Ceremonia mortore është zhvilluar në vendin fqinj, në provincën e Pistoias, pasi prej vitesh familjarisht jetonte në Masotti, zona e Serravalle Pistoiese.

I riu është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët fundjavën e kaluar. Kur vëllai i tij hyri në dhomën e gjumit, e pa Flavio Saraçin të rrëzuar dhe të palëvizshëm dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ishte një tronditje e vërtetë atëherë kur kuptoi se vëllai i tij më i madh, një djalë i fortë dhe atletik, tani ishte i vdekur.

Tragjedia të premten, më 24 tetor, në Provincën e Pistoias. Vdekja e tij ishte aq e papritur, sa është aktualisht e pashpjegueshme për autoritetet. I riu merrej me sporte dhe nuk kishte probleme shëndetësore të shfaqura.

Këtë herë, dyshohet se një sëmundje fatale i mori jetën Flavio Saracit, duke lënë një familje në shok të plotë. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, rreth orës 6 të mbrëmjes.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin San Jacopo, por mjekët mundën vetëm të konfirmonin se nuk kishte asgjë më shumë që mund të bënin për Flavion, duke i lënë prindërit e tij, të shkatërruar nga një tragjedi kaq e papritur dhe e madhe, në humnerën e dëshpërimit të tmerrshëm, informon media italiane.

Çfarë po ndodh? Avioni mbikëqyrës rus depërton në Evropë, dy “MiG-29” në ajër

Dy avionë luftarakë të llojit “MiG-29” të Forcave Ajrore të Polonisë lokalizuan në ajër një avion rus që po fluturonte mbi detin Baltik.

Komanda Operacionale e forcave të armatosura e identifikoi mjetin rus të tipit “IL-20” dhe deklaroi se ai po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Avioni “IL-20” është një mjet mbikëqyrës i epokës sovjetike i përdorur për misione zbulimi dhe përgjimi.

Forcat ajrore deklaruan gjithashtu se avioni rus nuk e shkeli hapësirën ajrore polake dhe se pajisja që mundëson gjurmimin e tij ishte e fikur.

Si NATO edhe Bashkimi Evropian kanë qenë nën alarm për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të hapësirës ajrore nga Rusia në javët e fundit.

Aleanca i bëri një paralajmërim Moskës në fund të shtatorit, duke deklaruar se do të përdorte çdo mjet për t’u mbrojtur nga veprime të tilla, pasi rrëzoi dronët rusë që fluturuan mbi Poloni dhe Estoni.

Incidenti i 10 shtatorit në Poloni shënoi përballjen e parë direkte mes NATO-s dhe Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të 2022-shit.

Ndërsa Estonia deklaroi se tre “MiG-31” rusë hynë pa autorizim në hapësirën e saj ajrore për 12 minuta ditën e premte, një akuzë të cilën Kremlini e mohoi.

17 υjeçαrja nga Korca :A dυhet t’i th em ΒABlT ρër αtë që zbuΙουa për mαmin një natë..

 Kjo vajzë ka zbuluar se e ëma tradhëton të atin dhe ndihet e shkatërruar.

Vajza dëshiron t’i thotë gjithçka babait të saj, por frikësohet se shkatërron familjen.

“Nëse mundeni të më jepni një mendim edhe për historinë time. Jam 17 vjeçe e kam lindur në Korçë.

Para pak netësh zbulova se mami im ja dredh babit. Dhe e mësova krejt rastësisht, sepse mamin e dija ëngjëllin e kësaj toke.

Isha duek fjetur në dhomën time, kur…më del gjumi për të pirë ujë sepse kisha shumë etje. Ne jetojmë në Itali dhe babi punon edhe turni i tretë. Atë natë babi nuk ishte në shtëpi, ishte në punë.

Duke ecur nëpër korridor, ishte ora 2 e natës besoj, dëgjoj zërin e mamit, mendova se është kthyer babi dhe nis të afrohem për nga dhoma e tyre.

Kur u afrova kuptova se mami po fliste në telefon, e nuk ishte në dhomë siç më dukej mua, por ishte mbyllur në banjo.

U afrova dhe dëgjohej gjithçka. E nisa të përgjoj instiktivisht sepse më bëri shumë përshtypje.

E dëgjoja nga oshëtima që bënte zëri edhe i atij që ishte mashkull. E mami im qeshte, por fjalët e atij nuk i kapa shumë mirë.

Mami nuk ka as shokë, as vëlla që të themi dikush nga fisi. Pastaj në orën 2 të natës s’ka kuptim. Bëra një zhurmë në korridor kastile dhe mami doli. Unë nisa të afrohem për në banjë dhe i thashë pse zgjuar, më tha që bëri dush.

Mami nuk ka as shokë, as vëlla që të themi dikush nga fisi. Pastaj në orën 2 të natës s’ka kuptim.

Bëra një zhurmë në korridor kastile dhe mami doli. Unë nisa të afrohem për në banjë dhe i thashë pse zgjuar, më tha që bëri dush. Jam e bindur që mami flet me një burrë tjetër.

Tani nuk e di se çfarë të bëj dhe ndihem keq. Çfarë duhet të bëj? Si duhet të sillesh tani? Më ndihmoni…”, shkruan ajo.