Nuk dihej se ku ndodhej, mjekja shqiptare shfaqet në flotiljen pranë Gazës (Video)

Pas një periudhe të gjatë pa asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj, aktivistja dhe mjekja shqiptare nga Gjermania, Albullena Fazliu, është shfaqur nga bordi i anijes “Conscience” (“Ndërgjegja”), e cila është pjesë e një flotiljeje ndërkombëtare që po lundron drejt Rripit të Gazës.

Fazliu, e cila ushtron profesionin e anestezistes në Gjermani, është bërë pjesë e kësaj nisme humanitare, së bashku me rreth 100 mjekë dhe gazetarë nga vende të ndryshme të botës.

Flotilja synon të dërgojë ndihma dhe të shprehë solidaritet për popullatën civile palestineze dhe veçanërisht për mjekët dhe gazetarët që, sipas saj, janë objektiva të sulmeve sistematike.

“Quhem Albullena Fazliu, jam doktoreshë. Jam anesteziste dhe punoj e jetoj në Gjermani”, tha ajo në një mesazh të regjistruar nga bordi i anijes.

Ajo denoncoi ashpër veprimet e Izraelit në territorin palestinez. “Ka 80 vite që shteti sionist i Izraelit vazhdon të vrasë popullatën civile në Palestinë. Ndër ta fëmijë. Sidomos mjekët dhe gazetarët vriten në mënyrë sistematike”.

Fazliu tha se ndodhet në këtë flotilje për të ngritur zërin për të drejtat themelore të njeriut, si siguria dhe liria, që sipas saj po shkelën rëndë në territoret palestineze. “E drejta për siguri dhe liri është e drejtë themelore e njeriut”, shtoi ajo.

“Për momentin jam në anijen ‘Conscience’, ose në shqip ‘Ndërgjegja’. Me rreth 100 mjekë e gazetarë nga gjithë bota. Ne duam të shprehim me këtë iniciativë solidaritetin për mjekët dhe gazetarët palestinezë të vrarë nga shteti kriminel izraelit”, theksoi mjekja Fazliu.

Misioni i flotiljes humanitare ka zgjuar interes të madh ndërkombëtar, si një përpjekje simbolike për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj krizës humanitare në Gaza dhe nevojës për mbështetje për viktimat civile.

VIDEO

Ngjarje e rëndë në vend/ Autobusi plot me pasagjer shpërthen në flakë gjatë lëvizjes (Video)

Një autobus është përfshirë nga flakët sot pasdite rreth orës 16:16 në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’ në rajonin e Prizrenit. Autobusi ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”, thotë zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqiri Bytyqi.

Ai ka shtuar se sipas të dhënave fillestare si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi.

VIDEO

Si e kuptoi “Rumi” se po hetohej nga SPAK për pronat, zbardhet biseda me “Netin”: Janë Espinoza ata, dua të di ku gabuam

Dosja hetimore mbi të cilat u caktua masa e arrestit për grupin e Avdylajve dhe Rumin e Shijakut, Aleksandër Laho, ka një pasazh interesant, ku tregohet sesi Rumi dyshonte se pavarësisht se skema e falsifikimit të pronave ishte e përsosur, diku kishte gabuar.

Në bisedën e tij në “Sky ECC” me Vullnet Muçën, që në dosje shkruhet si “Neti”, i kërkon të korruptojë ekspertin e caktuar nga SPAK për të bërë ekspertimin e dokumentacionit të pronave në Durrës.

Më tej ai e pyet, ku ka gabuar, që SPAK po heton çështjen e dokumentave të pronave.

Bisedat janë zhvilluar në vitin 2021 në SKY ECC:

1D6E0D: Po boja sikur nuk dija un, ai ishte gjarpër, ti tha idi mirë po do shprehem që janë…

L629B3: Atëherë kam fut dhe një avokat tjetër, me taku dikë t’i them të tërhiqet.

1D6E0D: Po ke firmat ajo A thoshte, po me ça kuptova e ka bo me Fredin pak lojën për na…

L629B3: Po vulat si kemi lujt neve.

1D6E0D: Po janë te volumi.

L629B3: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumin i kishin matë dhe ato per aktet…

1D6E0D: 13 pika i kanë kërku spaku.

L629B3: Këtë avokatin që kam fut po e largoj… ta shkëpus… po dhe Fredi të fortë e ka bërë takimin, se ata nuk para takojnë njeri.

1D6E0D: Si duash, po ky do shprehet mirë.

L629B3: Janë shumë Espinoza… po e ke taku ti vet, ska mundësi me u shpreh keq ai, ne njëfarë mënyre ka pranu bashkëpunimin… ky ka taku sot shefin e këtij, bertiti po tha s’kam marrëdhënie me të.

1D6E0D: Po po e ke ok, po un i nejta te kjo pjesë un kam jetu jashtë kam bo 5 lek kam ardh me u bo shtetas, popo aty rri ti në rregull je.

L629B3: Shefi bertiti nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thash leje një herë këtë që ka fol, mos u ngatërroni…

1D6E0D: Leje se është ok.

L629B3: Ai që e ka pranu me taku është ok… ka hap rrugën me marrë nai lek… meri lirisht, mos e helton… merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët… ta jep dhe vet në fund.

1D6E0D: Do ta respektoj, dhe do ta di për nder gjithë jetës që jena njerëz, ne treg do ta shpreh mirë.

L629B3: Po unë me ditë ku kena gabu neve që e kanë kap ata… me rregullu të tjerat.

1D6E0D: Do ta bojmë jo me marrë lekët e bo riekspërtim dhe po të vi të vi po te linja ime…

1D6E0D: Do ta bojmë ok, tha që mos të kesh siklet që me më dyshu.

L629B3: Ok në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po t’u mësove me kohën, ku e ka gabimin që e lujt kemi gabuar neve.

1D6E0D: Mu s’mle najsi dyshim.

L629B3: Pose ndoshta ke ato të s’kuhtit… jo jo ai derisa ka ardh takimi është ok… është me rregull.

1D6E0D: Po po bera sikur ma kap ky hallin ble se me ditë që ikemi bo janë shumë sipërfaqësore.

14-vjeçarja u hodh nga kati i tretë, flet qytetari që e priti në krahë: E shihja si mbesën time, i dola para dhe…

Detaje të reja zbardhen lidhur me rastin në Korçë, ku një 14-vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, duke tentuar vetëvrasjen.

Për fat të mirë ngjarja nuk përfundoi në tragjedi. Adoleshentja ndodhet në spital për trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Për News24 ka folur Landi Gura, dëshmitar i ngjarjes. Ai tha se ndodhej poshtë pallatit të 14-vjeçares, kur ajo u vetëhodh dhe se ai e priti atë që mos rrëzohej në tokë.

“Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe vij unë, lashë gotën e konjakut se kisha marrë një teke dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël,i dola… Ajo ra në një llamarinë aty, që nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje por jo shumë e madhe, e vogël. Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi”, u shpreh ai.

TMERR/ Shqiptari dhe 70-vjeçari grek gjenden të vdekur! U qëlluan me breshëri automatiku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy persona janë gjetur të pajetë, një prej tyre shqiptar.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Kalamata, ku një prej viktimave është një 70-vjeçar grek dhe pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja.

Sipas gazetarit Artur Bibe, viktima tjetër është një 50-vjeçar shqiptar, i cili është qëlluar me armë zjarri pas shpine, dyshohet në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve.

Policia po heton lidhur me ngjarjen dhe deri tani mësohet se dy viktimat janë qëlluar me armë automatike.

‘Çmendet’ moti në Ballkan/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’, uji merr para makinat e parkuara,raportohet për 3 persona të νdekυr (Video)

Bullgaria është goditur rëndë nga përmbytje të mëdha, të cilat kanë shkaktuar dhe viktima.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se si uji vërshon furishëm në rrugë, duke marrë para edhe makinat që janë të parkuara.

Deri më tani, të paktën tre persona, përfshirë dy shpëtimtarë, kanë vdekur, teksa me qindra të tjerë janë evakuuar.

Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme teksa zona e Bullgarisë jugore është më e prekur.

VIDEO

Ndeshja me Serbinë / Lajm i keq për kuqezinjtë, dëmtohet mbrojtësi titullar

Shqipëria do të ketë një ndeshje të rëndësishme ndaj Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Megjithatë, kuqezinjtë do të jenë pa Ardian Ismajlin në këtë duel.

Mbrojtësi i Torino-s në Serie A, pavarësisht se ishte ftuar nga Sylvinho, ishte i dëmtuar dhe ekzaminimet e fundit kanë konfirmuar mosgatishmërin e tij për ndeshjen.

Mungesa e Ismajlit nuk është lajmi i papritur për kuqezinjtë, pasi dëmtimi i tij dihej, por shpresohej se mund të ishte i gatshëm, siç konfirmoi Sylvinho në konferencën për shtyp të premten.

Aktualisht lista e Shqipërisë në mbrojtje përbëhet nga: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mrio Mitaj, Naser Aliji, Enea Mihaj, Klisman Cake, Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti.

DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Greqi, autori qëlloi për vdekje pronarin 70-vjeçar të një kampingu dhe punonjësin shqiptar rreth të 50-ave

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në zonën turistike të Foinikountës, në Mesinia, ku dy persona u vranë me armë zjarri brenda një kampingu që është aktualisht në funksion.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë pronari 70-vjeçar i kampingut dhe një mik i tij, rreth 50-55 vjeç, i cili punonte si përgjegjës i mirëmbajtjes në biznes.

Ngjarja ndodhi brenda recepsionit të kampingut, kur një person i panjohur hyri në ambient dhe qëlloi për vdekje pronarin, që ndodhej aty në atë moment. Sulmi ndodhi para syve të 55-vjeçarit, i cili tentoi të largohej, por autori e qëlloi edhe atë për vdekje.

Pas krimit, autori u largua menjëherë, ndërsa banorët e zonës lajmëruan policinë. Forcat e rendit mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe gjetën dy trupat e pajetë të mbuluar me gjak në recepsionin e kampingut.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se arma e përdorur ishte një karabinë (shotgun). Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda në Mesinia ka nisur mbledhjen e provave dhe dëshmive, në përpjekje për të identifikuar autorin dhe motivin e krimit.

Burime për MessiniaLive bëjnë me dije se autori i dyshuar dhe viktimat njiheshin më parë, dhe se mes tyre kishte pasur një konflikt serioz gjatë verës, por pa pasoja ligjore në atë kohë.

Ngjarja ndodhi në një moment kur kampingu është i hapur dhe po pret pushues, si pjesë e sezonit turistik në rajon. Kampingu nuk është i vetmi në zonë, çka rrit shqetësimet për sigurinë e turistëve dhe komunitetit lokal.

Policia është në kërkim të autorit, i cili vazhdojnë të jetë në arrati, ndërsa hetimet janë në fazë intensive.

La pυnën në ndërtim, 23-υjeçari zbυΙon si arrin të fitojë 200 mijë euro në vit në internet

I riu Luke Williams la punën e tij si ndërtues dhe tani fiton disa mijëra euro duke punuar nga shtëpia.

Në moshën 23-vjeçare, vendosi të ndryshojë profesionin e tij, duke parë se puna që bënte nga shtëpia i sillte shumë më tepër para. Më konkretisht, i riu ka punuar si ndërtues, por për të paguar faturat i është drejtuar rishitjes së produkteve nëpërmjet internetit.

Ai filloi të shesë celularë të vjetër në eBay ndërsa punonte në një kantier ndërtimi. Më pas, në janar 2021, ai filloi të blinte mallra shtëpiake nga tregtarët me shumicë për t’i shitur në Amazon, ku fitonte më shumë se 1000 euro në muaj.

Brenda pak muajsh fitimet e tij u rritën dhe ai arriti në pikën ku fitonte më shumë se 30 mijë euro në muaj! Puna e së ardhmes? Ndoshta. Sigurisht, menjëherë pasi bëri një fitim kaq të madh, ai u detyrua të linte punën e tij si ndërtues në janar 2022 për t’u fokusuar plotësisht në rishitjen.

Kur Sali Berisha i “dhuronte” Berlusconit femra te bυkura shqiptare, Ja cfare merrte ne kembίm…

Teksa ish kryeministri shqiptar po informonte homologun italian se në brigjet e Italisë sa të ishte ai nuk do të mbërrinte

asnjë skaf me klan destinë, mori përgjigjen se ishte gati për një “bunga-bunga” me femrat shqiptare pasi ishte beqar.

Gazetarët shqiptarë u irrituan. Reaguan politika italiane dhe gazetarë e krerë të shoqatave shqiptare në Itali.

Gazetarët që kanë shoqëruar kryeministrin Sali Berisha në takimin me homologun e tij italian Silvio Berluskoni në Romë janë gjendur në një siklet të madh, nga batutat bajate të tij.