E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, dëshmia tronditëse e nënës: E bëri sepse…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati.

Aktualisht ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Jashtë kamerave, nëna e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka treguar se të bijën e kanë rrahur dhe bullizuar në lagje.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.

E BUJSHME nga Serbia: Ndeshja me Shqipërinë mund t’i kushtojë shtrenjtë, përjashtim dhe pezullim deri në 2 vite

Situata në Serbi para duelit me Shqipërinë nuk është më e mira e mundshme. Së fundmi një lajm i bujshëm vjen nga Serbia para duelit me Kombëtaren shqiptare.

Një sfidë delikate dhe shumë e luftuar pritet mes 2 ekipeve dhe për shkak të historisë në të kaluarën, tensionet nuk pritet të përjashtohen.

Pavarësisht masave të marra nga Federata Serbe dhe mos nxjerrjen në shitje të biletave fizike ka bërë që të flitet për një çështje tjetër në Serbi.

Sipas “Nova.rs” bëhet me dije se Serbia mund të përjashtohet nga kualifikueset e Kupës së Botës 2026 nëse në sfidën me Shqipërinë do të ketë trazira. Kjo përballje mund t’i kushtojë akoma më shtrenjë, pasi rrezikon edhe pezullim deri në 2 vite nga ky turne, nëse bëhet ndonje skandal nga tifozët.

Siç dihet dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet pas 1 jave, pikërisht me 11 tetor në Leskovac. Sfidë kjo që është parashikuar të startojë në orën 20:45

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

Dy djemtë e ish-misit Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një episodi të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur dy të rinjtë kanë goditur një punonjës policie “për shkak të detyrës”. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata kanë vijuar incidentet, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe duke kërcënuar policët që ndodheshin aty.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.”- njoftoi policia.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për procedura të mëtejshme ligjore.

Kujtojmë pak javë më parë, dy djemtë e Valbona Selimllarit u përfshinë në një përplasje fizike në Dhërmi, në prani të dhjetëra turistëve, por arritën të shmangin pasojat ligjore.

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

Mjekja e shëndetit mendor, Nikolina Bode, ka zbuluar se vajza 14-vjeçare e cila u hodh pasditen e së shtunës nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim.

“Nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim që në rast se përsëritet ngjarja, do e bëjë përsëri. Është hera e parë, kemi patur raste suicide te fëmijët ku rasti mbetet i njëjti, edukimi në familje dhe përballja me elementin social. Arsyet familjare janë madhore. Ajo që është problem në këtë situatë është se tentativa e vetëvrasjes, por edhe qëllimi i kësaj tentative dhe vendosmëria pa ndjerë frikë dhe pendesë. E para është vetë nëna, që është në kontakt të afërt me fëmijët e saj, janë dhe tre të tjerë që kanë qenë vëzhgues të kësaj situate dhe ky model është i frikshëm që shikohet nga fëmijët e tjerë. Merren si modele në rrethin e ngushtë familjar, e shikojnë dhe reagojnë pa aspak kritikë duke i dhënë të drejtë motrës së tyre për këtë veprim. Nuk duan të humbin motrën, por i japin të drejtë në lidhje me situatën”, shprehet doktoresha për A2CNN.

“Vajza thotë se unë e dua lagjen dhe lagjja më do mua, por për konflikte të vogla hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga mami bën që të realizoj këtë veprim. Është veprim banal i pazgjidhur si duhet nga të rriturit”, shton doktoreshë Nikolina Bode.

Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen hyn në fuqi nga 12 tetori, Balluku: Ja si do të funksionojë, e vlefshme…

Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zbuloi rregullat e reja që do të zbatohen me hyrjen në fuqi më 12 tetor të sistemit elektronik që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve jo të BE-së kur udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen.

Sistemi funksionon nëpërmjet regjistrimit, i cili bëhet në kufi përmes të dhënave biometrike (foto + gjurmë gishtash), i cili është i vlefshëm për 3 vite.

Qytetarët nuk duhet të harrojnë rregullin 90/180 ditë, pasi qëndrimi në zonën Shengen lejohet maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Mbledhja dhe regjistrimi i të dhënave do të fillojë gradualisht në pikëkalimet kufitare nga data 12 tetor 2025, dhe zbatimi i plotë do të jetë brenda 10 prill 2026.

Sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve (EES), i cili është sistem i automatizuar me vetëshërbim mbledh të dhëna për emrin, datëlindjen, shtetësinë, gjininë, dokumentin e udhëtimit, imazhin (fytyrën) dhe gjurmët e gishtave.

EES regjistron datën dhe vendin e hyrje-daljes nga një shtet evropian që përdor këtë sistem si dhe refuzimet e hyrjes, nëse ndodh.

Punonjësit e policisë së kufirit do të ndihmojnë dhe do të mbikëqyrin procesin./Top Channel

Detaje nga arrestimi i djemve të Valbona Selimllarit: Të dehur shkaktuan rrëmujë në një lokal nate në Bllok

Deni dhe Kejni Selimllari, 21 dhe 18 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e kaluar pas një incidenti në një lokal nate në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Sipas burimeve, dy të rinjtë ndodheshin në gjendje të dehur dhe shkaktuan zhurmë dhe shqetësim për klientët dhe stafin e lokalit.

Kamarierët e lokalit i nxorën jashtë për të qetësuar situatën, por djemtë vazhduan me zhurmë, britma dhe ofendime në rrugë. Një efektiv policie u përpoq t’i qetësonte, por u përball me sjellje të dhunshme nga ana e tyre.

Gjatë shoqërimit në Komisariatin Nr.2 në Tiranë, vëllezërit thyen kamerat e sigurisë dhe derën e dhomës së ndalimit, si dhe kërcënuan efektivët që ndodheshin në ambientet e komisariatit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.

‘Nuk mbaj mend asgjë’! Gjendet i plagosur nga familjarët një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar u gjet nga familjarët me plagë në trup në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Mësohet se ai është dërguar në spital nga personat e fundit që kanë qenë pranë tij.

I plagosuri i ka thënë policisë se nuk mban mend asgjë nga ngjarja.

Ende nuk janë përcaktuar rrethanat nëse ai është rrëzuar apo është dhunuar.

Nga spitali konfirmohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Vjen cikloni i ri! Përmirësim i shkurtër i motit, çfarë ndodh pas të dielës

Pas borës historike që ra në ultësirat e Republikës së Kosovës moti ka filluar të përmirëson sot dhe tani kemi edhe intervale kohore me diell.

Temperaturat po shënojnë rritje dhe erërat e ftohta kanë pushuar.

Gjendja sinoptike do të ndryshojë shumë shpejt në favor të rritjes së temperaturave, por vetëm shkurtimisht, ngase prapë kemi ndryshim mbrëmjen e së dielën.

Si pasojë e afrimit të frontit më të ri të ftohtë ajror i shoqëruar nga një ciklon kalimtar që vjen nga deti të dielën do të fillojnë të fryjnë erëra “të ngrohta” nga jugperëndimi dhe këto erëra janë para-frontale.

Erërat e ngrohta së bashku me rrezet diellore do të ndikojnë në rritjen e dukshme të temperaturave, megjithatë fronti i ftohtë që vjen natën mes së dieles dhe mëngjesin e së hënës do të ndryshojë drejtimin e erëra dhe do të fillojnë të fryjnë prapë erëra të ftohta nga veriu e veriperëndimi.

Erërat e ftohta nga veriu do të shoqërohen nga vranësira të dendura dhe reshje të reja shiu do të fillojnë mbrëmjen e vonshme të së dieles, eventualisht mëngjesin e hershëm të së hënës.

Kësaj radhe temperaturat do të pësojnë ulje, por jo mjaftueshëm për të kushtëzuar reshje bore. Reshje bore priten vetëm në viset e larta malore. Në viset tjera priten reshje shiu nganjëherë në formë të rrebesheve.

Në Shqipëri e diela sjellë mot me diell dhe vranësira si dhe me erëra nga jugu. Në mbrëmje vonë nga veriu do të fillojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë vende-vende intensive sidomos në viset bregdetare dhe zonat afër.

Gjatë natës në shumë pjesë të Shqipërisë priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Bubullima priten kryesisht vetëm në zonat bregdetare dhe rajonet jo shumë larg.

Rrebeshe intensive shiu do të fillojnë edhe në Mal të Zi mbrëmjen e vonshme të së dieles, ndërsa në Maqedoni reshje shiu priten mëngjesin e së hënës.

Pra, pas një përmirësimi të motit që presim të dielën, në mbrëmje vonë apo gjatë natës reshje të reja shiu pritet të vijnë në Shqipëri, Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

Erërat relativisht të ftohta nga veriu do të na shoqërojnë dy tri ditët e para të javës së re dhe herë pas here priten reshje lokale shiu. Shumë më shumë vranësira do të kemi në fillim të javës, ndërsa në mes të javës do të kemi më shumë rreze diellore.

Në Shqipëri sidomos në perëndim do të ketë diell që nga fillimi i javës së re pas rrebesheve të mëngjesit të hershëm të së hënës./MeteoBallkan