Gazetari Artan Hoxha është i bindur se Gilmando Dani u vra nga një skuadër speciale vrasësish.
Sipas tij, është e njëjta dorë që vrau Brilant Martinajn, teksa sipas tij, ata kanë tentuar një skemë të ngjashme edhe në Kosovë, por kanë dështuar.
Hoxha tha se njësoj si në Rinas, ishin duke pritur një objektiv që po zbriste nga avioni, por ai u mor nga një politikan Kosovar me makina të blinduara dhe nuk u krye sulmi.
“Një tentativë e tillë skuadra ka tentuar ta bëjë në aeroportin e Adem Jashari në Prishtinë dhe ata kanë qenë duke e realizuar fare mirë, por fati i objektivit të tyre ishte që ëh një personazh shumë i fuqishëm i jetës politike në Kosovë, shkoi e priti atë në aeroport dhe e priti me mjete të blinduar. Dhe kjo gjë bëri që do të ata e para po vepronin jashtë territorit të tyre, pra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, edhe së dyti nuk kërkonin ta çonin situatën duke u përplasur me një fuqi tjetër e cila mund të krijonte probleme. Kështu që zgjedhja e vendit për ta, ata s’e kanë vrarë mendjen fare aty se sa policë trafiku ka, sa policë të asaj policisë ushtarake, apo sa policë të aeroportit të Rinasit, se ata janë policë kryesisht të kufirit. Pra, kjo gjë ata nuk i ka shqetësuar fare dhe në asnjë ngjarje ata nuk janë shqetësuar”, tha Hoxha në një emision.
Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar dhe arsimuar siç duhet. Mjedisi tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes ka zënë vend edhe dhuna, abuzimi e padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sy e veshë përballë realitetit që do ju tregojmë.
Jemi në fshatin malor të Bashkisë Librazhd, nën çatinë e kësaj familjeje, aty ku ‘fshihet’ një histori e tmerrshme që askush s’ka dashur ta shohë.
Teksa i hedhim një sy banesës me mure që mbajnë lagështi, dysheme të kalbur, dhe dyer e dritare që fusin të ftohtin imagjinohet lehtë situata shëndetësore e kësaj gruaje dhe fëmijëve të saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nevojat minimale, që nga ushqimi, dritat apo ngrohja.
Duket qartë se humbja e babait ka shënuar një kthesë të fortë në jetën e kësaj familjeje. Pas dy vitesh mungesë të tij, fëmijët nuk pyesin më për nënën e tyre, e cila përballet jo vetëm me vështirësitë e jetës, por edhe me dhunën dhe ngacmimet e tyre.
Vajza e zonjës, për të cilën po flasim, është vetëm tetë vjeçe dhe nëna e saj flet tërësisht e dorëzuar përballë fatit të trishtë të së voglës së saj. Duhet të sqarojmë që shkaku kryesor që na detyroi të shkojmë me urgjencë tek kjo familje, është një video tepër e rëndë, e cila qarkullon tek banorët e fshatit, kryesisht tek fëmijët.
Nëna na zbulon detaje tronditëse, ku sipas saj djemtë kanë një sjellje jo normale ndaj vajzës së vogël. Sipas saj aludohet se banorët e fshatit kanë dijeni për një video me përmbajtje të një ngacmimi të vëllait ndaj motrës së tij të vogël, ndaj i kanë thënë të tregohet edhe më e kujdesshme me vajzën e saj.
E gjendur mes atyre që përjeton brenda katër mureve dhe fjalëve të fqinjëve të saj, nëna ndjen një dilemë dhe një frikë të madhe nëse vërtet ka ndodhur diçka edhe më e rëndë. Nëna na shpreh merakun që ka se çfarë do të thonë në fshat, pa arritur aspak të kuptojë gjendjen emocionale të vajzës së saj 8 vjeçare, që abuzohet rregullisht nga vëllezërit.
Dy vëllezërit e kanë kthyer incestin në një normalitet, aq sa tashmë nuk ruhen më as nga nëna e tyre, që mjaftohet vetëm duke iu ngritur zërin herë pas here.
Nga sa na thotë nëna, vajza e saj ka bërë një komunikim edhe me psikologen e shkollës, që me sa duket ka kuptuar se në këtë familje diçka nuk shkon. Ndaj pasi mësojmë këtë detaj, vendosim të shkojmë në shkollën e dy fëmijëve të mitur, atje ku na pret drejtoresha.
Më pas komunikojmë edhe me psikologen e shkollës, e cila na tregon evidencat nga komunikimi që ka patur me dy fëmijët e mitur. Psikologia me pak fjali na ka bërë një panoramë të plotë të asaj që mendon se ndodh në atë familje, por gjithmonë me doza të forta dyshimi ndaj nënës, që sipas saj është kontradiktore.
Gjithashtu mësojmë se rasti është referuar prej dy muajsh nga psikologia tek institucionet përkatëse. Por mesa duket dy muaj nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur një çështje kaq delikate dhe emergjente. Sidomos kur flitet për veprimet aspak normale të djalit të madh të familjes.
Si drejtoresha ashtu edhe psikologia e shkollës, gjatë gjithë bisedës me to, e shmangën problemin e vërtetë të kësaj familjeje, duke e kanalizuar tek varfëria dhe mungesa e inteligjencës së nënës, e cila sipas tyre është e paaftë për të kuptuar situatat dhe shpeshherë tregohet kontradiktore.
Kjo retorikë u artikulua aq shpesh, sa për një moment na bëri edhe ne të dyshojmë nëse fjalët e nënës janë të vërteta. Por dy ditë më vonë gjërat morën një rrjedhë tërësisht të papritur.
Ndërkohë hapi i radhës për t’i dhënë fund këtij abuzimi të tmerrshëm ishte Bashkia Librazhd, e cila pas këmbënguljes tonë ia përcolli informacionin Policisë së Shtetit, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme për arrestimin e vëllait 18 vjeçar të familjes.
Por ky arrestim nuk i ka dhënë aspak zgjidhje problemit, sepse vëllai 14 vjeçar, për shkak të moshës, është lënë i lirë, dhe vazhdon të jetojë nën të njëjtën çati me nënën dhe motrën e abuzuar.
Ka një hijeshi të pazëvendësueshme në fotot e vjetra shqiptare, një lloj elegance që nuk kërkonte as filtra, as dritë perfekte, as grim profesional.
Ishte thjesht bukuri natyrale, fytyra të pastra, shikime të forta, dhe një prani që të mbetet gjatë në kujtesë.
Aktorët dhe aktoret e asaj kohe përçonin një lloj estetike të rrallë: thjeshtësinë.
Vajzat me flokë të valëzuar natyral, me sy që flisnin më shumë se çdo skenar, me veshje modeste, por të mbajtura me finesë.
Këto imazhe, të ruajtura shpesh me kujdes në albume familjare ose arkiva kinemaje, na rikujtojnë se bukuria e dikurshme nuk buronte nga tepria, por nga natyrshmëria.
Më poshtë gjenden disa foto të aktoreve të vjetra shqiptare, që mishërojnë këtë bukuri të pakohë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila ishte pjesë e takimit në Kamëz ku u zhvillua debati mes anëtares së kryesisë së degës, Anila Aliaj, dhe numrit dy të PD, Flamur Nokës, pohon se debate të tilla ka pasur edhe në mbledhje të tjera.
Në një intervistë për A2CNN, Vokshi akuzon se në takim kishte çimka dhe spiun, ndërsa mohon që të jetë përjashtuar nga partia Anila Aliaj.
“Është një ngjarje krejt normale. Debate të brendshme ka në çdo parti edhe në PS, edhe kur nuk ka çimka apo spiunë të futur që e shtrembërojnë debatin që ka ndodhur. Është vetëm një 5 sekondash dhe kjo është normale kur jemi në kushtet e vitit të 13. Nuk ka asgjë të çuditshme dhe shumë e më shumë do të shihni në zgjedhjet e tjera. Narkoshteti do të organizohet të çojë spiunë për ta nxjerrë një 5 sekondësh për ta bërë lajm.
Kam qenë në takime e mbledhje të tjera me strukturat dhe nuk i kam lexuar postimet e zonjës Aliaj, por ajo nuk është shkarkuar, do të ndiqen procedurat normale”, tha Vokshi. (A2 Televizion)
Qindra njerëz u mblodhën sot në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit Shpat Kasapi. Përpos miqve, kolegëve dhe fansave, shumë politikanë nuk munguan në ceremoninë mortore të këngëtarit.
Njëra prej tyre ka qenë edhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e cila kishte udhëtuar këtë të diel nga Tirana në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një artisti të rrallë si Shpati, ikja e të cilit la në hidhërim të thellë, jo vetëm familjarët, por të gjithë ata që e dëgjuan, buzëqeshën me të dhe e takuan qoftë dhe njëherë në këtë jetë.
E veshur me të zeza dhe me syze, Kryemadhi është fotografuar në varrezat e Tetovës mes njerëzve të cilët ishin mbledhur për Shpatin.
I pranishëm ka qenë edhe politikani Ali Ahmeti i cili i trishtuar për këtë ikje të befte të këngëtarit ka vendosur që të ngushëllojë nga afër familjarët e tij.
Nuk dihet e qarte ajo cfare e ben te afert lidhjen e tyre, pervec njohjes personale, apo mund te jete dhe nje lidhje me e afert, duke qene se Kryemadhi eshte nga Dibra, dhe nje pjese e familjareve te saj jane nga Dibra E madhe ne Maqedoni, zone nga e cila eshte dhe Shpat Kasapi.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën e tij zyrtare në Doha të Katarit, ku u prit nga homologu i tij, Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Në podcastin “Flasim”, Rama bëri të ditur se bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të sjellë një shërbim spitalor të nivelit të lartë në Shqipëri.
“Para pak ditësh vizitova Dohën dhe pata disa orë të ngarkuara me diskutime me mikun tim, Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani – një nga udhëheqësit më të aftë dhe më të respektuar në arenën ndërkombëtare. Ai ka shprehur dëshirën të vizitojë Shqipërinë në muajt e parë të vitit të ri,” tha Rama.
Sipas tij, bisedimet kanë prekur një sërë temash të rëndësishme dhe aktualisht po përgatitet një agjendë e gjerë bashkëpunimi që do të bëhet publike gjatë vizitës së Kryeministrit të Katarit në Tiranë. Rama theksoi se një nga rezultatet kryesore do të jetë sjellja në Shqipëri e një prej modeleve më prestigjioze të shërbimit spitalor, si në formën e praktikës private ashtu edhe në partneritet publik–privat.
“Kjo do të ketë një ndikim shumë pozitiv në rritjen e standardeve të shërbimit tonë spitalor publik,” u shpreh Kryeministri.
Përballë një fryme publike gjithnjë e në rritje që e sheh kryeministrin Edi Rama si “dora” që lëvizi hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, kreu i qeverisë po përdor të gjithë platformat e mundshme të komunikimit për të bindur, në radhë të parë strukturat e Partisë Socialiste se ai nuk ka pasur asnjë ndikim në pezullimin nga detyra të zëvendës së tij.
Rama deklaroi këtë të dielë (30 nëntor), në podcast-in e tij, “Flasim” se “Qëndrimi i Komisionit të Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë: Së pari, cënojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht:
ndërhyn në punën e qeverisë,
ndërron përbërjen e ekzekutivit,
merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.
Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.
Në foto: Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcast-in e tij, “Flasim”
“Boldnews.al” kreu një verifikim mbi Opinionet ndër vite të Komisionit të Venecias, nga ku rezultoi se NUK ka asnjë raport apo qëndrim që citon kryeministri Rama.
Për më tepër, falë hulumtimit, rezultoi se qëndrimi i deklaruar nga Rama nuk është aspak i “Venecias”, por i aplikacionit “ChatGPT”.
Në një “opinion” të aplikacionit “ChatGPT” për këtë temë thuhet se: “Çdo vendim për pezullim/shkarkim të ministrave, prek drejtëpërdrejtë balancimin e pushteteve dhe standardet ndryshojnë nga vendi në vend…”.
Në foto: “Opinioni i ChatGPT” që citon Rama dhe konkluzioni se Venecia nuk ka asnjë Opinion për pezullim ministrash
Pra, duket qartë se ajo që Rama ia atribuon Komisionit të Venecias, në fakt është një lloj sinteze e “ChatGPT”.
Por, aplikacioni, ndryshe nga Rama, në përmbledhjen e tij për këtë temë, është shumë më i saktë dhe më konkret. “ChatGPT”, në bazë të informacionit që përpunon, arrin në përfundimin se: “Nuk ekziston një Opinion publik dhe zyrtar i Komisionit të Venecias që vlerëson apo lejon,- si rregull- pezullimin e ministrave nga detyra”.
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për situatën metorologjike për të dielën pasdite dhe ditën e hënë.
Sipas të dhënave, muaji dhjetor do të nisë me një ulje temperaturash, krahasuar me javën e fundit të nëntorit, teksa shanset që të ketë reshje shiu janë më të ulëta.
Po ashtu, parashikohet që e hëna të shoqërohet me erë që pritet të fryje me intensitet mesatar.
Reshjet:
Sot pasdite priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta. Nesër (e hënë, datë 1 dhjetor) nuk priten reshje.
Temperatura:
Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 15 °C
në vendet e ulëta: 4 / 15 °C
në vendet malore: 1 / 11 °C
Era:
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Çifti i njohur i showbizit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, kanë marrë një vendim të papritur në rrjetet sociale pas një periudhe të ngarkuar me komente negative, shkruan Raporto24.
Sipas postimeve të tyre të fundit, dyshja është përballur me një numër të madh fyerjesh dhe sharjesh në seksionet e komenteve, gjë që i ka shtyrë të ndërmarrin një hap mbrojtës për mirëqenien e tyre.
Në reagimin e tyre, Kiara dhe Luizi bënë të ditur se kanë zgjedhur të mbyllin komentet në platformat ku janë më aktivë, duke theksuar se negativiteti i tepërt nuk i ndihmon as ata dhe as ndjekësit e tyre të vërtetë, shkruan Raporto24.
Pavarësisht këtij vendimi, çifti vazhdon të mbetet një ndër më të përfolurit dhe më të ndjekurit në rrjet, duke ruajtur kontakte me publikun përmes postimeve dhe aktiviteteve të tyre të përditshme.
Aktori Rezart Veleshnja, i cili ka qenë dhe një prej miqtë më të afërt të këngëtarit Shpat Kasapi ka reaguar ashpër ndaj mosrespektin që ju bë artistit nga autoritetet maqedonase.
Sipas aktorit, ashtu sikurse vite më parë ky shtet shpalli ditë zie për humbjen nga jeta të artistit Tose Proeski, njëjtë duhet të kishte vepruar edhe ditën e sotme.
Kjo mungesë respekti për Shpatin ka ardhur sipas Veleshnjas vetëm për faktin që ai është shqiptar.
“Një shtet që s’mundesh as shtet ti thuash! Turp e faqja e zezë, diskriminim në maksimum. Maqedonasit për Tose Proeskyn e shpallën ditë zie, ndërsa për Shpat Kasapin qëndruan indiferent vetëm se ai është shqiptar! Turp të kenë”, shkruan aktori, ndërkohë që vetëm pak pas këtij reagimi të Veleshnjas ka reaguar edhe Komuna e Tetovës e cila ka vendosur që ditën e nesërme, 1 dhjetor, ta shpallë ditë zie në nder të këngëtarit Shpat Kasapi.
Pjesë e homazheve në ndër të artistit i pranishëm këtë të diel ishte edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
“Lamtumirë, Shpat Kasapi! Tetova humbi një artist të madh, një njeri të mirë, një bir të saj dhe mikun e rinisë. U bëfsh lule e xhenetit Shpat”, tha Kasami.
Nuk është zgjidhje historike për ju dhe për familjet tuaja largimi nga Shqipëria, zgjidhja është të largohet kryeministri që po shpërbën shpirtin mijëra vjeçar të Shqiptarisë, ja kjo është zgjidhja!
Pse e vrisni mendjen se çfarë do të bëni nesër, kur këtë nuk e di as kryeministri juaj?
Asgjë nuk di kryeministri juaj dhe asgjë nuk kanë ditur për tregun dhe për shtetin dhe për zhvillimin shoqëror, as kryeministrat e tjerë që kanë kaluar në Shqipëri që nga viti 1992..
Zhvillimi shoqëror i një shteti të pavarur është ngritja e mirëqenies së popullit të vet në mënyrë permanente.
Dhe prandaj sot Shqipëria është një vend i cili, për zhvillimin e saj, ne mund të shprehemi vetëm me një frazë:
Nga asgjëja në asgjë.
Por, a e kuptoni se kjo asgjë e madhe po i dëbon shqiptarët nga Shqipëria?!
E kuptoni ju se pa Shqipërinë, si shqiptarë që jemi, nuk mund të kemi asgjë?
Po pse qëndroni kaq indiferentë për vendin tuaj dhe dëgjoni fjalët pa krejt lidhje logjike të kryeministrave tuaj?
Nuk e kuptoni që kundërshtarët shekullorë të shqiptarëve po paguajnë që ne shqiptarët të largohemi nga Shqipëria, sepse këtë po e kërkon prej shekujsh Beogradi dhe Moska?
Kurse ju po qëndroni indiferentë dhe po kërkoni të largoheni nga Shqipëria.
Por, a e dini ju se pa forcën shpirtërore të atdheut, çdo njeri i kësaj kohe është një individ me shpirt të copëtuar?
Nuk është zgjidhje historike për ju dhe për familjet tuaja largimi nga Shqipëria, zgjidhja është të largohet kryeministri që po shpërbën shpirtin mijëra vjeçar të shqiptarisë, ja kjo është zgjidhja!
Ende nuk po e kuptoni se Shqipërinë në tre dekada po e drejtojnë ata që paguhen që Shqipëria të shpopullohet nga shqiptarët?
Nuk po e kuptoni se në fjalimet e kryeministrave të Shqipërisë nuk keni dëgjuar dot asnjë fjalë për përkrahjen e shqiptarëve dhe asnjë fjalim ku të jetë përcaktuar me forcë profesionale rruga e rikrijimit të Shqipërisë moderne?
Dhe Shqipëri moderne do të thotë që ajo të jetë një vend i industrializuar, por edhe me një bujqësi të nivelit të Bashkimit Evropian dhe njëherësh, edhe me një arsimi të nivelit të Evropës Perëndimore.
Ende nuk e keni mësuar që me paratë e Beogradit, në vitet 1992 – 1996 u shkatërruan në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika, që shqiptarët i kishin ndërtuar me mund, me djersë dhe me gjak?
Asgjë nuk kemi parë deri tani për zhvillimin e Shqipërisë, dhe pikërisht për këtë kuptohet qartë se qeveritë në Shqipëri nuk i kanë drejtuar e nuk po i drejtojnë kryeministra që të jenë “skllevër” të interesit kombëtar dhe të patriotizmit arbëror