“Do iki nga Shqipëria!” Shp*rthen Dorina Mema: Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve

Aktivistja e njohur Dorina Mema ka shpërthyer në një reagim të fortë emocional dhe pa doreza gjatë emisionit “Off The Record” në A2 CNN, pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore, një prej nismave më të debatueshme të javëve të fundit në skenën politike shqiptare.

Kuvendi miratoi ligjin me 77 vota pro, 36 kundër dhe 2 abstenime, duke ndezur një valë reagimesh nga figura të shoqërisë civile, organizata feministe dhe aktivistë për të drejtat e njeriut. Por ndër zërat më të drejtpërdrejtë dhe të ashpër ishte pikërisht Mema, e cila nuk i kurseu kritikat ndaj klasës politike dhe mënyrës sesi po trajtohen çështje thelbësore të barazisë dhe lirisë sociale.

“Unë mendoj që sonte hipokritët e Shqipërisë janë analfabetët që kemi votuar dhe haram vota e çdo shqiptari për ata deputetë. Haram ajo rrogë që ata marrin nga taksat e këtyre shqiptarëve që unë mund të jem e para që do largohem që këtu nga kjo Shqipëri!”, – u shpreh ajo me ton të lartë, mes duartrokitjeve dhe reagimeve të forta në studio.

Mema tha se ndjehet e zhgënjyer dhe e lodhur nga “politikbërja e shurdhët” që sipas saj, nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve, por vetëm klientelizmin dhe interesa të mbyllura grupesh. Ajo kujtoi me emocione rrënjët e saj, duke treguar se dashurinë për atdheun e ka marrë që e vogël, gjatë viteve kur punonte si cicerone në kalanë e Skënderbeut në Krujë, ku e kishte mësuar anglishten dhe italishten me ndihmën e babait të shkrimtares Mimoza Ahmeti.

“Unë rrija në këtë Shqipëri se e dua vendin tim. Unë jam rritur në kalanë e Skënderbeut. Kam punuar 10 vjet cicëron, si dija anglisht e italisht, ma mësoi babai i Mimoza Ahmetit në Krujë. Isha nxënëse dhjeta dhe ashtu më është rrënjosur në gjak dashuria për vendin tim, trimëria, patriotizmi,” – tregoi ajo.

Aktivistja vijoi duke akuzuar klasën politike se hipokrizia dhe mungesa e vlerave morale po e shkatërrojnë shoqërinë shqiptare. Ajo u shpreh se shumë nga deputetët që votojnë ligje “në emër të popullit” janë të shkëputur nga realiteti, dhe nuk kuptojnë më se çfarë përfaqësojnë.

“Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve të cilët janë të gjithë kundër, janë të gjithë hipokritë, janë të gjithë homofobë. Po t’i pyesësh tamam, unë e ti ndoshta jemi më të dashura me një trans, më të kuptuara me një homoseksual, ku mundohem gjithmonë të gjej fjalët që mos t’i cenojmë, mos t’i lëndojmë si njerëz, ndërsa këta maskarenj po mbajnë karriget duke shitur fëmijët e Shqipërisë për t’i bërë qejfin atyre që i kanë sponsorizuar për t’i sjellë në atë karrige,” – u shpreh ajo e revoltuar.

“Kush eshte POLITIKANI MADH tjeter në listën e zezë të SHBA”, deklarata e Vangjelit në Top Story, Tr*nditet Gjokutaj kur e zbulon

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” në Top Channel, duke lënë të kuptohet se një tjetër anëtar i qeverisë shqiptare mund të jetë në prag të shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Vangjelit, zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e SPAK dhe me qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj korrupsionit të nivelit të lartë janë vetëm “fillimi i një serie tronditjesh politike” që pritet të pasojnë muajt në vijim. Ai tha se informacionet që qarkullojnë në Tiranë janë të mjaftueshme për të kuptuar se “valë të tjera goditjesh” do të vijnë shumë shpejt dhe se “ajo që duket sot, është vetëm maja e ajsbergut”.

“Është vetëm fillimi. Nisur nga hetimet e mëparshme të SPAK, çfarë duket është shumë më pak se çfarë vjen më pas. Ajo që vjen më pas është edhe më e rëndë. Një tjetër lëvizje tektonike pritet të vijë. Është një sekret publik që qarkullon në Tiranë për një tjetër anëtar të tryezës qeveritare, i cili u ka thënë ‘jo’ amerikanëve. Kanë shumë instrumente për të ndërhyrë, dhe një nga instrumentet është ‘non-grata’,” – tha Vangjeli.

Deklarata e tij shkaktoi habinë dhe skepticizmin e panelit në studio, sidomos të avokatit Genc Gjokutaj, i cili e pyeti menjëherë për burimin e këtij informacioni, duke e vënë në dyshim bazueshmërinë e asaj që u tha. Por Vangjeli u përgjigj prerë:

“Burimi jam unë.”

Në debat e sipër, Gjokutaj reagoi duke e cilësuar këtë si një spekulim pa prova konkrete, duke thënë se “në një shtet serioz, lajmet e tilla duhen mbështetur me fakte e jo me thashetheme politike”.

“Kështu skenarë sajojmë të gjithë, s’mund të mbash me të tilla budalliqe,” – u shpreh ai.

Megjithatë, Vangjeli insistoi se ka sinjale reale nga diplomacia perëndimore për masa të reja që lidhen me emra të rëndësishëm të pushtetit aktual, të cilët sipas tij janë përfshirë në skema të dyshimta dhe kanë refuzuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë interpretuar si një paralajmërim për një tjetër “tronditje” politike në Tiranë, ngjashëm me rastet e mëparshme të shpalljeve “non grata” që kanë përfshirë figura të njohura të politikës shqiptare.

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ 66-vjeçari humb në të njëjtën rrugë ku janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundit

Një kamer në fshatin Leshicë të Përmetit mundi të fiksojë për herë të fundit 66-vjeçarin Agron Çumani, para se të humbte çdo kontakt me familjen dhe të zhdukej përfundimisht pasditen e 4 nëntorit.

Policia dhe familja kanë nisur kërkimet vullnetare, deri në kufi me Greqinë por pa rezultat. Disa banorë të fshatit Lëshicë tregojnë se e kanë parë 66-vjeçarin të ecë i qetë me një thes në duar, ashtu si në këto pamje, raporton TCH

Bashkëshortja e tij, Florida Çunami sqaroi se ditën e martë Agroni ka dalë për të kryer disa analiza dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më.

Çfarë e bën më tronditëse këtë ngjarje janë rrëfimet e banorëve, të cilët tregojnë për Top Channel se vite më parë në të njëjtën zonë, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë janë zhdukur pa lënë gjurmë edhe dy persona të tjerë.

Banorët hedhin poshtë edhe mundësinë e mbytjes së këtyre personave në lumin Vjosë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë.

Rriten kostot e jetesës, largohen pensionistët e huaj

Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqimeve, te cilat tani janë mbi mesataren europianë po largojnë pensionistët e huaj që kishin zgjedhur vendin tonë për të jetuar.

Sipas të dhënave të INSTAT grup-mosha mbi 60 vjeç përfaqëson një pjesë të rëndësishme te të huajve në vendin tonë. Vitin e kaluar 3007 persona në këtë grup-moshë ishin me leje qëndrimi në vendin tonë më rënie 15.5% në krahasim me vitin 2023.

Ndonëse numri i përgjithshëm i të huajve me leje qëndrimi është rritur (nga 21,460 në 2023 në 21,940 vitin e kaluar), grup-mosha mbi 60 vjeç është tkurrur si në numër, ashtu edhe në përqindje.

Ulja e këtij grupi lidhet lëvizjen e pensionistëve të huaj drejt vendeve të tjera me kushte më të favorshme për qëndrime afatgjata ose me kosto më të ulët të jetesës.

Të dhënat tregojnë se profili i migracionit drejt Shqipërisë po bëhet më aktiv dhe më i ri në moshë, me rënie të komponentit “rezidencë e përhershme pas pensionit”.

Në grup-moshën deri në 19 vjeç, numri është rritur pak nga 1,891 në 2023 në 1,947 persona në 2024 persona çka përbën rreth 9% të totalit të emigrantëve në vendin tonë. Kjo kategori përfshin kryesisht fëmijë dhe të rinj që jetojnë në Shqipëri si pjesë e familjeve të huaja ose të prindërve që punojnë në vend. Pesha e qëndrueshme e këtij grupi tregon se flukset familjare nuk kanë ndryshuar ndjeshëm.

Grup-mosha 20–29 vjeç është rritur më shumë se çdo kategori tjetër, nga 3,811 persona në 2023 në 4,356 persona në 2024, ose 14%, duke zënë 20% të totalit të personave të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri. Kjo tregon një zgjerim të ndjeshëm të prurjeve të të rinjve, apo punonjës sezonalë apo studentë që po e shohin Shqipërinë si destinacion për studime, punë etj.

Në grup-moshën 30–39 vjeç vihet re gjithashtu një rritje e fortë vjetore me 11.7% me një numër total 5,395 persona në 2024. Kjo grup-moshë zuri 24% të totalit të emigrantëve. Kjo moshë përfaqëson kryesisht njerëz aktivë në tregun e punës, profesionistë që vendosen për periudha të mesme ose afatgjata për arsye ekonomike. Rritja e kësaj grupmoshe tregon se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj në moshë pune, të cilët e shohin vendin si një hapësirë me mundësi punësimi ose investimi.

Në kategorinë 40–49 vjeç, numri i të huajve arriti në 4,283 persona në 2024 me zgjerim 10%. Edhe kjo grup-moshë përfshin individë aktivë profesionalisht, shpesh me përvojë të konsiderueshme, që mund të punojnë në sektorë si ndërtimi, energjia apo shërbimet financiare.

Grup-mosha 50–59 vjeç ka shënuar një rënie me 15%, çka tregon se të huajt e kësaj moshe nuk zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri, ndoshta për shkak të moshës afër daljes në pension./Monitor

“Paketa e Maleve”: 56 kryebashkiakë refuzojnë Edi Ramën

Kryeministri u dha ultimatum bashkive që deri më 31 tetor të dërgonin hartat e tokave që do “investohen” nëpërmjet “Paketës së Maleve”. 56 kryetarë bashkish refuzuan ta zbatojnë, duke mos firmosur për pazaret që favorizojnë klientët e qeverisë me dhurata prej qindra hektarësh…

Pas grabitjes së bregdetit dhe pronave shtetërore përmes ligjit të “investimeve strategjike”, Edi Rama po shtyn me urgjencë projektin “Paketa e Maleve”, një plan i maskuar si nxitje investimesh për zonat malore, por që në thelb synon tjetërsimin e tokave dhe pyjeve publike e private në favor të një rrethi klientelist. Urdhri për dorëzimin e hartave të tokave u dha më 23 tetor 2025, ndërsa shumica e bashkive refuzuan të firmosin, nga frika se do të mbeten përgjegjës ligjërisht për këtë aferë.

Kryeministri Edi Rama ka kaluar në fazën e presionit të hapur ndaj kryetarëve të bashkive, për të përshpejtuar projektin e ashtuquajtur “Paketa e Maleve”; që në propagandë shitet si “strategji zhvillimi për zonat malore”, por që në realitet është një skemë e re grabitjeje pronash publike dhe private në emër të investimeve strategjike.

Në takimin e zhvilluar më 23 tetor 2025, Rama u ka lënë kryebashkiakëve afatin e fundit deri më 31 tetor për të dorëzuar hartat e tokave dhe pyjeve që do të përfshihen në projekt, duke paralajmëruar ndëshkime politike për ata që vonojnë.
Por deri në datën e ultimatumit, vetëm 5 bashki; Tropoja, Elbasani, Belshi, Përmeti dhe Skrapari, e kanë zbatuar urdhrin dhe kanë dërguar dokumentet përkatëse.
56 bashki të tjera e kanë shpërfillur, duke refuzuar të firmosin aktet që do t’i bënin përgjegjës për dhënien “falas” të qindra hektarëve në duart e klientëve të qeverisë.

Presion dhe Task-Forca për “ndarjen kolektive të fajit”

Sipas burimeve të “Pamfletit”, në takimin e 23 tetorit, Rama ka folur me tone ultimative:

“Zgjohuni nga ky gjumë dhe mos kini frikë të firmosni. Çdo konflikt apo përgjegjësi do ta marrë përsipër qeveria. Brenda tetorit duhet të dërgoni hartat e tokave që do miratojë qeveria.”

Por refuzimi masiv i bashkive për të dërguar dokumentet ka treguar se frika e përgjegjësisë penale është më e fortë se presioni politik.
Në përpjekje për t’i qetësuar, Rama u ka kërkuar të krijojnë “Task-Forca” lokale, për të ndarë përgjegjësinë në mënyrë “kolektive” mes drejtuesve të bashkive dhe nëpunësve të tyre teknikë, me qëllim që në rast hetimi të mos përgjigjet askush individualisht.

Por edhe ky marifet juridik nuk ka funksionuar, pasi në fund, sipas ligjit, aktet përfundimtare të tjetërsimit të pronave do t’i nënshkruajnë vetë kryebashkiakët, të cilët do të mbajnë përgjegjësi direkte për çdo shkelje ligjore.

“Paketa e Maleve”: grabitja e pasurisë që ka mbetur

“Paketa e Maleve” është skema e re e grabitjes së pasurive shtetërore dhe private, pas asaj që u krye në bregdet dhe mbi ish-pronat e ndërmarrjeve shtetërore e repartet ushtarake.
Ashtu si me ligjin për investimet strategjike, që u përdor për të privatizuar tokat bregdetare dhe resortet turistike përmes kontratave “1 euro” dhe Korporatës së Investimeve, tani radha ka ardhur te malet, pyjet dhe kullotat.

Sipas dokumenteve të brendshme të qeverisë, që disponon “Pamfleti”, Rama ka përcaktuar paraprakisht emrat e “investitorëve” që do t’i përfitojnë tokat, përfshirë disa oligarkë dhe kompani të huaja që do marrin 10 vjet përjashtim nga taksat dhe pronësi të plotë mbi tokën.
Në shumë raste, këto janë toka private të ndara me ligjin 7501 ose me vendime gjyqësore të formës së prerë, të cilat do të grabiten përmes vendimeve bashkiake të inskenuara si “zhvillim ekonomik”.

Regjistrimet në Kadastër, të bllokuara qëllimisht

Për të lehtësuar procesin, qeveria ka bllokuar regjistrimet në Kadastër, duke penguar pronarët legjitimë të regjistrojnë tapitë e tyre në zonat malore.
Kjo është bërë që toka të konsiderohet “pa pronar të identifikuar” dhe të përfshihet në “Paketën e Maleve” si pronë shtetërore që mund të jepet për investim.
Në thelb, është një formë moderne e eksproprijimit të paligjshëm, ku shteti grabit tokën për ta dhënë më pas klientëve të pushtetit.

Qëllimi politik: para dhe kontroll

Burime nga qeveria pohojnë se Rama po nxit “Paketën e Maleve” për të mbajtur gjallë sistemin e financimit politik dhe për të shpërblyer klientët që e kanë mbështetur financiarisht në fushatat elektorale.
“Paketa e Maleve” është valixhja e re e korrupsionit electoral, një mënyrë për të gjeneruar para të pista në emër të “zhvillimit rajonal” dhe për të ruajtur besnikërinë e rrjetit të tij ekonomik e politik.

 “Paketa e Maleve” është projekti i fundit i grabitjes shtetërore në një Shqipëri ku çdo ligj, çdo reformë dhe çdo nismë “zhvillimi” përdoret për të shitur pasuritë kombëtare në tregun e klientëve të pushtetit.
Kryebashkiakët e kanë kuptuar rrezikun dhe po hezitojnë të firmosin, sepse nesër do të jenë ata që do të përgjigjen para SPAK-ut, jo kryeministri që ua kërkon.
Në fund, ashtu si “bregdeti” u shndërrua në mall privat, edhe malet dhe pyjet shqiptare po bëhen monedhë e re politike në duart e Ramës./Pamfleti

Nga dashuria te planet për martesë, Salianji rrëfehet për Grida Dumën: Është pjesa më e rëndësishme e imja! (Video)

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, që kohët e fundit duket më i frymëzuar nga ndjenjat sesa nga politika, ka folur sërish për lidhjen e tij me moderatoren dhe ish-kolegen e partisë, Grida Duma.

Në një intervistë për ‘TAR’, Salianji u pyet se sa krenar është për Dumën, pyetje të cilës ai iu përgjigj pa hezitim: “Jam shumë krenar. Është fat dhe pjesë e botëkuptimit tim.”

Ndërsa i përket martesës, Salianji tha se nuk do të thotë që dy njerëz të jenë bashkë, duhet të jenë të martuar.

“Unë mendoj se si të vjen apo varet se ku të vjen! Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por duhet të zgjedhë e rrugën e vet. Nuk bën vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se bën ndonjë ndryshim”, deklaroi Salianji.

Gjithashtu Salianhi tha se beson tek dashuria dhe nuk futet te ata njerëz që mendon se ajo ekziston vetëm në filma.

“Unë futem njerëzit besimtar. Besoj në zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale! Për mua është e rëndësishme kimia ndjesia, etj”, tha ai.

Pakoja misterioze në bazën ajrore ku qëndron aeroplani i Trump, 7 ushtarakë u sëmuren sapo e hapën

Një pako e dyshimtë u dërgua në një bazë ushtarake amerikane në Maryland të enjten, gjë që bëri që të paktën 7 persona të sëmuren dhe të dërgoheshin në spital, raporton CNN.

Disa persona u transportuan në Qendrën Mjekësore Malcolm Grow në bazë pasi u hap pakoja, e cila përmbante një pluhur të bardhë të panjohur, thanë tre burime të njohura me hetimin.

Një deklaratë nga Baza e Përbashkët Andrews, e cila ndodhet jashtë Uashingtonit, DC, tha se një ndërtesë në bazë u evakuua pasi një individ “hapi një paketë të dyshimtë”.

“Ekipet e ndihmës së shpejtë të Bazës së Përbashkët Andrews u dërguan në vendngjarje, të cilat përcaktuan se nuk kishte kërcënime të menjëhershme dhe ia kanë dorëzuar vendin e ngjarjes Zyrës së Hetimeve Speciale. Një hetim është duke vazhduar aktualisht”.

Një nga burimet e njohura tha se një provë fillestare në terren nga ekipi i Hazmat nuk zbuloi asgjë të rrezikshme përveç hetimit, dhe përpjekjet për të identifikuar natyrën e substancës së bardhë mbeten në vazhdim.

Shkalla e çdo sëmundjeje të raportuar nga ata që ishin afër paketës nuk dihet ende, por dy burime të njohura me incidentin i thanë CNN se individët e dërguar në spital u trajtuan për simptomat e tyre dhe më pas u lanë të lirë.

Dhoma ku u hap zarfi, e vendosur në një ndërtesë ku ndodhet Qendrën e Gatishmërisë së Gardës Kombëtare Ajrore, mbetet e mbyllur.

Hetuesit po vlerësojnë gjithashtu propagandën politike që ishte përfshirë në paketë, thanë dy burimet.

Baza e Përbashkët Andrews është baza ushtarake përmes së cilës personalitete të rëndësishme si presidenti, zëvendëspresidenti dhe sekretarët e kabinetit udhëtojnë rregullisht për punë zyrtare. Presidenti Donald Trump ishte në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën.

Qendra e Gatishmërisë së Gardës Kombëtare Ajrore funksionon si një ndërlidhës midis Byrosë së Gardës Kombëtare dhe njësive të Gardës Kombëtare Ajrore në çdo shtet dhe territor.

Prokurori i Stambollit lëshon urdhër-arresti për Netanyahun

Urdhër-arresti është lëshuar për një total prej 37 personash, përfshirë ministrin e Mbrojtjes izraelite dhe Shefin e Forcave të Armatosura…

Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për akuza për gjenocid kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të lartë brenda qeverisë së tij.

Midis 37 të dyshuarve të listuar ishin ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe shefi i ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir, thuhet në një deklaratë nga zyra e prokurorit të Stambollit, e cila nuk e publikoi listën e plotë.

Turqia i ka akuzuar zyrtarët për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, të cilat Izraeli i ka “kryer sistematikisht” në Gaza.

Sipas dokumentit të prokurorit turk, Izraeli ka kryer sistematikisht krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, duke rezultuar në vdekjen e mijëra njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë, mijëra të tjerë janë plagosur, dhe shtëpitë dhe objektet janë bërë të pabanueshme.

Deklarata i referohet gjithashtu “spitalit të miqësisë turko-palestineze”, të ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës dhe të bombarduar nga Izraeli në mars.

Në të njëjtën kohë, Prokuroria e Stambollit hapi një hetim ex officio për krimet e kryera kundër individëve që morën pjesë në flotiljen që transportonte ndihma humanitare për në Gaza.

Duke kujtuar se 6-vjeçarja Hind Rajab u vra me 335 plumba nga ushtarët izraelitë më 29 janar 2024, deklarata thekson: “që nga 7 tetori 2023, veprime të tilla kanë vazhduar të përshkallëzohen çdo ditë. Sulmi i 17 tetorit 2023 në Spitalin Baptist Al-Ahli mori 500 jetë; më 29 shkurt 2024, ushtarët izraelitë shkatërruan qëllimisht pajisjet mjekësore; më 21 mars 2025, spitali i miqësisë turko-palestineze u bombardua; shumë objekte të tjera shëndetësore u sulmuan gjithashtu në mënyrë të ngjashme; Gaza u vu nën bllokadë dhe viktimave iu mohua qasja në ndihmë humanitare”.

Deklarata vuri në dukje se kjo situatë tërhoqi vëmendjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare dhe se aktivistët në bordin e Flotiljes Global Sumud ishin nisur drejt Gazës për të shpërndarë ndihmë humanitare, por u sulmuan nga marina izraelite në ujërat ndërkombëtare.

Ai shtoi se një hetim ex officio ishte nisur për këtë sulm sipas neneve 12 dhe 13 të Kodit Penal Turk, nenit 15 të Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitave të Konventës së OKB-së mbi Ligjin e Detit, për krimet e “torturës”, “plaçkitjes së rënduar”, “dëmtimit të pronës”, “privimit të lirisë” dhe “rrëmbimit ose ndalimit të automjeteve të transportit”.

Në deklaratë thuhet se personat e ndaluar nga Izraeli u dërguan në Turqi me avion më 4, 7, 9 dhe 10 tetor, ku iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe psikologjike në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit dhe raportet iu dorëzuan zyrës së prokurorit.

“Zyra jonë e Kryeprokurorit Publik mori deklaratat e individëve në cilësinë e viktimave dhe ankuesve, dhe letra iu dërguan Drejtorisë së Sigurisë Provinciale të Stambollit dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës me qëllim zbulimin e së vërtetës materiale dhe identifikimin e individëve me përgjegjësi penale në incident gjatë hetimit”, tha zyra.

Gjatë hetimit, përfaqësuesit ligjorë të viktimave paraqitën gjithashtu kërkesa në prokurori në lidhje me procesin, dhe Shoqata e Avokatëve Nr. 2 e Stambollit ngriti një padi penale të premten, thuhet në deklaratë.

“Në dritën e provave të marra, është përcaktuar se zyrtarët shtetërorë izraelitë mbajnë përgjegjësi penale për aktet sistematike të ‘krimeve kundër njerëzimit’ dhe ‘gjenocidit’ të kryera në Gaza, si dhe për veprimet e kryera kundër Flotës Globale Sumud”, shtoi ajo.

“U përcaktua se të dyshuarit nuk mund të arrestoheshin pasi ata aktualisht nuk ndodhen në Turqi. Me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik, më 7 nëntor 2025, Gjykata Penale e Paqes në Stamboll lëshoi ​​urdhër-arreste për 37 të dyshuar, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yisrael Katz, ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, shefin e Shtabit të Përgjithshëm Eyal Zamir dhe komandantin e Marinës David Saar Salama, me akuzat për “krime kundër njerëzimit” sipas nenit 77 dhe “gjenocid” sipas nenit 76 të Kodit Penal Turk”, njoftoi zyra e Prokurorit.

Në deklaratë shtohet se hetimi po kryhet me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua çështjes së Afrikës së Jugut, e cila akuzonte Izraelin për gjenocid, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë .

Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që nga 10 tetori, si pjesë e planit rajonal të paqes të Donald Trump. 

Zbulohet misteri i qenve blu të Çernobilit

Një ekspert ukrainas i ka dhënë fund spekulimeve rreth një videoje që tregon një qen blu që endet në zonën e kontaminuar të katastrofës bërthamore të Çernobilit, në Ukrainën veriore.

“Ky është absurditet”, u tha Serhiy Kireev gazetarëve në Çernobil.

Kireev, i cili drejton kompaninë shtetërore përgjegjëse për monitorimin e zonës, ”Ecocenter”, konfirmoi se ”nuk ka qen blu në Ukrainën veriore”.

”Qentë janë sterilizuar për të frenuar shumimin e tyre. Ngjyra blu tregon se cilat kafshë i janë nënshtruar procedurës”, shpjegoi ai.

“Ngjyra është e padëmshme për këta qen”, tha Kireev.

Zbulohet misteri i qenve blu të Çernobilit

Pamjet e disa qenve blu kishin qarkulluar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, duke nxitur spekulime rreth efekteve të kontaminimit radioaktiv të zonës.

Shpërthimi i një reaktori bërthamor në termocentralin e Çernobilit në ish-Bashkimin Sovjetik në prill të vitit 1986 konsiderohet katastrofa më serioze në historinë e përdorimit civil të energjisë bërthamore.

Pacolli rrëfen sesi Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës: Zv. Kryeministrja më thirri në zyrë dhe më fyeu, turku më kërkoi 60% të aksioneve

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli zbuloi për herë të parë prapaskenat se si ai u përfshi në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Pacolli zbuloi edhe një takim që ishte zhvilluar në zyrën e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku në prani të përfaqësuesit të kompanisë turke që tregon se tenderi ndërkombëtar për këtë koncesion ka qenë fiktiv pasi fituesit ishin të paracaktuar.

Fillimisht Pacollit ka dhënë versionin e tij për mënyrën se si mësoi për këtë investim.

“Ai (Valon Ademi) vjen dhe e shpalos idenë dhe më thotë se është ky koncesion i cili ka dështuar një herë në të kaluarën për shkak se investitorët nuk e kanë parë si fitimprurës, por sipas tij mund të ishte interesant. Ai më tha se donte të hynte, por nuk e kishte mundësinë pasi nuk i kishte as referencat dhe as mundësitë financiare. I kam kaluar dokumentet kompanisë që t’i shqyrtonte nëse ishte me interes.

Nuk kam folur me Ramën, me asnjë. Zonjën Balluku e kam takuar më vonë. Kompania më ktheu përgjigje dhe më tha se ishte me interes ndaj bënë referencën dhe dokumentet bankare. Më thonë se dokumentet janë gati, por më thanë se na mungonte një kompani menaxhuese për shkak se kontrata e koncesionit e kërkonte edhe këtë. Duhej një kompani menaxhuese pas ndërtimit. Kompania ime në Zvicër kontaktoi disa kompani, në Francë, në Gjermani… Mbetën në kontakt me Aeroportin e Munihut dhe ata treguan interes dhe prisnin që ne t’i thërrasim” – tregoi Pacolli.

Më pas është zhvilluar takimi me turqit dhe Ballukun në zyrën e kësaj të fundit, takim nga i cili Pacolli mbeti i pakënaqur për mënyrën se si u trajtua nga ministrja.

“Në këtë kohë marr një telefonatë nga një person në Turqi, të cilin unë e kisha njohur herët në Kazakistan, një i ashtuquajtur Hyseni që më thotë: “Zoti Behgjet unë jam ai” dhe më bie ndërmend kush ishte. Ai më tha se kishte marrë një telefonatë nga Presidenca turke që të udhëtonte në Shqipëri me dy detyra. E para ishte që të ndërtonte një spital dhe e dyta për një aeroport që ata mund të ishin bashkëfinacues. I them: “Pse jo. Është në rregull kjo që të bëhet”.

Unë isha më pas në një event në Kazakistan ku ishte dhe ai dhe biseduam. E lamë që të bëjmë një takim në Shqipëri. Kam marrë një telefonatë prej tij më pas dhe më tha që kishte lënë një takim në ministrinë e Infrastrukturës në Shqipëri dhe më pyeti nëse mund të vija dhe unë. Dhe unë shkova. Ishte një ditë me shi. Unë u vonova pak në trafik, por ai më priste para derës së ministrisë. E takova në fund të shkallëve dhe shkuam të ministrja.

Hymë brenda dhe ai u ul përballë ministres. Unë mbeta në një anë tjetër. Unë shihja në fytyrë vetëm turkun dhe shpinën e ministres gjithë kohën. Kuptova që ministrja i propozoi që të marrë pjesë në këtë tender. Ajo i propozoi që të ishin bashkë-financues. Unë në një moment ju them: “Ju jeni duke bërë muhabet. Unë po shkoj. Po e pres këtë mikun tim poshtë në restorant. Përshëndetem me ta dhe dal. Të them të drejtën isha pak i fyer. Ishte hera e parë që shkoj diku dhe dikush nuk më konsideron.

Megjithatë turku erdhi në restorant dhe më tha se do të merrte 60%. I thashë dakord, por unë do të rivlerësoja nëse ia vlente të hyja në minorancë në këtë investim apo jo. Kam folur me kompaninë dhe isha i bindur që të mos hyja në këtë investim. Duke u kthyer në Kosovë, turku më telefonon dhe më thotë që unë do të kisha 60% dhe ata 40%. Megjithatë marrëveshja ishte që 2% i merrte Valon Ademi ndaj në fund ramë dakord që unë të kisha 58%, turqit 40% dhe Valon Ademi 2%” – tha Pacolli.