SkandaΙ në Maqedoninë e Veriut, rishfaqen “Majmunët”: D.homa gazi për shqiρtarët (Video)

Shkëndija e Haraçinës luajti sot në transfertën e Pobedas, duke fituar me rezultatin 0-1.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 10-të të kategorisë së dytë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thirrjet skandaloze u regjistruan nga tifozeria e Pobedës.

“Majmuni”, quhet tifogrupi, që në Prilep thërriste sot: “Dhoma gazi për shqiptarët”.

Ata janë të njohur për racizmin ndaj shqiptarëve, pasi edhe kur Kombëtarja ka luajtur në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të pranishëm me të njëjtat thirrje.

Shkëndija e Haraçinës mban aktualisht vendin e parë. Klubi shqiptar ka për synim vetëm ngjitjen në elitën e futbollit maqedonas./panoramasport.al

Skandali në Maqedoninë e Veriut: (VIDEO)

“SPAK të provojë se 50 milionë eurot janë zhdukur”/ Paratë e vjedhura me firmën e Ballukut të rikthehen në buxhet

Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i kërkon Prokurorisë së Posaçme të provojë se 50 milionë eurot e tenderit për Tunelin e Llogarasë janë zhdukur si pasojë e korrupsionit të Ramës dhe Ballukut.

Më tej Bardhi shton se këto miliona duhet të rikthehen në buxhetin e shtetit.

Postimi i Bardhit:

Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri.

Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama.

Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni.

Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze.

Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazmentbardhi.al%2Fposts%2Fpfbid02a96n6HSC8d7f8Xi7HJK1jgeZH4uPtgzKmjhyz8JKq5dKiUY7RcckR21rj2D17RVpl&show_text=true&width=500

“Merre dhuratën, nuk e di nëse do të jem gjallë”/ Si u shndërrua përpjekja për faljen e gjaqeve në një arenë lufte në Greqi?

Në fshatin Vorizia në Heraklion, është kthyer në arenë lufte, pasi një përplasje e dhunshme midis dy familjeve ka përfunduar tragjikisht me dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur.

Sipas mediave vendase, tensionet mes dy familjeve kanë qenë të pranishme prej një viti, dhe së fundmi ishte bërë një përpjekje për t’i zbutur ato përmes një pagëzimi që do të mbahej të shtunën pasdite në Kissous, një fshat pranë Vorizias.

Njëra prej familjeve i kishte propozuar tjetrës që një prej anëtarëve të bëhej kumbar në këtë pagëzim, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet. Por duket se ky rregullim nuk dha rezultat. Sipas raportimeve, personi që mori ftesën për pagëzim u përgjigj me fjalët: “Merre dhuratën, nuk e di nëse do të jem gjallë.”

Përleshja dhe pasojat

Konflikti ka shpërthyer të shtunën në mëngjes, duke u kthyer shpejt në një shkëmbim të dhunshëm zjarri mes anëtarëve të dy familjeve. Forcat policore janë mobilizuar menjëherë dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa operacioni në terren vijon ende në kulmin e tij.

Sipas informacionit zyrtar, dy persona kanë humbur jetën, një burrë 39-vjeçar dhe një grua, ndërsa më shumë se dhjetë të tjerë janë plagosur. Burri i vrarë dhe një grua e re nga e njëjta familje janë transportuar në Spitalin Venizelio të Heraklionit, ndërsa viktima e dytë, një grua, dhe të paktën dy të plagosur të tjerë, përfshirë një fëmijë, janë dërguar në spitalin PAGNI.

Policia ka vendosur forca të shumta sigurie në të dy spitalet, për të shmangur ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Përplasja nisi pas një shpërthimi

Sipas burimeve lokale, tensioni kishte filluar që mbrëmjen e kaluar, pas shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese artizanale në një shtëpi ende në ndërtim, që dyshohet se i përkiste njërës prej familjeve të përfshira në konflikt.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia po punon për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të përcaktuar motivet e sakta që çuan në këtë masakër familjare, e cila ka tronditur gjithë zonën e Heraklionit.

Gol i çmendur i Arbër Hoxhës! Shënon nga këndi i pamundur dhe vendos duelin mes pretendentëve për titullin (Video)

Arbër Hoxha vazhdon të shfaqë një formë spektakolare në Kroaci, me paraqitje mbresëlënëse dhe me gola të jashtëzakonshëm.

I tillë ka qenë edhe ai i shënuar sot në kampionatin kroat, ku Dinamo Zagreb përballej me kampionët e Rijekës, në një sfidë direkte mes pretendentësh për titullin kampion.

I aktivizuar mes titullarëve, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill. Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.

Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.

Ky gol, i treti për Hoxhën në këtë edicion, mjaftoi për t’i dhënë fitoren 2-1 Dinamos e cila kësisoj mori përsëri kreun e renditjes./panoramasport.al

SHIH VIDEON

Arrestoi vëllain e Deputetit të PD-së sepse mori peng një person! Ilir Proda i bën gjëmën Drejtorit të Policisë Korçë

Njoftimi i policisë:

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;

“Balluku në SPAK, por Rama nuk e prek”,Vokshi nxjerr zbuluar qëndrimin e qeverisë: Kryeministri nuk e shkarkon dot se…

Deputetja demokrate akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të shpëtojë veten duke sakrifikuar bashkëpunëtorët më të afërt.

“Rama do t’i lëshojë të gjithë, mjafton që ai të mos preket. Balluku po trajtohet me preferencë nga ana e SPAK,” u shpreh ajo.

Sakaq ajo theksoi se Rama do të vijojë të mbështesë edhe për pak kohë Ballukun, eri sa të gjejë një zgjedhje që atij mos t’i rëndojë shumë politikisht.

“Rama do vijojë ta mbajë, ta mbështesi edhe pak deri sa të gjejë një zgjedhje që atij mos ti rëndojë shumë politikisht”, tha Vokshi.

Sipas Vokshit, burime të brendshme flasin për një takim mes Ballukut dhe Ramës menjëherë pas daljes nga SPAK, ku kryeministri thuhet se i ka kërkuar dorëheqjen.

“Thuhet se pas daljes nga SPAK, Balluku shkoi te Rama. Ai i ka kërkuar dorëheqjen, por ajo nuk e ka pranuar. Si mund të hetohet një person për një aferë prej 190 milionë eurosh dhe të mos merren masa? SPAK ka informacion voluminoz për të,” – tha Vokshi.

Vokshi ngriti pikëpyetje për mënyrën si po trajtohen rastet nga drejtësia, duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjithë zyrtarët nën hetim.

“Si është e mundur që persona të tjerë ndodhen në arrest me burg apo shtëpie për akuza shumë më të vogla, ndërsa Balluku qëndron e lirë? Rama po e mban edhe pak, derisa të gjejë një mënyrë për ta lëshuar,” deklaroi ajo.

“Balluku duhet të ishte shkarkuar nga Edi Rama. Le ta lirojë nga detyra, nëse vërtet beson se drejtësia ka punën e vet. Duhet të përballet me akuzat pa imunitet dhe pa mbrojtje politike,” përfundoi Vokshi.

Gjenden mbetje njerëzore në Shpellën e Kopiles, policia nis hetimet

Mbetje kockore të dyshuara njerëzore janë gjetur në Shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë.

Sipas informacioneve mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa kocka që dyshohet se janë njerëzore në një thellësi mbi 100 m.

Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor.

Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

Kush është Bertil Aliaj, autor në masakrën e Çoles i dënuar me 35 vjet burg në mungesë

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Aliaj.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori është kushëriri i tij, Bertil Aliaj, i cili aktualisht është në kërkim dhe është i përfshirë më parë në Masakrën e Çoles.

Pas kryerjes së krimit, Bertil Aliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po punojnë intensivisht për kapjen e tij, ndërsa Prokuroria po koordinon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Ore po të kërkojnë këta të Gardës”, Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi : Habiti gjithë lagjen

Ndarja nga jeta e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka lënë të trishtuar jo vetëm familjarët e miqtë e ngushtë, por të gjitha ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndër vite.

Një prej tyre është deputeti i PS Erion Braçe i cili në një intervistë për Top Channel ka rrëfyer shumë nga historitë me Nanon, apo bashkëpunimin me të.

Por cili është një kujtim që Braçe e veçon në aspektin njerëzor me ish-kryeministrin?

“Në plan personal, më njerëzor është kur u bëra me vajzë, Fatos Nano habiti gjithë lagjen time… kërkonin nëpër lagje ‘ku e ka shpinë ai’. Një komshiu im i ra derës dhe më tha ‘ore po të kërkojnë këta të Gardës’. ‘Garda mua?’ i thash… një nga ato oficerët më tha ‘po vjen kryeministri, është bashkë me zonjën’. Dhe më erdhi në shtëpi”, rrëfeu ai./TCH

Aksidentohen me makinë dy këngëtarët shqiptarë, ja gjendja tyre

Një ngjarje e papritur ka shqetësuar sot fansat e çiftit të njohur të muzikës popullore, Rita Haziri dhe Fidan Gashi, të cilët kanë qenë të përfshirë në një aksident trafiku.

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, përplasja ka ndodhur në një aks rrugor në Kosovë, ndërsa fatmirësisht ngjarja nuk ka pasur pasoja serioze për artistët.

Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se Rita dhe Fidani kanë dalë nga mjeti pa lëndime të rënda, ndërsa ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë transportuar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore rutinë, ku pas ekzaminimeve janë lënë të lirë.

Në rrjetet sociale, të dy artistët janë shfaqur të qetë dhe të buzëqeshur, duke falënderuar fansat për shqetësimin dhe mbështetjen. “Jemi mirë, gjithçka është në rregull. Faleminderit për kujdesin tuaj!”, – thuhet në reagimin e tyre pas incidentit.

Sipas dëshmive të para, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit të automjetit, por policia po heton për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Ky episod ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e tyre të skenës, të cilët kanë uruar që artistët të vazhdojnë aktivitetin e tyre pa pengesa.
Rita Haziri dhe Fidan Gashi janë ndër çiftet më të dashura të muzikës popullore shqiptare, të njohur për bashkëpunimet e shumta dhe energjinë pozitive në skenë.

Screenshot

Fatmirësisht, këtë herë rreziku kaloi pa pasoja, duke e kthyer aksidentin në një kujtesë të rëndësisë së kujdesit në rrugë – edhe për ata që janë gjithmonë në lëvizje për t’i sjellë publikut muzikë dhe gëzim.