Jo vetëm rritje pensionesh! Rama jep lajmin fantastik për emigrantët

Tiranë – Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me socialistët e Njësisë numër 2 në Tiranë, u ndal te çështja e rëndësishme e pensioneve dhe njohjes reciproke të viteve të punës me Greqinë. Marrëveshja po kërkohet për shkak se shumë emigrantë shqiptarë që punuan pas vitit 1991 në Greqi nuk i kanë të njohura vitet e punës në atdhe për efekt pensioni.

Lexo gjithashtu:Euro në rënie të lirë, flet eksperti

🏛️ Progresi Dhe Vështirësitë Me Greqinë

Rama theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke e krahasuar me suksesin e arritur me Italinë:

  • Puna E Nisur: “Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë.”
  • Vështirësia: Rama pranoi se arritja e kësaj marrëveshjeje do të jetë më e vështirë se me Italinë, për shkak të mundësive të Greqisë dhe numrit shumë të madh të emigrantëve shqiptarë atje.
  • Shpresa: “Jam shpresë plotë që do ta arrijmë dhe këtë.”
  • Logjika E Pensioneve: Kryeministri theksoi se vitet e punës në Greqi do të njihen për sa kohë emigrantët kanë paguar sigurime shoqërore.

Lexo gjithashtu:Shkëputet kabulli dhe bie teleferiku, vdesin 7 persona

Rama e cilësoi marrëveshjen me Greqinë si “gurin e fundit të mozaikut” në lidhje me njohjen e pensioneve me shtetet ku emigruan shqiptarët.

Pas 25 vitesh karrierë, Arbana Osmani për herë të parë në një emision me “pullë të kuqe per te rritur”, ja programi i saj

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka surprizuar jo pak ndjekësit e saj ditën e sotme, duke paralajmëruar se episodi i radhës i emisionit të saj do të thyejë një tabu personale të karrierës së saj të gjatë.

Në formatin e saj më të ri në YouTube, “Mirëmbrëma Yje”, Arbana ka sjellë deri tani intervista të ndryshme, por puntata që do të transmetohet nesër vjen me një paralajmërim për përmbajtje të papërshtatshme për të miturit.

Përmes një postimi në “Instastory”, ajo ka treguar se emisioni është klasifikuar me shenjën “-18”.

E habitur edhe vetë nga ky fakt, moderatorja shkruan krahas fotos: “NUK ME BESOHET QE PAS GATI 25 VITESH NE MEDIA PER HERE TE PARE NJE PROGRAM IMI KA SHENJEN ‘-18’.”

Ky detaj i pazakontë për profilin e Arbanës, e cila njihet për formate familjare, ka ngritur menjëherë kureshtjen e publikut se kush është personazhi i ftuar apo çfarë teme “e nxehtë” dhe pa censurë do të trajtohet në episodin e nesërm.

Pamfleti: Gara për kreun e SPAK, SHBA zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

8 Tetori shënoi afatin e fundit për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe më 20 Tetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me 4 kandidatët  zyratrë që janë kualifkuar në garën për drejtuesin e ri. Ata janë prokurorët Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho.

Ky i fundit duket edhe kandidati i përzgjedhur nga SHBA për të pasuar Altin Dumanin.

Ambasada Amerikane në Tiranë, në postimet e saj në rrjetet sociale (18 Shtator dhe 17 Nëntor më të fundit) ku shpërndan aktivitet për mbështetjen Strukturës së Posaçme është kujdesur me finesë që prokurori Klodjan Braho, të shfaqet në takimet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn dhe fill pas kryeprokurorit të Posaçëm i SPAK, Altin Dumani.

Gara për kreun e SPAK, SHBA zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

Braho në vëmendjen e SHBA pas Dumanit

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Pak javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pak muaj para përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Altin Dumani.

Gara për kreun e SPAK, SHBA zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

Braho sërish në “syrin” e SHBA në foto e publikuara në rrjetet sociale

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës.  Dumani u zgjodh për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022, ndërsa mandati i tij përfundon më 18 dhjetor 2025.

Gara për kreun e SPAK, SHBA zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

Rasti tjetër me Braho në daljet publike menjëherë pas Dumanit

Sipas KLP, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj i plotësojnë kushtet për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme dhe emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën. Miratimi i listës me 4 kandidatët në KLP është bërë me 10 vota pro. Në votim nuk mori pjesë vetëm anëtari Zeqir Hodaj. Hodaj u largua pak para votimit pasi sipas tij ka pasur shkrime në media se ai ndodhet në situatën e konfliktit të interesit sepse i biri është emëruar në BKH, nga një prej kandidatëve, Klodian Braho.

4 kandidatët pasi kaluan këtë fazë do të ftohen për t’u intervistuar nga KLP.

Ata pritet t’i nënshtrohen një procesi të hapur përmes intervistave publike dhe vlerësimeve nga KLP, ku do të merret parasysh përvoja e tyre profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend në 35 vite demokraci.

Më 18 dhjetor, drejtuesit aktual të SPAK Altin Dumanit i mbaron mandati 3-vjeçar në krye të Prokurorisë së Posaçme dhe SHBA siç duhet ka pikasur kush do të jetë drejtuesi i ri.

Lajmi i fundit – At*ntat ndaj ish ministrit të mbrojtjes pranë v*rrezave, te varri i familjarit kishte

Mediat ruse kanë raportuar se ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu i është bërë një atenat. Agjencia ruse e inteligjencës FSB kishte njoftuar më parë se një zyrtar i lartë ishte shënjestruar ndërsa, vizitonte varrin e një anëtari të familjes në varrezat Troyekurovskoye në Moskë.

FSB pretendoi se agjentët e saj kishin zbuluar një pajisje shpërthyese me një kamera të fshehur në një vazo me lule pranë varrit, duke deklaruar se ajo ishte përdorur për të monitoruar lëvizjet e zyrtarit të lartë.

Mediat e huaja shkruajnë se deputeti i lartë i Dumës Shtetërore Andrei Kolesnik pretendoi se komploti i supozuar kundër shefit të Shoigut, ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të destabilizuar Rusinë.

Zyrtarët e FSB-së ende nuk kanë komentuar mbi raportin e saj. Në deklaratën e saj, FSB-ja pretendoi se shërbimet e inteligjencës ukrainase rekrutuan një çift rus, një emigrant të paligjshëm nga Azia Qendrore dhe një banor të Kievit.

Çifti rus dhe banori i Azisë Qendrore u arrestuan, por nuk ishte e qartë se me çfarë akuzash përballeshin. Mediat shtetërore publikuan një video të FSB-së që tregonte gruan ruse të arrestuar duke rrëfyer se i ishte premtuar drogë në këmbim të vendosjes së kavanozit me kamerën e fshehur në varrin në varrezat Troyekurovskoye.

FSB tha se kishte lëshuar një urdhër arresti për Shamsov me akuzat për trafikim të paligjshëm armësh, që dyshohet se lidhet me një vrasje të vitit 2021 në republikën e Bashkortostanit.

Misteri u zbulua? Dalin emrat e forte! Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

Klodian Tomorri

Një javë më parë kryeministri Edi Rama u filmua i acaruar rrugëve të Romës teksa i bërtiste dikujt në telefon me tone të ashpra. ““Për çfarë je bërë bashkëkryetar ti? Që të kriijosh pengesa. Për ça je vënë ti bashkëkryetar aty? Na keni kthyer një vit mbrapsht. Çfarë oponence bëni ju aty?” dëgjohej Rama teksa kërkonte llogari në telefon.

Menjëherë sapo u transmetuan pamjet, në Shqipëri nisën aludimet se kujt po i bërtiste kryeministri dhe se për çfarë çështje bëhej fjalë. Shumë aluduan se zoti Rama ishte duke i ulëritur Arbjan Maznikun, bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale Administrative. Të tjerë thanë se personi në anën tjetër të telefonit ishte Damian Gjiknuri, bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia shkoi edhe më tej duke publikuar pamjet e telefonatës së Ramës në rrjetet e tij sociale me komentet se kryeministri donte me çdo kusht që të mblidhej sa më shpejtë komisioni për reformën zgjedhore.

“Por pse e ka kaq me ngut kryeministri reformën zgjedhore, kur sistemi zgjedhor është perfekt për atë? Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama do një pretekst për të futur duart mbi Kushtetutën. Do që nëpërmjet sebepit të reformës zgjedhore të ndryshojë Kushtetutën për të kapur drejtësinë,” komentoi Shehaj.

Por Mbreti ka kryer punë me politikën, pasi nuk llogarit më asnjë kundërshtar. Tani ai merret vetëm me biznes.

Edi Rama ka folur në telefon me dy persona atë ditë, që endej rrugëve të Romës. Këta ishin zëvendësministri i Brendshëm, Juljan Hodaj dhe shefi i IT-së në Policinë e Shtetit. Të dy këta janë bashkëdrejtuesit e grupit të punës që po negocion kontratën 140 milionë dollarë për projektin e ashtuquajtur Smart City.

140 milionë dollarë pa garë

Në mars të këtij viti, qeveria dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi, me afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit, po merret për të shkuar sërish në Abu Dhabi.

Sepse 118 milionë dollarët do të shkojnë për të paguar një kompani nga Abu Dhabi e quajtur Presight Al Ltd, e cila do të realizojë projektin e monitorimit të trafikut me kamera në 20 qytete të vendit. Kontrata 118 milionë dollarëshe, e cila bashkë me TVSH-në shkon 140 milionë dollarë do të jepet pa tender dhe pa asnjë lloj gare, por me marrëveshje direkte.

Pra, e thënë më thjeshtë. Qeveria shqiptare do të marrë 118 milionë dollarë borxh nga arabët për t’ja u paguar sërish arabëve, ndërsa qytetarëve shqiptarë u mbetet barra e shlyerjes së borxhit. Këto janë instrumentat financiarë inovativë, që shpik kryeministri nga pelegrinazhet e tij në botën arabe, kur viziton sulltanët e Lindjes.

Në Shqipëri, këtë skemë e kanë bërë vetëm mashtruesit e mikrokredive. Ata u jepnin qytetarëve borxh, por vetëm në letër. Sepse paratë e borxhit kalonin sërish menjëherë në llogarinë e kompanisë së mirkokredive. Nga gjithë ky operacion qytetarët viktima nuk preknin asnjë lekë, por kishin vetëm një efekt. U rritej borxhi që duhet të shlyenin.

Patate e nxehtë

Pas miratimit të ligjit për kredinë, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune për të negociuar kushtet teknike të projektit. Grupi kryesohet nga drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit dhe zvministri i Financave Juljan Hodaj. Por për shkak se anëtarët e grupit të punës hezitojnë të firmosin pataten e nxehtë që u ka servirur Rama, disa prej tyre kishin kërkuar oponencën e studimit të fizibilitetit, pasi bëhet fjalë për një kontratë më të madhe se 100 milionë euro.

Kjo është arsyeja se pse nga rrugët e Romës, Rama i bërtiste Hodajt dhe drejtorit të IT-së në Polici në telefon që “çfarë oponence bëni ju se na keni kthyer një vit mbrapa.”

Kjo pasi oponenca e studimit të fizibilitetit do ta kthente projektin Smart City një vit mbrapa. Por me sa duket Edi Rama ka ngut të mbyllë sa më parë biznesin e madh 140 milionë dollarë që negocioi në Emirate, pa asnjë garë.

Madje për këtë ngut përdori edhe ngjarjen mafioze të vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. “Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe rrugëve kombëtare është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla. Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale. Por nuk është problemi tek zbardhja; në momentin që sistemi ekziston, ai parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë dhe rregullat e qarkullimit,” tha Edi Rama 3 ditë pas telefonatës, pasi ishte kthyer në Shqipëri.

140 milionë dollarë për çfarë?

Por çfarë është Smart City? Projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Kompania do të instalojë 2239 kamera ANPR, që bëjnë njohje automatike të targave si dhe 2602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, siç i pati vendosur dikur Sajmir Tahiri, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë.

“Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar,” thuhet në relacionin e ligjit për kredinë.

Paralelisht kompania do të ofrojë dhe shërbimet profesionale dhe të mirëmbajtjes për katër vjet.

Sa frëngu pulën

Por si do të shpenzohen në detaje 140 milionë dollarët për realizimin e këtij projekti? Në marrëveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponentët e kostos. Plot 31 milionë dollarë do të paguhen për liçencat e software-ve të programeve që do të përdoren. Pajisjet hardware dhe infrastruktura do të kushtojnë 62 milionë e 400 mijë dollarë.

Tetë milionë dollarë do të shkojnë për shërbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milionë dollarësh është mirëmbajtja për katër vjet. Këto janë të gjitha pa TVSH. Nëse u shtohen dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, kosto totale shkon 140 milionë dollarë.

Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve

Komponentet e kostos se Smart City

Ky është një projekt me inflacion kostosh të jashtëzakonshme. Tetë milionë dollarë vetëm shërbime profesionale dhe 62.5 milionë dollarë për të blerë 8 mijë kamera ANPR dhe PTZ. Këto të fundit gjenden lehtësisht në treg me çmime që variojnë nga 500 deri në 1500 dollarë copa.

Por sa herë që nuk ka garë kostot e inflatuara janë të pritshme. Ky është një biznes shumë i madh, ndoshta i ideuar dhe dakortësuar në darkat e pelegrinazheve arabe të kryeministrit. Qytetarët tani do të mbajnë në kurriz dhe do të paguajnë deri në qindarkën e fundit 118 milionë dollarët borxh plus interesin 4 për qind në vit për 15 vjet.

Para e madhe dhe pazar i madh. Ndërkohë që Marta Kos dhe Kaja Kallas tundin kapitujt në Bruksel, Shqipëria jep 140 milionë dollarë pa tender. Dhe skema është gjithmonë e njëjta. Sulltani jep urdhrin, ndërsa kamikazët poshtë firmosin.

Ajola Xoxa ngel shtatzënë! Burimet zbulojne gjininë

Dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Ajola Xoxës kanë rritur interesin javët e fundit.

“Real News” shkruan se bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtatzënë. Deri më tani nuk ka informacione të sakta mbi muajin e shtatzënisë, por burime te sigurta nga institucione te shendetesise kane konfirmuar qe ajo eshte ne pritje te nje vajze.

Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në burg që nga shkurt i këtij viti, por vazhdon të mbajë detyrën e kryebashkiakut. Veliaj dhe Xoxa janë prindër të një djali, për këtë arsye Xoxës ju hoq masa e arrestit shtëpiak për shkak të nevojës për të kujdesur për të birin. Erion Veliaj ndodhet ne paraburgim dhe sipas ligjit nuk lejohen takimet speciale, ndaj nuk dihet se si ia kane arritur te kryejne kete proces.

“Mos më merr më”/ Bora Zemani tregon telefonatën e fortë më Romeo Veshajn: Më ra bomba

Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn.

Teksa foli për ngjashmërinë e tij me vëllanë binjak, Romeon, Bora tregoi edhe një situatë komike kur nuk e ka dalluar zërin e tij në telefon.

“Kam marrë në telefon Donaldin, i cili kishte harruar telefonin diku. Më hap telefonin Romeo. Unë flas normalisht ku je, më tha çfarë të duhet ty ku jam.

Je mirë i thash. Ik moj tha mos më merr mua në telefon. Më ra bomba, nuk e imitoj dot. E mora sërish në telefon, isha gati për një sherr të madh, ai qeshte nga ana tjetër”-tregoi Bora.

E pyetur nëse do të ishte pjesë e spektaklit të madh të ‘Big Brother’, moderatorja Bora Zemani tregon se për të ajo eksperiencë është e vështirë dhe nuk beson se do e bënte dot.

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Bora u shpreh se edhe pse nuk ka qenë kurrë pjese e shtëpisë, ajo e ka përjetuar njësojë eksperiencën kur Donaldi ishte banor.

Do hyje ndonjëherë në Big Brother?

“Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot. Në këto kushte që kam qenë i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale”, tha Bora.

Top Channel

E dh▪︎mbshme/Foshnja gjendet e gjallë në tualet, pastruesja e dëgjoi duke qarë! E rende cfare zbulon policia, mamaja ka

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur më 15 nëntor në Bangkok të Tajlandës, ku një vajzë e porsalindur u gjet e gjallë brenda rezervuarit të tualetit në një ndërtesë zyrash në distriktin Lat Krabang. Zbulimi makabër, i bërë nga një pastruese, ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe ka hapur një hetim të plotë policor për rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e autores ose autorëve.

Si u zbulua foshnja

Ngjarja u zbulua rreth orës 11:00 të mëngjesit, teksa një grua që punonte si pastruese në ndërtesë po bënte pastrimet rutinë në katin e tretë. Ajo dëgjoi një të qarë të lehtë, të përsëritur, që vinte nga një prej kabinave të tualetit.

Fillimisht mendoi se mund të ishte një mace e ngujuar, por zëri vazhdonte të dëgjohej i mbytur, sikur vinte nga një vend i mbuluar. E alarmuar, pastruesja hapi kapakun e rezervuarit të tualetit — dhe u përball me një skenë të paimagjinueshme: një foshnjë e zhveshur, e porsalindur, ishte futur brenda në ujë, totalisht e lagur, me duart e bardha dhe të rrudhura nga lagështia.

Sipas mjekëve, shenjat e trupit sugjeronin se foshnja kishte kaluar disa orë brenda rezervuarit, duke luftuar për të mbijetuar.

Gjendja shëndetësore e foshnjës

Foshnja u transportua me urgjencë në Spitalin “Sirindhorn”. Mjekët konfirmuan se vajza ishte nën 24 orëshe dhe peshonte rreth 2.7 kilogramë. Pavarësisht kushteve ekstreme dhe ekspozimit ndaj ujit të ftohtë, mjekët thanë se ajo nuk kishte pësuar lëndime dhe se gjendja e saj ishte e qëndrueshme.

Mjekët dhe stafi spitalor e kanë cilësuar mbijetesën e saj “të mrekullueshme”, duke theksuar se foshnja mund të kishte vdekur nga hipotermia ose mbytja po të mos ishte zbuluar në kohë.

Hetimi: Policia kërkon nënën

Kapiteni Kritsada Saikhong i policisë së Lat Krabang deklaroi se foshnja me shumë gjasë ishte lindur jashtë spitalit, ndoshta në kushte të improvizuara, dhe më pas ishte braktisur në tualetin e ndërtesës. Hetuesit dyshojnë se autorja është vetë nëna, e cila mund të ketë qenë në rrezik shëndetësor pas lindjes.

Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë së ndërtesës dhe zonës përreth për të identifikuar personin që futi foshnjën në objekt. Autoritetet paralajmëruan se, sipas nenit 306 të Kodit Penal të Tajlandës, braktisja e një të mituri mund të sjellë deri në tre vjet burg dhe gjobë.

Reagimi publik

Ngjarja ka shkaktuar valë reagimesh të forta në rrjetet sociale tajlandeze. Shumë qytetarë shprehin zemërim për aktin çnjerëzor, ndërsa të tjerë ngrenë shqetësimin për mungesën e mbështetjes sociale për nënat në krizë.

Disa gra kanë ofruar që të adoptojnë foshnjën, ndërsa qindra komente e quajnë mbijetesën e saj “një mrekulli”.

Autoritetet: Foshnja nën mbrojtje të shtetit

Zyrtarët socialë të Tajlandës kanë marrë kujdestarinë e përkohshme të foshnjës. Nëse nëna nuk gjendet ose nuk ka kushte për ta mbajtur, foshnja do t’i kalojë sistemit të kujdestarisë deri në procesin e adoptimit.

Një rast që rikthen debatin për braktisjen e foshnjave në Tajlandë

Autoritetet kujtojnë se nuk është rasti i parë i këtij lloji, megjithëse është ndër më ekstremët. Në vitet e fundit, Tajlanda është përballur me disa raste të braktisjeve të foshnjave, çka ka shtyrë organizatat sociale të kërkojnë politika më të forta mbështetëse për nënat e reja, edukim seksual më të mirë, dhe akses më të gjerë në shërbime sociale.

Krim i rëndë në Itali/ Nëna gjendet e mbytur në det, i biri 8 vjeçar ishte υrarë në banesë

Autoritetet italiane kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme dy viktima, nënë e bir në zona të ndryshme të Salentos.

Një grua 35-vjeçare, Najoua Minniti, u gjet në det pranë Torre dell’Orso nga një zhytës që njoftoi menjëherë rojen bregdetare.

Ndërkohë, në banesën e saj në Calimera, karabinierët konstatuan të pajetë të birin, Elia Perrone, 8 vjeç cili kishte shenja dhune të shkaktuara me një mjet të mprehtë.

Babai i fëmijës kishte njoftuar autoritetet pasi nuk po arrinte të kontaktonte as me ish-bashkëshorten, as me djalin, ndërsa vogëlushi nuk ishte paraqitur në shkollë atë mëngjes.

Prokuroria e Leçes po heton pistën që Minniti mund të ketë vrarë fëmijën dhe më pas të jetë vetëhedhur në det, por priten rezultate të mëtejshme dhe verifikime të plotësuara nga autopsia. Sipas dëshmive të para, rreth orës 12:30 ajo ka pasur një debat në telefon dhe më pas është larguar me makinë. Dy orë më vonë, trupi i saj u gjet në det.

Minniti, e cila punonte në resorte turistike, thuhet se kohët e fundit po kalonte vështirësi personale dhe ekonomike. Në rrjetet sociale, vetëm pak javë më parë, ajo kishte postuar një foto familjare duke shkruar: “Jemi mirë, herë pas here arrijmë të mblidhemi të gjithë bashkë.”

“Më jep paratë që të mos publikoj videon”/ Mori 8 mijë EURO duke u hequr si GAZETAR investigativ, e pëson keq 36-vjeçari!

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim.

Sipas policisë, 36-vjeçari Glarurtin Kaçi ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ.

Kaçi i ka marrë 8 mijë euro, personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.