“Mos të harrojmë vallen dhe gjuhën shqipe!”/ Filadelfia shpall 25 Nëntorin si Dita e Shqipërisë, gazetarja: Moment emocionues kur ngritëm flamurin!

Këtë vit në Filadelfia ka ndodhur një ngjarje e madhe, ku kryetarja e Bashkisë ka shpallur një datë të rëndësishme për komunitetin shqiptar.

25 Nëntori do të njihet tashmë si Dita e Shqipërisë

Gazetarja Eva Dori në një lidhje online në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ka rrëfyer emocionet kur komuniteti shqiptar atje ka ngritur flamurin, ndërsa të gjithë të pranishmit ishin të veshur me veshje popullore kombëtare.

“Këtu jemi një komunitet gjithmonë në rritje. Ishte një ditë shumë e bukur kur të gjithë të veshur me veshje popullore ngritëm flamurin shqiptar në mes të Filadelfias”, tha ajo ndërsa shtoi se kjo pritet që të rrisë numrin e aktiviteteve që do të mbahen.

Dori ka rrëfyer se me ndihmën e një familjeje patriote është arritur të ngrihet edhe një shkollë shqipe në Filadelfia, ku mësohet gjuha jonë, ndërsa ka treguar dhe sakrificën e bërë nga shqiptarë specifikë atje të cilët shpesh kanë sakrifikuare edhe veten dhe të ardhurat e tyre për të ndihmuar komunitetin.

“Mos të harrojmë gjuhën dhe vallet shqiptare”, përfundoi ajo.

© BalkanWeb

E dhimbshme/ Zbuluan se kishte të das hυr, dy të rinjtë υrsin motrën 18-vjeçare! I urdhëroi babai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku dy vëllezër kanë vrarë motrën e tyre 18-vjeçare.

Familja ishte me origjinë nga Siria dhe kishin shkuar në Holandë si refugjatë. Sipas mediave të huaja, krimi u urdhërua nga babai i vajzës, pasi zbuluan se 18-vjeçarja kishte të dashur. Vajza ishte raportuar e zhdukur dhe u gjet dy ditë më pas, e hedhur në një kanal. Këmbët dhe duart i kishte të lidhura me litar dhe ngjitës, ndërsa në gojë kishte një shami.

Autopsia zbuloi se ajo ishte dhunuar brutalisht dhe në fund ishte mbytur, teksa në thonj iu gjet ADN që i përkiste të atit dhe vëllezërve. Kjo tregonte se kishte bërë rezistencë gjatë sulmit. Sipas hetimeve, më herët vajza kishte denoncuar familjarët e saj për dhunë dhe madje ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por pak ditë para se të zhdukej ky urdhër i ishte hequr.

18-vjeçarja u vra sepse kishte të dashur dhe sipas të atit, po sillej në një mënyrë që familja e saj e konsideronte turpëruese. Vëllezërit janë arrestuar teksa babai është arratisur duke u kthyer në Siri, ku dhe është martuar sërish me një grua tjetër. Ndërkohë, nuk dihet asgjë mbi nënën e 18-vjeçares së ndjerë.

Vjen ‘lajmi i zi’ për Flamur Nokën: SPAK është bërë gati,zbulohet se

Më shumë se një vit nga regjistrimi i procedimit penal, SPAK ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Përpos hetimit pasuror, ku Noka dyshohet se ka fshehur një vilë në Gjirin e Lalzit, deputeti i PD po hetohet për veprimtarinë e paligjshme gjatë kohës kur ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave (viti 2008), ku dyshohet se duke përdorur funksionin publik u dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllezërve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz.

Prapaskena mëson se SPAK i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të gjithë praktikën e shpërndarjes së banesave për të pastrehët gjatë kohës kur Flamur Noka ishte kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave. Gjithashtu, BKH po heton mënyrën dhe rrethanat se si familjarët e Flamur Nokës u bënë pronarë të banesave të të pastrehëve si dhe rolin e Nokës. Sipas burimeve, do të pyeten familjarët përfitues të Nokës, anëtarët e Bordit të EKB-së dhe kryetari i entit në atë kohë.

A u vr*në vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Pëllumb Xhufi zbulon të vërtetën e madhe që cdo shqiptar ta dijë

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila foli për përvjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe partizanët që morën pjesë në luftë.

Zoti Xhufi tha se në vendin tonë kanë humbur jetën 28 mijë dëshmorë në krye të detyrës atdhetare, si dhe përpos kësaj shifre mund të ketë persona të tjerë të humbur gjatë betejave.

“Kemi 28 mijë dëshmorë sipas dokumenteve, por mund të jenë edhe më tepër. Mos harrojmë që ka qenë luftë dhe ka shumë persona të humbur. Këta 28 mijë dëshmorë janë kryesisht partizanë të organizuar në njësitë partizane nga më të vogla si Çetat deri tek Divizionet. Përveç këtyre ka dhe pjesëtarë të Çetave territoriale (pjesë integrale e Ushtrisë Nacional Çlirimtare), por mos të harrojmë dhe ata që e filluan, që dhanë alarmin të parët.

Ishin pikërisht anëtarët e njësive guerile që organizuan fillimisht rininë shqiptare në qytet dhe më pas në të gjithë trevat. Janë të gjithë ata që nuk zgjodhën të ishin indiferentë por t’i vënë shpatullat një detyre atdhetare, sfide të jashtëzakonshme siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore, e cila u bën nën moton që e vulosi, Winston Churchill.

Churchilli më 22 qershor 1941, një ditë pasi u sulmua Bashkimi Sovjetik, mbajti një fjalim të rrallë që gjithmonë përmenden për përmbajtjen dramatike. Ai aty shprehet:

“Unë jam antikomunisti më i madh. Më njohin të gjithë, nuk kam çfarë fsheh. Por sot unë jam me popujt e Bashkimit Sovjetik, të cilët luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre por edhe për lirinë tonë.

Prandaj ne u themi të gjithëve që, kush në këtë luftë për ekzistencë rreshtohet me ne kundër nazizmit është aleati ynë. Kush rreshtohet në krah të gjermanëve, është armiku ynë”.

Ky fjalim e ka ndjekur dhe qëndrimin që mbajtën aleatët e mëdhenj si; britanikët, amerikanët, sovjetikët ndaj popujve që u pushtuan nga nazistët.

Ndaj është turp i madh që të shtrembërohet historia e luftës. Një historian duhet të citojë faqen ku i merr dokumentet, jo të fshehë të vërtetën. Apo të grisen dokumente siç ka ndodhur në Arkivën Shqiptare, të cilat 40 vite më parë i gjeje, sot nuk janë më”, tha historiani.

“Po bëjnë ρ ▪︎rno në mes të ditës”/ Alketa Vejsiu ‘mas*kron’ Big-un e Kosovës! Nxjerr zbuluar detajet që nuk i imagjinonit

Moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë një reagim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë ndaj edicionit aktual të “Big Brother VIP Kosova”, duke kritikuar rëndë përmbajtjen dhe personazhet e formatit.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, e pyetur për mendimin e saj profesional mbi këtë realizim, Vejsiu nuk i ka kursyer fjalët, duke e cilësuar spektaklin si një tejkalim të çdo limiti etik.

Ajo u shpreh hapur: “Nuk jam për P*rno në mes të ditës kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi, diskomfort. The Drive is “Sex Sells” (Shtysa është se seksi shet). S’do shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv.”

Kritikat e saj nuk u ndalën vetëm te produksioni, por shënjestruan edhe banorët, veçanërisht vajzat e reja brenda shtëpisë.

Pse duhet të bëhen model ca modele që s’përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi. I shpall luftë vulgaritetit,” shkroi ajo.

Në fund, Alketa theksoi se nëse do ta kishte ajo në dorë një format të tillë, do të fokusohej te rritja e nivelit të personazheve dhe narrativës, duke hedhur poshtë strategjinë e përdorur aktualisht në Kosovë.

Erik Lloshi pas deklaratës për djalin e Shpat Kasapit

Këngëtari Erik Lloshi, mik i ngushtë i të ndjerit Shpat Kasapi, ka qenë i ftuar në “UëTëFë Show” ku ka folur për herë të parë rreth zërave që qarkullojnë në media lidhur me shëndetin e djalit të vogël të Shpatit.

Lloshi ka përgënjeshtruar me vendosmëri lajmet se djali është në spektrin e autizmit, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për një vonesë në të folur.

Ai u shpreh i revoltuar ndaj mediave: “Nuk është në spektrin e autizmit. Kjo nuk është e vërtetë fare, kjo hidhet poshtë si hipotezë sepse djali është shumë mirë, thjesht ka një vonesë në të folur. Nuk ka lidhje me autizmin, është një hipotezë që unë nuk po kuptoj se si kanë guximin mediat që ta nxjerrin këtë lloj gjëje pa u siguruar.”

Megjithatë, mënyra se si këngëtari zgjodhi të mbrojë djalin e mikut të tij, ka shkaktuar reagime negative në rrjet. Duke thënë se fëmija “është shumë mirë” sepse “nuk është autik”, Lloshi bëri pa dashje një diferencim problematik, duke nënkuptuar se personat brenda spektrit nuk janë “mirë”.

Komentuesit kanë vënë në dukje se kjo gjuhë, edhe pse ndoshta pa qëllim negativ, ushqen stigma të vjetra dhe të panevojshme.

Ata theksuan se autizmi është çrregullim i zhvillimit neurologjik dhe jo sëmundje që e bën dikë “të mos jetë mirë”, duke kërkuar më shumë kujdes në formulimin e termave për tema kaq sensitive.

Zbulohet sekreti i Shpat Kasapit dhe Selvijes ditën e tr*gjedisë: Ishim duke

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare ka zbuluar një të vërtetë prekëse mbi jetën e tij private, e cila ishte mbajtur larg syve të publikut kohët e fundit.

Vetëm pak muaj më parë, çifti kishte konfirmuar ndarjen dhe problemet në martesë, me Selvijen që deklaronte se do të jetonte vetëm për veten dhe djalin. Por, mes dhimbjes së madhe, është zbuluar se dyshja kishte lënë pas mosmarrëveshjet dhe kishte realizuar një ribashkim të fshehtë.

Në postimin e saj rrëqethës pas tragjedisë, Selvije zbuloi se ata jo vetëm që ishin bashkë, por kishin nisur planet për një jetë të re në Itali. Qëllimi madhor i këtij ribashkimi dhe zhvendosjeje ishte shëndeti i djalit të tyre, Roelit.

Ajo shkroi: “Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt te logopedët më të mirë… Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë.”

Fatkeqësisht, këto plane për një fillim të ri u prenë në mes tragjikisht, me artistin që ndërroi jetë në krahët e partneres së tij, pikërisht në momentin kur po përpiqeshin të ndërtonin të ardhmen për djalin e tyre.Filed

Lajmi fundit! At*ntat këngëtarit te famshëm shqiptar? Vjen reagimi i tij urgjent

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së enjtes rrugën Eulerstrasse në Düsseldorf, duke shkatërruar hyrjen e një pallati dhe duke shpërndarë mbeturina në distancë të madhe.

Sipas Bild, hetimet paraprake zbuluan se objekti i dëmtuar është në pronësi të reperit të njohur me origjinë nga Kosova, Azet, çka ngriti menjëherë dyshime dhe diskutime në mediat gjermane.

Pas raportimeve që sugjeronin një sulm të mundshëm pranë një prej pronave të tij, Azet reagoi publikisht për të sqaruar situatën. Në një postim në Instagram, artisti mohoi kategorikisht çdo lidhje personale me ngjarjen dhe theksoi se nuk ka qenë shënjestër e ndonjë atentati.

“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje,” shkroi reperi, duke shtuar se ai zotëron disa prona të cilat i përdor si banesa kolektive. “I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua.”

Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe autorët e mundshëm të shpërthimit, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar

Top Channel

MZORE! E zhdυkur prej një jave/ Gjendet e υd▪︎kur brenda valixhes influencuesja 31-vjeçare

Influencuesja austriake 31-vjeçare, Stefanie Pieper, e cila u raportua e zhdukur një javë më parë është gjetur e vdekur brenda një valixheje në një zonë pyjore pranë Mariborit në Slloveni.

Zbulimi u bë pas dëshmisë së ish-partnerit të saj, i cili tashmë është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar përfshirjen në zhdukjen e saj.

Sipas mediave vendase, burri dyshohet se e ka mbytur Pieper-in, më pas ka futur trupin në një valixhe dhe e ka groposur në një pyll përtej kufirit, në territorin slloven. Pistat e hetimit u hapën pasi ai pranoi të bashkëpunonte me autoritetet dhe tregoi vendndodhjen e trupit.

Stefanie Pieper u raportua e zhdukur rreth një javë më parë. Kontakti i saj i fundit ishte dita kur u largua nga banesa, kur i dërgoi dy mesazhe një miku të ngushtë. Në njërin prej tyre, ajo përmendte një figurë të dyshimtë në shkallët e pallatit. Pas kësaj, ajo humbi çdo gjurmë.

I dyshuari u arrestua të hënën në Slloveni, pranë kufirit me Austrinë, në afërsi të makinës së tij të djegur. Të premten ai u ekstradua në Austri, ku gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Styria-s pranoi të tregonte vendin ku ndodhej trupi.

Ndërkohë, hetimet po shtrihen edhe ndaj dy personave të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: vëllait dhe njerkut të të dyshuarit, të arrestuar në Graz. Të dy ndodhen në paraburgim nën dyshimin për tentativë manipulimi të provave dhe deri tani kanë refuzuar të japin dëshmi.

Policia dhe prokuroria sllovene pritet të publikojnë detaje të reja nesër, ndërsa po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet austriake për të përfunduar rindërtimin e plotë të ngjarjes.

Do mbusheni ne lot! Sinan Hoxha bën gjestin e madh për Shpat Kasapin

Atmosfera festive e 28 Nëntorit këtë vit është shoqëruar me nota trishtimi për komunitetin artistik, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Gjatë performancës së tij të fundit, Sinan Hoxha ka gjetur forcën për të bërë një homazh prekës për kolegun dhe mikun e tij të ngushtë. Me një fotografi të madhe të Shpatit të shfaqur në sfondin e skenës, Sinani ndërpreu për pak çaste muzikën për të kërkuar nga publiku 20 sekonda duartrokitje në nderim të tij.

Mes emocionesh të forta dhe me zërin që i dridhej, gati për të qarë, Sinani u shpreh:

“Koleg, mik i mrekullueshëm. Jeta vazhdon kështuqë… ju kërkoj shumë falje por ka qenë mik i ngushtë i joni. Kam dy ditë dhe nuk dija si do këndoja sonte, por ai siç ishte dhe vetëm qeshte non-stop.”

Në mbyllje të fjalës së tij, këngëtari bëri një lutje prekëse që përloti të pranishmit: “Lus Allahun e madh që ai të këndojë atje lart bashkë me engjëjt.”

Ky moment dëshmoi edhe një herë dhimbjen e madhe që ka lënë pas ikja e Shpatit, jo vetëm te familja, por edhe te kolegët që ndanë skenën me të për vite me radhë. /Prive By Liberta Spahiu