Prokuroria zbulon SKEMËN korruptive të AZHBR në Korçë, si u merrnin nga 500 mijë lekë fermerëve!

Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar operacionin hetimor që ka çuar në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes.

Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50 mijë lekë (të reja) për çdo aplikim, me qëllim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë bën me dije se ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 9 shtetasit e përfshirë, konkretisht Andrea Miha, Julian Zgura, Entela Gjata, Ermal Ibri, Dritan Çela, Përparim Rustemi, Bruno Berberi, Endrit Ferati dhe Fatos Ibi.

Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e tyre kriminale ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Viti 2026 vjen me fat për dy shenja të horoskopit! Ndryshime të mëdha në dashuri, karrierë dhe financa

Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin.

Pas një periudhe sfiduese, ku shumë kanë ndier sikur universi i ka vënë në provë, më në fund pritet një kthesë e madhe pozitive në jetën e tyre.

Demi – Stabiliteti më në fund po vjen

Për të lindurit në shenjën e demit, 2026 pritet të sjellë një periudhë të artë. Puna e palodhur dhe durimi që kanë treguar vitet e fundit do të fillojnë të shpërblehen në mënyrë konkrete.

Financat parashikohen të hyjnë në një fazë stabilizimi të fortë, madje me rritje të ndjeshme. Nuk përjashtohen as avancimet profesionale, ofertat e reja të punës dhe mundësitë për investime të suksesshme.

Në planin sentimental, demi beqar mund të njihet me një person që ofron siguri dhe perspektivë afatgjatë, ndërsa ata që janë në një lidhje do të shijojnë një periudhë harmonie dhe thellimi të marrëdhënies. Po ashtu, 2026-a shihet si vit i shërimit të brendshëm dhe kapërcimit të peshave emocionale të së kaluarës.

Luani – Fillimi i një “epoke të artë”

Edhe për luanët, viti që po vjen duket se do të jetë vendimtar. Parashikimet flasin për një periudhë triumfi profesional, ku idetë dhe përpjekjet e tyre do të marrin vëmendjen dhe vlerësimin e munguar. Aty ku janë munduar në heshtje, pritet të marrin duartrokitje.

Në aspektin financiar, shenja e luanit mund të përfitojë nga bashkëpunime fitimprurëse, bonuse ose të ardhura të papritura. Ndërkohë, në dashuri, luanët beqarë mund të përjetojnë një njohje të fuqishme emocionale, ndërsa çiftet do të rifitojnë pasionin dhe harmoninë.

Viti 2026 shihet si një prej viteve më mbështetëse për Luanin, një periudhë ku dëshirat më të guximshme kanë mundësi reale të bëhen realitet.

“Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen”/ Flet demokratja që u përjashtua nga grupi: Kam qenë me PD në ditët e tyre më të vështira!

Anila Aliaj, një nga anëtaret e kryesisë së PD në Kamëz e cila u përfshi në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka ka folur rreth situatës, duke e cilësuar fajin të dyanshëm, edhe nga Noka edhe nga Vokshi.

E ftuar sot në ‘Shqipëria Live’, ajo u shpreh se ata të dy duhet të dorëhiqen para se ti kërkojnë asaj falje, gjë të cilën Aliaj thotë se e kërkojnë një masë qytetarët dhe jo vetëm ajo.

Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit  të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot” dhe më pas ajo është përjashtuar nga grupi i njoftimeve të partisë.

Unë vij nga familje e persekutuar. Edhe ne ditë më të vështira unë nuk ndryshojë. Unë do kisha komunikuar me Berishën po të isha fajtore. Nëse vendos kryesia të më përjashtojë unë prap aty do jem. Kam 12 vite që kontribuojë në PD. Unë afër PD kam qenë në ditët e tyre më të vështira. Për ca të më mundojnë do ia them sy për sy. Unë pasi kam fol kam dalë, por edhe në atë moment që dol ky tha lëre të iki. Nuk e prisja reagimin e Nokës. Faj është edhe i Nokës edhe i Albanës. Faj është 50 me 50. Duhet dorëheqja e Nokës dhe Vokshit, e kërkojnë njerëzit në masë, duket nga reagimet dhe mesazhet e shumta. Ai duhet të dorëheqjet para se të më kërkojë mua falje”, u shpreh Aliaj.

Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve.

Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndwrkombwtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”,  shkruan Presidenti Donald Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Bie versioni i parë, detaje të reja për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, duke ndryshuar versionin që qarkulloi fillimisht në media.

Sipas informacioneve të fundit nga familjarët, raportimi se artisti ndërroi jetë në skenë gjatë një koncerti nuk qëndron.

E vërteta është se Shpati ndodhej në Itali me familjen për një kontroll mjekësor të djalit të tyre, dhe jo për performancë muzikore.

Tragjedia ka ndodhur në banesën ku po qëndronin. Sipas raportimeve në media, këngëtari ishte ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete.

Shkaku dyshohet të jetë një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.

Kjo ngjarje bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se historia po përsëritet; raportohet se edhe babai i Shpatit ishte ndarë nga jeta saktësisht në të njëjtën moshë, 40 vjeç, dhe nga e njëjta arsye, duke vulosur një fat tragjik për familjen Kasapi.

VIDEO / Dua Lipa përzgjidhet nga NBC Sports si imazhi i ekipit amerikan për Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos

Dua Lipa i është bashkuar NBC Sports për të promovuar Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, duke sjellë muzikën, praninë dhe zërin e saj në një fushatë të re të ndërtuar rreth atmosferës së qytetit pritës.

Promocioni u publikua gjatë Paradës së Ditës së Falënderimeve të Macy’s, ku NBC dhe Peacock zbuluan një sekuencë të bazuar në hitin e Lipës “Training Season”. Këngëtarja shfaqet brenda Galleria Vittorio Emanuele II të Milanos me një pallto të zezë, duke lëvizur nëpër hollin historik tregtare ndërsa prezanton disa nga atletet më të dekoruara dimërore të Ekipit të SHBA-së.

Fushata shoqëron performancën e Dua Lipës me paraqitje të shkurtra nga Lindsey Vonn, Mikaela Shiffrin, Alysa Liu dhe Chloe Kim. NBC e pozicionon segmentin si një prezantim të atleteve që pritet të shfaqen në Milano Cortina 2026 dhe përdor rrëfimin e Lipës për të paraqitur secilën figurë përmes një cilësie të vetme përcaktuese. Ajo e përshkruan Vonn si të patrembur, Liu si të hijshme, Shiffrin si historike dhe Kim si në ajër, duke përdorur sinjale të shkurtra dhe të mprehta për t’ua prezantuar praninë e tyre shikuesve.

Klipi lëviz midis rrëfimit të Lipës dhe skenave të katër atletëve në veprim, duke i dhënë strukturë fushatës pa u larguar nga vendi qendror brenda Milanos. Lipa i përcjell replikat e saj në anglisht me momente të italishtes të ndërthurura në sekuencë, duke e mbyllur pjesën me “shihemi atje”.

https://www.youtube.com/channel/UCqZQlzSHbVJrwrn5XvzrzcA

“Kishte stil të çlirët, gazetarët shpesh trajtoheshin me biseda miqësore dhe një gotë uiski”, The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Prestigjozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar këtë të premte një nekrologji Fatos Nanos, duke e përshkruar atë si një figurë kyçe të politikës shqiptare gjatë një periudhe të trazuar 15-vjeçare, e cila filloi pas rrëzimit të regjimit komunist në 1990.

“The Guardian” vlerëson rolin e tij si kryeministër dhe lider i Partisë Socialiste, duke theksuar ndikimin e tij në tranzicionin e Shqipërisë drejt një shoqërie pluraliste dhe ekonomie tregu, si dhe përpjekjet e tij për të ruajtur stabilitetin politik dhe social gjatë karrierës së tij.

SHKRIMI I THE GUARDIAN

Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy figurat, së bashku me rivalin e tij të përjetshëm, Sali Berishën, që dominuan skenën politike të Shqipërisë gjatë 15 viteve të trazuara që nisën me shpërbërjen e sundimit të Partisë Komuniste në vitin 1990.

Ishte karakteristikë e turbullirave politike të kësaj periudhe fakti që, megjithëse u emërua kryeministër katër herë, Nano shërbeu gjithsej vetëm katër vite në atë post.

Nano, i cili ndërroi jetë nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike në moshën 73-vjeçare, e kishte bazuar ndikimin e tij politik në pozicionin e pakontestuar si kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS) deri në vitin 2005.

Si kryeministër në vitin 1991, Nano luajti rol të rëndësishëm në drejtimin (kur ishte e mundur) të tranzicionit kaotik, por kryesisht paqësor të Shqipërisë nga një regjim stalinist i ashpër me ekonomi të komanduar të shembur, drejt një shoqërie pluraliste dhe një ekonomie tregu në formim.

Përfituesi fillestar politik i atij transformimi ishte opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) e Berishës, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet e para vërtet të lira në mars të vitit 1992. Berisha u zgjodh president nga parlamenti i ri. Nano, i cili në vitin 1991 kishte filluar të shndërronte Partinë e Punës së Shqipërisë (PPSH) në PS me orientim socialdemokrat, së shpejti u gjend në burg, pas dënimit për akuza korrupsioni.

Mundësia e dytë e Nanos për të ndryshuar politikën shqiptare erdhi në mars 1997, kur kolapsi kombëtar i skemave piramidale mashtruese çoi në një kryengritje kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të Berishës. Këtë herë trazirat ishin shumë më të dhunshme se në vitet 1991-92, teksa grupet rebele dhe bandat kriminale morën qindra mijëra armë nga depot e ushtrisë.

Në zgjedhjet e parakohshme të qershorit të vitit 1997, socialistët i mundën rëndë demokratët, duke çuar në dorëheqjen e Berishës. Nano u rikthye si kryeministër dhe zhvendosi ekuilibrin e pushtetit nga sundimi de facto presidencial i Berishës drejt një sistemi parlamentar.

Gjatë tetë viteve të sundimit të PS-së që nisën në vitin 1997, ekonomia u stabilizua gradualisht, jeta politike u qetësua dhe konfliktet sociale u lehtësuan. Megjithatë, elektorati u zhgënjye gjithnjë e më shumë nga sundimi egoist, arroganca dhe korrupsioni i pakontrolluar i qeverive socialiste. Kjo solli fitoren e papritur të demokratëve në zgjedhjet e korrikut të vitit 2005, duke i dhënë mundësi Berishës të rikthehej në pushtet.

Kontributi i fundit i madh i Nanos ishte mundësia e transferimit paqësor të pushtetit të PD-së dhe dorëheqja nga drejtimi i PS-së. Pasardhësi i tij, Edi Rama, kryeministri aktual, do ta shndërronte PS-në në një makineri të fuqishme fituese zgjedhjesh.

Nano lindi në Tiranë. Babai i tij, Thanos, do të shërbente më vonë si drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Nëna e tij, Maria (mbiemri i vajzërisë Shuteriqi), ishte nëpunëse shtetërore. Nano u arsimua në gjimnazin elitë “Sami Frashëri” dhe u diplomua për ekonomi politike në Universitetin e Tiranës në vitin 1974.

Pas punës si ekonomist në kombinatin e çelikut në Elbasan, Nano iu bashkua Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, qendra ideologjike e PPSH-së. Ai u bë protezhe i drejtoreshës Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili kishte sunduar Shqipërinë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Politikat gjithnjë e më izoluese të Hoxhës kishin çuar në varfërimin e Shqipërisë në vitet 1980. Vështirësitë ekonomike dhe sukseset e lëvizjeve pro-demokraci në Europën Qendrore e Lindore nxitën protestat studentore në Shqipëri në fund të vitit 1990.

Nano u emërua sekretar i përgjithshëm i qeverisë në dhjetor 1990. Më pas ngritja e tij ishte meteorike: zëvendëskryeministër në janar 1991 dhe, pas rrëzimit të monumentit gjigant të Hoxhës në Tiranë më 20 shkurt, u emërua kryeministër nga pasardhësi i Hoxhës, presidenti Ramiz Alia.

Nano ishte vetëm 38 vjeç në kohën e emërimit. Promovimi i tij synonte të projektonte imazhin e një ndryshimi gjeneratash dhe transformimi politik nga regjimi. Taktika funksionoi dhe ai u emërua kryeministër për herë të dytë pas fitores së PPSH-së në zgjedhjet e para shumëpartiake në mars.

Megjithatë, PPSH kishte një avantazh të madh në burime dhe propagandë ndaj opozitës së sapoformuar. Zgjedhjet e padrejta nxitën protesta në rrugë dhe një grevë të përgjithshme, që çuan në dorëheqjen e Nanos në qershor. Brenda pak ditësh, kongresi i PPSH-së votoi për ta riemërtuar partinë si Partia socialiste (PS) dhe zgjodhi Nanon kryetar.

Pas fitores së PD-së në zgjedhjet e vitit 1992, Nano u arrestua në vitin 1993 dhe në 1994-ën u dënua me 12 vite burg për shpërdorim fondesh shtetërore gjatë kohës si kryeministër. Ai i mohoi të gjitha akuzat dhe u bë martir për socialistët. Ai vazhdoi të drejtonte PS-në nga burgu: bashkëshortja e tij e atëhershme, Rexhina, shërbente si ndërmjetëse mes tij dhe tre zëvendësve.

Gjatë kryengritjes kundër Berishës në vitin 1997, Nano u lirua dhe më pas udhëhoqi socialistët drejt fitores zgjedhore. Ndryshe nga Berisha, ai nuk ishte hakmarrës dhe nuk pati përpjekje për të ndëshkuar liderët demokratë përmes gjykatave.

Mandati i tij i tretë si kryeministër u ndërpre pas një viti nga trazirat pas vrasjes së Azem Hajdarit, politikan i PD-së, në vitin 1998. Demokratët fajësuan qeverinë, por një gjyq i mëvonshëm tregoi se vrasja kishte më shumë lidhje me rivalitetin mes bandave të trafikut të armëve.

Nano u largua përkohësisht nga Tirana dhe për të ulur tensionet ia dorëzoi postin e kryeministrit fillimisht Pandeli Majkos dhe më pas Ilir Metës, ndërsa mbeti në kontroll të përgjithshëm të qeverisë. Kur Meta filloi të afirmohej, Nano u rikthye si kryeministër në korrik 2002 për mandatin e tij të fundit.

Për Nanon, pushteti kishte më pak rëndësi sesa përfitimet materiale që vinin me të dhe patronazhi që ofronte. Ai kishte një stil të çlirët: gazetarët shpesh trajtoheshin me biseda miqësore dhe një gotë uiski.

Stili i rehatshëm i Nanos, vetëkënaqësia e qeverisë dhe përçarja me Metën, i cili kishte krijuar një parti socialiste rivale, çuan në humbjen e PS-së në zgjedhjet e vitit 2005.

Dorëheqja e Nanos nga drejtimi i partisë i dha fund karrierës së tij politike. Një përpjekje për t’u zgjedhur kryetar i shtetit nga parlamenti në vitin 2007 dështoi përballë kundërshtimit jo vetëm të demokratëve të Berishës, por edhe shumë ligjvënësve të PS-së të Ramës, të cilët frikësoheshin se Nano mund të shfaqej si rival i mundshëm për liderin e ri.

Më pas, Nano dhe gruaja e tij e dytë, Xhoana, me të cilën ishte martuar në vitin 2002, jetuan një jetë të qetë, duke ndarë kohën midis shtëpive në Vjenë dhe Tiranë.

Ai lë pas gruan e tij Xhoanën dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Edlirën, nga martesa e tij e parë, e cila përfundoi me divorc, si dhe një djalë të adoptuar që vinte nga martesa e parë e partneres së tij të re, Klajdi.

Lojtari shqiptar i hokejit përfshihet në përleshje me grushta gjatë lojës, bëhet viral reagimi i prindërve (VIDEO)

Një video virale ku dy lojtarë hokeji përfshihen papritmas në një përleshje po qarkullon në rrjete sociale dhe reagimi i familjes së njërit prej lojtarëve po i argëton shumë njerëzit.

Lojtari që mban fanellën me mbiemrin “Xhekaj” dhe ka origjinë shqiptare dhe kjo i ka bërë shqiptarët nëpër komente shumë krenarë.

Florian Xhekaj, 21 vjeç, është lojtar hokeji profesionist që luan si sulmues për Montreal Canadiens në NHL, liga më e madhe dhe më e njohur e hokejit mbi akull në botë. Ai është vëllai i vogël i Arbër Xhekajt, që gjithashtu është lojtar hokeji profesionist dhe luan për Montreal Canadiens.

Djemtë janë me origjinë pjesërisht shqiptare, babai i tyre është nga Drenica e Kosovës, kurse nëna me origjinë çeke. Kur kamera drejtohet te portretet e tyre pasi i biri gjakos kundërshtarin, mamaja duket shumë serioze, gati në zemërim, kurse babai fsheh emocionin dhe buzëqeshjen e madhe kur sheh se po fokusohet prej kamerës. Kjo, nuk u shpëtoi as komentuesve:

“Tipike reagimi i mamit dhe i babit,” tha dikush. “Babi Xhekaj duket i lumtur, mami jo dhe aq,” shtoi dikush tjetër duke qeshur.

Një tjetër komentues përshkroi gjithë skenën me pasion:

“Kamera zhvendoset te familja Xhekaj në tribunë teksa Floriani fillon të përleshet. Nëna ka fytyrë serioze, babai nuk mund të kontrollohet, ngrihet i entuziazmuar… por shpejt merr veten pas një shikimi të shpejtë nga nëna… motra e vogël përpiqet të fshehë buzëqeshjen pas dorës… dhe vëllai i madh buzëqesh nga veshi në vesh, mbështetet mbi bankinë, godet shkopin mbi bord dhe çmendet. Zot i madh, e dua këtë familje, me vlera të sinqerta dhe mbështetje të vazhdueshme! Ndeshje e shkëlqyer, guximi dhe vendosmëria e familjes Xhekaj ishte një faktor i MADH në suksesin e ekipit mbrëmë. Përfshirja 100% sjell motivim për të gjithë ekipin! Faleminderit! Ky është hokej, zemër!” 

Ndiqeni momentin në videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/channel/UCVhibwHk4WKw4leUt6JfRLg

Szczesny habit: Për një vit luajta falas te Barça, duhej t’i ktheja paratë Juves

Historia e rikthimit të Szczesny në futbollin profesionist është thuajse si një roman plot aksion e aventura, me kthesën klasike në fund. Pak ditë pasi kishte njoftuar publikisht lamtumirën dhe mbylljen e karrierës, u gjend i detyruar të rishikonte çdo plan personal, familjar e profesional. Ai u rikthye titullar te Barcelona, ku luan ende sot. Një vendim i marrë nga pasioni dhe dashuria për këtë sport, aq sa pranoi të luante pa fituar asgjë në sezonin e parë katalanas. “Ato që mora, ia dhashë të gjitha Juventusit.”

Lamtumira nga futbolli dhe kthesa për të luajtur te Barcelona

Ngjarjet janë tashmë pjesë e një prej historive më të çuditshme e befasuese të futbollit profesionist. Një kampion që zgjedh të mbyllë karrierën ngaqë nuk ka më hapësirë te klubi i tij i fundit, Juventusi. Kështu e ka shpjeguar gjithmonë Szczesny largimin. Sapo kuptoi se nuk ishte më pjesë qendrore e projektit, preferoi të ndërpriste kontratën, të tërhiqej dhe t’i përkushtohej vetes dhe familjes. Por fati ndërhyri. Dëmtimi i rëndë i Ter Stegen, Barcelona në kërkim të një zëvendësuesi urgjent, propozimi i dëshpëruar për Szczesny. Ai pranoi menjëherë dhe sot është ende titullar në një nga klubet më të mëdhenj në botë.

Szczesny dhe rrëfimi për Lewandowskin

Mes shumë anekdotave që rrethojnë ato ditë kur ai vendosi të ndryshonte jetën e tij përgjithmonë, ende ka disa të pashfaqura që portieri polak pëlqen t’i tregojë. Ai nuk e ka fshehur kurrë se një ndër arsyet kryesore pse Barcelona e kontaktoi ishte miqësia e madhe me bashkëkombësin Robert Lewandowski, edhe ai te Barça:

“Tre ditë para se të njoftoja zyrtarisht tërheqjen time, i thashë Lewy-t se nuk doja të luaja më për asnjë klub… përveç Barçës”, tregoi për GQ Polonia.

“Dhe kur më telefonuan, me siguri e dinin se mund të më bindnin shumë lehtë.”

“Praktikisht luajta falas”

Kështu ndodhi: Szczesny ndryshoi menjëherë vendim, por pasi u konsultua me familjen dhe të afërmit e tij. Pranoi të vishte sërish dorezat dhe të merrte një vend titullari te një klub prestigjioz, një ofertë që vetë ai e ka quajtur marrëzi ta refuzoje. Jo për para: “Nuk ishte se kisha humbur pasionin. Thjesht nuk isha i entuziazmuar nga ofertat e disa klubeve të mëdha. Nuk bëhej fjalë për të negociuar çmimin. Nuk doja të luaja vetëm për para.”

Dhe kështu erdhi zbulimi i ri: te Barcelona ai luajti një vit pothuajse falas. “Po, është e vërtetë, sezonin tim të parë te Barcelona luajta praktikisht falas. Çfarë mora nga klubi, ishte saktësisht shuma që duhej t’ia ktheja Juvens për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.”

Ndërprerja e kontratës dhe klauzola: sa “i detyrohej” Juventusit

Largimi nga Juventusi u bë në mënyrë të njëanshme: Szczesny nuk do të pranonte kurrë të qëndronte si portieri i dytë pas blerjes së re, Di Gregorio. Pas 7 vitesh te klubi, 8 trofeve të fituar (3 kampionate, 3 Kupa të Italisë, 2 Superkupa), në verën e vitit 2024 ai njoftoi ndërprerjen e kontratës para afatit. Kontratë e rinovuar automatikisht deri në qershor 2025.

Asnjë penalitet, asnjë veto nga Juventus, por një marrëveshje “zotërinjsh”. Ndërprerja e parakohshme përfshinte një klauzolë prej 2 milionë eurosh. Një shumë që Szczesny nuk deshi ta linte pezull dhe që u mbulua nga paga e tij e re te Barcelona, po 2 milionë euro në sezon.

Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, sapo kishte festuar ditëlindjen! Para disa vitesh humbi motrën 2 vjeçe, po në aksident

Një përplasje e dhunshme me një makinë, e pasuar nga një rrëzim i fortë në tokë, përfundoi me fatalitet dhe ndwrpreu në mes jetën e një të riu shqiptar në Itali.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kryen CPR në vendngjarje, por situata dukej kritike që nga momenti i parë. Francesco Ajdini, 18 vjeç, i cili jeton me familjen e tij në Praticello di Gattatico, vdiq pas një aksidenti rrugor dje pasdite, rreth orës 16:00, në Sorbolo di Parma, në Reggio Emilia.

Sipas raportimeve fillestare, djaloshi po udhëtonte me një motor “Scooter” në Via Marconi, pranë stacionit të trenit – përgjatë Rrugës Provinciale 62 – kur ndodhi përplasja e tmerrshme me një makinë.

Sipas një rindërtimi fillestar, pranë ish-supermarketit Tigotà, një Fiat i drejtuar nga një burrë po kthehej majtas kur u përplas me skuterin 125cc të drejtuar nga një 18-vjeçar, i cili po udhëtonte drejt Reggio-s. I riu, i cili mbante një helmetë, përfundoi në asfalt.

Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, sapo

Vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe njësia e Ndihmës Publike nga Parma nxituan në vendngjarje; u dërgua edhe një helikopter shpëtimi. Paramedikët u përpoqën ta ringjallnin, por plagët e marra nga përplasja me rrugën rezultuan shumë serioze.

Aksidenti u vlerësua nga oficerët e karabinierëve të njësisë së Parmës, së bashku me kolegët nga stacioni i Sorbolos, me mbështetjen e policisë lokale të Unione Bassa Est dhe zjarrfikësve.

I riu, me origjinë shqiptare, kishte mbushur moshën madhore më 18 gusht.

Komuniteti i prekur, kryebashkiaku: Familje e mirë dhe e ndershme!

Familja e tij, e përbërë nga prindërit e tij dhe një motër më e madhe, kishte qenë pjesë e komunitetit Gattatico për shumë vite. Kryetari i bashkisë Daniele Finucci, mjek familjeje, i njeh ata personalisht sepse kanë qenë pacientët e tij për shumë vite.

Lajmi tragjik trishtoi mbledhjen e djeshme të këshillit të Unione della Val d’Enza, në të cilën po merrte pjesë Finucci, informon media italiane.

“Ata janë një familje e mirë dhe e ndershme, me parime të shëndosha, si Francesco, i cili gjithashtu ndoqi shkollën në qytetin tonë”, tha kryetari i bashkisë së Gattatico. “Jam i trishtuar dhe shpreh ngushëllimet e mia në emër të Bashkisë”, shtoi ai.

Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, sapo

Në gusht festoi datëlindjen e 18-të

Në faqen e Facebook-ut të babait të viktimës, Flamur Ajdini, foto dhe video shfaqen në një postim të publikuar në shtator që përshkruan festën e 18-vjetorit të të birit:

Francesco kërcen, duke mbajtur duart me të rinj të tjerë dhe madje duke përfshirë edhe të afërm të ngushtë; më pas ai shfaqet duke buzëqeshur para një torte blu, i rrethuar nga tullumbace blu dhe të bardha, i përqafuar nga prindërit dhe motra e tij.

Historia e dhimbshme: Në vitin 2004, Sara e vogël 2 vjeçe, vdiq

Babai është kopshtar për një kompani në Collecchio, Ab Global Service srl, e cila ofron shërbime të ndryshme si mirëmbajtja e rrugëve, reagimi ndaj emergjencave, zhvendosja e dheut, prishja, punimet e ndërtimit, pastrimi i borës dhe punët bujqësore.

“Flamuri ka punuar për ne për disa vite si mirëmbajtës i tokës”, konfirmon pronari Luca Accorsi. “Jam i shokuar”, thotë ai. “Babai është një njeri i mirë dhe ky lajm na trishton thellësisht”.

Hetime të mëtejshme do të kryhen tani për të vlerësuar aspekte të tjera dhe për të sqaruar përfundimisht rrethanat e incidentit.

Fatkeqësisht, kjo nuk është tragjedia e parë që godet familjen Ajdini: në vitin 2004, përsëri në një aksident katastrofik rrugor, vdiq Sara dyvjeçare, motra e Franceskos.

Galeria fotografike (

1 / 2

)