Hiqej si DREJTOR policie, DETAJE si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe POLICËVE në Portin e Durrësit!

Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare.

Hetimet zbuluan se i riu hiqej si polic, madje në disa raste edhe si drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie.

Gjithashtu, duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.

Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë.

Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.

Sipas burimeve hetimore, 20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

ΡërIeshje mes tifozëve në Greqi, ultrasit υrasin me t. hikë të riun

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Chalkida të Greqisë, ku një 23-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një përleshjeje të dhunshme mes dy grupe tifozësh.

Sipas autoriteteve, në konflikt u përfshinë 8 persona, të ndarë në dy grupe. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Dy nga të arrestuarit kanë marrë plagë gjatë sherrit që ndodhi në rrugën Lilantion.

Sipas burimeve policore, 23-vjeçari i vrarë dhe pesë nga gjashtë personat e arrestuar nuk kishin qenë më parë të skeduar nga policia. Ndërsa i gjashti, një 19-vjeçar, rezulton me precedentë penalë dhe i njohur si kontingjent krimi. Një person i shtatë ende nuk është identifikuar dhe po kërkohet nga policia. Viktima është transportuar me një automjet privat nga persona të panjohur në spitalin e Halkidës, ku është braktisur në hyrje. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Zëdhënësja e policisë greke (ELAS), Constantia Dimoglidou, konfirmoi se tetë persona kanë qenë të përfshirë në ngjarje, të ndarë në dy grupe rivale. Ndërkohë, pak më vonë ndodhi një incident i dytë pranë Sheshit Eleftherias, ku një 20-vjeçar u gjet i mbuluar me gjak dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Chalkidës. Sipas të dhënave të Protothema, 20-vjeçari po trajtohet nën mbikëqyrjen e policisë dhe nuk është në rrezik për jetën. Ai ka fraktura dhe një plagë me thikë nën sy

Momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës humbi jetën (VIDEO)

Futbolli serb është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi të dielën në kampionat, ku trajneri i Radnicki 1923, Mladen Zizovic, humbi jetën në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes ndaj Mladost.

Zizovic u rrëzua papritur pranë vijës anësore në minutën e 22-të, ndërsa stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Trajneri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u pezullua përkohësisht. Vetëm pak minuta pas rifillimit të lojës, skuadra dhe publiku morën lajmin tragjik: Zizovic nuk ia kishte dalë të mbijetonte.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale treguan skena të dhimbshme, me lojtarët që shpërthenin në lot dhe përqafonin njëri-tjetrin në mes të fushës. Pas lajmit të hidhur, arbitri vendosi ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes.

Mladen Zizovic, i cili kishte marrë drejtimin e Radnicki 1923 vetëm më 23 tetor, kishte udhëhequr ekipin në tre ndeshje. Ish-mesfushori boshnjak u tërhoq nga futbolli në vitin 2016 dhe numëronte dy paraqitje me kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës. Ai ka luajtur edhe në Shqipëri, me Tiranën gjatë sezonit 2010–2011, ku zhvilloi 14 ndeshje dhe shënoi një gol.

Zizovic la pas tre fëmijë. Federata Serbe e Futbollit shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e tij, duke e cilësuar si “një figurë të dashur dhe të respektuar të futbollit ballkanik”.

“Pusho në paqe, Mladen. Dashuria jote për futbollin dhe trashëgimia që le pas do të mbeten përgjithmonë,” shkroi Federata në njoftimin zyrtar.

Rama këshillon Veliajn: Dërgo në Kushtetuese kërkesën për masën e sigurisë

Në reagimin me tre pika për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në detyrë Erion Veliajn si Kryebashkiak të Tiranës, Edi Rama thotë se dy pikat e para janë përmbushur, ndërsa për të tretën sugjeron thotë se koha do ta provojë ose jo.

Në pikën e tretë, Kryeministri thotë tekstualisht:

“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo”.

E thjeshtuar: Rama këshillon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që të ankimojë në Kushtetuese masën e sigurisë arrest me burg.

Ligjërisht, një kërkesë e drejtpërdrejt në Kushtetuese për masat e sigurisë do të refuzohej nga kjo gjykatë për mungesë kompetence, sepse legjislacioni parashikon gjykatat e tjera për masat shtrënguese.

Por, ajo që Veliaj mund të depozitojë në Kushtetuese është kërkesa që kjo gjykatë të shqyrtojë nëse në rastin e tij është shkelur parimi i proporcionalitetit me mbajtjen nën arrest me burg, pavarësisht se hetimet janë mbyllur dhe SPAK ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për gjykim

Ish banorja e Big Brother VIP publikon FOTON i ntime nga tualeti me këngëtarin e njohur!

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Jori Delli, është shpeshherë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe fansave për jetën e saj private.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në InstaStory, ku shfaqet para pasqyrës së tualetit me pizhama, ndërsa në krah të saj qëndron këngëtari i njohur italian Fred de Palma.

Edhe pse Jori nuk ia ka zbuluar fytyrën e tij në foton, detajet e postimit janë të mjaftuan për të konfirmuar romancën e tyre.

Jori është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe jeta e saj private. Me konfirmimin e kësaj lidhjeje me këngëtarin italian, modelja ka “thyer” zemrat e mijëra djemve shqiptarë.

Galeria fotografike (

1 / 21

)

Raportet e Progresit të vendeve kandidate/ Marta Kos: Mali i Zi përpara Shqipërisë në BE!

Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ecurinë e tyre në këtë proces, përfshirë Shqipërinë.

Në fjalën e saj, Kos vlerësoi veçanërisht Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më të shpejtë, ndërsa e cilësoi Malin e Zi si më të përgatiturin në Ballkan për fazën e ardhshme të procesit të zgjerimit.

Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me vendet kandidate dhe rolin e reformave si faktor kyç në ecurinë e tyre drejt BE-së.

Vendet aspirante duhet të përgatiten për përgjegjësitë e integrimit. Ne duhet të përgatitemi për një Bashkim Evropian më të madh. Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2026, Shqipëria në vitin 2027 dhe Moldavia në vitin 2028.

Këto ambicie janë më të rëndësishme se vetë vitet, dhe Komisioni po i ndihmon vendet në realizimin e tyre. Këto vende kandidate kanë realizuar një pjesë të rëndësishme të ambicieve të tyre.

Kjo do të thotë se Mali i Zi është më i përgatituri për t’u anëtarësuar në BE. Nga matjet e bëra për periudhën 2024–2025, përgatitja e përgjithshme e Malit të Zi rezulton më e fortë. Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë: 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe një pritet të hapet në nëntor”, tha Kos.

Incidenti / Dhjetra të rinj me maska ndërpresin eventin kulturor serb në Kroaci: Plehra, largohuni andej nga keni ardhur!

Një incident ka ndodhur në një event kulturor serb në Split të Kroacisë, ku dhjetra të rinj të maskuar kanë vërshuar brenda ambienteve duke ndaluar organizimin.

Eventi “Mbrëmje folklorike” e organizuar nga Organizata Kulturore Serbe Prosvjeta do të duhej të mbahej në sallën e pallatit të qytetit të Splitit.

Në një moment, dhjetra të rinj të veshur me të zeza dhe të maskuar kanë vërshuar brenda ambienteve duke lëshuar thirrje të tipit “Plehra. Largohuni andej nga keni ardhur. Ikni dhe nuk do ju prekim me dorë”.

Incidenti ka shkaktuar edhe reagimin e kryeministrit Andrej Plenkovic, i cili ka thënë se autoritetet po kërkojnë të identifikojnë kush janë organizatorët e të rinjve të cilët i ka quajtur “Ustasha” dhe ka thënë se eventi serb do të vijojë të mbahet.

VIDEO

PROGRES-RAPORTI/ BE “shuplakë” Qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por ai është aktiv në gjithë Shqipërinë!

Progres-raporti i Bashkimit Europian për qasjen e qytetarëve shqiptarë në internet dhe punën e mediave online, i ka dhënë një shuplakë të fortë Qeverisë shqiptare, veçanërisht për mbylljen e platformës “Tik Tok” dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Siç shkruhet e zeza mbi të bardhë, arsyetimi publik ishte mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme, ndërkohë që aktualisht “Tik Tok” është i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit nga qeveria.

“Në mars të vitit 2025, qeveria vendosi të pezullojë aksesin në një platformë të madhe të mediave sociale në të gjithë vendin për 12 muaj me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme. Ndërsa nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit, platforma është e arritshme në të gjithë vendin pas një marrëveshjeje për të siguruar filtra për gjuhën e urrejtjes në gjuhën shqipe. Kapaciteti i sigurisë kibernetike të mediave është përgjithësisht i dobët. Disa sulme kibernetike kundër mediave ndodhën gjatë periudhës së raportimit”, thotë progres-raporti i BE.

Rrjeti social shumë i përhapur dhe i përdorur në Shqipëri, u vendos të mbyllej si pasojë e një vendimi të Qeverisë shqiptare, për një periudhë 12 mujore, pas disa ngjarjeve që ndodhen mes adoleshentëve dhe u tha se origjina e konflikteve ishte “Tik Tok”. Opozita akuzoi qeverinë se mbyllja ishte vetëm për të penalizuar zërat kritikë gjatë fushatës.

Gjithashtu, në dokumentin zyrtar të Bashkimit Europian që skanon punën e qeverisë shqiptare, i kushtohet vëmendje dhe vetërregullimit të medias, si dhe kushteve të punës së gazetarëve, veçanërisht atyre në tregun online.

“Vetërregullimi në sektorin e medias mbeti i dobët dhe i penguar nga burimet e kufizuara, një peizazh mediatik i polarizuar dhe përdorimi i vazhdueshëm i retorikës nxitëse në debatin publik. Mbetet e rëndësishme të sigurohet mbështetja për iniciativat vetërregulluese dhe të promovohet respektimi i kodeve etike në të gjithë sektorin”, vijon dokumenti.

Progres-raporti evidenton problemet me pagat, ngarkesën e punës dhe autocensurën, për të cilën thotë se mbetet e përhapur dhe e nxitur nga presioni politik.

Siguria e kufizuar në punë dhe kushtet e këqija të punës për gazetarët, të kombinuara me vetëcensurë dhe presion nga aktorët politikë dhe pronarët e mediave, vazhduan të paraqesin sfida serioze për gazetarët. Problemet mbeten me pagat e papaguara, ngarkesat e tepërta të punës dhe pasigurinë në punë, veçanërisht në mediat lokale dhe online.

Organizatat e lirisë së medias raportuan të paktën 13 ankesa të reja zyrtare në Inspektoratin Shtetëror të Punës midis shtatorit 2024 dhe marsit 2025. Autocensura mbetet e përhapur, e nxitur nga presioni politik, kërcënimet ligjore dhe varësia ekonomike“, përmbyllet ai.

Vlerësimi progresit të Shqipërisë, Rama: Le të vazhdojmë, përpara, së bashku!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raporteve nga Komisioni Evropian, të prezantuara nga komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos e cila përgëzoi vendet e Ballkanit Perëndimor për hapat e ndërmarrë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Në raport, Kos përmend Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më të lartë gjatë vitit, ndërsa veçon Malin e Zi si vendin më të përgatitur në rajon për procesin e zgjerimit.

Komisionerja nënvizoi gjithashtu ritmin e shpejtë të hapjes së grup-kapitujve nga Shqipëria dhe progresin e dukshëm në reformat institucionale dhe ligjore, që po e afrojnë vendin me standardet e BE-së.

Në reagimin e tij, kryeministri Rama vlerësoi raportin si një konfirmim të qartë të punës së bërë nga qeveria shqiptare në procesin e integrimit dhe theksoi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“MartaKosEU: “Po, e kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë në tryezën e BE-së. Le të vazhdojmë, përpara, së bashku”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Bonusi i fundvitit për pensionistët/ Ministri Malaj: 100 dhe 150 mijë lekë në varësi të pensionit!

Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se bonusi për pensionistët këtë fundvit do të jetë 100 mijë lekë për pensionistët që marrin pension mbi 200 mijë lekë.

Ndërsa kush ka pension nën 200 mijë lekë do të marrin  150 mijë lekë bonus.

“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka bonus mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha ministri Malaj.

Në komisionin e Ligjeve, Malaj ka deklaruar se deri në fund të mandatit, pensioni minimal do të jetë 200 euro ndërsa mesatari do të jetë 400 euro.  

“Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë e Ekonomisë për rritjen e pensioneve, dhe besoj se përgjigjet do ti merrni në buxhetin e vitit 2026”, tha Malaj.