Rexhina nuk i vajti fare? Kush eshte gruaja e moshuar qe ngaterroi dynjane ne varrimin e Nanos!

Këtë të diel, 2 nëntor, vendi ynë u zhyt në zi! Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe qindra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit, Fatos Nanos, njeriut që shënoi me gërma të arta emrin e tij në historinë shqiptare.

Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, dhe tre fëmijët shtrënguan duart dhe pranuan ngushëllimet nga qytetarë të thjeshtë, politikanë, gazetarë, njerëz të artit, kulturës, sportit dhe figura të shquara të Shqipërisë.

Por, vëmendje mori edhe mungesa e Rexhina Nanos, ish-bashkëshortes së Fatos Nanos, dashurisë së tij të parë dhe shoqes së gjimnazit e cila i dhuroi dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën.

Shumë u përfol nëpër media prezenca e saj, madje në disa prej tyre një tjetër grua u tha se ishte Rexhina Nano. Por, Newsbomb mëson ekskluzivisht se ish-bashkëshortja e Nanos nuk mori pjesë në homazhet e zhvilluara ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Gruaja e cila u përfol se ishte Rexhina Nano është Shefikat Ngjela, biznesmenia nga Tirana.

Rrugëtarja e Fatos Nanos në vitet më të vështira, a

Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë më 31 tetor, në moshën 73 vjeçare, duke shënuar fundin e kapitullit të jetës së tij dhe një nga më të rëndësishmit e Shqipërisë pluraliste, si “arkitekt” i Partisë Socialiste.

Lideri historik i së majtës shqiptare, me ikjen e tij ka lënë në trishtim familjen e parë dhe atë politike, bashkëpunëtorët e shumtë dhe miqtë e pafundëm.

Rexhina Nano, bashkëshortja e tij e parë, u tha se i ka qëndruar pranë deri në ditët e fundit të jetës. Ajo ishte vajza që i vodhi zemrën në rininë e tij të hershme kur ishin gjimnazistë të “Sami Frashërit” dhe e ndoqi në rrugën e tij për gati tre dekada.

Ata qëndruan të martuar për 27 vjet, deri në vitin 2001, kur lideri historik i Partisë Socialiste njoftoi se për shkak të shumë zhvillimeve, kryesisht të këqija, martesa e kishte humbur qëllimin e saj.

Rexhina Nano ishte mjaft elegante, e bukur dhe fisnike. Të tillë mund ta përshkruash edhe sot, pasi divorci nuk mundi ta ndante dot nga shoku i saj i gjimnazit, me të cilin lidhën kurorë dhe sollën në jetë dy fëmijë që i kanë bërë gjyshër, Edën dhe Sokolin.

Fati e deshi që ata të mos ishin më bashkë, pas vitit 2001 kur dhe u ndanë ligjërisht, ndërsa ndoqën secili rrugën e tij.

Zyrtarizohet fundi i Belindës! Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos, ja çfarë iu ndodhi te dyve

Statusi i ri me të cilin SPAK pagëzoi Belinda Ballukun duke e shpallur “të pandehur” për tenderin e tunelit të Llogarasë ka ngritur pikëpyetje të shumta për të ardhmen e saj politike. A do të vazhdojë Edi Rama t’i besojë një “të pandehure” drejtimin e qeverisë në mungesë të tij? Apo do ta largojë Belinda Ballukun, siç ka bërë me bashkëpuntorët e tjerë që iu akuzuan për korrupsion?

Nëse e mban ende në detyrë bëhen më të forta hipotezat se punët e pista i kanë bërë bashkë. Dyshimet janë se kësaj radhe Edi Rama nuk flet dot për “mollë dhe dardha” që i janë ngrënë pas shpinës. Formula, me të cilën “lau duart” me Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Lefter Kokën dhe të tjerë funksionon vetëm nëse kryeministri bën një hap pas nga Balluku, jo nëse e ruan të paprekur kontratën që ka me të.

Por 48 orë pasi Balluku doli nga SPAK, ende nuk ka asnjë akt konkret nga Rama, ndërsa është folur për një përplasje me tone të ashpra në takimin që ndodhi në kryeministri ditën kur Balluku u shpall e pandehur.

Radha e qytetarëve jashtë pallatit të Kongreseve, miq dhe dashamirës që kryen homazhe për Fatos Nanon
Për të kuptuar më shumë nëse ekziston vërtet një krisje mes Ramës dhe Ballukut, ia vlen të shihet sjellja e tyre në publik. Këtë të dielë, të dy ishin në homazhet për Fatos Nanon.

Ceremonia zgjati pak më shumë se një orë dhe si Rama, ashtu dhe Balluku ishin pranë njëri-tjetrit. Fotot që u shpërndanë nga LSA tregojnë diçka më shumë nga regjia e kryeministrisë.

Në to vihet re se Rama dhe Balluku u kujdesën që të mos takohen, duke qëndruar ftohtë dhe pa u përshëndetur. Le t’i marrim me radhë.

Salla e pritjeve për homazhet e Fatos Nanos

Arkëmorti me trupin e Nanos ishte vendosur në mes dy rreshtave me karrige. Në të majtë qëndronin ulur familjarët dhe miqtë më të afërt të të ndjerit. Në të djathtë, ishin caktuar të uleshin bashkëpuntorë dhe politikanë me të cilët ai punoi ndër vite. Në foton më lart duken vendet bosh të politikanëve, ndërsa familjarët përcillnin dashamirësit e Nanos që kryen homazhe.

Edi dhe Linda Rama mbërritën pak më vonë se të tjerët në ceremoni. Ndërkohë që pritej të vintë çifti kryeministror, në hollin e Pallatit të Kongreseve kishin mbërritur thuajse të gjithë politkanët dhe zyrtarë të caktuar për t’u ulur sipas protokollit, siç duket në foton më poshtë.

Vendi bosh i Ramës pranë Arta Dades në homazhet për Fatos Nanon
Vendi bosh i Edi Ramës pranë Arta Dudes në homazhet për Fatos Nanon

Vini re me kujdes foton më lart! Protokolli kishte përcaktuar që Edi dhe Linda Rama të uleshin në dy karriget që janë bosh. Në njërin cep të rreshtit, Linda Rama do të kishte përkrah Niko Peleshin, kurse krah saj, Edi Rama do të kishte pranë Arta Daden ose Gramoz Ruçin. (Të dy ndërrojnë vendet më vonë)

Balluku është caktuar të ulet disa vende më tej. Mes Ballukut dhe Ramës është Arta Dade, Gramoz Ruçi, Albin Kurti dhe Ali Ahmeti. Distanca ishte e konsiderueshme. Kjo i dha mundësi të dyve ta shmangin njëri-tjetrin edhe në vazhdimin e ceremonisë.

Edi dhe Linda Rama mbërrijnë në ceremoni dhe nderojnë para trupit të Fatos Nanos
Edi dhe Linda Rama mbërrijnë në ceremoni dhe nderojnë para trupit të Fatos Nanos

Në momentin që çifti, Edi dhe Linda Rama u shfaqën në ceremoni, ata fillimisht nderuan përballë arkëmortit të Nanos siç duket në foton më lart. Pastaj takuan familjarët e Nanos dhe u drejtuan tek vendet e lëna bosh për ta.

Edhe pse aty ishte Albin Kurti i ardhur nga Kosova dhe Ali Ahmeti që kishte udhëtuar nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Edi Rama u ul menjëherë në vendin e tij, pa përshëndetur askënd. Veprimi dukej i ngurtë dhe pa takt.

Vetëm pasi ishte ulur bashkë me Lindën në vendet e caktuara, Rama kthehet për t’i dhënë dorën miqve që kishte në krah, njëri pas tjetrit.

Fillimisht përshëndet Gramoz Ruçin dhe pastaj zgjat dorën për të takuar Arta Daden. Hedh sytë më tej dhe zgjat dorën për ta shtrënguar me Albin Kurtin. Por pa u çuar nga vendi.

Rama duke takuar Kurtin

E çuditshme në takimin e duarve me Kurtin është se Rama e mban kokën ulur, sikur përpiqet të shmangë sa më shumë hedhjen e vështrimit në krahun e tij të majtë, tek personat që ishin pas kryeministrit të Kosovës.

Madje në një foto të dytë, Rama duket se e ka kthyer kokën me shpejtësi djathtas, ndërsa ende ishte duke shtrënguar duart me Albin Kurtin. Shikoni foton më poshtë:

Edi Rama duke shtrënguar dorën me Albin Kurtin në homazhet për Fatos Nanon
Edi Rama duke shtrënguar dorën me Albin Kurtin në homazhet për Fatos Nanon

Rama duket që jo vetëm nuk lëviz nga vendi kur takon Kurtin, por tenton të kthehet sa më shpejt në anën tjetër, ku është Linda Rama.

Ndërkohë pak momente më pas, një foto tjetër e tregon kryeministrin teksa hedh sytë vjedhurazi pas shpinës së Albin Kurtit. Duket se ka pikasur aty Ali Ahmetin, mikun e tij që ka udhëtuar nga Maqedonia e Veriut. Shikojeni më poshtë:

I ndërgjegjshëm se është treguar shpërfillës kur është ulur pa ia hedhur sytë askujt, Rama duket se po tenton të korrigjohet. Ka shfaqur një sjellje gati harbute për të shmangur Belinda Ballukun, por si duket në sytë e mikut të tij Ali Ahmetit?

Me trupin e drejtuar, në pritje të një shenje nga Ali Ahmeti, Rama ka kërkuar një shikim. Duket se e gjen. Menjëherë përkulet dhe i zgjat dorën sikletshëm Ali Ahmetit. Foto poshtë:

Rama takohet me Ali Ahmetin në homazhet e Fatos Nanos
Rama takohet me Ali Ahmetin në homazhet e Fatos Nanos

Përpiqet t’i mbajë duart sa më gjatë shtrënguar, por më tej qëndron e ulur Belinda Balluku. Zv.kryeministrjes nuk i lëviz asnjë muskul në fytyrë. Për të shmangur ndonjë shikim me Ballukun, Rama e heq shpejt shikimin dhe e kthen kokën në anën tjetër. Shikoni foton më poshtë:

Rama duke takuar Ali Ahmetin, ndërkohë që kokën e ka kthyer në anën tjetër
Rama duke takuar Ali Ahmetin, ndërkohë që kokën e ka kthyer në anën tjetër

Në foton më lart është pamja më domethënëse e parehatisë së Ramës në sallë. Majtas ka dorën shtrënguar me Ali Ahmetin, ndërsa kokën e ka kthyer kokën djathtas. Nuk do që t’i dhurojë asnjë vështrim Belinda Balluku.

Kjo e fundit ka qëndruar ftohtë, gati e nervozuar thuajse gjatë të gjithë ceremoniësë. Në foton më poshtë duket një Belinda Balluku e trishtuar, thuajse e zymtë. Kuptohet, jo për largimin nga jeta të Fatos Nanos.

Ndoshta për herë të parë, po provon ndjesinë e lëshimit nga udhëheqja, pasigurinë e të mos pasurit të pushtetit, që deri dje ia kishin falur me bujari.

Belinda Balluku në ceremoninë e homazheve të Fatos Nanos në Pallatin e Kongreseve
Belinda Balluku në ceremoninë e homazheve të Fatos Nanos në Pallatin e Kongreseve

Në ceremoni folën njëri pas tjetrit, bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana, djali i tij ,Sokoli dhe në fund Edi Rama.

Pas fjalës së Ramës, arkivoli u ngrit nga ushtarët e gardës, të veshur me kostum ceremonial. Pas tyre, ecnin një Xhoana Nano e përlotur që mbahej në krahët e Linda Ramës.

Kortezhi i ndoqi pas në heshtje. Gjatë ecjes në bulevard, Edi Rama qëndroi në pjesën më të madhe të kohës me Albin Kurtin. Përkrah tij, ecte Gramoz Ruçi me Ali Ahmetin.

Kortezhi që shoqëroi arkivolin e Fatos Nanos në bulevard
Kortezhi që shoqëroi arkivolin e Fatos Nanos në bulevard

Pjesë e kortezhit ishte edhe Belinda Balluku. Edhe pse mban numrin dy në qeveri, “Bela” u duk thjesht një numër rastësor me turmës së deputetëve dhe ministrave që ndoqën me sy lëvizjet e saj dhe të Ramës. Në korridoret e partisë përflitet për një kërkesë për dorëheqje për “të pandehurën”. Ende asgjë nuk është e konfirmuar.

E sigurtë është se Rama bën çmos të distancohet nga çdo bashkëpuntor që ka telashe me prokurorët e SPAK-ut. Jo të gjithë i shkarkon menjëherë, por me të gjithë e ka nisur duke u hequr vështrimin./Lapsi.al

Shofere kujdes! Ndryshon totalisht cmimi i siguracionit te makinave, ja sa do paguani nga janari

Artur Ribaj ish-drejtor i mbikëqyrjes në tregun e sigurimeve në AMF, gjatë një interviste televizive komentoi se rezoluta e miratuar në komisionin e ekonomisë ishte një hap në drejtimin e duhur.

Sipas tij ka gjithmonë vend për përmirësime, ndaj dhe sugjerimet e propozuara nga kuvendi janë më të drejta ndaj konsumatorëve.

Z. Ribaj është i mendimit se tregu vendas duhet të shkojë drejt një primi, sigurimi të makinës në mënyrë të personalizuar.

“Çdo kompani e ka historikun për çdo shofer në vend. Mundësitë janë që siguracioni të jetë i personalizuar, pra secili të paguajë sipas historikut të tij. për mua është e pa pranueshme që viti zero të nisë në 2025. Çdo shofer ka një historik dhe eksperiencë më të gjatë për të marrë në konsideratë. Ndaj do të ishte më e drejtë që TPL-ja, të mos ishte e unifikuar për të gjithë njësoj”, tha Ribaj.

Por me rezolutën e miratuar nga komisioni i ekonomisë, tashmë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të duhet të rishohë edhe një herë rregulloren që parashikon faktorët e riskut. Në 2024 AMF miratoi 7 faktorë që përbëjnë dhe çmimin final të primit. Por a do të jenë gati rregullat e reja deri në fund të dhjetorit?

“Mbetet me pikëpyetje nëse do të jenë gati rregullat e reja deri në fund të dhjetorit, për ti hapur rrugë zbatimit në janar 2026. Tashmë grupi i punës që ka punuar për këtë sistem, duhet të mblidhet sërish për të reflektuar sugjerimet e kuvendit. E shoh të vështirë rishikimin e skemës  brenda dy muajve”, tha Ribaj.

Me rregullat në fuqi dhe me skemën e prezantuar nga AMF, nëse sistemi do të nisë të zbatohet ai parashikon që të ofrojë më shumë ndëshkim sesa bonus për shoferët. Duke marrë në konsideratë se viti zero është 2025, shembujt e ilustruar tregojnë se shoferët e rregullt nuk përfitojnë bonuse.

FOTO/ Habit motra e Uanda Narës tregon: Ajo donte që të lidhesha me Ikardin, sa herë shkoja në …

Zaira Nara, motra e Uanda Narës, ka treguar një histori të pabesueshme që ka ndodhur shumë vite më parë dhe që përfshinte edhe Mauro Ikardin.

Ajo ka zbuluar se në periudhën kur Uanda ishte e martuar me Maksi Lopez, ajo kishte tentuar që të lidhte motrën e saj pikërisht me Mauro Ikardin, atë me të cilin ajo do të niste vetë një histori të denjë për telenovela.

Uanda më prezantoi Mauron, ajo ishte martuar me Maksi Lopez dhe unë isha single. Së bashku vendosën që të më prezantonin dikë, ai dikush ishte Mauro Ikardi, shok skuadre i Maksit te klubi ku luanin.

Unë nuk dëshiroja, por organizonin gjithmonë diçka. Sa herë që shkoja në shtëpinë e motrës time, ai ishte atje. Falë Zotit nuk u dhashë kurrë të drejtë, pasi më pas u bë babai i dy mbesave të mia bukuroshe”, shpjegoi Zaira.

Uanda u bë e rëndë dhe insistonte, ma solli surprizë, kur unë vazhdoja t’i thosha “jo”, kur u organizua një udhëtim. Asokohe u inatosa me të.

Pastaj u lidha me një djalë, u ndava prej tij dhe shkova në Itali për të shfryrë nervat me motrën time.

Sapo mbërrita, më tha “Po dal me Mauron”. Unë desha të flisja për problemet e mia, më kishte paguar biletën e gjithçka për të biseduar, por sapo mbërrita më tregoi këtë gjë”, zbuloi Zaira ngjarjet e ndodhura disa vite më parë.

Galeria fotografike (

1 / 11

)

FOTO/ Çfarë po ndodh me Egli Takon? Ish-banorja e Big Brother VIP PROBLEME financiare!

Këngëtarja Egli Tako ka dhënë një njoftim të papritur në rrjetet sociale, duke njoftuar mbylljen e kanalit të fansave, i cili quhej “Egli’s Family GCH”, për shkak të problemeve me pronësinë.

Në njoftimin e saj të ndarë në “Instagram”, ajo sqaroi situatën, duke u shprehur e zhgënjyer: “Zemrat e mia, duke uruar të jeni mirë, dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për gjithë suportin dhe dashurinë që ma jepni me kursim, dua t’ju lajmëroj se ky kanal nuk është në pronësinë time dhe mund të bëni unsubscribe lirisht, pasi e di që e keni suportuar në nisje të projekteve të mia, por nuk do të ketë më asnjë aktivitet lidhur me mua dhe emrin tim në vazhdim”.

Ajo u kërkoi ndjekësve të bënin unsubscribe dhe premtoi se do të hapë një kanal të ri për projektet e saj muzikore: “Deri në hapjen e një kanali të ri mbi projektet e mia muzikore, po ju një përqafim të madh dhe ju dua shumë!” por çfarë ndodhi me Eglin?

Qëkur doli nga “Big Brother”, artistja nisi të angazhohej më seriozisht me muzikë, duke gjetur çdo hapësirë për bashkëpunime.

Por mes shumë kontratash të lidhura, duket se disa prej tyre kanë shkuar keq. Dështimi i parë nisi me bashkëpunimin me Fifin.

Ka qenë artistja nga Kosova, ajo që kishte pranuar të merrej me realizimin e këngëve dhe videoklipeve për Eglin, por mes tyre ka pasur pakënaqësi për ndarjen e të ardhurave nga këto projekte.

Thuhet se Egli ka kërkuar një përqindje më të lartë nga fitimet, gjë që Fifi nuk e ka pranuar, çka ka çuar në një krisje të dukshme të marrëdhënies së tyre.

 Pas këtyre problemeve për fitime më të mëdha të kërkuara nga Egli, e njëjta situatë është përsëritur me kanalin e fansave.

Artistja ka kërkuar që të ketë fitime më të mëdha nga audienca e krijuar, çfarë edhe ka nisur përplasjet mes saj dhe atyre që menaxhonin kanalin. Pas pretendimeve, Egli, ka bërë thirrje që ndjekësit të largohen nga kjo faqe.

Duket se problemet me financat që pas daljes nga “Big Brother” kanë qenë kryefjala e karrierës së Eglit. Pretendimet e këngëtares kanë qenë shumë të larta, në krahasim me atë që ajo ofron.

Galeria fotografike (

1 / 5

)

Pritje “gala” për ambasadoren e re amerikane në Greqi, ish prezantuesja e Fox News takohet edhe me këngëtarin Kostandin Argjiro

Një pritje e veçantë i është rezervuar ambasadores së re amerikane në Athinë, ish-moderatoren e Fox News, Kimberly Guilfoyle. Si mbështetëse e zjarrtë e presidentit amerikan Donald Trump, ajo u përfol fillimisht për poste në administratën e tij, por përfundimisht u caktua ambasadore në shtetin fqinj.

Ambasadorja e re e SHBA-së në Greqi udhëtoi për në Athinë me një avion privat nga Florida dhe menjëherë pas mbërritjes së saj, të shtunën në mëngjes, ajo u përgatit për paraqitjen e saj të parë publike në kryeqytetin grek.

Gjatë këtij eventi, Ambasadorja e re e SHBA-së në Greqi pati bisedën e saj të parë me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, i cili mori pjesë në festimin e Ambasadës Amerikane të 250-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinës Amerikane.

Siç raportojnë mediat greke, sot ajo do të marrë pjesë në Qendrën e Athinës për të dëgjuar të dashurin e saj Konstantinos Argyros.

Ambasadorja e re e SHBA-së është takuar përsëri me këngëtarin e njohur dhe gruan e tij, Aleksandra Nika, dhe së fundmi është argëtuar me këngët e tij në gala-në e organizatës jofitimprurëse The Hellenic Initiative në Londër.

Pritje "gala" për ambasadoren e re amerikane në Greqi, ish
Pritje "gala" për ambasadoren e re amerikane në Greqi, ish
Pritje "gala" për ambasadoren e re amerikane në Greqi, ish

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Ish-truproja i Fatos Nanos tregon pengun e tij të madh: As PS dhe as PD nuk donin që ai të bëhej president

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka marrë pjesë në homazhet për nder të ish-kryeministrit socialist.

Sipas Agollit, Nano e gjeti shtetin të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur. Ai rrëfeu edhe takimin e fundit me Fatos Nanon në Durrës, teksa shtoi se si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, nuk donin që ai të bëhej President.

“Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Presidenca dhe Kryeministria nuk kishin as karrige. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit në thonjza nga rruga dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte 7 gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton dhe Berlusconi.

Unë kam pasur krenarinë dhe gjithë grupi që kemi punuar me këtë burrë. Fatos Nano do ngelet në mendjet e shqiptarëve si një burrë që diti të bënte shtet. Për herë të fundit e kam takuar në vitin 2019 në Durrës. Kontaktet i mbaja me palë të treta. Më takoi kur isha shef kufiri dhe më tha ‘hë arrite deri këtu?’ dhe unë i thashë ‘kam mbaruar shkollën politike të Fatos Nanos që erdha deri këtu’.

A kishte peng? Po peng ishte që nuk u bë president. Jo vetëm PD, por edhe PS nuk donin ta bënin President. Ky ishte pengu jonë, i atij ndoshta jo. Fatos Nano për të mos e çuar qeverinë në zgjedhje të tjera, sakrifikoi veten dhe partinë e vetë, pasi 6 deputetë të PS votuan Bamir Topin për President të Republikës”, tha mes të tjerash Agolli.

E paprecedentë/ Gazetari: Të gjithë njerëzit e Ballukut kanë fshirë postimet me të në rrjetet sociale

Bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, kanë fshirë fotografitë me të nga rrjetet sociale, pasi zëvendës-kryeministrja u mor e pandehur nga SPAK, sipas gazetarit Flavio Qarri.

Ai ka bërë një vëzhgim në rrjetet sociale, ndër të tjera dhe në profilet e disa prej personazheve që u angazhuan fuqishëm në fushatën elektorale të Belinda Ballukut, ku ka zbuluar se shumë prej tyre i kanë fshirë fotot e saj.

“A është ky preludi i zhdukjes së Belës edhe nga qarkullimi jo vetëm nga interneti? Ka dështuar takimi i orëve të vona mbrëmë në Kryeministri?”, pyet gazetari Qarri.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Belinda

Bashkëpuntoret zhdukin çdo gjurmë të saj

Të premten e zezë të 31 tetorit pushteti mediatik i socialistëve është përpjekur ta minimizojë. Vdekja e Nanos, e më herët gjyqi i Veliajt ishin stuhia perfekte për Belinda Ballukun bashkë me heshtjen e zhurmshme të mediave kombëtare për të kaluar sa më lehtë kafshatën e pakapërdijshme të spak. U krijua madje nënkuptimi se Rama nuk do e shesë si të tjerët por një zhvillim i beftë ka ndodhur. Enturazhi i ngushtë saj prej dy dekadash ka zhdukur çdo gjurmë të këtij bashkëpunimi nga rrjetet sociale. A është ky preludi i zhdukjes së Belës edhe nga qarkullimi jo vetëm nga interneti? Ka dështuar takimi i orëve të vona mbrëmë në Kryeministri?

P.S përmendje të veçantë meriton vetëm asistentja e saj e cila ende ruan postimet e garës së dikurshme se kush servilosej e para duke postuar fotot e shefes. Të tjerat dinë diçka më shumë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fflavio.qarri%2Fposts%2Fpfbid02UkYLWFPD9BvZLN81Cj5BuQLyAZP6p7i3BE72pDwyuLERyZft3nmPtKf9YWwWMwocl&show_text=true&width=500

Çfarë i tha Nano në takim Millosheviçit? Rama: E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradit

Një prej momenteve që ish-kryeministrin Fatos Nano e kanë sulmuar politikisht, duke e etiketuar edhe si tradhëtar, është takimi me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Detajet e pakta nga ajo se çfarë u tha në atë takim i kanë hapur edhe më tepër rrugë spekulimeve. Por kryeministri Edi Rama, në fjalën e lamtumirës për Nanon, tha se e dinte se çfarë kishte folur aty.

Rama tha se nëse një ditë publikohet ajo që Nano tha, askush nuk do vërë në dyshim kontributin patriotik të tij.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e rallë politike.

PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotore e interesave madhore të kombit. Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradit. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.

“Të ndalohet sa më shpejt”, Spartak Ngjela: Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteteve të Kombit

Spartak Ngjela shpreh revoltën për vendimin që ish-kryeministri Fatos Nano të varroset në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Ai e quan këtë një “shkelje të rëndë kundër historisë së Shqipërisë”, the kërkon që të ndalohet menjëherë dhe trupi i Nanos të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.

Reagimi i Ngjelës:

Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë

Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.

Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa në shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteteve të Kombit shqiptar.

Me respektimin sublim për
Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano

Spartak Ngjela
2 nëntor 2025