Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë para fundit të tij, që “ndryshoi” Historinë

Në një dëshmi ekskluzive për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, ish-pedagogu ushtarak Ylli Mici ka hedhur dritë mbi zanafillën e organizimit ushtarak të rezistencës kosovare, duke zbardhur urdhrin sekret të vitit 1991 që solli në Shqipëri grupet e para të vullnetarëve, përfshirë Adem Jasharin. Sipas Micit, gjithçka nisi në vjeshtën e vitit 1991, një periudhë kur Shqipëria ndodhej në një udhëkryq historik mes rënies së regjimit komunist dhe brishtësisë së pluralizmit të sapolindur. Megjithatë, pavarësisht kaosit të brendshëm, strukturat e mbrojtjes morën një detyrë të qartë kombëtare.

Urdhri për fillimin e stërvitjeve erdhi drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ramiz Alia. Mici shpjegon se ky vendim pasoi një takim historik dhe diskret mes Alisë dhe liderit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Tiranë. Qëllimi ishte i qartë: përgatitja e një force rezistence që do të ishte e aftë të mbronte popullsinë civile në Kosovë, duke parë se lufta tashmë kishte shpërthyer në Kroaci dhe Slloveni, dhe rreziku për një skenar të ngjashëm në Kosovë ishte iminent.

Në Akademinë Ushtarake (Shkolla e Bashkuar e Oficerëve), urdhri u përcoll nga komandanti i shkollës te shefat e katedrave. Mici tregon se gjithçka u trajtua si sekret shtetëror i nivelit më të lartë. U përzgjodhën nëntë pedagogë, ndër më të mirët e fushave përkatëse, për të trajnuar një grup prej 106 djemsh vullnetarë. Këta të rinj vinin kryesisht nga Kosova, por kishte edhe nga diaspora dhe trevat shqiptare në Maqedoni. Për Micin dhe kolegët e tij, kjo nuk ishte thjesht një detyrë stërvitore, por një mision patriotik që kërkonte diskrecion absolut, pasi dekonspirimi mund të sillte pasoja të rënda ndërkombëtare për Shqipërinë.

Intervista zbulon se stërvitja nuk u bë në mjediset e zakonshme të Akademisë, por u zhvendos në një bazë logjistike në Surrel, në rrëzë të malit të Dajtit. Kjo vendvendosje u zgjodh për të qenë larg syve të publikut dhe për të garantuar sigurinë e operacionit./ E.P-dritare.net

Acari i fundvitit ‘pushton’ Shqipërinë, zbuloni sa do të jenë temperaturat për Vitin e Ri

Sinoptikani Elvi Jahaj, ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve.

Sipas tij temperaturat për Vit të Ri do të varjojnë -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

“Moti në fundjavën e fundit të vitit parashikohet të jetë i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga kushte ajrore të ftohta dhe të acarta.

Moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë në të gjithë territorin me vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat në vlerat minimale për fundjavën priten të kapin vlerat -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

Por duke filluar nga dita e hënë dhe e martë deri në ditët e ndërrimit të viteve kryesisht datat 31 dhjetor dhe 1 janar pritet të jenë të acarta, në relievet malore do të jenë -8 dhe -9 gradë, në vendet e ulëta -4 dhe -5 gradë, ndërsa në bregdet 0 deri në -1 gradë celcius.

Temperaturat e mesditës gjatë fundjavës do të jenë 13 dhe 14 gradë, ndërsa për ditët e ndërrimit të viteve pritet të mos kalojnë vlerat 7 dhe 8 gradë përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut.”, tha ai.

Miri cmend rrjetin, “mohon” gruan e tij dhe i shprehet banores: “Uroj që vajza ime të…”

Miri, një nga banorët e parë të “Big Brother VIP Albania 5”, është bërë menjëherë qendra e kritikave në rrjetet sociale pas një bisede të sinqertë me banoren tjetër, Selinën.

I entuziazmuar nga sjellja e saj, Miri nuk i ka kursyer elozhet, duke e cilësuar atë si një vajzë model. “Ti je gocë shëmbullore, fantastike… Ishalla vajza ime bëhet si ty. Ke sjellje perfekte,” mësohet t’i ketë thënë ai, duke shprehur dëshirën që e bija të ndjekë hapat e Selinës në karakter.

Por, ky kompliment, sado dashamirës në dukje, nuk është pritur mirë nga publiku. Komentuesit kanë vërshuar në faqen zyrtare të programit, duke e akuzuar Mirin se me këtë deklaratë ka ulur figurën e bashkëshortes së tij.

Pyetja që dominon rrjetin është: “A nuk duhet të thoshte të bëhet si mami vet?”

Reagimet kanë qenë të ashpra. Një ndjekëse shkruan e revoltuar: “Sa gabim o Miri, ça thua ore?! A je në terezi?!… Pse e ulni figurën e gruas ore, që ju përkushtohet në maksimum, iiiiii Miri shumë turp, shumë keq”.

Ndërsa një tjetër komentues ironizon duke i kujtuar atij modelin e vërtetë që vajza duhet të ketë: “Ishalla goca jote bëhet si mama vet!”.

Duket se publiku është shumë i ndjeshëm ndaj respektit për familjen jashtë, dhe krahasimi i vajzës me një vajzë tjetër “të panjohur” në vend të nënës së saj, është parë si një “faull” i rëndë nga ana e banorit.

Albano Bogdo reagon ndaj VIP-ave: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë nja…

Albano Bogdo ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Aktori ka deklaruar se edhe Shqipëria renditët si një nga vendet me resurset më të mëdha, sërish qytetarët paguajnë çmime të larta për energjinë elektrike, ujin dhe naftën. Më tej artisti ka deklaruar se ky dështim është i politikanëve, të cilët sipas tij, nuk i kanë dhënë gjërat më minimale shqiptarëve.

‘Futemi në 10 vendet që kemi më shumë ujë për kokë dhe asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Dhe në këto hidrocentrale mund të ndërtohen me qindra hodrocentrale dhe mund ta kemi korrentin falas, fatura e energjisë është makthi më i madh i familjeve shqiptare.

Asnjë artist nuk del të thojë që paga u bë nga 400 në 500 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë këta në pushtet kanë brekët, siç ua kapën mat aty. Brekët më të lira i kishin 500 mijë lekë, aq sa ne kemi pagën minimale. Si nuk del që nuk flet se ka 40 vjet që vidhet nafta, nuk po flas për vetëm për Ramën, por po flas për të gjithë bashkë, që nga Ismail Qemali e deri ky që është sot. Asnjë se rregulloi dot që të kemi ujë, drita dhe naftën tonë që del ta kemi ne. Duhet ta kishim falas dhe ne e kemi më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë”, deklaroi Bogdo në Qoa Vadis në Vizion Plus.

Por një kritikë të fortë Albano Bogdo kishte edhe për kolegët e tij.

“Doni politikë ju? Kjo është kartolina ime për vitin e ri, artistët janë një m*t i madh në Shqipëri. Të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë. Të gjithë ulin kokën se kanë frikë nga pronarët e mediave dhe askush nuk e thotë të vërtetën në sy, e vërteta është që ne jemi një komb fatkeq, dhe shyqyr që kemi këto festat që të takojmë dhe të puthim njëri-tjetrin’

Rama i shkoi në dasmën e vajzës, Balluku i përdori shtëpinë e pushimit’, Çeno zbulon “NJERIUN HIJE” që askush se përmend dot

Enri Çeno, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike ka zbuluar lidhjen e kompanisë “KAYO” me një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, çka sipas tij ka ndikuar edhe në marrëveshjen për prodhimin e armatimeve.

I ftuar në një emision televiziv, Çeno u shpreh se një shtetas hebre, me të cilin kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku kanë shumë miqësi, ka ndikuar edhe në prishjen fillestare të marrëdhënieve mes Ramës dhe SHBA.

“Kur siguria kibernetike i lihet në dorë një grupi kriminal, shteti ka rënë. SHBA kam, informacion, sepse flitet deri tani për Agasin që cilësohet si kordinator i krimit të organizuar nga Ahmetaj, por Rama dhe qeveria ka një koordinator tjetër për të cilin nuk flitet askund. Kordinator i Investitorëve strategjik, përfaqësues i komunitetit hebre, Ron Yeffet, I cili ka pasaportë amerikane dhe shqiptare të fundi. Është ky personazh që ka mbajtur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me investimet e huaja. Janë marrëveshjet tij me Ramën që krijuan edhe përplasjet e para me institucionet amerikane.

Në bashkëpunim me institucionet e reja në Ministrinë e Mbrojtjes, bëri atë që u bë me prodhimin e armatimeve, që lidhet drejtë për drejtë me ju. Këto kanë aksione në kompaninë KAYO. Zotëria me grupin e interesit të tij, kanë nisur të gjobisin edhe investitorët e tjerë, investitorë të mëdhenj europianë dhe amerikanë. Në fushën e Investimeve strategjike bënte atë që bën Agasi. Afërsia e tij me Ramën është e tejskajshme. Rama rrinte në shtëpinë e tij në NewYork, i ka shkuar në dasmën e vajzës dhe funeralin e babait. Balluku ka ndenjur në shtëpinë e tij të pushimit. Është përgjuar biseda e tij me Ramën nga shërbimet izraelite dhe amerikane. Në 2026 do jetë një vit shumë problematik, Rama duhet të ndjehet I rrezikuar”, tha ai.

I pajetë prej disa ditësh brenda makinës së tij, qeni i qëndronte SIPËR

Një histori prekëse vjen nga Ottava, një fshat pranë qytetit Sassari në Itali. Një burrë 74-vjeçar u gjet i pajetë brenda një makine që e përdorte si strehë. Ai kishte ndërruar jetë prej disa ditësh. Pranë tij, i shtrirë mbi trupin e tij, ishte qeni i tij i moshuar, Napoleone.

Pretendon se ka buzët më të mëdha në botë, influencuesja bën deklaratën SHOKUESE: “Nuk po mundem të…”
Qeni, rreth 10 vjeç, nuk ishte larguar asnjë moment. Për ditë të tëra kishte qëndruar aty, pa ushqim dhe pa ujë, duke ruajtur njeriun e tij deri në fund. Zbulimi u bë nga Policia e Shtetit pas një sinjalizimi nga banorët. Në vendngjarje mbërritën edhe oficerët e mbrojtjes së kafshëve.

Shfaqet vetëm një minutë në FILM, shuma MARRAMENDËSE me të cilën është paguar supermodelja e njohur!
Pas kontrolleve, Napoleone u shpëtua dhe u dërgua në strehën e kafshëve “Qua la Zampa” në Sassari. Qeni ishte i mikroçipuar dhe ndodhej në gjendje të rëndë fizike dhe emocionale. Vullnetarët e qendrës treguan se Napoleone është ende i mbyllur në vetvete, nuk reagon, nuk ha dhe nuk pi.

Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do auditohen nga DASH brenda 28 marsit 2026

Mesazhi është i qartë: epoka e paralajmërimeve ka përfunduar, tani është koha për veprim…

Pas një periudhe të gjatë rikonfigurimi të brendshëm institucional, Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikthyer fokusin te Ballkani Perëndimor, kësaj here jo me deklarata, por me instrumente konkrete goditëse.

Miratimi i Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor shënon një kthesë strategjike në qasjen e SHBA-së ndaj korrupsionit: nga sanksionimi selektiv i figurave politike individuale, drejt çmontimit sistematik të rrjeteve financiare, ekonomike dhe ndërmjetësuese që mbajnë gjallë pushtetin korruptiv.

Akti, i cili parashikon një periudhë rishikimi 90-ditore dhe pritet të prodhojë efektet e para konkrete rreth marsit 2026, sinjalizon qartë një “tërmet politik” në Shqipëri, me një listë të re dhe shumë më të gjerë non-grata.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Pjesë nga Akti i Demokracisë

Në kontekstin shqiptar, pasojat më të mundshme janë krijimi i një “vale të dytë” sanksionesh, e cila synon të mbyllë hendekun mes ndëshkimit politik dhe ndjekjes penale. Kjo valë nuk do të kufizohet te emrat e njohur të politikës, por do të përfshijë: financues ekonomikë, figura kyçe të biznesit, ndërmjetës dhe operatorë informalë, të cilët lehtësojnë, mbulojnë dhe riprodhojnë sistemin e korrupsionit në Shqipëri.

Përveç sanskioneve, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un, i cili do të nisë nga ngrirja e aseteve deri te arrestimet e nivelit të lartë, duke synuar të “pastrojë” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027.

Departamenti i Shtetit duket se ka futur në ‘sitë’ disa sektorë që njihen si më problematikët për pastrimin e parasë së krimit dhe korrupsionit.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Iniciativa Kundër Korrupsionit, pjesë nga Akti i Demokracisë

Rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i “parave gri” është më i lartë:

1. Infrastruktura Teknologjike dhe Dixhitale: Fokus te kontraktorët e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” në shërbimet dixhitale shtetërore.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Mbështetja e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor

2. Pasuri të Paluajtshme dhe Ndërtim: Shqyrtimi i zhvillimeve luksoze bregdetare dhe projekteve të ndërtesave të larta në Tiranë.

3. Energjia dhe Shërbimet Publike: Mbikëqyrja e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve të energjisë së rinovueshme.

4. Partneritetet Publiko-Private (PPP): Auditimi i kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Iniciativat për zhvillim demokratik dhe ekonomik dhe prosperitet

5. Banka dhe Financa: Monitorimi i bankave lokale për t’u siguruar që ato të ndërpresin lidhjet me “mundësuesit” e sanksionuar rishtazi.

6. Turizmi Strategjik: Rishikimi i projekteve të cilave u është dhënë statusi “strategjik” nëpërmjet favorizimit politik.

Në plan simbolik dhe politik, ky akt përfaqëson një konfirmim të vijës së ashpër amerikane ndaj aktorëve që konsiderohen rrezik për stabilitetin demokratik të rajonit. SHBA e sheh Ballkanin Perëndimor si një zonë kyçe të betejës gjeopolitike dhe ka vendosur të mos tolerojë më kompromis me korrupsionin e lartë, edhe nëse kjo sjell tensione politike apo diplomatike.

Mesazhi është i qartë: epoka e paralajmërimeve ka përfunduar, tani është koha për veprim./Pamfleti

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 26 dhjetor 2025

Dashi

Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime qe keni bere ne te kaluarën dhe do dini si te kërkoni falje. Beqaret do arrijnë me ne fund te krijojnë një lidhje serioze dhe te qëndrueshme. Situata financiare do jete mjaft e qëndrueshme nëse merrni masat e duhura dhe nuk tregoheni te nxituar.

Demi

Te gjithë planetët do e mbrojnë sot jetën tuaj ne çift dhe do krijojnë një klime sa me harmonike. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Po shpenzuat kuturu do keni goxha probleme dhe vështirësi.

Binjaket

Do e forconi edhe me tepër lidhjen ne cit gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte te flisni hapur për gjithçka me partnerin tuaj. Nëse zemra juaj është e lire, ka mundësi qe sot te rrahe për dike. Sido qe te vijnë punët, nuk duhet te nxitoheni. Me financat mos luani sh7ume sepse situata mund te behet goxha problematike. Mos shpenzoni kuturi dhe mos jepni hua.

Gaforrja

Qëndrojini besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse nuk doni qe ta humbni atë përgjithmonë. Një gabim i vogël mund te kushtoje shtrenjte. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë ta gjejnë dot. Dita e sotme do jete shume e favorshme për financat. Ato do kenë edhe me shume përmirësime nga sa ju e prisnit.

Luani

Komunikimi ne çift do jete shume i forte gjate kësaj dite. Do merreni vesh shume mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do krijohen ne asnjë moment asnjë mosmarrëveshje. Beqaret duhet te tregohen akoma te duruar ne mënyrë qe te gjejnë personin e duhur. Financat do jene te çekuilibruara prandaj duhet shume maturi me çdo lëvizje qe do kryeni.

Virgjeresha

Sot do ketë darka romantike për te dashuruarit dhe emocionet do shtohen furishëm. Gjithçka do jete si ne një ëndërr kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet te shohin sa njërin person personin tjetër, por te përqendrohen tek njeri. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes fale shtytjes qe do ju beje Saturni. Di jeni edhe shume te duruar.

Peshorja

Do jeni shume konfuze gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe nuk do dini çfarë te bëni. Edhe partneri do jete i ngarkuar me pune dhe nuk do iu kushtoje dot vëmendjen e duhur. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituar pa qene te sigurte pe rate qe do ndodhe. Financat do jene me te mira se disa dite me pare kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi

Urani do jete i pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mosmarrëveshjet me partnerin do jene te njëpasnjëshme. Kujdes! Beqaret do kenë mundësi pafund për takime, por nuk do jene te vendosur te hedhin hapa me tej. Ne planin financiar do përballeni me probleme goxha serioze. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si e kishit menduar.

Shigjetari

Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja. Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte dhe nuk do shfaqen aspak keqkuptime. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat qe do i joshe, kështu qe do mbeten serish te vetmuar. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare. Gjendja do filloje te përmirësohet ne mënyrë te habitshme.

Bricjapi

Do keni shume pune gjate kësaj dite dhe do lodheni aq shume saqë nuk do mund t’i përkushtoheni dot partnerit. Nëse flisni me te hapur ai do iu kuptoje. Beqaret do mund te fillojnë veçse aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e te ardhurave do jete goxha delikate. Ne disa momente mund te mbeteni edhe pa para ne xhep.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe e kane një lidhje. Ne disa momente mund te ketë debate goxha te forta te cilat do ju bëjnë te ndiheni me te vërtetë keq. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për te gjetur princin e kaltër. Financat do jene te mira nëse shpenzoni aq sa ua mban xhepi dhe tregoheni gjithë kohës te organizuar.

Peshqit

Dite shume e rëndësishme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merren vendime me te vërtetë shume te rëndësishme. Edhe beqaret do kenë ndryshime pozitive fale disa takimeve qe do realizojnë. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm fale një shpërblimi te majme qe do merrni nga një pune qe keni kryer. Ia ka vlejtur lodhja.

Çmimet e REJA, sa do të kushtojë DOGANAVE e makinave?

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave.

Në udhëzimin e vitit 2018, për automjetet deri në 1400 cc vlera minimale e zhdoganimit ishte 130 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e ri kjo vlerë rritet në 162.5 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë.

Për kategorinë mbi 1400–1900 cc, pragu minimal kalon nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke reflektuar sërish një rritje prej rreth 25%.

E njëjta logjikë vijon edhe për cilindratat më të larta: nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë për segmentin 1900–2500 cc, nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë për 2500–3000 cc, nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë për 3000–4500 cc dhe nga 800 mijë lekë në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Po ashtu, rritje pëson edhe referenca e zhdoganimit për kamionçinat, furgonët dhe kamionët.

Në udhëzimin e vitit 2018, për mjetet deri në 1.5 tonë pragu minimal ishte 400 mijë lekë, ndërsa udhëzimi i ri e çon këtë vlerë në 500 mijë lekë.

Për segmentin 1.5–3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, ndërsa për mjetet 3.5–10 tonë nga 850 mijë lekë në rreth 1.06 milion lekë.

Për kamionët 10–15 tonë, pragu rritet nga 1 milion lekë në 1.25 milion lekë dhe për ata mbi 15 tonë nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë.

Rritja e çmimeve të referencës pritet të sjellë dhe një efekt në rritjen e çmimeve finale për automjetet e përdorura që importohen dhe shiten në tregun vendas.

Nga ana tjetër kjo politikë favorizon edhe blerjen e automjeteve me zero kilometrazh nga koncesionarët në vend.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për periudhën Janar-Nëntor 2025, 89.654 mjete janë regjistruar për herë të parë, nga të cilat 73.066 autovetura.

Mbi 55.2% kanë moshë 8- 15 vite, 25% mbi 15 vite, 5.1 % 5-7 vite, dhe 14.7 % 0-4 vite.

Korea e Jugut është në krye të listës sa i takon importit, ndjekur nga Gjermania, Italia, Kina dhe Zvicra.

“Pata një infeksion të rëndë, humba shikimin”, Stenaldo dhe Iliri flasin për jetët e tyre, Vrenozi: Kujdesem për motrën…

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, Stenaldo dhe Iliri kanë rrëfyer për publikun një pjesë nga jeta e tyre personale.

Gjatë diskutimit, Iliri tregoi se kujdeset për motrën e tij pas vdekjes së dy prindërve, pasi ajo është e sëmurë.

Ndërkohë që ai është pjesë e BBV5, për motrën kujdeset bashkëshortja e tij, e cila ka lënë punën për t’u përkujdesur për kunatën, teksa Iliri ndodhet në programin më të ndjekur.

Ndërsa Stenaldo u shpreh se “heroina” e tij është nëna. Ai tregoi se në moshën 6-mujore, për shkak të një infeksioni të rëndë, ai humbi shikimin dhe e ëma e tij është dashur të kujdesej njëkohësisht për të dhe për vëllanë, pasi babai i tyre kishte ndërruar jetë.

Pjesë nga diskutimi:

liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullove, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”. Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.

Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.

Iliri: Zoti e bekoftë.

Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.