E fundit! Dyndje emigrantësh shqiptarë drejt Shqipërisë, doganierët grekë u bëjnë të papriturën

Festa e Krishtlindjeve ka shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje, kryesisht në anën greke të doganës.

Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, në secilën korsi janë krijuar kolona automjetesh që shkonin deri në dy kilometra, ndërsa vonesat në sportelet e doganës greke ishin të theksuara për çdo mjet.

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të shtuar lëvizjesh. Pala greke vijon të punojë me numër të reduktuar sportelesh, çka po krijon vonesa të mëtejshme dhe automjete në pritje në radhë të gjata. Pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Sipas të dhënave nga Pika Kufitare Kakavijë, në doganën shqiptare, vetëm gjatë datës 24 dhjetor 2025 janë përpunuar 10 508 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8 189 në hyrje dhe 2 319 në dalje, si dhe 3 219 mjete, prej të cilave 2 472 në hyrje dhe 747 në dalje.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet dhe të respektojnë rregullat pasi fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Nuk ka ndodhur prej 40 vitesh! Nga Serbia , temperaturat do zbresin në -21 gradë

Parashikimet më të fundit meteorologjike tregojnë mundësinë e kthimit të dimrit, të cilin Serbia nuk e ka përjetuar për dekada të tëra. Meteorologu Ivan Ristiç paralajmëroi se modeli i tij prognostik IRIE për mëngjesin e 5 janarit 2026 parashikon temperatura deri në -21 gradë Celsius.

Siç ka theksuar Ivan Ristić, është e mundur që në janar të kemi shumë borë dhe temperatura që nuk i kemi parë prej 40 vitesh.

“Kjo është hera e parë që modeli im IRIE ka parashikuar -21 gradë për aeroportin e Beogradit mëngjesin e 5 janarit 2026, ky është rezultati më i fundit i modelit i detyruar me inteligjencën artificiale AIFS. Shumë borë dhe temperatura si 40 vjet më parë, një kthim në të kaluarën”, tha ai.

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë (RHMZ) herët këtë mëngjes lëshoi ​​paralajmërimin e fundit në lidhje me formimin e një mbulese bore gjatë ditës së sotme, 25 dhjetor, dhe sipas tyre, më shumë flokë bore do të bien në lindje të vendit.

Sipas parashikimit aktual, në Serbinë lindore do të bjerë borë gjatë pjesës më të madhe të ditës, me formimin e një mbulese bore me një lartësi mesatare prej 10 deri në 20 centimetra në zonat e poshtme të Timoçkës dhe Negotinska Krajinës.

“Deri në mbi 30-40 cm borë do të bjerë në zonat malore të rajonit Karpat, ku për shkak të forcimit të erës, pritet edhe formimi i shtresave të borës”, vëren RHMZ.

Në pjesë të tjera të Serbisë, veçanërisht në rajonet në jug të Savës dhe Danubit, pritet gjithashtu formimi i një mbulese bore, por me një intensitet shumë më të ulët.

Bora në ato zona do të jetë më e theksuar në orët e mëngjesit dhe të pasdites, ndërsa pritet ndërprerje e herëpashershme e reshjeve gjatë ditës, sipas RHMZ-së.

Mediat turke e bëjnë fakt: Erdogan sapo i ka bërë Edi Ramën një “NDER” të madh pas sikletit që i ndodhi

Turkish Airlines (THY) ka vendosur t’i dhurojë Republikës së Shqipërisë një avion me vlerë 11.9 milionë dollarë. Protokolli i dhurimit i nënshkruar midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi, raportojnë mediat turke.

Kompania turke kishte vendosur të shiste 49% të aksioneve të saj në Air Albania, linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë, dhe ndërsa kjo çështje ishte ende në diskutim, ndodhi ky zhvillim i ri.

Sipas informacionit të dhënë, avioni VIP, një Airbus A319-115J me regjistrim TC-GVC, është vendosur të dhurohet nga shteti turk për Shqipërinë. I prodhuar më 28 shkurt 2000, avioni ka bërë 10,176 orë fluturim deri më 27 qershor 2025.

Marrëveshja përcakton se dhurata synon të forcojë marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve. Brenda këtij kuadri, Turkish Airlines do t’ia transferojë pronësinë e avionëve të saj të aftë për fluturim Shqipërisë.

Vijon…

I kryer nga miku i tij, del Sondazhi që çmendi Edi Ramën!

Edi Rama nuk është më lideri i së majtës…

Një sondazh i publikuar së fundi në ABC News dhe i realizuar nga Eduard Zaloshnja nxori një përfundim mjaft interesant.

Edi Rama, i cili, në mungesë të një alternative apo opozite të besueshme, vazhdon të mbajë pushtetin, gjithsesi nuk rezulton të jetë ai “lideri i madh dhe i dashur nga të gjithë”. Përkundrazi, votuesit e majtë, të cilët e kanë mbajtur në pushtet që prej vitit 2013, nuk e konsiderojnë Edi Ramën udhëheqësin më popullor të tyre.

Siç bëhet e ditur në sondazh, një kampion i votuesve të së majtës nxirrte në pah se më pak se 34% e këtij elektorati e konsideron Edi Ramën si liderin më të padiskutueshëm. Rreth 18% e votuesve të majtë ruajnë ende nostalgji dhe respekt për Fatos Nanon, liderin themelues të Partisë Socialiste. Ndërkohë, 8% e këtij elektorati e konsiderojnë Enver Hoxhën figurën kryesore historike të së majtës.

Ky sondazh, në fakt, nuk është aspak i panjohur për Edi Ramën. Ai e ka ditur që në fillim se nuk është lideri i dashur nga të gjithë dhe, nga ana tjetër, as nuk është përpjekur ndonjëherë të bëhet i tillë. Përkundrazi, ai ka synuar të sjellë në Partinë Socialiste ardhje nga rrethina të tjera politike, të cilat i ka përdorur për interesa pushteti.

Por sipas sondazhit del qartë se të gjitha këto ardhje, që Edi Rama i ka sjellë si “bonus politik” për veten që nga viti 2000, kur kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, asnjëherë nuk kanë qenë realisht lojalë ndaj së majtës.

Një pjesë e madhe e këtij segmenti, që është dukshëm klientelist dhe i lidhur me interesa të vogla, nuk voton dhe as ka votuar gjithmonë për Ramën, përkatësisht për Partinë Socialiste. E vetmja shtyllë që e mban atë në pushtet është “armata” prej rreth 800 mijë votuesish, plus-minus, e elektoratit tradicional të së majtës, siç del edhe nga sondazhi.

Kjo armatë, në shumicën e rasteve, voton për Edi Ramën duke “mbyllur hundën”, ndërsa më pas është e para që e kritikon dhe e sulmon pa mëshirë. Kjo mungesë dashurie mes Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë nuk është thjesht mungesë kimie mes liderit dhe bazës.

Ekziston edhe një mungesë vullneti për të gjetur pika afrimi, për të krijuar një mjedis miqësor, ku edhe nëse nuk ka dashuri, të paktën të ketë miqësi dhe marrëdhënie të hapura. Në realitet, Rama nuk i do socialistët, sepse e di që ky popull politik është formuar, në pjesën më të madhe, si një masë që nuk ka lidhje me nëntokën kriminale dhe veset e mëdha që karakterizojnë një pjesë të ashtuquajturës elitë politike.

Sot, Partia Socialiste e Edi Ramës nuk ka më një strukturë udhëheqëse që buron nga tradita e saj. Madje edhe udhëheqësit e rinj që ka sjellë kryetari janë të dërrmuar politikisht dhe penalisht.

E gjithë kjo situatë nuk ka ardhur rastësisht. Ajo është ndërtuar qëllimisht nga Rama për të ruajtur dhe izoluar pushtetin e tij personal dhe të rrethit të tij.

Nëse krahasohet popullariteti i Edi Ramës brenda elektoratit të majtë me atë të Sali Berishës brenda elektoratit të djathtë, del se të dy kanë një pjesë të madhe të bazës që nuk i pëlqen. Padyshim, Berisha e ka hendekun më të madh, madje mazhoritar, por as Edi Rama sot nuk pëlqehet nga më shumë se gjysma e votuesve të tij.

Ky është, në fakt, realiteti më i rëndësishëm politik në vend: ekziston një hapësirë e madhe për lindjen e një klase të re politike. Kjo justifikon edhe shtysën e ndërkombëtarëve për të ndihmuar jo thjesht një rotacion pushteti, por daljen në skenë të një komuniteti të ri politik, të një gjenerate të re, dhe jo rikthimin e dinosaurëve të vjetër./Pamfleti

Po shitet Shqipëria”/ Marin Mema paralajmëron skenarin e zymtë që e pret vendin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare, duke deklaruar se ata nuk e duan një Shqipëri të drejtë, pasi sipas tij, iu pret rrjedhën e parasë së paligjshme

Po ashtu, Mema hedh akuza ndaj politikanëve, teksa shkruan se ata për para shesin kombin. Shtëpinë, por edhe veten.

Në postimin e tij në Instagram, Mema thekson se politikanët sot po tallen me ata që shanë jetën dhe shkrinë pasuritë për të ndërtuar këtë komb.

Postimi i plotë i Marin Memës:

Unë e di që ka shumë që nuk e duan një Shqipëri më të mirë, sepse një Shqipëri më e drejtë ua ndërpret rrjedhën e parasë së paligjshme.

Politika jonë, për para, shet gjithçka: jo vetëm Kombin e shtëpinë, por edhe veten.

Ahhh, o shpirtra atdhetarësh, rilindasish, luftëtarësh…. dhatë jetën, shkritë pasurinë për të ndërtuar Komb, pa e ditur se do vinte një kohë kur disa do ishin gati ta shisnin atë për një karrige dhe për paratë që ajo sjell. Sot, ata tallen me mua, me ty, me këdo që e ka shpirtin të pastër dhe e do vërtet këtë vend.”,

“Politika për para po shet kombin, por edhe veten”,
Postimi në Instagram i Marin Memës

Dhimbje e madhe! 27 vjeçarja gjendet e υ@ekυr, e trishtë ajo çfarë publikoi
në rrjete sociale

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv dhe rrjetet sociale në Rumani, pas ndarjes nga jeta të influencueses dhe fotografes së futbollit Mălina Maria Guler, vetëm 27 vjeçe. Ajo ishte e njohur për mbulimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve të klubit FC Bihor Oradea, si dhe për përmbajtjet e saj në Instagram.

Sipas autoriteteve lokale, rrethanat e vdekjes janë ende nën hetim por dyshohet se është vetëvrarë. Burime pranë saj kanë bërë të ditur se e reja po përballej me vështirësi të rënda personale dhe shëndetësore, ndërsa familjarët konfirmojnë se ajo kishte qenë e shqetësuar kohët e fundit. Disa orë para ngjarjes, Guler kishte publikuar materiale nga një aktivitet kulturor në qytet, duke shtuar shqetësimin mes ndjekësve dhe miqve të saj.

Klubi FC Bihor Oradea reagoi me një mesazh ngushëllimi, duke vlerësuar kontributin e saj profesional gjatë sezonit 2023–2024 dhe rolin në dokumentimin e momenteve kyçe të ekipit. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ndarjes nga jeta.

E fundit! Vjen lajmi i mirë për gjithë shqiptarët! Rritet vlera e pashaportës, ja sa shtete të reja mund të udhëtojmë

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave më të fundit, të përditësuara këtë fundvit, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 46-të në botë, duke u mundësuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë në 122 vende.

Kjo renditje përfaqëson një përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme dhe pasqyron progresin e Shqipërisë në marrëdhëniet diplomatike dhe integrimin ndërkombëtar.

Grafiku tregon një rritje graduale të fuqisë së pasaportës shqiptare, nga vendi i 79-të në vitin 2006 në vendin e 46-të në vitin 2025, me luhatje të vogla ndër vite, por me trend të qartë pozitiv.

Në rajon, Greqia renditet në vendin e 5-të global, me akses pa vizë në 186 destinacione, ndërsa Kroacia mban vendin e 7-të në botë me 184 vende, duke qenë pasaportat më të forta në Ballkan. Serbia renditet e 35-ta me 137 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina e 45-ta me 123 destinacione, Maqedonia e Veriut e 41-ta me 129 destinacione, ndërsa Mali i Zi renditet i 42-ti me 128 destinacione pa vizë.

Ndërkohë, pasaporta e Kosovës renditet në vendin e 62-të globalisht, duke u lejuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë në 81 vende.

Në nivel botëror, Singapori vazhdon të kryesojë renditjen si pasaporta më e fuqishme në botë, me akses pa vizë në 193 vende.

Shuhet ëndrra e Sali Berishës?

Akti i ri i Mbrojtjes Kombëtare i nënshkruar nga Presidenti Trump zyrtarizon qëndrimin e SHBA kundër korrupsionit në Ballkan, duke e bërë të pamundur heqjen e sanksioneve ndaj individëve të shpallur “non grata”…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, firmosi pak ditw mw parw Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026, një dokument strategjik me vlerë rreth 1 trilion dollarë, që jo vetëm përcakton prioritetet ushtarake dhe gjeopolitike të Uashingtonit, por vendos edhe një kornizë të hekurt për qëndrimin e SHBA ndaj korrupsionit dhe destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë kyçe e këtij akti janë rikonfirmimi dhe forcimi i sanksioneve të vendosura ndaj individëve të shpallur “non grata”, duke përfshirë edhe shqiptarët që ndodhen në këtë listë, si Sali Berisha.

Sipas dokumentit, çdo person që është sanksionuar sipas Urdhrave Ekzekutivë 13219 dhe 14033 (dy urdhra të Joe Biden) do të mbetet në atë status, me përjashtime tepër të kufizuara. Në mënyrë eksplicite, Akti përcakton se sanksionet mbeten në fuqi dhe nuk mund të ndërpriten apo modifikohen, përveçse nëse Presidenti i SHBA-së provon para Kongresit se personi i sanksionuar ka ndalur tërësisht aktivitetin që çoi në ndëshkim, ka ndërmarrë hapa të verifikueshëm për t’u distancuar prej tij, dhe se ekziston garanci e besueshme që nuk do të angazhohet më në veprime të ngjashme në të ardhmen. Ky kriter e bën pothuajse të pamundur që individë si Sali Berisha të çlirohen nga ndëshkimi, duke pasur parasysh refuzimin e tyre publik për të pranuar akuzat dhe për të bashkëpunuar me institucionet amerikane.

Lobimet e forta politike në Uashington për të kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Berishës, të cilat janë zhvilluar në heshtje nga grupe dhe individë të lidhur me të, tashmë bien ndesh me ligjin federal. Akti i ri e bën të qartë se çdo përpjekje për të ndikuar në heqjen e sanksioneve pa verifikim të plotë, do të konsiderohet e pavlefshme. Gjithashtu, për çdo heqje dorë të përkohshme nga një sanksion, Presidenti duhet të japë njoftim zyrtar dhe arsyetim të detajuar në Kongres, të paktën 15 ditë përpara aplikimit, dhe për një periudhë që nuk i kalon 180 ditë.

Përtej sanksioneve, akti i ri përmban edhe një Iniciativë të zgjeruar kundër korrupsionit në Ballkan, e cila fokusohet në ndihmë teknike, trajnime për sistemin gjyqësor dhe organet e zbatimit të ligjit, si dhe në forcimin e institucioneve të mbikëqyrjes dhe transparencës. Në mënyrë të veçantë, SHBA kërkon të godasë korrupsionin politik në gjykata, në prokurime publike dhe në proceset zgjedhore. Plani përfshin përfshirjen e vendeve të Ballkanit në Iniciativën Evropiane të Rezistencës Demokratike, një platformë që parashikon fonde dhe asistencë për luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mediave të pavarura.

Në mënyrë simbolike, ky akt i fuqishëm politik dhe ligjor konfirmon qëndrimin e prerë të SHBA ndaj figurave që konsiderohen të dëmshme për stabilitetin rajonal. Rasti i Sali Berishës mbetet emblemë e këtij pozicioni. Me këtë ligj, çdo tentativë për të “larë” emrin e tij përmes manovrave politike, qoftë në Shqipëri apo në Uashington, bie poshtë. SHBA e konsideron Ballkanin një zonë kritike për influencën demokratike dhe ka vendosur të mos tolerojë më kompromis me korrupsionin e lartë, qoftë edhe me çmimin e tensioneve diplomatike.

Në përfundim, Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026 është një mesazh i qartë për liderët e korruptuar në rajon: SHBA nuk tërhiqet, nuk harron dhe nuk fal pa prova konkrete. Për Sali Berishën dhe të tjerë si ai, dritarja e shpresës për heqjen e sanksioneve jo vetëm që është mbyllur, por është blinduar me ligj. /Pamfleti

E fundit! Hoxha: Jemi drejt qeverisë teknike, Edi Rama është i rrethuar, ja çfarë do i ndodhë! Kush pritet të qeverisë

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD është i mendimit se qeveria aktuale po mbyt qytetarët, biznesin, si dhe ka shndërruar shtetin në një strukturë të kriminalizuar.

Hoxha u shpreh se kriminalizimi i shtetit në këtë shkallë është i paprecedentë dhe se Shqipëria ka nevojë për një shtet të përgjegjshëm, drejtësi të pavarur dhe një shoqëri që kërkon llogari nga politika.

Sakaq, Lisandër Hoxha theksoi se Shqipëria po shkon drejt krimit të një qeverie teknike e cila sipas tij duhet të ketë një mandat më të gjatë se disa muaj, 1.5 deri në 2 vite, për të qenë partnere e drejtësisë dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Koha e “Rilindjes” ka përfunduar, ndërsa një qeveri teknike besimi shihet si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund tranzicionit të zgjatur dhe për të ndërtuar një sistem politik dhe institucional të ndershëm.”-tha Hoxha.

Erion Veliaj vizitë mjeksore duke e parë polici/ Befason Avokati i Popullit: Iu shkelën të drejtat, duhet ta

Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje të së drejtës së privatësisë dhe konfidencialitetit mjekësor në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.Sipas institucionit, legjislacioni aktual nuk parashikon që gjatë ekzaminimeve mjekësore jashtë burgut të jetë gjithmonë i pranishëm polici, siç kërkon Urdhri i Drejtorisë së Burgjeve.Prania e detyrueshme e policisë gjatë kontrolleve mjekësore cenon jetën private dhe sekretin mjekësor, duke shkelur standardet kombëtare dhe ato të Këshillit të Evropës.

Avokati i Popullit thekson se ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen në privatësi, ndërsa prania e policisë lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie dhe me kërkesë të mjekut.Institucioni paralajmëron se praktika aktuale mund të përbëjë shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, madje në raste të rënda edhe trajtim poshtërues.Për këtë arsye, Avokati i Popullit i ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve ndryshimin e menjëhershëm të Urdhrit Nr.651, për të garantuar dinjitetin, privatësinë dhe konfidencialitetin mjekësor të të paraburgosurve.Raporti:

KonstatimetNga shqyrtimi i ankesës dhe informacionit të mbledhur, Avokati i Popullit vëren se:– Ligji Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” dhe VKM Nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, nuk përcaktojnë rregulla për sa i përket privatësisë të të burgosurit, kur ai kryen vizita mjekësore jashtë IEVP-së, por vetëm kur ai kryen vizita mjekësore brenda mjediseve të IEVP-së.–

Urdhri Nr.651, datë 21.01.2019 i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të Burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, cënon të drejtën për respekimin e jetës private dhe parimin e konfidencialitetit mjekësor.Vlerësimi institucionit të Avokatit të Popullit:

Tërësia e legjislacionit dhe standardeve të lartpërmendura, vendosin dy parime thelbësorë në marrëdhënien mjek-pacient, të cilat janë ruajtja e konfidencialitetit dhe respektimi i privatësisë. Këto dy parime janë të zbatueshme si për pacientët, të cilët jetojnë në gjendje të lirë, ashtu edhe për ata, të cilët jetojnë në kushte kufizimi, për shkak të masave të sigurisë.Konfidencialiteti është thelbësor për besimin midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve. Pa të, pacientët mund të ngurrojnë të zbulojnë informacione personale, dhe kjo mund të ndikojë në kujdesin dhe trajtimin e tyre.Konfidencialiteti në kujdesin shëndetësor është mbrojtja e informacionit personal të një pacienti, duke përfshirë shëndetin, familjen, stilin e jetës dhe nevojat e kujdesit.

Kjo bëhet për të mbrojtur privatësinë e pacientit gjatë kujdesit të tij dhe madje edhe pas vdekjes.Udhëzuesi mbi Rregulloren Evropiane të Burgjeve, i hartuar nga Këshilli i Evropës, në faqet 60-61, i kushton vëmendje respektimit të parimit të konfidencialitetit nga ana e stafit të burgjeve, ku në kapitullin Detyrat etike dhe standardet profesionale, shtjellohen detyrimet brenda regjimit të burgjeve:“Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje është i detyruar të zbatojë të njëjtat parime etike dhe detyra profesionale që rregullojnë punën e tyre në komunitetin e gjerë. Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut njohin zbatimin e këtyre parimeve të rëndësishme etike në kontekstin e burgjeve.

Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të veprojë në pavarësi të plotë klinike në mjediset e burgjeve dhe duhet të marrë vendime bazuar vetëm në kritere mjekësore. Vendimi i stafit të kujdesit shëndetësor nuk mund të anulohet ose injorohet nga jo-klinicistë, përfshirë stafin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor mund të jetë i prekshëm nga “besnikëria e dyfishtë” midis detyrave të tyre profesionale dhe ndaj autoriteteve të burgjeve. Si praktikë e mirë dhe për të garantuar pavarësinë klinike, stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të punësohet nga autoritetet e kujdesit shëndetësor dhe jo nga autoritetet e sistemit penitenciar.

Parimi i konfidencialitetit është një gur themeli i etikës mjekësore dhe është veçanërisht i rëndësishëm në mjediset e burgjeve. Të burgosurit duhet të ndihen të lirë të diskutojnë çdo çështje mjekësore me stafin e kujdesit shëndetësor në konfidencialitet të plotë dhe të zhvillojnë konsulta individuale private sipas nevojës. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme në rastet kur të burgosurit mund të duan të zbulojnë pretendime për torturë ose keqtrajtim ose, në rastin e grave, çështje rreth dhunës me bazë gjinore. Detyrimet e konfidencialitetit mjekësor pasqyrohen në standardet ndërkombëtare mjekësore.Stafi i kujdesit shëndetësor duhet të garantojë gjithmonë konfidencialitetin mjekësor dhe mund ta shkelë këtë rregull vetëm në rrethana të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm dëmtimi i pacientit ose të tjerëve dhe duhet të zbulohet në bazë të “nevojës për të ditur” me pëlqimin e pacientit.

Të gjitha ekzaminimet mjekësore të të burgosurve duhet të kryhen në privaci, përveç nëse kërkohet ndryshe nga mjeku përkatës dhe larg dëgjimit dhe shikimit të stafit të burgut”.Parimi i konfidencialitetit dhe e drejta për respektimin e jetës private shtrihet jo vetëm në marrëdhënien e të burgosurit me mjekun e IEVP-së, por edhe me mjekët e spitaleve jashtë burgjeve.Kufizimi i të drejtës për respektimin e jetës private duhet të përmbushë kriteret e vendosuara në nenin 8/2 të Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike,

në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.Procedura e përcaktuar në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të burgosurve”, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, nuk përmbush kriteret e nenit 8/2 të Konvetës, për kufizimin e të drejtës për respekimin e jetës private si dhe cenon parimin konfidencialitetit mjekësor.Detyrimi i vendosur në

Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për punonjësit e policisë, që të jenë të pranishëm kur mjeku kryen veprime me të burgosurin, në çdo rast të trajtimit të tij jashtë IEVP-së, nuk ruan një ekuilibër të drejtë apo proporcional midis sigurisë dhe privatësisë.Ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen me respekt të plotë të privatësisë së personit. Prania e stafit të sigurisë gjatë ekzaminimit apo konsultave, duhet të lejohet vetëm kur plotësohen dy kushte:E kërkon shprehimisht mjeku, për arsye të sigurisë së tij.

Stafi multidisiplinar i IEVP-së (siguri, social, shëndetësor, ligjor), ka vlerësuar se për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i burgosuri, ai duhet të mbikëqyret nga punonjës të policisë, gjatë ekzaminimit apo konsultës mjekësore, që do të kryhet jashtë IEVP-së.

Prania e policisë në këto raste, duhet të jetë përjashtim nga rregulli dhe të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie, duke iu bërë me dije paraprakisht edhe pacientit.Nëse gjatë ekzaminimeve mjekësore (veçanërisht intime) të të burgosurve, punonjës të sigurisë do të jenë të pranishëm, pa kërkesën e mjekut dhe pa arsye sigurie të dokumentuar, kjo do të përbëjë cenim të standardeve ndërkombëtare për trajtim me dinjitet të personit dhe mund të cilësohet si shkelje e nenit 8 të Konventës (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare), dhe në raste të përsëritura ose poshtëruese, shkelje e nenit 3

(ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues).Në këto rrethana, çmojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të adresojë me përparësi këtë çështje dhe të ndërmarrë veprimet procedurale për ndryshimin e Urdhrit Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së.Për sa më lart, bazuar në nenin 63, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet se:

“Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut” si dhe në mbështetje të nenit 21/b të Ligjit Nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar ku përcaktohet se: “Avokati i Popullit paraqet rekomandime për marrje masash për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ që, sipas tij, ka shkaktuar shkelje të të drejtave dhe lirive.”R E K O M A N D O J M Ë:– Ndryshimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr.651, datë 21.01.2019 “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, me qëllim marrjen e masave të sigurisë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në rastin kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së, vlerësimi i rriskut të kryhet në varësi të formularit të plotësuar nga IEVP-të, duke përmbushur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për respektimin e dinjtitetit njerëzor, të drejtës për jetë private, si dhe parimit të konfidencialitetit mjekësor.Për qëndrimin që do të mbani dhe masat që do merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi na vini në dijeni brenda afatit ligjor 30 ditor, të parashikuar në nenin 22 të Ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”./Kryefjala.al