Suada Muça e Tik TOK-ut rr. ihet  nga një grup vajzash, ja arsyeja c mendur

Kryefjala ka siguruar një video tronditëse, ku shihet Suada Muça duke u dhunuar nga një grup vajzash.Në pamjet që shfaqen në video, disa vajza e sulmojnë njëkohësisht, duke e shtyrë dhe duke e hedhur në tokë.

Videoja tregon momente tensioni dhe dhune, ndërsa ajo duket e pafuqishme për t’u mbrojtur përballë sulmit.Suada Muça është një personazh i njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për përmbajtjet e saj, por edhe për debatet dhe polemikat që kanë shoqëruar prezencën e saj online.

Megjithatë, pavarësisht diskutimeve publike, dhuna fizike mbetet e pajustifikueshme.Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Suada, as ndonjë njoftim nga autoritetet lidhur me ngjarjen.

Video Player

Aktivistja e njohur shkon te υ@rri i
Fatos Nanos, e ρabesueshme ajo
qe ka zbuluar (FOTO)

Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo, ka publikuar një foto të varrit ku prehet ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë disa javë më parë. Ajo thotë se vëmendjen ia ka tërhequr thjeshtësia e “banesës së fundit” të tij.

“Si vizitore e përjavëshme në varrezat e Sharrës, teksa kaloj ngadalë me makinē midis qytetit të vdekjes sytë mu ndalën tek varri i Fatos Nanos. Bie në sy sepse është në hyrje të varrezave dhe nuk është lapidar me mermer siç sheh rëndomtē në varreza.

Zbrita një çast nga makina dhe u ndala aty. Para vdekjes ndihesh po aq e ftohtë sa ajo, por edhe reflekton përse jeton. Të zbutet zemra dhe kupton se në kêtë jetë je thjesht një kalimtar dhe do të mbahesh mend për mirë apo për keq”, shkruan ajo.

Juristja Mirela Jorgo thotë se në atë “qytezë”, të gjithë janë të barabartë dhe askush nuk pyetet për vila e pasuri. Pak metra më tej, ajo thotë se prehet dhe bashkëshorti i saj, të cilin e viziton shpesh duke u përkujdesur për varrin e tij.

Mirela jep dhe një mesazh për politikanët shqiptarë, të siç thekson, ua bëjnë më të vështirë jetën qytetarëve të tyre, ama një ditë do të prehen në një “banesë” të tillë dhe nëse do të kenë fat, do të kenë lule pranë, në të kundërt vetëm beton.

“Me pushtet apo pa pushtet, në kete qytez je njësoj i barabartë me të gjithë. Nuk pyetesh a ke pasuri, a ke pallate, kulla, vila, verë të shtrenjtë. Jo, askush nuk do tja dijē. Pastaj vazhdova ngadalë, pakëz më tutje, mora një bidon ujē, duke u ndalur tek vendi i bashkëshortit tim.

Nuk e di sa koshient janë këta të politikës qē na e nxinë jetēn, njē ditē do të jenē pranē Fatosit, ose pranē njē pensionisti, arsimtari, apo fermeri. Sipêr do të kenë ca lopata dheu. Po të kenë fat mund tē kenē edhe pak jeshilëllēk. Në të kundêrt do tē kenë beton ngjitur me njē varr tjeter”, përmbyll juristja.

“Je aksidenti më i madh politik në 35 vitet e PD”, Salianji “shuplakë” Nokës:

Prej ditësh në akuzat mes ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka janë lëshuar pa rezerva kundrejt njëri-tjetrit dhe si “mollë sherri” po trajtohet Suel Çela.

Së fundmi Salianji ka shpërthyer kundër Nokës me një status në rrjete sociale, shoqëruar dhe me një deklaratë të bërë nga një gazetar opozitar në një studio televizive.

“Flamur Noka është aksidenti më i madh politik në 35 vite PDSH”, nis Salianji shkrimin e tij ndërsa shkon se ai është aryeja kryesore që Partia Demokratike sot ka nevojë për një reformim rrënjësor.

Madje Salianji në mbledhjen e kryesisë i ka kërkuar drejtpërdrejt Nokës dorëheqjen duke e bërë përgjegjësin kryesor të disfatave të njëpasnjëshme që kanë ndjekur vitet e fundit opozitën.

Flamur Noka është produkt i një politike të pistë, një karakter i përdorur shpeshherë për të zhvendosur vëmendjen dhe mbi të gjitha një politikan i akuzuar publikisht nga kolegë për lidhje me krimin dhe një demokrat që për interesat personale, ka tradhtuar dhe PD, shkruan Salianji.

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen
“Ka njerëz që mbajnë flamurin për ideal. Ka edhe nga ata që e përdorin Flamurin pa ideal për të goditur kë t’u dalë përpara. Është akuzuar publikisht nga kolegë për lidhje me krimin e organizuar, përfshirë Suel Çelën. Sot, një gazetar opozitar dha dëshmi publike për takime të Mulit me Suel Çelën. Në Kukës u denoncua nga kandidati ynë se shiti bashkinë për interesa të ulëta, duke hapur rrugë Safet Gjicit dhe rrethit kriminal që e shoqëronte. Për këtë arsye është non grata nga demokratët e Kukësit. Non grata politike mes atyre që i tradhtoi”, thuhet në postimin e ish-deputetit.

Salianji ka postuar dhe një moment nga emisioni “Jashtë Kontrolli” ku gazetari thotë se Suel Çela, kreu i një prej bandave më të forta kriminale në vend me bazë në Elbasan, i ka zgjidhur hall jete Flamur Nokës. Ndërkohë Noka akuzon Salianjin për bashkëpunim me Çelën, e fundit fare takimi që ish-deputeti organizoi në Elbasan me demokratët.

Salianji e mbyll postimin e tij duke lënë të kuptohet për lidhje të Flamur Nokës me biznesmenin Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për shkelje të barazisë me dhunë në tendera lidhur me dosjen e AKSHI-t si dhe për pengmarrje.

Postimi i Ervin Salianjit:

“Flamur Noka është aksidenti më i madh politik në 35 vite PDSH dhe arsyeja ulëritëse se pse kjo parti ka nevojë urgjente për reformim!

Ai nuk është thjesht një gabim politik, as vetëm idiot apo i përdorur si gojëprishur për të zhvendosur vëmendjen! Ka njerëz që mbajnë flamurin për ideal. Ka edhe nga ata që e përdorin Flamurin pa ideal për të goditur kë t’u dalë përpara.
Ai është produkt i qëllimshëm i politikës së pistë: pazare, shërbime, nënshtrim dhe tregti interesi. Një figurë që ka shitur gjithçka që ka pasur mundësi: parime, njerëz, zona, zgjedhje, mjafton të ketë pak pushtet dhe përfitim personal.
Modeli i tij mban shumë qytetarë larg politikës dhe shumë profesionistë larg Partisë Demokratike. Por nuk do e lejoj.
Është akuzuar publikisht nga kolegë për lidhje me krimin e organizuar, përfshirë Suel Çelën. Sot, një gazetar opozitar dha dëshmi publike për takime të Mulit me Suel Çelën. Po e postoj videon

Si kjo ka dhe akuza të drejtpërdrejta për pazare me ministra, për shërbim ndaj oligarkëve dhe për rol aktiv në mbajtjen në këmbë të regjimit të Edi Ramës.

Në Kukës u denoncua nga kandidati ynë se shiti bashkinë për interesa të ulëta, duke hapur rrugë Safet Gjicit dhe rrethit kriminal që e shoqëronte. Për këtë arsye është non grata nga demokratët e Kukësit. Non grata politike mes atyre që i tradhtoi.

Një humbës serial, fytyra e dështimit në çdo palë zgjedhje që nga viti 2013, por gjithmonë fitues në pazare personale.
Kam disa ditë që duroj baltën për hir të demokratëve, me bindjen se duhet të heshtim për t’i qëndruar përballë qeverisë por disa si ky paskan interesin e kolltukut jo të demokratëve! Personalisht vetëm kam denoncuar bandat e kartelet nga jugu në veri e kur më akuzon për lidhje me krimin një njeri si Flamuri që nuk kalon dot as kufijtë, as det e as oqean për shkak të këtyre lidhjeve, për shkak të korrupsionit, grabitjes së pronave të të varfërve, apartamenteve të të pastrehëve dhe tregtisë së vendeve të punës, nuk është sulm por dëshmi që jam në rrugën e duhur! Një medalje nderi në luftën kundër krimit dhe karteleve kriminale e politike.

Për lidhjet me Ergys Agasin prisni dhe pak dhe do t’i shihni: bizneset, ortakëritë dhe bashkëpunimet. E vërteta ka këtë zakon: del gjithmonë dhe nuk pyet as për zhurmë, as për mbrojtje politike.

Sa më përket mua, zero lidhje me këtë kategori. Kaq për sot. Pas çdo përmendjeje tjetër do të sjell dëshmi, fakte dhe do të demaskoj çdo pacipësi që thuhet”, shkruan Salianji.

Nuk eshte SHBA, por dikush afer qe do…Edi Rama, iu zbulon skenarin

Takimi i fshehtë me drejtuesit socialistë, frika nga hetimet e SPAK dhe përgatitja e një kundërofensive politike pas vendimit të Kushtetueses…

Edi Rama ka zhvilluar një takim pak ditë më parë me një grup të rëndësishëm drejtuesish socialistë në qarqe dhe bashki, si dhe me disa deputetë që mbajnë poste të larta.

Arsyeja e këtij takimi ka qenë hapja e një faze “reflektimi” përballë disa socialistëve që kanë nisur të shpërthejnë mes njëri-tjetrit, duke dhënë sinjale për ndryshime në kupolën e qeverisë.

Ky është një version që është përfolur prej kohësh, sapo shpërthyen hetimet e mëdha të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe AKSHI-t.

Rama, mësohet se i ka konsideruar këto hetime si një sulm politik të organizuar nga qendra jashtë Shqipërisë. “Ne i dimë kush janë ata, i dimë edhe hapat që do të ndërmarrim, kemi përgatitur edhe lëvizjet tona”, mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë, i cili ka bërë të ditur më pas se presin që sulmi të vazhdojë edhe më i egër dhe më i fortë.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për të shpëtuar mirë nga ky “agresion”, siç e ka quajtur, është që mazhoranca të qëndrojë e bashkuar dhe pa ndarje lobesh. Madje thuhet se ka përdorur edhe një shprehje dramatike: “Nëse mbytemi, do të mbytemi të gjithë. Nuk ka variant B apo variant C”.

Të gjitha variantet e tjera, sipas tij, janë vetëm zgjidhje të përkohshme, të cilat do ta dobësonin vendin.

Synimi, sipas kreut të qeverisë, nuk është të hetohen zyrtarë të caktuar, por të goditet mazhoranca që ka fuqinë politike për ta çuar vendin drejt Bashkimit Europian.

Në mbledhje ka pasur mjaft kritika se nuk ka një përballje publike nga socialistët që po akuzohen çdo natë nga politika dhe mediat. Ndërkohë, Edi Rama ka thënë se gjithçka është pjesë e një skenari dhe se, sipas tij, edhe mazhoranca ka përgatitur hapat e saj.

Ai ka shtuar se, edhe nëse do të kenë sukses, gjithçka do të shoqërohet me disa “viktima” apo dëme anësore. Sipas Ramës, nuk mund të ketë zgjidhje përmes ndryshimit të kabinetit apo “retushimit” të kuadrove, pasi “ata kërkojnë dhe do të kërkojnë ta bëjnë të pavlerë shumicën e fortë absolute të Partisë Socialiste”.

Sipas tij, nuk ka kushte për të shkuar në zgjedhje të reja, sepse kjo do t’i jepte elektoratit mesazhin e një dobësie përballë besimit të madh që shqiptarët i kanë dhënë mazhorancës.

Kryeministri ka thënë gjithashtu se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca do të veprojë fort dhe shpejt, fillimisht duke thënë hapur atë që mendon për akuzat e hapura nga SPAK.

Më pas, në Kuvend pritet të nisin një sërë aktesh ligjore që lidhen me drejtësinë. “Do të njoftoheni në momentin e duhur”, mësohet të ketë thënë Rama, duke shtuar se këto akte po përgatiten dhe do të përshtaten në varësi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Synimi i këtij sulmi, ka thënë Rama në takim, është që “të na rrëzojnë dhe të na heqin fuqinë përpara 22 janarit”, ndaj ka dërguar në terren thuajse të gjithë drejtuesit, të cilët janë ndarë në grupe sipas mbulimit territorial.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që vetë Rama të dalë në kryeqytet në takime me militantët socialistë, për të “ngrohur” elektoratin e majtë.

Kryeministri pritet të flasë shumë pak për rastet konkrete, duke dhënë më tepër përgjigje dhe sinjale të koduara ndaj atyre që ai i quan “agresorët”.

Mësohet se dikush e ka pyetur se kush janë ata që, sipas tij, po e sulmojnë përmes amerikanëve, dhe Rama është përgjigjur se “nuk janë ata”, pavarësisht se do t’u thonë se janë amerikanët. “Janë afër nesh”, ka thënë ai, “dhe e dimë mirë çfarë do të bëjnë dhe çfarë burimesh po përdorin”./Pamfleti

U thyen kodet e kompjuterit të Dumanit? Gazetari: E-mailet e 2 prokurorëve të SPAK u prekën!

Gazetari Eni Ferhati tregoi se ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismailaj u mor sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK lidhur me dosjen e hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK-ut.

Ferhati tregoi se Ismailiaj bashkë me 2 personat e tjetër të marrë të pandehur akuzohen për grup kriminal në kuadër të të cilit është mundur të thyhen kodet e emaileve të 2 prokurorëve të SPAK. Nga e-mailiet e tyre raportohet se janë marrë dy materiale që më pas janë shpërndarë te persona me pushtet politik, çka sipas tij të krijon përshtypjen se interesi ka qenë politik.

“Ky grup personash që për shkak të disa pasuordeve jo shumë të forta të emaileve të prokurorëve të SPAK kanë mundur të ndërhyjnë në emailet e dy prokurorëve, kanë marrë aty disa materiale. Nuk është prekur, është tentuar por nuk është prekur emali i Dumanit. 2 prej prokurorëve iu janë marrë 2 materiale dhe këto janë shpërndarë te disa persona edhe me pushte politik edhe në administratë me një lidhje të çuditshme por që të krijon përshtypjen që kanë pasur interes politik. Mendoj se interesi ka qenë politik, zyrtarë shumë të larët i kanë marrë këto informacione”, tha Ferhati në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania.

“I fe jυari iu υ r¤ në oborrin e shtëpisë”, kush është banorja që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare shumë të lidhur. Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos humbnin rrënjët, kulturën dhe vlerat që ata i kanë pasur gjithë jetën.

Fëmijëria ka qenë me shumë dashuri bashkë me 3 motrat dhe me disiplinë në të njëjtën kohë. Ka qenë një vajzë e qetë, kureshtare dhe shumë aktive, gjithmonë me ëndrra të mëdha.

Mbas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, nisi projektet e saj muzikore.

Është rritur me rrymën pop, por me kohën filloi të kërkonte tinguj të tjerë, më ballkanikë, pak më orientalë, pak dark pop, ballads, që e përfaqësojnë më shumë.

Edhe mësimet e pianos e ndihmuan shumë të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, dhe pse është akoma shumë fillestare.

Para disa vitesh humbi njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra atë vit në oborrin e shtëpisë, bashkë me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ajo thotë se: “Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti.

Kjo periudhë më ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe kur mendoja se nuk kishte më, dhe mund të them me plot bindje qe unë ia dola dhe kam akoma shumë për te ndërtuar, siç dhe ai ka besuar gjithmonë te unë.”

Nga Big Brother pret një eksperiencë që mund t’i hapë një tjetër kapitull.

Është një vajzë me ambicie, me kulturë, që punon shumë, por edhe që ka një zemër të butë dhe shumë dashuri për artin.

Aksion i madh policor ndaj drejtues te kompanise ONE

Pasi shkatërruan tregun celular në vend, drejtuesit e ‘One Albania’ dalin të përfshirë në rrjetet e trafikut të drogës…

Kompania celulare “One Albania” ka marrë trajtën e një organizate kriminale. Jo vetëm që po grabit përditë qytetarët, por duket se përfaqësues të saj drejtojnë tregun e kokainës në Shqipëri.

Aksioni i zhvilluar sot nga policia në kryeqytet, ku u arrestuan 22 persona, tregoi se kemi të bëjmë me një grup kriminal që drejton një prej kompanive më të rëndësishme celulare në vend. Kjo tregon qartë pse klientët trajtohen nga kjo kompani si “skllevër”, pasi pas saj fshihen kontigjentë të krimit.

Për të qenë më të qartë, sot policia goditi një rrjet që trafikonte drogë në Tiranë dhe mes 22 personave ranë në pranga Erald Sina dhe Artan Pullazi.

I pari është një person me rëndësi në kompaninë “One Albania”. Sina është Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE, ndërsa Pullazi rezulton kreu i ekipit të transportit në One. Pra, bëhet fjalë për dy drejtues me poste të larta. Sipas policisë, grupi shiste kokainë dhe kanabis nëpër lokale, tabakino dhe zona të ndryshme të Tiranës. Bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar që operonte thuajse në të gjithë kryeqytetin.

Ky operacion duket se nxjerr zbuluar kompaninë, e cila, përveç skandaleve ku mashtron qytetarët, shkatërrimit të tregut telefonik dhe shumë aferave të tjera, tani rezulton e përfshirë edhe në trafik droge.

Pra, jemi në kufijtë e një skandali, pasi ata që kanë në dorë të dhënat e qytetarëve rezultojnë të përfshirë në organizata kriminale. Janë me qindra mijëra abonentë te One dhe të dhënat e tyre shumë lehtë mund të bien në duart e kësaj bande, bandë e cila helmon të rinjtë ditë e natë dhe terrorizon qytetarët nga ana tjetër.

Kjo shton dyshimet se kompania ONE ka tiparet e një organizate të mirëfilltë kriminale, me në krye manjatën ruse Gellért Zoltán Jászai.

Del emri! Zbulohet gjyqtarja e Kushtetueses që ndryshoi votën për Belinda Ballukun

Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi do të deklaronte në News24 se gjatëvotimit të kryer në Gjykatën Kushtetuese për pranimin ose jo të kërkesës së SPAK për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së energjetikës Belinda Balluku, një nga gjyqtarët e GJK kishte ndërruar votën e tij në momentin e fundit.

Situata, sipas asaj që Bardhi zbuloi, ishte e tillë që nëvotimin e parë, 8 antarët e GJK u ndanë 4 me 4. Pra 4 vota ishin pro pezullimit të Ballukut dhe 4 vota ishin kundër pezullimit. Me këtë rezultat, GJK do të dilte pa një vendim dhe si rrjedhojë, vendimi i GJKKO për shkarkimin e Ballukut do të mbetej në fuqi duke e detyruar zv.kryeministren të lironte zyrën që në atë moment.

Por duket se në momentin e fundit, një nga gjyqtarët ka kërkuar dhe një herë rivotim, duke e ndryshuar votën e vet nga pro-pezullimit, në kundër-pezullimit.

Burime konfidenciale bëjnë me dije që gjyqtarja që ndryshoi votën duke lejuar Ballukun të vazhdonte punën si zv.kryeministre dhe ministre, ishte pikërisht e njëjta gjyqtare që 6 ditë më pas do të zgjidhej kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Dyshimet janë që Papajorgji, votën e ndryshuar në moment të fundit, e këmbeu me garancinë e pushtetit për ta mbështetur atë në garën për kryetar të GJK.

Dhe si përfundim duket se plani funksionoi dhe për pasojë që zj.Papajorgji të ishte kryetare e GJK, sot Shqipëria është e dënuar të jetë vendi i vetëm në Europë që drejtohet nga një zv.kryeministre që ka mbi shpinë 8 akuza të SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe që posedon rreth 300 apartamente dhe disa jahte e miliona Euro  pasuri të tjera, të gjitha të paguara me paratë e taksapaguesve.

Disa që nuk flasin shqip janë futur në SPAK dhe u ka thënë të…! Ish Prokurori

Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, shprehet se krimi i organizuar është futur në politikë dhe e ndihmon atë të qëndrojë në pushtet, duke e trashëguar këtë pushtet ndër vite.

Në emisionin “Oponencë”, Beci u shpreh se e fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri, pavarësisht reagimeve të forta politike ndaj veprimeve të SPAK.

Sipas Beçit, Prokuroria e Posaçme nuk po bën asgjë më shumë sesa po formalizon në dosje ato që prej vitesh janë diskutuar publikisht.

“SPAK po prodhon atë që kemi thënë prej kohësh. Prokuroria nuk po bën asgjë më shumë se sa të konkretizojë në dosje atë që është thënë në kafe,” u shpreh Beci.

Ai vlerësoi se reagimi i politikës ndaj hetimeve nuk është llogaritur mirë, pasi klasa politike mendonte se do të kishte mundësi kontrolli mbi institucionet e reja.

Beci shtoi se sot, nga të dyja krahët e politikës, SPAK shihet si një institucion që “i ka dalë nga rreshti”, çka ka sjellë përplasje të pashmangshme me pushtetin politik.

Ish-prokurori deklaroi se në SPAK ka ndërhyrë një faktor që nuk flet shqip, duke u thënë prokurorëve: vazhdoni detyrën.

“Babi hajde se kam frikë”, historia e trishte e υarrmihësit ne Tirane: Dëgjoja të qarën e një fëmijë ne υarr, kur i afrohesha..

Astriti, i cili punon si varrmihës, ka treguar një histori të çuditshme që i ka ndodhur gjatë profesionit të tij.
Ai tha se ka dëgjuar të qara fëmijësh dhe sa më shumë i afrohej zërit, aq më shumë i largohej ai.

“Po ecja poshtë, po ikja në shtëpi, ishte ora 11 e gjysmë të natës dhe kur dëgjoj të qara fëmije dhe gjithmonë tani duke menduar se vijnë qytetarët, ndalojnë makinën aty, lënë fëmijët dhe shkojnë te varret. Thërriste ky fëmija, o ba hajde se kam frikë, sa afrohesha unë, ikte pak më larg ky zëri”, tregoi varrmihësi.

Pas kësaj, Astriti rrëfeu për Euronews, se dëgjoi edhe të atij, që i thoshte fëmijës “mos ki frikë se jam këtu afër.”

Varrmihësi më pas ndezi një cigare dhe zërat nuk u dëgjuan më.