Rriti çmimin e biletës së autobusit në 50 lekë, ‘Shpresa.al’ nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, pas rritjes së çmimit të biiletës në transportin publik të linjave “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”.

Me vendim të Këshillit Bashkiak Kamëz, çmimi i biletës për pasagjerët që përdorin autobusët e SHPRESA – AL SHPK – i cili është operatori i vetëm i licensuar – në 2 linjat e mësipërme, sot paguajnë 50 lekë, 10 lekë më shumë se 2 muaj më parë. 

Për t’u theksuar është fakti që çmimi i biletës së transportit publik qytetas në Bashkinë Kamëz, është më i larti në Shqipëri.

Autoriteti i Konkurrencëës sqaron se shkak i hetimit është se nga vlerësimi paraprak, është vënë re se mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Njoftimi:

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin urban në Kamëz

Pas ankesave dhe shqetësimeve publike për rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e hetimit paraprak ndaj SHPRESA – AL SHPK.

Linjat e përfshira

· Kamëz – Tiranë – Kamëz

· Paskuqan – Babrru – Tiranë

SHPRESA – AL SHPK rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg.

Nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Periudha e hetimit: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025

Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme.

Po ashtu, Bashkia Kamëz ka rritur edhe çmimin e abonesë mujore, në 1400 lekë, ndërsa çmimi i abonesë së përgjithshme është caktuar 1600 lekë.

Rama paralajmëron ndërtuesit: Kriminale që shisni PRONA dhe nuk nxirrni hipotekën, do tju fus në “listën e zezë”!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një diskutim me një ndërtues, i pranishëm në takimin e zhvilluar këtë të martë me bizneset.

Në një hapësirë pyetje-përgjigje, Rama iu drejtua ndërtuesit duke i përmendur situatën e dy dekadave të fundit për këtë sektor, si edhe bllokun e ri të masave ligjore për ndërtimin, që sipas tij kanë si synim rritjen e cilësisë.

Këtu hapet një diskutim më vete, problemi me ndërtuesit është kompleks. Sot vazhdohet të punohet veshë, pa partiturë. Edhe pse ka një ndryshim, prapë standardet e zbatimit të projekteve janë ende larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen vazhdojnë të jenë prezente. Ne kemi kaluar një bllok të ri masash ligjore lidhur me ndërtimin, shpresoj që të ndihmojë për të rritur cilësinë. Njerëzit paguajnë jo pak dhe është ëndrra e tyre. Janë paratë e një jete ose janë kredi që duan një jetë të shlyhen dhe nuk ka dëm më të madh se sa të paguajnë një produkt të cilësisë së parë dhe të marrin një produkt të cilësisë së tretë.

Sa i përket pagesës së taksës së infrastrukturës, është diçka që po diskutohet. Por duhet të jetë e lidhur edhe kjo me performancën e kompanive. Ne nuk mund të marrim përsipër Aventura që të lejojmë këste dhe të jemi para kompanish që e kanë hapur gropën dhe ngrenë duart lart e nuk paguajnë dot se thonë “kështu është një muhabet”. Për momentin nuk kemi një ndryshim imediat. Unë them të mos shkohet te garancia se pastaj do thuhet “ku do t’i gjejmë lekët e garancisë”. Ajo që ndërtuesit duhet të kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër se sa ata po japin mbrapsht në aspektin e cilësisë. Këto ndërtime që bëhen do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk mund të tolerohet që ndërkohë që ne miratojmë projekte të cilësisë së parë kur i sheh, atje në terren shpesh nuk ngjajnë fare. Siç ndodhi me një zonjë që kishte blerë apartamentin me ballkon dhe kur shkoi i kish ikur ballkoni dhe I kishin hapur derë në katin e parë. Këto gjëra janë kriminale. Është kriminale që njerëzit paguajnë për të marrë një shtëpi dhe nuk marrin dot hipotekën sepse ndërtuesit luajnë me lejen.

Gjërat tani po ndryshojnë se ne kemi krijuar listën e zezë dhe kush hyn aty nuk do marrë leje për shumë vite. Listën e bardhë e shohim se mund të nxihet menjëherë. Kam 20 e kusur vjet që merrem me rracën tuaj dhe e di mirë çfarë lloji mënyre keni që funksioni. Lista e bardhë është e bardhë për sa kohë që nuk është e zezë. Tani të lutem. Unë besoj që asnjë shqiptar që blen dhe investon kursimet e jetës nuk iu ka borxh të lëvizni 1 mm nga gjëja që pretendoni se po I shisni. Ua tregoni projektet kur ata paguajnë dhe kur i sheh pastaj…nuk janë një e dy. Ne nuk po nxijmë gjë. Ju duhet të ngrini nivelin. Mos e kërkoni te pasqyra fajin, kërkojeni te fytyra. Nuk ka asnjë njeri asnjë borxh që ndërtuesit të mos i qëndrojnë korrekt ligjit, shoqërisë dhe atyre që paguajnë.

Nuk është një kafe pa cilësi, është një gjë që e vendos atje dhe mbetet aty për 100 vjet. Si mund të rrijë aty një gjë e shëmtuar, kur ty nuk të është dhënë e drejta të ndërtosh një gjë të shëmtuar, por një gjë të bukur. Ka vende të bukura që janë të varfra, por a keni parë ndonjë vend të shëmtuar që është i pasur? Nuk ka. Këtë punë e ndan arkitektura. Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj që nga katrahurat që janë bërë në Golem. Për sa na takon po bëjmë maksimumin që të ngremë nivelin për këtë arsye. Vjen merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash”,-u shpreh Rama.

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj. Roeli iu hodh sipër, pa e kuptuar çfarë po ndodhte…

Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymser Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes në këto momente të vështira dhe të dhimbshme.

Përmes fjalëve të saj, ajo ka falënderuar miq, familjarë dhe të gjithë dashamirësit që kanë treguar solidaritet dhe respekt gjatë kësaj periudhe të rëndë.

Një falënderim i veçantë në mesazhin e saj i është drejtuar nuses së Shpatit, Selvijes, të cilën Gjylymser e përshkruan me superlativa si një bashkëshorte të devotshme dhe një nënë të shkëlqyer për nipin e saj të vogël, Roelin. Ajo thekson se dashuria, butësia dhe përkushtimi i Selvijes ndaj Shpatit dhe familjes së tyre kanë qenë të jashtëzakonshme, duke nënvizuar se këto cilësi ishin arsyeja pse Shpati e adhuronte aq shumë.

“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shtëpisë së Shpatit, e cila ishte jo vetëm një bashkëshorte e përkushtuar, por edhe një nënë e shkëlqyeshme,” shkruan ajo, duke shtuar se fakti që Shpati ndërroi jetë në krahët e saj flet më shumë se çdo fjalë për lidhjen e tyre të fortë.

Në fund të reagimit, Gjylymser Kasapi paralajmëron se çdo spekulim apo keqinterpretim lidhur me ngjarjen nuk do të tolerohet, duke kërkuar respekt për dhimbjen e familjes dhe, veçanërisht, për Selvijen. Ajo thekson se çdo tejkalim i kufijve do të dënohet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht.

Postimi i Gjylymser Kasapi

I faleminderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi,kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne,të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tonë të dashur për të gjithë…! Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hudh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!!Faleminderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme,të cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithëmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…!
Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre,që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..!
Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata që na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të juajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT.

E dr@guan dhe ρërdhnυan pěr 13 vite
me rradhë 48-vjeçaren, bashkëshorti
dhe pesë “shokët” e tij
përballen me

Një çështje me përmasa tronditëse ka dalë në dritë në Britaninë e Madhe, ku një burrë 49-vjeçar akuzohet se për më shumë se një dekadë ka droguar dhe ka abuzuar seksualisht ish-bashkëshorten e tij, duke përfshirë edhe persona të tjerë në krime të rënda seksuale. Autoritetet britanike e përshkruajnë rastin si jashtëzakonisht kompleks dhe me ngjashmëri të forta me skandalin e njohur të “Pélicot” në Francë.

Philip Young, ish-banor i Swindon dhe aktualisht rezident në Enfield, përballet me akuza për 56 vepra penale seksuale të kryera ndaj ish-gruas së tij, Joan Young, 48 vjeç. Sipas aktakuzës, abuzimet dyshohet se kanë ndodhur gjatë një periudhe 13-vjeçare, nga viti 2010 deri në vitin 2023, dhe përfshijnë përdhunime të përsëritura, drogim të qëllimshëm dhe shfrytëzim seksual.

Publikimi i një fotografie të vjetër të çiftit, ku ata shfaqen të buzëqeshur, e bën edhe më të rëndë kontrastin me akuzat që rëndojnë mbi këtë çështje.

Prokuroria pretendon se Young i administronte viktimës substanca që e linin të pavetëdijshme, për ta detyruar më pas të përfshihej në akte seksuale, ndërsa akuzat përfshijnë gjithashtu vëzhgim të paligjshëm, posedim të materialeve pornografike ekstreme dhe imazhe të pahijshme të të miturve.

Ai pritet të dalë përpara Gjykatës së Magjistraturës në Swindon më 23 dhjetor, së bashku me pesë burra të tjerë, të cilët përballen në total me rreth 60 akuza për krime seksuale.

Në mesin e bashkëpandehurve janë Norman McSony, 47 vjeç, Dean Hamilton, 46 vjeç, Connor Sanderson Doyle, 31 vjeç, Richard Wilkins, 61 vjeç, dhe Mohammed Hassan, 37 vjeç. Akuzat ndaj tyre variojnë nga përdhunimi dhe penetrimi seksual, deri te marrëdhëniet seksuale pa pëlqim dhe posedimi i materialeve pornografike ekstreme.

Sipas dokumenteve gjyqësore, McSony akuzohet për përdhunim dhe posedim të imazheve ekstreme, Hamilton për përdhunim, penetrim seksual dhe marrëdhënie seksuale të paligjshme, ndërsa Sanderson Doyle, Wilkins dhe Hassan përballen me akuza të ngjashme për abuzim seksual pa pëlqim.

Viktima, Joan Young, ka zgjedhur të heqë dorë nga e drejta e anonimitetit dhe po mbështetet nga oficerë policie të specializuar gjatë gjithë procesit hetimor dhe gjyqësor.

James Foster, prokuror i posaçëm i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, deklaroi se ndjekja penale u miratua pas një hetimi të gjatë dhe të thelluar, duke theksuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe një interes i qartë publik për çuarjen përpara të çështjes.

Nga ana e tij, kryehetuesi i Policisë së Wiltshire, rreshteri i lartë Jeff Smith, e cilësoi këtë zhvillim si një hap vendimtar në një hetim tepër të ndërlikuar, duke theksuar se vendimi i viktimës për të bërë publik identitetin e saj erdhi pas konsultimeve të vazhdueshme me autoritetet dhe shërbimet mbështetëse.

Hetimet vijojnë ende, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve që disponojnë informacione të rëndësishme për rastin të bashkëpunojnë me autoritetet.

Ngjarja ka risjellë në vëmendje rastin e francezes Giselle Pélicot, e cila për një dekadë u drogua dhe u përdhunua në banesën e saj nga persona të rekrutuar në internet nga bashkëshorti i saj, Dominique Pélicot. Giselle Pélicot u shndërrua në një simbol ndërkombëtar të luftës kundër dhunës seksuale, duke refuzuar që gjyqi të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe duke kërkuar që përgjegjësia të vendosej aty ku i takon – te autorët e krimit.

Bie nẽ det avioni me pacientë,
VDESlN të gjithë, mes tyre…

Një aeroplan i Marinës Meksikane, që transportonte pacientë me djegie të rënda, ka pësuar një aksident tragjik në ujërat e Gjirit të Galvestonit, Teksas, të hënën pasdite. Sipas autoriteteve, katër persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, humbën jetën në këtë incident, ndërsa katër të tjerë janë shpëtuar dhe një person është ende i zhdukur.

Sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare të SHBA-së, operacioni i kërkim-shpëtimit është ende në zhvillim e sipër, me pjesëmarrjen e agjencive të shumta, përfshirë njësi të specializuara në zhytje, dronë dhe anije patrullimi. Aeroplani, që kishte në bord tetë persona katër anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë, një prej të cilëve ishte një pacient i mitur me djegie të rënda u rrëzua rreth orës 3:17 pasdite.

Sherifi i Qarkut Galveston, Jimmy Fullen, konfirmoi se avioni po transportonte pacientë që po merrnin trajtim mjekësor. Megjithatë, Roja Bregdetare nuk mundi të konfirmonte një vdekje të katërt deri në mbrëmjen e të hënës. Hetuesit nga Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po analizojnë shkakun e rrëzimit të avionit.

Lajm i keq për gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi! Diçka aspak e mirë po ndodh për ju që vini për FESTA

Fermerët në Greqi po vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por njëkohësisht duke marrë masa për të mos penguar rëndë lëvizjen e qytetarëve.

Nga bllokada e Nikaias, që konsiderohet “zemra” e protestave në Thesali, fermerët vendosën në kuvendin e tyre që sot të bllokojnë simbolikisht tunelet e Tempit për kamionët, nga ora 10:30 deri në 15:30. Traktorët do të zhvendosen drejt autostradës Athinë–Selanik, ndërsa makinat dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

Sipas vendimeve të marra, nga e marta e tutje traktorët në Nikaia do të riorganizohen në mënyrë që të mos krijohen probleme për fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë festave. E njëjta praktikë pritet të ndiqet edhe në bllokadat e tjera, ndërsa fermerët do të mblidhen sërish në ditët në vijim për të vendosur hapat e mëtejshëm në prag të Vitit të Ri.

Në Greqinë Qendrore, fermerët mbeten të vendosur në bllokadat e tyre, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nëse nuk plotësohen kërkesat. Në zonën e Bralos, traktorët vazhdojnë të qëndrojnë në rrugën kombëtare, por për sot u vendos të mos bllokohen rrugët anësore dhe rrjeti provincial, për të shmangur probleme serioze trafiku.

Presidenti i Shoqatës Bujqësore të Lamias, Giorgos Paliouras, theksoi se kjo është një zgjedhje e vetëdijshme për të lehtësuar kalimin e qytetarëve gjatë festave, duke paralajmëruar se pas tyre mobilizimet do të intensifikohen. Në bllokadën e Atalantit, fermerët pritet të vendosin në mesditë nëse do të rihapin sërish sportelet e pagesës në Tragana, në kilometrin e 125-të të rrugës kombëtare Athinë–Lamia.

Ndërkohë, në Halkidë fermerët nga Evia kanë njoftuar një bllokim treorësh të Urës së Lartë, nga ora 18:00 deri në 21:00, me trafikun që do të devijohet vetëm nga ura e vjetër. Në Kastro dhe Tebë, traktorët mbeten të rreshtuar, ndërsa asambletë lokale do të vendosin për veprimet e ardhshme. Për ditët në vijim, fermerët planifikojnë të mbajnë të hapur nga një korsi në secilin drejtim, për të lehtësuar udhëtimet festive.

Protestat vijojnë edhe në Epir, ku fermerët, blegtorët dhe bletarët janë të pranishëm në katër bllokada kryesore: Artë, Louro në Prevezë, Kalpaki në Janinë dhe Igumenicë. Në Artë, traktorët qëndrojnë në urën e Odës Ionia në të dy drejtimet, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në Louro.

Në Igumenicë, fermerët shpërndanë mandarina në sportelet e pagesës së Tyria-s si shenjë falënderimi për qytetarët që tregojnë durim dhe mirëkuptim. Sonte, nga ora 20:00 deri në 22:00, është paralajmëruar një bllokim dyorësh i portit të jashtëm të Igumenicës për kamionët. Po ashtu, në Kalpaki do të zhvillohet një tjetër bllokadë treorëshe për kamionët që lëvizin drejt dhe nga kufiri greko-shqiptar në Kakavijë.

Fermerët e Epirit deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimet deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre. Përkundër protestave, atmosfera festive nuk mungon, pasi në disa bllokada ata kanë dekoruar edhe pemë Krishtlindjesh, duke dërguar mesazhin se “lufta” e tyre nuk ndalet as gjatë festave.

Ylli Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, çe do që PD ka një fat të keq, një demokrat ka shkuar në

Ylli Manjani ka ironizuar protestën e paralajmëruar këtë të hënë nga opozita.

“Nuk e di si e keni ditën e pastaj javën ju, po sot do rrëzojmë Ramën iher. Erdhi më në fund dita.

Hiç mos u mundoni të dilni në të ftohtë se është e kryer kjo punë…

Nesër e më pas flasim për të ndërtuar qeverinë teknike, hidraulike, elektrike dhe mekanike…

Punë të mbarë dhe mos harroni, një sy nga big-u. Vrenozi oh oh oh aty brënda. Na la ne të hamë fasule”, shkruan ai.

Po bëhet baba nga Serena Sula? Po e pres…! Laert Vasili befason: Ja çfarë ndodhi në momentin kur ajo ngeIi sh tat¤ëne(foto)

Aktori Laert Vasili ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet e bujshme që kanë pushtuar rrjetin kohët e fundit, të cilat e lidhin atë me një romancë dhe madje një shtatzëni të mundshme me modelen Serena Sula.

I ftuar në emisionin “E Diell”, Laerti u përball me pyetjet direkte lidhur me videon virale ku shfaqej duke kërcyer me Serenën dhe aludimet se ai mund të bëhet baba.

Me ironi, aktori e hodhi poshtë këtë lajm: “Gjatë karrierës sime 20-vjeçare në Athinë, çdo dy javë mua më martonin. Jo vetëm martesë, por edhe shtatzëni plot,” u shpreh ai.

Kur u pyet specifikisht për vërtetësinë e lajmit me Serenën, Vasili dha një përgjigje epike duke mohuar çdo përfshirje: “S’e di, nuk e di… Unë vetë nuk kam qenë aty”.

Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht thashethemeve, një fëmijë do ta priste gjithmonë krahëhapur.

E fundit! Pritet PERJASHTIMI ne Big Brother – Reagojne familjaret

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka arritur në një pikë kulminante, duke shkaktuar shqetësim të madh mes publikut dhe familjarëve. Një incident i paprecedent ka ndodhur mes Klodit dhe Labinot Rexhës, ku Klodi ka hedhur pije energjike në fytyrën e Labit, duke e bërë këtë moment një nga më të diskutuarit në historinë e këtij formati.

Incidenti ka ndodhur në një moment tensioni, kur Labinot Rexha ndodhej në shtrat. Pamjet e këtij akti janë bërë shpejt virale, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e programit. Kjo sjellje ka ngritur pyetje mbi etikën dhe rregullat e sjelljes brenda shtëpisë.

Familja e Labinotit ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke e cilësuar veprimin e Klodit si të papranueshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e tij. Në një deklaratë të publikuar në Instagram, ata kanë shprehur shqetësimin për presionin psikologjik që Labinoti ka përjetuar si pasojë e këtij incidenti.

“Heqja e pijeve energjike në fytyrë, sidomos në zonën e syve, është një veprim i papranueshëm”, thuhet në deklaratën e tyre. Familja thekson se ky incident kalon çdo kufi të diskutimit dhe sjell rreziqe serioze për shëndetin e Labit.

Reagimi i familjes është përforcuar nga shqetësimi se Klodi vazhdon të qëndrojë në shtëpi pa asnjë masë disiplinore të dukshme. Kjo ka ngritur alarmin për tolerimin e sjelljeve të tilla, të cilat mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm për të tjerët brenda formatit.

Familja e Labinotit ka kërkuar që produksioni dhe Vëllai i Madh të marrin masat e nevojshme për të trajtuar këtë rast me seriozitet. Ata kërkojnë që rregullat e Big Brother VIP Kosova të respektohen dhe të merren masa disiplinore për veprimin e Klodit.

Ky incident ka hapur një debat të gjerë mbi etikën dhe rregullat e sjelljes në reality show, duke e bërë publikun të pyesë se çfarë është e pranueshme në emër të argëtimit. Si do të reagojë produksioni për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë banorët?