Braktis Ramën tani që po bie? Lorenc Vangjeli: ku ti kenë ata që kanë vjedhur (VIDEO)

Aksionet e fundit të SPAK ku janë goditur zyrtarë dhe biznesmenë që kanë abuzuar me tendera, janë kthyer në çështjen e ditës në vendin tonë, pasi bëhet fjalë për prokurime publike me vlera dhjetëra apo qindra miliona euro.

Gazetari dhe analisti, Lorenc Vangjeli ka shpërthyer në sharje ndaj atyre që kanë kryer abuzime me fonde publike.

I ftuar në Syri Tv, teksa u provokua nga moderatori Çim Peka, Vangjeli për abuzimet e qeveritarëve, tha se “ropt ku ti kenë ata që kanë vjedhur”

“Unë po të flas për politikë dhe dëgjoje, ropt ku ti kenë ata që kanë vjedhur! A e do kështu?”, tha në shpërthim e sipër analisti.

Video e analistit është bërë virale në rrjetet sociale, teksa ka marrë pa fund like dhe komente.

Video Credits: Syri TV

Video Player

“Jam keq”- Ndodh në “Big Brother VIP”/ Nëna i kërkon banores të lërë shtëpinë, ndodh e papritura

Një moment i papritur dhe emocional u transmetua mbrëmjen e djeshme në BBVIP Kosova, ku nëna e Benitës u bë pjesë e shtëpisë për disa minuta për të takuar të bijën.

Takimi, ndryshe nga sa pritej, mori një kthesë të fortë emocionale. Nëna e Benitës i kërkoi asaj që ta linte garën përgjysmë, duke u shprehur se gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.

“Jam shumë keq, shumë e sëmurë, me hipertension… Unë kam nevojë për vajzën time, ti e di sa e lidhur jam me ty. Kam nevojë shumë për ty”, i tha ajo Benitës.

Megjithatë, Benita dyshoi në fjalët e së ëmës, duke i thënë se e shihte mirë dhe se arsyeja e vërtetë pse kërkonte largimin e saj nga shtëpia ishte pakënaqësia me sjelljen e saj në lojë.

Ajo theksoi se nuk do të largohej, por do të ndryshonte strategji dhe do të tregonte anën e saj më të mirë nga ky moment e tutje.

Gjithashtu, nëna e Benitës u shpreh qartë se nuk ishte aspak dakord me afrimitetin e saj me Toney-n.
“Lidhje kurrsesi, të pres jashtë”, iu drejtua ajo Benitës, ndërsa në momentin që takoi Toney-n, nuk ngurroi t’i thoshte: “Ki kujdes!”

Takimi la pas shumë emocione dhe pikëpyetje, duke sjellë një tjetër moment të fortë brenda shtëpisë së BBVIP Kosova.

Guri i rëndë në vend të vet! Parashqevi Simaku pas 1 viti i ndryshoi jeta, merr sot lajmin e jetës (Video)

Elton Ilirjani ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm, falë një video të publikuar në Youtube.

Mësohet se këngëtarja Parashqevi Simaku është nderuar me titullin  “Qytetare Nderi” gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”.

E qeshur dhe plot sharm, Simaku ndau disa fjalë zemre për vendlindjen e saj.

“Ka kaluar gati një vit që kur dëgjova Fisnikun… mori Eltonin dhe i tha: ‘Çfarë të bëj për Parashqevinë, të lutem më thuaj?!’ Më ka ngelur në shpirt, sepse gjithë këtë kohë që jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën, dua ta falënderoj për këtë nder të madh,” – rrëfeu ajo me emocion.

Momenti më i veçantë i videos ishte deklarata e saj e famshme, që tashmë po bën xhiron e rrjetit:

“Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja, por nuk e nxjerr dot Kavajën nga Parashqevia. Jam me ju me gjithë zemër e me gjithë shpirt.”

Artistja kujtoi gjithashtu rrënjët e saj dhe ndikimin e mësuesve të parë, përfshirë Rexhep Asimin dhe Terezina Levi, duke theksuar se tradita muzikore kavajase mbetet një thesare që ajo ka mbajtur me vete në çdo skenë botërore:

“Edhe pse kam kënduar kudo, thelbi im mbetet shpirti dhe tradita e Kavajës. Guri i rëndë në vend të vet, themi ne. I qofsha falë djepit që më ka lindur e rritur, Kavajës,” – përfundoi Simaku.

Ky rikthim virtual ka veçori të veçantë për publikun shqiptar, duke qenë se hera e fundit kur ajo performoi një koncert recital në Kavajë ishte në korrikun e vitit 1999.

Bashkimi Evropian i ben te paprituren Kryeministrit Rama!

Ministeriali i Energjisë së BE-së ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare duke dalë me një vendim më 18 Dhjetor për skualifikimin e Shqipërisë; sa i takon detyrave që qeveria shqiptare ishte zotuar t’i realizonte në sektorin e energjisë.

Vendimi thotë se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do ndërrmarë në korrigjimin e problemeve të konstatuara ne politikat e Energjisë.

Aktualisht ministresha e Energjisë Belinda Balluku është nën akuzë; ndërsa një burim konfidencial i tha Hashtag.al se ky vendim i fortë vjen pas tre projekteve ku Balluku është investuar personalisht:

1.TEC-i i Roskovecit, ku dyshohet si investitore dhe një koorporatë ruse

Lexo gjithashtu: 15 mijë lekë bonus për familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe!
2. ⁠Anijet Energjitike “Tigrat” në Vlorë

3.⁠Destabilizimi i linjave të interkonjeksionit evropian për shkak të ujdive korruptive.

Më poshtë mund të lexoni të plotë vendimin e Sekretariatit të Energjisë të BE:

Vendim i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë

2025/03/MC-EnC – Mos-përputhje e Shqipërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Çështja ECS-5/24)

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë konstaton se:

Neni 1 – Mos-përmbushje nga Shqipëria

Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë, deri më 31 dhjetor 2023, legjislacionin, rregulloret dhe aktet administrative të nevojshme për t’u përputhur me:

Lexo gjithashtu: Rama ne debat te acaruar me ndertuesit ne Shqiperi!
–Direktivën (BE) 2019/944 (tregu i brendshëm i energjisë elektrike),

–Rregulloren (BE) 2019/941 (përgatitja ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë),

–Rregulloret (BE) 2019/942 dhe 2019/943,

si dhe një sërë rregulloresh teknike të BE-së mbi:

–alokimin e kapaciteteve,

–menaxhimin e kongjestionit,

–balancimin e energjisë,

–emergjencat dhe operimin e sistemit të transmetimit.

Gjithashtu, Shqipëria nuk ka njoftuar Sekretariatin për masat përkatëse, duke shkelur:

–vendimet e Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022,

–si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Neni 2 – Veprimet pasuese

1.Shqipëria duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljen dhe për t’u përputhur me të drejtën e Komunitetit të Energjisë.

Lexo gjithashtu: Zhduken shishet e veres me vlere 3 milione euro, Fevziu ben reagimin e papritur! Policia eshte e shitur….
2.Shqipëria duhet të raportojë rregullisht gjatë vitit 2026 mbi masat e marra.

3.Nëse shkelja nuk korrigjohet deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të nisë procedurë sanksionuese sipas Nenit 92 të Traktatit.

Neni 3 – Hyrja në fuqi

Vendimi u drejtohet palëve dhe institucioneve të Traktatit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.

Miratuar në Vjenë, më 18 dhjetor 2025.

Për të lexuar vendimin e plotë kliko KëtuBashkimi Evropian i mbyll derën Edi Ramës

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 23 Dhjetor 2025

Dashi

Do jeni gjithë ditës me humor te mire sot dhe gati për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël me partnerin. Do qëndroni gjithë kohës pranë njeri-tjetrit. Beqaret do ndërmarrin edhe rreziqe vetëm për ta bere për vete personin qe kane pëlqyer. Financat do jene te kënaqshme kështu qe nuk keni çfarë te kërkoni me shume.

Demi

Nëse tregoheni realiste sot ne jetën tuaj ne çift do e kuptoni se lidhja juaj është vërtet e mrekullueshme dhe problemet qe keni janë shume te vogla. Beqaret nuk do parapëlqejnë te fillojnë një histori dashurie pa qene te sigurte se ai është personi i duhur. Me financat duhet te tregoni sa me shume maturi qe te mundeni. Po gabuat do i vuani gjate pasojat.

Binjaket

Sot do kaloni shume peripeci juve qe jeni ne një lidhje. Partneri nuk do ndihet gati te hedhe hapat qe doni ju dhe kjo do ju mërzitë paksa. Beqaret do e takojnë ne momentin qe me pak e presin personin ideal. Mos e humbni këtë rast. Ne planin financiar situata do jete e paqëndrueshme. Nuk rekomandohet te kryeni shpenzime te pamenduara.

Gaforrja

Ndryshimet ne jetën tuaj ne çift do jene rrënjësore sot. Do i shihni gjerat ndryshe tashme. Ata qe kane pasur probleme te mëdha do i zgjidhin një e nga një. beqaret nuk do kenë aspak dëshirë ta fillojnë sot një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mëdha. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Luani

Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te bekuar nga yjet. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te krijojnë menjëherë një lidhje sepse do zhgënjehen pa mase dhe do vuajnë. Financat do jene goxha te mira. Te gjithë do habiten sesi ju do arrini ta përmirësoni aq shpejt situatën pas vështirësive te kaluara.

Virgjeresha

Do merrni kritika te shumta nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni paksa keq. Mundohuni te shihni anën pozitive te gjithë kësaj. Beqaret do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse dëshironi. Ne planin financiar do e keni te vështirë te ruani ekuilibrin sado qe do mundoheni. Kërkoni ndihmën e te afërmve.

Peshorja

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një nga ditët me te veçanta te javës. Gjithçka do ju realizohet si me magji kështu qe nuk do keni për çfarë te merakoseni. Beqaret duhet te pranojnë ftesat para se ata persona te fillojnë te joshin te tjerë. Ne planin financiar do kaloni një krize goxha te vështirë. Do ju duhet ndihme e miqve për t’ia dale.

Akrepi

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni mire për këtë fakt. Me partnerin do ndani gjithçka, madje edhe sekretet qe keni mbajtur nga e kaluara. beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar duhen mare disa masa para se situata te behet delikate.

Shigjetari

Pas një periudhe paksa delikate për jetën tuaj ne çift, sot me ne fund do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni ta ndryshoni situatën. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Ne planin financiar do duhet ta shtrëngoni pak rripin ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.

Bricjapi

Klima nuk do jete shume e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do kapeni pas disa detajeve te vogla dhe do debatoni me partnerin. Beqaret me ne fund do e takojnë personin tyre te ëndrrave i cili do ua ndryshoje jetën. Urani do ndikoje negativisht tek financat. Ai do iu beje me te papërgjegjshëm me shpenzimet dhe aspak te kujdesshëm.

Ujori

Priten shume mosmarrëveshje sot ne jetën tuaj ne çift për shkak te kokëfortësisë suaj. Duhet me patjetër te ndryshoni sjellje. Beqaret do njihen me persona interesante gjate një udhëtimi qe do realizojnë. Përfitoni sa me shume qe te mundeni. Ne planin financiar duhet te ruani sa me shume gjakftohtësinë sepse përndryshe nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen.

Peshqit

Nuk do i rezistoni dot tundimit ndaj një personi qe do iu vije rreth e rrotull sot dhe ka rrezik ta tradhtoni partnerin. Ne fakt do shkatërroni gjithçka thjesht për disa emocione momentale. Beqaret do kenë njohje te reja dhe do mund te fillojnë histori dashurie afatgjata. shpenzimet duhet t’i kufizoni deri ne maksimum sepse ne te kundërt gjendja mund t’iu përkeqësohet.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 22 Dhjetor 2025

DASHI

Kjo është një periudhë ku ndiheni pak të paduruar, sikur gjithçka duhet të lëvizë më shpejt. Në realitet, qielli po ju fton të menaxhoni më mirë energjinë tuaj. Në punë, duhet të jeni të qetë: një përgjigje do të vijë, por nuk duhet të jetë e detyruar. Në dashuri, duhet të dëgjoni më shumë; ata që janë beqarë mund të kenë një takim interesant, por pa u nxituar.

DEMI

Po kërkoni stabilitet, por diçka po ju shtyn të ndryshoni zakonet tuaja. Në punë, është koha e duhur për të zgjidhur çështjet praktike dhe financiare. Në dashuri, qielli favorizon sqarimet: të folurit sinqerisht mund të forcojë një marrëdhënie. Ata që janë beqarë kanë nevojë mbi të gjitha të ndihen në paqe me veten.

BINJAKËT

Mendja juaj është gjithmonë aktive dhe idetë janë të shumta. Por kini kujdes të mos e teproni. Në punë, është e rëndësishme të përqendroheni në një qëllim në të njëjtën kohë. Në dashuri, dëshira për të komunikuar kthehet, por jo të gjithë mund t’ju ndjekin: përpiquni të jeni më të pranishëm dhe më pak të shpërqendruar.

GAFORRJA

Po ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht, por edhe më të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth. Durimi është i nevojshëm në punë: rezultatet vijnë vazhdimisht. Në dashuri, keni nevojë për siguri dhe siguri; ata që janë në një lidhje duhet të rilidhen, ndërsa ata që janë beqarë mund të jenë ende duke u ndalur në një marrëdhënie të kaluar.

LUANI

Dëshira për t’u përfshirë kthehet. Në punë, mund të provoni vlerën tuaj, por pa arrogancë. Është një kohë e mirë për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë të papërfunduar. Në dashuri, jeni pasionantë, por kini kujdes që të mos doni gjithmonë të keni fjalën e fundit: një kompromis i vogël mund t’ju ??bëjë mirë.

VIRGJËRESHA

Jeni të përqendruar dhe praktikë, por pak të lodhur. Qielli ju fton të ngadalësoni dhe të mos prisni shumë nga vetja. Në punë, është më mirë të organizoheni dhe të planifikoni. Në dashuri, keni nevojë për më shumë spontanitet: lëreni veten të lirë me emocionet tuaja pa i analizuar shumë gjërat.

AKREPI

Jeni të thellë dhe të vendosur. Në punë, po ndryshoni perspektivën tuaj për situata të caktuara: disa gjëra duhet të mbyllen për t’i bërë vend diçkaje të re. Në dashuri, jeni intensivë, por edhe më kërkues se zakonisht. Kini kujdes të mos krijoni tension të panevojshëm: ndonjëherë, e tëra çfarë duhet të bëni është ta ulni tonin.

SHIGJETARI

Dëshironi liri dhe inovacion. Ide ose propozime të reja vijnë në punë, por ato duhet të vlerësohen me kujdes. Në dashuri, ju jeni më të gëzuar dhe optimistë, por disa mund të kërkojnë më shumë prani. Kjo është një kohë e mirë për ata që duan të rikthehen në lojë.

BRICJAPI

Jeni të përqendruar në qëllimet tuaja. Puna mbetet në krye të mendjes, por kini kujdes të mos e lini pas dore pushimin. Në dashuri, ka nevojë për një dialog më të madh: shprehja e ndjenjave tuaja do t’ju ndihmojë të ndiheni më afër atyre që doni. Kjo është një kohë e mirë për të forcuar lidhjet.

UJORI

Qielli ju bën krijues dhe paksa rebelë. Në punë, keni nevojë për stimuj të rinj: por kini kujdes të mos prishni ekuilibrat e dobishëm. Në dashuri, kërkoni lirinë, por pa u larguar shumë. Ata që janë beqarë mund të përjetojnë një takim të papritur dhe kurioz.

PESHQIT

I ndjeshëm dhe intuitiv. Në punë, ndjek instinktet e tua, por qëndron me këmbë në tokë. Në dashuri, ka ëmbëlsi, por edhe nevojë për siguri. Kjo është një kohë e mirë për të sqaruar ndjenjat e tua të vërteta dhe për t’u kujdesur për veten.

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës!

Alis është fituesi i Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me “Ta Kam Fal”, ndërsa çmimin e tretë e fitoi Sheila me “Zemra e Tokës”.

Pas përmbylljes së festivalit, Alis me “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Vienë të Austrisë në 2026.

“Zemra po më PLAS nga mungesa jote”/ Selvije Jao përkujton Shpat Kasapin dhe bisedën e FUNDIT për hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania!

Selvije Jao ka përkujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë disa javë më parë, më 26 nëntor, për shkak të një ataku në zemër.

Përmes një postimi në “InstaStory”, ajo ndau për herë të parë bisedën e fundit që kishte pasur me Shpatin, lidhur me hyrjen e tij në Big Brother Vip, ku ai i kishte rrëfyer se shqetësimi më i madh i tij nuk kishte të bënte me lojën, por me familjen.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: “Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?” I thashë pa u menduar dy herë: “Patjetër… do të të kem 24/7 para syve.” – si me shaka””, ka shkruar ajo, ndërsa shton më tej se kurrë nuk e kishte menduar se do përballej me një mungesë të përjashtme të Shpatit.

“Por nuk e mendoja kurrë që jeta do të më sfidonte kështu. Që të gjitha ato plane, strategji, përgatitje, ëndrra… do të përfundonin në mungesën tënde të përjetshme. Unë prita deri në këto momente! Prita që të hysh në Big. sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë”, shprehet ajo.

Ndër të tjera, Selvija nuk ka nguruar të fsheh mallin për të shoqin, për të cilin thotë se e kërkon kudo. Ajo shkruan se djali i tyre, Roeli, po rritet pa të atin dhe se vetë ajo po mundohet të mësohet me një dhimbje që nuk shuhet kurrë.

“Zemra po më plas nga mungesa jote, sepse të kërkoj kudo… dhe nuk të gjej askund. Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet. Më mungon, Shpat. Më mungon më shumë se sa fjalët mund ta mbajnë”, shkruan Selvije Jao.

Galeria fotografike (

1 / 8

)

Rama paralajmëron ndryshime për paraburgimin masiv në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë të diel, në podkastin e tij “Flasim” situatën e sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke e cilësuar përdorimin e paraburgimit si masë ekstreme dhe shpesh të pajustifikuar.

Sipas Ramës, raportet e ekspertëve të Këshillit të Europës tregojnë se Shqipëria mban një nivel jashtëzakonisht të lartë të personave në paraburgim, shumë larg praktikave të vendeve të Bashkimit Europian.

“Siç e kam përmendur disa ditë më parë kemi nisur analizën e thelluar të shenjave shqetësuese të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, pas dy kulminacioneve shumë të forta: Pezullimi antidemokratik i një anëtari qeverie nga një prokuror e gjykatës me një vendim të shkallës së parë dhe tentativa e magjistratëve, gjykatës dhe prokurorë bashkë të Shqipërisë për të rritur vetë pagat e tyre, duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi. Mes të tjerash këto dite, kam rilexuar një raport të para disa kohësh, shkruar nga ekspertë të Këshillit të Evropës mbi përdorimin brutal dhe masiv të paraburgimit në Shqipëri – një rekord negativ absolut i drejtësisë shqiptare, e cila e ka vendosur Shqipërinë në pozicionin më të keq në Europë, por jo thjeshtë në fund, por me dallim të frikshëm nga rajoni dhe nga pjesa tjetër e Europës, po se po.  Më lini të ndaj me ju disa pika kyçe të këtij raporti: Së pari: Përdorim i tepruar dhe kohëzgjatje e pajustifikuar e paraburgimit Shqipëria mban një nivel jashtëzakonisht të lartë të personave në paraburgim, me shifra që janë dukshëm shumë larg praktikave të vendeve të BE-së. Gjykatat e zgjasin rëndom masën e paraburgimit, pa asnjë arsyetim të individualizuar dhe pa treguar se vazhdimi i kësaj mase mbetet në mënyrë strikte i domosdoshëm dhe proporcional”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se gjykatat shpesh bazohen në nocione të paqarta ligjore dhe përdorin formula standarde pa vlerësim të mirëfilltë të çështjes, ndërsa paraburgimi trajtohet si opsioni i parë dhe jo mjeti i fundit. Ky proces, sipas tij, ka çuar në mbipopullim të burgjeve me persona të padënuar, duke e bërë Shqipërinë një rast të veçantë krahasuar me Europën.

“Së dyti: Cilësia e arsyetimit gjyqësor dhe kontrollit le shumë për të dëshiruar. Vendimet për paraburgim shpesh bazohen në nocione të paqarta ligjore (‘arsye të rëndësishme’, ‘rrezik i veçantë;) dhe gjykatat kanë tendencën të përdorin formula standarde, pa bërë një vlerësim të mirëfilltë të çështjes. Raporti thekson kulturën e mangët të arsyetimit të thelluar. Së treti: Mungesë dhe zbatim i paqëndrueshëm i masave alternative ndaj paraburgimit. Gjykatësit kanë tendencën ta trajtojnë paraburgimin si opsionin e parë, atë të shumëdëshiruarin dhe jo si mjetin e fundit, duke i shpërfillur rëndom masat e tjera dhe shtoj, duke i mbushur burgjet me më shumë persona të padënuar se sa të dënuar, çka e bën Shqipërinë, një vend krejtësisht origjinal në brutalitetin e vet.”, tha ai.

Rama theksoi nevojën për një ndryshim strategjik, që përfshin përcaktime më të qarta ligjore, kontroll më të fortë nga gjykatat e apelit dhe zbatimin e një sistemi funksional të masave alternative.

“Edhe pse korniza ligjore shqiptare është në përputhje të përgjithshme, përgjithësisht me standardet evropiane në letër, vazhdojnë të jenë të pranishme prirjet për të supozuar nevojën për paraburgim, në vend të supozimit në favor të lirisë, dhe mungon praktika e zbatimit të masave proporcionale dhe të arsyetuara në mënyrë individuale. Kërkohet një ndryshim strategjik, përfshirë përcaktime më të qarta ligjore, kontroll më i fortë nga gjykatat e apelit dhe një sistem funksional i masave alternative.”, tha Rama, duke paralajmëruar se kjo temë do të diskutohet më tej dhe se reforma në drejtësi kërkon angazhim të vazhdueshëm.

Fermerët grekë do t’i heqin bllokadat vetëm për Krishtlindje

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka ftuar fermerët që bllokojnë prej disa ditësh autostradat, që të ulen në tryezën e dialogut.

Por ftesa e kreut të qeverisë greke ka rënë në vesh të shurdhër, pasi fermerët janë të vendosur që t’i festojnë festat në bllokada nëse nuk realizohen kërkesat e tyre. Sipas tyre, qeverisë i janë paraqitur disa kërkesa themelore, si kostoja e prodhimit dhe çështja e naftës.

Nga e marta, 23 dhjetor, deri të premten, rrugët do të hapen vetëm për Krishtlindje, ndërsa fermerët do t’i rishqyrtojnë veprimet e tyre për Vitin e Ri. Prokurori urdhëroi policinë të vazhdonte me formimin e një dosjeje çështjeje për hetimin dhe identifikimin e individëve që u kanë lejuar shoferëve të kalonin rrugën pa paguar tarifën.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Rural, nga 27 kërkesat e bëra nga fermerët, 16 prej tyre janë plotësuar ose po trajtohen, duke përfshirë ngrirjen e borxheve ndaj organizatave të sigurimeve ose bankave, kompensimin e plotë për vrasjen e kopeve të bagëtive për shkak të lisë, si dhe rimbushjen e të ardhurave për bletarët dhe fermerët e bagëtive.

Fermerët e hedhin poshtë këtë vlerësim, duke theksuar se qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga kërkesat e tyre themelore. Ata këmbëngulin se, po të ishin përmbushur, nuk do të ishin në rrugë.