Aktori Viktor Zhusti: Si më mashtroi Adriatik Lapaj duke më përdorur foton për qëllime politike

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas tij, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force.

Zhusti thotë se publikimi i fotos i ka sjellë shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim për shkak të shkeljes së besimit. Ai ka publikuar edhe mesazhe ku i kishte kërkuar Gerti Kames që fotoja të mos postohej, kërkesë për të cilën, sipas tij, kishte marrë garanci.

Pas reagimit të aktorit, ka ardhur edhe replika e Adriatik Lapajt, i cili mohon pretendimet e Zhustit dhe thotë se aktori kishte dhënë vetë miratimin për publikimin e fotos. “Meqë jeni shqetësuar kaq shumë, foton e heq unë, por ndërgjegjja juaj e di që e vërteta është ndryshe”, shkruan Lapaj, duke shtuar se reagimi i aktorit lidhet më shumë me frikën nga reagimet sesa me veprimet e tij.

Debati mes palëve ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rikthyer vëmendjen te përdorimi i figurave publike në kontekst politik pa miratimin e tyre.

Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:

Eh, mor LLAPA…

Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.

Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh

(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…

Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.

Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejfmbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.

Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…

Big Brother VIP Albania 5 “shkatërron” çdo spektakël tjetër në Shqipëri: mbi 2 milionë ndjekës vetëm në natën e parë

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që në natën e parë të transmetimit në Top Channel, duke rikonfirmuar edhe një herë se mbetet formati televiziv më i ndjekur dhe më i fuqishëm në tregun mediatik shqiptar.

Sipas të dhënave të publikuara nga kanali zyrtar i Youtube, spektakli ka arritur të grumbullojë mbi 2 milionë ndjekës vetëm gjatë mbrëmjes së hapjes, një shifër rekord që lë pas çdo program tjetër televiziv në Shqipëri. Audienca masive është reflektuar jo vetëm në ekran, por edhe në platformat online dhe rrjetet sociale, ku emisioni ka dominuar absolutisht diskutimin publik.

Big Brother VIP Albania 5 “shkatërron” çdo

Produksioni, skenografia moderne, përzgjedhja e banorëve dhe dinamika e spektaklit kanë krijuar një interes të jashtëzakonshëm që në minutat e para, duke e kthyer natën e hapjes në një event kombëtar mediatik. Hashtaget e lidhura me programin janë renditur në krye të klikimeve, ndërsa transmetimi live ka regjistruar shifra të paarritura më parë për një format televiziv shqiptar.

Ky sukses konfirmon jo vetëm fuqinë e markës Big Brother VIP Albania, por edhe transformimin e mënyrës se si publiku shqiptar konsumon televizionin, ku ndërthurja e ekranit tradicional me platformat digjitale po sjell rekorde të reja audiencash.

Me këtë nisje të bujshme, Big Brother VIP Albania 5 pritet të jetë një nga sezonet më të ndjekura dhe më të komentuara në Top Channel, duke “shkatërruar” realisht çdo konkurrencë tjetër në prime time.

©Copyright Vox News

Tragjike në Itali/ 48-vjeçari shqiptar υ▪︎es në aksident. Komuniteti vendas i tronditur: Për ne ishte Fabio, do të na mungojë

Një 48-vjeçar shqiptar, i njohur në komunitet si Fabio, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën “A1”, në zonën e Calenzanos.

Viktima Fatmir Muslia ishte shofer kamioni dhe jetonte prej vitesh në Itali, ku kishte fituar respektin e bashkatdhetarëve dhe vendasve për profesionalizmin dhe sjelljen e tij të mirë.

Ngjarja ndodhi kur Muslia, duke drejtuar kamionin e tij u përplas me një tjetër automjet. Përplasja ishte e fortë dhe fatkeqësisht i la viktimës pak ose aspak shpresa për shpëtim.

Menjëherë pas lajmit, miq dhe bashkatdhetarë të tij u mblodhën pranë shtëpisë së tij në Via di Vittorio, një kryqëzim mes Via Firenze-s dhe Via Romana-s, për t’i shprehur ngushëllimet familjes.

Atmosfera ishte e trishtë dhe e mbushur me dhimbje, ndërsa të afërmit dhe fqinjët shprehën pikëllim për humbjen e një njeriu të dashur. Funerali u zhvillua në varrezat e qytetit Tau, ku mori pjesë një numër i madh qytetarësh dhe miqsh, duke nderuar kujtimin e Fabios.

Fatmiri la pas gruan, Blerinën, dhe dy fëmijët, Fabianon dhe Fabiolën. Ai kishte jetuar në Itali për rreth njëzet vjet dhe ishte veçanërisht i integruar në Altopascio, duke u bërë pjesë e komunitetit vendas.

Miqtë e tij e përshkruanin si një person të dashur, të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

“Vinte shpesh në klubet e bilardos dhe ishte gjithmonë i qeshur, i kujdesshëm dhe i respektuar. Një person që gëzonte respekt dhe dashuri nga të gjithë”, thanë miqtë.

Ata shtuan se ishte një shofer i vetëpunësuar që zotëronte makinat e tij dhe transportonte mallra për palë të treta, duke udhëtuar shpesh dhe duke treguar përkushtim maksimal në punë.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në jetën e familjes dhe komunitetit. Për të gjithë ata që e njihnin, Fatmiri do të mbetet një shembull i profesionalizmit, korrektësisë dhe sjelljes së mirë.

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Bill Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar përmes zëdhënësit të tij pas publikimit të fotove dhe dokumenteve të lidhura me Jeffrey Epstein, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku” për të shmangur përgjegjësitë e veta.

“Shtëpia e Bardhë nuk i ka fshehur këto dosje për muaj të tërë vetëm për t’i hedhur vonë të premten për të mbrojtur Bill Clinton-in,” tha zëdhënësi në një deklaratë në rrjetin social X.

“Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga ajo që vjen më pas, ose nga ajo që do të përpiqen ta fshehin përgjithmonë. Mund të publikojnë sa të duan foto të turbullta mbi 20-vjeçare, por kjo nuk ka të bëjë me Bill Clinton-in. Asnjëherë nuk ka pasur, asnjëherë nuk do të ketë!”, thuhet në deklaratë.

The Guardian shkruan se fotot e publikuara të premten tregojnë ish-presidentin Clinton në një pishinë nëntokësore me Ghislaine Maxëell dhe një grua të re me fytyrë të redaktuar, në një avion me Michael Jackson dhe Diana Ross, si dhe në një darkë me Mick Jagger, Epstein-in dhe figura të tjera publike.

Zëdhënësi i Clinton, Angel Ureña, ka deklaruar se “ka dy lloje njerëzish: ata që i ndërprenë lidhjet me Epstein përpara se krimet e tij të bëheshin publike, dhe ata që vazhduan marrëdhëniet pas kësaj. Ne jemi në grupin e parë. Asnjë vonesë nga grupi i dytë nuk do ta ndryshojë këtë. Publiku pret përgjigje, jo kokë turku.”

Shtëpia e Bardhë e ka shfrytëzuar publikimin e fotove ditën e premte, për të ironizuar Clinton-in.

Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt postoi foton e tij në pishinë me mbishkrimin “Oh Zot!”

Sipas regjistrave zyrtarë, Epstein e vizitoi Shtëpinë e Bardhë të paktën 17 herë gjatë viteve të para të presidencës së Clinton. Pas largimit nga detyra në vitin 2001, Clinton udhëtoi disa herë me avionin privat të Epstein-it në Azi dhe Afrikë, në kuadër të Clinton Global Initiative. Clinton nuk është akuzuar kurrë zyrtarisht për ndonjë shkelje.

Megjithatë, ish-presidenti Donald Trump ka bërë shpesh sugjerime për marrëdhënien mes Clinton-it dhe Epstein, duke kërkuar muajin e kaluar që Departamenti i Drejtësisë dhe FBI të hetojnë lidhjet e tyre. Publikimi i dokumenteve vjen në një kohë kur si Bill Clinton, ashtu edhe Hillary Clinton pritet të japin dëshmi para Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit më 13 dhe 14 janar.

Pa kaluar 24 orë në shtëpi, Ilir Vrenozi “prplaset” me Kristin

Ende nuk janë mbushur 24 orë nga nisja e “Big Brother Vip” por debatet kanë filluar.

Mëngjesin e sotëm, Ilir Vrenozi është përfshirë në një diskutim me Kristin, fillimisht për shtratin ku gjithsecili do të flint, e më pas për lojën e tyre. Iliri i është drejtuar Kristit duke e cilësuar “skuth”, pasi sipas tij, ai përpiqet ta “helmojë” me qetësinë he buzëqeshjen e tij.

“Profesor Kristi, me këtë qetësinë tënde dhe buzëqeshjen tënde helmuese nuk më helmon dot mua. Je shumë i vogël, sa hap gojën unë të kuptoj. Pavarësisht se ca gjëra t’i them e ca jo. Ti harroje, më dëgjon mua. Gjithsesi të pëlqej për tipin që ke. Ti ta fut dhe qesh, je skuth.”- tha ai.

Iliri ka përjetuar humbjen e të dy prindërve në një periudhë të afërt, me një histori të rënduar shëndetësore të babait (demencë), si dhe mbart përgjegjësi të vazhdueshme ndaj motrës së diagnostikuar me skizofreni, e cila ka nevojë për mbikëqyrje të plotë. Gjatë kohës që do futet në BBV, për të motrën do kujdeset gruaja e tij.

Adhuron figurën e Berishës, i cili për të funksionon si referencë autoriteti, rendi dhe qartësie morale.

Në rrjet njihet si opozitari më i madh, madje edhe Rama e ka ftuar për një kafe që s’e kanë pirë kurrë, gjë të cilën e theksoi dhe në klipin e tij hyrës, ku në humor e sipër tha: “Pres të më vijë për vizitë”.

Fans i Big Brother, thotë se ka shumë intuitë loje dhe se ka gjetur në çdo edicion fituesit e BB, shumë kohë kohë përapara të tjerëve.

E fundit! Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit.

Transmetimi është ndërprerë për pak kohë, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë raportimet se Londrimit i kishte rënë të fikët dhe ishte larguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor jashtë shtëpisë.

Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi kushtet brenda shtëpisë. “Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, shkruhej në një nga komentet virale.

Këto aludime duket se u konfirmuan tërthorazi edhe nga vetë llogaria zyrtare e Londrimit në Instagram (e menaxhuar nga familja), e cila rishpërndau mesazhet e shqetësimit të fansave.

Fatmirësisht, gjendja e tij duket se është stabilizuar, pasi banori është parë sërish brenda shtëpisë në pamjet e mëvonshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një situatë e ngjashme shëndetësore preku edhe banoren tjetër, Alba Pollozhani.

Alarmi i italianëve: Mafia
shqiptare po perze Cosa Nostra-n
në Siçili! Ja nga cilat qytete
janë shqiptarët

Si grupet kriminale nga Shqipëria po zëvendësojnë Cosa Nostra-n dhe po shndërrohen në nyje kyçe të trafikut në Mesdhe…

Prania e grupeve kriminale shqiptare në lindje të Siçilisë është bërë prej kohësh objekt diskutimi në mediat italiane, kryesisht përmes investigimeve të gazetarit Giuseppe Bascietto.

Së fundmi, televizioni publik italian RAI, në emisionin shumë të ndjekur të mëngjesit UnoMattina, i dha këtij fenomeni një përforcim më të madh, pasi në redaksi kishin mbërritur disa telefonata dhe mesazhe nga banorë të ishullit të Siçilisë.

Siç mësohet, më shumë se sa një mesazh redaksional, bëhet fjalë për një sinjalizim të përcjellë edhe në antimafian italiane, e cila synonte të jepte dhe të komunikonte një kuptim më të gjerë mbi fenomenin, për të cilin ka informuar prej kohësh edhe autoritetet shqiptare.

Deri tani nuk jemi në fazën e komunikimeve zyrtare me letër-porosi apo kërkesa për veprime procedurale, siç janë arrestet apo vendimet për përgjim, por në fazën e njohjes dhe diskutimit të çështjes në aspektin didaktik dhe informues.
Në seminare të ndryshme, autoritetet policore shqiptare dhe ato italiane po kryejnë një studim të fenomenit në nivel makro, për të kaluar më pas në një fazë të re, që përfshin ndjekjen, përgjimin, arrestimin dhe hapjen e dosjeve penale.
Problemi me anëtarët e bandave kriminale, përkatësisht mafiozët, nuk është kapja e tyre për krime të përditshme, si rrahjet, mbajtja e armëve pa leje apo drejtimi i makinave me shpejtësi të lartë, në gjendje të dehur apo nën efektin e narkotikëve.

Kjo ndodh shpesh dhe nuk sjell rezultate afatgjata; përkundrazi, forcon më shumë figurat e krimit, pasi u rrit reputacionin në rrethin e tyre, duke shtuar klientët dhe bashkëpunëtorët.

E vetmja mënyrë për të dëmtuar këto banda, pasi eliminimi i tyre nuk ndodh kurrë, është kapja e provave për trafikun e kokainës, pastrimin e parave dhe shoqërimin e këtyre aktiviteteve me përdorimin e armëve të zjarrit, pengmarrjet, vrasjet dhe shantazhet, për të arritur më në fund në provat për grup të strukturuar kriminal.

Deri tani, megjithatë, është konstatuar një fenomen i rëndësishëm: disa figura të njohura të krimit shqiptar kanë pozita dominuese në një zonë superstrategjike, jo vetëm për Italinë, por për gjithë Mesdheun.

Pjesa lindore e Siçilisë përfshin katër qendra të rëndësishme, të cilat janë edhe zonat më të zhvilluara të ishullit. Në këtë rajon ndodhet Catania, qendra më e madhe administrative dhe ekonomike, e cila dikur kishte një nga koskat më të fuqishme të Cosa Nostra-s. Përveç Catanias, pjesë e rrjetit janë edhe Taormina, zonë superturistike, Ragusa, qendër ekonomike e fuqishme, dhe Sirakuza, qyteti i famshëm i Pitagorës së Madh.

Në gjithë historinë njerëzore, kjo pjesë e Siçilisë, përveçse një grumbullim kulturash, ka qenë një nyje kyçe për tregtinë botërore përmes Mesdheut. Ajo lidh Greqinë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme me pjesën kontinentale të Europës, duke përbërë një nga arteriet kryesore të tregtisë nga Lindja drejt Perëndimit.

Një mjedis ideal për trafiqe, por edhe për mbulimin e aktiviteteve kriminale përmes bizneseve të ligjshme dhe cilësore, si agroturizmi dhe prodhimet bujqësore, siç thekson edhe antimafia italiane.

Po nga cilat zona vijnë kryesisht grupet shqiptare që veprojnë në Raguzë dhe Sirakuzë? Sipas autoriteteve italiane, pjesa më e madhe e tyre vjen nga Fieri dhe Mallakastra, zona që kanë gjithashtu kontroll dhe influencë në Greqi, kryesisht në Spartë, Peloponez dhe Atikë, pra Athinë dhe Pire.

Hetimet dhe hulumtimet kanë zbuluar një lidhje të pandarë të këtyre grupeve me aktivitetet kriminale në Greqi dhe Shqipëri, ku vlerësohet se investohen kapitale të mëdha të përfituara nga veprimtari të paligjshme, ku trafiku i kokainës zë pjesën kryesore.

Sipas vlerësimit të autoriteteve italiane, mbushja e boshllëkut të Cosa Nostra-s në Siçili nga grupet shqiptare nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë aftësie të jashtëzakonshme të këtyre të fundit. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët kanë marrë me qira “biznesin” kriminal që ushtrohet në këtë zonë.

Në këtë skemë, shqiptarët veprojnë si nënkontraktorë të ’Ndrangheta-s kalabreze, e cila ka kryer negociatat me grupet siçiliane dhe ka arritur në përfundimin se, nëse ky “koncesion” nuk do të jepej me qira, atëherë dikush tjetër do të zinte vendin më të lakmuar të trafikut dhe tregtisë në Mesdhe.

Për këtë arsye, vlerësojnë autoritetet italiane, shqiptarët që veprojnë si nënkontraktorë kërkojnë të fitojnë dhe të investojnë shumë e shpejt. Por komisioni që ata i paguajnë ’Ndrangheta-s dhe Cosa Nostra-s është i lartë, ndaj po rrisin ndjeshëm volumin e tregtisë, i cili, sipas parashikimeve, do të sjellë edhe “efekte anësore”: vrasje, eliminime, shantazhe dhe dhunë të vazhdueshme.

Për këtë arsye, autoritetet po frikësohen nga një situatë që mund të dalë jashtë kontrollit, pasi shqiptarët, me fuqizimin e tyre, nuk do të tërhiqen më, edhe nëse shpërthen ndonjë luftë, të cilës zakonisht nuk i thonë kollaj “jo”.
Argumenti për përgatitje për përplasje të armatosura, sipas ekspertëve, lidhet me kontrollin e fortë territorial në zonën e Catanias, ku veprojnë “ushtarët” e mafies, e cila, edhe për shkak të demografisë, sot mund të konsiderohet një basen i mbizotëruar nga shqiptarët./Pamfleti

“Ndizet” Big Brother VIP, gazetarja irritohet me fasulet e Ilir Vrenozit: Se kupton ti që…?!

Fasulet janë bërë “mollë sherri” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Debati ka nisur mes gazetares sportive, Sabina Metes dhe Ilir Vrenozit.

Ky i fundit e ka nisur mëngjesin duke gatuar fasulet, ushqimin e preferuar të tijin, siç ka treguar shpesh në rrjetet sociale. Megjithatë, duket se kjo e ka “bezdisur” disi Sabina Meten, e cila ka nisur një debat të shkurtër me Vrenozin.

Sabina Mete: Gjëja e parë që ngeli, fasulet ishin, gjëja e parë që ngeli? Për të bërë, fasulet?

Ilir Vrenozi: Unë do t’i bëj për vete, t’i ha. Ç’do ti o bir?
a nisur zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë. Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok.

Iliri ka përjetuar humbjen e të dy prindërve në një periudhë të afërt, me një histori të rënduar shëndetësore të babait (demencë), si dhe mbart përgjegjësi të vazhdueshme ndaj motrës së diagnostikuar me skizofreni, e cila ka nevojë për mbikëqyrje të plotë. Gjatë kohës që do futet në BBV, për të motrën do kujdeset gruaja e tij.

Adhuron figurën e Berishës, i cili për të funksionon si referencë autoriteti, rendi dhe qartësie morale.

Në rrjet njihet si opozitari më i madh, madje edhe Rama e ka ftuar për një kafe që s’e kanë pirë kurrë, gjë të cilën e theksoi dhe në klipin e tij hyrës, ku në humor e sipër tha: “Pres të më vijë për vizitë”.

Fans i Big Brother, thotë se ka shumë intuitë loje dhe se ka gjetur në çdo edicion fituesit e BB, shumë kohë kohë përapara të tjerëve.

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me sukses dhe si pasojë mori edhe një detyrë për të bërë.

Këngëtarit iu dha e drejta që të ndante se si do të flinin banorët e tjerë nëpër krevate. Ai vendosi që Miri dhe Selina të flinin në një krevat dhe asnjëri prej tyre nuk pati kundërshtime, edhe pse ishte e sikletshme.

Kjo ndarje solli debate si brenda shtëpisë ashtu edhe në studion e “Fan Club”.

Opinionistja Françeska Murati u shpreh se banori kishte dëshirë t’a bënte këtë gjë. Sipas ish-banores së “Big Brother VIP 3”, ky veprim nuk ishte normal, duke e lidhur me jetën e banorit jashtë shtëpisë që ka një bashkëshorte dhe një vajzë.

Por të ftuarat e kësaj puntate të parë të “Fan Club”, Sara Gjordeni dhe Sonila Meço, thanë se qëllimi i Mirit nuk ishte i tillë, por vetëm po ndiqte rregullat e lojës.

Këtu bën një batutë edhe i ftuari tjetër, Milaim Zeka, duke thënë: “A mund të flija në krevat me Sonilën?”.

“E para njëherë, unë kam një mungesë dispozite fizike, duke qenë dy metra e shtatë centimetra, fle diagonalë”, u përgjigj Meço.

“A i sheh limitet”, thotë duke qeshur Zeka.

Ndahet nga jeta gazetari legjendar, që të gjithë e duam (video)

xMe hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, mësues, gazetar dhe komentator që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe edukimit fizik në vend.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, duke u përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik, si edhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo – Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së sit Bellova u nderua me një sërë çmimesh, në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi. Homazhet në nder të figurës së Ismet Bellovës do të mbahen ditën e nesërme nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në hollin e RTSH-së.