Mbrojtësi i Ekuadorit, Mario Pineida, ndërroi jetë para disa ditësh, pasi u qëllua me armë zjarri në Guayaquil.
Mediat lokale raportuan se 33-vjeçari Pineida u qëllua të mërkurën nga dy persona me motoçikleta, të cilët hapën zjarr mbi të, ndërsa prezent ishin nëna dhe një grua tjetër, në një dyqan në veri të qytetit.
Së fundmi, tashmë ka dalë edhe video e ekzekutimit.
Guayaquil është bërë një pikë e nxehtë për bandat dhe trafikun e drogës, me 1,900 vrasje të regjistruara midis janarit dhe shtatorit, më e larta në Ekuador.
Taulant Balla organizoi në Berat me ndihmën e ish kryebashkiakut Ervin Demo festën e fundvitit të grupit parlamentar të PS.
Nuk mori pjesë në këtë festë kryesocialisti, Edi Rama.
Krahas të paktën 10 deputetëve të tjerë nga grupi PS që munguan ishte edhe deputetja e qarkut Fier njëherazi zëvendëskryeminstrja, Belinda Balluku.
Tch shkruan se një burim nga grupi PS në kushtet e anonimatit e përshkroi festën “si një event për ti dhënë një atmosferë normaliteti këtij fund viti paçka një situate jo edhe aq rozë për PS”.
Kjo ishte festa e parë e një formati të gjerë të grupit të PS ku gati 60% e tyre për herë të parë janë ulur në parlament si deputetë të kësaj force politike.
Një 20-vjeçare me shtetësi indoneziane, Ayu Putri, është vënë në pranga nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes së foshnjës.
Mësohet se e reja kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë nga Indonezia, bashkë me disa shoqe të saj, me të cilat banonte në një apartament të marrë me qira në kryeqytet.
Ato ishin të punësuara si pastruese në biznese të ndryshme.
Hetimet kanë zbuluar se Ayu Putri ishte shtatzënë rreth pesë muajsh në momentin e mbërritjes në Shqipëri.
Rreth dy muaj më parë, ajo ka sjellë në jetë foshnjën, por më pas e ka lënë të braktisur në ballkonin e banesës ku jetonte.
Gjatë muajit të tetë të shtatzënisë, e reja dyshohet se ka përjetuar episode të forta stresi.
Pas lindjes, shoqet e saj kanë vënë re situatën dhe kanë njoftuar pronarin e apartamentit, i cili më pas ka lajmëruar autoritetet.
Foshnja është dërguar me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.
Në fazën fillestare, për shkak të rrethanave dhe gjendjes së nënës, procedimi penal ishte ndjekur në gjendje të lirë.
Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës, është lëshuar urdhri i ndalimit dhe 20-vjeçarja është arrestuar
Pas lajmit se presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes ku është përfshirë edhe Kosova,
Ambasada e saj në Uashington reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.
“Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare nënvizon mes të tjerash përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh. Mirënjohës Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe gjithë atyre që u angazhuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me peshë për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Akti Kombëtar për Mbrojtje për vitin fiskal 2026 autorizon shpenzim vjetor rekord për ushtrinë amerikane që arrin vlerën e 901 miliardë dollarëve, apo 8 miliardë më shumë seç kishte kërkuar Trumpi.
Teksti i këtij dokumenti përmend në mënyrë të vecantë Ballkanin Perëndimor, duke nenvizuar se ulja e varësisë së rajonit nga gazi dhe karburantet fosile ruse është në interes kombëtar të SHBA-së, dhe se Uashingtoni duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Oficerët e policisë qëlluan dhe vranë një burrë, të armatosur me thikë, i cili po kërcënonte kalimtarët në zemër të Ajaccio, në Korsika, njoftuan autoritetet lokale, të cilat kanë përjashtuar në këtë fazë se ishte një akt terrorist.
Prokurori i Ajaccio, Nikola Set, tha se po kryhet hetim paraprak për vrasje me dashje ndaj oficerit të policisë që qëlloi dhe për “tentativë vrasjeje” ndaj viktimës.
26-vjeçari, me origjinë nga Senegal, mori një ose më shumë plumba dhe u plagos për vdekje, shtoi prokurori, duke konfirmuar informacionin nga stacioni televiziv France 3 Viastella.
“Unë përjashtoj një sulm terrorist në këtë fazë sepse nuk lëshoi ndonjë kërcënim të tillë,” shtoi Shet, duke folur me gazetarët në vendngjarje.
Oficerët fillimisht u përpoqën të përdornin një armë taser për të imobilizuar 26-vjeçarin dhe kur dështuan, njëri prej tyre e qëlloi disa herë.
Në videot e postuara në rrjetet sociale, shihet një burrë duke lëvizur me shpejtësi, në këmbë, në rrugën Napoleon, ndërsa punonjësit e policisë e ndjekin me armë të shtrira.
Rruga Napoleon, një arterie qendrore dhe e ngarkuar e qytetit, ishte e mbyllur për trafikun.
Energjia juaj nuk kalon pa u vënë re: në punë, jeni të shtyrë të merreni me projekte të reja, por kini kujdes të mos jeni impulsiv. Në dashuri, sinqeriteti shpërblehet më shumë sesa pasioni i përkohshëm. Nëse jeni beqarë, një takim stimulues mund të lindë nga kontaktet e papritura. Kujdesuni për veten: pak pushim do të bëjë mrekulli.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 20 dhjetor 2025), stabiliteti është çelësi. Në punë, gjërat po fillojnë të ngurtësohen: është koha e duhur për të planifikuar dhe për të vënë gjërat në rregull. Në dashuri, përpiquni të komunikoni nevojat tuaja pa u mbyllur në vetvete. Çiftet më të forta forcojnë lidhjet e tyre, ndërsa ata që kanë pasur vështirësi mund të kenë nevojë të adresojnë disa sqarime. Kujdes nga lodhja: pushimet e shkurtra ju ndihmojnë të rifitoni ekuilibrin.
BINJAKËT
Garat mendore dhe idetë tuaja janë të shumta. Kjo është një kohë e shkëlqyer për diskutime, projekte krijuese dhe bashkëpunime të reja. Në dashuri, qetësia është e rëndësishme, por mos e neglizhoni qartësinë në marrëdhënie. Beqarët mund të takojnë dikë përmes miqësive të papritura. Qëndroni të përqendruar: shumë shpërqendrime rrezikojnë t’ju ngatërrojnë.
GAFORRJA
Qielli kërkon vetëanalizë. Është koha të bësh paqe me të kaluarën dhe të shikosh përpara. Në punë, mund të ndihesh i nënvlerësuar, por mos u mbyll në vetvete: shpreh idetë e tua. Në dashuri, siguria emocionale është thelbësore. Çiftet e forta bëhen më të forta; ata që janë të pasigurt duhet të sqarojnë ndjenjat e tyre. Mbrojeni ndjeshmërinë tuaj; është një burim i çmuar.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 20 dhjetor 2025), dëshira për të shkëlqyer kthehet. Pas një periudhe pritjeje, mund të shkëlqeni dhe të shfaqni aftësitë tuaja. Në punë, njohja u vjen atyre që janë të vendosur. Në dashuri, jeni pasionantë: kini kujdes të mos përpiqeni të kontrolloni çdo situatë. Beqarët kanë mundësi reale, veçanërisht nëse tregojnë autenticitet. Energjia është e lartë, por menaxhojeni atë për të shmangur teprimin.
VIRGJËRESHA
Qartësia mendore është forca juaj këtë javë. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zgjidhur çështjet praktike dhe për të organizuar punën dhe financat. Në dashuri, jeni më të hapur për dialog dhe kërkoni ndershmëri. Ata që kanë përjetuar zhgënjime mund të ecin përpara me sukses. Mos e neglizhoni pushimin: mendja funksionon edhe kur trupi kërkon një pushim.
PESHORJA
Yjet ju ftojnë të merrni vendime të rëndësishme. Oferta interesante ju presin në punë, por ato duhet të vlerësohen me kujdes. Në dashuri, nevojitet qartësi: ose rriteni së bashku, ose është koha të ndryshoni drejtim. Beqarët duhet të shikojnë përpara dhe të ndalojnë së jetuari në të kaluarën. Besojini intuitës suaj: ajo do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 20 dhjetor 2025), kjo javë sjell transformime të thella. Emocionet janë intensive dhe ju ndihmojnë ta kuptoni veten më mirë. Në punë, mund të arrini rezultate të shkëlqyera nëse ndaloni së dyshuari. Në dashuri, pasioni është i lartë, por transparenca është e nevojshme. Çiftet po rigjallërohen, beqarët po tërheqin njerëz intensivë. Gjeni momente relaksi për të menaxhuar stresin.
SHIGJETARI
Dëshira juaj për liri është e fortë. Udhëtimi, ndryshimi dhe perspektivat e reja favorizohen. Në punë, jini të guximshëm, por shmangni bërjen e premtimeve të pamundura. Në dashuri, jeni të sinqertë: kini kujdes me fjalët tuaja në mënyrë që të mos lëndoni ata përreth jush. Beqarët përjetojnë takime stimuluese, shpesh të papritura. Energjia është pozitive, por kini kujdes të mos e shpërdoroni shumë.
BRICJAPI
Qielli kërkon përkushtim dhe përgjegjësi. Shpërblimi u vjen atyre që tregojnë këmbëngulje. Në dashuri, ju jeni më të rezervuar: të tregosh ndjenjat tuaja nuk është dobësi. Marrëdhëniet e forta po bëhen më të forta, ndërsa të tjerat kërkojnë dialog dhe vëmendje. Rimëkëmbja është e ngadaltë por e qëndrueshme: përmirësimet e vogla të përditshme bëjnë gjithë ndryshimin.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 20 dhjetor 2025), ide të reja dhe një dëshirë për ndryshim karakterizojnë këtë javë. Mundësitë e karrierës favorizojnë ata që punojnë në fusha krijuese ose teknologjike. Në dashuri, ju dëshironi liri, por disa mund të kërkojnë më shumë prani. Beqarët përjetojnë takime të pazakonta. Menaxhoni shqetësimin tuaj: jo gjithçka duhet të ndryshojë menjëherë; jepini vetes kohë.
PESHQIT
L8Emocionet janë intensive dhe frymëzuese. Në punë, ndiqni intuitën tuaj, por qëndroni të qëndrueshëm. Në dashuri, marrëdhëniet e ëmbla dhe të sinqerta forcohen dhe beqarët mund të bien në dashuri. Mbrojeni ndjeshmërinë tuaj dhe zgjidhni mjedise që ju bëjnë të ndiheni mirë. Gjestet e vogla të përditshme përmirësojnë cilësinë e jetës suaj.
Burnley do të luajë në transfertë ndaj Bournemouth, në një duel që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00, në stadiumin “Vitality Stadium”. Një përballje e fortë dhe mjaft delikate për ekipin e Burnley-t, veçanërisht për trajnerin Scott Parker.
E ardhmja e Parkerit është në pikëpyetje për shkak të rezultateve jo bindëse në Premier League, të cilat kanë tronditur seriozisht stolin e tij. Ironikisht, fati i trajnerit anglez mund të varet nga paraqitja e një shqiptari: Armando Broja.
Sipas mediave angleze, konkretisht, Broja pritet të jetë sërish titullar në këtë sfidë. Sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Parker do t’i besojë repartin ofensiv, duke shpresuar në “shpërthimin” e tij për ta udhëhequr Burnley-n drejt një rezultati pozitiv.
Për trajnerin e Burnley-t, kjo ndeshje është si një “bombë me sahat”, që mund të shpërthejë në çdo moment. Ndërkohë, nga ana tjetër, Broja thirret të marrë përgjegjësi, me shpresat e ekipit të përqendruara te këmbët e tij.
Kujtojmë se Broja ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit në Premier League. Megjithatë, situata e Burnley-t mbetet e vështirë, pasi skuadra ndodhet aktualisht në vendin e 19-të të renditjes.
Formacionet e mundshme:
Bournemouth (4-2-3-1): Giorgi Petrovic, Adam Smith, Bafodé Diakité, Marcos Senesi, Adrien Truffert, Alex Scott, Marcus Tavernier, Antoine Semenyo, Justin Kluivert, Alex Jimenez, Evanilson.
Burnley (4-3-3): Martin Dúbravka, Joe Worrall, Hjalmar Ekdal, Maxime Estève, Quilindschy Hartman, Lesley Ugochukwu, Josh Cullen, Florentino, Lyle Foster, Armando Broja, Jacob Bruun Larsen.
Julian Shehu pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së janarit, teksa një largim i mundshëm nga skuadra aktuale mbetet në tavolinë. Mesfushori shqiptar ka tërhequr vëmendjen falë paraqitjeve shumë pozitive si me Kombëtaren shqiptare, ashtu edhe me Widzew Łódź.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat polake, Shehu është futur në radarët e Panathinaikosit. Klubi grek po planifikon lëvizje të rëndësishme për të përforcuar organikën dhe lojtari shqiptar shihet si një profil interesant nga drejtuesit e klubit të Athinës.
Gjithsesi, interesimi për Shehun nuk ndalet vetëm në Greqi. Në garë për shërbimet e tij raportohet se janë futur edhe Valencia nga Spanja, si dhe disa skuadra nga MLS amerikane, çka e bën të ardhmen e mesfushorit një nga temat më të nxehta të merkatos së dimrit.
Pamje mbresëlënëse kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku deti pranë ishullit Hormuz në Iran shfaqet i ngjyrosur në të kuqe të errët, duke ngjallur reagime të forta dhe krahasime me profeci biblike për “fundin e botës”.
Fenomeni u regjistrua pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat bënë që toka e kuqe karakteristike e zonës të derdhej drejt bregut, duke e kthyer ujin e detit në një ngjyrë të ngjashme me gjakun. Disa komentues në internet e lidhën pamjen me Librin e Zbulesës në Bibël, ku përmendet shndërrimi i deteve dhe lumenjve në gjak si formë ndëshkimi hyjnor.
Megjithatë, shkencëtarët sqarojnë se bëhet fjalë për një fenomen krejtësisht natyror. Plazhi i njohur si “Red Beach” në Hormuz është i pasur me oksid hekuri, i cili i jep tokës dhe shkëmbinjve ngjyrën e kuqe intensive. Gjatë reshjeve të forta, kjo tokë përzihet me ujin dhe përhapet në det, duke krijuar pamje dramatike dhe kontrast të fortë me ngjyrën blu të Gjirit Persik.
Studiues të NASA-s kanë shpjeguar se ishulli Hormuz është një formacion gjeologjik i rrallë, i përbërë kryesisht nga kripë guri dhe minerale të tjera, të cilat nën presion të lartë sillen pothuajse si lëng.
Toka e kuqe, e njohur lokalisht si “gelak”, përdoret në sasi të kufizuara për prodhimin e pigmenteve, kozmetikës dhe disa produkteve tradicionale. Ishulli ndodhet në Ngushticën e Hormuzit, një zonë strategjike ku takohen Gjiri Persik dhe ai i Omanit, dhe reshjet e shiut aty janë relativisht të rralla.
Ndërsa pamjet tërhoqën turistë, fotografë dhe vëmendje globale, reshjet e forta shkaktuan edhe përmbytje në provincën Hormozgan, duke detyruar autoritetet të mbyllin disa rrugë kryesore. Në pjesë të tjera të Iranit, shiu u prit me lehtësim pas muajsh mungese të theksuar të ujit.
Vrasja e profesorit Nuno F.G. Loureiro, një prej emrave më të respektuar në kërkimin global mbi energjinë e fuzionit, ka tronditur jo vetëm komunitetin akademik amerikan, por edhe qarqet shkencore anembanë Europës.
Loureiro, 47 vjeç, u qëllua disa herë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:30 në banesën e tij në Gibbs Street, Brookline, Massachusetts, një lagje rezidenciale e konsideruar e sigurt.
Ai u gjet i plagosur në gjendje kritike, në hyrje të shtëpisë dhe ndërroi jetë të martën në Beth Israel Hospital. Prokuroria e Norfolk County ka konfirmuar se çështja po hetohet si vrasje, ndërsa deri më tani nuk ka të arrestuar, as motiv të shpallur zyrtarisht.
Policia konfirmoi se nuk ka shenja thyerjeje në banesë dhe se Loureiro nuk kishte raportuar më parë kërcënime apo konflikte.
Kjo ka përjashtuar, të paktën për momentin, pistën e një grabitjeje të dështuar dhe ka shtuar dyshimet mbi një akt të qëllimshëm.
FBI ka përjashtuar çdo lidhje me ngjarje të tjera të dhunshme në kampuse universitare, përfshirë një incident të fundit në Brown University.
Kush ishte Nuno Loureiro?
I lindur në Viseu të Portugalisë, Loureiro studioi fizikë në Lisbonë, mori doktoraturën në Imperial College London dhe punoi për vite me radhë në Institutin për Fuzionin Bërthamor në Portugali, përpara se t’i bashkohej MIT-së në vitin 2016.
Që prej majit të vitit të kaluar, ai drejtonte Plasma Science and Fusion Center të MIT-it, një laborator kyç me mbi 250 studiues, i fokusuar në dinamikën e plazmës, shpërthimet diellore, stabilitetin magnetik dhe zhvillimin e energjisë së pastër nga fuzioni – një teknologji që premton energji të pakufizuar, të lirë dhe pa ndotje.
Vetëm këtë vit, Loureiro ishte nderuar me Presidential Early Career Award for Scientists and Engineers, një nga çmimet më prestigjioze për kërkuesit në SHBA.
Reagimet
“Ai ishte një mendje e rrallë, i mprehtë, i sjellshëm dhe me një pasion që të përfshinte”, tha Stanislav Boldyrev, fizikan i plazmës në Universitetin e Wisconsin-Madison, me të cilin Loureiro kishte bashkëpunuar prej vitesh.
Dennis Whyte, ish-drejtues i qendrës së fuzionit në MIT, e përshkroi si “një lider të admiruar universalisht, mentor dhe mik”, ndërsa presidentja e MIT-së, Sally Kornbluth, e cilësoi vdekjen e tij si “një humbje shokuese për institucionin dhe shkencën”.
Në Portugali, reagimet erdhën nga universitetet, institutet kërkimore dhe autoritetet shtetërore, ku u mbajt edhe një minutë heshtje në Parlament.
Dyshimet
Paralelisht me hetimin zyrtar, në media ndërkombëtare dhe rrjete sociale janë përhapur spekulime për motive të mundshme gjeopolitike, për shkak të profilit të Loureiro-s, kërkimeve të tij në një fushë strategjike dhe kontekstit aktual të tensioneve ndërkombëtare.
Media izraelite, përfshirë Jerusalem Post dhe Maariv, raportuan se burime të inteligjencës po verifikojnë informacione paraprake, pa konfirmuar ndonjë pistë konkrete.
Ndërkohë, disa teori janë amplifikuar nga postime të fshira më pas dhe nga artikuj opinionistë, por asnjë institucion zyrtar amerikan apo izraelit nuk ka lidhur publikisht vrasjen me ndonjë shtet apo organizatë.
Fakti që një shkencëtar i këtij profili u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij, pa shenja grabitjeje dhe pa autor të identifikuar, e ka kthyer çështjen në një enigmë që tejkalon kronikën e zezë.
Deri në përfundimin e hetimeve, rasti i Nuno F.G. Loureiro-s mbetet pezull mes fakteve të konfirmuara, boshllëqeve hetimore dhe dyshimeve që autoritetet ende nuk i kanë shpjeguar.
Një gjë, megjithatë, është e pamohueshme: me vdekjen e tij, shkenca humbi një nga mendjet më premtuese të brezit të tij.