Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbrëmjen e sotme, më 18 dhjetor, se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, pas një hetimi disamujor të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe institucionet relevante.
Sipas Sveçlës, operacioni është bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë, të dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme të lidhura me procesin e shpronësimit të pronave private. Përfshirë këtu edhe një ish-ministër.
“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.”, shkruan Sveçla.
Sipas grupit të hetimit, të akuzuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Grupi dyshohet se “ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësime” të realizuara gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.
Ministri Sveçla theksoi se periudha kur zyrtarët publikë keqpërdornin buxhetin e shtetit pa u ndëshkuar ka përfunduar, duke përgëzuar institucionet për suksesin e radhës në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Ai shtoi se vullneti politik, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfshirja qytetare po japin rezultate konkrete në ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çdo formë e krimit në Kosovë.
Situata brenda Partisë Demokratike ka arritur në një pikë të nxehtë vlimit, ku akuzat e rënda për bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar dhe lëvizjet paralele politike po tronditin strukturat drejtuese. Pavarësisht kësaj klime përçarëse, duket se nevoja për aksion opozitar kundër qeverisë po shërben si një “armëpushim” i përkohshëm për disa figura.
Përjashtimi nga Njësia 6 dhe Akuzat e Berishës Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Sali Berisha, mori një vendim drastik duke larguar Ervin Salianjin nga drejtimi politik i Njësisë 6 në Tiranë. Shkaku i këtij vendimi, sipas burimeve brenda selisë blu, lidhet me dyshimet e forta se Salianji ka bashkëpunuar me figura të botës së krimit për agjendën e tij politike.
Berisha e ka akuzuar drejtpërdrejt Salianjin se takimin e fundit të mbajtur në qytetin e Elbasanit e ka pasur të organizuar dhe të mbështetur nga Suel Çela, një emër i lakuar shpesh në dosjet e drejtësisë. Kjo akuzë vjen në një kohë kur lidershipi i PD-së po tenton të mbajë një vijë të qartë demarkacioni me personazhet e shpallur “non-grata” ose të përfshirë në ngjarje kriminale.
Salianji i Përgjigjet “Injorimit” me Aksion Opozitar Megjithëse goditja nga Berisha dhe përplasjet publike me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë qenë të ashpra, Ervin Salianji ka zgjedhur të mos tërhiqet nga skena politike. Në një lëvizje që duket se synon të tregojë besnikëri ndaj kauzës opozitare (pavarësisht përplasjeve me individët), ai ka shpërndarë sot një poster thirrës për protestën e javës që vjen.
Postimi i Salianjit: Fotoja e publikuar prej tij tregon kryeministrin Edi Rama me kokën poshtë, shoqëruar me mbishkrimin e madh “Protestë Kombëtare”. Ky gjest interpretohet si një përpjekje për të treguar se, pavarësisht “luftës” brenda llojit, fokusi mbetet rrëzimi i qeverisë aktuale.
Sfondi i Konfliktit: “Foltoret” Paralele Marrëdhënia mes Salianjit dhe lidershipit të PD-së u kris përfundimisht kur ky i fundit nisi një tur takimesh nëpër Shqipëri, të cilat u quajtën në media si një “foltore e re”. Kjo nismë nuk u prit mirë nga Berisha dhe Noka, të cilët e panë si një tentativë për të krijuar një fraksion të ri brenda partisë ose për të sfiduar autoritetin e tyre në prag të zgjedhjeve.
Detajet e Protestës së 22 Dhjetorit Ndërsa brenda PD-së po “luhet” një betejë për pushtet dhe pastërti figure, e hëna e 22 dhjetorit pritet të jetë një ditë prove për opozitën.
Ora: 18:00 Vendi: Tirana (Përpara Kryeministrisë) Qëllimi: Protestë kundër keqqeverisjes, korrupsionit dhe kërkesa për qeveri teknike. Mbetet për t’u parë nëse Salianji dhe mbështetësit e tij do të jenë krah Berishës në shesh, apo nëse përplasjet e fundit do të çojnë në një ndarje përfundimtare të rrugëve mes tyre.
Ilir Gjoni, një politikan dhe diplomat karriere, është liruar sot nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, përmes një vendimi të beftë të firmosur nga Presidenti Bajram Begaj.
Dekreti ka marrë fuqi të menjëhershme, por nuk dihen arsyet, përcjell newsbomb.al. Ajo që dihet me siguri, është se propozimi për shkarkimin e Ilir Gjonit është bërë nga Kryeministri Edi Rama dhe Begaj vetëm e ka firmosur.
Ambasadori Ilir Gjoni është emëruar në krye të misionit të Shqipërisë në NATO dy vite më parë, pas një karriere tridhjetë vjeçare në institucione të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare.
Vendimi per lirimin nga detyra te Ambasadorit Ilir Gjoni Ai ka qenë diplomat karriere (MPJ) për më shumë se dhjetë vjet, ndërkohë, ka shërbyer si Drejtor Kabineti në Kryeministri në vitet 1999-2000, kur qeveria drejtohej nga Ilir Meta. Gjithashtu, ai ka shërbyer dhe dy herë si ministër, përkatësisht Ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm përkatësisht në vitet 2000-2002.
Ilir Gjoni ka qenë deri në vitin 2013 kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, një ndër zërat më aktiv të kësaj force politike në momentet më të vështira në opozitë, shkruan newsbomb.al.
Ai është zgjedhur edhe deputet në dy legjislatura; në vitet 2001- 2005 dhe 2009-2013, duke përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë qytetarët dhe votuesit socialistë. Kur PS mori pushtetin, Ilir Gjoni u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe Principatën e Lihtenshtajnit.
Kjo ishte detyra e parë e tij si diplomat dhe shërbyeu për plot një dekadë, nga viti 2014 deri në vitin 2023. Në përfundim të kësaj detyre, në Shtator 2023, Ilir Gjoni u emërua Ambasador, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në NATO.
Mirëpo, pavarësisht viteve që i ka shërbyer Partisë Socialiste dhe shtetit shqiptar si diplomat karriere, është e paqartë se përse pas dy vitesh, Edi Rama u detyrua t’i propozonte Presidentit Bajram Begaj, që të nxirrte dekret për lirimin e Ilir Gjonit.
Analisti Milaim zeka ishte i ftuar në lidhje direkte në emisionin “Breaking” në Top News ku foli rreth çështje së zv.kryeministers Belinda Balluku.
Ai theksoi se berisha po e ndihmon Ballukun duke publikuar mesazhet sepse pengon hetimet e SPAK. gjithashtu ai tha se me këto skandale jo vetëm Balluku duhet të dorëhiqet por e gjithë qeveria Rama dhe vendi të futej në zgjedhje të lira sërish.
“Kemi thënë që në Shqipëri do të ketë arrestime që para një viti. Publikimi i mesazheve që bën Berisha për Ballukun, ai me këto veprime ndihmon Ballukun dhe kampin socialist, sepse e pengon hetimin dhe punën e SPAK-ut. Do të krijohet një lloj ideje që SPAK-u është ose në dorë të Ramës ose të Berishës, sepse duke publikuar këto sekrete hetimore, ky e pengon drejtësinë shqiptare që të veprojë, sepse nuk është një sekret publik që Berisha ka vetëm hallin personal dhe familjen e tij. Po të ekzistonte kodi moral, Berisha pas 21 janarit, ai nuk do merrej me politikë.
Ai ka keq punën për shumë gjëra. Unë e them përsëri, pavarësisht vërejtjeve ndaj SPAK-ut për procedurat e gabushme, si rasti i Metës, rasti i Veliajt, dhe i Ballukut dhe Ahmetit, nuk mund të arrestosh një njeri publik dhe pastaj të grumbullosh prova. Çfarë provash mund të dëmtojë Balluku, kur ka 7-8 muaj që ka pasur informacion se është target i SPAK-ut? Domethënë, nuk ekziston logjika që Veliaj apo Meta prishin prova, edhe mënyra e arrestimit të Metës në rrugë, sikur një rrugac, ishte e turpshme për drejtësinë shqiptare. Kam krijuar një bindje që ka elementë brenda SPAK-ut, të cilët janë shumë më të etur për t’u bërë njerëzve gjyq moral e politik sesa gjyq i mbështetur në prova e fakte juridike. Njerëzit te ne i ngjyrosin si hajdutë, prandaj SPAK-u para se t’i arrestojë ose të shpallë urdhër arrest, 90% duhet të grumbullojë prova, atëherë s’ke frikë se prishen provat.
Në bazë të informacionit që kam unë, Belinda Balluku do të japë dorëheqje dhe e dyta, nuk besoj se PS do të votojë pro kërkesës së SPAK-ut për heqje imuniteti. Ajo do të jetë deputete, por nuk do ketë post politik. Po të isha unë këshilltar, do këshilloja të tërhiqej nga të gjitha postet, në mënyrë që të krijohej një opinion që, domethënë, jam e lirë, s’kam çfarë fsheh, prish urdhëroni, më hutoni. Por në politikën shqiptare nuk ekziston asnjë kod, s’ka dorëheqje. Kjo që ka ndodhur aktualisht, kudo që të ishin në Europë, qeveria do të jepte dorëheqje dhe vendi do të kishte zgjedhje të lira përsëri.”. tha Zeka.
Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një hemorragjie cerebrale.
Lajmin e ka dhënë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i cili shkruan se Nikolla në momentin që ka pësuar hemorragjinë cerebrale, po udhëtonte nga Fieri në Tiranë, ku do të merrte pjesë në një mbledhje të UGSH.
Edhe pse mjekët tentuan ta mbanin në jetë, pas 48-orësh gazetari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Marin Nikolla ishte administrator i dy faqeve online, të cilat kryesisht mbulonin zhvillimet nga Fieri.
“Ndërsa po udhëtonte nga Fieri drejt Tiranës, për të marrë pjesë në veprimtarinë vjetore të UGSH në Tiranë, ditën e martë, gazetari Marin Nikolla, pas një hemorragjie cerebrale, ndahet nga jeta në spitalin “ Nënë Tereza”.
Kanë qenë rreth 48 orë përpjekje e trupës së mjekëve për ta mbajtur në jetë, por goditja ka qenë fatale.
Marini ishte një gazetar i ri aktiv dhe me ambicie kontribuese jo vetëm në mediat e reja, kryesisht në mediat vendore në Fier, por edhe në lëmi të ndryshme të jetës publike.
Ai përfaqësonte një qytetar model me interesa dhe vlera të qëndrueshme morale e shoqërore.
Vlerësohej nga kolegë të ndryshëm për sjelljen korekte, natyrën humane dhe sjelljet e përgjegjshme.
Spikati vitet e fundit për pasionin e vet ndaj mediave të reja duke qenë njëherësh administrator i dy online-ve, ku pati hapësirë jo vetëm për entitete të cilësishme qytetarësh por edhe për aktorë kulturorë e turistikë.
Ai ishte aktiv në jetën e UGSH qarku Fier dhe pjesëmarrës aktiv në jetën e organizarës sonë.
Marini ishte një koleg i dashur dhe që e shtonte besimin dhe respektin ndaj vetvetes.
UGSH shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve për humbjen e një miku dhe kolegu të dashur.
Ngushëllime familjes Nikolla!”, thuhet në reagimin e UGSH-së.
Në lidhje me ndarjen nga jeta të Nikollës, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili shkruan se gazetari iku shpejtë dhe në mënyrë të beftë nga kjo botë.
“Lamtumirë njeriu i mirë, Marin!
Iku shpejt dhe në mënyrë të beftë nga kjo jetë një njeri i mirë, Marin Nikolla.
Një idealist, si shumë pakë në moshën e tij, një mendjehapur dhe njeri që rrezonte vetëm mirësi dhe paqe me këdo.
Ngushëllime të siqerta familjes dhe të afërmëve të Marinit.
Zoti ju dhëntë forcë!”, shkruan Tavo.
Ndërsa po ashtu, miqtë e Nikollës kanë reaguar në rrjetet sociale me dedikime për gazetarin.
Numërimi mbrapsht ka përfunduar. Nesër mbrëma, në ekranin e Top Channel, nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP, reality show që ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është kthyer në një nga fenomenet më të mëdha televizive në Shqipëri.
Në një mbrëmje të gjatë, që pritet të sjellë emocione të forta, surpriza dhe momente të papritura, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në vend, duke shënuar startin e një aventure të re që ka mbajtur përpara ekranit miliona shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Ashtu si në sezonet e mëparshme, drejtimin e spektaklit do ta ketë Ledion Liço, ndërsa analizat, debatet dhe komentet nuk do të mungojnë falë panelit të opinionistëve, të cilët do të ndjekin nga afër çdo zhvillim brenda shtëpisë.
Duke folur për pritshmëritë e këtij sezoni, Ledioni theksoi se Big Brother VIP është më shumë se një program televiziv. “Është një ngjarje që na bashkon të gjithëve. Si në çdo sezon tjetër, mund të presim të gjitha ngjyrat: emocione, dinamika të forta dhe shumë surpriza. Do të ketë edhe gjëra që do të ndodhin për herë të parë”, u shpreh ai.
Një tjetër element që pritet të tërheqë vëmendjen këtë edicion është shtëpia, e cila sipas moderarit do të jetë më e bukura që ka pasur ndonjëherë Big Brother, jo vetëm në versionin VIP.
“Jam shumë entuziast për shtëpinë. Si kurrë më parë, jam i lumtur të them që kjo është shtëpia më e bukur që Big Brother ka pasur ndonjëherë, jo vetëm në edicionet VIP. Shpresoj vërtet që të jetë fillimi i një aventure tjetër të paharrueshme”, tha Ledioni.
Kastriot Çako, ish-oficer i lartë i Policisë së Shtetit, ka dalë me zë dhe fizgurë për të bërë një denoncim të fortë për një ngjarje që i ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, në ambientet e Komisariatit Nr.2 në Tiranë.
Sipas rrëfimit të tij përballë gazetarit Igli Çelmeta, më datë 10 Dhjetor, rreth orës 10:33, Çako ka marrë një telefonatë nga policia, ku i është kërkuar të paraqitej për një “sqarim” lidhur me një çështje pronësie.
Duke qenë se komisariati ndodhej pranë vendit ku po punonte, ai është paraqitur menjëherë, pa kundërshtim. Por ajo që duhej të ishte një procedurë rutinë, sipas tij, u shndërrua në një ndalim të pajustifikuar.
Pas një kontrolli personal dhe sekuestrimit të telefonit, Çako u fut në një dhomë izolimi, e mbyllur me shul dhe dryn.
“Në momentin që po plotësohesh blloku në shkallët e komisariatit numër dy nga kati i dytë zbret një civil dhe i thotë punonjësit të policisë pse e mban atje fute në dhomat e shoqërimit. Mbasi plotësoi dhe më bëri kontrollin personal duke më hequr celularin, më kontrolloi për cigare, për çakmak, për të gjithë gjërat e tjera, për rrip, më futi në dhomën e izolimit. Jam futur në dhomën e izolimit pa bërë asnjë lloj kundërshtie, asnjë gjë dhe kam ndenjur rreth 10-15 minuta. Më pas ka ardhur personi i cili më futi në dhomën e shoqërimit bashkë me SPZ-në e zonës që më mbulon mua. Unë e njoh thjesht si figurë, por nuk ia dija emrin. Kanë hapur derën e cila ishte mbyllur me shul dhe me dry”, ka rrëfyer ai në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin.
Ai tregon se pasi u mbyll në dhomën e izolimit, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Pas disa minutash, ai humbi ndjenjat, duke mos kujtuar më çfarë ndodhi deri sa u përmend fillimisht në dhomën e ndalimit dhe më pas në urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”.
“Në momentin që këta kanë ikur unë nuk e ndjeja veten mirë po më merreshin mend dhe në një moment të caktuar bërtas ndihmë i kërkoi policisë kam rënë pa ndjenja dhe unë nuk mbaj mend gjë se çfarë ka ndodhur me mua por dua të theksoj se para se të futem në dhoma të izolimit i kam kërkuar punonjësit të policisë a mundet të njoftoj familjen më ka dhënë telefoni dhe kam marrë bashkëshorten”, vijon rrëfimin Çako.
“Në komunikimin që kam bërë me bashkëshorten, mësova që bashkëshortja kishte ardhur se dëgjoja që i thoshte punonjësve të policisë, kujdes se burri është i sëmurë dhe i kam thënë bashkëshortes që të lajmëroj avokatin civil dhe penal pasi mua po më ndalojnë. Më është marrë telefoni dhe unë kur kam rënë pa ndjenja, nuk kam kuptuar se çka ndodhur me mua. Vetëm mbaj mend që jam përmendur plotësisht në urgjencën e spitalit nën Tereza. Dua të theksoj sepse nuk mund të flas se çfarë ka ndodhur me mua gjatë kohës që nuk kam qenë koshient dhe di që gruaja është futur me dhunë kur ka ardhur urgjenca, që më ka dhënë ndihmën e shpejtë”.
Kastriot Çako, ish-oficer i lartë i Policisë së Shtetit Rezarta Çako, bashkëshortja e Kastriotit, me profesion mjeke, dëshmoi në emision se kishte paralajmëruar policinë për problemet serioze shëndetësore të Çakos, përfshirë hipertensionin e rëndë dhe takikardinë, por kishte hasur në indiferencë totale. Vetëm kur gjendja u bë kritike, u njoftua urgjenca, tregon ajo.
“Kjo që na ka ndodhur neve, na ka tronditur thellësisht nga ana psikologjike, nga ana mjekësore dhe vërtetë kështu do të ndjehej çdo qytetar, çdo taksapagues i rregullt i këtij vendi që përdhoset, depersonalizohet dhe dhunohet nga policia e shtetit që duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit të rregullt edhe të çdo qytetari, jo të jetë të kthehet dhunuese”, tregon ajo. “Dua të flas vërtetë në tagrin e mjekes, sepse ashtu u paraqita në fakt, në komisariatin e policisë numër dy. Fill mbas bashkëshortit unë shkova. I pyeta përse është ndaluar bashkëshorti im. I vura në dijeni ngase vuan bashkëshorti im, i cili vuan nga një tension stresant, nga hipertensioni stresant, i shkon deri në 20 për shkak të një kalvari të gjatë të proceseve gjyqësore që kemi pasur me firmën e ndërtimit. Është një njeri që është marrë me sport, i shëndetshëm, por vetëm nga stresi i këtyre problemeve ka hipertension edhe një takikardi që i shkon rrahjet e zemrës deri në 160 në minutë. Pra një gjendje që shumë alarmante dhe këtë unë menjëherë i thashë vij në tagrin e mjekes, jo të bashkëshortes në këtë rast, po ju paralajmëroj që gjendja e bashkëshortit tim është vërtetë për t’u vlerësuar. Prandaj mos bëni asnjë lloj kontakti sepse për çdo problem që mund të ketë ndodhur që ne s’jemi në dijeni dua të di motivacionin që të lajmëroj avokatët tanë, avokatin e çështjet civile dhe avokatin ë për çështjen penale”.
Sipas saj, reagimi i policisë ishte një indiferencë totale. “Në radhë të parë, përveç se të jesh punonjës i këtij shteti, duhet të jesh njeri human. Të dëgjosh se jo të gjithë gënjejnë dhe jo të gjithë simulojnë. Pra, duhet të ishte marrë parasysh ankesa ime në lidhje me problemin e shëndetit. Dhe unë nuk ja vura në dukje një herë, por ja vura dy tre herë këtë problem, sepse po e shikoja që sidomos mbas telefonatës së bashkëshortit tim që më tha po futem në dhomën e shoqërimit, një qytetar që s’ka shkelur kurrë ligjin, një oficer policie karriere, i cili është një njohës i shkëlqyer i ligjit dhe të futet në dhomë shoqërimi. Kjo është një ngjarje e paprecedent, një tronditje e madhe psikologjike me një dëm në shëndet”, thotë ajo.
“Dhe ajo që unë prisja dhe paralajmërova ndodhi, bashkëshorti im ka rënë pa ndjenja dhe shikoj ata policë që më përgjigjeshin me një lloj indiference përbuzëse ndaj meje dalin të alarmuar, të zverdhur dhe më thonë zonjë shpejt ilaçet, nxirr ilaçet nga çanta. Thua se unë isha ndihma e shpejtë aty. I thashë që unë nuk mbaj ilaçe me vete. Unë ju paralajmërova dhe kjo është një situatë e krijuar nga ju. Prandaj njoftoni ambulancën urgjent. U futën brenda, e kuptoja që po përpiqeshin ta mbyllnin aty në muret e brenda mureve të komisariatit këtë ngjarje që mos bëhej publike. U ndodha në një presion të jashtëzakonshëm. Megjithatë unë mora forcë sepse e kuptoja që ishte një çështje vërtetë shumë serioze, doli prapë i alarmuar dhe pyeti çfarë mund të bëjmë, a mund të marrim një ilaç farmaci. U thashë në mënyrë të prerë njoftoni urgjencën sepse është gjendje kritike. Njoftuan urgjencën e cila vërtetë për t’u falënderuar erdhi shumë të shpejtë. Hyra nga dera e që hyri urgjenca, u bënë përpjekje për të më ndaluar por unë hyra dhe aty pashë një gjendje vërtetë që unë rrëqethem kur e kujtoj”.
Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbim të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e atjeshme.
Ambasada Britanike në Prishtinë ka ndarë pamje nga takimi dhe ka “trazuar” rrjetin, pasi thotë se ekipi i britanik pret të bashkëpunojë me Altin Dumani në të ardhmen e afërt.
“Jam i kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës.
Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë selia diplomatike në Prishtinë.
Altin Dumani sapo ka mbyllur detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, pas një mandati 3 vjeçar, gjatë të cilit ka institucioni ka shënuar sukses të pashembullt në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla për situatën hetimore të krijuar nga SPAK dhe posaçërisht për çështjen “AKSHI”, thotë se “Ka dalë shejtani nga shishja”.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit më MCN TV, ai deklaroi se e vetmja mundësi që Edi Rama të shpëtojë nga kjo situatë është që ulet me Sali Berishën, të bëjë 140 vota dhe të ribëjnë Kushtetutën.
Sipas tij, ambasada amerikane iu ka anuluar vizat personave të hetuar për grup të strukturuar kriminal në dosjen e “AKSHI”, mes tyre dhe drejtueses Mirlinda Karçanaj.
E vetmja mundësi është që Rama të ulet me Berishën të bëjë 140 vota dhe të ribëjnë Kushtetutën. Një USB ka marrë në qafë tërë shtetin. Përgjimet e marra te zyra e Ergys Agasit, teknologjia e gjetur te zyra e tij, ka marrë më qafë zyrën e shtetit.
Deri tani ka dalë shejtani nga shishja dhe s’po e fut dot kush. Kjo USB ka një vit përgjime. Përgjime operative, ambientale, me shkrim. Nga ambasada amerikane të gjithë këta që janë akuzuar për “AKSHI” iu janë anuluar vizat.
Për rastin e AKSHI-t ai që ka bërë më shumë dëm është biznesmeni që ka shkuar në Gjermani dhe ka dhënë letrat. Nëse eksperti ka marrë letra me vete, dëmi është i madh.
Unë pres që në këtë moment Edi Rama të bëj atë për të cilën është mandatuar, të marrë vendime të mëdha. Nëse ai do vazhdojë të merret me gjëra jashtë dhe jo brenda, do vij një moment që nuk do e menaxhoj dot.
Kjo video prej dy ditësh po kthehet në super hit në rrjet.Këto dy vajza të reja kishin vendosur kamerën dhe nisën të bënin “twe rk”, një lloj kë rcimi pro vok ues.
Dy ado leshe ntet ishin vetëm në dhomë, por gjithçka ndryshoi kur hyri mamaja e tyre.
Dy vajzat, që besohet të jenë spanjolle, po kër cenin nën ritmet e muzikës që dëgjohej në sf ond dhe gjithçka po e filmonin.
E ëma e tyre, e cila hyri në dhomën e ado leshe nteve, u habit kur pa vajzat të kër cënin në atë mënyrë, dhe u dha atyre një “mësim”.Këto pamje janë shpërndarë gjerësisht në internet