“Jam nga malet e Kukësit”, Flamur Noka cudit shqiptarët: Ruhena për mos me u korit! Jam burrë që kam vendosur të

Numri dy i Partisë Demokratike ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Zonë e Lirë” ku foli për çështjet aktuale, zhvillimet në selinë blu dhe aktivitetin parlamentar.

Moderatori i emisionit, Arian Çani, e pyeti Flamur Nokën edhe për pushtetin dhe frikën nga vdekja, ndërsa demokrati tha se ka frikë vetëm nëse turpërohet, por jo nga një proces që njeriu duhet ta pranojë.

Flamur Noka tha se është burrë që i qëndron parimeve, burrërisë dhe se është shumë luftarak. Sakaq, Flamur Noka tha se është shumë i ndjeshëm ndaj padrejtësive.

Andej nga vij unë nuk ekziston shumë kjo. Vij nga malet e Kukësit. Atje është frika nga turpërimi por jo nga vdekja. Vdekja është një cikël që njeriu e pranon. Në jetë nuk duhet të turpërohesh.

Nuk ekziston termi frikë nga vdekja nga andej ku vij unë. Jam ky që jam sepse vij nga Kukësi se këto çështje e trajtojmë në këtë formë. Burri duhet të ruhet mos me u koritë. I rri parimeve, burrnisë. Jam luftarak.”-tha Noka.

Dh*mbje/ Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të Francës. Sipas mediave franceze çifti, që ka ikur nga vendi me katër fëmijë, përfshirë një foshnjë 20-muajshe të sëmurë, nuk kanë gjetur ende strehim emergjent, pavarësisht thirrjeve të përditshme në shtetin francez.

Prej një jave, ata kanë vendosur çadrat e tyre pranë Bashkisë. Të hënën në mbrëmje, rreth 60 persona morën pjesë në një tubim, të organizuar nga shoqatat “Un toit, un avenir” dhe “Solidarité Partagée”, që ndihmojnë familjen prej javësh. Samuel Forest, president i shoqatës Solidarité Partagée, shprehu shqetësimin për gjendjen e familjes.

“Situata është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Kemi parë raste kur familjet qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale dhe pushteti vendor nuk po ndërhyn”– tha ai.

Sipas prefekturës së Montpeljesë, familja nuk konsiderohet prioritet për strehim emergjent, pasi gjendet në situatë të parregullt ligjore dhe kërkesa e tyre për azil është refuzuar. Gjykata Administrative e qytetit më 8 dhjetor ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e tyre për strehim. Një tjetër tubim mbështetës është planifikuar të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, përsëri para Bashkisë së Montpeljesë.

Ish Zevendesministri zbulon sk*ndalin e rende ndaj Gruas se Edi Ramës: Ja cfare po fsheh Linda Rama

Çifti kryeministror është në luftë për të lançuar para kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale, ku Linda mban fjalim për globalizmin si doktoreshë por që në cv e saj mungon doiktoratura, ndërkohë që Edi piktori e pranon që nuk ka as doktoraturë dhe nuk është doktor shkencash, por ka sharmin e liderit që të pataks me aftësitë e tij. Pavarësisht kësaj çifti në fjalë po shastis botën me thagmat e tyre nëpër simpoziume sorosiane.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke vënë në pikëpyetje titujt akademikë të bashkëshortes së Kryeministrit Rama.

Sipas Mukës, pavarësisht se ajo paraqitet publikisht si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”, punimi i saj nuk gjendet në asnjë arkiv apo katalog publik. Studiuesi e ka cilësuar këtë fenomen si pasqyrë të degradimit të vlerave akademike në vend, ku – siç thotë ai – “mjafton të shpallesh doktor për t’u bërë intelektual, edhe pa pasur asnjë kërkim shkencor”.

Postimi i plotë i Mukës:

Bashkëshortja e Kryeministrit paraqitet kudo si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”, por doktoratura e saj nuk gjendet askund, as në Bibliotekën Kombëtare, as në asnjë katalog publik. Në vendin tone mjafton të deklarosh që je “doktor” dhe bëhesh menjëherë “intelektual”, pa qenë nevoja të kesh bërë ndonjë kërkim shkencor.

Ndërkohë, njerëzit që kanë studiuar me vite, që kanë bërë kërkime të vërteta, persekutohen. Biblioteka kyç doktoraturat pasi nuk do të servir pseudointelektualët me “tituj me shkëlqim por pa përmbajtje”. Kjo është Shqipëria e sotme: sa më pak dije të kesh, aq më shumë tituj mban, dhe me aq më shumë zë të lartë e deklaron

Lajm i papritur! Metereologet paralajmerojne! Nata e Vitit te Ri me borë! Moti do cmendet, ja parashikimi

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare.

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim dhe se pritet të ketë borë në fundvit

“Nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë presistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri  – 20°C!”– shpjegoi ai.

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Ja arsyeja që askush nuk kishte guxim ta thoshte

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Zonë e Lirë” ku foli për Partinë Demokratike, SPAK, lëvizjet e qeverisë ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Flamur Noka tha se SPAK nuk vepron në mënyrë të drejtë ndërsa theksoi se krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të Shqipërisë dhe se droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit.

Ndërsa moderatori i emisionit, Arian Çani, tha se SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës ndërsa shtoi se SPAK nuk e godet dot këtë të fundit sepse është kryeministër në detyrë dhe se s’kanë b*thë ta godasin.

Pjesë nga biseda në studio

Arian Çani: SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës. Altin Dumani i ra të dyja palëve. Po si bie dot Edi Ramës se është kryeministër, kryeministër në detyrë. S’kanë b*thë të shkojnë tek ai.

Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të këtij vendi. Droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit. Këtu drejtësia po të ishte në kushte normale do e kishte shkulur me rrënjë çdo nivel drejtues të institucioneve të këtij shteti. Për sa kohë këtu diskutohet statistika, është problem.

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta politikani i lartë shqiptar, i shërbeu deri në fund Shqipërisë (Foto)

Publicisti dhe ish-ambasadori shqiptar, Nesip Kaçi është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Kaçi, është cilësuar si një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare dhe vdekja e tij ka lënë në trishtim familjarë e kolegë të tij.

Ai është njohur gjithmonë për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, pasi i shërbeu Shqipërisë për disa dekada në fusha të ndryshme, përfshirë diplomacinë, gazetarinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lindur më 7 qershor 1939 në Gjirokastër, ai u formua si filolog dhe krijoi një karrierë të shquar në diplomaci, duke përfaqësuar Shqipërinë në vende të rëndësishme si Rumani, Algjeri dhe Turqi. Karriera e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme filloi në vitin 1976. Gjatë kësaj periudhe, Kaçi mbajti pozita të rëndësishme si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në disa shtete të rëndësishme.

Gjithmonë spikaste për diplomacinë e matur të cilën e bazonte në dialog! Në Turqi, ku shërbeu si ambasador, ai u vlerësua për aftësinë e tij për të ruajtur ekuilibra të ndjeshëm diplomatikë në një rajon me tensione të larta gjeopolitike.

Pas përfundimit të shërbimit të tij diplomatik, ai vazhdoi të kontribuonte në botën intelektuale dhe historike. Ai ishte bashkautor i monografisë “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, një vepër e rëndësishme që pasqyron interesin e tij për historinë dhe identitetin shqiptar.

Për kontributet e tij të jashtëzakonshme në diplomaci dhe gazetari, Kaçi u vlerësua me dy dekorata shtetërore.

Të shumtë kanë qenë ata miq të ambasadorit që nëpër rrjetet e tyre sociale kanë shprehur dhimbjen e humbjes të një njeriu si ai, një miku të mirë dhe të dashur.

“Lamtumirë miku im i dashur Nesip Kaçi! Lamtumirë! Ishe një mik e shok shumë i mirë dhe i dashur. Do ju kujtoj kurdoherë”, shkruan një prej miqve të tij.

Ndryshim i çmendur i temperaturave! Nis rënia e fortë, Gjoni: Kur pritet të bjerë dëborë

Fillimi i muajit dhjetor ka shënuar një ulje të temperaturave, por si priten të jenë ato në ditët e fundit të këtij viti?

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se të enjten dhe të premten do të kemi një rritje të temperaturave me dy gradë.

Përgjatë fundjavës temperaturat parashikohen të jenë:

Në zonat bregdetare 10/16 gradë Celcius;

Në zonat ulëta 6/14 gradë Celcius;

Në zonat malore 1/9 gradë Celcius;

Më tej Gjoni shtoi se në disa pjesë të vendit do të kemi edhe reshje shiu me intensitet të dobë

“Sot dhe nesër të kemi reshje të dobëta shiu në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Lokalisht të dobëta do të jenë në Dibër, Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Në pjesën tjetër nuk do të kemi reshje shiu”, shtoi Gjoni.

Sa i përket javës së ardhshme dhe ditëve të para të janarit 2026, Gjoni theksoi se do të kemi sërish temperatura të ulëta, teksa në lindje dhe juglindje të vendit priten reshje dëbore.

Ikona artit shqiptar Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, aktorja e njohur shfaqet e transformuar në 93-vjetorin (FOTO)

Ikona e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e saj të 93-të. Ajo lindi 17 dhjetor 1932 në Sarajevë dhe është një nga aktoret më të rëndësishme në vendin tonë.

Tinka Kurti numëron mbi 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore, ndërsa është vlerësuar me medaljen Artistja e Popullit të Shqipërisë.

Por duket se vitet kanë ndikuar në pamjet e aktores. Në një foto të publikuar ditën e sotme nga deputetja Marjana Koçeku, aktorja shfaqet e qeshur, teksa në pamje të parë, shihet transformimi që ka pësuar aktorja për shkak të moshës.

Ikona e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot ditëlindjen,

Tinka Kurti dhe Marjana Koçeku

Kujtojmë që pak vite më parë, Tinka Kurti zbuloi se jonte në azilin e të moshuarve. Ajo pranoi se ambienti i azlit ishte një tragjedi për atë.

Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur”, tha ajo.

Newsbomb.al i uron aktores Tinka Kurti shumë vite jetë dhe të lumtura pranë familjarëve dhe të afërmeve të saj.

E kam burim të sigurtë! Analisti i njohur tr*ndit: Ja vendimi që ka marrë Belinda Balluku, nga neser ajo do shkojë në

Në “Shqipëria Live” u diskutua sot kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

Analisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se ka informacion që Balluku do të japë dorëheqjen nga posti i ministres dhe zv.kryeminsitres, por do të vijojë të jetë deputete, duke mos hequr dorë nga imuniteti.

“Kam informacion se do japë dorëheqjen nga posti i zv.kryeministres dhe ministres, por ama do vijojë të kryejë funksionin si deputete. Kjo do ndodhë sot ose nesër. SPAK ka kryer një veprim të gabuar dhe të nxituar me Ballukun. Provat janë për të njëjtën vepër penale. Akuzohet për shkelje të barazisë për tendera. Provat janë vetëm për këtë. Ky nxitim i SPAK, ka ngjallur spekulime se dikush po hakmerret ndaj Ballukut. Edi Rama duhet ta ketë patur parasysh që në nisje të mandatit të ri se zyrtarët nuk mund të jenë të tillë, në lidhje me grupe të struktururara. Paratë e qytetarëve janë përodrur për bizneset e tyre, jo për shtetin.”- tha ai.

Gazment Bardhi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka komentuar mbi dosjen e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ministrit Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një provë që tregon se kryeministri Edi Rama po mbron veten e tij, dhe jo Ballukun. Sipas Bardhit, dosja përmban të dhëna të reja që e dokumentojnë këtë pohim me prova konkrete.

Ai ka theksuar se gjithçka që po ndodh është një manovër për të mbrojtur interesat e Ramës dhe jo për të siguruar drejtësi për ministrat e tij. Bardhi nënvizon se të dhënat e reja në dosje, të cilat do të shqyrtohen në Kuvend, janë një dëshmi e qartë se Rama është duke përdorur mekanizmat shtetërorë për të ruajtur pozitat e tij dhe për të shmangur çdo hetim të mundshëm ndaj tij.

“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave”, shprehet Bardhi.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Gazment Bardhi shprehet se dosja e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda ballukut, provon sipas tij se Rama nuk po mbron Ballukun por veten e tij. Gjithashtu nënvizon se dosja me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova.

Dgjet në makinë 21-vjeçari, djali i politikanit të njohur

Një ngjarje makabre ka tronditur Austrinë dhe Ukrainën, pasi 21-vjeçari Danilo Kuzmin, djali i nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit, u torturua për orë të tëra dhe më pas u dogj i gjallë brenda një makine në Vjenë. Autoritetet dyshojnë se motivi i krimit lidhet me vjedhjen e kriptomonedhave me vlerë rreth 200 mijë dollarë.

Danilo Kuzmin jetonte prej disa vitesh në Vjenë, ku studionte, dhe vinte nga një familje e pasur. Babai i tij, Serhiy Kuzmin, mban postin e nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit. Kontakti me të riun u humb më 25 nëntor 2025, çka shqetësoi familjarët, të cilët vunë re se dy nga portofolet e tij dixhitale ishin zbrazur. Pas kësaj, ai u shpall zyrtarisht i zhdukur.

Në orët e para të 26 nëntorit, zjarrfikësit u thirrën në lagjen Donaustadt të Vjenës, pasi një banor raportoi një makinë që po digjej nën një urë. Në vendngjarje, ata shuan flakët në një Mercedes të zi me targa ukrainase, që rezultoi të ishte në pronësi të familjes Kuzmin, dhe gjetën një trup të karbonizuar në sediljen e pasme.

Trupi u identifikua përmes provave dentare si ai i Danilo Kuzmin. Brenda automjetit u gjet një kanaçe metalike e shkrirë me erë benzine, ndonëse makina përdorte naftë, çka forcon dyshimet se zjarri ishte vënë qëllimisht.

Autopsia zbuloi detaje tronditëse: rreth 80% e trupit të viktimës ishte djegur rëndë, ndërsa u konstatuan lëndime të shumta nga goditjet, përfshirë dëmtime në kokë dhe dhëmbë të thyer. Mungesa e blozës në mushkëri sugjeron se i riu ishte i vdekur ose pa ndjenja në momentin kur makina u përfshi nga flakët. Policia austriake e ka cilësuar ngjarjen si vrasje të qëllimshme dhe vijon hetimet për identifikimin e autorëve.