SPAK kërkon autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama: Do përgatitemi…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut dhe autorizimin për arrestimin e saj.

Reagimi i Edi Ramës:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi. Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Superciklon nga Atlantiku drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ekstreme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia më e fortë në rajon që nga fillimi i sezonit, e cila po lëviz gradualisht drejt Evropës, thanë meteorologët.

Meteorologët paralajmërojnë se një fushë e fortë ere do të ndikojë në një pjesë të madhe të Atlantikut të Veriut, por ndikimet më intensive pritet të mbeten mbi det të hapur, shkruan platforma meteorologjike evropiane “Severe Weather Europe“.

Një sistem frontal i palëvizshëm mund të sjellë reshje të dendura shiu në pjesë të Irlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës veriore dhe Norvegjisë jugore në ditët në vijim, me sasi lokale deri në 120 mm shi, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonat bregdetare dhe malore.

Sipas parashikimit, shiu mund të bjerë vazhdimisht deri në 12 orë, kështu që deri të shtunën mund të bien nga 60 deri në 120 mm shi lokalisht, me sasinë më të lartë të reshjeve të mërkurën.

Më shumë shira pritet në vargmalet, veçanërisht në Norvegjinë jugore, pjesën perëndimore të Maleve Skoceze dhe Anglinë veriore.Sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Parashikimin e Oqeanit (NOAA), presioni qendror i stuhisë ra me një shpejtësi prej më shumë se pesë milibarësh në orë, gjë që tejkaloi kriteret për të ashtuquajturin një ciklon bombastik, shkruan “Severe Weather Europe”.
Presioni pritet të bjerë në rreth 930 milibar ndërsa sistemi lëviz në Atlantikun e Veriut, në jug të Groenlandës.

Forcimi shpërthyes i ciklonit u nxit nga depërtimi i një mase ajri arktik jashtëzakonisht të ftohtë nga Kanadaja dhe pjesët verilindore të SHBA-së, e kombinuar me ajër më të ngrohtë mbi Atlantik.
Erëra të forta me forcën e uraganeve u regjistruan në zonën e Newfoundland, së bashku me stuhi bore lokale.

Ekspertët thonë se modelet e motit do të mbeten të paqëndrueshme në javët e ardhshme, duke pasur parasysh përçarjen jashtëzakonisht të hershme dhe të fortë të Vorteksit Polar këtë dimër.

“Belinda Balluku do japë dorëheqje”/ Gazeta ‘Koha Jonë’: Ja çfarë MASE do marrë PS! (Do ARRESTOHET edhe një ish-ministër socialist)

Gazeta Koha Jonë shkruan se pas kërkesës së SPAK drejtuar parlamentit për për heqjen e imunitetit dhe arrestiin e zv/kryeministres, burime nga mazhoranca thanë se Belinda Balluku do të japë dorëheqjen nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, por parlamenti nuk do ta votojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku.

Kjo kuptohet edhe nga reagimi i kryeministrit Rama, ku shkroi ndër të tjera se: “Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, deklaroi Rama.

Por Prokurori Dritan Prençi duket i vendosur t’i shkojë deri në fund hetimit me masa shtërnguese ndaj zv/kryeministres.

Të njëjtat burime thanë se pritet një përplasje e fortë mes SPAK-ut dhe mazhorancës, konkretisht kryeministrit. SPAK po përgatit edhe arrestimin e një ish-ministri të PS./KohaJonë

“Dëm i madh iu bë Serbisë”, Vuçiç për tërheqjen e Kushnerit: Shqipëria do fitojë publicitet nga familja Trump

“Dëm i madh iu bë Serbisë”, tha presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, pas lajmit se kompania e Jared Kushnerit – dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump – po tërhiqej nga projekti i planifikuar për ndërtimin e një kompleksi luksoz në Beograd.

Në vendin ku gjendeshin ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, kompania investuese “Affinity Partners” kishte planifikuar një kompleks banimi dhe biznesi me markën Trump.

Vuçiç tha se për shkak të “gjuetisë së shtrigave” që u bë ndaj investitorit dhe ndërtimit, Serbia humbi një investim të vlefshëm prej së paku 750 milionë eurosh.

“E humbëm një mundësi të madhe. Sot flitet keq për Serbinë, sepse disa thonë se ky ishte një projekt i keq. Një projekt më i vogël, ose më i dobët, që u bë me ngut në Shqipëri, ka marrë shumë vëmendje dhe do të ketë publicitet të shkëlqyer, sepse e gjithë familja Trump do ta lavdërojë”, tha Vuçiç, duke iu referuar planit të Kushnerit për investime në Ishullin e Sazanit në Shqipëri.

“Duket se disa popuj i kuptojnë më mirë vendimet e udhëheqësve të tyre sesa populli ynë, ose një pjesë e opozitës sonë politike – e gatshme të veprojë kundër interesave të vendit të vet”, shtoi Vuçiç.

Projektit në Serbi iu kundërvunë protestuesit antiqeveritarë, opozita dhe ekspertët, të cilët mbështesin ruajtjen e statusit të monumentit kulturor dhe rindërtimin e ish-godinës së Shtabit të Përgjithshëm.

Njoftimi për tërheqjen e kompanisë së Kushnerit u publikua më 15 dhjetor – në ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, për shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të monumentit kulturor ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kompania investuese “Affinity Partners” tha se “vizioni ynë për projektin në Beograd ishte të ofronim një dizajn elegant dhe frymëzues, që pasqyronte përparimin e Serbisë”.

“Jemi krenarë për arkitekturën që ka krijuar ekipi ynë. Sepse, projektet me kuptim duhet të bashkojnë, jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe për qytetin e Beogradit, ne po e tërheqim aplikimin tonë dhe po e bëjmë një hap pas në këtë moment”, thuhet në deklaratë.

Vuçiç fajësoi Prokurorinë dhe “bllokuesit” – siç i quan ai protestuesit antiqeveritarë që protestojnë për më shumë se një vit kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.

“Personalisht, do të kujdesem që të gjithë ata që kanë kontribuar në shkaktimin e këtij dëmi, të përgjigjen”, tha presidenti serb.

Ai paralajmëroi se do të “paraqesë personalisht kallëzime penale” kundër “të gjithë atyre që morën pjesë në ‘gjuetinë e shtrigave’ dhe shkatërrimin e investimit”, duke i akuzuar për “dëm ekonomik ndaj Serbisë”.

Ai i hodhi poshtë akuzat për korrupsion në këtë projekt.

“Kurrë nuk ka pasur korrupsion, e as nuk ka qenë qëllimi i tij”, tha Vuçiç.

Dyshimet për falsifikim dokumentesh në qendër të hetimeve për Shtabin e Përgjithshëm

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi po kryen hetime që nga maji për falsifikimin e dyshuar të dokumenteve, të cilat shërbyen si bazë që Qeveria e Serbisë t’i hiqte statusin e pronësisë kulturore ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

Drejtori i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Goran Vasiç, sipas prokurorisë, ka pranuar tashmë falsifikimin e dokumentacionit.

Bazuar në atë dokumentacion, Ministrisë së Kulturës, e cila udhëhiqet nga Sellakoviç nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe, i është dorëzuar një iniciativë për miratimin e vendimit për heqjen e statusit të pronësisë kulturore ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.

Pas lajmit se kundër tij është ngritur aktakuzë, Sellakoviç tha se “po e priste me padurim gjyqin, sepse ai do të shënojë fundin e bllokuesve”.

Termi “bllokues” përdoret nga përfaqësuesit e Qeverisë në Serbi për të përshkruar pjesëmarrësit në protestat antiqeveritare, të cilët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024.

Vuçiç tha më 11 dhjetor se, në rast se ngrihet aktakuzë për rastin e Shtabit të Përgjithshëm, ai do t’i falë të gjithë ata që “dyshohet se kanë marrë pjesë në mashtrime”.

“Nuk do t’ua jap mundësinë t’i ndjekin penalisht ata që nuk kanë faj. Unë jam fajtori. Unë jam ai që dëshiroja modernizimin e Serbisë. Unë jam ai që dëshiroja të sjell një investitor të madh”, tha Vuçiç.

Më 7 nëntor, Kuvendi i Serbisë miratoi një ligj të veçantë që i hoqi ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm statusin e pasurisë kulturore, duke i hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi luksoz.

Për Edward P. Josephin, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, lajmi për tërheqjen e Kushnerit nuk është befasi.

“Përpjekjet e Qeverisë së Vuçiçit për të marrë pronën, ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për ta hequr nga regjistri i pronave të mbrojtura kulturore dhe monumenteve, shpërthyen në një skandal. Pra, asgjë nga kjo nuk më habit”, thotë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se e ngriti këtë çështje edhe në Nënkomisionin për Evropën të Komitetit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, më 2 dhjetor.

“Në deklaratën time hapëse dhe më pas në përgjigjet ndaj pyetjeve të anëtarëve të Kongresit, theksova se presidenti Vuçiç nuk do të ishte në gjendje t’i përmbushte angazhimet për hotelin. Theksova kundërshtimin e fuqishëm për ndërtimin e këtij hoteli nga i gjithë spektri politik”, thotë Joseph.

Kushner u angazhua në negociata për më shumë se dy vjet. Kontrata fillestare u nënshkrua në maj të vitit 2024. Nënshkrues nga ana e Serbisë ishte Goran Vesiç, ish-ministër i Ndërtimit, Trafikut dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë.

Në kontratë thuhej se Serbia është e detyruar të heqë statusin e trashëgimisë kulturore nga kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm “në një mënyrë që të jetë e kënaqshme” për kompaninë e Kushnerit, të përfundojë shembjen e ndërtesave, gjithashtu “në një mënyrë që të jetë e kënaqshme” për kompaninë e dhëndrit të Trumpit, dhe toka ku ndodhet kompleksi, të jepet me qira pa pagesë për 99 vjet, me opsionin e pronësisë falas./Marrë nga REL

Zbulohen mijëra gjurmë dinozaurësh në një mal në Itali

Mijëra gjurmë dinozaurësh, që datojnë rreth 210 milionë vjet më parë, janë zbuluar në një park kombëtar në veri të Italisë, duke u cilësuar nga ekspertët si një nga zbulimet më të rëndësishme paleontologjike të viteve të fundit. Gjurmët, disa prej të cilave arrijnë deri në 40 centimetra në diametër, janë të renditura në vija paralele dhe ruajnë qartë shenjat e gishtërinjve dhe thonjve.

Sipas studiuesve, ato i përkasin prosauropodëve, dinozaurë barngrënës me qafë të gjatë, kokë të vogël dhe kthetra të mprehta.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që do të përballesha me një zbulim kaq spektakolar në zonën ku jetoj”, u shpreh paleontologu me bazë në Milano, Cristiano Dal Sasso.

Zbulohen mijëra gjurmë dinozaurësh në një mal në

Gjurmët u vunë re për herë të parë në shtator të vitit të kaluar nga fotografi Elio Della Ferrera, i cili i dalloi ato të shtrira për qindra metra në një faqe vertikale mali brenda Parkut Kombëtar Stelvio, në verilindje të Milanos. Gjatë periudhës Triasike, mes 250 dhe 201 milionë vjet më parë, zona ku ndodhen gjurmët ishte një fushë, e cila më vonë u shndërrua në pjesë të zinxhirit Alpin. Sipas Dal Sasso-s, territori ishte i mbushur me dinozaurë dhe përbën një “thesar shkencor të jashtëzakonshëm”.

Ai shtoi se gjurmët tregojnë se tufat lëviznin në harmoni, ndërsa janë identifikuar edhe shenja të sjelljeve më komplekse, si grumbullime në formë rrethi, që mund të kenë shërbyer për mbrojtje.

Zbulohen mijëra gjurmë dinozaurësh në një mal në

Prosauropodët, që mund të arrinin deri në 10 metra gjatësi, zakonisht ecnin mbi dy këmbë. Megjithatë, në disa raste janë gjetur edhe gjurmë të gjymtyrëve të përparme, çka sugjeron se kafshët ndaleshin dhe mbështesnin duart në tokë për të pushuar.

Fotografi Della Ferrera tha se shpreson që ky zbulim të nxisë reflektim mbi sa pak dimë për vendet ku jetojmë dhe për vetë planetin tonë.

Zbulohen mijëra gjurmë dinozaurësh në një mal në

Sipas Ministrisë Italiane të Kulturës, zona ku ndodhen gjurmët është e thellë dhe e vështirë për t’u arritur, ndaj studimet do të kryhen përmes dronëve dhe teknologjive të monitorimit në distancë.

Parku Kombëtar Stelvio ndodhet në luginën Fraele, pranë kufirit me Zvicrën, në një zonë ku vitin e ardhshëm do të zhvillohen edhe Lojërat Olimpike Dimërore. Ministria e Kulturës e cilësoi zbulimin si një “simbolikë unike” që ndërthur të shkuarën me të tashmen.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë: Për 3 muaj nuk këndoja dot

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ka folur më shumë rreth karrierës së saj muzikore, të cilën nuk e ka konsideruar si punë, por si vetë jeta e saj, duke sjellë në kujtesë edhe një moment të vështirë, kur iu desh të shkëputej nga muzika.

E ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, këngëtarja foli edhe për ‘Aurela Gaçe Show’, që u transmetuar në Top Channel, me 12 shfaqe live, të cilin këngëtarja tregoi se publiku vazhdon ta kërkojë ende.

“Kam kërkuar dhe kam guxuar dhe do vazhdojë të guxojë. Ka pasur edhe këngë që kam thënë nuk jam unë. Një këngë duhet ta provosh si një veshje. Publiku nuk ka ndonjëherë ndonjë këngë që nuk e ka përthithur shumë mirë.

Ka edhe artistë që unë i kam mbështetur dhe mbase nuk kanë ditur të thonë faleminderit, ndonjëherë edhe mërzitem, sidomos kur janë të rinj sepse i duket kollaj. Ndonjëherë mërzitem por them do ta kuptojnë më vonë kur të përballen me veten. Në qoftë se kam një çelës në gjithë këtë rrugëtim është durimi. Energjinë e kam të lindur.

Aurela Gace Show ishte një gërshetim mes asaj Aurelës që kam ndërtuar për gjithë këto vite, që këndoj live, për 12 vite kam qenë në Tiranë live. Aty kam mësuar ku dhe kur duhet të godasësh. Mua mu zhvillua intuita artistike. Ideja e show-t, e kam parë vetën në TV shumë vite me para. E kam kërkuar ndonjëherë më kanë thënë jo dhe jam tërhequr. Edhe ja ndodhi kjo që ndodhi. Një gjë që publiku e ka përqafuar dhe e kërkon akoma. Çdo gjë ka qenë Live. Është punuar në mënyrë deri në kafshërore nga i gjithë stafi. Ishin 12 shfaqe.

Unë nuk e konsiderojë ndonjëherë që jam në punë. Nëse shkoi në studio nuk them që po shkoi në punë. Unë e dua këtë gjë.. jetojë me këtë gjë. Nëse ma heq skenën aty nuk kam më energji”, tha Aurela.

Këngëtarja ndau edhe një moment të vështirë nga karriera e saj, ku i ishte dashur që për tri muaj të mos këndojë për shkak të një dëmtimi në kordat zanore, moment të cilin ajo e quajti shumë të dhimbshëm.

“Më ka ndodhur që kam pasur një moment që mjeku më ka thënë që nëse nuk ndalon tani nuk do të këndosh më. Sepse kordat janë njësojë sikur dëmtohet një sportist. Tani kam mësuar, stërvitëm përditë si ajo balerina. Ato 3 muaj që nuk këndoja i kam përjetuar shumë keq, dhimbje e madhe shumë. Kisha ankth, nuk flija”, u shpreh Aurela Gaçe.

E bujshme! ‘Hermano’ i Portokallisë del në mesazhet e grupeve kr*minale, nuk e besoni çfarë u zbulua (foto)

Batuta e famshme “Hermano, ke pasa”, e kthyer në virale nga aktori i Portokallisë Visjan Ukcenaj në rolin e “King North”, duket se ka kapërcyer kufijtë e humorit për të hyrë në një dosje të rëndë penale për trafik droge.

Në skeçet humoristike, “Hermano” ishte një personazh imagjinar, karikaturë e botës së karteleve spanjolle të drogës. Por sipas materialeve hetimore të zbardhura nga aplikacioni i koduar SKY ECC, pseudonimi “Hermano” rezulton të jetë përdorur realisht nga një prej personave të arrestuar në kuadër të dosjes së grupit kriminal të njohur si banda e Rrajave të Fushë-Krujës.

Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Qaja, i cili në komunikimet e dekriptuara shfaqet me pseudonimin “Hermano”, ndërsa në disa raste edhe si “Krushk Hermano”. Sipas hetimeve, Qaja dyshohet si një nga personat kyç në trafikun e 236 kilogramëve hashash drejt Turqisë, ku në biseda diskutohen detaje mbi transportin, itinerarin dhe problemet e hasura pas bllokimit të shoferit të kamionit në territorin turk, shkruan mashqip.

Në këto komunikime përmenden edhe emra të tjerë të grupit, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, sipas dosjes hetimore.

Ironia është e fortë: “Hermano” i Portokallisë fliste për kartele droge me humor, ndërsa “Hermano” i SKY ECC fliste për trafik real, sasi të mëdha narkotikësh dhe operacione ndërkombëtare. Nga batutë televizive, në provë penale.

Sokol Qaja dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal ndodhen aktualisht në burg me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht rrjetin dhe përfshirjen e personave të tjerë. Mesa duket, jo çdo “Hermano” është për të qeshur… disa përfundojnë në pranga.

Andi Bushati befason: Ja pse kreu i ri i SPAK nuk do e arrestojë Edi Ramën, ja ‘nderet’ e mëdha që i ka bërë

Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e SPAK-ut dhe aftësinë e tij për të hetuar çështje që prekin nivelet e larta të politikës, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Gjatë emisionit “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ai deklaroi se skepticizmi publik ndaj drejtësisë së re mbetet i thellë, ndërsa “asnjë prokuror nuk e imagjinon dot hetimin e Ramës”.

Sipas Bushatit, edhe kreu i ri i SPAK-ut nuk e ka nisur me bilanc pozitiv, pasi në të kaluarën është përfshirë në çështje ku, sipas tij, është shmangur përgjegjësia e kryeministrit, si dosja e inceneratorëve dhe ajo e zgjedhjeve në Dibër.

Bushati: Të thuash këtë, do të thotë të dalësh me një qëndrim të qartë që për SPAK-un nuk ka të paprekshëm. Dhe unë nuk besoj se ka sot një prokuror të SPAK-ut që jo ta thotë me gojë, po ta imagjinojë që nuk ka të paprekshëm. Vetë kryeprokurori, i sapozgjedhur, ka rekorde shumë të këqija në raport me Edi Ramën. Që nga falja e Ramës për inceneratorët e që nga…

Që nga falja e Ramës kur ka qenë te krimet e rënda për Dibrën, që e mbylli dosjen e Dibrës. Pra, nuk ka sot as Klodian Braho, asnjë prokuror i SPAK-ut nga qielli të ketë rënë, nga mitra amerikane të ketë dalë po të doni, që të mendojë që mund të shkojë te Rama. Kështu që prandaj, e shoh me shumë skepticizëm optimizmin tënd që deklarata e tij kishte atë sens.

Po e thënë këtu, edhe unë jam nga ata që besoj që destabilizon. Sepse të hetosh sot Edi Ramën, që është njësuar me shtetin, destabilizim është dhe Rama nuk është nga ata që po i shkove me patllake te zyra thotë, po unë jam i hapur, hetoni, ja ku e keni telefonin, besoj te shteti ligjor e të tjerë e të tjerë.

Unë s’besoj se kjo përplasje do të ndodhi, por kjo përplasje po e nxiti dikush do jetë shumë traumatike.

E bujshme! SPAK kërkon heqjen e imunitetit te Belinda Ballukut! Edi Rama bën reagimin e bujshëm: Qeveria jone do

Pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryemininistres Belinda Balluku, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama.

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

SPAK ka depozituar një kërkesë në Kuvend për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit dhe deputetit Belinda Balluku.

Kjo kërkesë lidhet me procedimin penal nr. 136 të vitit 2025, ku Balluku akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, në lidhje me tenderin për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë”.

SPAK njofton gjithashtu se Balluku është nën hetim për të njëjtën vepër në shtatë procedura të tjera prokurimi, përfshirë punimet në Sheshin Shqiponja, segmentet rrugore Shkozë-Bulevardi i Ri, si dhe Loti 4-7 të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Kërkesa e SPAK synon marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

Sipas njoftimit zyrtar, çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

NJOFTIMI ZYRTAR: 

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

  1. “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
  2. “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
  3. “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
  4. “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
  5. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
  6. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
  7. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Top Channel

Do dilte videoja e t*rrshme politike? Blendi Fevziu zbulon te verteten e madhe, ja pse ia hoqi TV Klan emisionin

Një mungesë e papritur e emisionit të njohur politik “Opinion” në orarin e tij të zakonshëm ka shkaktuar një valë spekulimesh dhe teori konspirative në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare. Shumëshkrues e interpretuan mungesën si të qëllimshme, duke aluduar se emisioni mund të kishte përmbajtje të ndjeshme që ishte censuruar.

Për t’i dhënë fund thashethemeve, vetë prezantuesi Blendi Fevziu reagoi përmes një videoje, duke sqaruar se arsyeja e mungesës nuk kishte asnjë lidhje me censurë. Ai mohoi plotësisht lajmet sipas të cilave emisioni ishte regjistruar dhe nuk lejohej të transmetohej për shkak të “video sekrete të Ballukut”, duke i quajtur ato “krejtësisht të pavërteta”.

“Emisioni Opinion nuk është transmetuar mbrëmë si rrallë herë. Në fakt, ka qenë gabim i TV Klan që nuk e ka sqaruar që në mëngjes, për t’i hapur rrugë spektaklit ‘Topi i Artë’,” tha Fevziu, duke ritheksuar se natyra e programit është kryesisht live.

Ai shtoi se nuk pranoi të fillonte më vonë dhe se emisioni nuk ishte bërë gati për arsye logjistike dhe të komunikimit brenda kanalit. Për të treguar seriozitetin e tij, Fevziu zbuloi se kishte anuluar një udhëtim personal vetëm për të përgatitur emisionin sipas planit: “Unë kam anuluar udhëtimin që kisha për të bërë ekzaktësisht emisionin që kisha në plan ta bëj sot.”

Prezantuesi e përmbylli sqarimin duke e cilësuar situatën si një “banalitet i kohës, banalitet shqiptar” dhe duke theksuar se përgjegjësia për mosnjoftimin e publikut i takon TV Klan: “Gabim i Klanit që duhej ta kishin njoftuar që emisioni nuk do transmetohej.”

VIDEO