Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 30 Dhjetor 2025

Dashi

Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do ndiheni te qete ne çdo moment. Beqaret do kenë shume komplekse prandaj nuk do mundin dot te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos ju besoni shume atyre qe ju rrethojnë.

Demi

Perspektivat janë goxha te mira gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Nuk do ndodhe asgjë qe nuk e keni dëshiruar kështu qe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do fillojnë histori dashure te cilat kane për te qene afatgjata. Me financat gjerat nuk do shkojnë si duhet. Nuk do dini si t’i menaxhoni ato te ardhura qe keni ne mënyrë qe situata te mbetet e stabilizuar.

Binjaket

Do flisni shume hapur me parterin tuaj gjate kësaj dite dhe do mund t’i sqaroni te gjitha problemet e vogla qe keni pasur. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do toleroni. Beqaret nuk do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe te hiqni para mënjanë.

Gaforrja

Ndjenjat pe rate qe keni ne krah do jene te thella sot. Çdo moment do jete shume me i veçante për ju dhe do ndiheni here pas here si ne një ëndërr te bukur. Beqaret duhet te shohin me kujdes çdo ftese qe do ju behet sepse përndryshe mund t’iu ikin mundësi te mira nga duart. Ne planin financiar problemet do zhduken si me magji.

Luani

Mos e provokoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme te mëdha me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër tregohuni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te gjetur personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë investime te tejskajshme nuk duhen kryer. Tregohuni te matur.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do jete shume afër perfeksionit gjate kësaj dite. Me partnerin do ndani çdo ide, çdo mendim dhe çdo ndjenje. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë, por te paktën nuk do kalojnë një dite rutine. Pritet qe shume shpejt gjerat te ndryshojnë. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te merrni vendime te rëndësishme.

Peshorja

Dita e sotme nuk do jete aspak rutine për ata qe janë ne një lidhje. Përkundrazi personat qe kenë ne krah do i ojne neper vende te panjohura dhe do i surprizojne ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie plot pasion dhe qe do ju sjelle kënaqësi te mëdha. Gjendje e te ardhurave nuk do jete e keqe. Do jeni me te qete për këtë arsye.

Akrepi

Do i qaheni partnerit sot për sjelljen jo te mire qe ka pasur kundrejt jush kohet e fundit. Ne disa momente mund te ketë edhe debate te vogla. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person te cilin e kane pasur shok fëmijërie. Gjerat ndryshojnë me kalimin e kohëve. Financat do jene delikate. Nuk është absolutisht koha për te shpenzuar shuma te konsiderueshme.

Shigjetari

Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj gjate kësaj dite dhe mos i shkoni kundër për asgjë. Ruani sa te mundni klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë asgjë me shume sesa disa aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha duhet ende te prisni. Për financat nuk do keni perse te shqetësoheni sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Bricjapi

Do lindin probleme te mëdha ne çift gjate kësaj dite lidhur me një trashëgimi. Tregohuni realiste dhe mos thoni gjera te pamenduara. Beqareve do iu jepen mundësi pa fund për njohje te reja kështu qe nëse do duan vërtet mund te ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene shume delikate. Lëvizjet e gabuar mund t’iu shkatërrojnë tërësisht.

Ujori

Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Fatmirësisht nuk do ketë as debate apo konflikte te renda. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm, prandaj shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Financat nuk do jene te këqija, por jo ne gjendjen e duhur për te kryer investime te tejskajshme.

Peshqit

Nuk do merreni vesh shume mire sot me atë qe keni ne krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht te gjitha atyre qe do ju thonë te tjerët sepse do lëndojnë veten e tyre. Nuk duhet nisur asnjë lidhje pa qene te sigurte. Gjendja e te ardhurave nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël.

Ρër Ιeshje e dh¤nshme midis shqiptarëve dhe maqedonasve/ Policia italiane arreston 11 persona

1 persona u arrestuan dhe një i mitur 17-vjeçar u raportua në arrati, ky është rezultati i një operacioni të policisë italiane, pas një përleshjeje që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një bar në San Sisto.

Të gjithë të arrestuarit, të moshës midis 19 dhe 31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, u mbajtën në burgun e Capanne. Ata janë banorë të rinj të Panicale, Piegaro, Passignano sul Trasimeno, Montegabbione dhe Tavernelle.

Sipas hetuesve, një grup shqiptarësh dhe një grup maqedonasish u përballën me njëri-tjetrin rreth orës 6:45 pasdite dje në një zonë pushimi në Sant’Andrea delle Fratte, ku ndodhet edhe një bar.

Pesë nga të arrestuarit janë tashmë të njohur për forcat e rendit me precedentë të shumtë kriminalë. Alarmi u dha mbrëmë nga një raport në numrin e emergjencës 112. Oficerët e policisë iu përgjigjën vendit të ngjarjes, duke gjetur një numër të madh njerëzish që po ziheshin dhunshëm. Dy të rinj arritën të shpëtonin shpejt me një makinë, por ndërsa po iknin, ata goditën një nga sulmuesit.

Burri besohet të jetë një burrë 27-vjeçar maqedonas, i cili më vonë u shtrua në spitalin e Perugias me fraktura të shumëfishta në gjymtyrët e poshtme dhe një prognozë 30-ditore. Përforcime nga Policia e Shtetit dhe patrulla të tjera mbërritën menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e shumicës së autorëve në flagrancë.

Kërkimi për dy të arratisurit është duke vazhduar. Hetimet fillestare, të kryera përmes deklaratave të dëshmitarëve dhe analizës së pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes, kanë lejuar rindërtimin e origjinës së përleshjes, një grindje e shkaktuar nga çështje të parëndësishme, një foto e bërë me një telefon celular, që shpejt u përshkallëzua në një përballje të dhunshme.

Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan disa shkopinj, njëri 65 centimetra i gjatë, si dhe karrige dhe tavolina të përdorura në përleshje. Një burrë njëzet e tre vjeç shqiptar u përpoq të fshihte çelësin e ndezjes së makinës brenda një vazoje lulesh, një akt që nuk u mbeti pa u vënë re forcave të rendit, të cilat gjetën gjithashtu një dozë 0.6 gramë kokainë. Të gjithë akuzohen për sulm të rëndë.

“Më υΙi ρantaΙΙonat dhe…”/ Juxhini i tregon Stines situatën e sikletshme

Juxhini ka biseduar me Stinen në lidhje me një situatë të ndodhur me Armelën duke i shprehur se:

Ajo e kishte diskutuar këtë gjë se unë e mora vesh nga banorët e tjerë dhe nuk e kishte treguar si kishte filluar biseda.

Unë isha duke kërcyer, duke luajtur dhe ajo erdhi dhe më uli pantallonat. Unë iu drejtova duke i thënë “Do të shikosh gjë?”.

Stine:

Paska filluar që në mëngjes.

Juxhini:

Më uli pantallonat, m’i tërhoqi vetë. Ajo e ka treguar historinë sikur ia kam ulur unë asaj. E ka marrë si provokim sepse kështu ka dashur ajo ta trajtojë.

Moti i ftohtë “pushton” vendin, meteorologia: 2026 do të nisë me …

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por e shoqëruar me temperatura shumë të ulëta në të gjithë vendin.

Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se temperaturat aktuale janë rreth 2-3 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale, ndërsa fillimi i vitit të ri pritet të sjellë mot më të ftohtë, me reshje shiu dhe dëbore.

“Është shumë ftohtë. Është diku 2-3 gradë më ftohtë sesa një ditë normale dimri. Ky vit po mbyllet me një temperaturë mesatare mjaft të lartë. Këto temperatura të ulëta do të freskojnë tablon mjaft të nxehtë të 2025-s dhe fillimin e 2026-s i cili do të jetë i ftohtë, me shi dhe me dëborë,” u shpreh ajo.

Sipas meteorologes, temperaturat minimale në rang territori kanë zbritur deri në minus 5 gradë Celsius.

“Termometri i mëngjesit të sotëm ka vijuar me një tjetër rënie përveç asaj të ditës së diel. Kemi minus 5 deri në-2 për zonat malore. Pra minus 5 është vlera më e ulët sot në rang territori, kjo në zonat verilindore dhe në skajin verior.

Ndërsa në shtrirjen perëndimore, përfshirë kryeqytetin kemi temperatura nga 3-4 në brendësi të territorit deri në 7 gradë në vijën bregdetare. Vija bregdetare e bën disi diferencën, ndërsa gjithë pjesa tjetër përfshirë dhe veriperëndimin. Kemi vlera rreth 2 gradë.

Po ashtu Tirana, Elbasani 3 gradë celsius, si kundër edhe Berati Gjirokastra. Gjirokastra është shumë pranë zeros. Berati tre diçka mbi 3 gradë në mëngjesin e sotëm,” shtoi Porja.

Nga dita e nesërme parashikohen reshje të pakta, ndërsa fillimi i vitit 2026 pritet të shoqërohet me temperatura më të ulëta, me shi dhe dëborë në disa zona të vendit.

Grida Duma ndahet nga Ervin Salianji? Moderatorja ‘e zhduk’ nga rrjetet sociale

Aludimet për një ndarje të mundshme mes moderatores Grida Duma dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet. Së fundmi dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre janë përforcuar pas faktit që nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Në profilin zyrtar të moderatores në Instagram, Ervin Salianji nuk figuron në personat e ndjekur nga Duma. Nuk dihet nëse Duma i ka bërë bllok apo vetëm e ka hequr nga followers, por nga ana tjetër Salianji e ka akoma.

Lëvizja vjen pas një deklarate të bërë nga moderatorja, ku Partia Demokratike ka aluduar së fundmi se Duma ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për Endri Shabanin si Avokatit të Popullit dhe se është pas lëvizjes së Ervin Salianjit.

Duma me tone të ashpra u shpreh se nuk ka guxim askush që t’i bëjë pis emrin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite. Moderatorja theksoi se nuk ka negociuar me askënd dhe qëndron larg çështjeve të ‘pushtetshme’, sipas saj, “alla Edvin apo alla Ervin”. ALBEU

Kishte planifikuar intervistë live me Bieta Sulon, babai i Malit në gjendje të rënduar në spital (MESAZHI)

Babai i Malit, Faik Retkoceri, kishte për të dhënë pasditen e sotme një intervistë për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel. Por kjo gjë nuk ndodhi, për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të banorit të “Big Brother VIP 5”, Mali.

Moderatorja e njohur u shpreh se kur po bëheshin gati për prova për lidhjen direkte, e motra e Faikut ka dërguar një mesazh përmes telefonit të tij.

“Pak minuta përpara, para se të bënim provën për lidhjen direkte me të, na vjen ky mesazh. Ndërkohë që përgjigjemi në telefon me idenë që është ai, na del e motra në telefonin e tij që jeton në Francë”, tha Bieta Sulo.

Ndërkohë në mesazhin e dërguar nga halla e Mali thuhet:

“Përshëndetje e nderuar. Unë jam e motra e Faikut, Rema, po më vjen shumë keq se nuk mundet Faiku me dhënë intervistë. Ai është në spital duke marrë infuzion dhe është pak në gjendje të rëndë, sepse nuk po mundet me u përballë me komentet nëpër rrjetet sociale. Shpresoj se keni mirëkuptim. Kalofshi mirë”.

Bieta shton se edhe në bisedën telefonike që patën me motrën e tij, ajo ka thënë se ‘ai nuk është ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë dhe është dërguar menjëherë në spital”.

Kujtojmë se në spektaklin e së shtunë, Faiku ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të takuar djalin e tij, me të cilin kishin 7 vite që nuk komunikonin.

Mali refuzoi që t’a takonte, duke thënë se një ditë do të vinte dhe ky takim. Ndërkohë për “Fan Club”, Faiku bëri deklarata të forta kundër ish-bashkëshortes së tij, duke thënë se ajo është shkaku që fëmijët nuk flasin me të.

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të bënte një kthim emergjent në aeroportin e nisjes.

Kompania ajrore tha se “një numër i vogël pasagjerësh morën ndihmë mjekësore”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas ‘Independent’, fluturimi FR1121, një Boeing 737 Max, u nis nga Birmingham në mesditë të dielën (28 dhjetor). Aeroplani u nis në orën 15:05 pasdite dhe rreth 40 minuta më vonë arriti në 37,000 këmbë ndërsa kalonte bregdetin francez dhe mbërriti në qytetin Morlaix në Brittany.

Në atë kohë, shërbimi i pasagjerëve ishte në zhvillim e sipër në kabinë kur avioni hyri në një zonë me turbulenca të forta. Pilotët morën vendimin për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

Aeroplani u ul normalisht në Birmingham rreth 90 minuta pas ngritjes dhe u parkua në një vend të largët, ndërsa pasagjerët zbritën dhe u kthyen në terminal.

Në një deklaratë, Ryanair tha:

“Fluturimi FR1121 nga Birmingham për në Tenerife më 28 dhjetor u kthye në aeroportin e nisjes menjëherë pas ngritjes për shkak të turbulencave. Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe një numër i vogël pasagjerësh morën trajtim mjekësor.”

Për të përfunduar itinerarin, kompania dërgoi një avion zëvendësues nga Leeds Bradford, për në Birmingham.

Pasagjerët u rikthyen në aeroplan dhe u nisën në orën 21:21, duke mbërritur në Aeroportin Jugor të Tenerife në orën 01:25 të mëngjesit, një vonesë prej më shumë se gjashtë orësh.

Drejtonte bandën “1 milion euro”, arrestohet kapo i ‘skifterëve’ shqiptarë në Greqi! Bastisën 16 shtëpi në seri, shenjëstronin turistët, nuk i trembte as alarmi (Video)

Anëtarët e një bande “skifterësh” shqiptarë dhe grekë arritën të vidhnin afërsisht një milion euro në mall dhe cash, ndërsa vepronin kryesisht në Filothei dhe Psikiko të Greqisë.

Oficerët e Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve njoftuan sot shkatërrimin e bandës së drejtuar nga një 39-vjeçar shqiptar (foto kryesore), emri i të cilit nuk u publikua, teksa transmetuan foto dhe pamje filmike nga grabitjet, por edhe që çuan në zbulimin e autorëve.

Grupi akuzohet për bastisjen e të paktën 16 banesave në seri, kryesisht banesa pushimi e turistësh.

Më konkretisht, një 39-vjeçar shqiptar i arrestuar, herë vetëm dhe herë së bashku me një bashkëpunëtor, përdori zonat pyjore në Filothei dhe Psiqiko si baza dhe u fsheh si para ashtu edhe pas kryerjes së vjedhjeve.

Autorët, pasi identifikuan shtëpitë e synuara, duke pasur si kriter kryesor afërsinë me zonat pyjore dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme duke veshur doreza, kapele dhe maska, fituan akses në brendësi të tyre, pasi më parë thyen dyert e ballkoneve ose dritaret duke përdorur një levë, duke hequr kamerat e mbikëqyrjes dhe duke çaktivizuar sistemin e alarmit.

“Në rastet kur donin të hynin në katet më të larta, përdornin një shkallë, të cilat i sillnin me vete në secilin prej veprimeve të tyre kriminale. Tregues i guximit të veprimeve të tyre është fakti se autorët e krimit hynë në shtëpi edhe kur sistemi i alarmit po binte”, shkruan “Protothema”.

Gjithashtu, ia vlen të përmendet fakti se, për të maksimizuar plaçkën e tyre, ata kryen vjedhje të shumta brenda të njëjtës nate, ndërsa në tre raste u kthyen brenda pak ditësh në të njëjtat shtëpi për të hequr sende shtesë.

39-vjeçari u vu re mëngjesin e Krishtlindjeve nga oficerët e policisë patrulluese të Departamentit të Policisë Nea Filadelfia – Nea Chalkidona, duke drejtuar një automjet në zonën e Nea Filadelfia.

Policia e thirri për kontroll, por ai nuk iu bind udhëzimeve dhe përshpejtoi, megjithatë, u ndalua, u pasua nga ndjekja dhe u arrestua.

Goli i Ernest Muçit, Gallatasaraj del kundër: Nuk mund të krahasohej (Video)

Një gol i realizuar nga Ernest Muçi ndaj Goztepes, u zgjodh dje si më i bukuri për muajin dhjetor. Superliga turke e vlerësoi sulmuesin e Kombëtares për herë të dytë radhazi, pikërisht me të njëjtin çmim.

Gallatasaraj nuk duket se është dakord me këtë vlerësim. Sipas kryesuesve në Turqi, goli i Osimhem, që i dha fitoren atyre ndaj Samsunspor duhet të ishte mbi realizimin e Muçit.

“Ishte kaq i jashtëzakonshëm sa nuk mund të krahasohej me asgjë”, është komenti i shpërndarë i Gallatasarajt për golim e Osimhem.

Muçi është padyshim kryefjala e pesë ndeshjeve të fundit në Superligën turke. Kjo pasi ka arritur të realizojë shtatë gola në total.

Goli i Osimhem: (VIDEO)

Aktori Jackie Chan nuk do t’ia lërë pasurinë djalit, zgjedh bamirësinë

Aktori i njohur Jackie Chan ka deklaruar se planifikon ta lërë pasurinë e tij për bamirësi, në vend që t’ia trashëgojë djalit të tij.

Sipas tij, trashëgimia financiare mund të dobësojë pavarësinë, ndërsa qëllimi dhe puna ndërtojnë karakterin. Në këndvështrimin e Chan-it, trashëgimia e vërtetë nuk matet me grumbullimin e pasurisë, por me ndikimin që lë pas. Ai beson se paratë janë më të vlefshme kur përdoren për të financuar arsimin, ndihmën humanitare dhe krijimin e mundësive përtej një familjeje të vetme.

Chan ka qetësuar fansat pasi këta të fundit u shqetësuan për shëndetin e tij për shkak të disa fotografive që qarkulluan në internet. Aktori, i njohur për filmat, duke përfshirë “Police Story”, “Rush Hour” dhe “Who Am I?”, u fotografua me flokë të thinjura, duke nxitur fansat të spekulojnë për shëndetin e tij.

Chan ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pamja e tij e moshuar në fillim të këtij viti ishte në fakt pjesë e pamjes për një rol filmi.

Jo shumë kohë më parë, shumë miq panë disa foto të fundit të mia në internet dhe të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin tim. Dua të përfitoj nga rasti për t’i bërë të ditur të gjithëve, mos u shqetësoni!

Është thjesht një paraqitje për filmin tim të fundit. Personazhi kërkon që unë të kem flokë të bardhë, mjekër të bardhë dhe të dukem plak. Gjatë viteve, unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të provoj gjëra të reja për një film, pa marrë parasysh nëse është sfidues apo një paraqitje e re për një personazh. /TAR-Top Channel