“Ca trimosha të BKH nuk donin të linin patllaken”/ BKH i pergjigjet ‘tullë’ Ramës pas akuzave: Askush nuk…

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij, agjentë të BKH kanë hyrë në godinën e Kryeministrisë, duke mos respektuar rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës dhe janë përplasur me punonjësit e Gardës.

BKH ka hedhur poshtë deklaratën e Ramës, duke sqaruar se hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Më pas, sipas BKH-së, njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve dhe Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit. Byroja Kombëtare e Hetimit thekson më tej se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

Sipas tyre, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave më datë 20 nëntor 2025, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Njoftimi për mediat i BKH-së:

Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë:

Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale. Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.

Gazetarja TR*NDITET nga fjalët e telefonueses: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

 Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e 6 fëmijëve ka zgjedhur të qëndrojë me ta në një dhomë ndërsa bashkëshorti fle veç në tjetrën. Ajo tregoi edhe arsyen e kësaj zgjedhjeje që vjen për shkak të bashkëshortit.

Telefonuesja: Kam 6 kalamaj.

Katerina Trungu: Keni 6? Oh sa mirë!

Telefonuesja: Kam dy dhoma, unë fle me kalamajtë e mi vetëm, bashkëshorti vetëm.

Katerina Trungu: Flini veç?

Telefonuesja: Po. Nuk fle me bashkëshortin sepse kam 6 kalamaj.

Katerina Trungu: Kuptova. Dhe, si është jeta në çift ndërkohë, ju nuk e shkëmbeni asnjë puthje me njëri-tjetrin në sy të fëmijëve?

Telefonuesja: Asnjëherë. Bashkëshorti po, por unë nuk pranoj para kalamajve.

Katerina Trungu: Ah, nuk pranon!

Telefonuesja: Jo.

Katerina Trungu: Po pse e ke marrë këtë vendim?

Telefonuesja: Sepse burri është i pirë dhe nuk dua që… vjen i pirë, tapë, në një, në dy dhe nuk kam dëshirë.

Pas mbylljes së telefonatës, gazetari Ermal Qori evidentoi edhe faktin që tej puthjeve e dashurisë në familje, nuk mungojnë as rastet e gabuara. Në një moment, gazetari ndërpreu fjalën pasi vuri re Katerina Trungun disi të prekur.

“Jo, më rri dhe e mbaj mendjen pak aty te telefonuesja. E kam mendjen aty për momentin”, u përgjigj moderatorja.

Pasi tha se pret fëmijën e tij, Laert Vasili fi|mohet duke g○ditur me shυρΙakë Serena Sulën (Video)

Showbizi shqiptar është përfshirë nga një tjetër “tërmet” mediatik këtë fundjavë, ku protagonistët janë aktori i njohur Laert Vasili dhe modelja Serena Sula.

Gjithçka nisi vetëm dy ditë më parë, kur gjatë një interviste, Serena Sula lëshoi deklaratën e fortë se është në pritje të ëmbël, duke lënë të nënkuptohet hapur se babai mund të jetë pikërisht aktori Vasili. Por, duket se situata ka marrë vëmendje edhe fizikisht në publik.

Rjeti po zien nga një video virale që po qarkullon me shpejtësi. Në këto pamje, shfaqet Laert Vasili në një moment intim me Serenën.

Në video, ndërsa Serena Sula shihet duke provokuar me lëvizjet e saj pranë aktorit, Vasili nuk është përmbajtur dhe e ka goditur disa herë me shuplakë në të pasme.

Mbetet ende e paqartë nëse kjo është kimi reale apo një lëvizje e mirëmenduar marketingu.

Video Player

Kontrollet e BKH në Kryeministri, Spartak Ngjela: Edi Rama është në p*nik, dyshohet se ka marrë vesh se

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me përplasjen e kryeministrit Rama dhe BKH-së.

Ngjela shkruan se fakti që Rama nuk pranoi që hetuesit e BKH të hynin në ndërtesën e Kryeministrisë, tregon që është i trembur.

Ai thekson se fakti që SPAK dhe BKH po vijon punën e vetë, duket se Rama ka marrë informacione se edhe ai shumë shpejt do të thirret për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

“Rama sot kërkoi konflikt me Byronë Kombëtare të Hetimit duke mos i pranuar hetuesit e saj që të hynin në ndërtesën e Kryeministrisë.

Kjo tregon se është i trembur. Kurse lufta antikorrupsion e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vijojë. Ndërsa Rama bën mirë të respektojë shtetin se është kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Por, fakti që Rama është i trembur, siç duket ka marrë informacion se është edhe ai në radhë për t’u paraqitur i thirrur nga Prokuroria e Posaçme”, shkruan Ngjela në “Facebook”.

Reagimi i Ramës erdhi rreth 30 minuta pas deklaratës së BKH-së, e cila hodhi poshtë rrëfimin e bërë më herët në podcastin “Flasim”. Në atë episod, kryeministri foli për një situatë ku, sipas tij, tre hetues të BKH kishin refuzuar të dorëzonin armët, duke mos respektuar rregulloren për hyrjen në Kryeministri, një pretendim që BKH e mohoi kategorikisht.

Egli Takos i da!in fotot e z hυ€shur nga dhoma e hotelit (SHIKO FOTOT)

Këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, vijon të mbetet një nga personazhet më aktive dhe më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh me fansat e saj momente nga përditshmëria, projektet profesionale, por edhe çaste më personale, duke ruajtur gjithmonë interesin e publikut.

Së fundmi, Egli ka publikuar në Instastory një fotografi nga një dhomë hoteli, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ka nxitur komente të shumta në rrjet. Në imazh, këngëtarja shfaqet pranë xhamit, në një pozë mjaft provokuese, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe duke reflektuar vetëbesim e sensualitet.

Fotografia, e realizuar në një ambient elegant dhe me ndriçim të butë, përforcon stilin estetik që Egli ka ndërtuar prej kohësh në rrjetet sociale. Edhe pse pa një përshkrim të gjatë, imazhi flet vetë dhe përcjell një mesazh të qartë për lirinë e shprehjes dhe vetëvlerësimin.

Postime të tilla janë tashmë pjesë e zakonshme e përmbajtjes që këngëtarja ndan me ndjekësit e saj, të cilët e mbështesin jo vetëm për pamjen, por edhe për karrierën muzikore dhe projektet që pritet të sjellë në vijim. Me çdo paraqitje, Egli Tako arrin të mbajë vëmendjen e publikut, duke u konfirmuar si një figurë aktive dhe influente në skenën mediatike shqiptare.

Shpëtojnë emigrantët! Greqia bën lëvizjen e madhe: Autostradë e teknologjisë së fundit deri në derën e Shqipërisë, ja kur përfundon

Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Greqisë po hyn më në fund në fazën e zbatimit. Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka dhënë lajmin e madh për nisjen e punimeve të autostradës Janinë-Kakavijë brenda fundit të këtij viti, një investim që pritet t’i japë fund kalvarit të gjatë të udhëtimit në këtë segment.

Investimi strategjik prej 310 milionë eurosh Projekti, i cili kap vlerën e konsiderueshme prej 310 milionë eurosh, është siguruar plotësisht financiarisht në kuadër të Kornizës Referuese Strategjike Kombëtare të mbështetur nga Bashkimi Evropian (NSRF/ESPA 2021–2027). Kjo autostradë e re, me një gjatësi prej rreth 70 kilometrash, nuk është thjesht një përmirësim rruge, por një vepër madhore që do të zgjasë autostradën moderne “Ionia Odos” nga veriu i Greqisë direkt deri në pikën kufitare të Kakavijës.

Çfarë përfshin projekti? Sipas detajeve teknike të bëra publike, autostrada do të nisë nga kryqëzimi i Egnatia Odos në Janinë dhe do të përshkojë zonën drejt Kalpakit dhe fshatrave turistike të Zagorisë, për të përfunduar në portën hyrëse të Shqipërisë, në Kakavijë. Projekti parashikon ndërtimin e gjashtë nyjeve (kryqëzimeve) të mëdha rrugore, të cilat do të garantojnë siguri maksimale dhe shpejtësi lëvizjeje, duke zëvendësuar rrugën ekzistuese që shpeshherë bëhej burim aksidentesh dhe vonesash.

Dimitris Anagnopoulos, Sekretari i Përgjithshëm i Infrastrukturës në Greqi, e ka cilësuar këtë projekt si teknikisht sfidues për shkak të terrenit, por theksoi se rezultati do të jetë një “autostradë e teknologjisë së fundit”. Sipas tij, kjo vepër do të transformojë rrënjësisht zhvillimin rajonal, duke e kthyer Greqinë Veriperëndimore në një nyje lidhëse kryesore.

Përfitimi për shqiptarët dhe rajoni Për qytetarët shqiptarë, ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Përfundimi i këtij aksi do të thotë lidhje direkte me rrjetin e autostradave evropiane. Autostrada e re do të lidhë dy arteriet kryesore të Greqisë – “Ionia Odos” (që vjen nga Athina/Patra) dhe “Egnatia Odos” (që lidh lindjen me perëndimin e Greqisë/Selanikun) – direkt me Shqipërinë. Kjo do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt Janinës, Athinës apo Selanikut, si dhe do të lehtësojë transportin e mallrave dhe turizmin.

Kur përfundon? Punimet përgatitore tashmë kanë nisur. Firma kontraktuese është përzgjedhur dhe aktualisht po kryhen studimet gjeoteknike, ndërsa procesi i shpronësimeve po ecën me ritme të shpejta. Projekti pritet të përfundojë plotësisht brenda 4.5 viteve. Me përfundimin e tij, Kakavija nuk do të jetë më thjesht një pikë kufitare e ngadaltë, por porta kryesore moderne e Ballkanit Perëndimor drejt Greqisë dhe Bashkimit Evropian.

Për të mbajtur Belindën, Rama do lëshojë Lindën! Çim Peka tr*ndit: E ka lakun në fyt, ja çfarë do i ndodhë pas pak ditësh

Në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka lajmëruar protestën e radhës më 22 dhjetor, debati publik fokusohet te strategjitë politike dhe lëvizjet e ardhshme.

Ndërkohë që qeveria përballet me kritika për paketën e re fiskale, e konsideruar si një mjet për pastrimin e parave të drogës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të ministres Belinda Balluku ka shtuar më tej polemikat.

 Në analizën e tij politike në SYRI TV me Arnold Karriqin, gazetari Çim Peka theksoi se opozita ndodhet vazhdimisht nën presionin e kritikave për numrin e pjesëmarrësve në protesta, një narrativë që i atribuohet kontrollit të medias nga ana e qeverisë.

Strategjia e sugjeruar për forcat opozitare është e qartë: të shmangin çdo lloj pazari politik dhe t’i përcjellin një mesazh të prerë publikut se qëllimi i tyre final është largimi i qeverisë aktuale nga zyra.

‘Argumentohet se ajo që nisi në gusht me çështjen “Balluku”, do të përfundojë në dhjetor ose janar me “Linda Ramën”. Zgjedhja e Ramës për të mbajtur në qeveri ministren Balluku përshkruhet si një lëvizje që do ta detyrojë atë “të lëshojë Lindën”, një simbolikë për dobësimin e pushtetit të tij. “Ky njeri e ka lakun në fyt,” thekson Peka në analizë, duke shtuar se manovrat e vogla politike vetëm sa mund ta vonojnë për pak kohë shtrëngimin e këtij laku, i cili tashmë është i pashmangshëm.

Vëmendja tani është përqendruar te zhvillimet e ardhshme, përfshirë protestën kombëtare dhe veçanërisht një intervistë që pritet nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në janar, e cila konsiderohet si e një rëndësie të veçantë.

Pavarësisht sulmeve nga të gjitha anët – nga pushteti, paratë, krimi dhe mediat – për opozitën duket se ekziston një lajm pozitiv, një shenjë se dinamikat politike po lëvizin në disfavor të kryeministrit.

Diskutimi në studio:

Karriqi: Kaloi paketën fiskale për të pastruar paratë e drogës. Dhe nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese ridërgoi Belinda Ballukun në zyrë. Cila do të jetë strategjia? Shto dhe protestën në 22 dhjetor. Opozita po vihet në qendër të vëmendjes së kritikave për numrat.

Peka: Po opozita do vihet në qendër të vëmendjes për numrat, për aq kohë sa i ka të gjitha mediat nën kontroll. Dhe do merren me numrat. Nuk do merren me atë çfarë bën Rama, çfarë bën Belinda, çfarë bën në Gjykatën Kushtetuese. Sigurisht që opozita, mediat me numrat do merren. Opozita duhet të mos hyjë në asnjë lloj pazari. Dhe t’u bëhet e qartë shqiptarëve që ne plan kemi që këtë njeri të mos e lëmë të shkojë në zyrë. Deri kur të bëhen, deri kur t’ia dalim. Por që t’ia dalin sa më shpejt duhet të bëhen të besueshëm dhe që të bëhen të besueshëm me këtë banak nuk bëhet.

E rëndësishme është se çfarë do thotë Ahmetaj në janar. Kjo është për Ramën. E rëndësishme është edhe që sado që opozita duket e sulmuar nga të gjitha anët, nga Rama, nga paratë, nga krimi, nga mediat, për fat të mirë duket se ka një lajm, duket se ka një lajm pozitiv. Ajo çfarë nisi në gusht me Edi Ramën, që Belinda Balluku nuk duhej të jetë, duhej të ishte në zyrë, duket se do përfundojë në dhjetor si janar me, me Linda Ramën. Meqë do të mbajë, do të mbajë Belindën, do ishte i detyruar të lëshojë Lindën. Ky njeri e ka lakun në fyt. Të gjitha këto pislëqet e vogla që nxjerr anash mund t’i vonojnë pak kohën për t’ia shtrënguar lakun. Po ky lak këtij, laku nga fyti nuk i ikën më.

E bujshme! Miliarderi Zamir Mane bën investimin e bujshëm për të s*murët me k*ncer! Tani të gjithë do mund të

Në Spitalin Onkologjik të Tiranës, aty ku çdo ditë pacientë nga e gjithë Shqipëria përballen me trajtime të gjata, të lodhshme dhe emocionalisht sfiduese, Fondacioni Mane ka realizuar një ndërhyrje të rëndësishme që prek drejtpërdrejt cilësinë e kujdesit dhe mënyrën se si pacientët e përjetojnë procesin e trajtimit.

Falë dhurimit të 30 poltronëve të rinj, të parametrave modernë,si dhe përmirësimit dhe zgjerimit të hapësirës së trajtimit, tashmë janë rritur ndjeshëm kapacitetet e ofrimit të terapisëditore. Përmes kësaj ndërhyrjeje u krijua gjithashtu edhe një hapësirë e re për marrjen e kemioterapisë dhe salla e pajisur me poltronët e posaçëm është plotësisht në dispozicion të pacientëve.

Me sallat tashmë në gjendje dinjitoze, SpitaliOnkologjik ka kapacitetet për të trajtuar të gjithë pacientët ditorë.

Themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane vizitoi personalisht hapësirën e rehabilituar, duke parë nga afër ndërhyrjen.

Hidrauliku ra nga lartësia teksa punonte, arrestohet administratori i firmës
Pasi u informua mbi nevojën, Fondacioni Mane iu përgjigj menjëherë situatës, duke marrë masa të menjëhershme që poltronët të vijnë në kohë rekord, gjithashtu edhe të ndihmojë për rinovimin e ambienteve.” u shpreh ai.

Samir Mane premtoi se “Këto kushte dinjitoze jemi të gatshëm t’i krijojmë edhe nëspitalet e qyteteve të tjera, në mënyrë që pacientët ta marrin trajtimin e kemioterapisë sa më afër shtëpisë!”

Prof.Dr. Helidon Nina, Drejtor Mjekësor i Spitalit Onkologjik, falenderoi Fondacionin Mane për mbështetjen. Sipas tij, “ndryshimi është mbi të gjitha funksional dhe tani kushtet janëoptimale për të trajtuar afërsisht 100 pacientë në ditë, sipas njëplanifikimi që i ndihmon vetë pacientët në radhë të parë”.

Ky angazhim është pjesë e misionit të Fondacionit Mane për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien në komunitet, duke investuar aty ku ndikimi është i menjëhershëm dhe ku ndryshimi prek drejtpërdrejt jetën e njerëzve.

E FUNDIT! Autobusi me nxënës bie në hυmnerë, të paktën 10 të υd¤kur dhe 20 të ρΙ!gosur

Një aksident i rëndë ka tronditur Kolumbinë, pasi një autobus që transportonte nxënës të një shkolle të mesme ka rënë në një humnerë në një zonë rurale në veri të vendit, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe mbi 20 të plagosur, sipas njoftimeve më të fundit. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së dielë, ndërsa autobusi po udhëtonte nga qyteti Tolú drejt Medellín-it, pas një ekskursioni shkollor për nxënësit e Liceut Antioqueño.

Guvernatori i rajonit Antioquia, Andrés Julián Rendón, përmes një postimi në rrjetin social X bëri me dije se shifrat e viktimave janë ende të përditësueshme, ndërsa autoritetet dhe ekipet e shpëtimit janë vënë në veprim për të ndihmuar të plagosurit dhe për të menaxhuar situatën emergjente. Ai tha se i gjithë rrjeti spitalor i zonës është vënë në gatishmëri për të trajtuar viktimat dhe të plagosurit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal dhe kombëtar, duke nxitur reagime ngushëllimi nga autoritetet dhe familjarët e prekur. Autoritetet policore dhe ekipet e emergjencës po punojnë për të nxjerrë informacion më të detajuar mbi shkaqet e aksidentit, si dhe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe trajtimin e të plagosurve. Hetimet paraprake tregojnë se autobusi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në një humnerë në zonë malore, por arsyet e sakta të aksidentit ende po verifikohen nga autoritetet kompetente.

Deri më tani nuk ka informacione të plota për identitetet e viktimave apo gjendjen e tyre përtej numrave paraprakë, por raportimet e para flasin për një numër të konsiderueshëm nxënësish mes të plagosurve. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga komuniteti, teksa vijon puna e forcave të shpëtimit.

Ngjarja vjen në një kohë kur rrugët malore të Kolumbisë shpesh shihen si zona me rrezik të lartë për aksidente rrugore, për shkak të terrenit të vështirë dhe kushtet meteorologjike të paparashikueshme në disa pjesë të vendit.

I “FORTI i Niklës” humb gjyqin në Dubai, do ekstradohet në Tiranë! (Ja 4 akuzat që e presin tek SPAK-u)

Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Krujë dhe Tiranë, do ekstradohet nga Dubai në Tiranë.

Njeriu që konsiderohet nga policia si “i forti” i Niklës, rezulton të këtë humbur gjyqin për qëndrimin e tij si resident në Dubai, ndaj që shumë shpejt Bami, do ketë të njëjtin fat si disa nga personat shqiptarë që fshiheshin në Dubai.

Lajmi për ekstradimin e Bamit në Shqipëri, konfirmohet nga burime të sigurta, të cilat thanë për gazetarin Elton Qyno, se i dyshuari për disa ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, ka humbur gjyqin final në gjykatën e Dubait dhe shumë shpejt, autoritetin do nisin praktikën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Mbëritja e Durim Bamit në Tiranë, shihet si fitore në korridoret e SPAK, ku prokurorët e posaçëm kanë shpresa se 46-vjeçari mund të bashkëpunojë me autoritetet e hetimit.

Aktualisht çështja penale ndaj Durim Bamit është përfunduar dhe dërguar në gjyq nga SPAK.

Ndërsa akuzat zyrtare kundër tij janë të rënda si ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen”  të, Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Njëherësh, Durim Bami, akuzohet nga SPAK dhe për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Ndalimi i Durim Bamit në Dubai është kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait.

Për herë të parë ai u ndalua në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024.

Shumë shpejt ai u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar.

Por tre thirjeve në E-Mail të policisë së Dubait për ta verifikuar, Durim Bami, nuk i është përgjigjur çka solli arrestimin e tij për herë të dytë.

Bami ka pretenduar se nuk kishte parë E-mailet ndaj nuk ishte paraqitur fizikisht në polici, ditën dhe orën e planifikuar.

Por këto pretendime nuk e ndihmuan për tu liruar nga burgu. Tashmë Durim Bami, ka humbur dhe procesin gjyqësor, duke i hapur rrugën ekstradimit të tij në Shqipëri.

Pikërisht në këtë vend ai do përballet me disa akuza që çojnë në rrezikun e tij për tu deklaruar fajtor dhe mund të dënohet deri në 20 vite burgim.