Mysliman, 43 vjeç me dy fëmijë: Heroi i Bondi Beach u qëllua dy herë pasi çarmatosi autorin e sulmit

Një qytetar që u kthye në hero gjatë sulmit me armë zjarri në Bondi Beach në Sydney, u qëllua dhe ndodhet në spital në pritje të ndërhyrjes kirurgjikale, kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Pamje tronditëse të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur burri i afrohet nga pas njërit prej autorëve të armatosur, i cili po qëllonte në drejtim të qytetarëve që po largoheshin me panik. Ai e rrëzon përtokë autorin dhe i rrëmben armën nga duart, duke ndalur përkohësisht sulmin.

Pasi e çarmatos, burri drejton armën nga sulmuesi, i cili zvarritet dhe largohet drejt një sulmuesi të dytë që vijonte të qëllonte mbi turmën.

Menjëherë pas kësaj, qytetari ngre duart lart për t’u identifikuar si i padëmshëm për forcat e policisë, vendos armën në tokë dhe largohet nga vendngjarja.

Kanalet televizive australiane po fillojnë të japin disa detaje rreth burrit që çarmatosi atentatorin në Bondi Beach.

Emri i tij është Ahmed al-Ahmed, është 43 vjeç, baba i dy fëmijëve, me origjinë nga Sydney, mysliman dhe pronar i një dyqani frutash në periferi të Sutherland.

Ahmed nuk kishte asnjë përvojë me armët e zjarrit dhe ndodhej rastësisht pranë vendit të ngjarjes kur vendosi të ndërhynte për të shpëtuar të tjerët.

Në kaosin e krijuar, ai u qëllua dy herë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

“Ai është në spital dhe ende nuk e dimë saktësisht gjendjen e tij. Shpresojmë që të jetë mirë. Ai është një hero, 100 për qind”, u shpreh kushëriri i tij, Mustafa.

Sulmi në Bondi Beach ka shkaktuar 12 viktima dhe ka tronditur opinionin publik në Australi, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Ka frikë të zemërojë Trump, si Netanyahu po lobon ‘fshehurazi’ kundër shitjes së F-35 për Turqinë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ndërmerr përpjekje diskrete për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara drejt Turqisë dhe Arabia Saudite, duke shmangur çdo përplasje publike me Presidentin amerikan Donald Trump. Lajmi raportohet nga Al-Monitor.

Sipas burimeve Al-Monitor, shqetësimi më urgjent i Izraelit lidhet me Turqinë, në një kohë kur Trump ka shfaqur hapje ndaj Ankarasë dhe forcimit të lidhjeve ushtarake.

Netanyahu duket më i kujdesshëm për të mos provokuar Trump sesa për të sfiduar hapur planet amerikane, duke zgjedhur një strategji lobimi të heshtur brenda rrethit të ngushtë të presidentit.

Në një takim më 1 dhjetor me drejtues të kompanisë Lockheed Martin, Netanyahu ka diskutuar mënyra për të ruajtur avantazhin cilësor ushtarak të Izraelit nëse vendet rivale në rajon pajisen me avionët e avancuar F-35.

Zyrtarët izraelitë janë veçanërisht të alarmuar nga Turqia, duke përmendur deklaratat e mëparshme kërcënuese të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe frikën se teknologjia “stealth” e F-35 mund të dobësojë sistemet izraelite të paralajmërimit të hershëm.

Ndryshe nga përballjet e hapura me administrata të mëparshme amerikane, Netanyahu po shmang publikisht kundërshtimin, duke pranuar se një qasje e tillë mund të dëmtojë pozicionin e Izraelit.

Ai ka kërkuar mbështetje nga zyrtarë amerikanë skeptikë ndaj Ankarasë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Pas njoftimit të Trump për shitjen e F-35 Arabisë Saudite, Netanyahu deklaroi se Rubio kishte riafirmuar angazhimin e SHBA-ve për të ruajtur avantazhin ushtarak cilësor të Izraelit. Aktualisht, Izraeli mbetet i vetmi vend në Lindjen e Mesme që operon F-35, me 45 avionë në shërbim dhe 30 të tjerë të porositur.

“Trump nuk u shfaq brenda natës”, Merz paralajmëron se epoka “Pax Americana” në Europë ka përfunduar

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një fjalim të mbajtur në Kongresin e Unionit Kristano-Social (CSU), paralajmëroi fundin e “Pax Americana”, asaj që cilësohet si mbrojtja e SHBA-ve ndaj Europës, duke i kërkuar kombeve europiane të përgatiten për ndryshimin e lidhjeve transatlantike dhe të forcojnë mbrojtjen në mënyrë të pavarur.

“Dekadat e Pax Americana për Europën dhe Gjermaninë në masë të madhe kanë mbaruar për ne. Ajo nuk ekziston më ashtu siç e kemi njohur. Nostalgjia nuk do të na ndihmojë, dhe pse do të isha i fundit që do t’i dorëzohesha kësaj nostalgjie. Ky është një realitet! Amerikanët tani po mbrojnë në mënyrë shumë të ashpër interesat e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse tani duhet të mbrojmë interesat tona”, tha Merz.

Ai paralajmëroi evropianët se prioritetet strategjike të Washingtonit kanë ndryshuar prej vitesh.

“Trump nuk u shfaq brenda natës dhe as politika amerikane nuk do të ndryshojë brenda natës. ‘Pax Americana’, që nënkupton paqen afatgjatë, është rendi i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara garantonin sigurinë europiane.”

Merz u shpreh gjithashtu kundër lëshimeve të tepërta ndaj Moskës në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, duke argumentuar se kjo vetëm do të forconte ambiciet e Kremlinit.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2037760116988804

Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë, duke paralajmëruar për përpjekjet për të rivizatuar kufijtë e Evropës dhe për të rivendosur kontrollin mbi ish-territoret sovjetike, duke paraqitur kërcënime afatgjata për sigurinë evropiane.

RRËFIMI/ Mashtroi me bursat falas për në SHBA, si një student arti manipuloi institucionet shqiptare duke u prezantuar si “mbesa” e kryeministrit

Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit, duke përfshirë emrin e Ambasadës Amerikane për të fituar besueshmëri me projektin e bursave në shkollat shqiptare, por edhe për mënyrën se si institucionet shtetërore u mashtruan përmes një identiteti të rremë, vetëm se menduan se po punonin me mbesën e kryeministrit.

Në këtë rrëfim ekskluziv për herë të parë në Top Channel me gazetaren Kristi Gongo, pasi ka shlyer dënimin me burg, kemi të riun që ka kaluar përmes një procesi të rrallë psikologjik dhe social: krijimin e një bote paralele.

Qëllimi i kësaj bisede në pjesën e parë është të të kuptojmë kush je, Ermes. E nisim me ty të vogël. Si e mban mend veten fëmijë?

Ermes Hoxhalli: Kam qenë një fëmijë ekstrovert, tundohesha për të bërë gjëra që nuk i përkisnin deri diku moshës time. Gjithmonë kam kërkuar të jem i madh, sepse ashtu mund të bësh gjëra që nuk të lejohen kur je fëmijë, pasi s’të vendosin në pozicione të duhura apo me përgjegjësi. Thjesht thoshin: je fëmijë, e prit sa të rritesh.

Të irritonte kjo gjë?

Ermes Hoxhalli: Po më irritonte, sepse nuk është mosha ajo që përcakton nivelin e dijes apo paditurisë.

Ke pasur shoqëri?

Ermes Hoxhalli: Kam pasur jashtëzakonisht shumë. Kam qenë deri diku trazovaç. Ikja nga shtëpia, ikja edhe nga fshati me shokët. Dhe sot i kujtoj me shumë nostalgji e i them vetes: Sa mirë ishte kur ishe i vogël.

Po të ka pëlqyer të kryesoje grupin, të ishe lider në klasë?

Ermes Hoxhalli: Gjithmonë më ka pëlqyer ideja e drejtimit. Kam qenë i pari për çdo gjë.

Edhe për probleme?

Ermes Hoxhalli: Tani, kur disa gjëra sjellin probleme, mbase.

Si ishte jeta në fshat? Doje të largoheshe nga fshati?

Ermes Hoxhalli: Jo asnjëherë. Fshati është një formë edukuese për fëmijën.

Më miqësor se qyteti?

Ermes Hoxhalli: Patjetër, nëse do e krahasoja do thoja fshati është një familje, ndërsa qyteti është një fis.

Sa i lidhur ishe me prindërit e tu?

Ermes Hoxhalli: Kam qenë shumë. Mami im është rrobaqepëse, ndërsa babi merret me bujqësi kryesisht, edhe në emigrim bashkë me mamin. Duke qenë se nuk ka të ardhura të mjaftueshme, detyrohen të largohen.

Sa kohë qëndronin larg teje?

Ermes Hoxhalli: Rreth tre muaj.

Me kë qëndronit ju?

Ermes Hoxhalli: Me gjyshen, vëllain dhe njërin prej prindërve, se nuk largoheshin të dy në të njëjtën kohë. Me vëllain kemi pasur marrëdhënie shumë të ngushtë, fëmijë kemi qenë më të çlirët me njëri-tjetrin.

Çfarë ndryshon kur rritesh?

Ermes Hoxhalli: Së pari ndryshon jeta. Kur je i vogël nuk mendon, thjesht jeton momentin. Ndërsa kur rritesh fillon interesi.

Kur ishe i vogël si e imagjinoje veten të rritur?

Ermes Hoxhalli: Dëshira ime e parë ka qenë të jem pjesë e botës së spektaklit. Por pastaj kam kuptuar në gjimnaz talentin tim të fshehur që ka qenë teatri. Teatri është për mua një botë e magjishme. Është një pasqyrim i realitetit.

…Dhe madje thua që teatri jam vetë unë!

Ermes Hoxhalli: Po, kur jam në teatër sikur jam bërë për të jetuar aty. Sikur jam bërë për të veshur personazhe dhe për t’i folur publikut, realitetit e për t’i dhënë shuplaka të fenomeneve shoqërore. Vetë jeta është një teatër.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi

Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u sforcuar me shume sesa duhet. Beqaret do vazhdojnë ende te ëndërrojnë për dashurinë e madhe sepse as sot nuk kane për ta gjetur atë. Financat do jene goxha delikate tregohuni shume te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi. Nëse keni vështirësi te mëdha kërkoni ndihme.

Demi

Çiftet do i pushtoje një re e madhe melankolizmi dhe trishtimi sot. Askush dhe asgjë nuk mund t’iu beje te ndryshoni atmosfere madje as ai qe keni ne krah. Beqaret do kenë takime, por me personat qe do njihen mund te fillojnë veçse aventura kalimtare asgjë me tepër se aq. Ne planin financiar mos u mërzitni nëse nuk keni përmirësime te ndjeshme, kënaquni edhe me pak.

Binjaket

Ka shume gjasa qe kjo dite te jete e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni me shume për shkak te mungesës se komplimenteve ndaj njeri-tjetrit dhe kritikave te herëpashershme. Beqaret nuk do jene me fat dhe do mbeten serish vetëm. Financat nuk do jene aq te mbrojtura sa ju mendonit kështu qe kujdes me çdo lloj shpenzimi qe do kryeni.

Gaforrja

Duhet te bëni edhe pak me shume durim sot qe atmosfera ne çift te jete me e ngrohte. Partneri do tregohet me tolerant dhe me i kuptueshëm se me pare. Beqaret do jene me shume fat dhe do fillojnë një histori dashurie mjaft emocionuese. Kombinimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm edhe për financat. Mundohuni vetëm te mos jepni para hua edhe sikur te behet fjale për miqtë e ngushte.

Luani

Nuk do ketë pasion te zjarrte sot ne jetën tuaj ne çift megjithatë as probleme serioze nuk priten. Mundohuni ta merrni çdo gjë me qetësi dhe te mos alarmoheni. Beqaret do kenë njohje te reja, por nuk do jene shume te sigurte nëse ata janë aq te përshtatshëm sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar tregohuni me te moderuar qe te mos keni vështirësi.

Virgjeresha

Dite shume e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ia shprehni me shume ndjenjat njeri-tjetrin dhe do kaloni momente te paharrueshme. Beqaret do takojnë një peron me te vërtetë interesant dhe me shume humor. Ne planin financiar do keni probleme te mëdha po nuk u treguar te matur. Një gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjtë.

Peshorja

Ka rrezik qe dita e sotme te jete mbushur me tension dhe mosmarrëveshje te shumta për çiftet. Mundohuni te tregoheni paska me te arsyeshëm dhe te mateni mire me fjalët. Beqaret nuk do kenë fat as sot kështu qe do bëjnë mire te mos bëjnë sakrifica te kota. Financat do jete te stabilizuara fale ndihmës qe do iu jap enje mik shume i ngushte.

Akrepi

Do jeni gjithë kohës ne dispozicion te partnerit sot dhe marrëdhënia ne çift do jete me e ngrohte sesa mendohej. I njihni mire pikat e tij te dobëta dhe do ia bëni qejfin. Për beqaret do jete dite pozitive. shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet për takim. Financat do jene te mira ne përgjithësi, por nuk duhet te shpenzoni absolutisht aq sa keni fituar.

Shigjetari

Ne jetën sentimentale te çifteve do mbizotërojë qetësia gjate gjithë ditës. Ne këtë mënyrë do e keni me te lehte te komunikoni me te. Beqaret nuk duhet ta harxhojnë energjinë e tyre duke kërkuar me kot personin e ëndrrave, por duhet t’iu kushtojnë me shume kohe miqve. Financat do i menaxhoni me shume kujdes e maturi. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë plan.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do marrin disa vendime shume te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë te ardhmen. Veproni me maturi. Beqaret nuk do mendojnë gjithë kohës për dashurinë, por gjithçka do ndodhe si me magji ne jetën e tyre. Ne planin financiar duhen shmangur shpenzimet stratosferike sepse do arrini fundin e humnerës.

Ujori

Klima për jetën tuaj ne çift do jete mjafte kontrastuar sot. Beni shume kujdes me çdo gjë qe do thoni nëse nuk doni te keni probleme te mëdha me partnerin. Beqaret do kenë takime pa fund, por do jene shume dyshues me te gjithë personat. Ne planin financiar mos prisni ndihme nga askush, por merrni sa me shpejt masa qe ta stabilizoni situatën.

Peshqit

Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe do sqaroni çmos keqkuptim qe keni pasur para disa kohesh. Do qetësoheni mjaft për këtë fakt. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht propozimet qe do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Financat do jene shume te mira. Përfitoni nga kjo për te kryer investime te rëndësishme apo për te hequr disa para mënjanë

Bashkëshortja 8 muajshe shtatzënë iu aksidentua me makinë, Kozak Braçi: Është në gjendje të rëndë!

Një aksident automobilistik është regjistruar dje në kryqëzimin e Shënkollit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. E përfshirë në aksident ka qenë edhe Denisa Bajrami, e njohur në rrjetet sociale si bashkëshortja e influencerit Kozak Braçi.

Në disa video të postuara në llogarinë e tij në instagram, Kozak Braçi ka shprehur pakënaqësitë ndaj shërbimit që bashkëshortja e tij mori në spitalin e Lezhës. Sipas Braçit një doktor kundrejt pagesës ka manipuluar letrat duke e bërë të duket sikur Denisa Bajrami nuk ka asgjë dhe se nuk ka dëmtime serioze nga aksidenti. Sakaq ai pretendon se guraja e tij e cila është në muajin e 8 të shtatzënisë është në gjendje të rëndë dhe se doktori në fjalë nuk ka pranuar t’i bëjë skaner dhe ka bërë atë që ai e quan ‘skaner me sy’.

Braçi përsërit disa herë në videot e postuara se ai do ta ndjekë penalisht rastin dhe se doktori në fjalë “nuk do t’i hajë paratë që ka marrë në djersën e tij”.

“Megalluksa më ka ra një hall sot që mos i raftë as hasmit, më kanë përplasur gruan bashkë me fëmijën që lind për një muaj. Janë në spitalin e Lezhës. Normal shkova atje u zura se depresion e stres i paparë. Tani aksident mund t’i ndodhë çdo kujt se nuk ka njeri që do të bëjë aksident, dhe unë mund të bëj aksident nesër sepse është gjë që ndodh pa dashje. Po e kam me këta doktorët e spitalit të Lezhës që kanë marrë lekët për të manipuluar letrat për të bërë sikur nuk ka gjë. Gruaja ime ka shkuar me barrelë, është në spital në gjendje të rëndë bashkë më fëmijën. Dhe kanë shkuar atje kanë thënë s’ka gjë, ja duke i bërë letrat kështu që, ku di gjë unë çfarë kanë paguar a në lidhje më siguracionet e me këto. Degjo këtu more doktor, ti që e ke parë, deri në fund do ta ndjek këtë dhe ato lekë që ke marrë nuk i ha t’i në djersën time. Do ta marr Denisën dhe do t’ia bëj letrat këtu në Tiranë tani, por kurrë nuk ke për t’i shpëtuar kësaj”, shprehet Kozak Braçi në videon e parë të postuar.

“O Megalluksa a keni dëgjuar ndonjëherë skaner me sy te spitali i Lezhës. O ti, penalisht do ndiqesh, janë me avokat me gjëra s’do rri të merrem unë me doktorë se të denonconi ju. Por ty, meqë bëke skaner me sy do të bëj unë skaner me b****”, tha influenceri në videon e dytë.

“A dëgjoni o megalluksa ma gjeni pak emrin e këtij doktorit që bëka skaner me sy te spitali i Lëzhës. Ka shkuar atje ‘Ore s’ngre dot dorën s’lëviz dot’ i ka thënë, ‘S’ke gjë, je në rregull’ i ka thënë. Si bëke ti skaner me sy, ‘Nuk të fus dot në skaner se je shtatzënë’. Të rregulloj unë ty, që ke marrë lekët. Po nuk i ha dot lekët me mu, ça i do lekët ti, me mu e gjete me hëngër lek ti? Do të ngecin këtu lekët, këtu do të ngecin”, u shpreh Braçi.

U godit me çekiç me porosi të dy tiktok-erëve, 26-vjeçari në Tiranë po lufton me vdekjen!

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen e 26-vjeçarit të plagosur pak ditë më parë pranë rrethrrotulimit të Freskut.  I riu mësohet se po lufton për jetën pasi ka marrë dëmtime të rënda nga sulmi i porositur nga 36-vjeçari Gjoke Ndrevataj dhe 30-vjeçari Xhemal Uka.

Ata janë shpallur në kërkim nga policia. Dy të shpallurit në kërkim dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për të kryer plagosjen. Shkak i plagosjes janë bërë komentet ofenduese të të riut të plagosur kur ata bënin live në TikTok.

Mësohet se autori ka qëlluar me çekiç të riun në kokë disa herë duke i shkaktuar dëme. Autori është vënë në pranga nga policia. Porositësit dhe autori rezultojnë me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.

A do t’ia arrijë Trump të ‘largojë’ Italinë, Austrinë, Poloninë dhe Hungarinë nga BE-ja?

Nga një rrjedhje informacioni nga drafti i strategjisë së sigurisë së SHBA-së, duket se qeveria amerikane përpiqet të përçajë BE-në. Me gjasë SHBA planifikon që të nxjerrë katër vende nga unioni. Sa realiste është kjo?

Marrëdhëniet transatlantike janë cënuar fort që me ardhjen në pushtet të Donald Trump-it. Publikimi i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë (NSS) më 4 dhjetor 2025 u kuptua nga shumë politikanë europianë si një fyerje e hapur. Në dokumentin e strategjisë, që çdo qeveri e SHBA-ve duhet t’ia paraqesë kongresit, qeveria Trump e përshkruan Europën si një kontinent në rënie. Shprehimisht bëhet fjalë për një “censurë” ndaj lirisë së shprehjes së mendimit në Europë, një “shtypje të opozitës politike” dhe një “shuarje të mundshme të civilizimit” për shkak të politikës aktuale të migracionit.

Por ndërkohë ka rrjedhur informacion nga një pjesë e papublikuar e dokumentit NSS, që është edhe më i ndërlikuar dhe përmban më shumë detaje, se si do të veprojë SHBA në të ardhmen në Europë.

Drafti parashikon, që duhet të intensifikohet bashkëpunimi i SHBA-ve veçanërisht me Italinë, Austrinë, Poloninë dhe Hungarinë, “me qëllim për t’i shkëputur ato (nga Bashkimi Europian)”, citon portali i SHBA-ve Defense One, draftin të cilin pretendon se e ka lexuar.

E pyetur nga Portali Defense One, Shtëpia e Bardhë e ka mohuar ekzistencën e një drafti të tillë.

Sidoqoftë: A po përpiqen SHBA-të ta përçajnë Bashkimin Europian? Përse pikërisht ka përpjekje për afrim me këto katër vende të BE-së?

Hungaria, Austria, Polonia, Italia

Më pak surprizuese në këtë listë është Hungaria. Kryeministri Viktor Orban dhe presidenti Donald Trump konsiderohen aleatë të ngushtë. Orban e ka mbështetur Trumpin gjatë fushatës elektorale më 2016 – asokohe si i vetmi kryeministër nga BE. Të dy e dinë, se çfarë kanë të përbashkët. Orbani vazhdimisht me qëndrimet e tij destabilizon BE-në duke e dobësuar një institucion, ndaj të cilit Trump ka mosbesim të madh.

Orbani nga ana e tij gëzohet për mbështetjen politike prej superfuqisë. Me gjasë SHBA-të i kanë ofruar Hungarisë, ngjashëm si Argjentinës së fundi, një “mburojë financiare” prej 20 miliardë dollarësh – Ekonomia e Hungarisë kohët e fundit po dobësohet dhe financimet e rëndësishme nga BE janë pezulluar. Në një intervistë aktuale me Politico, Trump nuk kujtohej më të ketë bërë një premtim të tillë. Por ka pasur bisedime për një bashkëpunim financiar. Trump është vazhdimisht i gatshëm, që ta ndihmojë – siç e quan ai – “great friend“, shokun e tij të madh.

Edhe kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe partinë e saj post-fashiste Fratelli d’Italia e vlerëson presidenti i SHBA-ve.

Megjithatë Daniel Hegedus, drejtor rajonal për Europën Qendrore në German Marshall Fund of the United States, mendon se është një “keqkuptim” i qeverisë amerikane, se Meloni mund të dalë kundër BE-së.

Sepse ndonëse Meloni ka një afërsi botëkuptimi me Orbanin, ajo nuk është bërë një ndër bllokueset në BE, por ka një qëndrim mjaft pragmatik: Askush tjetër nuk e ka kuptuar më mirë se Meloni, se çfarë i sjell vendit të saj një BE e qëndrueshme dhe funksionuese, thotë për DW Hegedus.

Polonia dhe Austria ndonëse aktualisht nuk kanë qeveri populiste të djathta, deri para pak kohësh të dy vendet kanë pasur në pushtet parti të djathta euroskpetike, që vazhdojnë të kenë influencë të madhe. Në zgjedhjet e fundit në Austri, Partia e Lirisë (FPÖ) doli forca më e madhe dhe kryeson sondazhet aktuale. Në Poloni në verë me Karol Navrockin i fitoi zgjedhjet presidenciale kandidati i partisë konservatore të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS). Është e mundur, që qeveria Trump në të dy këto vende së shpejti mendon se mund të ketë sërish mundësi më të mëdha influence.

Përse jo Sllovakia dhe Çekia?

Vëzhguesit mund t’i habisë fakti, që në listën e vendeve nuk përfshihen Republika Çeke dhe ajo Sllovake.

Në Çeki në tetor fitoi zgjedhjet parlamentare partia populiste e djathtë ANO e miliarderit Andrej Babis dhe ka krijuar koalicion me parti gjithashtu të djathta si: Partia e Shoferëve (Motoriste) dhe me atë të ekstremit të djathtë Liria dhe Demokracia Direkte (SPD).

Sllovakia që nga vitit 2023 është spostuar djathtas me qeverinë e Robert Ficos. Partia e tij nominalisht socialdemokrate dhe faktikisht në pjesën më të madhe nacionaliste e djathtë Smer-SD së fundi u përjashtua nga radhët e partive socialdemokrate të Europës (SPE).

Të dy Babis dhe Fico, janë skeptikë ndaj BE-së, të dy kanë potencialin që të nxisin kaos në vendimmarrjen europiane dhe të minojnë autoritetin e BE-së në çështjet strategjike, kryesisht sa ka të bëjë me Rusinë dhe Ukrainën – tipare këto, që qeveria Trump në orientimin aktual do të duhej t’i kishte vlerësuar.

Që këto dy vende nuk shfaqen në dokumentin e strategjisë, sipas politologut Hegedus, kjo ka të bëjë me rrënjët e secilës parti. ANO për një kohë të gjatë nuk klasifikohej si parti klasike e spektrit majtas-djathtas, ndërsa Smer-SD fillimisht e konsideronte veten si majtas. “Mund ta shohësh qartazi, se sa e ideologjizuar është qasja amerikane”, thotë Hegedus. “Meqenëse Smer dhe ANO nuk kanë prejardhje klasike populiste të djathtë, ato nuk konsiderohen si shok ideali, edhe pse ndoshta bëjnë një politikë, që është e dobishme për qeverinë Trump.”

Dekompozim gradual i integrimit europian

Përpjekja e parë për ndërhyrje e qeverisë së re të SHBA-ve në proceset demokratike në Europë ishte në fillim të vitit, kur zëvendëspresidenti JD Vance mbajti një fjalim provokues në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Kjo përpjekje u anashkalua pjesërisht nga vëzhgues të raporteve transatlantike duke argumentuar, se qeveria e re në Uashington së pari duhet të përcaktojë rolin e vet të ri. Por qysh atëherë qeveria e SHBA-ve vazhdimisht ka ndërhyrë në Europë në fushatat elektorale si ajo gjermane, rumune e polake. Ndërhyrja ndjek gjithmonë të njëjtin shabllon: Mbështetje, kur qeveria Trump sheh aleatë ideologjik – dhe kush dobëson Brukselin.

Qëllimi i SHBA-ve nuk mund të jetë një Huxit, Italexit, Auxit apo Polexit, mendojnë ekspertët si Hegedus – por një shpërbërje graduale e integrimit europian, që ajo mund ta nxisë me mbështetje diplomatike, politike e ndoshta edhe financiare.

Shenjat e para për këtë tani po shihen: BE p.sh. ka rënë dakord për shkëputjen graduale nga varësia e energjisë ruse. Deri në fund të vitit 2026 do të ndalohet importi i gazit të lëngshëm natyror, deri në nëntor 2027 importi i gazit përmes linjave gazsjellëse. 

Kryeministri i Hungarisë Orban në nëntor mori një përjashtim nga Trump-i në kontekstin e sanksioneve të SHBA-ve lidhur me importet ruse të gazit. Ai deklaroi, se BE-ja nuk do ta pranojë këtë vendim dhe se rasti do të kalojë në Gjykatën Europiane. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan të hënën (08.12.2025) Orban deklaroi, se Turqia edhe në të ardhmen do të garantojë që Hungaria të marrë furnizimet me gaz përmes linjës TurkStream.

Eksperti Hegedus beson, se në vitet e ardhshme vazhdimisht do të ketë raste të tilla, kur vendet anëtare në sektorë të caktuar nuk do t’u përmbahen rregullave të vendosura bashkarisht dhe në këtë mënyrë do të vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje integrimi europian. BE-ja kësisoj do të gërryhej gjithnjë e më shumë – derisa dikur vërtetë mund të humbiste rëndësinë./Marrë nga DW

Macron bllokon Podgoricën, Shqipëria para Malit të Zi në BE?

Kur dukej se Mali i Zi po ecte me hapa të shpejtë për t’u bërë shteti i parë nga rajoni ynë si anëtar me të drejta të plota i BE-së një lajm i keq erdhi këtë fundjavë për Podgoricën. Franca vuri veton duke e bllokuar anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

Franca ka bllokuar avancimin e dy kapitujve kyç në procesin e integrimit europian të këtij vendi. Burime për “Vijesti” bënë me dije se përfaqësuesit francezë në grupet e punës së BE-së kanë kundërshtuar heqjen nga lista të kapitullit 11, që lidhet me bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe kapitullit 13 për peshkimin. Qëndrimi i Parisit u bë i ditur në mbledhjen e Grupit të Punës së Këshillit të BE-së, që u zhvillua një ditë më parë.

Në kryeqytetin e fqinjit tonë verior mendojnë se ky vendim i papritur i Parisit lidhet më shumë me zgjedhjet e vitit 2027 në Francë sesa me reformat në Mal të Zi. 

Presidenti francez Emmanuel Macron, partia e të cilit përballet me një betejë elektorale për të mbetur në pozicionin presidencial në vitin 2027, ka vendosur ta lërë mënjanë temën e zgjerimit të BE-së, e cila nuk ka mbështetjen e shumicës në shoqërinë franceze, ndërsa opozita dhe Fronti Kombëtar i krahut të djathtë kundërshtojnë fuqimisht zgjerimin e BE-së.

Po ashtu ka spekulime se ndoshta lidhet edhe me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për anëtarësimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE në grup në të njëjtën kohë.

Pa heqjen e vetos nga Parisi për mbylljen e dy kapitujve të fundit në negociata, do të jetë e vështirë të arrihet mbyllja e të gjitha kapitujve për këtë shtet deri në fund të vitit 2026.

Ky ndryshim qëndrimi nga Parisi erdhi vetëm disa orë pas mesazhit të kancelarit gjerman Friedrich Merz se duhet të fillojë shkrimi i traktatit për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian.

Mali i Zi do të mbyllë përkohësisht negociatat mbi kapitujt që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtat e shoqërive tregtare dhe lirinë për të ofruar shërbime.

Mali i Zi i nisi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 29 qershor 2012. Që prej asaj kohe, Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt negociues 33 ne total, por ka mbyllur përkohësisht vetëm shtatë prej tyre.

Ish-deputeti socialist i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i është bashkuar protestës së Adriatik Lapajt.

Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet” është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.

Ish-deputeti socialist i bashkohet protestës së Adriatik

Ndërsa ish-deputeti Kosta nga ana tjetër është tashmë nga kundërshtarët e kryeministrit Edi Rama pas shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës, të cilat autoritetet i konsideruan ndërtime pa leje.

Kosta kritikoi dje edhe deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë gjatë fjalës në Forumin Ekonomik, ku theksoi rëndësinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Shqipëri, ka sjellë jo pak reagime.

Kosta në një postim në rrjetet sociale akuzon direkt Ramën duke e quajtur kryeministër që prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve.

“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkruante Kosta, duke publikuar edhe pamjen e shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F847503027858988%2F&show_text=false&width=560&t=0