Aksident tragjik në Kosovë, ndërron jetë ekspertja e njohur ekonomisë nga Shqipëria dhe mikesha e saj

Dy gra humbën tragjikisht jetën sot në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në mediat shqiptare si eksperte e ekonomisë.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni, ku për fat të keq, të dyja gratë humbën jetën. Ndërkohë, shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas informacionit të dhënë nga autoritetet shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit Baki Kelani, aksidenti ndodhi sot rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

“Në këtë ngjarje ishin të përfshira një makinë me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Fatkeqësisht, aksidenti solli pasoja fatale për dy gra”, tha Kelani.

Aksident tragjik në Kosovë, ndërron jetë ekspertja e njohur

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e saktë të aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi, ndërsa qytetarët dhe komuniteti janë tronditur nga humbja e dy grave.

Në mediat sociale dhe në komunitetin e ekonomistëve në Shqipëri, lajmi për vdekjen e Elizabeta Katiaj ka shkaktuar reagime të shumta, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të saj në fushën e ekonomisë dhe ndikimin e saj në publik.

Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpeshherë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.

Serena Sula publikon “Diss One”, klipin e parë shqiptar të prodhuar me Inteligjencë Artificiale nga Acromax

Këngëtarja Serena Sula ka lançuar këngën e saj të re diss, “Diss One”, ku nuk kursen thumbat ndaj Encës dhe disa nga personazhet më të njohur të showbiz-it shqiptar.

Klipi është publikuar në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ nga vetë Serena.

Ky është videoklipi i parë i prodhuar nga Acromax me ndihmën e inteligjencës artificiale, duke krijuar një efekt vizual të veçantë dhe duke nxjerrë në pah mesazhin e këngës. Aldor Nini, CEO i Acromax në një intervistë të dhënë së fundmi deklaron se inteligjenca artificiale do të bëhet një nga instrumentet më të fuqishme për të vizualizuar imagjinatën artistike të çdo krijuesi. Sipas tij, në klipin e Serenës është arritur të krijohet diçka unike pa përdorur aktorë ose materiale të gatshme nga interneti, e cila lidhet në mënyrë perfekte me xhirimet reale të bëra me kamera tradicionale. Ky miksim teknologjik, sipas Ninit, mund të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së artit me ritme më të shpejta se ato të viteve të fundit.

Por “Diss One” nuk është vetëm një eksperiment teknologjik. Kënga kritikon shoqërinë moderne, duke nxjerrë në pah fenomenin e ndërhyrjeve estetike tek vajzat që synojnë pamjen perfekte. Serena, e njohur për paraqitjen e saj natyrale gjatë pjesëmarrjes në Miss Universe, përdor këtë këngë si një thirrje për të ruajtur origjinalitetin, pa hezituar të përfshijë mesazhe të forta ndaj personazheve të tjerë dhe elemente provokuese si kërcimi twerk.

Ky projekt tregon se artistët shqiptarë po eksplorojnë jo vetëm kufijtë e muzikës, por edhe mënyrat e reja të shprehjes vizuale, duke bashkuar kreativitetin me teknologjinë më të avancuar.

Kliko këtu për të dëgjuar këngën: https://www.youtube.com/watch?v=pTaDSuoae8M

Ish-agjentja e policisë kthehet në heroinë, shpëton burrin e dehur që bie mbi shinat e trenit (VIDEO)

Një ish-agjente e policisë së Katalonjës në Spanjë dhe dy pasagjerë të tjerë të metrosë së Barcelonës u bënë protagonistë të një akti heroik, pasi shpëtuan një person që ra në shinat e trenit në stacionin “Plaça Espanya”.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara në rrjete sociale, tregojnë burrin duke ecur në gjendje të dehur në platformë, derisa rrëshqet dhe bie mbi shina.

Ish-agjentja, me mbi 30 vite përvojë në siguri, reagoi menjëherë.

Ajo, pasi kuptoi gjendjen e rëndë, aktivizoi fillimisht butonin e emergjencës së stacionit dhe më pas u hodh në shina, e ndjekur nga dy burra të tjerë, për t’i ardhur në ndihmë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, ata arritën ta nxirrnin me shpejtësi në një zonë të sigurt, pak çaste para mbërritjes së trenit.

N*mi në Devoll! Das hnorja fiΙmon bυrrin g jatë s¤k. sit dhe më pas i kërkon cfare nuk ia merrte mendja

Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku ndryshe nga çfarë tregon trendi i akteve kriminale në raport gjinie dhe statistikat, këtë herë është përndjekur dhe shantazhuar një burrë, me qëllime përfitimi nga një grua.

E dyshuara është një grua 42-vjeçare, banuese në fshatin Miras. Policia e Korçës bëri sot me dije se e ka marrë nën akuzë, pasi dyshohet se shantazhonte duke i kërkuar para një 45-vjeçari, që të mos i publikonte disa foto të tyre. Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar duke e përndjekur, me qëllime që ta zhvasë, në këmbim të mosdenigrimit të tij me fotot që posedonte.

“Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, bëri me dije policia vendore për rastin.

Ngjarja do hetohet më tej nga organi i akuzës, për të zbardhur rrethanat, raportin e mëparshëm të dy personave dhe shkaqet e shantazhit.

15 vjecari nga Saranda dh υn¤n gjyshen s€ksυaΙisht

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85 vjeçare.

Madje këtë të fundit edhe e ka ngacmuar s*ksualisht. Babai shprehet se dhuna e djalit karshi tyre ka qenë e vazhdueshme, por me kalimin e kohës ai ka shtuar dozat e agrisivitetit. Sipas babit djali që i vogël ka pasur probleme të shëndetit mendor, por në adoleshencë është bërë më agresiv. Kjo si rezultat edhe të konsumimit të lëndëve narkotive dhe alkoolit. Kushtet ekonomike që jeton kjo familje janë të këqija dhe jetojnë me qira, por tashmë babai e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll pasi djali thyen çdo gjë në shtëpi. ” Unë jam me qira dhe ai nuk po thyen shtëpinë time, por shtëpinë e dikujt tjetër” shprehet ai për Fiksin.

Djalin ia ka dhënë përsipër një vendim gjykatë pasi është divorcuar. Ish bashkëshortja ka mbajtur vajzën. Djali sipas tij nuk shkon mirë as me të ëmën e cila është ankuar se i ka vjedhur lekë. Por situata agravohet pasi pjesë e dhunës është edhe gjyshja 85 vjeçare dhe ajo që i kalon dhe caqet e saj. ” Jetoj me frikë ai ka dashur të kryej marrëdhënie s*ksuale me mua dhe më është zhveshur para syve.” tregon ajo me lot në sy. Pa anashkaluar dhe grushtat e shumta që merr në kokë, kur situata del jashtë kontrollit.

Djali edhe pse vetëm 15 vjeç del natën nga shtëpi dhe kthehet orar pa orar ose largohet me ditë të tëra. Nga një vëzhgim që Fiksi bëri në dhomën e tij pohohet qartë ato çfarë thanë i ati dhe gjyshja. Dhoma është rrëmujë , dollapi i shkatërruar dhe muzika që dëgjon flet për gankstera dhe drogë.

Pyetjes së Fiksit se a janë ankuar diku në lidhje me probematikën e tyre me djalin, babai dhe gjyshja thanë se i janë drejtuar disa herë komisariatit të policisë. Hera e fundit ka qënë kur kanë bërë denoncim për dhunimin e 85 vjeçares. Cështja ka shkuar në gjykatë ku kjo e fundit ka marrë vendimin që më e arsyetueshme është largimi i gjyshes nga shtëpia dërgimin e saj në fshat dhe ndjekja e djalit me një psikologe.

85- vjaçarja e kundërshton këtë vendim pasi nuk ka ku të shkojëse në fshat është vetëm një kasolle e rrënuar. Pikërisht për këtë gjë ata iu drejtuan Fiks fare për të bërë një apel. Ata kërkojnë që djali të dërgohet në një qendër rehabilitimi ose në një shkollë riedukimi që të fillojë edhe mjekimin që e ka lënë. Sëbashku me gazetarët e Fiksit i drejtohen komisariatit Sarandë për të bërë edhe një herë denooncim ndaj dhunës së ushtruar nga 15 vjeçari. Kjo me idenë se shteti do të reagojë dhe ta stabilizojë 15 vjeçarin në një qendër të përshtatshme për të.

Top Channel

Edi Rama më hoqi motrën nga puna! Si më nxorrën arm*t në Elbasan, ja pse nuk jam dor*zuar

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” ku tema e diskutimit ishte “Gazetarët përballë plumbave”, referuar vështirësive të gazetarëve gjatë raportimit të lajmeve dhe ‘lufta’ me të cilën ata përballen në përditshmërinë e tyre.

Gazetarja e Top Channel, e cila është pjesë e këtij profesioni mbi 26 vite, ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme.

Ajo ka treguar edhe një episod ku bashkë me kameramanin, janë kërcënuar me armë zjarri.

“Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.

Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmin, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm. E falënderoj operatorin se nuk më la vetëm.

Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time. Për shembull sapo erdhi kjo maxhorancë, një nga njerëzit që është hequr nga puna ishte motra ime. Për shumë gazetarë, forma e parë e presionit është kjo. Të krijosh destabilitet tek njerëzit e afërt”, tha Anila.

Laert Vasili zbulon historine me motren

Laert Vasili ishte këtë të shtunë në një intervistë plot emocione në “S’e luan Topi” në Top Channel.

Gjatë rrëfimeve të tij për të shkuarën dhe jetën në kohën e diktaturës ai ka bërë një deklaratë tronditëse.

Ai tha se motra e tij ka ndërruar jetë 6 muajshe (ishte fëmija i parë i prindërve të tij, para se të lindte ai) pasi i kanë marrë më shumë gjak gjatë analizave, gjak të cilin ai tha se e përdorte diktatori Enver Hoxha për rigjenerimin e gjakut të tij.

Ai tha se kjo histori ka ndodhur me shumë fëmijë, jo vetëm me motrën e tij, por askush nuk flet. Ai tha se nëna e tij kur ishte shtatzënë me të, iku në Delvinë pasi kishte frikë që fëmijën ta lindte në Tiranë.

“E dinë të gjithë çfarë ndodhte nëpër gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por nuk ka pasur guximin kush ta thotë.

Vdes diktatori, Shqipëria mbushet me radhë të pafundme njerëzish që qajnë me oi… ti mund të qeshësh me zor, me zor nuk qanë dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi..

Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër, 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk kuptoje, ndaj dhe nëna shkoi në Delvinë dhe më lindi atje, sepse atje ishte e sigurtë. Nuk flet njeri për këtë. Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa…. nuk flet akoma njeri për dosjet, e kupton çfarë hipokrizie?”, tha aktori.

Eshte Laert Vasili babai i fëmijës? Serena Sula ρΙas B¤MBËN: Jam shtatzënë…

Modelja Serena Sula ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio për të folur për klipet e saj. Moderatoret e kanë ngacmuar atë në lidhje me disa personazhe të njohur të ekranit.

Një ndër to ishte edhe aktori i njohur, Laert Vasili, për të cilin bëri disa deklarata mjaft të forta. Serena u shpreh se para disa kohësh kanë qenë së bashku në Prishtinë dhe rruga është e gjatë për të mos bërë ndalesa.

Por jo vetëm kaq, pasi modelja i habiti të gjithë kur tha se ishte në pritje të ëmbël. E pyetur nëse babai është ish-finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Serena u përgjigj duke thënë se ‘do të jetë surprizë’.

Pjesë nga intervista:

Ke thënë se Laert Vasili ka qenë një person në jetën tënde që ti ke dashur të kesh një marrëdhënie me të. Më vonë të kemi parë në disa video në rrjetet sociale, në të njëjtin event që kam qenë dhe unë me shumë njerëz. Unë do të doja të dija përshtypjen, ndonjë diss, ndonjë lajm, çfarë ka ndodhur?

Me Laertin kam qenë në emision, në Prishtinë, nuk ka dalë akoma, del për Vit të Ri

Tani dua të shoh se deri ku shkon sinqeriteti jot me Laertin. Sepse unë di…

Ti di…

Çfarë ka ndodhur Serena?

Ka diçka për të ditur?

Përderisa kemi shkuar në emision bashkë, në Prishtinë, rruga është shumë e gjatë. Gjithë ajo rrugë e gjatë, nuk di si do kalohet pa ndalesa.

Ke pasur ndonjë gjë me Laert Vasilin, po ose jo?

O zemra, unë doja ta lija surprizë për Vitin e Ri, kam nxjerrë aty që jam shtatzënë. doja ta lija surprizë.

Je shtatzënë?

E lashë surprizë për tek emisioni, se e kam thënë atje. Kam hallin se si do të bëj klipin nëse do të isha shtatzënë

Domethënë je shtatzënë?

Le ta lëmë surprizë

Me Laert Vasilin apo?

Unë me Laertin kemi bërë një emision në Prishtinë, që do të hidhet për festa. Unë dhe Laerti jemi më të afërt seç duhet, kemi marrëdhënie më the të thashë, marrëdhënie intime.

Edi Rama jep lajmin e madh: Në fund të 2025, ju pret…

Tiranë – Një lajm i shumëpritur për mijëra qytetarë dhe drejtues mjetesh që përdorin çdo ditë aksin Tiranë-Durrës u dha sot nga Kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë njoftoi se punimet për zgjerimin e superstradës kanë avancuar ndjeshëm, dhe se 6 kilometrat e para të këtij aksi do të hapen për qarkullim në fund të këtij viti.

Përmes një postimi në platformat sociale, Rama theksoi se projekti, i cili parashikon zgjerimin e aksit kryesor me dy korsi shtesë, ka ecur me ritme të shpejta në dy fazat fillestare.

“Po vijon gjithashtu puna për elementët e tjerë të projektit, me qëllim që të përfundohet e gjithë kjo vepër shumëpritur,” shkroi Kryeministri.

Hapja e segmentit fillestar prej 6 kilometrash konsiderohet si një lehtësim jetik për fluksin e rënduar të trafikut, veçanërisht në hyrje dhe dalje të kryeqytetit. Rama e cilësoi këtë zhvillim si një hap drejt “një hyrje dinjitoze” për Tiranën, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e lëvizjes së automjeteve në arterien kryesore që lidh dy qytetet më të mëdha të vendit.

Autoritetet e transportit pritet të japin së shpejti detaje më të hollësishme mbi datën e saktë të inaugurimit dhe segmentet e tjera të radhës që do të finalizohen.

Pas ndarjes nga jeta të ish presidentit! E k*qja madhe ndodh sot në familjen e Bujar Nishanit

Ka ndërruar jetë Faik Nishani, babai i ish-presidentit të ndjerë të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Lajmi është bërë publik këtë të premte nga mbesa e tij, Fiona Nishani, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi me dhimbje largimin nga jeta të gjyshit të saj.

Në njoftimin e saj, Fiona shkruan se familja po përjeton një moment të rëndë, duke humbur njeriun që për ta ka qenë simbol i qetësisë, mençurisë dhe dashurisë së pakushtëzuar. Ajo bëri të ditur se varrimi do të zhvillohet nesër, më 13 dhjetor 2025, në orën 11:00, në Varrezat e Reja në Durrës, ku të afërm e miq do t’i japin lamtumirën e fundit Faik Nishanit.

Postimi i plotë i Fiona Nishanit:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit tonë të dashur, Faik Nishani.
Do të na mungojë gjithmonë kujtimi, urtësia dhe dashuria e tij.
Varrimi do të bëhet nesër, më 13.12.2025, në orën 11:00, te Varrezat e Reja në Durrës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.”

Kujtojmë se Bujar Nishani, ish-president i Shqipërisë në vitet 2012–2017, u nda nga jeta më 28 maj 2022 në moshën 55-vjeçare.

Bujar Nishani, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare të pas viteve ’90, ndërroi jetë pas komplikimeve shëndetësore të lidhura me COVID-19. Ai ishte një personalitet që kishte mbajtur disa detyra të rëndësishme shtetërore: ministër i Brendshëm, ministër i Drejtësisë, deputet i Kuvendit dhe më pas President i Republikës.

Gjatë karrierës së tij, Nishani njihej si një figurë e qetë, e qëndrueshme dhe e përkushtuar ndaj institucioneve. Vdekja e tij, në atë kohë, shkaktoi reagime të shumta publike dhe zyrtare, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në jetën politike shqiptare.

Humbja e Faik Nishanit vjen si një tjetër goditje për familjen, e cila prej vitesh është përballur me dhimbje të mëdha. Familja Nishani mbetet një nga familjet më të respektuara dhe me kontribut të dukshëm në jetën publike të vendit.