Vrasja e pronarit grek dhe e ndihmësit të tij shqiptar/ Në kërkim një person i tretë. Pas arrestimit të nipit, trashëgimia miliona euroshe i kalon…

Hetimet për vrasjen e dyfishtë në Finikounda vazhdojnë me ritëm të intensifikuar, ndërsa zbulohen elementë të rinj rreth motivit, roleve të të dyshuarve dhe çështjes së trashëgimisë. Pas arrestimit të nipit të viktimës 68-vjeçare dhe mikut të tij biznesmen nga Athina, autoritetet presin edhe ndalimin e një personi të tretë që ndodhet në Gjermani, i cili dyshohet se ka transportuar 22-vjeçarin që tani konsiderohet autori i vërtetë i vrasjes. Ky person është identifikuar nga policia dhe pritet të arrestohet sapo të ekzekutohet urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ndërkohë, çështja e trashëgimisë së viktimës po hap një kapitull të ri në hetim. Sipas ligjit, pasuria e tij e madhe, e vlerësuar në disa miliona euro dhe që përfshin prona të paluajtshme dhe toka të shumta, do t’i kalojë motrës së 68-vjeçarit, pavarësisht se nipi pretendon se ishte pranë xhaxhait deri në fund. Edhe nëse ai shpallet fajtor për nxitjen e krimit, kjo nuk ndikon në linjën ligjore të trashëgimisë.

Nipi 33-vjeçar, i cili fillimisht u vetëprezantua si dëshmitar okular, u arrestua pasi provat e mbledhura nga telefonat celularë, kompjuterët dhe komunikimet e tij rezultuan të kundërta me deklarimet e tij të para. Hetuesja, përkundër kundërshtimeve të autorëve të dyshuar që akuzonin njëri-tjetrin, grumbulloi prova që e vendosin nipin në rolin e nxitësit të sulmit, ndërsa ai dyshohet edhe për përfshirje në një atentat të mëparshëm ndaj të njëjtit xhaxha në shtator.

Sipas policisë, telefonata e parë që ai bëri menjëherë pas vrasjes – jo tek autoritetet, por tek biznesmeni që sot është bashkë i arrestuar – u konsiderua një element kyç që ngriti dyshimet ndaj tij. Në deklarata të mëvonshme, 33-vjeçari ka përmendur presionet mediatike, thashethemet për “30 milionë eurot”, grabitjen e dyfishtë të shtëpisë së tij dhe marrëdhënien e ndërlikuar me xhaxhain, të cilin ai e përshkruan si një figurë që e kishte zëvendësuar babanë e tij.

Ndërsa dy të rinjtë e dyshuar si autorë natyrorë të vrasjes qëndrojnë në paraburgim dhe bashkëpunëtori i tretë pritet të arrestohet nga autoritetet gjermane, hetimet për këtë krim që ka tronditur opinionin publik janë ende larg përfundimit. Organet hetimore theksojnë se priten zhvillime të tjera, ndërsa rasti i Finikoundës mbetet plot enigma dhe kontradikta që kërkojnë zbardhje të plotë.

Çifti i bardhë bëhet viral, pasi sjell në jetë foshnjën me ngjyrë në Tennessee

Një histori e pazakontë nga Tennessee është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një çift i bardhë u bë prindër të një djali me ngjyrë, duke hapur menjëherë debate, dyshime dhe reagime të shumta online.

Rachel, një nënë e re, solli në jetë djalin e saj, Cash Jamaal Buckman, më 17 shkurt. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte ngjyra e errët e lëkurës së foshnjës, në kontrast të dukshëm me pamjen e prindërve të tij, Rachel dhe i fejuari i saj, Paul Buckman.

Lindja e Cash u kthye shpejt në temë diskutimi, pasi imazhet e fëmijës u përhapën me shpejtësi në rrjet. Shumë përdorues nisën të spekulojnë mbi atësinë, duke ngritur dyshime nëse Paul ishte me të vërtetë babai biologjik.

Përballë komenteve dhe aludimeve, Rachel reagoi publikisht. Ajo sqaroi se mban në gjenetikën e saj ADN të afrikano-amerikanëve, e cila, sipas saj, mund të ketë ndikuar në pamjen e foshnjës. Ajo shtoi gjithashtu se disa foshnja mund të duken më të errëta në ditët e para të lindjes për shkak të ndryshimeve natyrale të pigmentit ose edhe mundësisë së verdhëzës, duke u bërë thirrje komentuesve të tregojnë më shumë mirësi.

Megjithatë, historia vijoi të ngjallë kureshtje dhe humor në internet, duke shkaktuar një valë memes-ash, batutash dhe diskutimesh rreth genetikës, trashëgimisë dhe pamjes së foshnjave të porsalindura.

Pavarësisht zhurmës mediatike, çifti ka zgjedhur të mbajë jetën private të familjes larg spekulimeve, duke mos ofruar detaje të tjera përtej sqarimit të tyre fillestar. Ndërkohë, rasti ka hapur një diskutim më të gjerë mbi mënyrën se si interneti reagon ndaj historive të jashtëzakonshme, shpesh duke kaluar kufijtë e privatësisë familjare.

Cash, që vetëm pak ditëshh, është bërë pa dëshirë një fenomen viral, ndërsa prindërit e tij përpiqen të ruajnë normalitetin dhe gëzimin e ardhjes së tij në jetë, pavarësisht vëmendjes së papritur nga publiku.

Në një botë ku çdo histori merr jetë online brenda pak minutash, kjo ngjarje shërben si kujtesë se prindërimi dhe gjenetika shpesh janë shumë më komplekse sesa duket në një foto.

Banda shqiptaro-greke gati për atentatin e madh: Kush është “kumbari i Pireut”?

Hetimet në Greqi kanë zbuluar një skenar kriminal të nivelit të lartë, ku një grup shqiptaro-grek po përgatitej të ekzekutonte një nga figurat më të fuqishme të botës së natës në Pire, të njohur nga mediat si “kumbari i madh”.

Sipas burimeve greke, grupi ishte vetëm disa ditë larg finalizimit të atentatit ndaj këtij emri të rëndësishëm të krimit, i cili kontrollonte territor, sigurinë e klubeve të natës dhe rrjetet e karburanteve. Objektivi ishte një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i mafiozit Mihalis Zambounis, i vrarë në fillim të vitit 2024. Pas shpërbërjes së rrjetit, ai u kthye në një lojtar të pavarur, gjë që solli konflikt të hapur me grupin e drejtuar nga Dhimitër Meci (“Dimos”), 45 vjeç, shqiptar me histori të gjatë kriminale.

Hetuesit thonë se marrëdhënia mes tyre ka qenë dikur e afërt. Por me rritjen e ndikimit të “kumbarit të madh”, “Dimos” dhe grupi i tij vendosën që ta eliminonin.

Policia ka zbuluar se banda kishte mbaruar fazën e survejimit, duke përdorur kamera të fshehta, vëzhgim 24-orësh dhe mjete të specializuara. Atentati pritej të kryhej gjatë festave të Krishtlindjeve me armë automatike. Një Kallashnikov i gatshëm për përdorim u gjet në një bazë të tyre në Marina Zeas.

Arrestimet dhe të dyshuarit

Deri tani janë arrestuar tre shqiptarë dhe tre grekë, përfshirë një femër, ndërsa një shqiptar i katërt është ende në kërkim.

Në pranga kanë rënë: – Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjeç, nga Labova e Poshtme, Gjirokastër – Andrea Brokeri, 32 vjeç, nga Himara – Fatjon Prendi, 39 vjeç, nga Lezha Në kërkim: – Vasil Theohari, 31 vjeç, nga Krongji i Finiqit

Ata akuzohen për atentatin e 16 majit 2025 kundër automjetit të blinduar të grekut Jani Lala, ku u qëllua rreth 50 herë, por pa e prekur objektivin. Grupi kishte instaluar një kamerë të fshehtë në panelin e një furgoni të parkuar përballë karburantit të Lalës, duke monitoruar lëvizjet e tij në kohë reale.

Dy javë më vonë, ata tentuan sërish të përgjonin Lalën në një tjetër pikë karburanti, por furgoni u identifikua nga një punonjës, duke çuar në zbulimin e pajisjeve të fshehta. Sipas policisë, të njëjtët persona dyshohen edhe për zjarrvënien në një karburant në Argyroupoli, më 23 shkurt.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet greke thonë se kanë parandaluar një prej atentateve më të bujshme të krimit të organizuar në vitet e fundit.

Fier, 52-vjeçari bie nga kati i 5-të te komshiu në katin e 2-të: shpëton mrekullisht

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në Fier, ku një 52-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë dhe ka përfunduar në ballkonin e një komshiu në katin e dytë.

Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në ballkon duke pirë cigare kur humbi ekuilibrin dhe ra. Rrethanat e plota ende nuk janë sqaruar, ndërsa mësohet se 52-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat arritën ta nxirrnin të sigurt nga ballkoni ku kishte rënë. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Fierit.

Burime spitalore bëjnë me dije se 52-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka qenë i vetëdijshëm gjatë ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.

Durrës/ Vajza me probleme të shëndetit mendor në rrezik abuzimi: Jeton pa drita e pa ujë!

Një dhimbshme ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një vajzë me probleme të shëndetit mendor në qytetin e Durrësit shihet në një gjendje tepër të vështirë jetese. Qytetarja që ka dërguar videon thotë se vajza mund të jetë e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme nga persona të papërgjegjshëm.

Sipas denoncimit, vajza jeton vetëm me të atin, i cili është i sëmurë, dhe të dy banojnë në kushte tepër të mjerueshme. Familja nuk ka të afërm të tjerë dhe, siç thuhet në apel, nuk ka marrë ndihmë nga institucionet sociale apo strukturat bashkiake deri më sot.

Mesazhi i mbërritur në redaksi shprehet:

“Gjendja e saj është shumë keq dhe bashkia në Durrës, qendrat sociale apo shoqatat nuk e kanë ndihmuar. Jeton në kushte katastrofike me të jatin e sëmurë, pa drita dhe pa ujë, prej shumë kohësh. Ka shumë mundësi të shfrytëzohet apo të abuzohet, sepse nuk është në gjendje të mbrojë veten.”

Vajza, e identifikuar si Sara Dauti, jeton në Lagjen nr.13 në Durrës, e njohur ndryshe si zona e Plazhit. Qytetarja që dërgoi denoncimin thotë se në rrugë është parë e vetme, e frikësuar dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

Në vijim, ajo shton:

“Ju lutem, ndihmojeni. Nga shteti nuk presim asgjë. Ju jeni shpresa e vetme.”

Denoncimi iu drejtohet institucioneve përkatëse në Durrës, qendrave sociale, shoqatave dhe çdo qytetari që ka mundësi të ofrojë mbështetje, qoftë për të garantuar sigurinë e vajzës ose për të përmirësuar kushtet minimale të jetesës.

Për të gjithë ata që mund të ndihmojnë, në apel është lënë edhe ky numër kontakti: +355 68 580 1030

E papritura! A ndodhi puthja mes Klodit e Londrimit? Dalin pamjet nga Big Brother qe po cmendin rrjetin(Video)

Dyshja e njohur e “BBVK” Klodiani dhe Londrimi, po marrin vëmendje me veprimet e tyre në shtëpi.

Një moment “i sikletshem” është kapur nga fansat ku shihet se për një moment janë afruar aq shumë saqë gati janë puthur.

Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar brohori komentesh nga fansat.

Ata po vazhdojnë të pëlqehen për energjinë dhe mënyrën e komunikimit me banorët e tjerë./Indeksonline/

Oh Zot/ Ia c▪︎pëtoi truρin brenda në blender ndërkohë që shihte video në YouTube, burri υ▪︎r*t në mënyrë m¤kabre gruan 38-vjeçare

Burri i një ish-finalisteje të Miss Zvicrës është akuzuar për vrasjen makabre të gruas së tij, të cilën e mbyti, i preu kokën dhe e copëtoi trupin në një blender, ndërsa shikonte video në YouTube.

Akuzat u ngritën pas përfundimit të hetimit penal për vdekjen e 38-vjeçares Kristina Joksimovic, ndërsa data e gjyqit ende nuk është caktuar.

Sipas hetuesve, i dyshuari,  i identifikuar vetëm si Thomas për shkak të ligjeve të privatësisë pranoi se e kishte mbytur Kristinën, trupi i së cilës u gjet i shpërfytyruar në shkurt të vitit të kaluar. Autopsia zbuloi se ai kishte përdorur bashkim pjesësh figure, thikë dhe gërshërë kopshti për ta copëtuar trupin, ndërsa pjesë të trupit i kishte bërë “pure” në një blender dore dhe i kishte tretur në një tretësirë kimike.

Hetimet tregojnë se Thomas po shikonte video në YouTube në telefonin e tij ndërsa po coptonte trupin e nënës së dy fëmijëve. Ai gjithashtu ka refuzuar t’u japë autoriteteve akses të plotë në telefonin e koduar, që dyshohet se përmban prova të tjera. Gjykatës iu raportua se ai kishte “hequr me kujdes” mitrën e Kristinës  i vetmi organ i larguar nga trupi, një veprim që, sipas gjykatës, mund të tregojë çrregullim mendor.

Thomas u arrestua një ditë pas zbulimit të trupit. Ai pretendoi se e ka kryer vrasjen “në panik”, duke thënë se gruaja e sulmoi me thikë, por një raport mjeko-ligjor e kundërshton versionin e tij të vetëmbrojtjes. Sipas policisë, ai tregoi “mungesë të plotë empatie dhe gjakftohtësie” dhe u përpoq të fshihte gjurmët e krimit.

Kristina, me origjinë serbe, ishte modele dhe trajnere pasarelash. Ajo kishte fituar titullin Miss Northwest Switzerland dhe kishte qenë finaliste në garën kombëtare të vitit 2008. Të afërm dhe miq thanë se marrëdhënia e çiftit kishte qenë në krizë për muaj me radhë, ndërsa policia ishte thirrur më parë për raste të dhunës në familje.

Vetëm pak javë para tragjedisë, Kristina kishte postuar në Instagram foto nga një “arratisje çifti” me bashkëshortin dhe fëmijët.

Gara për kreun e SPAK/ “Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë”, rrëfimi i Xholit për rr*mbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin v*rret dhe…

Kandidati për drejtues të SPAK, Adnan Xholi, prezantoi sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë punën dhe kontributin e tij në hetimin e disa prej dosjeve më të ndërlikuara në vend.

Ai kujtoi angazhimin personal në zbardhjen e ngjarjeve të vitit 1997, duke risjellë në vëmendje çështjen e njohur si vrasjet e Glinës, ku një grup i armatosur me veprim në Vlorë e Tepelenë kishte ekzekutuar katër qytetarë shqiptarë. Sipas Xholit, hetimet e pezulluara prej vitesh u rihapën nën drejtimin e tij, duke çuar në identifikimin dhe dënimin e të gjithë autorëve.

Ai foli gjithashtu për dy raste rrëmbimesh të biznesmenëve në Gjirokastër, ku viktimat u mbajtën peng deri në 18 ditë dhe u shantazhuan për shuma të mëdha parash. Edhe këto hetime, të lëna në pritje që nga ’97-ta, u rikthyen në fokus dhe sollën arrestimin e personave përgjegjës.

Xholi përmendi më tej një seri çështjesh të tjera të rënda, përfshirë identifikimin dhe goditjen e një grupi prej 12 personash që kryenin grabitje të armatosura në aksin Gjirokastër–Kakavijë, si dhe raste rrëmbimesh të shoqëruara me ekzekutim, ku ai ka kërkuar dënime maksimale.

Në vijim, kandidati u ndal te puna në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ku theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me autoritetet italiane në hetimin e trafikut të lëndëve narkotike. Nga ky bashkëpunim u identifikuan dhjetëra anëtarë grupesh kriminale që vepronin në disa qytete të Shqipërisë. Ai solli në vëmendje edhe çështje të rihapura pas shumë vitesh, si masakra e Cërrikut dhe ajo e Qafë-Gjatës, të cilat nisën hetime të reja në vitin 2007.

“Jam angazhuar personalisht hë hetimin e çështjeve problematike që kishin ndodhur gjatë 97 ose për shkak të atij viti. Km prezantuar rastin e vrasjes të quajtur e Glinës në 97. Një grup kriminal i armatosur me shtrire në Vlorë Tepelën kishin krijuar një mekanizëm për të grabitur shtetas shqiptarë. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët prisnin në rrugë për të realizuar qëllimin e tyre kriminal. Për shkak të reagimit të së ndjerëve 4 shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Çështje që ishte pezulluar dhe u rifillua në kohën kur isha drejtues. Janë identifikuar autorët dhe janë dënaur të jgithë autorët për ekzkeutorin kam kërkuar burgim të përjetshëm. Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimet e biznesmenëve në qytetin e Gjirokastër.

Grupet kriminale, dy grupe kriminale rrëmbyen dy biznesmenë një një Peshkopi të Gjirokastrës dhe një në Gjirokastër i mbajtën peng nga 9 deri në 18 ditë. Hapën dhe varrin e tyre i detyruan që të merrnin shumat e tyre dhe arritën ti merrnin 25 milion drakmi. Hetime të pezulluara nga kolegë që kanë qenë në 97 janë rifilluar në kohën kur unë kam qenë drejtues. Janë mbledhur prova, janë bërë hetime dhe është bërë e mundur identifikimi arresitmi dhe dënimi ia autorëve. Këto çështje për shkak të kompleksitetit tën ndodhura në 97 por dhe mungesës së funksionimit të shtetit. Kemi hetuar ngjarje edhe pavendjgjarje. Është bërë e mundur që të jemi sa më aktive dhe të jepnim aq sa mundeshim në drejtësi duke çuar para drejtësisë autorët dhe pastaj është jgykata që pas kërkesës ka vendosur dënim.

12 persona të cilët bënin vjedhje me armë në aksin Gjiroakstër0Kakavijë. U identifikuan dhe u arrestuan për shkak se grabitën 2 nga familje. Rasti i dytë ka të bëjë me rrëmbim dhe mbajtjte peng dhe ekzekutim nga autorët. Kemi vijuar ato veprime, kemi identifikuar autorët dhe i kemi çuar para drejtësisë dhe për autorin kam kërkuar burgim të përjetshëm.

Te Krimet e Renda: Bëhet fjalë për grupe kriminale të cilat ushtronin funksionet e tyre në tre qytete. Në një hetim me italianët rezultoi i suksesshme përfshirja e grupeve të hetimit Shqipëri-Itali në identifikimin e 48 anëtarë, 8 që u arrestuan nga shqiptarët për sasi të drogërave të forta përgjatë periudhës 200-2002. Çështja tjetër ka të bëjë me një hetim paralele me italianët me 8 të pandehur, është një më të rrexikshmit që ka Shqipëria. E kam hetuar me kolegen që po ashtu është kandidate, e kishte vitin e parë të punës. Sa i përket këtyre çështjeve është aplikuar dhe metoda e posaçme e ekspertimit të zërit. Masakra e Cërrikut dhe Qaf Gjatës të rifilluara në 2007, pas 10 vitesh janë filluar prej meje”, tha ai. 

Kush janë fëmijët që t*rrorizojnë po Shkodrën! ‘Shteti’ d*rëzohet: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë, sepse

Një grup fëmijësh të moshës 12–14 vjeç kanë kthyer një lagje të Shkodrës në zonë të frikës, duke goditur, kërcënuar dhe grabitur banorët.

Ndërkohë, policia thotë se “janë minorenë dhe nuk mund të mbahen”, shkolla deklaron se “nuk ka probleme në ambientet e saj”, ndërsa nëna e njërit prej djemve shpërthen: “Jam dorëzuar, çfarë të bëj më? Le ta fusin në burg.”

Në redaksinë e “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë e fortë prej disa personash, ku një grup të miturish janë kthyer në tmerr për banorët e zonës. Sipas denoncuesve, fëmijët godasin këdo që nuk u jep para dhe policia edhe kur ndërhyn, detyrohet t’i lirojë menjëherë. Një i ri, viktimë e këtij grupi, rrëfen se është qëlluar dhe i janë kërkuar para me forcë.

“Më rrethuan, më goditën dhe më detyruan t’u jepja para. Shkova në polici, por më thanë se nuk kanë çfarë të bëjnë sepse janë minorenë. Kam frikë se do të përfundojë ose unë, ose ata. Kërkova ndihmën e Fiksit që të mos shkojmë në pika ekstreme.”– tregoi ai.

Ky i ri takohet edhe me një qytetar tjetër, i cili po ashtu është sulmuar nga i njëjti grup.

“Më goditën në kokë. Erdhën policët, i mbajtën një orë dhe i lanë të lirë. Po vazhdojnë të godasin njerëz të tjerë. Jemi të pambrojtur.”- thotë një tjetër banorë i Shkodrës.

Denoncuesi i parë dinte vetëm emrin e njërit prej djemve 14 vjeç, nxënës i një shkolle 9-vjeçare në Shkodër. Gazetarët takuan nënën e tij, e cila, mes lotësh, pranon se djali është futur në shoqëri të keqe dhe ka dalë jashtë kontrollit.

“Kam tre fëmijë. Jam e divorcuar dhe punoj gjithë ditën. Nuk kam çfarë bëj më! Djali vjen vonë, nuk më dëgjon, ka probleme me shumë njerëz. Kam shkuar në polici disa herë, u kam thënë ‘futeni në burg”– thotë e ema e të mituri

Ajo shton se problemet nuk vijnë nga shkolla, por nga shoqëria e rrugës, ku ka edhe të rritur edhe minorenë. Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në shkollën ku mëson i mituri. Stafi nuk lejoi hyrjen në ambientet e brendshme, por drejtoresha, në një komunikim telefonik, tha se: Nxënësi vjen rregullisht në mësim, nuk ka krijuar problem brenda shkollës ,psikologia dhe drejtoria janë në dijeni të sjelljes së tij jashtë shkollës dhe rasti po ndiqet.

Gazetarët kontaktuan edhe me specialistin e zonës, i cili konfirmoi se i mituri paraqitet shpesh në komisariat.

“Vjen çdo muaj, ndonjëherë edhe më shpesh. Duke qenë minoren, procedurat janë më të kufizuara. Merremi me këshillim, me punonjës socialë dhe psikologë për të sheshuar rastin.”– sqaron SPZ-ja.

Burime të tjera në komisariat pranojnë se situata është e vështirë, por që u janë “lidhur” duart pasi kemi të bëjmë me minorenë. Rasti nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun mes ligjit për të miturit dhe realitetit të përditshëm, kur fëmijë 12–14 vjeç bëhen autorë të dhunës, askush nuk ka mjetet ligjore dhe institucionale për t’i ndalur. Ndërkohë, banorët e Shkodrës thonë se po jetojnë me frikë dhe pasiguri.

Pamje emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba, ja cfare i ben gruaja (VIdeo)

Mes ritmit të ngjeshur të udhëtimeve dhe zhurmës së përditshme në terminal, atmosfera u ndal për pak çaste për një moment të veçantë.

Një prej zjarrfikësve të ekipit që garanton sigurinë e aeroportit çdo ditë me përkushtim mori lajmin e gëzueshëm se së shpejti do të bëhet baba i një djali.

Ky moment i thjeshtë, por plot emocion, u kthye në një çast gëzimi për kolegët dhe stafin e pranishëm, duke sjellë një atmosferë pozitive në një nga pikat më të ngarkuara të aeroportit.

SHIH VIDEON

Gëzimi i zjarrfikësit u prit me duartrokitje e urime, ndërsa kolegët ndanë çastin me krenari, si dëshmi e lidhjes së fortë dhe humanitetit që karakterizon këtë ekip sigurie.